Zotin e lavdërojmë për Madhështinë e Fuqisë dhe Krenarisë së Tij, i Plotfuqishëm në Gjykimin dhe Caktimin e Tij, me Urtësinë e Tij ka caktuar dhe urdhëruar, dhe me drejtësinë e Tij ka përshpejtuar dhe ka vonuar.
Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet veç Allahut, Mbrojtës i besimtarëve, dhe Ndihmues i atyre që i përulen Atij në adhurim, eleminon popuj, lëvizën retë, dhe obligues i vendimeve. I Përhershëm pa mbarim dhe i Përjetshëm pa fillim.
Dëshmojmë se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi, është rob dhe i dërguari i Zotit, thirrësi për në Daru Selam, jetën e xhenetit. Nga virtytet e tij është përsosmëria e moralit. Allahu i Madhërishëm e ka bërë dallues të qartë, devotshmeri të plotë, urtësi të pranuar, ndershmëri dhe përmbushës i premtimit. Allahu i Madhërishëm ka bërë popullin e tij nga umetet më të mirë. O Zot fale atë që është i dërguar mëshirë për mbarë njerzimin, familjen e tij besnike dhe të nderuar, mbështetësit dhe bujarët e mëdhenj ndaj tij. Fali shokët e tij, të parët e mirë dhe të pastër, fenarët ndriçues të errësirës dhe thesarët e urtësive. Ata të cilët qëndruan në fe, dhe u përballën me luftra për mbrojtjen e sajtë, në të cilat u buzëqeshi fitorja e Islamit. Morën në dorë çështjen e muslimanëve, Allahu i Madhërishëm përmbushi premtimin e Tij ndaj tyre kur thotë: “Është detyra Jonë që t’i ndihmojmë besimtarët.” (ER-Rum 47)
Në vijim
O ju besimtarë! Njerëzit dhe të dashurit tanë në Kud’s dhe në të gjitha qytetet e tjera Palestineze! Kujtoni gjithmonë se Allahu i Madhërishëm ju ka veçuar nga të gjithë robërit e Tij, dhe ju ka zgjedhur që të banoni në tokën e shenjtë. Ju jeni njerëzit e sajtë, banorët dhe kujdestarët e kësaj toke. Ju do të kujdeseni për të me besimin dhe fenë tuaj. Ndiqni rrugën dhe metodën që ka urdhëruar Allahu i Madhërishëm, dhe synetin e të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Mos besoni në atë që quhet conventa e SIDAW, dhe convetave të tjera të cilat kundërshtojnë rregullat e fesë tuaj. Nga lartësia e këtij minberi të ndershëm kemi paralajmëruar disa herë për kundërshtimin e rregullave. Nuk kemi nevojen e kësaj marrveshje dhe të tjera si ajo, sepse në legjislacionin tuaj hyjnorë ka çfarë është mbi legjislacionin njerzorë, të cilin ua kanë prezantuat armiqt tuaj me qëllimin e vetëm që të ju largojnë nga feja juaj. A nuk ka thënë Allahu i Madhërueshëm: “Sot jua përsosa fenë tuaj,” (El-Ma’ide 3) A nuk na porositur Allahu i Madhërueshëm kur thotë: “ dhe mos ndiq dëshirat e tyre, duke u shmangur kështu nga e Vërteta që të është shpallur.” (El-Ma’ide 48) dhe me fjalën e Tij kur thotë: “Ki kujdes që ata mos të të nxisin të largohesh nga një pjesë e asaj që të ka shpallur Allahu!” (El-Ma’ide 49)
“A mos kërkojnë ata gjykimin (me ligjin) e (kohës së) injorancës (paganizmit paraislamik)?! E kush është gjykatës më i mirë se Allahu për njerëzit që besojnë bindshëm?” (El-Ma’ide 50)
O njerëzit tanë në këtë tokë të bekuar mos u bëni ndihmues të shejtanit, dhe të luftoni njëri-tjetrin. Bëni kujdes nga fitnet dhe përçarjet, sepse ju jeni njerëzit e vlersuar dhe të mirë.
Pakica juaj ka vlerën e shumicës, i neverituri nga ju është i përçmuar, i dobëti nga ju është i fuqishëm, i varfëri juaj është i pasur….
