Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 25-04-1447 H 17-10-2025 D
Shejh Salih Ibn Abdullah Ibn Humejd
Tema Surja Kehf: Mësime dhe porosi
Lavdërimet janë për Zotin, nuk ka askush që mund ta ndalojë atë që Ai ka dhënë, dhe nuk ka kush ta dhurojë atë që Ai ka marrë. Zotin e Madhërishëm e lavdëroj, bindja ndaj Tij është arritja më e mirë, Atë e falënderoj për bekimet dhe dhuratat e Tij të shumta dhe çdo e mirë pritet prej Tij.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhur nga prejardhja më fisnike. Paqja, bekimi dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjarët dhe shokët e tij që arritën gradat më të larta, mbi tabi’inët dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira, atyre u dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.
Në vijim
O ju njerëz! Porosis ju dhe veten time për devotshmëri, të kemi frikë Allahun. Zoti ju mëshiroftë, frikësojuni Allahut, dhe meditoni rreth një robi të suksesshëm të Zotit, i cili jeton në një mirësi që nuk e ka kërkuar dhe është i shpëtuar nga e keqja që nuk e kishte frikë. Atij kjo gjë i është caktuar, dhënë, pas suksesit të dhuruar nga Zoti, për shkak të lutjes së një robi të drejtë që ai nuk e njihte, ndihmës së një personi të pikëlluar që ai nuk e përmendi, lehtësimit të vështirësisë së një vëllai që ai nuk e dinte, dhe kjo shoqërohet me një vepër të mirë të fshehur që ai nuk e tregoi. “Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë.” (En-Nahl 97)
O ju muslimanë!
Histori madhështore, e mrekullueshme dhe e bekuar në Librin e Zotit, Kuran, nga historitë e njerëzve të besimit dhe monoteizmit në një kohë të largët. Ata ishin njerëz të vendosur, të cilët me fenë e tyre u larguat nga fitnet, sprovat. Zoti i shpëtoi dhe u siguroi atyre mjetet e mbrojtjes, nderit dhe dinjitetit. Kërkuan strehim tek Zoti i tyre e Ai i strehoi ata, caktoi për ta ngritje dhe përfundim të mirë, dhe u dhuroi gjuhën e përkujtimit në këtë botë dhe në botën Tjetër, Ahiret. Ajo është histori e mrekullueshme, përmban mësime dhe parime morale që na kërkojnë të ndalemi dhe të reflektojmë mbi to. Ajo është historia e banorëve të Shpellës dhe Rakimit, (mund të jetë emri i një lumi pranë shpellës).
O ju muslimanë! Nëse historia e banorëve të Shpellës dhe Rakimit është e mrekullueshme, ka diçka edhe më të mrekullueshme se ajo, që janë shenjat e Zotit në horizonte dhe në shpirtra, krijimi i qiejve dhe i tokës, ndërrimi i natës dhe i ditës, shenjat, argumentat në male dhe në dete, pa përmendur botën e padukshme dhe sekretet që ajo përmban.
Ibn Kethiri, Zoti e mëshiroftë, thotë: “ Çështja e tyre, d.m.th. e banorëve të shpellës, çështja e tyre nuk është çudi në fuqinë dhe pushtetin Tonë. Krijimi i qiejve dhe i tokës, ndërrimi i natës dhe i ditës, nënshtrimi i diellit, hënës dhe planetëve, dhe shenja të tjera të mëdha që tregojnë forcë, fuqinë e Zotit të Plotfuqishëm, se Ai është i aftë për çdo gjë që dëshiron, dhe se asgjë nuk është përtej fuqisë së Tij, janë më të mrekullueshme se historia e banorëve të Shpellës.”
Muhamed Ibn Ishaku thotë: “Ajo çfarë u kam paraqitur njerëzve nga argumentet janë më të mrekullueshme se rasti i banorëve të Shpellës dhe Rakimit.” Ndërsa Muxhahidi ka thënë: “Nga argumentet tona kishte nga ato që janë më të mrekullueshme se kaq.”
Bijtë e Izraelit u mrekulluan, mahnitën nga krijimi i Isait, paqja e Zotit qoftë mbi të, dhe anashkaluan, harruan, krijimin e babait të tyre, Ademit, paqja e Zotit qoftë mbi të. “ Vallë, a mendon ti se banorët e Shpellës dhe Rakimit ishin një çudi nga mrekullitë Tona?” (El-Kehf 9)
Adhurues të Zotit! Për këtë arsye, interesi i tepërt për gjëra të çuditshme, mrekulli dhe gjëra të rralla, largimi nga meditimi në shenjat e Zotit dhe krijimet e Tij të mëdha dhe në atë që është në duart e tij, para tij, nuk është shqetësimi i atyre që kanë mend.
