Nga shkaqet e lumturisë bashkëshortore dhe të një jete të lumtur

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme       06-01-1446 H     12-07-2024 D 

Shejh Abdul Bari  Ibn Avad Eth-Thubejti 

Tema  Nga shkaqet e lumturisë bashkëshortore dhe të një jete të lumtur

Lavdërimet janë për Allahun i Cili thotë: “ Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë.” (Er-Rum 21)

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, i Cili ka thënë: “ se Ai krijon çiftet, mashkull e femër.” (En-Nexhm 45)

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i cili ka thënë: Më i miri nga ju është ai që është më i mirë për familjen e tij, ndërsa unë jam më i miri nga ju për familjen time.” Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe mbi shokët e tij.

Në vijim

Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Zotin,  sepse ajo është përgatitja më e mirë në këtë botë dhe në botën Tjetër, Ahiret. Nga ato që kënaqin zemrën dhe gëzojnë shpirtin janë rastet e martesave në të cilat lidhin kurorë një i ri me një të re me një lidhje të fortë dhe lidhje legjitime, fetare. Për të ndërtuar kështu një familje dhe për të krijuar  një bllok që forcon shoqërinë dhe ngrenë shtyllat e kombit, çfarë na mbushën me shpresë, optimizëm dhe aspirata për një jetë të lumtur. Lidhje nga e cila dalin pasardhës të mirë që rriten në një atmosferë të qetë dhe paqësore të ushqyer nga dashuria dhe dhembshuria. E ajo çfarë rritën lumturinë dhe thellon stabilitetin në martesë, që është nga qëllimet më madhështore nga qëllimet e kurorëzimit martesorë, është të kuptuarit e të drejtave, detyrave dhe kufijtë e përgjegjësive midis bashkëshortëve. Martesa është kënaqësi dhe adhurim madhështor për ata që ka për qëllim vlerat e saj. Nga ky këndvështrim, shtëpia që shkëlqen nga besimi, imani, e mbulon feja, ndriçohet me bindje ndaj Zotit dhe ndërtohet me legjislacion sikurse duhet, ajo shtëpi, me lejen e Zotit të saj, do të prodhojë filiza  të mirë, qoftë dhe pas një kohe. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ (Ata ishin) pasardhës të njëri – tjetrit. Allahu dëgjon dhe di çdo gjë.” (Al ‘Imran 34)

Islami e ka shpjeguar se si hynë begatia në shtëpitë e bashkëshortëve, nga djemtë dhe vajzat. E nëse vjen begatia në familje dhe në jetë aty vjen mirësia dhe zmbrapset shejtani.  Begatia nga Allahu vjen tek robi dhe familja përmes leximit të Kurani, përjetimi i përmendjes së Zotit të Madhërishëm dhe namazit.  I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nëse njeriu hynë në shtëpinë e tij dhe përmendën Allahun në momentin e hyrjes së tij në të, shtëpi, dhe në momentet e ngrënies së ushqimit të tij, shejtani ka thënë, për ushtarët e tij, këtu nuk ka vend strehim dhe darkë, ushqim për ju.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi. Ka thënë: “ Lexoni suren Bekare, sepse leximi i saj është begati dhe lënia, mos leximi i saj është keqardhje Atë sure, nuk mund ta përballojnë as magjistarët.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi. Ka thënë: “ Falni namazin në shtëpitë tuaja dhe mos i ktheni ato si varreza për ju.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Kur të hyni në shtëpi, të përshëndetni njëri-tjetrin me përshëndetje të mirë e të bukur nga Allahu.” (En-Nur 61) Kurani e ka vizatuar një rregull Kuranor që ngrihet me norma dhe moral, afron shpirtrat dhe bashkëshortët dhe që forcon ndjenjat e dashurisë, e ajo është të sjellit mirë në mes tyre, bashkëshortëve, për të qenë një rregull jetësor dhe një qasje për të përballuar jetën bashkëshortore. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Jetoni e silluni mirë me to!” (En-Nisa’ 19) Që do të thotë që çdo njëri prej jush të sillet mirë me tjetrin. Sjellja e mirë është: Të trajtuarit e mirë janë: Fjala e mirë, të trajtuarit e mirë, bujaria në shpenzim, buzëqeshja e vazhdueshme, të qenit  i butë, sjellja e lumturisë, falja dhe tolerimi, vetëkontrolli,  përmbajtja e zemërimit, të larguarit nga armiqësia dhe të pajtuarit në rast mosmarrëveshjesh. E nga sjelljet dhe të trajtuarit e mirë janë:  Ruajtja e sekreteve, mbulimi i dallimeve të cilat as nuk përhapen dhe nuk hetohen, të qëndruarit larg të spiunuarit e njëri-tjetrit dhe të penguarit e çdo gjëje që të çon në këtë pikë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “    Mos e spiunoni…” (El-Huxhurat 12) Që do të thotë mos e zbuloni atë që Allahu e ka mbuluar, duke gjurmuar të metat dhe duke zbuluar atë që është e fshehur. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Unë nuk jam urdhëruat që të gërmoj në zemrat e njerëzve dhe as që të hapi barqet e tyre.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi.