Disa njerëz kan hequr dorë nga nderi i tyre, kanë besuar me mendjet e tyre por nuk kanë besuar zemrat e tyre; “Ata janë dëgjues të gënjeshtrës dhe e hanë me kënaqësi të madhe atë që është e ndaluar.” (El-Ma’ide 42) Ata janë hipokritët dhe mashtruesit, janë ata të cilët “ kanë këmbyer udhëzimin me humbjen, kështu që tregtia atyre nuk u solli kurrfarë dobie dhe as nuk ishin të udhëzuar në rrugën e drejtë.” (El-Bekare 16) Por se: “Së shpejti do të pendohen!” ( El-Mu’minun 40)
O robër të Zotit, bëhuni nga njerëzit e Tij të dashur, drejtohuni nga Ai dhe: “ dijeni se Allahu është mbrojtësi juaj. Ai është mbrojtës dhe mbështetës i mrekullueshëm!” (El-Enfal 40)
Dhe kujtohuni kur ishit pak në numër, por Ai ju mbështeti dhe ju ndihmoi, sa do që të pikëlloheni përsëri mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut. Allahu i Madhërishëm i ka thënë Daudit, paqja e Zotit qoftë mbi të: “ Çdo njeriut që mbështetet diku tjetër veç Meje, në krijesa, do të ja zhduki tokën posht këmbëve të tij dhe do të ja shkëpus lidhjet e “shkallëve” të tij nga lart.”
Prandaj drejtohuni vetëm se tek Ai, mos u mbështesni diku tjetër veç se tek Ai, dhe mos shpresoni diku tjetër veç se tek Ai.
Zoti i është drejtuar Musait, a.s me fjalët duke thënë; “ Kush shpreson diku tjetër veç Meje, atij ja kaloj kujdestarinë tek ai, e kush e kalon kujdestarinë tek ai, krijesa, le të përgatitet për kaos, fitne, dhe fatkeqsi.”
Gjëndja është rënduar, situata është trazuar, Allahun e Madhërishëm e lusim që të na japi përfundim të mirë.
Kemi duruar shumë dhimbje dhe mundime, shtëpitë tona janë shkatërruar pa pikën e mëshirës, të rinjtë tanë janë burgosur me patëdrejtë dhe armiqsisht, por se ne kemi duruar.
Janë larguar të moshurit tanë, burrat dhe gratë tona nga xhamia e Aksasë, por se ne kemi duruar. Ata në moshë te rritur qëndruan në tokën e tyre, kanë kaluar shumë mundime, por se kanë duruar me qëllim që të fitojnë kënaqsinë e Zotit. Është transmetuar nga Mus’ad Ibn Sa’din Zoti qoftë i kënaqur me ta, nga babai i tij se ka thënë: “ Kam thënë; “O i dërguari i Allahut, kush janë njerëzit që përballem me sprovat më të madhe?” Ka thënë: “ Profetët, të dërguarit e Zotit, pastaj më të ndershmit dhe më të ndershmit.”
Sa do që të zgjasi mbi ju padrejtësia dhe vuajtja, ju jeni grupi nga i cili do të marrë fund padrejtësia dhe vuajtja. Të burgosurit tuaj janë shembulli më i mirë në durim përball padrejtësisë dhe vuajtjeve: “Kjo, me të vërtetë, ka qenë një sprovë e qartë!” (Es-Saffat 106)
Aksa juaj po përballet me format më të mëdha të mashtrimit dhe të sulmeve, por se çfardo që të shpikin mashtruesit, ajo do të qëndrojë krenare dhe e fortë. A nuk është ajo qetësimi i zemrave tuaja?! A nuk është ajo kibleja, drejtimi juaj i parë dhe simbol i besimit tuaj?! Shikoni Kud’sin, si qytet, që nuk vlen asnjë gjë pa të, xhaminë Aksa. Shikojeni se si drita dhe shkëlqimi i tij vinë nga kjo xhami, nga leximi i Kuranit dhe përmendja e Zotit. O ju që jeni të vendosur në mbrojtjen e sajtë, Aksasë, më shumë shpresë, durim dhe këshillim për të duruar.
Zoti ju bekoftë punët dhe përpjekjet tuaja; “Thuaj: “Punoni, se Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët do të shohin punën tuaj.” (Et-Teube 105)
Ndërsa ju nëpunës dhe punonjës në xhaminë e Aksasë, le të jeni pjesë, vlerë, nga pjesët, vlerat e Islamit dhe të mos vijë Islami para jush. Bëni përpjekjet tuaja për Zotin, sepse Ai është që ju ka vlersuar. Ju punoni dhe shërbeni në shtëpitë e Zotit, xhamitë, shtëpia e Zotit është e pastër dhe se ka nevojë vetëm se për njerëz të pastër. A nuk ka thënë Allahu i Madhërishëm për to: “Aty ka njerëz që duan të pastrohen.” (Et-Teube 108) Pastrohen nga të këqijat dhe kundërshtitë e ky është virtyt i adhuruesve. Pastrohen nga gjynahet, dhe gabimet, e kjo është cilësi e atyre që kanë devotshmëve. Pastrohen nga gjynahet e veteve të tyre, sepse kjo është cilësi e të diturve, atyre që kan njohur Zotin e tyre.
