Nënshtrimi ynë është vetëm për Zotin – Aksa 14.02.2020

Lavdërimet për Zotin që ka lartësuar ata që i binden Atij,  i ka bërë ata të lumtur me Kujdestarinë e Tij, i ka mbrojtur ata me mënyrën e Tij, e ka bërë të dashur për ata besimin duke e zuburuar atë në zemrat e tyre, e ka bërë të urryer për ata kundërshtin, shthurjen dhe mosbindjen. Ka mbushur zemrat e tyre me frikën, respektin ndaj Tij, me të cilën i ka ndaluar ata nga kundërshtitë e Tij. Ju ka dhuruar atyre diturinë që të ruhen nga kjo botë dhe fitnet,  të këqijat  dhe bukuritë e sajtë, duke mbyllur sytë para të ndaluarave.

Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Dallues i të vërtetës dhe të kotës, Sundues i portave të zemrës dhe pasioneve. Ka afruar njeriun e Tij dhe i ka folur atij duke qenë në luginën e shenjtë të Tuvasë, e ngriti robin e Tij në qiellin e lartë, e afroj pranë Vetes dhe i foli atij, na tregoi se çfarë pa. Allahu i Madhërueshëm zbriti fjalën e Tij; “Betohem në yllin kur perëndon.”(En-Nexhm 1)

 

Dëshmojmë se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob dhe i dërguari i Allahut, hënë e plotë dhe ndiçues i errësirës, thirrësi për shpëtim në botën tjetër,  ai është që plotësoi rrugëtimin e dërgesave në mënyrën më të mirë dhe të plotë, ishte mbyllja më e mirë për të gjithë të dërguarit e Zotit, dhe për profetët plotësuesi i të gjithë rregullave, legjislacioneve. Paqja e Zotit qoftë mbi të dhe familjen e tij, lutje e cila i bën dobi thënësit të sajtë në përfundim të udhëtimit, dhe do të jetë për të lehtësim në momentin e shqetësimeve, ditën e gjykimit. O Zot na furnizo ndërmjetsimin e tij, dashurinë e tij dhe mbyllje të mirë, o Ti që ja mësove emrat Ademit, paqja e Zotit qoftë mbi të. Kënaqsia e Zotit qoftë mbi ne sëbashku me ata me mëshirën Tënde, o Sundues, o Bujarë dhe Dhuruesi. O Zot na mëshiro me mëshirën Tënde të pafundme, o më i Madhi Mëshirues, o më i Miri Falës, o më i Miri Furnizues, o Zoti i Botrave, ndihmo popullin tonë dhe bashko umetin tonë.

Në vijim

O Adhurues të Zotit! Ju porosis që të keni frikë Allahun, ju porosis që të kapeni pas Kuranin Famëlartë, vërtetë ai është dritë për ju në natën  e errët dhe udhëzues për ju ditën. Punoni me të sa të keni mundësi dhe forcë, nëse përballeni me ndonjë fatkeqsi, shfaqe, jepe  o ti  musliman  atë që ke me përjashtim të  fesë tënde. Nëse të arrinë fatkeqsia atëherë jep çfarë ke nga pasuria dhe vetja jote dhe mos e jep fenë tënde. I shkatërruar është ai që shkatërron, lëshon  fenë e tij. I mbrojtur ëshjtë ai që ruan, mbron fenë e tij. Dije se nuk ka mirësi  tjetër pas xhenetit dhe nuk ka dhimbje pas zjarrit.

Adhurues të Zotit! Kujtoni se ju jeni në mirësi të mëdha të cilat nuk numërohen dhe nuk llogariten dot, sikurëse nuk mund të paksohen. A nuk jeni ju nga robërit e Zotit durimtarë  dhe mirënjohës, falenderues të Tij?! A nuk jeni të zotët e tokës së shenjtë dhe të bekuar, dhe bijtë e xhamisë së bekuar të Aksasë?! A nuk keni dhënë pasuritë dhe shpirtat tuaj që të ruani besimin, fenë dhe vendet tuaja të shenjta?! E përse është i gjithë ky shqetësim, pikëllim dhe dëshpërim?