O ju muslimanë! Nga mësimet e kësaj sureje fisnike, në historitë dhe ngjarjet e saj në përgjithësi, dhe në historinë e banorëve të Shpellës dhe të Rakimit, në veçanti, ajo që është e dukshme nga marrëdhëni e madhe në mes besimit dhe mirëbesimit, në mes marrjes në konsiderarë të shkaqeve dhe besimit në të padukshmen dhe marrjes në konsideratë të pamjes së jashtme dhe gjërave materiale.
Historia e banorëve të Shpellës dhe Rakimit është shenjë nga shenjat e Zotit, kombinim i kauzave dhe besimit janë rregulla të hartuara mirë: Nga një shpellë dhe hapësira e saj brenda, një diell që anohet djathtas dhe majtas, sy të hapur, frikë në fytyra, fitore përmes tmerrit, rrotullim trupash dhe qen me këmbët e para në hyrje të shpellës. Prandaj, lavdërimi i takon Zotit të Plotfuqishëm, të Urtit, të Gjithëdijshmit. “Ti (o Muhamed) do ta kishe parë Diellin kur lindte, se si anohej nga e djathta e shpellës së tyre dhe, kur perëndonte, ata i linte në anën e majtë, ndërkohë që ata gjendeshin në mesin e saj. Kjo është nga shenjat e Allahut. Sa për atë, që Allahu e udhëzon në rrugë të drejtë, pikërisht ai është i udhëzuari. E sa për atë, që Ai e lë në humbje, ti, me siguri, nuk do të mund t’i gjesh mbrojtës që ta udhëzojë. Dhe (po të kishe qenë atje), do të mendoje se ata ishin zgjuar, por ata ishin në gjumë. Ne i rrotullonim ata herë në krah të djathtë e herë në të majtë, kurse qeni i tyre rrinte shtrirë me dy këmbët e para në hyrje të shpellës. Sikur t’i kishe parë, ti do të ikje nga ata dhe do të të kaplonte frika.” (El-Kehf 17-18)
O ju vëllezër! Nga mësimet në këtë histori të bekuar është ndryshimi në mes të besimit të vërtetë në Zot, Krijuesit dhe Menaxhuesit të universit, besimit në të padukshmen, në ringjallje dhe Jetën e Përtejme, Ahiret, dhe në mes të mbështetjes në gjëra materiale abstrakte dhe nxitimit drejt kënaqësisë së shpejtë dhe përfitimit material të përkohshëm. Larg të vërtetave të besimit dhe dritave të profetësisë, dhe humbjes së ekuilibrit në mes dijes, arsyes, moralit dhe standardeve të drejtësisë. “Dhe kështu, Ne bëmë që ata të zbuloheshin, me qëllim që të dihej se premtimi i Allahut është i vërtetë dhe, që të mos ketë asnjë dyshim për Orën (e Kiametit, se ajo do të vijë).” (El-Kehf 21)
Materialistët i kushtojnë vëmendje vetëm shqisave, vëzhgimit, përvojës dhe përfitimit të menjëhershëm, si dhe lidhjes së tyre me jetën e kësaj bote, me zbukurimet e saj dhe lavdërimi i saj, dhe duke nënçmuar e përçmuar atë që bie ndesh ose i kundërvihet asaj në vlera, moral dhe ideale.
