Shfrytëzimi i mirësive të dhjetë ditëve të para të Dhul Hixhes

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme      01-12-1445 H     07-06-2024 D 

Shejh Dr. Abdullah El Buajxhan         

Tema Shfrytëzimi i mirësive të dhjetë ditëve të para të Dhul Hixhes

Lavdërimet janë për Allahun që na ka drejtuar me Islam, na ka nderuar me besim, ka bërë obligim Haxhin, vizitën në shtëpinë e Tij të shenjtë, në Qabe, e ka bërë atë drejtim, kible dhe destinacion për zemrat e njerëzve. Drejt saj vijë besimtarët nga çdo anë e botës dhe në çdo vit. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e drejton Zoti  s’ka gjë që e humbet, e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.          

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij, Allahu e dërgoi me udhërrëfim dhe fenë e së Vërtetës, për ta ngritur atë më lart se të gjitha fetë, edhe nëse nuk e pëlqejnë idhujtarët. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

Vërtetë fjala më e mirë është fjala e Zotit, Kurani, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Çështjet më të këqija janë të sajuarat në fe, risitë, çdo shpikje, risi, është devijim, e çdo devijim, humbje e ka përfundimin në zjarr.

Adhurues të Zotit! Ju porosis që ti frikësoheni Allahut të Madhërishëm, sepse ajo është përgatitja më e mirë, dhe se bindja ndaj Tij është kërkesa dhe dëshira më e mirë.  “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!” (El-Hashr 18)

O ju njerëz! Vërtetë Allahu ka fllade mëshire prandaj ekspozohuni ndaj tyre, sezone mirësie prandaj kërkoni ato, kohë të veçanta prandaj kujdesuni ndaj tyre. Ato janë nisur drejt jush prandaj mikëpritini ato, kanë ardhur në mesin tuaj prandaj përfitoni prej tyre. Vërtetë ju jeni në dhjetë ditë e para të Dhul Hixhes, ditët më të mira të vitit. Allahu ka bashkuar në to nga të gjitha llojet e adhurimeve çfarë nuk bashkohen në ditë të tjera. Në këto ditë është namazi, Haxhi, lëmosha, sadakaja dhe agjërimi, dhe të tjera veç tyre nga veprat e mira. Allahu është betuar në këto ditë në Kuran dhe ka thënë: “  (Betohem) për shkrepjen e agimit dhe për dhjetë netët (e para të muajit Dhul Hixhxhe)!” (El-Fexhr 1-2) Nga Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nuk ka ditë në të cilat veprat e mira janë më të dashura tek Allahut se sa në këto ditë, ka për qëllim dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes.” I kanë thënë: “ O i dërguari i Allahut, as lufta në rrugë të Allahut?” Ka thënë: “ As lufta në rrugë të Allahut, përveç ai person që ka dalë në këtë rrugë, në luftë në rrugë të Allahut, me veten dhe pasurinë e tij, dhe nuk kthehet me asnjërën prej tyre, bie dëshmorë.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu. Nga Xhabiri, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ditët më të mira të kësaj bote janë dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes.” Hadithin e ka transmetuar Bezari.

LEXO  Shfrytëzojeni Ramazanin në mirësi dhe bamirësi

Adhurues të Zotit! Vërtetë Allahu ka dhuruar për ju sezone mirësie prandaj përfitoni prej tyre dhe fllade  drejtësie prandaj ekspozohuni ndaj tyre. Këto janë ditë të caktuara, të mbushura me mirësi dhe begati. Besimtarit i takon që të kujdeset që të përfitojë prej tyre dhe të mos humbasi orët e tyre. Prandaj përshpejtoni në vepra të mira para se të kalojnë afatet dhe merrini vetet tuaja në përgjegjësi, llogari, para se të merreni në llogari. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar thotë: “  Çfarëdo të mire që të bëni për shpirtin tuaj, do ta gjeni tek Allahu.” (El-Bekare 110) Sikurse thotë: “ Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit, të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit.  ” (Al ‘Imran 133-134)  

