Hutbeja e xhumasë në xhaminë Aksa 7.Dhul Kadeh.1439/20.7.2018
Muhamed Husejn
Falënderimet i takojnë Allahut, Ndihmuesit të besimtarëve dhe poshtëruesit të mohuesve.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, Një, i Vetëm dhe i pashoq! Ai që ka thënë: “Sigurisht, Ne do t’i ndihmojmë të dërguarit Tanë dhe besimtarët, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në ditën kur do të sillen dëshmitarët”, Gafir-51.
Dëshmoj se zotëria, i dashuri, ndërmjetësuesi dhe prijësi ynë Muhamedi, është rob dhe i dërguar i Zotit, i përzgjedhuri i Tij në mesin e krijesave dhe miku i Tij.
Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, mbi familjen e tij të ndershme, shokët e tij eminent dhe besnikë, dhe mbi mbarë ata që ecin rrugës së tyre deri në ditën e fundit.
Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin dhe mbi dëshmorët, të shtypurit, të burgosurit dhe kushdo që qëndron i palëkundur në tokën e Aksasë dhe në çdo trevë islame.
O ju myslimanë! O ju të dislokuar të palëkundur, që banoni në Aksa dhe përreth saj.
Në këto ditë ne po jetojmë përkujtimoren e qëndresës së fortë të kolosëve tanë në dyert e xhamisë Aksa, ditën kur kësaj xhamie i planifikonin të keqen, dëshironin t’i shtonin gjëra që kjo i refuzon, ne nuk i pranojmë dhe s’mund t’i pranojë asnjë mysliman në këtë botë.
Në këtë ditë, populli ynë tregoi dhe njëherë se sa trim dhe durimtarë është, duke qëndruar përballë planifikimeve të frikshme në lidhje me xhaminë Aksa, por me ndihmën e Allahut unë ajo që myslimanët kërkonin, erdhi ndihma prej Allahut dhe në zemrat e tyre zbriti prehja.
Në këtë ditë ka ngjarë dhe beteja në një nga dyert e kësaj xhamie, e pikërisht në portën lindore të saj, pikërisht në zonën e Han Ahmer, të cilën e synon pushtuesi dhe do që ta shembë, duke dashur poshtërimin e këtij populli luftëtar dhe të qëndrueshëm.
Pikërisht ky popull i cili kapet fort pas vendeve të shenjta, kapet fort pas çdo pëllëmbe toke prej vendit të tij dhe çdo grimce dheu.
Nga ky podium i kësaj xhamie të shenjtë, përshëndes mbarë ata trima, kudo gjenden në Palestinë të cilët zgjodhën për të qenë si një digë ndalëse në portën lindore të Kudsit, në zonën e Han ahmer, duke mbrojtur këtë tokë të pastër, duke duruar e duke u përleshur me ta, në mënyrë që të pengonin realizimin e planeve të armiqve pushtues, prej të cilëve nuk pritet ndonjë e mirë, qoftë për Palestinën apo dhe popullin e saj.
Sikurse nuk harrojmë të përshëndesim dhe bashkatdhetarët tanë në rripin e Gazës, në Gazën e krenarisë dhe dinjitetit, të cilët që nga Marsi i vitit të kaluar janë ngritur në marshime protestuese të mëdha, për t’i thënë botës mbarë: populli palestinez nuk e lëshon të drejtën e tij në asnjë pjesë prej kësaj toke të begatë.
Do të qëndrojnë të fortë e durimtarë, derisa Allahu të gjykojë në këtë çështje.
Ne kemi sakrifikuar dëshmorë të shumtë në këto marshime dhe e gjitha kjo për të treguar se jemi të kapur fort pas vatanit tonë të dashur, kërkojmë të drejtën tonë, jemi të kapur fort pas Kudsit dhe mbarë vendeve të shenjta në të.
O ju besimtarë! O banues të tokës së Israsë dhe Mi’raxhit! Gjithë këto marshime dhe tubime që bëhen nga të rinjtë, pleqtë dhe fëmijët tanë, tregojnë synimet tona të paqta dhe të qarta, dhe se ne nuk lëshojmë në të drejtat tona dhe as nuk bëjmë pazare të turpshme, nuk pajtohemi me marrëveshje tradhtare dhe poshtërimi, marrëveshjes kombëtare të Kudsit.
Një gjë e tillë nuk mund të ndodhë ndërkohë që ne jemi ende gjallë, nuk mund të pajtohen me një marrëveshje të tillë të ndyrë, e drejtuar nga kombet e bashkuara, e miratuar nga pushtuesi izraelit dhe e ndihmuar nga vende arabe e islame.
O ju myslimanë! Ky s’është kurthi i parë që i bëhet popullit palestinez dhe çështjes së tij të lavdishme, por ka pasur plot të tjera të cilat kanë dështuar të gjitha, të cilat janë shënuar në fletën e vendosmërisë së këtij kombi, këtij populli të sinqertë, këtij populli autokton, këtij populli luftëtar e durimtar.
Ky popull që është përshkruar nga Profeti a.s, se do të jetë i qëndrueshëm deri në ditën e fundit burra, gra deri edhe fëmijë.
Kush zgjedh të qëndrojë në ndonjë pjesë të Shamit apo të Kudsit të shenjtë, le ta dijë se ka zgjedhur të qëndrojë i fortë përballë armikut, ashtu sikurse na ka treguar dhe Profeti a.s.
Kërkojini falje Allahut, lum për kërkuesit e faljes, lutuni Zotit me bindje se do t’ju përgjigjet!
Falënderimet qofshin vetëm për Allahun, sikurse dëshmoj se pas Muhamedit nuk ka Profet tjetër!
