Vendosmëri dhe optimizëm me armëpushimin

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa       17-07-1446H   17-01-2025 D

Shejh Muhamed Hysejn  

Tema Vendosmëri dhe optimizëm me armëpushimin

Lavdërimet janë për Zotin, u ka premtuar besimtarëve me ndihmën e Tij,  ka kërcënuar mohuesit, hipokritët dhe të padrejtët, tiranët me ndëshkimin dhe poshtërimin e Tij. 

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm pa shok, në Dorën e Tij është e mira  dhe Ai është i fuqishëm për të bërë çdo gjë.

Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë, udhëheqësi dhe modeli ynë,  Muhamedi, është rob i Zotit  dhe i dërguari i Tij. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij, të parët e të mirëve, mbi ata që kanë ecur në rrugën e tyre, kanë ndjekur gjurmët e tyre dhe kanë pasuar traditën e tyre deri në ditën e Fundit. Lutje dhe përshëndetje për dëshmorët dhe të rënët, për të burgosurit dhe të rënët robër, për ata që janë në namaz, në ruku dhe që bien në sexhde për Zotin, këtu në xhaminë e bekuar të Aksasë dhe në çdo tokë nga vendet muslimane.

Në vijim

O ju muslimanë!  O bijtë e Bejtul Makdis, Kudsit, dhe rrethinat e tij! Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ju drejtohet njerëzve të lidhur me këtë vend, besimtarë me fjalët e Tij kur thotë: “ O besimtarë! Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin për të qenë të tillë; bëhuni të vendosur dhe vigjilentë (në vepra të mira dhe në ruajtjen e kufijve) dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni!” (Al ‘Imran 200) Sikurse Allahu i Madhërishëm thotë: “ Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos u grindni ndërmjet jush, sepse do të humbni guximin e do t’ju lërë fuqia. Bëhuni të durueshëm, se Allahu, me të vërtetë, është me të durueshmit.” ( El-Enfal 46)

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Bijtë e popullit tonë durimtarë, të vendosur  dhe të lidhur fort  me këtë tokë të bekuar, të cilën e ka bekuar Allahu atë dhe rrethinat e saj, dhe e ka bërë atë pika nga ka filluar ngritja për në qiejtë e lartë, në Miraxhin, ngritjen e të dërguarit tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nga toka e xhamisë së bekuar të Aksasë, për tek e cila ai u shpërngul nga xhamia e shenjtë e Mekes, Qabeja. Vërtetë këto janë momente të rëndësishme në jetën e bijve të popullit tonë, madje për  të gjithë umetin  tonë.  Armëpushim dhe ndalimi i kësaj lufte kriminale që u bë kundër popullit tonë të durueshëm dhe të lidhur fort me këtë tokë, që ka ardhur pas një viti e më shumë se katër muaj. Në kohën kur kemi përcjellë mijëra dëshmorë për në vendet më të larta, në Xhenetet e larta, përfshirë fëmijë, gra,  pleq dhe burra. U kemi dhënë lamtumirën të gjithëve, e ata janë bijtë e njerëzve të lidhur me këtët tokë dhe pasardhësit  e njerëzve të drejtë, të cilët e morën këtë tokë si amanet mbi qafën e tyre, nga paraardhësit tanë të drejtë, selefuna salihini. Ky popull durimtarë dhe i lidhur, i vendosur, refuzoi çdo gjë tjetër përveçse që të përmbushi emanetin e tij në mënyrën më të përsosur. U lidh fort pas vendit të tij dhe u kap me tokën e tij pavarësisht të gjitha vështirësive dhe sprovave, pavarësisht të gjitha fatkeqësive dhe pavarësisht të gjithë zjarrit dhe flakëve që u derdhën mbi të padrejtësisht dhe në mënyrë agresive.

