Në mes të gëzimit të mirënjohjes dhe gëzimit të arrogancës

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    11-04-1447 H   03-10-2025 D

Shejh Salah Ibn Muhamed El Budejri 

Tema   Në mes të gëzimit të mirënjohjes dhe gëzimit të arrogancës

Lavdërimet janë për Zotin, lavdërime që mbushin qiellin dhe tokën, Ai i Cili ka përsosur fenë për ne dhe i ka plotësuar mirësitë e Tij, na ka veçuar me udhëzim, ka përmirësuar shpirtrat dhe i ka forcuar ato, Ai është treguar Bujar me furnizim dhe me bekime, mirësi.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, dëshmi që  shpëton thënësin e saj ku do të jetë.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, dëshmi që shkëlqen me perlat e saj mbi zemrën e verbër. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, sa numri i sektereve dhe të fshehtave.

Në vijim

O ju muslimanë! Frikësojuni Allahut dhe të mos ju mashtrojë jeta juaj e kësaj bote, sepse nëse kjo botë vjen ajo do  konsumohet, nëse kthehet do të jetë mirë, nëse do të piqet do të jetë e frytshme, nëse zgjërohet do të jetë e gjërë, e nëse është e lumtur është e trishtuar.

“Koha nuk është gjë tjetër veçse një cikël, pastaj një stuhi, dhe jeta nuk është gjë tjetër veçse shëndet dhe sëmundje.”

“Thuaju: “Kënaqësitë e kësaj jete janë të vogla. Jeta tjetër është më e mirë për ata që e kanë frikë Allahun e s’bëjnë gjynahe. Juve nuk do t’ju bëhet asnjë fije padrejtësi.” (En-Nisa’ 77)

O ju muslimanë! Njerëzit e devotshëm gëzohen me mirësi, bekimet e Zotit, gëzim  falënderimi, përkujtimi, lavdërimi dhe mirënjohjeje. Ata nuk kënaqen me pasurinë e tyre me arrogancë, mendjemadhësi, as nuk kënaqen me pasurinë për zbavitje, argëtim. Mirësitë e dhuruara nuk i bëjnë ata arrogantë, sikurse vështirësitë nuk i dekurajojnë, nuk i bëjnë të paduruar. Arrogantët, ekstravagantë dhe të shfrenuar, gëzohen me furnizimin e Zotit dhe mburren me të para njerëzve. Zakoni i tyre është arroganca, shpenzimi i tepërt dhe mendjemadhësia. Ata janë mësuar të mburren me pasurinë dhe zotërimet e tyre, që të konkurojnë me bagatitë dhe të mirat e tyre, të shumëfishojnë pasurinë dhe të ardhurat e tyre. Ata përçmojnë të aftët, nënçmojnë të varfrit dhe thyejnë zemrat e njerëzve të dobët. Kjo është sjellja  e njerëzve arrogantë dhe mendjemëdhenjë, e njerëzve me pak dije  dhe pak njohje, të cilëvë nuk ju interesojnë ndjenjat e të privuarve, as që e ndiejnë dhimbjen e të vuajturve, të zhvendosurve dhe të bllokuarve, të izoluar. Ata nuk interesohen për gjendjen e të sëmurëve, të pikëlluarve dhe të trishtuarve.

Arsyeja për këtë është: e keqja arrogante, arroganca shpërqendruese, zhytja në dashurinë për këtë botë, mashtrimi nga zbukurimet e saj, vetëvlerësimi, përçmimi i njerëzve, dashuria për famën dhe pamjen e jashtme, dhe gëzimi i dehjes, jo gëzimi i mirënjohjes. Këto veprime vijnë vetëm nga një zemër e mbushur me arrogancë, injorancë dhe padrejtësi. Përulësia është larguar prej tij, është rrethuar nga neglizhenca dhe ka rënë në gabime. Ai është bërë arrogant, mendjemadh dhe mburravec, i shikon njerëzit me dyshim, ecën në mesin tyre me arrogancë dhe u flet atyre me mendjemadhësi. Shejtani u jep atyre një goditje, fryrje, ku mburravecët do të përjetojnë një ndjenjë euforie,kënaqësie dhe pakujdesie, ndjenja të cilat do t’a çojnë atë të jetë i tepruar në shpenzime, shpërdorime dhe ekstravagancë, shpenzon në gjynahe, shpërdoron para për shtirje, reputacion dhe hipokrizi, i shpenzon  ato për mburrje dhe mendjemadhësi, i shpërndanë ato në konkurrencë dhe arrogancë, dhe i prishën  ato duke u mburrur dhe u krenuar. Zoti i Plotëfuqishëm thotë: “ Ta dini, se jeta në këtë botë, nuk është tjetër veçse lojë, dëfrim e zbukurim, si dhe mburrje e garë ndërmjet jush për më shumë pasuri dhe fëmijë!” (El-Hadid 20) Ibn El Kajimi thotë: “ Sa i përket mburrjes me bekimet, mirësitë e Zotit, kjo bëhet duke ua treguar ato njerëzve dhe duke ua treguar atyre se ai është më i çmuar dhe më i madh se ata, kështu ai hipën mbi qafën e tyre, skllavëron zemrat e tyre dhe i tërheq ata drejt vetes përmes lavdërimit dhe shërbimit.”