Adhurues të Zotit! Vërtetë nga adhurimet e preferuara, rekomanduara, Mustehab, dhe synetet e forta është dhe sakrifica, Kurbani, ajo është kafsha që theret gjatë festës së Kurban Bajramit. Ajo përmban mirënjohje për Allahun e Madhërishëm, zgjërim, të rriskut, për veten dhe fëmijët,  e ai është nga prej gëzimeve dhe momenteve të lumtura. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka nxitur, inkurajuar në të  dhe është kujdesur për ta bërë atë vepër. Ai bënte sakrificë, kurban për veten dhe njerëzit e familjes së tij. Kush dëshiron që të bëj sakrificë, kurban dhe kanë hyrë dhjetë ditët e Dhul Hixhes  le të mos marri, të mos shkurtojë gjë nga flokët dhe lëkura e tij gjë. Nga Umi Selemetu, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush ka një kurban për të bërë, sakrificë, kur të hynë hëna e Dhul Hixhes le të mos marri, shkurtojë gjë nga flokët e tij dhe as nga thonjtë e tij diçka deri sa ta therë kurbanin.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

O muslimanë! Dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes janë ditë Tesbihi, Madhërimi  dhe Përkujtimi i Allahut të Lartësuar. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ …dhe të përmendin Emrin e Allahut në ditët e caktuara…” (El-Haxhxh 28) Ndërsa nga Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nuk ka ditë më madhështore tek Allahu as më të dashura për Atë se veprat në to, se sa këto dhjetë ditë, Dhul Hixhes, prandaj shtoni në to nga Madhërimi, Njësimi, Përkujtimi dhe Lavdërimi.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi.

Adhurues të Zotit! Shtoni sa më shumë nga Madhërimi, Njësimi, Përkujtimi dhe Lavdërimi i Allahut të Lartësuar. Përmendeni Allahun se Ai ju përmendën ju, falënderojeni Atë se ua shton të mira. “ Vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Allahun që ka krijuar njeriut që ti bindet Atij dhe të meritojë kënaqësinë e Tij, e ka ndaluar atë nga mosbindja ndaj Tij që shkakton zemërimin dhe ndëshkim e Tij. “ Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.” (Ez-Zelzele 7-8)

LEXO  Zoti është mbrojtës i të shtypurve dhe poshtërues i arrogantëve

O ju njerëz! Vërtetë dy xhamitë e shenjta janë vendi më i mirë dhe më i rëndësishëm në sipërfaqen e tokës,  udhëtojnë drejtë tyre Haxhinjtë,  ata që bëjnë Umren dhe vizitorët nga të gjitha anët e tokës, për adhurimin e Allahut të Madhërishëm dhe plotësimin e ritualeve. Shërbimi për Haxhinjtë është mirësi e madhe, Zoti e ka bekuar me të mbretërinë e Arabisë Saudite, e cila është kujdesur shumë për Haxhinjtë e shtëpisë së shenjtë të Zotit, Qabes, në përgjigje të fjalës së Allahut të Madhërishëm që thotë: “  Kujtoni kur Ne e bëmë Qabenë vendgrumbullimi dhe sigurie për njerëzit, duke thënë “Bëjeni vendin e Ibrahimit si vendfaljeje!” Ne i urdhëruam Ibrahimin dhe Ismailin: “Pastrojeni Shtëpinë Time (Qabenë) për ata që e vizitojnë, që rrijnë aty për adhurim dhe që falen duke u përkulur dhe përulur!” (El-Bekare 125)