Kjo është konkurrencë dhe konflikt mbi gjëra thjeshta materiale dhe ekzagjerim në mbështetjen në shkaqe. “Mos dëgjo atë zemrën e të cilit ia kemi lënë mospërfillëse ndaj përmendjes Sonë e, që shkon pas dëshirave, duke shkelur çdo kufi në veprimet e veta. Dhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj. Prandaj kush të dojë, le të besojë e kush të dojë, le të mohojë!” (El-Kehf 28-29)
Zoti, nëpërmjet besimit dhe sinqeritetit të tyre, u ka mundësuar rritjen në udhëzim dhe lidhje të fortë në zemrat e tyre, u ka dhënë forcë nga Ai, me të cilën ka sjellë qetësi në zemrat e tyre, siguri dhe kënaqësi në shpirtrat e tyre. Ky është furnizimi i atyre që drejtohen për tek Zoti dhe përpiqen në rrugën e Tij. Kush largohet me fenë e tij, për të ruajtur fenë e tij, Zoti do ta mbajë të sigurt. Kush kërkon mirëqenie, Zoti do t’i japë atij mirëqenie. Kush kërkon strehim tek Zoti, Ai do t’i japë strehim. Kush duron vështirësi në rrugën e Zotit, Ai do ta ndihmojë atë, dhe rezultati i çështjes së tij do të jetë nderi dhe lartësimi në këtë botë dhe në botën Tjetër, Ahiret. “Sa për atë, që Allahu e udhëzon në rrugë të drejtë, pikërisht ai është i udhëzuari. E sa për atë, që Ai e lë në humbje, ti, me siguri, nuk do të mund t’i gjesh mbrojtës që ta udhëzojë.”(El-Kehf 17)
Adhurues të Zotit! Nga arsyet për të arritur udhëzimin janë lutja, përulësia, kthimi tek Zoti, të qenit i zellshëm për të bërë vepra të mira të shoqëruara me sinqeritet dhe të ulurit, të qëndruarit me njerëz të drejtë. “O Zoti ynë, na jep mëshirë nga ana Jote dhe përgatitna për sjellje të drejtë!”(El-Kehf 10)
O muslimanë! Fokusi i monoteizmit, besimit në Një Zot, që është vërtetimi dhe vendosja e tij, dhe shpjegimi i asaj që e kundërshton atë, që është politeizmi dhe mjetet e tij, është i qartë në këtë histori të bekuar. Qëndrueshmëria në besim dhe vendosmëria në udhëzim është bekim, mirësi dhe sukses nga Zoti. “Ne i forcuam zemrat e tyre, kur u ngritën e thanë: “Zoti ynë është Zoti i qiejve dhe i Tokës. Ne nuk do t’i lutemi asnjë zoti tjetër, përveç Tij, sepse atëherë do të thoshim një gënjeshtër të madhe.”(El-Kehf 14) Prandaj, kush i përmbahet Njëshmërisë së Zotit, është i sinqertë në adhurimin e tij dhe refuzon politeizmin, bidatet dhe gjynahet, Zoti do ta mbrojë, do ta ruajë dhe do ta bëjë të palëkundur në këtë rrugë. “Ky populli ynë ka zgjedhur në vend të Tij zota të tjerë, ndonëse ata nuk u sjellin dot asnjë provë të qartë. E kush është keqbërës më i madh, se ai që trillon gënjeshtra për Allahun?” (El-Kehf 15) Ndërsa paralajmërim kundër politeizmit dhe mjeteve, rrugëve të tij, ka ardhur fjala e Tij, Zotit të Madhërishëm: “ …disa thoshin: “Ndërtojini atyre (në hyrje të shpellës) një ndërtesë! Zoti i tyre i njeh më mirë ata”. Ata që e fituan çështjen e tyre, thanë: “Ne do të ndërtojmë një faltore mbi ta.”(El-Kehf 21) Ndërtimi mbi varret e profetëve dhe njerëzve të drejtë, të mirë, dhe shndërrimi i tyre në xhami, nuk është pjesë e fesë dhe as pjesë nga suneti, tradita e të dërguarve. Përkundrazi, është politeizëm ose një mjet për politeizëm. Kjo sepse ndërtimi mbi to dhe përkushtimi ndaj tyre çon në ekzagjerim në rangun e banorëve të tyre dhe në përkushtimin ndaj tyre të formave të ndryshme të adhurimit, siç janë lutja, kërkimi i ndihmës, tavafi, ecja rreth e qark tyre, therja, sakrifica, frika, shpresa, festat para Islame, forma dhe mjete të tjera të adhurimit. E gjithë kjo është e drejtë vetëm e Allahut, pa partner ose shok në adhurim.
