Fllade mirësie në përkujtimin e lindjes së Profetit

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa    10-03-1446 H    13-09-2024 D

Shejh Muhamed Sarandah

Tema  Fllade mirësie në përkujtimin e lindjes së Profetit

Lavdërimet janë për Allahun. “ Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për gjynahet që bëni ju, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë e i mëshirshëm me besimtarët.” (Et-Teube 128)

Lavdërimet janë për Allahun. “Thuaj (o Muhamed): “O njerëz, unë jam i Dërguari i Allahut për të gjithë ju…” (El-A’raf 158)

Lavdërimet janë për Allahun. “Shkoni pas Tij, që të jeni në rrugën e drejtë!” (El-A’raf 158)

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk ka besuar ndokush prej jush derisa të më dojë mua më shumë sesa fëmija i tij, prindi dhe të gjithë njerëzit e tjerë.”

Lutje dhe përshëndetje për ty, o zotëria ynë, o i dërguari i Allahut në ditën e lindjes tënde! Lutje dhe përshëndetje për ty, o zotëria ynë, o i dërguari i Allahut në ditën e dërgimit tënd profet! Lutje dhe përshëndetje për ty, o zotëria ynë, o i dërguari i Allahut në ditën e Miraxhit tënd! Lutje dhe përshëndetje për nderin tënd nga toka e Israsë dhe Miraxhit!  Lutje dhe përshëndetje për nderin tënd nga të dobëtit dhe të shtypurit në Gaza! Lutje dhe përshëndetje për shpirtin tënd të pastër nga zemrat e grave, fëmijëve dhe të shpërngulurve në Gaza!

Zoti ynë, ankohemi tek Ti për dobësinë e forcës sonë, për mungesën e fuqisë tonë dhe përbuzjen tonë për njerëzit. O Zot, drejtohemi për tek Ti, të lutemi,  që të largosh nga ne shqetësimin, ankthin dhe trishtimin, në Gaza dhe në Palestinë, o Zot, o Zot, o Zot!

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, Lehtësues i vështirësive, Largues i shqetësimeve, Fjala e Jote e Vërtetë:  “ O Profet! Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar, sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues; njëkohësisht (të kemi çuar) si thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues. Jepu lajmin e mirë besimtarëve se Allahu ka (përgatitur) për ata mirësi të mëdha! Mos i dëgjo mohuesit dhe hipokritët! Mos i përfill fyerjet e tyre dhe mbështetu tek Allahu; Allahu mjafton për mbrojtës.” (El-Ahzab 45-48)

Kriza intensifikohet, bëhet më e rëndë dhe do të lehtësohet, o Zot, shpejto lehtësimin. Shpirtrat janë në siklet nga vështirësia, e në Dorën Tënde është largimi i sikletit, mendimet dhe lutjet tona të drejtohen Ty, mjerë ata nëse nuk marrin përgjigje. Robërit e Tu në Gaza janë mbuluar me dhimbje, në mes ankthit dhe pikëllimit. Vijmë tek Ti me zemër të thyer, na ndihmi me Butësinë Tënde të madhe, o Zot.

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi është i dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. I dërguari udhëzues dhe drita ndriçuese. Zoti yt të është drejtuar me nderim: “ O i Dërguari i Allahut!” (El-Ma’ide 41) Ndërsa të dërguarit e tjerë i ka thirrur me emrat e tyre: “O Adem, – tha Ai – ua trego atyre emrat e gjërave!” (El-Bekare 33)  “O Ibrahim, shmangu prej kësaj!” (Hud 76) “O Isa! Unë do të të marr…” (Al ‘Imran 55) Dhe ka thënë: “ O Musa! Unë të kam zgjedhur ty…” (El-A’raf 144)

E kur Allahu i Madhërishëm ka thënë në Kuran: “ O Profet! Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar…” (El-Ahzab 45) “O i Dërguar! Trego atë që të është shpallur nga Zoti yt!” (El-Ma’ide 67), zemrat e kuptuan se ai është Muhamedi. “…natyrën fillestare, në të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit.” (Er-Rum 30), vlerësim dhe lartësim për Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Të kujtuarit e vlerave e tij dhe dëgjimi i përshkrimeve të tij ngjallin shpirtrat e atyre që e duan dhe që punojnë, me synetin e tij.