Vendet e shenjta nuk mbajnë mend  një numër kaq të madh të Haxhinjëve, atyre që kryejnë umren dhe vizitorëve gjatë historisë sikur numri i atyre që presin ato në këtë kohë, duke u ofruar atyre siguri, kujdes shëndetësor, lehtësim të shërbimeve, duke i ndihmuar ata të kryejnë ritualet dhe adhurimet, ofrimi i programeve të dijes, udhëzimeve, orientimit dhe ndërgjegjësimit, lehtësimin e procedurave të udhëtimit, transportimin nga vendet e tyre për udhëtimin e Haxhit, për t’u mundësuar plotësimin e ritualeve të tyre me të gjithë lehtësinë dhe sigurinë.  Allahun e Madhërishëm e lavdërojmë për sigurinë, qetësinë dhe stabilitetin që i ka dhuruar këtij vendi të bekuar. Sikurse lutemi për pushtetarëve të tij, udhëheqësit e vendit për përpjekjet që po bëjnë në shërbim të dy xhamive të shenjta dhe atyre që synojnë ti vizitojnë ato, nga Haxhinjtë, ata që bëjnë umren dhe vizitorët. Zoti e shpërbleftë me të mira kujdestarin e dy xhamive të shenjta dhe zëvendësin e tij për këto përpjekje madhështore dhe për çdo gjë që bëjnë në shërbim të dy xhamive të shenjta dhe atyre që synojnë vizitën e tyre. Zoti e shpërbleftë me të mira çdo njërin që është përgjegjës dhe kontribues në këto përpjekje nga ushtarët e sigurisë dhe njerëzit e shëndetësisë dhe nga të gjithë sektorët. Urime për të gjithë që kanë bërë përpjekje për të arritur këto rezultate në qytetin e shenjtë të Mekes së bekuar dhe në xhaminë e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Urime për ta nderi i shërbimit të Haxhinjëve.

Haxhinjë të shtëpisë së shenjtë të Zotit! Haxhi është portë madhështore nga portat e Islamit, Zoti e ka ligjëruar atë dhe ka madhëruar kohën dhe vendin e tij dhe ka thënë: “ Koha e haxhillëkut është në muaj të caktuar. Kush vendos të kryejë haxhillëkun, le të largohet nga marrëdhëniet (me gruan), grindjet dhe sharjet. Ndërkaq, çdo vepër të mirë që bëni, Allahu e di. Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria. Prandaj, kini frikë prej Meje, o njerëz të mençur!” (El-Bekare 197)

Adhurues të Zotit! Haxhi është një nga ritualet  madhështore të Islamit, me emër të tij, Zoti ka zbritur suren El-Haxh, dhe ka zbritur në të ajete, argumente të shumta. Haxhinjë të shtëpisë së shenjtë të Zotit, Qabes urime për ju ql ju ka udhëzuar Allahu në bindje ndaj Tij, në përpjekjen për përmbushjen e obligimit të Tij dhe t’i përgjigjeni thirrjes së Tij: “ Thuaj: “Me dhuntinë e Allahut dhe mëshirën e Tij – vetëm me këto le të gëzohen! Kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë.”( Junus 58) Urime që Zoti ju ka favorizuar, ju ka bërë Haxhin të lehtë dhe ju zgjodhi për të kryer një nga ritualet e Islamit. Urime për ju, do të qëndroni në vendet më të mira, në shtëpinë e shenjtë të Zotit, Qaben, dhe në vende të shenjta të Haxhit për të plotësuar ritualet e tij. Urime për ju, do të qëndroni në Arefat e Allahu do të mburret me ju tek Melaiket e Tij dhe ju thotë: “ Shikoni robërit e Mi, ka ardhur tek Unë të pakrehur, të çrregullt dhe të pluhurosur nga çdo anë e botës, dëshmoj, deklaroj para jush se Unë i kam falur ata.” Urime për ju, pasi po kryeni adhurime me të cilat fshihen gjynahet dhe shlyhen të këqijat, me të cilat ngriheni në gradë dhe pranohet lutjet. Prandaj, Haxhinjë të shtëpisë së Zotit, Qabes, shfrytëzoni mundësinë, përpiquni në plotësimin e ritualeve, përkushtohuni në adhurime, shmangini ato gjëra që ju humbin kohën, si shpërqendrimi, bisedat e kota dhe mosbindja ndaj Zotit: “Kush vendos të kryejë haxhillëkun, le të largohet nga marrëdhëniet (me gruan), grindjet dhe sharjet.” (El-Bekare 197)

