Vërtetë lavdërimet janë për Zotit, Atë e lavdërojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhuruar veç Allahut, Një i Vetëm i pashok.
Çdo e mirë është në Dorë të Tij! Ai është i fuqishëm për të bërë çdo gjë.
Dëshmojmë së zotëria dhe i dashuri ynë, ndërmjetsuesi, drejtuesi dhe shembulli ynë, Muhamedi është rob dhe i dërguar i Zotit, i përzgjedhuri i Tij nga të të gjitha krijesat dhe i dashuri i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjarët e tij të pastër, mbi shokët e tij të parët e të mirëve, mbi të gjithë që kan ecur në rrugën e tyre, janë mjaftuar me gjurmët e tyre dhe kanë pasuar traditën e tyre deri në ditën e fundit.
Lutjet dhe përshëndetjet për të gjithë ata që bien në sexhde dhe ruku për Allahun, dhe të gjithë ata që qëndrojnë në këmbë, në namaz në xhaminë e Aksasë, në Kud’sin dhe rrethinat e këtij qyteti të bekuar.
Lutjet dhe përshëndetjet për të gjithë dëshmorët tanë, të burgosurit dhe të shpërngulurit nga ky qytet.
Në vijim
O ju muslimanë! O ju që jeni të lidhur me Bejtul Makdis dhe rrethinat e tij! Allahu i Madhërishëm na ka urdhëruar, Ai është që di çdo gjë rreth nesh në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe na ka thënë në Librin e vërtetë: “Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër.” (Al Imran 103)
Allahu i Madhërishëm thotë të vërtetën.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Kjo është thirrja e Allahut të Madhërishëm që na drejtohet ne, mbarë umetit Islam në çdo kohë dhe vend. Allahu i Madhërishëm i urdhëron, e Ai është që di çfarë i bën ata të lumtur dhe krenarë, çfarë i nderon ata në këtë botë dhe çfarë i shoqëron ata në udhëtimin e botës tjetër.
Allahu i Madhërishëm, Ai është i Gjithëdishmi i Urti, na ka thirrur që të kapemi fort pas Librit të Allahut të Lartësuar, litari i Zotit, Libri i Zotit.
O ju muslimanë! Ajo çfarë ka ardhur në komentimin e këtij ajeti nga i Zgjedhuri i Allahut, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për sahabet e tij të nderuar se “litari i Zotit” është ky libër që ishte në duart e tyre, Kurani Famëlartë. Vërtetë ai është “litari i Zotit” kush kapet dhe punon me këtë libër ka fituar dhe shpëtuar. Kush largohet nga ai dhe kundërshton rregullat e tij, ai ka humbur.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Ajo që kërkohet këto ditë në Palestinë, dhe tek të gjithë Arabët dhe muslimanët, është uniteti, bashkimi, lidhje dhe afrimitet, kërkohet të kapurit pas librit të Allahut të Madhërishëm. Rregulli i jetës dhe kushtetuta e umetit. Është ky libër, Kurani Famëlartë me të cilin u udhëzuan të parët tanë. Selefu Salih, të parët tanë të mirë, u kthyen nga injoranca dhe degradimi, në njerëz ngritur dhe me vlera. U bashkuan dhe u bënë një popull i vetëm. Nga popull që ishin në errësirë drejt dritës së udhëzimit, nga dobësia drejte forcës, nga grupacionet drejt unitetit dhe bashkimit. Ishin sikurëse i përshkruan Allahu i Madhërishëm: “Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin.” (Al Imran 110) Nxorrët njerëzit nga errësira e padijes drejtë dijes, nga humbja drejtë udhëzimit, dhe nga idhujtaria, mosbesimi drejtë besimit.
Po o ju muslimanë! Po o bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Ajo që përjeton sot populli ynë në Palestinë, vendet tona të shenjta dhe bijtë e popullit tonë, është se përballen me të gjitha llojet e dhunës në këto vende të bekuara dhe të shenjta nga ky pushtues i egër. Ky pushtues i pamëshirshëm që nuk njeh normë njerzore dhe mëshirë.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Populli ynë i vendosur dhe durimtarë që në fillim të shekullit të kaluar deri në ditët tona është përballur me plane, intriga të shumta dhe të mëdha, që dëshirojnë të fshijnë të gjitha të drejtat e merituara ligjore në këtë tokë të bekuar. Me qëllimin që të kthehet kjo tokë vend për kolonët pushtues për ata që kundërshtojnë Zotin e Madhërueshëm.