Zotëria im, o i dërguari i Allahut! Ti ke thënë: “ Tek unë do të paraqiten veprat tuaja, për çdo të mirë që kam parë kam falënderuar Zotin për të, dhe për çdo të keqe që kam parë i kam kërkuar Zotit falje për ju.” Ne paraqesim gjendjen tonë tek ti, o  zotëria ynë, o i dërguari i Allahut! Ne paraqesin gjendje e njerëzve tanë në Gaza tek ti, o  zotëria ynë, o i dërguari i Allahut! Ne paraqesim gjendjen e popullit të Palestinës tek ti, o  zotëria ynë, o i dërguari i Allahut!  A nuk ju vjen turp atyre neglizhentëve nga pozita jote e nderuar?! A nuk ju vjen turp komplotistëve nga pozita jote e nderuar?!  Sepse si rezultat i qëndrimit të tyre është ajo që ndodhën në Gaza dhe në Palestinë.  “…se Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët do të shohin punën tuaj.” (Et-Teube 105)

LEXO  Disa dispozita të dhurimit, dobitë e tij në këtë botë dhe në botën Tjetër

“ Ata thanë: A e do Muhamedin? Ju përgjigja atyre; Unë me dashurinë e Muhamedit adhuroj,

Me dashurinë për të arrita kënaqësinë, lumturinë dhe fitoren time, e nga nxehtësia e zjarrit u mbrojta, 

Ndërmjetësim do ti jepet çdo personi shpresëdhënës, prania ime në mes të lumturisë do të jetë e përhershme,

Jam krenar që i atribohem një umeti, statusi i të cilit është lartësuar nga i dërguari  Muhamed.”

Po, ajo është dashuria për Muhamedin. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka marrë Omer Ibn El Hatabin, Zoti qoftë i kënaqur me të, për dore. Omeri ka thënë: “ O i dërguari i Allahut, ti je më i dashur për mua se çdo gjë tjetër përveç vetes time.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Jo, pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, deri sa të jem më i dashur për ty se vetja jote, o Omer.” Nuk ka përsosmëri të besimit përveçse nëpërmjet dashurisë për Muhamedin.

Zgjohu, o populli i Muhamedit! Zgjohu, o populli musliman! A është më i dashur për ju fanatizmi fisnor se Zoti dhe i dërguari i Tij?! A të pasuarit e perëndimit është më i dashur për ju se Zoti dhe i dërguari i Tij?! A është më e dashur për ju besnikëria ndaj forcave të së keqes se Zoti dhe i dërguari i Tij?! “…atëherë pritni deri sa Allahu të sjellë vendimin (dënimin) e Tij.” (Et-Teube 24) “Le të frikësohen ata që kundërshtojnë urdhrin e tij, që të mos i arrijë ndonjë sprovë ose që të mos i godasë një dënim i dhembshëm.” (En-Nur 63)

O ju neglizhentë! O ju të nënshtruar! Lexoni historinë, merrni mësimin nga shkeljet e Tatarëve në vendet muslimane. O ju spektatorë, këmbanat e alarmit kanë rënë! Populli i Irakut qëndronte duke parë Tatarët që po pushtonin Horasan, që po vrisnin qindra mijëra njerëz të tij, ndërsa ata nuk lëvizën për të mbështetur vëllezërit e tyre. Ata preferuan sigurinë e tyre para mbështetjes. Vetëm dy vite pas kësaj Tatarët pushtuan Irakun, morën jetën e dy milionë njerëzve të tij, dogjën Bagdadin dhe çdo gjë në të, e me gjithë këtë populli i Shamit nuk mori mësim. Qëndruan spektatorë dhe ngritën flamurin e paqes. Por nuk kalua vetëm se pak muaj dhe Tatarët pushtuan Shamin, e dogjën atë dhe vranë popullin e Homsit dhe Halebit. Kjo ndodhi para syve dhe veshëve të udhëheqësve të Egjyptit dhe nuk morën mësim. Princat e provincave të Egjyptit ju nënshtruan kushteve të Tatarëve. E sikur të mos ishte vullneti i Zotit që zgjodhi udhëheqësin Kutuz, Zoti e mëshiroftë, i cili do ndalonte këtë përparim nga Tatarët. Ajnu Xhalut do të ishte frenimi i Tatarët, pas të cilës nuk do të kishte vend më për ta, Tatarët.