LEXO  Mesazhe mbështetëse për durimtarët dhe paralajmërime për agresorët

Njeriu mburravec, ekstravagant, arrogant dhe mendjemadh është i urryer dhe i përçmuar nga Zoti dhe nga njerëzit, dhe nëse ai e zbukuron të folurit e tij dhe e bën atë të shkëlqejë. Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar thotë: “ Në të vërtetë, Allahu nuk i do njerëzit arrogantë e mburravecë.” (En-Nisa’ 36) Zoti i Plotëfuqishëm thotë: “ …dhe mos ec në tokë me mendjemadhësi, se Allahu nuk i do mendjemëdhenjtë e mburracakët!”(Lukman 18) Kurani  ka ndaluar në shumë vende gëzimin e mirësive me gëzimin e arrogancës, ligësisë, mendjemadhësisë, krenarisë dhe murrjes. Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ E, kur pas fatkeqësisë që e ka goditur atë, Ne i japim atij dhunti, ai me siguri do të thotë: “Gjynahet e mia janë larguar nga unë!” atëherë bëhet i gëzuar dhe mendjemadh.” (Hud 10) Ibn Abasi ka thënë: “ Shokët e mi mburren për atë që u kam dhënë.”

Zoti i Madhërishëm ka thënë: “ …por edhe për të mos u gëzuar së tepërmi për atë që Ai ju ka dhënë.”(El-Hadid 23) Zoti i Madhërishëm ka thënë: “ Kur Ne e bëjmë njeriun të shijojë mëshirën Tonë, Ai i gëzohet asaj.”(Esh-Shura 48) Zoti i Madhërishëm ka thënë: “Mos u ngazëlle me pasurinë që ke, sepse Allahu nuk i do ata që ngazëllehen! Por përpiqu me atë që të ka dhënë Allahu të fitosh jetën e botës së ardhshme, duke mos harruar pjesën tënde në këtë botë. Bëju mirë të tjerëve, ashtu si të ka bërë mirë ty Allahu. Mos kërko ngatërresa në Tokë, sepse Allahu nuk i do ngatërrestarët.”( El-Kasas 76-77)

Mburrja dhe lavdërimi e pushtojnë personin e gëzuar, arrogant dhe krenar, ndërsa ai shfaq, nëpërmjet mediave sociale, tavolinat e tij të zgjatura, qilimat e tij të shtrirë, jastëkët e tij të rregulluar, shtëpitë e tij të shkëlqyera, kopshtet e tij të gjelbërta, pemishtet e tij të mbushura plot e pemë, kopshtet e tij me lule, rrobat e tij të shtrira, lumenjtë e tij që rrjedhin, mjetet e tij luksoze dhe tubimet e tij të bollshme. Ai fotografon gjithçka, tregon dhe publikon gjithçka, në mënyrë që të mbahet mend dhe të njihet, që njerëzit ta tregojnë me gisht, në mënyrë që shikuesit dhe ndjekësit e tij të shtohen.