Po, o ju besimtarë! Po, o ju bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Bijtë e Gazës qëndrestare  duruan, rezistuan të lidhur dhe të bashkuar, me gjithë dinjitet, durim dhe vendosmëri, duke sfiduar të gjitha llojet e fatkeqësive dhe vështirësive, derisa Zoti vendosi një çështje që duhet të bëhet. Allahun e Madhërishëm e lusim që të mëshirojë të gjithë ëshmorët tanë të pafajshëm,  t’i bëj ata banorët të Xhenetit Firdeus, Xhenetin më të lartë të Tij,  të frymëzojë, t’u japi durim familjeve të tyre dhe të gjithë popullit tonë, sepse ai, populli,  është familja  e dëshmorve,  e të plagosurve dhe  e të burgosurve.  Allahun e Madhërishëm e lusim që popullit tonë durimtarë dhe të lidhur ti dhurojë vendosmëri, qëndrueshmëri dhe lidhje, vigjilencë, derisa të largohet fatkeqësia dhe derisa ky popull të arrijë atë që dëshiron nga dinjiteti, liria, krenaria, lavdia dhe pavarësia.

LEXO  Lavdia dhe siguria e umetit në unitet dhe besim

Po, o ju muslimanë, në xhaminë e bekuar të Aksasë dhe në të gjitha anët e rajonit! Ndoshta populli ynë ka qenë i ekspozuar, por se sigurisht që ka qenë i ekspozuar  ndaj fatkeqësive dhe katastrofave  më të këqija të mundshme në shekullin  njëzet e një. Në shekullin në të cilin bota pretendon se është me njeriun, me të drejtat e njeriut, me lirinë e popujve, me pavarësinë e tyre, me respektin për humanizmin e tyre, dhe terma të tjerë të tillë, ku është provuar se janë të turpshëm dhe të rreme, dhe është provuar se janë  thjesht kamuflazh, por se për të hedhur pluhur në sytë e popujve, njerëzve të kësaj bote.

Por se Allahu me mirësinë e Tij dhe vetëm me mirësinë e Tij, për Ty, o Zoti ynë, janë falënderimet, për Ty janë lavdërimet që na bëre të qëndrueshëm në këtë tokë të bekuar dhe e bëre popullin tonë durimtarë dhe të lidhur, të vendosur,  të denjë për të mbajtur emanetin dhe të aftë për të kryer detyrën e përcjelljes së mesazhit, në mënyrën e tij më të përsosur, pavarësisht  të gjitha plagëve, sprovave,  dhe pavarësisht  të gjithë turmave  që u mblodhën kundër tij  nga të gjitha anët e kësaj bote.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! I lutemi Zotit të mëshirojë të gjithë dëshmorët, dhe i lutemi Allahut që të shërojë të gjithë të plagosurit dhe të sëmurët tanë, të shërojë plagët e tyre  dhe t’i udhëzojë në mirësi dhe të vërtetë. Ndërsa ne nga lartësia e minberit  të xhamisë së bekuarit të Aksasë, presim me padurim një kategori tjetër që është e dashur për shpirtrat dhe zemrat tona, ajo nuk është më e pakët në sakrificat e saj, në dhurimin e saj, në durimin dhe vendosmërinë e saj, për të gjallët tanë,  shumë prej të cilëve i kemi varrosur, dëshmorët e detyrës, dëshmorët e së vërtetës, dëshmorët për Zotin e Madhëruar. O ju muslimanë, ata janë të burgosurit tanë trima, të cilët nuk i harrojmë asnjëherë, dhe presim momentin e lirisë së tyre me gjithë mallë, dëshirë dhe me gjithë krenari si krenria e tyre.  Të burgosurit tanë trima të cilët sakrifikuan me lirinë e tyre në këtë jetë.  Lulen e rinisë së tyre e kaluan në burgje dhe qendra paraburgimi, e ata presin me padurim një qëllim më të madh dhe një mision më të lartë. Ajo është liria për ata, për bijtë e popullit të  tyre,  për tokën e tyre dhe për vendet e tyre të shenjta. Allahun e  Plotfuqishëm e lusim që t’ju takojë së shpejti, o ju të burgosur të mëdhenj, o ju të burgosur të nderuar. O bijë e Bejtul Makdis, Kudsit dhe rethinave të tij! O  bijtë  e njerëzve të lidhur me këtë vend, durimtarëve dhe atyre që mbahen pas prushit  për për hir të lirisë, dinjitetit dhe krenarisë. Po; “ Në të vërtetë, fuqia është e Allahut, e të Dërguarit të Tij dhe e besimtarëve…” (El-Munafikun 8)

LEXO  “Unë jam më i mirë se ai”

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Vështirësitë, sado të mëdha qofshin, do të kalojnë dhe të mirat, sado të pakta të jenë, Zoti do i shkruajë në librat e besimtarëve, në librat e të sinqertëve, e durimtarëve, e të vendosurve dhe të lidhurve me këtë vend.  Një vepër e mirë shënohet deri në dhjetëfish, deri në shtatëqindfish dhe deri në shumëfish.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! I dërguari ynë i nderuar dhe i dashuri ynë i shtrenjtë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka porositur për të burgosurit, ka thënë për ne dhe për të gjithë umetin:  ” Lirojeni atë që vuan, të burgosurin.” Ai që vuan është i burgosuri,  “ Lirojeni atë që vuan, të burgosurin, ushqeni të uriturin dhe vizitoni të sëmurin.”  I burgosuri është prezent, aty  dhe ai ka nevojë që të lirohet nga robëria e tij. Ndërsa të uriturit janë të shumtë, e veçanërisht në Gazan qëndrestare. Ata janë në mes vrasjes, rrethimit, izolimit, urisë dhe sëmundjes. Ata kanë nevojë; për dikë që të ushqejë të uriturit e tyre, për dikë që të trajtojë, mjekojë të sëmurët e tyre dhe për dikë që të qëndrojë pranë në këto rrethana, momentet të vështira. E  ndoshta Ai, me mirsinë dhe bujarinë e Zotit të Plotfuqishëm, do  sigurojë për ne dhe për ta, me lejen e Tij, Allahu i Madhërishëm, të gjitha elementet e qëndrueshmërisë, këmbënguljes, rezistencës dhe lidhjes në këtë tokë të bekuar. Po, ata u shënjestruan në Gaza dhe në të gjthë rripin perëndimorë, për t’i detyruar  të emigrojnë dhe të shpërngulen nga ajo tokë e bekuar, por ata refuzuan ta bëjnë këtë gjë, por vetëm se qëndruan të palëkundur dhe të vendosur derisa Zoti të vendosë caktimin e Tij.

Po, o ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Ne jemi në pritje të lehtësim, me lejen e Zotit të Madhërishëm, për të gjithë bijtë e popullit  tonë dhe të gjithë të burgosurit tanë,  të jemit plotësisht të sigurt se Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar dhe është i fuqishëm për çdo gjë. “Vërtet, Allahu e ndihmon këdo që e ndihmon Atë. Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm.” (El-Haxhxh 40)

Në një hadith të ndershëm ka ardhur nga i dërguari ynë i nderuar, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ka thënë: “ Lidhja, vendosmëria dhe vigjilenca e një dite në rrugë të Zotit është më e vlefshme, më e mirë se e kjo botë dhe çfarë ka në të. Vendi i ndonjërit prej jush sa një kamxhik në Xhenet është më i mirë se kjo botë dhe çfarë ka në të.”   Apo siç ai ka thënë.

Fitorja është për ata që Zotit i kërkojnë falje, tek Allahu kërkoni falje dhe  luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet  janë vetëm për Zotin. Lutje dhe përshëndetje për zotërinë tonë Muhamedin, s’ka të dërguar pas tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, ka dashur që robërit e Tij të punojnë për fenë e tyre dhe jetën e tyre të kësaj bote, deri sa të fitojnë nga mirësitë e Zotit dhe të meritojnë kënaqësinë e Tij.

Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij, dhe mbi të gjitha ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

LEXO  Kthimi në Aksa - Aksa 05.06.2020

Në vijim

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Jemi në muajin e Rexhepit, muaji i shenjtë, i mirë, muaji i Israsë dhe Miraxhit. Prandaj ju themi: Vend qëndrimi i të dërguarit tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, Kud’si, dhe ngritja e tij nga kjo tokë, kërkon nga ne që të kryejmë detyrën e kujdesit, e ruajtjes,  e adhurimit dhe të udhëtimit sa më të shpeshtë për në xhaminë e bekuar të Aksasë. Në mënyrë që Aksa të mbetet e mbushur  me Islam dhe muslimanë derisa Zoti të trashëgojë tokën dhe gjithçka në të.  Sepse xhamia e Aksasë dhe këto troje janë pjesë nga besimi ynë dhe pjesë nga besimi i çdo muslimani në këtë botë.  Prandaj le të kujdesemi për këtë amanet. 

O bijtë e popullit Palestinez, durimtarë, të lidhur dhe të vendosur, ju themi: Ju të gjithë duhet të jeni një trup i vetëm,të unifikuar, të bashkuar, sepse kjo tokë e bekuar, kjo tokë e shenjtë, për të cilën u flijuan, u sakrifikuan mijëra, por se qindra mijëra nga bijtë  e umetit tonë Islam, në mënyrë që ky vend  të mbetet i lirë, krenar dhe i nderuar, dhe që të ngelet i mbushur me Islam dhe muslimanë. Kjo që në kohën e Israsë dhe Miraxhit me të dërguarin tonë, paqja dhe shpëtimii Zotit qoftë mbi të, deri në ditët tona sot  dhe  derisa Zoti të trashëgojë tokën dhe çdo gjë që ka në të. O bijtë e Palestinës, zbatoni fjalën e arabit të urtë që ka thënë:

“ Bëhuni të gjithë bashkë o populli im kur të lindin telashet dhe mos u shpërndani një nga një,

Shigjetat kur mblidhen së bashku bëhën shumë, të forta, e nëse ndahen thyhen një nga një.”

Ndërsa i dërguari ynë i nderuar, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Besimtari për besimtarin është si ndërtesa, pjesët e të cilës mbajnë fort njëra-tjetrën.”

Prandaj, o ju muslimanë, o  bijtë e kësaj toke të bekuar,  që të jemi të denjë për të qenë rojtarë dhe kujdestarë të xhamisë së saj dhe të shenjtave të saj,  dhe rojtarë, kujdestarë të tokës së saj,  duhet të jemi një, të bashkuar,  të jemi një linjë të vetme, dhe të udhëhiqemi me udhëzimin e të dashurit tonë të përzgjedhur nga Zoti, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i cili na ka thënë: “ Besimtari për besimtarin është si ndërtesa, pjesët e të cilës mbajnë fort njëra-tjetrën.”

O ju besimtarë në këtë tokë të bekuar! O njerëzit e dëshmorëve dhe të burgosurve! O njerëzit e të plagosurve, të lidhurve dhe të vendosurve në këtë tokë! Jini ashtu sikurse Alllahu i Madhërishëm ka urdhëruar:  “ Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin për të qenë të tillë; bëhuni të vendosur dhe vigjilentë (në vepra të mira dhe në ruajtjen e kufijve) dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni!” (Al ‘Imran 200)

O Zot, të lutemi që ta na japësh kthim të mirë tek Ti. Mundëso ne dhe muslimanëve  rrugëzgjidhje të shpejtë dhe të afërt,  na jep, udhëheqës besimtarë dhe të mëshirshëm, që të njësojë rrallët tona, të bashkojë fjalën tonë,  të na udhëheqi në të vërtetë dhe me të vërtetën dhe për në rrugën e drejtë.

O Zot, mëshiro dëshmorët tanë, fali të gjallët tanë, të lutemi o Zot, që të jesh me ne dhe jo kundra nesh, na mëshiro ne me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues, dhe na fal ne, me të vërtetë Ti je Falës i Madh, Mëshirëplotë.

Dhe ti që fton për  namaz, fto për namaz!

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1559358388089360

Post Author: endrit