O muslimanë! Nga mësimet e këtyre të rinjve të bekuar është se ata ishin të bashkuar në zemrat e tyre, në bashkëpunim dhe harmoni, zemra, në të cilat u zhdukën manifestimet e individualizmit, dhe simptomat e mosmarrëveshjeve dhe përçarjeve. Ajetet Kuranore erdhën për ta sqaruar këtë dhe për ta nxjerrë në pah në një mënyrë të mrekullueshme: “…gjeni strehë në shpellë…(El-Kehf 16) “…kur u ngritën e thanë…” (El-Kehf 14) “…Dërgoni njërin prej jush në qytet…”(El-Kehf 19) “Me të vërtetë, nëse ju zbulojnë…”(El-Kehf 20) Ata as nuk u ndanë e as nuk u grindën, zemrat e tyre ishin të qarta, shpirtrat e tyre ishin të pastër, qëllimi ishte i qartë, metoda ishte e drejtë dhe përpjekjet ishin të drejtuara drejt kërkimit të së vërtetës. Kush shoqërohet me të mirët do të përfitojë nga mirësia e tyre, dhe kush shoqërohet me të ligjtë do të përfitojë nga e keqja e tyre. Kush shoqërohet me ata që ankohen dhe fajësojnë do të preket prej tyre, dhe kush jeton me optimistët do të mbërthehet nga lumturia e tyre. “Dhe qëndro me ata që i luten Zotit të vet në mëngjes dhe mbrëmje, duke dëshiruar Fytyrën (kënaqësinë) e Tij dhe mos i shmang sytë nga ata (tek të tjerët)…” (El-Kehf 28) Ata u bënë grup, të bashkuar, një dorë e vetme, vëllezër të vërtetë dhe ranë dakord për të njëjtën fjalë.
O ju vëllezër! Mësim i mrekullueshëm dhe udhëzim i shkëlqyer vjen në lidhje me përfshirjen në gjëra të padobishme që nuk janë të rëndësishme për fenë dhe as për interesat e kësaj bote. Këta të rinj të drejtë thanë kur u pyetën për kohëzgjatjen e gjumit të tyre: “Disa thanë: “Zoti juaj e di më mirë se sa keni ndenjur.” (El-Kehf 19) Në një pjesë tjetër të të njëjtit mësim, i njëjti udhëzim erdhi kur kishte një ndryshim mendimesh në lidhje me numrin e Njerëzve të Shpellës, dhe udhëzimi hyjnor ishte: “ Thuaj (o Muhamed): “Zoti im e di më mirë numrin e tyre. Vetëm pak veta dinë diçka rreth tyre.”. Dhe mos polemizo rreth tyre, përveçse në mënyrë të përciptë dhe për ata mos pyet askënd!” (El-Kehf 22)
Çështje të tilla nuk duhen diskutuar, debatuar ose dialoguar, përveçse me prova të qarta të bazuara në dije, jo në injorancë, në siguri, jo në dyshim dhe në bindje, jo në hamendsime, të cilat humbin kohë dhe prishin zemrat. “ Thuaj (o Muhamed): “Zoti im e di më mirë numrin e tyre.”(El-Kehf 22) Prandaj, njeriu duhet të merret vetëm me çështje të rëndësishme dhe të dobishme nga dituria dhe veprat.
Sikurse Ai nuk përmend veshjen, ushqimin, pijen, pamjen, karakteristikat, pasurinë e tyre, të cilat nuk kanë asnjë dobi nëse merren me to.
O ju muslimanë! Historia përmban shumë mësime rreth të qenit i kujdesshëm për të kërkuar atë që është e ligjshme, e mirë dhe e dobishme. “…e le të shikojë se cili ushqim është më i pastër.” (El-Kehf 19) Sikurse kërkimi i ndihmës në përmbushjen e nevojave bëhet me fshehtësi dhe mirësi: “ …le të sillet mirë dhe askush të mos marrë vesh për ju.” (El-Kehf 19) Si dhe ndalimi i referimit të njerëzve të tjerë përveç atyre me njohuri dhe ekspertizë, ose i pyetjes së dikujt që nuk është i kualifikuar për të dhënë fetva. “…dhe për ata mos pyet askënd!” (El-Kehf 22) Në të kundërt, kërkohet kërkime, njohuri dhe studime. “Kështu pra, Ne i zgjuam që të pyesnin njëri-tjetrin.”(El-Kehf 19)
Në vijim
Zoti ju mëshiroftë! Banorët e Shpellës dhe Rakimit janë të rinj, kujtimi i të cilëve u përjetësua nga Allahu nëpërmjet besimit, vërtetësisë dhe drejtësisë së tyre. Pasi që Zoti i udhëzoi, ata iu nënshtruan urdhrit të Tij. Ata dhe bashkë me ta ishin shembuj të drejtë të robërve të Zotit, që janë përmendur në kërë sure fisnike, nga të cilën nuk është përmendur emri i tyre, as koha, as vendi dhe as numëri i tyre, siç është robi i drejtë të cilin e ndoqi Musai, paqja e Zotit qoftë mbi të, babai i drejtë, babai i dy djemve, dhe Dhulkarnejni, të cilit iu dha një arsye për gjithçka. Monoteizëm i pastër, besimi në Një Zot, vepra të mira, arritje dhe suksese që nuk i përkasin zbukurimeve dhe zbukurimeve të jetës së kësaj bote. Kjo është një përjetësi fisnike e panjohur për ata që kapen pas zbukurimeve të famës dhe të popullaritetit.
Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “Ne po ta tregojmë ty historinë e tyre sipas së vërtetës. Ata ishin djelmosha që besonin në Zotin e tyre dhe Ne i forcuam në rrugën e drejtë.” (El-Kehf 13)
Zoti na bëftë dobi me udhëzimet e librit të Tij, Kuranin Famëlartë, dhe me synetin e të dërguarit të Tij, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Zotit i kërkoj falje për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin! Lavdërimet janë për Zotin, Ai është i denjë për lavdërime, Ai është i Lartësuar, i Shenjtë dhe i Fuqishëm për të bërë çdo gjë. Zotin e Madhërishëm e falenderoj që na ka dhuruar shumë dhe ka pranuar të lehtën.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai është shumë larg çdo ngjashmërie ose barazie, asgjë nuk i përngjanë Atij, Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha. Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij, sjellësi i lajmit të mirë, përgëzuesi, paralajmëruesi dhe pishtari ndriçues. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, njerëzit serioz, puntor dhe bujarë, mbi ata që nxitojnë të bëjnë vepra të mira pa u vonuar ose pa neglizhencë, mbi tabi’inët dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira, lutje, përshëndetje dhe bekime të vazhdueshme dhe të shumëfishta.
Në vijim
O muslimanë! Kjo histori e mrekullueshme ngulitet në zemrën e besimtarit veçanërisht në kohë krize dhe vështirësie, sepse robi është i dobët në vetvete, por i fortë me Zotin e tij, dhe se suksesi është dhuratë dhe favor nga Zoti. Robi në besimin dhe veprat e tij të mira ka dy pozicione: Një pozicion pune dhe fitimi, dhe një pozicion dhurate dhe suksesi nga Zoti. Pozicioni i punës dhe fitimit janë veprimet që kryen dhe situatat që ai kalon. Në fjalën e Zotit të Plotëfuqishëm që thotë: “ Ata ishin djelmosha që besonin në Zotin e tyre…” (El-Kehf 13) Ky është vendi i punës dhe i fitimit, ndërsa në thënia e Tij: “…dhe Ne i forcuam në rrugën e drejtë.” (El-Kehf 13) kjo është gjendja e dhuratës dhe suksesit. Kush beson në Zot dhe i drejtohet Atij, Zoti do ta udhëzojë zemrën e tij dhe do ta afrojë pranë Vetes. Sikurse Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Ai ia udhëzon zemrën kujtdo që i beson Atij.” (Et-Tegabun 11) Zoti i Madhërishëm thotë: “ Vërtet, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Zoti i tyre do t’i udhëzojë në rrugë të drejtë, për shkak të besimit të tyre.” (Junus 9)
Ngjashëm me këtë është dhe fjala që Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë për këta të rinj të bekuar: “Ne i forcuam zemrat e tyre, kur u ngritën e thanë: “Zoti ynë është Zoti i qiejve dhe i Tokës.”(El-Kehf 14) Qëndrimi dhe thënia e tyre ishte: “ Zoti ynë është Zoti i qiejve dhe i Tokës.”(El-Kehf 14) vend pune dhe fitimi, ndërsa lidhja me zemrat e tyre është gjendje dhurate dhe suksesi.
Ndërsa fjala e Zotit të Plotëfuqishëm: “…gjeni strehë në shpellë: Zoti juaj do t’ju mbulojë me mëshirën e Tij…” (El-Kehf 16) strehimi në shpellë është një akt, vepër, ndërsa përhapja e mëshirës nga Zoti Bujar është një bekim prej Tij.
O adhurues të Zotit! Kini frikë Zotin dhe dijeni se kushdo që mëson përmendësh dhjetë ajete nga fillimi i Sures Kehf do të mbrohet nga Dexhali. Këtë e ka transmetuar Muslimi, Ebu Davudi dhe Nesaiu, nga hadithet e Ebu Derdasë, Zoti qoftë i kënaqur me të, nga i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Ndërsa në tekst nga Ahmedi dhe Muslimi ka ardhur: “Kush lexon dhjetë ajetet e fundit të sures Kehf.”