Lëreni shqetësimin tuaj për Zotin,  Ai është i Fuqishëm për ruajtjen dhe ndihmën tuaj. Mbështetuni tek  Zoti nëse jeni besimtarë, dhe bëni durim sepse Allahu nuk e humbën shpërblimin e vepërmirëve. Allahu i Madhërishëm ju ka urdhëruar për durim prandaj jeni bërë durimtarë. Ju ka urdhëruar për lidhje dhe vendosmëri dhe jeni lidhur dhe bërë të vednosur. Allahu i Madhërishëm ju ka bërë thirrje dhe ju përgjigjët thirrjes së Tij. A nuk ju është drejtuar ju më thënien e Tij: “Ata që luftojnë për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt udhëve Tona.”( El ‘Ankebut 69)

Adhurues të Zotit! Kur  e keni zbatuar feni tuaj Allahu ju ka nderuar, dhe keni medituar në fjalën e Allahut që thotë: “Në të vërtetë, fuqia është e Allahut, e të Dërguarit të Tij dhe e besimtarëve..”(EL-Munafikun 8) Ne jemi umeti i krenarisë dhe nuk nënshtrohemi vetëm se para Zotit të Madhërishëm. A nuk jeni ju që qëndruat përballë intrigave të shumta që kanë pasur për qëllim eleminimin e egzistenëcs tuaj në tokën e bekuar?! A nuk jeni ju që refuzuat “Marveshjen e shekullit”?! Njësoni dhe unifikoni  vetet tuaja të bindur ndaj Zotit dhe nuk do të ju dëmtojnë ata që fshihen pas imazheve, ata të cilët thonë se “Druajmë se mos po na godet ndonjë fatkeqësi”.(El-Maide 52)  ata të cilët: “ata që miqësohen me mohuesit e jo me besimtarët! Vallë, tek ata kërkojnë fuqi, kur, në të vërtetë, e gjithë fuqia i përket vetëm Allahut!”(En-Nisa 139)

Adhurues të Zotit! Shikoni në këtë ngjarje të mrekullueshme besimi, prijësi i besimtarëve Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, shkon për të marrë në dorëzim çelësat e Bejtul Makdis, Kudsit. Dalin para tij njerëzit dhe ushtria nën udhëheqjen e katër komondantëve të mëdhenj duke u prirë Ebi  Ubejde, e presin atë në Xhabije. E kur është takuar me ta ka thënë: “S’ka Zot tjetër veç Allahut.” Më pas ka thënë: “Ne jemi popull që na ka nderuar Allahu me Islam, e nëse këtë nderë ja dedikojmë dikujt tjetër veç Atij, Allahu do të na poshtërojë.” Pastaj ka urdhëruar komandantët e ushtrive që të shpendahen, dhe hynë në shtëpinë e tij me qetësi dhe paqe. Kur i janë afruar prijësat pranë tij, ka thënë: “Largohuni nga unë, ku është vëllëi im, Ebu Ubejde?” Ebu Ubejde është afruar. Janë  përqafuar dhe kanë  qarë për një kohë e më pas Omeri  ka thënë: “O Ebi Ubejde, si do të jetë puna e jonë kur do të pyetemi ditën e kijametit se çfarë kemi bërë pas të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të?!” Ebu Ubejde ka thënë: “O prijësi i besimtarëve, eja që të qajmë sëbashku e të mos na shikojnë njerëzit.” Janë larguar nga rruga, ushtrija  dhe prijësit i shikonin ata të dy, priftërinjtë dhe murgjërit e të  krishterë të gjithë i shikonin ata. Janë drejtuar për tek  një pemë ku kanë qëndruar dhe kanë qarë për një kohë. Kjo është frika, përultësia dhe mirënjohja ndaj Zotit të Madhërishëm. Kjo është drejtësia e Omerit, i cili ndërtoi një shtet të të drejtës për të cilën ka dëshmuar miku para  armikut. Omeri i cili flinte në tokë, mbulojet me një rrobe, ndihmonte të varfërin,  rrespektonte të vjetrin. Omeri që nuk shkatërroi shtëpi, dhe nuk sekuestroi  tokë, nuk ka hapur burg, qëndrontë kundra të padrejtëve. Ka hyrë në Bejtul Makdis jo duke treguar forcën, por ka hyrë në të i qetë duke mos bër shfaqjen e mbretërve, princave dhe udhëheqësve, por se ishte shfaqja, veshja e tij veshja e devotshmërisë, nderit dhe bujarisë. E dinte se fuqia nuk është në rrobat, veshjet e tij, por  se në besimin e tij. Në kohën e tij ai triumfoj para dy perandorive të mëdha asajt të Bizantit dhe të Persisë. Në jetën e tij ka ndodhur beteja e Kadisijes. Sad Ibn Vekasi  caktoi një burrë që të bisedojë me  ata. Adhurues të Zotit! A e dini se kush ishte ai? Ai ishte Rebia Ibn Amr, Zoti qoftë i kënaqur me të, të cilin e dërgoi Sad’i për tek Rustum, udhëheqësi i persëve, ku ka thënë para tij fjalën e njohur: “ Por se Allahu na ka dërguar ne që të largojmë njerëzit nga robërimi i njerëzve dhe ti nënshtrohen Krijuesit të njerëzve, Zotit të Gjithësisë. Ti largojmë nga vështirsitë e kësaj bote drejtë lumturisë dhe shpëtimit në botën tjetër, dhe nga padrejtësitë e feve në drejtësinë e Islamit” Rustum është zemëruar dhe ka thënë; “Për Zotin nuk do të dalësh deri sa të mbartësh dhe nga poshtë këmbëve të mia.” Ka marrë dheun dhe  e ka vendosur sipër kokës së tij. Rebia, i ka thënë: “Kjo do të jetë plaçka ime e luftës me lejen e Zotit, dorëzimi i tokës dhe shtëpisë tënde.”  ; “Kështu humbi gjurma e atij populli keqbërës. Lavdërimi qoftë i Allahut, Zotit të gjithësisë.” (El-En’am45) Kur ka shkuar tek Sadi,  ai i ka thënë; “Çfarë ke mbi kokën tënde o Rebia?”  Ka thënë: “Dhe nga toka e Rustumit dhe e Kisrasë.”  Muslimanët kanë madhëruar Allahun me Tekbire sa është tronditur i gjithë kampi i tyre dhe kan thënë: “Ky është triumfi dhe ndihma, dorëzimi i tokës së tyre me lejen e Allahut.” Këto janë qëndrimet e vendosura, duke mos ndryshur mendim sepse ne jemi në të vërtetën dhe se pas kërkesë së tyre nuk ka të vërtetë. Kisra ishte në kohën e vet më e pushtetshmja , me ndërtimet më  të  mëdha, përkrahjen më të madh. Çfarë ishte përfundimi? Pas kohës a ka sundues? Ju shkatërruan ndërtesat, pallatet  dhe i ra pushteti. Prandaj meditoni o ju muslimanë. Ky është tregimi i pështirë dhe i turpit për Kisranë,  dhe ai është varri i Selman El Farisiut i ndriçuar me dritën e Kuranit Famëlartë, dhe Islamit.

