Lutje dhe salavate për të Dërguarin e Allahut – Meka 04.02.2022

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar       03-07-1443 H   04-02-2022 D

Shejh Mahir El Muajkili           Tema Lutje dhe salavate për të Dërguarin e Zotit

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, i Cili është i pakrahasueshëm me emrat e Tij të Bukur dhe cilësit e Tij të Larta, mbulon çdo gjë me Mëshirën dhe Diturinë e Tij, dhe ka derdhur mbi ne shumë begati, mirësi dhe dhurata. Allahu e Madhërishëm e falënderoj dhe e lartësoj sa numri i krijesave, aq sa të kënaqet Ai, sa pesha e Arshit dhe sa numri i fjalëve të Tij që nuk mbarojnë. 

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok. 

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi, është rob dhe i dërguari i Zotit, njeriu më i vlerësuar dhe më i ngritur në gradë. Allahu i Madhërishëm përmes tij hapi  sy të verbuar, veshë të shurdhuar dhe zemra të bllokuara.  Paqja, shpëtimi dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij, shkokët dhe bashkëshortet e tij, njerëzit më të mirë në biografi dhe qasje, më të pastërit e tyre  në bamirësi dhe devotshmërinë,  mbi tabiinët dhe mbi ata që i pasojnë me mirësi, lutje dhe përshëndetje të shumëta në vazhdimësi.

Në vijim

O besimtarë! Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Zotitn, sepse ajo është përgatitje dhe mbrojtje për ditën e takimit, Ditën e Gjykimit. I zgjuar është ai që merr veten në llogari, dhe punon për jetën pas vdekjes. I mangët është ai që vetja e tij pason të kotën dhe shpreson më kot, pa vepra, në faljen e Zotit. “O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj dhe frikësojuni Ditës, kur prindi nuk do të mund ta ndihmojë aspak fëmijën e vet, e as fëmija nuk do të mund ta ndihmojë sado pak prindin e vet! Premtimi i Allahut është vërtet i sigurt, prandaj mos e lini jetën e kësaj bote t’ju mashtrojë dhe as djallin mos e lini t’ju mashtrojë për Allahun.” (Lukman 33)

O muslimanë!  Allahu i Madhërishëm profetin tonë, Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka dërguar mëshirë për të gjithë Botërat, dhe shpëtim për ata që i kanë besuar atij  nga njerëzit e devotshëm. Ai është rob dhe i dërguari i Zotit, i përzgjedhuri, i dalluari dhe i dashuri i Tij, dhe i besuari i Tij për shpalljen Hyjnore. Krijesa më e përzgjedhur nga të gjitha krijesat e Tij, i dërguari i mëshirshëm, profeti bujarë, poseduesi i pozitës së lavdëruar,  dhe i luginës së pafundve, në Xhenet. Allahu i Madhërishëm e ka ngritur lartë pozitën e tij, ja pastroi kraharorin, hoqi nga ai barrën dhe lartësoi emrin e tij.

Mirësia e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, tek umeti është e madhe, Allahu i Madhërishëm na ka udhëzuar me të në rrugën e drejtë, dhe na shpëtoi me të nga dënimi  i Zjarrit të Xhehenemit. “Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për gjynahet që bëni ju, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë e i mëshirshëm me besimtarët.”  (Et-Teube 128)

Për shkak të vlerës dhe pozitës së tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, Allahu i Madhërishëm e ka veçuar me dërgimin e  salavateve dhe lutjeve për të, ndryshe nga të dërguarit dhe profetët e tjerë. Allahu i Madhërishëm, i Plotfuqishmi dhe i Pushtetshmi, i Lartësuari dhe i Urti, me Madhështinë, Lartësinë dhe Shenjtërinë e Tij, lutet, dërgon salavate për të dërguarin e nderuar: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

Lutjet dhe salavatet e Zotit për të dërguarin e Tij, vlerësimi dhe madhërimi i tij, përkujtimi i mirësive  dhe sjelljeve të tij, qartësimi i dashurisë së Zotit  për të, pozita e lartë që ai ka tek Zoti, lutjet e Melaikeve dhe të tjerëve për të, është kërkesë e Zotit të Madhërishëm.