Ndërsa Nesaiu transmeton nga Thu’bani, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush lexon dhjetë ajetet e fundit të Sures Kehf, këto ajete do të bëhen mbrojtje për të nga Dexhali.” “Kush lexon suren Kehf në ditën e xhuma, do të ndriçohet me dritë midis dy xhumave.” Hadithin e ka transmetuar Hakimi dhe Bejhakiu, i cili ka thënë: Ky është hadith me zinxhir transmetimi të saktë, ndërsa Shejh Albani e ka konsideruar hadith të saktë.
Lutuni dhe përshëndeteni mëshirën e dhuruar, mirësinë e dhënë, të dërguarin tuaj, Muhamedin, të dërguarin e Zotit, për këtë ju ka urdhëruar Zoti juaj, Allahu i Madhërishëm dhe i Gjithëdijshëm ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë Muhamedin, familjen, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij.
O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij, me tabi’inë, me ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit, dhe me ne së bashku me ta, me Faljen, Bujarinë dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi Bujar.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë dhe idhujtarët, mbro ndjekësit e fesë, ndihmo robërit e Tu besimtarë, mposht tiranët, ateistët dhe të gjithë armiqtë e tjerë të umetit dhe fesë.
O Zot, ndihmo fenë dhe librin Tënd, sunetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe të gjithë robërit e Tu të drejtë.
O Zot, na jep siguri në vendin tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona, bëj udhëheqjen tonë në duart e atyre që të frikësohen, janë të devotshëm ndaj Teje dhe që kërkojnë kënaqësinë Tënde, o Zot i botëve.
O Zot, mbështete me të vërtetën, me sukses dhe me drejtësi udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta. Jepi sukses atij në atë që do dhe je kënaqur, udhëzoje atë në drejtësi dhe devotshmëri, furnizoje atë me mbështetës të mirë që e udhëzojnë drejt së mirës dhe ndihmoje ta arrijë atë, ndero me të fenë Tënde, lartëso me të fjalën Tënde, bëje atë ndihmë për Islamin dhe muslimanët, bashko me të fjalën e muslimanëve në të vërtetën dhe në udhëzim, o Zoti i botëve.
O Zot, jepi sukses atij, zëvendësit të tij, vëllezërve dhe ndihmësve të tyre, në atë që është e vërteta dhe udhëzimi, dhe në atë që është në të mirë të vendit dhe popullit. O Zot, jepu sukses kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve që të punojnë me Librin Tënd, dhe me synetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, bëji ata mëshirë për njerëzit e tyre.
O Zot, ndihmo vëllezërit tanë në Palestinë. O Zot, bëhu për ta kujdestarë dhe mbështetës, ndihmës dhe mbrojtës. O Zot, merr nën kujdesin Tënd çështjet e tyre, bashko forcat e tyre dhe ndihmoi ata kundër armikut Tënd dhe armikut të tyre. O Zot, ata janë të dobët prandaj forcoi. O Zot, forco vendosmërinë e tyre dhe jepu fitore vendimtare, të qartë.
O Zot, Zbritësi i librit, Kuranit, Lëvizës i reve dhe Mposhtësi i grupacioneve, mposht hebrenjtë tiranë, të padrejtë dhe pushtues. O Zot, ata kanë bërë padrejtësi, kanë sjellë shkatërrime dhe devijuan. O Zot, kthe komplotet e tyre kundër tyre dhe bëj rrethi i së keqes të bjerë mbi ta, o i Fortë, o i Plotfuqishëm.
O Zot, na ruaj nga e keqja e të këqijve, kurthet e të pa feve dhe nga e keqja e atyre që këpusin rrugën natën dhe ditën.
O Zot, na udhëzo drejt pendimit dhe keqardhjes, na hap portat e pranimit dhe përgjigjes. O Zot, prano adhurimet dhe lutjet tona, përmirëso veprat tona, shlyej nga ne gjynahet tona, prano pendimin tonë, na fal dhe ki mëshirë për ne, me të vërtetë Ti je Falës i Madh, Mëshirëplotë.
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)
“Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju,
Falenderojeni Atë për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.
Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe.
Allahu është i Ditur për çfarë veproni.
Afrim Smakaj