“…dhe përkujtoju atyre ditët e Allahut!” (Ibrahim 5) O Zotëria im, o i dërguari i Allahut, dita e lindjes tënde është ditë nga ditët e Zotit. “Apo ata nuk e kanë njohur të Dërguarin e tyre…” (El-Mu’minun 69) Sikur Zoti nuk do ta kishte caktuar ditën e lindjes tënde, nuk do të kishte ditë të Bedrit dhe të Ahzabit.  Sikur të mos ishte dita e lindjes tënde të nderuar, nuk do të kishte ndodhur shpërngulja dhe udhëtimi i natës së Israsë. Sikur Zoti të mos kishte caktuar ditën e lindjes tënde të nderuar, mëshira nuk do të ishte përhapur mbi të gjithë njerëzimin. “Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët.” (El-Enbija’ 107) Paqja e Zotit qoftë mbi ty, o zotëria ynë, o i dërguari i Allahut, në ditën e lindjes dhe në ditën e shpalljes tënde profet.

LEXO  Nga përsosmëria e mendjes është të bësh atë që të intereson

“Ne po t’i tregojmë ty disa nga historitë e të dërguarve, për të ta forcuar zemrën.” (Hud 120) Si mund të jetë ndryshe me historinë e të dërguarit më të mirë, të cilën e tregojmë që Allahu të forcojë me të zemrat tona, e pasimi i saj është rruga e lavdisë dhe rilindjes tonë. Ndërsa përkujtimi me ditët e Zotit është nga metodat e Kuranit Famëlartë, prandaj Allahu i Madhërishëm ua përkujtoi me ditën e grupacioneve, Ahzabëve; “O besimtarë! Kujtoni ndihmën e Allahut kur ju erdhi një ushtri (idhujtarësh), e Ne dërguam mbi ata erë dhe një ushtri (engjëjsh) që ju nuk e shihnit…” (El-Ahzab 9) Zoti u kujtoi besimtarëve se i dërguari më i nderuar shpëtoi nga vrasja. “O besimtarë! Kujtoni mirësinë që ju dha Allahu ditën, kur Ai pengoi duart e një grupi njerëzish që i kishin zgjatur ato për t’ju dëmtuar ju…” (El-Ma’ide 11)

Tek ne vjen përvjetori i lindjes së nderuar, e ajo është një ditë nga ditët e Zotit, duke të kërkuar  falje figurës tënde të nderuar, zotëria ynë, o i dërguari i Zotit,  nga lartësia e minberit tënd, në hapësirën e vendit të ngritjes, Miraxhit tënd, për braktisjen e muslimanëve të vend udhëtimit tënd, Kudsit.  Të kërkojmë falje, zotëria ynë, o i dërguari i Zotit, për fatkeqësitë e mëdha që i kanë rënë popullit tonë në Gaza dhe në Palestinë. Megjithatë, besimi ynë tek Zoti është i madh, sepse të qenit e Aksasë Islame është vendosur nga Qielli. “Mos u ligështoni dhe mos u pikëlloni, sepse ju, gjithsesi jeni më të lartët, nëse jeni besimtarë të vërtetë.” (Al ‘Imran 139) Mos u ligështoni dhe mos u pikëlloni, o popull i Palestinës. Një ditë nga ditët tuaja këtu është më e mirë se një mijë ditë në shumë vende. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Të vigjiluarit, lidhurit një ditë në rrugë të Zotit është më e mirë se një mijë ditë në çdo gjë tjetër.”