LEXO  Porosi që umeti të mos jetë si llumi i përroit

Mosbesimi është një nga plagët e jetës bashkëshortore që shpie në akuza pa prova, ku dyshimet dhe iluzionet kthejnë dashurinë në urrejtje. Nga metodat e sofistikuara në trajtim është të mësuarit e artit të injorimit, të mos ndalesh në detajet e çështjeve të vogla, të shmangësh çështjet e parëndësishme dhe gjurmimin e gabimeve.

Jeta bashkëshortore përballet me disa sfida  dhe mosmarrëveshje që i prishin qetësinë e saj. Por njerëzit e mençur,  nga bashkëshortët, të rinjtë dhe të rejat, ulen në tavolinën e dialogut, hedhin poshtë, lënë mënjanë problemet, u japin përparësi interesave të stabilitetit të familjes dhe mbijetesës së saj. Ata janë të lirë nga mundimet e vetëve të tyre. Duhet theksuar se kokëfortësia dhe sfida janë tekat e shejtanit për shkatërrimin e strukturës së familjes. Asnjë njeri nuk mund jetë pa të meta dhe mangësi, por nëse bashkëshortët sillen me mençuri, ata i korrigjojnë të metat në mënyrën më të mirë, me fjalë të mira dhe me moral të lartë. Insinuata, jo deklarata ose fyerja janë më afër pranimit  me shprehje lavdërimi dhe ringjallje të ndjenjave të miqësisë.

Nga ato që kërcënon jetën bashkëshortore janë krahasimet në karakter, pamje, dhe ballafaqimi me atë që shihet përmes rrjeteve sociale. Kështu gruaja bëhet e përbuzur në sytë e burrit të saj dhe burri zvogëlohet në zemrën e bashkëshortes së tij. Për këtë arsye duhet që ti frikësohemi Allahut në të punuarit me këto mjete komunikimi dhe të ngrihemi mbi tronditje e tyre, të pranuarit  dhe kënaqësia e bashkëshortëve  me atë që ka dhënë Allahu, mirënjohje, falënderim për atë mirësi dhe në ruajtje të integritetit të familjes. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “  Në qoftë se ato nuk ju pëlqejnë (atëherë duroni sepse), është e mundur që juve të mos ju pëlqejë diçka, por që Allahu t’ju sjellë nëpërmjet saj shumë të mira.” (En-Nisa’19) E kuptimi vlen dhe për gruan gjithashtu.

LEXO  Ndërgjegjja në Islam - Medina 12.06.2020

Pa tjetër që një dhuratë e këndshme dhe surprizë e këndshme përtërinë ngrohtësinë e jetës, ngjallin ndjenja të ndenjura, ringjallin kuptimet e dashurisë dhe afrimitetit si dhe zgjojnë familjaritetin nga gjumi.  I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Bëni dhurata njëri-tjetrit që të duheni mes veti.”  Hadithin e ka sjellë Buhariu tek “Edebul Mufred”. Buzëqeshja funksionon si një dhuratë me magjinë dhe efektin e saj në zemër dhe shpirt. Prandaj, bashkëshortët nuk duhet ta injorojnë atë, pasi ajo hap dyert e zemrave dhe largon inatet, krahas të qenit e saj lëmoshë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Buzëqeshja jote në fytyrën e vëllait tënd është lëmosh.”