Ku jemi ne sot nga drita dhe bukuria e Islamit, madhështisë së diturisë dhe njohjes pushtetit. Shikoni në kohën e fuqisë, forcës, moralit dhe rrespektit të dijetarëve, në kohën kur dijetarët kishin vend të veçantë, falë mirësisë dhe vendosmërisë së tyre, obligonin rrespektin ndaj tyre. Në atë konë në Bagdat, në kohën e Halifes Harrun Er-Reshid, një ditë prej ditësh ju drejtua reve duke ju thënë: “Lëshoni shi ku të doni, sepse frutet e tuaja, të shiut, do të vinë përsëri tek unë.” Ishte ai që fjala dhe forca e tij, pushteti, u përhap në tokë sa që arriti deri në portat e Kinës, dhe në brigjet e oqeanit Atlantik. Nuk e thyente atë asnjë gjë, i cili posedonte çfarë posedon çdo udhëheqës në këto ditë. Ai një natë i hudhte ujë në duart e një dijetari për ti larë ato pasi që kishte ngrënë darkë me të në tryezën e tij, më pas i  ka thënë dijetarit: “ A e di se kush të hodhi ujë  në mes duarve tua” Ka thënë; Jo. Ka thënë Halifja Harun Er Reshidi. A mendoni se është tronditur nga kjo gjë? Jo pasha Allahun, por se ka vazhduar të lajë duart duke i thënë; “Me të vërtetë nderove diturinë o prijësi i besimtarëve.”