Paqja e Zotit qoftë mbi ju, o populli i Palestinës, paqja e Zotit qoftë mbi ju o njerëz të lidhur, vigjilent në këtë tokë! Paqja e Zotit qoftë mbi ju, o njerëz të qëndresës! Paqja e Zotit qoftë mbi ju, o mbrojtësit e xhamisë së bekuar! Përgëzoni, sepse veprat tuaja të mira vazhdojnë të rriten dhe nuk ndërpriten. I dërguari juaja, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Çdo i vdekur i ka vulosur, përfunduar, veprat e tij, përveç atyre që janë të lidhur në rrugë të Zotit, sepse veprat e tyre do të shtohen deri në Ditën e Kijametit dhe do të jenë të sigurt nga sprova e varrit.” Për çdo sprovë, mundim, frikë dhe tmerr Zoti do t’ju a zëvendësojë me sigurinë, në dashtë Zoti. Çdo vendim që Zoti i Plotfuqishëm ka caktuar për robërit e Tij, në të ka mëshirë, drejtësi dhe urtësi. Për nder të personit që kujtojmë, i bëjmë thirrje muslimanëve në botën Islame që të shpeshtojnë udhëtimin për në xhaminë e bekuar të Aksasë, për gjatë gjithë ditëve të vitit dhe në ditën e lindjes së tij të nderuar, për namaz dhe lutje në të. Në një hadith Kud’si ka ardhur: “ O i biri i Ademit,  mu përul, bëj ruku, për Mua  katër rekate në fillim të ditës dhe Unë do të të mjaftoj në fund të saj.”

Luteni Allahun me një gjuhë nënshtrimi dhe kënaqësie ndaj Tij!

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Allahun, Ai që u solli analfabetëve një të Dërguar nga gjiri i tyre, “… i cili ua lexon Shpalljet e Tij, i pastron nga gjynahet dhe u mëson Librin (Kuranin) e urtësinë (diturinë e thellë fetare), edhe pse më parë, me të vërtetë, ata ishin në rrugë krejt të gabuar.” (Al ‘Imran 164)

LEXO  Këshilla për përmirësimin e individit dhe shoqërisë

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok.

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi është i dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i cili kurrë nuk është larguar nga e vërteta, nuk ka humbur rrugën, gjuha e të cilit nuk ka folur kurrë nga dëshirat, gjuha e të cilit ka shqiptuar Kuranin Famëlartë dhe atë që ai përmban. “Shikimi i tij (Muhamedit a.s.) nuk u shmang dhe nuk shkoi përtej (asaj që i ishte lejuar të shihte).” (En-Nexhm 17)

Lindja e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka qenë ditë gëzimi për njerëzimin. Mëshira e tij ka mbuluar njerëzit, gurët dhe pemët. Legjislacioni i Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ruajti dinjitetin e gruas, e bëri atë përgjegjëse për mbretërinë shtëpiake dhe aftësimin, rritjen e burrave. Mëshira e poseduesit të kësaj ditëlindjeje ka mbizotëruar në paqe dhe në luftë. Ai ka këshilluar ushtrinë dhe udhëheqësit e tij që të mos presin, dëmtojnë pemë, të mos shkatërrojnë shtëpi dhe të mos abuzonin me të burgosurit. Njerëzimi mbarë të përkujtojnë ditën e lindjes së të përzgjedhurit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ai eleminoi skllavërinë njerëzore dhe të dobëtit, ndaloi tiraninë ndaj njerëzve nën kujdestari, vendosi udhëheqjen me konsultim, zgjedhje,  në mes njerëzve dhe mbi baza të drejtësisë dhe barazisë. I zoti i kësaj lindje të ndershme vendosi rregulla me të cilat kontrollohet udhëheqësi dhe kufizohet atë, sikurse obligoi të drejtat për popullin. Pra të gjithë janë përgjegjës dhe nën kupolën e përgjegjësisë në mes të drejtave dhe detyrave, udhëheqës apo popull, nënshtetas.  Umeti nuk u ngrit dhe mirësia e tij nuk u bë e dukshme vetëm pasi që iu përmbajt dispozitave të Islamit. Po, ai, Islami, është feja e Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Gjaku i muslimanëve është i barabartë dhe më i ulëti prej tyre kërkon mbrojtjen e tyre. Ai të cilit i kujtojmë ditën e lindjes së nderuar ka thënë: “ Nëse tek njerëzit e një lagjeje kanë një person të uritur në mesin e tyre, ata janë çliruar, larg, nga mbrojtja e Zotit.” “ Nuk është besimtarë ai që flenë i ngopur dhe fqinji pranë tij është i uritur, dhe ai e di.” E gjithë bota mbarë e bartën këtë zi urie dhe mungesë ushqimi dhe ilaçesh në Gaza sot. A është larguar nga përgjegjësia e tij sot umeti Islam?! Mos vallë umeti i Muhamedit sot  e ka harruar vend qëndrimin e tij, Muhamedit, Kudsin?! Mos vallë umeti i poseduesit të lindjes së nderuar ka devijuar synimet e tij sot?! Apo umeti shqetësohet dhe është angazhuar me festat, tubimet e tij dhe me denoncimet e tij?! Ndërsa fëmijët vdesin urie në Gaza. Poseduesi i lindjes së nderuar ka thënë: “ Kush nuk shqetësohet për çështjet e muslimanëve ai nuk është prej tyre.”