Kjo nuk është gjë tjetër veçse mendjelehtësi, arrogancë dhe marrëzi e pastër, e cila nuk do t’i sjellë asnjë dobi apo ndërmjetësim pronarit të saj në jetën e përtejme, Ahiret. Sa të vdekur u mburrën me nderin, bollëkun dhe pasurinë e tyre, derisa u bënë rob të varreve. Ato veprime dhe vepra nuk u sollën dobi, as lakmia e tyre për dëshirat më të vogla nuk u mjaftoi. Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Ju ka hutuar rivaliteti për të shtuar, derisa të shkoni në varre. Gjithsesi, do ta kuptoni! Madje, do ta kuptoni së shpejti! Kujdes! Ah, sikur ta dinit me siguri të vërtetën! Sigurisht që do ta shihni Zjarrin flakërues! Pastaj, me të vërtetë, do ta shihni atë  me syrin e sigurisë. Pastaj, atë Ditë, do të pyeteni për mirësitë (e kësaj bote)!” (Et-Tekathur 1-8)

LEXO  Shfrytëzimi i mirësive të dhjetë ditëve të para të Dhul Hixhes

Ku janë banorët e shtëpive dhe pallateve të larta? Ku janë sunduesit e pallateve? Ku janë heronjtë e epokave? Ku janë baballarët dhe gjyshërit? Ku janë të sëmurët dhe vizitorët? Ku janë ata që kanë kaluar nga Nizari? Ku janë ata që kanë kaluar nga Ijadi? Ku janë populli i Themudit që gdhendën shkëmbinjtë në luginë? Ku janë populli i Adit të cilët kishin ndërtuar pallate të larta, të ngjashme me të cilat nuk u krijuan në tokë? Prandaj, kini frikë Zotin, o mburravec dhe arrogant! Braktiseni vullnetarisht mburrjen përpara se të detyroheni ta bëni këtë. Sepse ju jeni robër të përulur, të kufizuar, të dobët dhe të nënshtruar, të rrethuar nga poshtë dhe nga lart. Arroganca, mendjemadhësia dhe mburrja nuk ju shkojnë.

Çfarë njeriu i mjerë është njeriu arrogant dhe mendjemadh që harron të Madhin dhe të Lartësuarin! Çfarë njeriu i mjerë është njeriu që është arrogant, shkel dhe harron të Lartësuarin dhe Imponuesin! Çfarë njeriu i mjerë është njeriu harraq dhe i magjepsur dhe që harron varrin dhe kalbjen. Çfarë njeriu i mjerë është njeriu kokëfortë dhe tiran, që harron fillimin dhe fundin.

Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i këanqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ndërsa një burrë ecën i veshur me një veshje që i pëlqen, me kokën lartë dhe me ecje të mburravecit, Zoti bën që toka ta përpijë, e ai do vazhdojë të fundoset në tokë deri në Ditën e Ringjalljes.” Muttefikun Alejhi.

Zoti na ruajtë të gjithëve nga rrugët e arrogantëve dhe mendjemëdhenjve, dhe na dhuroftë rrobat e njerëzve të përulur dhe mirënjohës.

Zotit i kërkoj falje,  tek Ai kërkoni falje, vërtetë fitorja dhe suksesi është për ata që tek Zoti kërkojnë falje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili i ka dhënë mbrojtje çdo njërit që tek Ai ka kërkuar mbrojtje.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai i trajton me mirësitë e Tij ata që kishin humbur shpresën për shërim nga sëmundja.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Kush e pason atë është në rrugë të drejtë, e kush e kundërshton atë ka devijuar dhe në turpin e të kotës ka humbur. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të përhershme dhe të vazhdueshme.

Në vijim

O ju musliman! Frikësojuni Allahut, ndiqeni Atë, binduni dhe mos e kundërshtoni Atë: “O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” (Et-Teube 119)

O ju muslimanë!

LEXO  Vetëm Allahu është në dijeni të Gajbit - Medina 18.10.2019

Ligji Islam,  Sheriati, lejon veshjen e rrobave të bukura, veshjeve të mira,  hipjen mbi kuaj, kafshë, mjete të mira. Prandaj, vishni rroba që ju përshtaten në aspektin e elegancës dhe pastërtisë, hipni në atë që i përshtatet statusit tuaj, zbukurohuni kur takoni njerëz dhe vizitoni vëllezërit tuaj dhe tregoni mirësitë, begatitë dhe vlerësimin e Allahut mbi ju pa arrogancë, pa mendjemadhësi, pa krenari, pa  mburrje dhe pa përbuzje për ata që janë poshtë jush.