O ju muslimanë në çdo vend! O ju Palestinez në tokën e Israsë dhe Miraxhit! Të gjitha planet dhe intrigat me të cilat jeni përballur, me vendosmërinë tuaj i keni thyer dhe mposhtur. Ata kanë pasur si qëllim eleminimin e vendosmërisë tuaj, unitetin tuaj, dhe gjakun tuaj.
O të dashurit e mi! Ka ardhur koha që të bashkoheni dhe unifikoheni pas një fjale, të bashkoheni të gjithë pas Librit të Zotit dhe synetit të të dërguarit të Allahut, traditës së të parëve tanë të mirë, Selefu Salih, nga paraardhësit tanë çlirimtarë, dhe traditës së dijetarëve tanë të ndritur.
O ju Palestinez! O ju Arab! O ju muslimanë! Ka ardhur koha që të drejtoni shikimin tuaja dhe zemrat tuaja nga kjo shtëpi e bekuar, vend i shenjtë, që këto ditë përballet me presjonin e planit të aneksimit të tokave të tij, popullit të tij dhe pushtimin e tokave të tij, Kud’sit dhe vendeve të shenjta të tij. Ka ardhur koha që ta mbroni dhe ta përkrani, para se të jetë vonë. Pushtuesit dhe tiranët kanë shkelur të gjitha të drejtat dhe kaluar çdo kufi, çdo parim fetar dhe ndërkombëtarë.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Vërtetë unitetit juaj është rruga e forcës tuaj, rruga e krenarisë tuaj, është ajo forcë që kundërshton dhe përballet me këtë pushtues, dhe i paraqet mbarë botës realitetin e vërtetë të rënijes së këtij populli të vendosur, durimtarë dhe të bashkuar. Bashkohuni dhe unifikohuni që të jeni mbrojtës së çështjes tuaj dhe të popullit tuaj, kjo në mëshirim të njëri-tjetrit, bashkëpunim dhe ndihmë të njëri-tjetrit duke u bazuar në fjalën e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ku thotë: “Besimtari për besimtarin është si shembulli i ndërtesës ku çdo pjesë mbështetet tek pjesa tjetër.”
Si dhe në fjalën e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ku thotë: “ Muslimani është vëllai i muslimanit, nuk i bën padrejtësi, nuk e braktisën, nuk e lë pa ndihmë, nuk e gënjen, dhe nuk e përbuzën atë. Devotshmëria është këtu, dhe ka bërë me shenjë drejt gjoksit të tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Për njeriun është e keqe mjaftueshëm që të përbuzi, nënçmojë vëllain e tij musliman.”
Po o të dashurit e mi! Po o ju që jeni të lidhur me këtë vend të shenjtë! Po i bijtë e Palestinës tonë të dashur! Për të gjithë grupacionet e sajtë, për të gjitha pjesët përbërëse të shoqërisë tonë Palestineze, ka ardhur koha që të jemi një, të bashkuar.
Ndërsa ju o populli Arab dhe muslimanë, ka ardhur koha që të ktheheni në forcën dhe krenarinë tuaj. Për asnjë arsye, në këto momentet kritike mos qëndroni në grupe të ndara, përballë kësajtë çfarë ndodhën në këtë tokë dhe në disa nga vendet tuaja gjithashtu.
Njësoni rradhët tuaja, bashkoni fjalën tuaj, bashkoni të gjitha forcat dhe mundësitë e umetit tonë, dhe vendosini ata në dispozicion të çështjeve tuaja.
Të mos ju angazhojnë ju forca dhe pozita e vendeve të ndryshme të botës në këto ditë, për intersa të cilat ato janë shumë të kujdesshëm ndaj tyre. Ndërsa ju Allahu i Madhërishm ju ka veçuar me dobi të shumta dhe me pozita gjeografike të mrekullueshme, në mesin e kësaj bote mbarë.