Përkujtoni gjithmonë se ai që ka humbur bazën që në fillimet e tij ,ai nuk ka bazë në fundrrugëtimin e tij. Kush nuk forcon themelet në ndërtesën e tij, do ti bjerë çatia para mureve të tij.
Adhurues të Zotit, bëni durim, dhe kujtoni fjalën e Allahu të Madhërishëm që thotë: “Edhe para teje (o Muhamed!), shumë të dërguar janë mohuar, por ata e kanë duruar mohimin dhe lëndimin (që kanë pësuar), derisa u ka ardhur ndihma Jonë,..”( El-En’am 34)
Zoti i sprovoi me të mira që të shfaqin mirënjohjen e tyre, i sprovoi me misionin e tyre që të shfaqin durimin e tyre. Duruan Ejubi dhe Jakubi. Ejubi duroi sa arriti kulmin e durimit. Ai duroi deri sa Allahu i Madhërishëm thotë për të: “Ne e gjetëm atë të durueshëm.” ( Sad 44) Kan thënë në fjalën e Tij, “durim është të qëndruarit me Zotin me sjellje të mirë.”
I dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka bërë durim. Adhurues të Zotit, kujtoni gjithmonë se Allahu i madhërishëm zbret ndihmën me masë të furnizimit, rriskut, dhe zbret durimin në momente sprove. Arma më e mirë është durimi në kohë të vështira dhe në vështirsi, sikurëse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “dhe bëhu i durueshëm për çfarëdo që të godet!” (Lukman 17)
Dije se triumfi është me durim, qetësimi pas fatkeqsisë, lehtësimi pas vështirsisë, dhe se me ngushtimin e mundësive shfaqen shenjat e rrugëzgjidhjes.
Adhurues të Zotit! Ju bëjmë thirrje që të ruani vendet tuaja të shenjta dhe shëndetin tuaj, zbatoni rregullat e vendosur bashkëpunoni dhe ndihmoni vëllezërit që punojnë dhe kujdesen për mbajtjen e rregullit, nga puntorët, rojet dhe vullnetarët. Zoti ju shpërbleftë me gjitha të mirat, dhe largoftë nga ju çdo të keqe. Zoti largoftë nga ne sëmundjet, fatkeqsitë, sprovat. Zoti na zbukuroftë me shëndet, dije dhe shpresë.
Drejtohuni Zotit të Madhërishëm. O Zoti ynë mos na bëj të na mbuloj urrejtja Jote, mos na bëj nga ata që harrojnë përmendjen Tënde, mos largo nga ne Mbulimin, Kujdesin Tënd, dhe mos na bëj ne nga neglizhentët dhe të pakujdesshmit.
O Zot ndihmo vëllezërit tanë në Gaza, largo nga ata fatkeqsitë, vështirsitë dhe sëmundjet, fali dhe ruaj vëllezërit tan musliman në Sudan o Zoti i Botrave.
O Zot na mundëso të vdesim musliman, të nënshtruar ndaj Teje, dhe na bashko me njerëzit e mirë.
Lutjuni Allahut sepse jeni të premtuar për përgjigje. Me të vërtetë fitorja është për ata që kërkojnë falje tek Zoti. Zotit kërkoni falje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin, i Cili nuk e harron përkujtuesin e Tij, nuk braktisën atë që i është lutur Atij, tek Ai është vendosmëria dhe mbështetja jonë kur ndërpriten tek ne të gjitha mundësitë, Ai është shpresa jonë kur përfundojmë keq me veprat tona. Madhërimi i takon Atij që largon nga ne vështirsitë në kohë fatkeqsishë, dhe shpërblen me të mira durimin dhe punët tona të mira.
Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet veç Tij, largues i vështirsive, përgjigjës i lutjeve tona, mbrojtës nga fatkeqsitë, me përmendjen e Tij qetsohen zemrat, hapen gjokset, dhe stabilizohen shpirtërat.
Dëshmojmë se zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguar i Zotit, i veçuar me përzgjedhjen e tij, shfajësuesi i çdo individi që mund të xhelozojë.