Ku është bota e lirë?! Ku janë mendimtarët?! Ku janë liderët?! Apo janë në gjumë të thellë?! Apo është zhdukur ndjenja e tyre njerëzore?! “Thuaj (o Muhamed): “Lëvduar e falënderuar qoftë Allahu dhe shpëtimi qoftë për robërit e Tij të zgjedhur.” (En-Neml 59)

O Zot, ne dhe të gjithë muslimanëve, në lindje dhe perëndim të tokës, na mundëso rrugëzgjidhje nga çdo shqetësim dhe nga çdo vështirësi lehtësim.

O Zot, mundëso për muslimanët  një udhëheqës besimtar dhe të mëshirshëm, të njësojë rrallët e tyre dhe bashkojë forcat e tyre,  o më i Madhi Bujarë.

O Zot, ruaj xhaminë Aksa nga çdo e keqe. O Zot, bëj vendqëndrimin e të dërguarit, Kud’sin, argument për ne dhe jo kundra nesh. O Zot, bëj banimin tonë në Bejtul Makdis, Kud’s, argument për ne dhe jo kundër nesh. O Zot, mundëso për umetin Islam përkujtimin e kësaj date duke qenë në një gjendje më të mirë dhe më të qetë, dhe që të jenë përmbushur shpresat e muslimanëve.

O Zot, të lutemi që të jesh për popullin tonë në Gaza ndihmë, mbrojtje, mbështetje dhe shpërblim.  O Zot, mëshiro dobësinë e tyre, merr nën Kujdesin Tënd çështjen e tyre dhe bashko forcat e tyre.

O Zot, mundëso lirinë e të burgosurve dhe robërve, o Zoti i botëve.

O Zot, jepi shpërblimet më të mira  për ne zotërisë tonë, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, jepu shpërblimet më të mira për ne sahabet, halifet dhe dijetarëve tanë. O Zot, jepu shpërblimet më të mira për ne mësuesve dhe prindërve tanë.

O Zot, Ti  që ke bërë salavatet ndaj të dërguarit tonë nga adhurimet,  të lutemi të afrohemi pranë Teje me të gjitha salavatet që janë dërguar për të nga dita që është krijuar deri në ditën e fundit.

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)

U kujtojmë njerëzve tanë në tokën e Israsë dhe Miraxhit se drejtoria e Vakfit Islam kujton ditën e lindjes së të dërguarit të nderuar të dielën me lejen e Allahut të Madhërishëm, në orën 11 paraditet, në xhaminë e bekuar të Aksasë, shpeshtoni udhëtimin në këtë xhami.

Dhe fto për namaz.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1184284772861302

Post Author: endrit