Tek Sahihu i Buhariut, Ebu El Alijeti, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Lutja, salavatet, e Zotit për të, është lavdërim i tij tek Melaiket, ndërsa salavatet e Melaikeve janë dua, lutje.”

Lutjet për të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, janë adhurim i madh, me vlerë, dhe vepër e madhështore, e ka filluar atë Allahu i Madhërishëm nga Vetja e Tij, Bujari, pastaj e kanë pasuar atë Melaiket e pastra, dhe ka urdhëruar për këtë besimtarët nga krijesat e Tij. Nga dashuria e Allahut të Madhërishëm për të dërguarin e Tij, ka bashkuar, sjellë bashkë,  bindjen ndaj Tij me bindjen ndaj të dërguarit të Tij, dashurinë e Tij me pasimin e tij, dhe përmendjen e Tij me përmendjen e tij,  profetit. Allahu i Madhërishëm përmendet vetëm me të dërguarin e Tij gjithandej, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, ka thënë: “Allahu i Madhërishëm nuk ka krijuar shpirt më të nderuar se Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Allahun nuk e kam dëgjuar të betohet  në jetën e dikuj tjetër përveç jetës së tij.”, ka për qëllim fjalën e Allahut të Madhëruar  që thotë: “Betohem për jetën tënde (o Muhamed), se ata ishin vërtet të përhumbur në dehjen e tyre!” (El-Hixhr 72)

Lutja dhe përshëndetja ndaj të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është plotësim, apo kthim i një pjese të të drejtës së tij, përkujtim i detyrës së dashurisë për të, pasim i legjislacionit të tij, shtim i veprave të mira, pastrim nga të këqijat, dhe ngritje në gradë. Ibn El Kajimi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Dërgimi i salavateve për të, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është kthim i një pjese të vogël të hakut, të drejtës së tij, dhe falenderim për të, për mirësinë e madhe të tij me të cilën na ka nderuar Allahu. Sepse ajo që ai meriton për këtë mirësi nuk e llogaritën dituri, forcë dhe vullnet, por Allahu i Madhërishëm në nderim të tij, ka pranuar për robërit e Tij me të lehtën nga falenderimet e tyre për të dhe plotësimin e hakut, të drejtën, e tij.”

Vëllezër në besim!  Të shtuarit e salavateve ndaj të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është nga dëshmitë e dashurisë për të, përkujtim në vazhdimësi  për vlerën e tij, të besuar në të vërtetën me të cilën ai ka ardhur, të punuarit me synetin, traditën e tij, dhe braktisja e asaj që ai ka ndaluar. Kush e do diçka e përkujton atë gjithmonë, dhe e ka të nevojshme lavdërimin e tij. Kush lutet dhe e përshëndetën të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, Allahu do ta shpërbleje sipas veprës që ai bën, dhe e shpërblen me dhjetë fish lutjen dhe përshndetjen e tij. I lumtur është ai që Zoti  i tij e lavdëron.

Në Synenin e Nesaiut, Abdullah Ibn Ebi Talha tregon nga babai i tij,  Zoti qoftë i kënaqur me të,  se i dërguari i Allahut, paqja dhe shptimi i Zotit qoftë mbi të, ka ardhur një ditë dhe lajmi i mirë dukej në fytyrën e tij. I kemi thënë: “ Vërtetë shikojmë përgëzim, lajm të mirë në fytyrën tënde!” I dërguari i Allahut, paqja dhe shptimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Më ka ardhur Meleku, Xhibriili, paqja e Zotit qoftë mbi të, dhe më ka thënë; O Muhamed, Zoti yt thotë, a je i kënaqur  që ndaj çdo njërit që lutet për ty një herë, të dërgoj për të dhjetë lutje, dhe për çdo njërin që dërgon një përshëndetje për ty, do të dërgoj për të dhjetë përshëndetje!” Allahu i Madhërueshëm ka vlersuar lutjen dhe përshëndetjen ndaj të dërguarit të Tij, ka dhjetë fishuar shpërblimin për të, dhe ata që dërgojnë salavate për të i ka nderuar në këtë botë dhe në botën Tjetër. Kush dëshiron të fitojë ndërmjetësimin e tij le të shtojë salavatet ndaj tij. Në ditën e Kijametit, njerëzit më të afërt me të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, do të jenë ata që kanë dërguar më shumë salavate ndaj tij në këtë botë. Në Sahihun e Muslimit, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nëse dëgjoni muezinin, në ezan, thoni atë që ai thotë, përsërisni, pastaj dërgoni salavate ndaj meje, sepse vërtetë kush bie salavat një herë për mua,  Allahu do bie dhjetë herë salavat për të, pastaj kërkoni nga Allahu i Madhërishëm që të më japi të drejtën e ndërmjetësimit. Është një gradë në Xhenet që e arrinë vetëm një nga robërit e Zotit, dhe shpresoj që të jem unë ai. Kush lutet tek Zoti për ndërmjetësinë time, do ta meritojë atë në ditën e Gjykimit.” 

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, do ndërmjetësojë për shtatëdhjetë mijë përsona nga umeti i tij, të cilët do të hynë në Xhenet pa llogari dhe pa ndëshkim. Ai do të ndërmjetësojë për ata që kanë hyrë në Xhenet që të ngrihen në gradë, sikurse do ndërmjetësojë për ata që meritojnë dënim nga zjarri, e Allahu i Madhërishëm i shpëton prej tij, zjarrit. Ai do të ndërmjetësojë për individë që kanë Njësuar Zotin të cilët kanë hyrë në Xhehenem nga gjynahet e tyre, derisa kanë përfunduar llallë nga zjarri, dhe dalin prej tij, Xhehenemit, me ndërmjetësimin e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

O besimtarë! Vërtetë salavatet ndaj të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, janë nga edukata e lutjeve, dhe qëllimi i asaj që lutet njeriu për veten, si dhe mbrojtje nga ankthet dhe shqetësimet, dhe sjelljen e gëzimeve dhe të mirave.  Sa nga shqetësimet janë larguar nga gjokset e njerëzve dhe janë zëvendësuar në kënaqësi?! Njerëz që nuk kanë shijuar gjum, ushqim dhe pije, ku orët e tyre janë ditë, dhe ditët e tyre muaj, shoqërojnë të sëmurin në shtratin e tij, shqetësojnë të pasurinin në vilën e tij, të varfërin në vështirësitën e tij. Salavatet ndaj të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, largon shqetësimin e njeriut, dhe fshinë, falën gjynahin e tij. Ai që i kushton rëndësi shqetësimeve të tij, shpëton nga shqetësimet e kësaj bote dhe mundimet e saj,  e kujt i falen gjynahet shpëton nga sprovat dhe vështirësitë  e Botës Tjetër.