Në vijim
O adhurues të Zotit! Transmetohet se Enesi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kërkoni të bëni mirë gjatë gjithë jetës tuaj, shpejtoni drejt sezoneve të mirësive të Zotit, dhe mëshirës së Tij. Vërtetë Allahu ka shumë mirësi prej Mëshirës së Tij me të cilat mbulo kë të dëshirojë Ai nga robërit e Tij. Lutjuni Zotit që të mbulojë të metat tuaja, dhe të ju japi qetësi në momentet tuaja të vështira.”
Adhurues të Zotit! dhe e ka bërë atë qetësi në zemrat tona. Urime për këtë popull që e ka nderuar Allahu i Madhërishëm me këtë mirësi. Dritë që ndriçon në duart dhe besimin e tyre, por se ato janë argumente të qarta në gjokset e atyre që ju është dhënë dituria e tij.
Adhurues të Zotit! A e dini se kush janë populli, njerëzit e Zotit?! Ata janë njerëzit e Kuranit, të cilët punojnë me të. Ata janë të parët e banorëve të xhenetit, më të ndershmit e popullit tim që kan bartur Kuranin dhe banorët, veçuesit e natës, me namaz. Allahu i Madhërueshëm nuk ndëshkon zemër që ka në të, lexon Kuran. Lexuesit e Mëshiruesit janë banorët e qetë, të bindur dhe pranues për çfarë ju është dhënë nga e vërteta. Ebu Musës i është dhënë frut nga frutet e familjes së Daudit. Nderoni bartësit e Kuranit sepse ata nga Allahu i Madhërishëm kanë vend të veçantë. Kujdesuni për mbartësit e Kuranit sepse Kurani është fjala e Zotit, e kush mundet që të marri nga fjala e Zoti le ta bëjë atë, të marrë dituri. Me të vërtetë dija është me mësim.
Nga këtu u drejtohemi fëmijëve dhe të dashurve tanë të cilët kan lexuar Kuranin dhe e kan ruajtur atë në gjokset e tyre, ju themi; urime për ju, për prindërit dhe mësuesit tuaj të cilët kan punuar për mësimit tuaj përmendësh të Kuranit. Kjo është mirësi nga Allahu i Madhërishëm për umetin e Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ju përgëzojmë për përfundimin dhe mësimin e Kuranit përmendësh. Ju jeni nga bijtë e këtij populli të bekuar, për të cilin Allahu i Madhërishëm ka thënë në librin e Tij, Kuranin: “Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin.” (Al ‘Imran 110) Sikurëse ka thënë: “Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë.” (El-Hixhr 9)
O ti musliman! Nëse dëshiron që të shikosh besnikrinë e njeriut dhe përmbushjen e premtimit të tij, pastërtinë e tij, shiko në ndjenjën e tij për vendin, në shqetsimin e tij për vëllezërit e tij, dhe pikllimin e tij për çfarë i ka kaluar nga koha e tij.
Umeti ynë është përshkruar në Teurat si miqt e Mëshiruesit, Zotit, dhe në Ungjill si të urtë, të ditur, të drejtë dhe përkrahës të të pafajshmëve, sepse ata janë në besimin e të dërguarve. Morali i tyre i mirë, mendjet e tyre të shëndosha, mardhënijet e tyre të mëshirshme. Njerëz të besës dhe të mbajtjes së premtimit, që i drejtohen dhe i luten Zotit. Lukmani i është drejtuar të birit duke i thënë: “ O biri im, eduko gjuhën tënde që të thuash; “ O Zot më fal mua.”, sepse tek Allahu ka momente që lutja nuk kthehet, por pranohet.”
Urime për të gjithë ata që në ditën e kijametit do të gjejnë në librin e tyre shumë istigfare, kërkim falje Zotit.
O ju besimtarë! A e dini se kush është njeriu më i pafuqishëm? Njeriu më i pafuqishëm, më i dobët është ai që ka neglizhuar në lutje, dhe njeriu më koprras është ai që nuk përshëndetet me selam.
O Zot na fal ne, baballarët dhe nënat tona, dhe vëllezërit tanë që na kanë besuar para nesh.
O Zot përmirsoi ata dhe mardhënijen e tyre, bashkoi zemrat e tyre, zbrit mbi ata mëshirën Tënde, vendos në zemrat e tyre mirësi dhe qetësi, mundusojua atyre që të shijojnë mirësitë Tua që u ke dhuruar.
O Zoti i njerëzve, largo të rëndat nga ne, na shëro sepse Ti je Shëruesi, na shpëto sepse Ti je Shpëtuesi, nuk ka shërim tjetër veç shërimit Tënd, shërim që nuk le gjurmë dhe dhimbje.
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En–Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai Ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni.