Namazi lidhja më e fortë me Zotin e botëve

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar      27- 01-1446  H    02-08-2024 D

Shejh Abdullah El Xhuhenij   

Tema  Namazi lidhja më e fortë me Zotin e botëve

Vërtetë lavdërimi i takon Zotit. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e drejton Zoti  s’ka gjë që e humbet, e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, e nga ai krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej atyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.”(En-Nisa’ 1)

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab70-71) 

Në vijim

Vërtetë, fjala më e vërtetë është libri i Zotit, Kurani, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Çështjet më të këqija janë të sajuarat në fe, risitë, çdo shpikje, risi, është devijim, e çdo devijim është humbje dhe çdo humbje e ka përfundimin në zjarr.

O ju njerëz! Frikësojuni Allahut me frikë të vërtetë, binduni Atij me bindjen se Ai shikon dhe  dëgjon, kapuni fort me lidhje të fortë, preferoni, jepini përparësi asaj që mbetet përherë nga ajo që humbet. Ahireti, Bota Tjetër ngelet, është i përhershëm, ndërsa jeta e kësaj bote është kalimtare, e përkohshme. Synoni atë që është tek Allahu, sepse ajo që është tek Allahu është më e mirë dhe më e qëndrueshme për ata që besuan dhe i mbështeten Zotit të tyre.

Adhurues të Zotit! Në këtë kohë të mbushur me fitne, tradhti dhe mundime, të mbushur me urrejtje dhe mëri, e përfshirë plot me të papritura dhe rreziqe, sa shumë që kanë nevojë muslimanët që të forcojnë lidhjet e tyre me Zotin që të kapërcejnë, përballen me faktorët e korrupsionit dhe ata që bëjnë thirrje për në shkatërrim. Lidhja më e fortë dhe më e afërt me Zotin e Madhëruar është namazi. Namazi është një forcë e fuqishme që depërton në thellësi të shpirtit dhe në ndjenjat e ndërgjegjes, duke e pastruar atë nga gjërat e këqija dhe të pamoralshme. Muslimani mbështet në të, namaz,  për të kontrolluar veten, dëshirat e tij dhe shejtanin. Namazi është nga mjetet e falënderimit ndaj Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar, për mirësitë e panumërta që Ai i ka dhuruar robit. Muslimani e ka obligim, detyrë, të tregojë nënshtrim dhe përulësinë ndaj Zotit, të Gjithëmëshirshmit, duke kryer namazin që Ai ia ka obliguar atij. Shprehje falënderimi ndaj Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuar, pranim dhe vërtetim për Sundimin e Tij, dhe njohje e Mirësisë dhe Bekimit të Tij.

LEXO  Xhamia Aksa… Doktrina e Israsë dhe përgjegjësia për ta mbrojtur atë

Zoti ju mëshiroftë! Dijeni  se namazi është shtylla më e lartë e fesë, dhe se kush kujdesen dhe e ruan atë ka ruajtur fenë e tij, e kush e humbën atë është i humbur për çdo gjë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Faleni rregullisht namazin, sidomos atë të mesmin dhe qëndroni me devotshmëri para Allahut, duke iu lutur Atij.” (El-Bekare 238) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar…” (El-Ankebut 45) Pas dy dëshmive, namazi është shtylla më e madhe e fesë për nga rëndësia dhe qëndrueshmëria. Allahu i Madhërishëm në Kuranin Famëlartë e ka përsëritur përmendjen e tij, namazit, duke e identifikuar me Elif dhe me Lam, gjashtëdhjetë e shtatë herë, në njëzet e tetë kaptina, sure. Në disa raste Ai urdhëron që të plotësohet dhe të kryhet në kohën e caktuar në mënyrën më të plotë. “ …sepse namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar.” (En-Nisa’ 103) Në disa raste lavdëron kryerësin e tij, namazit, e lavdëron atë për shpërblimin që merr ai me plotësimin e tij. Disa raste dënon braktisin, mos kryerësin e tij, namazit, dhe shpjegon dënimin e tij dhe kërkohet nga të gjithë që ta kryejnë atë, qoftë në sëmundje apo dhe frikë. Muslimani e kryen atë, namazin, duke u pastruar nga papastërtitë, duke mbuluar pjesët intime, e turpshme të trupit në mënyrë që të jetë të mbuluara nga shikimi me sy, duke u kthyer nga Kibleja, ku do që të jetë, me qëllim të sinqertë në shenjtërinë e tij dhe për hir të Allahut të Madhërishëm dhe të lartësuar. Duke u kujdesur për dhe i ruajtur shtyllat e tij, pjesët përbërëse të tij, si leximi, rukuja, sexhdeja, qëndrimi ulur, qëndrimi në këmbë dhe qetësia.  Nuk e kalon atë si diçka të huaj dhe nuk lë pas asnjë gjë nga suneti dhe morali i tij. Vërtetë  namazi është lidhje ndërmjet robit dhe Zotit të njerëzve dhe ai, namazi është gjëja e parë për të cilën do të pyetet robi nga punën e tij në Ditën e Gjykimit.

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, përmirësoni namazet tuaja që Zoti të përmirësojë gjendjen tuaj. Jeni të qetë në ruku dhe në sexhde, jini të drejtë pas rukusë tuaj dhe ndërmjet dy sexhdeve kur jeni ulur. Humbja e qetësisë definitivisht zhvlerëson namazin. Ai që falet pa siguri dhe qetësi është nga ata që kanë humbur përpjekjet e tyre në jetën e kësaj bote, ndërsa mendojnë se janë mirë. Vërtet, shpirti i namazit është përulja dhe qetësia, shtylla e tij është të medituarit e leximit në këmbë, dhe të medituarit në Madhërimin e Allahut  gjatë sexhdes dhe rukusë. E për shkak të rëndësisë së madhe të namazit nuk bie obligueshmëria e tij ndaj të mençurit dhe të rriturit në asnjë rast, nuk bie kompensimi dhe zëvendësimi i tij, dhe nuk shpërblehet me diçka tjetër përveç tij. Sikurse nuk ka asnjë justifikim për personin përgjegjës nëse e braktisën atë, edhe në rast lufte. Ai që kujdeset për faljen e namazin me xhemat dëshmohet për besimin e tij, e kush e lë pas dore faljen e namazit me xhemat në qytet apo fshat ai është pushtuar nga shejtani.

LEXO  Mirësitë e shëndetit në fe dhe në jetë

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, binduni asaj me të cilën jeni urdhëruar dhe shmangeni atë që ju është ndaluar. Urdhëroni fëmijët dhe familjarët tuaj për plotësimin dhe kujdesin për të, namazin, sepse ju jeni përgjegjës për ata. Përgatituni me furnizime të mjaftueshme për ditën e Ringjalljes dhe daljes para Zotit. Të mos ju gënjejë kurrsesi jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashtrojë shejtani për Allahun.

Zoti na bëftë të gjithëve nga ata që pendohen dhe kthehen tek Ai, Zoti na faltë të gjithëve, me Mirësinë dhe Bujarinë e Tij, dhe na mbrojt nga llogaritja e keqe.  

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ Urdhëroje familjen tënde, që të falë namazin dhe këmbëngul për këtë! Ne nuk të kërkojmë ty ndonjë ushqim: jemi Ne që të ushqejmë! Përfundimi i lumtur qëndron në frikën ndaj Allahut.” (Ta Ha 132)

Zoti na begatoftë të gjithëve me Kuran, na bëftë dobi me qartësimin që ai përmban.

Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për veten, për ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, tek Ai kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirbërës.

Hutbja e dytë

Lavdërimet janë për Allahun, lavdërimet e falënderuesve.

Lutjet dhe përshëndetjet për zotërinë e të parëve dhe të fundit, të dërguarin dhe të dashurin tonë, Muhamedin, i dërguari mëshirë për mbarë botën. Lutje dhe përshëndetje për familjarët dhe shokët e tij, të udhëzuarit dhe udhëzuesit, për bashkëshortet e tij të pastra, nënat e besimtarëve, dhe për familjarët e tij, të mirë dhe të pastër.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar, dhe binduni Atij që të fitoni dhe të jeni të lumtur në këtë botë dhe në Ahiret, botën Tjetër.    

Dijetari i madh, Hatim Asem, Zoti i Madhërishëm e mëshiroftë, është pyetur për namazin e tij dhe ka thënë: “ Kur vjen koha e namazit marr abdes mirë dhe shkoj në vendin që dua të fali namazin, ulem aty deri sa të bashkohen të gjitha gjymtyrët e mia, qetësohem, pastaj ngrihem që të fali namazin tim. Qaben, Kiblen e vendos në mes dy vetullave të mia, urën e Siratit e vendos nën këmbët e mia, Xhenetin e vendos në të djathtën time dhe Zjarrin e Xhehenemit në të majtën time, ndërsa Melekun e vdekjes pas meje, dhe e mendoj atë namaz sikur të jetë namazi im i fundit. Pastaj qëndroj në mes shpresës dhe frikës, them “Allahu Ekber”  “Zoti është më i Madhi”, me sinqeritet, lexoj Kuran me lexim të saktë, përkulem në ruku me përulje, bëj sexhde me përulësi dhe përgjërim,  dhe e vazhdoj, pasoj me sinqeritet, pastaj nuk e di nëse është pranuar apo jo.” Këtu mbaron fjala e tij, Zoti e mëshiroftë.

LEXO  Për të sprovuarit... mendoni mirë për Zotin

Adhurues të Zotit! Dijeni se Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar na ka urdhëruar me një çështje që ka filluar me Veten e Tij, e lavdëroi me Melaiket e Tij të madhëruar me Shenjtërinë e Tij, për të pasuar me ju o ju besimtarë, nga xhindet dhe njerëzit e Tij, dhe ka thënë fjalë të Lartësuar: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El-Ahzab 56) 

Ndërsa i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush bie salavat një herë për mua,  Allahu do bie dhjetë herë salavat për të.”

O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e mëshirove familjen e Ibrahimit. O Zot, bekoje Muhamedin, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e bekove familjen e Ibrahimit,  me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe Madhërishëm.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me halifet e drejtë, të cilët gjykuan me drejtësi dhe me drejtësi udhëhoqën, me Ebu Bekrin, Othmanin, Omerin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij, me ata që i pasuan në vepra të mira deri në ditën Kijametit, dhe me ne së bashku me ata me Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o Bujarë. 

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimnaët, o Zot, poshtëro ata që ulin Islamin dhe muslimanët.         O Zot, bëje të paqtë, të sigurt dhe të begatë këtë vend  dhe të gjitha vendet e muslimanëve.

O Zot, fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit.

O Zot, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve.

O Zot, ndihmo ushtarët tanë në kufi! O Zot, forco këmbët e tyre dhe ndihmoi ata kundër të gjithë armiqve Tu dhe armiqve të tyre.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, dhe zëvendësit të tij në atë që do dhe je i kënaqur, dhe udhëzoi ata të dy drejtë devotshmërisë dhe drejtësisë.

Jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve në çdo të mirë dhe përmirësim për fenë e tyre, popullin dhe vendin e tyre.

O Allah, Ti je Zoti, s’ka Zot tjetër përveç Teje, Ti je i pasur, nuk ke nevojë për diçka, ndërsa ne jemi të varfër, kemi nevojë për Ty, zbrit mbi ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit.

O Zot, na fresko dhe zbrit tek ne shi!

O Zot, ne jemi krijesa nga krijesat e Tua, mos na privo nga Mirësitë e Tua për shkak të gjynaheve tona.  

“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf  23)

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm dhe të Lartësuar, Ai ju kujton ju,

Falënderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.

“ Vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

 Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/7935307239911494

Post Author: endrit