Ubeje Ibn Ka’bi, Zoti qoftë i kënaqur me të, kishte ndarë një kohë në të cilën ai veçohet me Zotin e tij,  lutej për nevojat e tij. Ai ka thënë: “O i dërguari i Allahut, janë të shpeshta salavatet e mia ndaj teje. Sa salavate të dërgoj për ty nga lutjet e mija?” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Sa të dëshirosh.”  Ka thënë: “ I kam thënë një të katërtën?” I dërguari i Allahut, ka thënë: “ Sa të dëshirosh, e nëse shton më mirë është për ty.”  “I kam thënë; Gjysmën?” Ka thënë: “ Sa të dëshirosh, e nëse shton më mirë është për ty.” Ka thënë; “ I kam thënë; Dy të tretat?” I dërguari i Allahut, ka thënë: “ Sa të dëshirosh, e nëse shton më mirë është për ty.” “I kam thënë; Ta bëj të gjithë lutjen për ty?” D,m,th, në të gjithë kohën në të cilën lutesha për vete të luten për ty. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Atëhere, nëse bën kështu, do të largohen brengat e të shlyhen mëkatet.” Ndërsa në Musnedin e Imam Ahmedit, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Atëhere, Allahu të largon shqetësimet në këtë botë dhe në botën Tjetër.” Ibn Tejmije, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Kjo sepse kush lutet, dërgon një salavat për të dërguarin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, Allahu do bie dhjetë herë salavat për të, e atij ndaj të cilit Allahu bie salavatë, ja largon shqetësimet dhe ja falën gjynahet.” Këtu mbaraon fjala e tij, Zoti e mëshiroftë.

Adhurues të Zotit! Muslimani bashkon lutjet me salavate ndaj të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Dërgimi i salavateve ndaj të dërguarit janë nga shkaqet për pranimin e lutjeve.

Vëllezër në besim! Salavatet ndaj të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, janë pastrim nga të metat e kuvendeve. Ato kuvende në të cilat nuk përmendet emri i Zotit, dhe nuk dërgohen salavatet ndaj të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, janë keqardhje dhe pendim për të zotët e atyre kuvendeve. Në Synenin e Tirmidhiut, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Në ato kuvende në të cilët nuk përmendet emri i Zotit dhe nuk dërgohet salavatë ndaj të dërguarit të tyre, Allahu do ti bëjë ata që të dëshpërohen, nëse dëshiron i dënon, e nëse dëshiron i falën.” 

Përmirësoni kuvendet tuaja me përmendjen e Zotit tuaj dhe me dërgimin e salavateve për të dërguarin tuaj, ndiqni udhëzimin dhe synetin e tij, moralin dhe virtytet e tij, të fitoni një jetë të mirë dhe begati në botën Tjetër.

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) 

Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë dhe në synet, na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tyre. Zotit  i kërkoj falje për vete dhe ju nga çdo gjynah dhe gabim, tek Ai kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

 

LEXO  Gëzimi dhe lumturia - Meka 28.02.2020

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin që na ka nderuar me Islam, dhe ka dërguar tek ne profetin tonë, krijesën më të mirë. Zotin e Madhërishëm e lavdëroj dhe e falenderoj.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok. 

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi, është rob dhe i dërguari i Zotit, njeriu i moralit të lartë, me besimtarët i butë dhe i mëshirëshëm. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen, shokët e tij dhe tabiinët, dhe mbi ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit.

Në vijim

O besimtarë! Nga mirësitë e Zotit të Madhërishëm tek robërit e Tij, dhe vlerësimin e pozitës së të dërguarit të Tij, është se ka shpërndarë Melaike shënjues, regjistrues, ku nuk ka lutje dhe përshëndetje ndaj të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nga dikush prej umetit të tij, që nuk ja dërgojnë profetit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, lujtjen dhe përshëndetjen e tij, sa do që të jetë distanca vend dhe kohë. Në Musnedin e Imam Ahmedit, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë Zoti ka caktuar në tokë Melaike shkrues, shënjues, që më sjellin selamet, përshëndetjet nga umeti im.”  I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Dërgoni për mua selame, sepse vërtetë përshëndetjet tuaja më arrijnë ku do që të jeni.”  Hadithin e ka transmetuar Ebu Daudi në Synenin e tij.