Të tillë kan qenë njerëzit e mendjes, të tillë kan qenë dijetarët e mëdhenjë në atë kohë. Bagdati i cili ka qenë civilizimi i kohës që ka arritur atë që nuk e ka arritur Roma në të gjithë pushtetin e sajtë. Ishte kupola e Islamit, zonja e të gjithë botës dhe të gjitha vendeve përreth tij. Ishte vendi i dijes dhe traditës. Si ka përfunduar sot dhe çfa i ka ndodhur atij. Shikoni një fragment nga ndodhitë e tij dhe një udhëheqës nga udhëheqësit e tij, Mu’tesimin. Ai kishte marrë një gotë ujë për të pirë, por se e lajmëruan se një grua muslimane ka rënë robëreshë në tokat bizantine, dhe  kishte thirrur  o Mu’tesim. Grua robëreshë, dhe  Prijësi i besimtarëve po pi gotën e  ujit për qejfi të tij,  grua muslimane keqtrajtohej nga biznatet, dhe thërret  o Mu’tesim? dhe Mu’tesimi nuk i përgjigjet, kjo nuk do të ndodhë. Mu’tesimi del me ushtrinë e tij sa që tronditën me të  tokën, dhe tronditet nga madhësia e sajtë malet e larta, dhe frikësohen prej sajtë njerëzit dhe shejtanët, derisa arrin në tokën e  Amurijas, vendin në të cilin ishte gruaja muslimane  duke i dhënë asajtë një goditje, duke  e kontrolluar  me ushtrinë e tij tokën dhe detin. Ata kanë qenë të kapur pas fesë, ka pasur krenarinë dhe dinjitetin.

Ndërsa sot është përhapur shthurja përmes mjeteve të informitit tonë, me këngë dhe telenovela të turpshme, muzikë dhe zbukurime. Mos vallë këto janë nga mësimet e fesë tonë, forca dhe civilizimi ynë?  Në këtë mënyrë i edukojmë fëmijët tanë??

Shoqëria jonë sot ka nevojë për ndërgjegjësim, mbrojte dhe kujdes. Zoti i Madhërishëm na dhëntë sukses që të fitojmë kënaqsinë e Tij.

Adhurues të Zotit! Ka ardhur nga një nga shokët e ndershëm, Thevbani, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Më së shumti që frikësohem për umetim tim janë udhëheqësit e padrejtë, të këqinjë, të cilën nëse e vendosin shpatën e tyre mbi qafat e umetit tim nuk do  ja largojnë atë deri në ditën e kijametit. Por do të vazhdojë të egzistojë një grup nga umeti im në të vërtetën, të cilëve nuk ju intereson se kush i kundërshton apo kush i sulmon, deri sa të vijë caktimi i Zotit.”

Adhurues të Zotit! Drejtojuni Zotit Bujarë, me lutje dhe përulësi. Zotit lutjuni sepse jeni të premtuar për përgjigje. Fitorja është për ata që i kërkojnë falje Zotit, tek Zoti kërkoni Falje.

 

LEXO  Fllade mirësie në përkujtimin e lindjes së Profetit

Hutbeja e dytë

 

Zotin e lavdërojmë për mirsitë e Tij të pafundme. 

Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Atë e Madhërojmë siç Ai e meriton.

Dëshmojmë se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, thirrës në portën e  kënaqsisë së Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen, shokët dhe përkrahësit e tij, lutje që na shoqërojnë me ta në shtëpinë e kënaqsisë, në botën tjetër.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Atij që Allahu i do të mirën e sprovon; “Vërtet mendojnë njerëzit, se do të lihen të thonë “ne besojmë”, pa u vënë në provë?!”(El ‘Ankebut 2)

Besimtari kur të sprovohet, bën durim dhe fiton duke u mobilizuar. Allahu i Madhërishëm është gjykues dhe falës. Më pas lavdëron Allahun për sigurinë  e fesë së tij dhe besimit të tij.

Ne këtu në tokën tonë, çfarë fatkeqësije është kjo që ne nuk e shikojmë që ka rënë mbi ne?  A nuk na kan uzurpuar tokat dhe kanë ndërtuar në to kolonët?! A nuk na kan ndarë tokat dhe njerëzit duke i larguar nga njëri-tjetri?! A nuk kemi bërë durim për këtë?  A nuk i kanë larguar namazfalësit, thirrësit, predikuesit, nga kjo xhami?! A nuk i kanë arrestuar ata që kanë kundërshtuar dhe i kanë futur në errësirat e burgjeve?! A nuk ju është vështirsuar rruga namazfalësve në Bejtul Makdis?! Ne jemi në vështirsi dhe mjerim. Është tronditur shërbëtori, mekami dhe burimi i zemzemit,  janë tronditur malet e Mekes, dhe përreth sajtë. Kanë rrjedhur lotët e adhuruesve në Medine. Por jemi lënë vetëm. Predikojnë për dinjitetin tonë dhe jetën tonë. Pyesni Bejtul Makdis, dhe pyesni Xhaminë e shenjtë e cila mbushej gjithmonë me namazfalës, në të gjithë sipërfaqen e sajtë, derisa dilnin safat në rrugë,  ku janë dijetarët të cilët kanë mbuluar botën me dituri, urtësi dhe kuptim? Ku janë kalorësit dhe kampionët e  tyre? Ku janë të afërmit e Mihrabeve dhe kursive të mësimeve? I kemi transferuar ata për të huajt e Islamit dhe njerëzit e tyre. Është vjedhur xhamia, shkretëtuar minberi, dhe ka humbur mihrabi. Por mos u hidhëroni o banorët e qytetit të shenjtë, bëni durim sepse çdo gjë do të kthehet në vendin e vet, përderisa ka besim në zemra dhe gjuhë në gojë.