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, i cili e do që robërit e Tij të punojnë me fenë e tij dhe të përpiqen për dynjanë e tyre, për të fituar kështu kënaqësinë e Tij të plotë në Ditën e Gjykimit.
Paqja, bekimet dhe mirësitë e Zotit qofshin mbi zotërinë tonë Muhamedin, mbi familjen e tij, mbi mbarë shokët e tij, dhe kushdo që ndjek gjurmët e tyre deri në ditën e mbrapme!
O ju myslimanë! O banorë të tokës së Israsë dhe Mi’raxhit!
Në kohët e fundit, pushtuesi izraelit ka vendosur një sërë ligjesh dhe ka marrë një sërë vendimesh. Ndër këto ligje të kobshme, është dhe ligji i robërimit të shtetit, ky ligj racist parashikon shtypjen e popullit legjitim, dhe nuk i njeh të drejta vetëm se atij që është hebre.
Këto lëvizje dhe përpjekje politike, apo marrëveshje të fëlliqura, s’janë tjetër vetëm se një spastrim etnik dhe synohet degradimi i çështjes tonë.
Kërkojnë të shtypin popullin tonë i cili qëndron si shkëmbinj në këtë tokë, duke harruar se çfarë kemi kaluar përgjatë historisë sonë.
Vetë historia flet dhe tregon se palestinezët dhe myslimanët janë banorët legjitimë dhe autoktonë të kësaj toke.
Historia tregon dhe për beteja të shumta që kanë ndodhur në këtë tokë, por ja që ne jemi këtu dhe pushtuesit ja kanë mbathur, pavarësisht shkatërrimeve që kanë bërë.
Po o ju banorë të tokës së Israsë dhe Mi’raxhit. Po, kjo është toka për të cilën Zoti vendosi se nga këtu duhet të vinte Profeti juaj, për të vazhduar udhëtimin e tij lart në qiell.
Kjo është toka e Aksasë, vendi i shpalljeve, vatani i profetëve, toka e drejtësisë, toka e Salahudinit, toka e mbarë luftëtarëve që marshojnë për rikthim, dhe mbarë marshimeve në tokën e kudsit.
Kjo është toka e atyre që kanë zgjedhur të jetojnë përballë armikut dhe ju jeni ata njerëz, derisa Zoti të përmbushë atë që është caktuar.
Të nderuar bashkatdhetarët e mi! Vendimet përfshijnë dhe xhaminë Aksa, pikërisht këto vendime raciste që lëshohen nga qeveria e ekstremistëve të djathtë, vendim që u lejon mësymjen e xhamisë dhe ndërhyrjen në Kuds, popullatën e tij dhe në Palestinën mbarë.
Qëndrueshmëria juaj sot dhe gjithmonë, përcjell një mesazh të qartë për lakmuesit e Aksasë dhe Kudsit tuaj, se ju jeni heronjtë që keni thyer dhe më parë planet e pushtuesve.
Ashtu sikurse keni thyer mbarë fushatat provokuese dhe sulmet e ndryshme, ashtu do thyeni dhe çdo sulm, mësymje dhe shkelje e xhamisë Aksa.
Veçanërisht nga ajo që përcillet, se grupe të ndryshme hebre bëjnë thirrje për fushata gjithëpërfshirëse dhe mësymëse ndaj xhamisë Aksa, në një datë të tyren të shënuar.
Aksa është e jona, nuk është tempull për ju dhe ne nuk lejojmë që ta ndajmë atë me kënd dhe çdo përpjekje juaja në lidhje me xhaminë Aksa do të dështojë dhe nuk do të na zmbrapsë, por as juve dhe as atyre që ju mbështesin nuk do ju japë asnjë legjitimitet ndaj xhamisë.
Ndaj jeni të gatshëm për të mbrojtur xhaminë tuaj, për të mbrojtur trevat e begata të cilat po synohen nëpërmjet një marrëveshje të dështuar, e cila dështoi në ditën e parë dhe do të dështojë në vijim, me përpjekjet tuaja, me qëndrueshmërinë dhe durimin tuaj.
Me shpresën e Zotit të Lartësuar: “Ata përveç lëndimit nuk mund t’ju dëmtojnë juve, nëse ju luftojnë, ata do të zmbrapsen të mundur dhe nuk do të ndihmohen!”.
Bashkatdhetarë të dashur! Kjo është toka e Kudsit, toka e Aksasë së Bekuar. Mbrojtja e Kudsit është detyrë dhe amanet për çdo palestinez, çdo arab dhe çdo mysliman, çdokush duhet të kryejë aq sa ka përgjegjësi për mbrojtjen e Kudsit.
I drejtohem çdo palestinezi, çdo lëvizje apo force politike me fjalë të qarta: siguroni unitetin! Sot është koha që të jeni të gjithë një dorë e vetme, që të arrini ta mbroni xhaminë tuaj, Kudsin tuaj, tokën dhe të drejtat tuaja, nga lakmitarët dhe armiqtë e pabesë.
Dijeni se Zoti është me ju dhe se nuk do e çojë dëm mundin tuaj.
Zot na kthe për nga Ti me një rikthim të drejtë, jepna ne dhe mbarë myslimanëve zgjidhje të shpejtë e sa më të afërt!
Zot unifikoji taborët tanë, bashkona të gjithëve në një fjalë të vetme!
Zot fali myslimanët dhe myslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallë apo të vdekur qofshin!
Mëshiroji dëshmorët tanë, shëroji të plagosurit tanë, mundësoji lirim të burgosurve tanë, forcona e mëshirona gjithëve ne!
Ti je Ai që ke në dorë gjithçka, Ty të takon ti përgjigjesh lutjeve tona.
Përshëndetjet dhe bekimet Tua qofshin mbi Muhamedin dhe familjen e tij, si dhe mbi mbarë shokët dhe pasuesit e tij!