Vendosni të gjitha forcat dhe mundësitë tuaja në shërbim të fesë tuaj, besimit tuaj dhe çështjeve të umetit e më të parat dhe kryesoret çështja e Palestinës. Njësoni rradhët tuaja, dhe ndiqni fjalën e Allahut të madhërishëm; “Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani!” (Al Imran 103)
O ju muslimanë, merrni udhëzimin e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të: “Shembulli i besimtarëve në dashuri, mëshirë dhe butësi është sikurse shembulli i një trupi të vetëm, nëse një pjesë e trupit lëngon, ndjenë dhimbje, i gjithë trupi vuan nga pagjumësia dhe ethet”. Apo siç ka thënë i dërguari i Allahut. Fitorja është me ata që tek Zoti kërkojnë falje, Zotit kërkoni falje dhe Atij lutjuni sepse ju është premtuar përgjigje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet vetëm për Zotin. Lutje dhe përshëndetje për zotërinë tonë Muhamedin, s’ka të dërguar pas tij.
Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, ka dashur që robërit e Tij të punojnë për fenë e tyre dhe jetën e tyre në këtë botë, deri sa të fitojnë ndihmën e Zotit dhe të meritojnë kënaqsinë e Tij.
Dëshmoj se zotëria ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij. Paqja e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen e tij, mbi të gjithë shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që i kanë pasuar në mirësi deri në ditën e fundit.
Në vijim
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Uniteti dhe vetëm uniteti sepse ajo është arma e vërtetë në përpallje të vështirsive dhe armikut. Ajo është gjithashtu argumenti që ju tregon ju para syve të umetit tuaj dhe para syve të gjithë botës, se jeni popull që meriton të jetojë, meriton ndihmën, meriton fitoren dhe triumfin.
O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Duhet të jemi të gjithë të bashkuar dhe jo të përçarë, të lidhur dhe jo të ndarë. Nëse jemi të bashkuar do të triumfojmë e nëse ndahemi do të humbim do na zhdukin.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Njëjtë me këtë logjikë duhet që të kemi të njëjtim qëndrim përballë kësaj epidemije, e cila ka dëmtuar shumë nga vendet e kësaj bote. Prandaj o të dashurit e mi, duhet gjithashtu që të mbështeteni në udhëzimet e të dërguarit tuaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ai është i pari që këshilloi dhe mësoi këtë umet, që të mbrohen dhe si ta luftojnë epidemitë, sëmundjet ngjitëse, nëse ato bien në popull. Ai urdhëroi për izolimin, karantinimin, sikurëse urdhëroj për mjekim për të shëruar çdo sëmundje që është e mundur. Ai gjithashtu ka urdhëruar që muslimani të bëjë çdo gjë që ai mundet, që është në dorën e tij, për të mbrojtur veten, jetën e tij, mendjen e tij, familjen, pasurinë dhe fenë e tij. Prandaj merrni mësim nga ky udhëzim i ndershëm, me të cilin udhëzohet sot i mbarë njerzimi, që të shpëtojmë dhe të dalim fitimtarë përballë kësaj epidemie që është hapur në të gjithë botën.
U themi atyre që lëshojnë parulla të gënjeshtërta, apo sulmojnë dhe lozin me mendjet e popullit të tyre, se ka ardhur momenti që të ndaloni nga ato thirrje. Ato thirrje janë të ndaluara dhe përhapja e tyre është haram, e ndaluar, dhe se ai që i nxjerrën dhe thërret në to konsiderohet gjynahqarë tek Allahu i Madhërishëm. Sepse ata ju bëjnë thirrje njerëzve që të mos kujdesen dhe të mos mbrohen nga çfarë i rrezikon trupin dhe jetët e tyre.
Ju themi të gjithë namazfalësve në xhaminë e Aksasë dhe në të gjitha xhamiat bëni kujdes dhe ruani vetet dhe të dashurit tuaj. Sepse kështu do të kujdeseni për xhamitë tuaja, për xhaminë tuaj të Aksasë, e cila ka nevojën e çdo njërit prej jush përballë sulmeve dhe përdhosjeve të pushtuesit mizorë. Me shëndetin dhe forcën tuaj ju kujdeseni për tokat dhe vendet tuaja të shenja në këtë tokë të bekuar.
O Zot të lutemi që ta na japësh kthim të mirë tek Ty.
O Zot na jep ne dhe të gjithë muslimanëve dalje të shpejtë dhe të afërt nga këto vështirsi.
O Zot na jep një udhëheqës besimtarë dhe të mëshirshëm, që të njësojë rradhët tona, bashkojë grupacionet, dhe të na udhëheqi drejt triumfit.
O Zot fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët dhe ata që kanë ndërruar jetë prej tyre.
Bëj që të jetë mbyllja jonë me vepra të mira.