Sot të burgosurit tanë vuajnë nga padrejtësia e gardianëve të burgut. Ata kanë duruar për shkat të besimit dhe të shenjtave të tyre.  Nga ky minber i ndershëm ju themi se është afruar zgjidhja me lejen e Allahut të Madhërishëm, dhe se do të shijoni lirinë. O Zot largo vështirsitë e tyre dhe jepu lirinë, ktheji ata tek ne shëndosh e mirë.

Adhurues të Zotit! Me të vërtetë të zotët e shqetësimeve të mëdha, kur janë përballur me vështirsi sa një mal në një anë, kanë menduar një mal me rrugëdalje në anën tjetër,  sepse ata nuk dorëzohen para vështirsive por mendojnë gjithmonë rrugëzgjidhje.

“Mos e konsidero lavdi një hurmë që ti e ha, sepse nuk e arrin lavdinë deri sa të jeshi i varur nga durimi, je durimtarë.”

Fatkeqsitë janë shtuar në vendet tona, dhe se rrugëzgjidhja nga këtu është nga libri i Zotit tonë, syneti i të dërguarit të Allahut. Nga këtu duhet të vijë zgjidhja.

“Rrugëzgjidhja vjen  vetëm se pas  një nate të dhimshme.”

Mbështetuni tek Allahu sepse nuk keni veç Tij mbështetje tjetër  më të mirë.

Adhurues të Zotit! Allahu i Madhërishëm na ka bërë një umet të vetëm, dhe se nuk mund të na ndajë dora e një krijese me lejen e Allahut. Ne kemi nevojë për sinqeritet. Ne kemi nevojë që të kthehemi tek esenca e fesë, sipas metodës së besimit të shëndoshë.

Kujtoni gjithmonë se nuk kemi mbështetës tjetër veç Allahut, nuk kemi udhërrëfyes tjetër veç të dërguarit të Zotit, nuk ka gjë më të mirë se devotshmëria ndaj Zotit, dhe nuk ka punë veç durimit. S’ka Zot tjetër veç Allahut, gjykimi është vetëm i Zotit, ndihma është nga Allahu dhe çlirimi është i afërt prandaj përgëzo besimtarët.

Ebi  Saidi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Mos e përbuzni, nënçmoni asnjëri prej jush veten tuaj, duke mos e shprehur apo pranuar atë që ka thënë në çështje të Zotit. Do ti thuhet, ditën e kijametit, çfarë të ka ndaluar ta thuash atë? Do të thotë; frika nga njerëzit. Do ti thuhet; Ke pasur më të drejtë, ka qenë më primare për ty,  që të frikësohesh nga Unë.” 

Për  Zotin e Lartësuar, për Sunduesin Bujarin, nga robërit dhe adhuruesit Tu nga Bejtul Makdis, të drejtohemi dhe tek ty ankohemi për këtë padrejtësi që na është bërë. O Zoti ynë Ti je i Ditur për çdo gjë që ndodhën, i Njohur me çdo gjë, o Zoti ynë ti je i ditur me çdo gjë që ne jemi prekur, o Zot mbështetës i ndihmuesit dhe poshtërues i të padrejtit, Ti je Gjykuesi. Nuk mbështetemi diku tjetër veç se tek Ty, nuk drejtohemi vetëm se tek Ty.

Të jemi drejtuar vetëm Ty, tek Ty jemi mbështetur,  padrejtësinë që na është bërë e kemi ngritur tek Ty, jemi mbështetur në Faljen dhe Bujarinë Tënde , gjyko në mes nesh me drejtësi me të vërtetë Ti je Gjykuesi më i drejtë. Ti je më i Madhi Mëshirues.

O Zot na mëshiro, me të vërtetë me ne je Mëshirues. O Zot largo bllokadën nga njerëzit tanë të bllokuar.

O Zot fali besimtarët dhe besimtaret, të gjallët dhe të vdekurit prej tyre. Me të vërtetë Ti je Afër i përgjigjesh lutjeve.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90) 

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai Ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni. 

 

Post Author: endrit