LEXO  Ligjshmëria e Zotit në ndryshim të situatave

Bëni kujdes që në çdo vepër të keni qëllim të sinqertë, të ndiqni, pasoni dhe të mos shpikni diçka të re, Allahu nuk adhurohet vetëm se me atë që është shpjeguar nga goja e të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe sipas metodës së legjislacionit Islam. Kush bën një vepër që nuk është sipas urdhërimit të dërguarit tonë, Muhamedit,  paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ajo vepër është e refuzuar, dhe Zoti nuk do të pranojë një vepër që përmban qoftë dhe një grimcë politeizmi, idhujtarie.  Allahu, në hadith Kud’si, thotë: “ Unë jam më i panevojshmi për ortak. Prandaj kush punon një punë duke më shoqëruar ortak, Unë do e lë atë dhe ortakun e tij.” Adhurues të Zoti, frikësojuni Allahut, mos i bëni Atij shok diçka në adhurim.

Haxhinjë të shtëpisë së shenjtë të Zotit, Qabes! Respektoni organizimin dhe udhëzimet që ndihmojnë në përmirësimin e performancës së shërbimeve dhe që lehtësojnë procedurat për ju. Tregohuni të duruar, shmangni shkeljet dhe respektoni direktivat e lëshuara nga autoritetet përkatëse. Zoti ju ruajte, qofshi nën kujdesin dhe mbrojtjen e Tij. Zoti pranoftë bindjen tuaj,  ju mundësoftë të ktheheni në familjet tuaja shëndosh e mirë dhe fitimtarë.

O Zot, prano nga Haxhinjtë e shtëpisë Tënde të shenjtë, Qabeja,  Haxhin e tyre.

O Zot, bëj Haxhin e tyre Mebrura, të pranuar, përpjekjet e tyre të shpërblyera dhe gjynahet e tyre të falura.

O Zot, jepu atyre siguri dhe paqe, ktheji në shtëpitë e tyre shëndoshë e mirë dhe fitimtarë,  shkruaj sevap dhe shpërblim të madh për këdo që kontribuoi në shërbimin e tyre dhe u përpoq për rehatinë e tyre, o Zot i botëve.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, ndihmo robërit e Tu besimtarë.

O Zot, bëj këtë vend të paqtë dhe të sigurt si dhe të gjitha vendet  muslimane.

O Zot, jepi sukses nga suksesi Yt kujdestarit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, mbështete atë me mbështetjen Tënde dhe lartëso me të fenë Tënde, furnizoje atë me shëndet të plotë, o Zoti i botëve.

O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në atë që Ti do dhe je i kënaqur, o Ti që i dëgjon lutjet.

O Zot, shpërbleji ata me shpërblimet më të mira për atë që ofrojnë në shërbim të Haxhilerëve dhe për  lehtësimin e ritualet të tyre, o Zot i botëve.

O Zot, të lutemi të jesh me njerëzit tanë në Palestinë. O Zot, të lutemi të jesh për njerëzit tanë në Palestinë Mbrojtës dhe Ndihmues, Mbështetës dhe Shpërblyes. O Zot, lehtësua atyre vështirësitë,  largo nga ata fatkeqësinë, ruaj nderin dhe gjakun e tyre.

O Zot, shëro të sëmurët e tyre, përmirëso gjendjen e tyre, prano të vdekurit e tyre nga dëshmorët.

O Zot, ndihmoi ata përballë jehudëve të padrejtë, shtypësit agresorë dhe pushtues, o i Fortë, o i Plotfuqishëm.

 “Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit).” (El-Bekare 201)

“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)

“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)

O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/779949504288341

Post Author: endrit