Zotit të Madhërishëm i kërkoja falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, prandaj tek Ai kërkoni falje sepse me të vërtetë Ai është Falës i Madh, Mëshirëplotë.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Allahun i Cili ka krijuar gjithçka dhe e ka përpjesëtuar drejt, që ka caktuar fatin e çdo gjëje dhe ia ka rrëfyer rrugën.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, Një i Vetëm dhe  pa shok, Atij i përkasin Emrat e Bukur dhe Cilësitë e Tij Larta.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, e dërgoi Allahu me dritë, me mëshirën dhe me udhëzim. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij.

Në vijim

Porosis veten dhe ju që ti frikësohemi Zotit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka nxitur në agjërimin e ditës së Ashuras, dita e dhjetë e muajit Muharrem, dhe ka thënë: “ Agjërimi i ditës së Ashuras, dita e dhjetë e Muharremit, shpresoj tek Allahu që të fali gjynahet e vitit që është para kësaj dite.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi. Është e pëlqyer që të agjërohet dita e nën me atë të dhjetë të këtij muaji nisur nga fjala e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë: “ Nëse do të jem në vitin që vjen do agjëroj me të dhe ditën e nëntë të këtij muaji, Muharremit.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

LEXO  Gjuha...shkaku i fitimit të kënaqësisë ose i humbjes

Adhurues të Zotit lutuni dhe dërgoni salavate për të dërguarin dhe udhëzuesin tonë, Allahu ju ka urdhëruar për këtë në Librin e Tij, dhe ka thënë: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër Halifet e drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me familjarët dhe shokët e tij të nderuar, dhe me ne së bashku me ta me Faljen, Bujarinë dhe Mirësinë  Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, të lutemi të na japësh Xhenetin, dhe atë që na afron me të prej fjalëve dhe veprave.           O Zot, të lutemi të na mbrosh prej zjarrit,  dhe çfarë na afron me të  prej fjalëve dhe veprave.

O Zot, të lutemi të na japësh hapje dhe mbyllje të mirë, fillimin dhe  fundit e mirë, të dukshmet dhe të padukshmet e tyre, dhe të lutemi të na japësh gradë të larta në Xhenet, o Zoti i Botëve.      O Allah, ji me ne dhe jo kundra nesh, na ndihmo dhe mos ji kundra nesh, planifiko për ne dhe jo kundra nesh, na  udhëzo dhe na e bëj të lehtë udhëzimin dhe na ndihmo kundra  atyre që na bënë padrejtësi.       

O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga humbja e Mirësive Tua, përkeqësimi i shëndetit që na ke dhënë, nga ndëshkimi Yt i papritur dhe nga gjithë zemërimi Yt.   

O Zot, Palestinën e ka goditur fatkeqësia dhe e keqja, me të cilën Ti je i ditur dhe mund t’i largosh. O Zot, largoje fatkeqësinë prej tyre, shëro të plagosurit e tyre, shëro të sëmurët e tyre, shpëto të sprovuarit e tyre dhe jepu atyre fitoren mbi ata që i kanë sulmuar. O Zot, bëhu Ndihmës, Mbështetës dhe Përkrahës i tyre. O Zot, ata janë këmbëzbathur prandaj mundësoju të vishen, të uritur mundësoju ushqim, të zhveshur mundësoju atyre mbulim, të shtypur prandaj jepu fitore kundër jehudëve të pa drejtë, o i Fortë, o i Plotfuqishëm.

O i Gjallë o i Përjetshëm, me Mëshirën Tënde kërkojmë mbrojtje, përmirëso të gjitha çështjet tona dhe mos na lër në dorën tonë as sa hapim dhe mbyllim sytë.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, në atë do dhe je i kënaqur. O Zot, jepi sukses në udhëzimin Tënd dhe bëj që punët e tij të meritojnë kënaqësinë Tënde. O Zot, jepi sukses zëvendësit të tij në çdo gjë të mirë, o Zoti i botëve.

O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve që të punojnë me librin Tënd, Kuranin, dhe të gjykojnë me legjislacionin, Sheriatin Tënd, o Zoti i botëve.

“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf  23)

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

“Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm dhe të Lavdishëm, Ai ju kujton ju,

Falënderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.

Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe.

Allahu është i Ditur për çfarë veproni.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/504392248928154

Post Author: endrit