Në synetin e begatë ka ardhur hadith që garanton se lutja për të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, arrin tek ai, ditën e xhuma dhe në natën e saj. Veprat e mira kanë vlerë më të madhe duke u bazuar në vlerën e kohës që ato bëhen. Në Synenin e Ebi Daudit, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë nga ditët më të mira tek ju është dita e Xhuma, në atë ditë është krijuar Ademi dhe në atë ditë është zbritur në tokë, nga Xheneti, në atë ditë do ti fryhet Surit, dhe do të bëhet Kijameti. Shtoni në atë ditë lutjet dhe salavatet ndaj meje, sepse vërtetë lutjet tuaja arrijnë tek unë.” I kanë thënë: “ O i dërguari i Allahut, e si arrijnë lutjet tona tek ty, kur ti je tretur?” Ka thënë: “ Allahu i Madhërishëm vërtetë ia ka bërë të ndaluar tokës trupin e të dërguarve të Tij.” 

Dita e xhuma është dita më e mirë, ndërsa i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është zotëria i të gjitha krijesave, prandaj është mirë që të shtohet salavati për më të mirin e të dërguarve të Zotit në ditën më të mirë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është sebepi i bashkimit të tyre në namaz dhe në bashkimin e zemrave të tyre.

Vëllezër në besim! Salavati ndaj të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është thesar i madh nga thesaret e të mirave dhe portë e gjërë nga portat e bindjes ndaj Zotit. Sikurse lutjet ndaj të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, janë pengesë e madhe ndaj të keqes, e këto vërtetohen në përmendjen e tyre.

Sikurse nga koprracia dhe neglizhenca  është që të përmendet pëgëzuesi dhe qortuesi, dhe të heshtin, bllokohen gjuhët në lutje dhe salavat për të. Në Synenin e Tirmidhiut, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ I turpëruar qoftë ai njeri që kur përmendem tek ai dhe nuk më dërgon salavate.” 

Kush bratkisën rënien në salavatë ndaj të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  kur ai përmendet, është në një rrezik të madh. Në Sahihun e Ibn Hibanit, nga hadithet e Ebu Hurejres, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është ngjitur në minber dhe ka thënë: “ Amin, amin, amin.” E nga ato sepse Xhibriili, paqja e Zotit qoftë mbi të, i ka thënë: “ Ai tek i cili ti përmendesh dhe nuk dërgon salavate për ty,  vdes dhe do të hyj në Zjarr, Allahu do e largojë atë, zemërohet me të, thuaj Amin.”  Dhe thashë: “Amin.”

O vëllai i nderuar!  Çfarë mendon për lutjen me të cilën lutet Xhibriili, paqja e Zotit qoftë mbi të, dhe i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë amin?!  

Për lutjet ndaj të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka cilësi, forma të shumta, të cilat kanë ardhur në synetin e pastër. Prej tyre ajo që ka ardhur tek dy Sahihët, Buhariu dhe Muslimi, nga hadithet e Ebi Humejd Es Saidiji, Zoti qoftë i kënaqur me të, se ata i kanë thënë: “ O i dërguari i Allahut, e si të lutemi për ty?”  I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Thoni; O Zoti ynë fali Muhamedin, bashkëshortet e tij dhe pasardhësit e tij, sikurse e fale familjen e Ibrahimit. O Zot bekoje Muhamedin, bashkëshortet e tij, dhe pasardhësit e tij, sikurse e bekove familjen e Ibrahimit, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.”

Lutjet dhe salavatet ndaj të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, bëhen me çdo frazë që ka për qëllim atë.

 Në  Synenin e Ebi Maxhes, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ O ju njerëz, mos e teproni në fe, sepse vërtetë popull që kanë qenë para jush i ka shkatërruar të tepruarit në fe.” 

O ju besimtarë! Dijeni se nga përkujtimet më të mëdha është të shtuarit e salavateve dhe lutjeve ndaj të dërguarit të përzgjedhur, natën dhe ditën. Ato janë bindje dhe adhurim, afrim tek Zoti, bindje dhe synet, përfitimet prej tyre janë të shumëta. I lumtuar është ai që ringjallën zemrën e tij me lutje dhe salavate ndaj të dërguari të tij, dhe mbushën kohën e tij me shtimin e veprave të mira, fshirjen e të këqijave,  dhe ngritjen në gradë. 