Amer Ibn Shuajb, nga babai i tij dhe nga gjyshi i tij, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Hani, pini, jepni lëmoshë dhe vishuni pa u mburrur ose pa u treguar të tepruar. Zoti do që mirësitë e Tij të shihen mbi robin e Tij.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi.

Nga Ebu Ahvasi tregohet se babai i tij ka thënë: “ Isha ulur me të dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, i veshur me rroba të shëmtuara, e ai më ka thënë: “ A ke pasuri, para?” I kam thënë: “Po, o i dërguari i Zotit, nga të gjitha llojet e pasurive.” Ai më ka thënë: “ Nëse Zoti të jep pasuri, le të shikohet efekti i saj tek ty.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi, Tirmidhiu dhe Nesaiu. Ndërsa në një version tjetër: “Le të shikohen bekimet dhe bujaria e Tij tek ti.”

Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i këanqur me të, tregohet se një burrë i pashëm kanë ardhur tek i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, dhe ka thënë: “Bukuria më është bërë e dashur dhe më është dhënë ajo që shikoni, aq sa nuk dua që askush të më tejkalojë mua, ka thënë: as me një rrip sandalesh, ose ka thën: as me një rrip të kuq. A është kjo arrogancë?” Ai, i dërguari, ka thënë: “Jo, por arrogancë është kur dikush e mohon të vërtetën dhe i nënçmon njerëzit.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu tek “Edebul Mufred”. Ndërsa nga Ebi Kilabetu tregohet se ka thënë: “Jeta e kësaj bote  nuk do të ju dëmtojë nëse jeni mirënjohës për të.”

O muslimanë! Prandaj, kini frikë Allahun, dhe ndiqni rrugët e atyre që lavdërojnë dhe janë mirënjohës, bëni kujdes nga kurthet e mburravecëve dhe arrogantëve.

Lutuni dhe dërgoni selame për të Lavdëruarin,  ai që është ndërmjetësi i vetëm për nevojtarët. Kush bie salavat një herë për të, Allahu do bie dhjetë herë salavat për të. O Zot, fale dhe mëshiroje të dërguarin dhe zotërinë tonë Muhamedin.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër Halifet e parë, udhëheqësit e  drejtë, njerëzit e nderuar dhe të ngritur, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë familjarët dhe shokët e tij, dhe me ne së bashku me ta, o Bujar, o Dhurues.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë, politeistët  dhe  shkatërro armiqtë e fesë.

O Zot, ruaj vendin tonë dhe vendet muslimane nga planet e keqbërësve, nga kurthet e atyre që thurin kurthe, nga smira e atyre që kanë smirë dhe zilia e ziliqarëve,  o Zoti i Botëve.

“Zoti Im, bëje këtë vend qytet të sigurt.” (El-Bekare 126)

O Zot, ruaj ushtarët tanë të stacionuar në kufijtë dhe frontet tona. O Zot, prano të vdekurit e tyre dëshmorë, o Zot i botëve. Jepu shërim të shpejtë të plagosurve të tyre dhe ktheji shëndoshë e mirë në familjet e tyre, o Zot i botëve.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit dhe kujdestarit  të çështjeve tona, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, në atë që Do dhe je i Kënaqur, udhëzoje atë drejtë të mirës dhe devotshmërisë.

O Zot, jepi sukses atij, zëvendësit të tij dhe të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve  në atë që është lavdia e Islamit  dhe përmirësimi i muslimanëve, o Zoti i Botëve.

O Zot, shëro të sëmurët tanë, shpëto të sprovuarit tanë dhe mëshiro të vdekurit tanë, o Zoti i botëve.

O Zot, ndihmo vëllezërit tanë në Palestinë përballë tiranëve, pushtuesve të padrejtë. O Zot, pastro xhaminë e Aksasë nga pisllëku i hebrenjve uzurpatorë. O Zot, ruaj njerëzit tanë në Palestinë, shëro plagët e tyre, përshpejto fitoren e tyre, pakso pengesat e tyre, lehtëso shqetësimin e tyre, liro robërit e tyre, shëro të sëmurët e tyre dhe prano dëshmorë të vdekurit e tyre, o Zot i botëve. O Zot, bëj duatë tona të dëgjuara dhe lutjet tona të pranuara, o Bujar, o i Madhërishëm, o Mëshirues.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/reel/1463206211443273

Post Author: endrit