O Zot fale dhe mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij,  me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. 

O Zot bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. 

O Zot  të lutemi të jesh i kënaqur me  Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij dhe tabiinët, dhe me të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit. 

O Zot të lutemi të jeshë i kënaqur me ne sëbashku me ata, me Mirësin dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues. 

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. 

O Zot jepi paqe dhe siguri, begati dhe mirësi këtij vendi, dhe të gjitha vendeve  muslimanëve.

O Zoti ynë, përmirso gjendjen e muslimanëve në çdo vend.

O Zoti ynë, të lutemi në Mirësinë dhe Bujarinë Tënde që të na ruash nga çdo gjë të keqe dhe të urryer, me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zoti ynë, o më i Madhi më Bujari, o i Gjallë o i Përhershëm, o Ti që dëgjon fjalët tona dhe shikon pozitën tona, që di të fshetën dhe të dukshmen tonë, o Zoti ynë jepi sukses kujdestarit të dy vendeve të shenjta në atë që do dhe je i kënaqur, dhe shpërbleje atë për Islamin dhe muslimanët me shpërblimin më të mirë.

O Zoti ynë, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij besnik,  në atë që është në dobi të Islamit dhe muslimanëve. 

O Zoti ynë, jepu sukset të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve në atë që do dhe je i kënaqur, me mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues. 

O Zoti ynë, largo nga ne rritjen e çmimeve, epidemitë,  kamatën,  dhe imoralitetin,  tërmetet dhe  të vështirat, dhe  na ruaj nga të këqijat e fitneve nga ato që janë shfaqur dhe nga ato që nuk janë shfaqur.

O Zoti ynë,  kërkojmë mbrojtje nga sprovat e mëdha, nga fundi i fatkeqësive, gjykimi i keq dhe dashaligësia e armiqve. 

O Zoti ynë, të lutemi për çdo të mirë të shpejtë dhe jo të vonuar, nga ato që dimë dhe që nuk i dimë. 

O Zoti ynë, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga çdo e keqe, të shpejtë dhe të vonuar,  nga ato që dimë dhe nga ato që nuk i dimë. 

O Zot të lutemi të na japësh Xhenetin, dhe atë që na afron me të prej fjalëve dhe veprave. 

O Zot të lutemi të na mbrosh prej zjarrit,  dhe çfarë na afron me të  prej fjalëve dhe veprave. O Zot na jep përfundim të mirë në çdo çështje tonën, na shpëto nga turpërimi në këtë botë dhe nga dënimi në botën tjetër, me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zoti ynë, shëro të sëmurët tanë, lehtësoua atyre që janë sprovuar nga ne, mëshiro të vdekurit tanë, dhe ndihmo ata që janë të dobët nga ne.

O Zoti ynë, ruaj rininë muslimane nga grupacionet e devijuara, dhe metodologjitë shkatërruese. 

O Zoti ynë largo nga ata grupacionet dhe ndarjet, furnizoi ata me rrugën e drejtë dhe të mesme. 

O Zoti ynë, bëji të dobishëm për vendin dhe popullin e tyre, me Mëshirën, Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zoti ynë, ata që na duan të keqen ne, vendit tonë, sigurisë dhe të rinjëve tanë, angazhoi me vetet e tyre, dhe bëj planet e tyre shkatërrim për ta, me Forcën Tënde, o i Fuqishëm i Gjithëpushtetshëm, o më i Madhi më Bujari.

O Zoti ynë, ndihmo ushtarët tanë të vedosur në kufinjtë e vendit tonë, me Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

“O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” (El-Hashr 10)

 “Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

 “I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Saffat 180)

Post Author: endrit