Lavdërimet janë për Zotin, Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqiat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqia. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbën, e ai që e humbën veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Allahut.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, çdo e mirë është në Dorën e Tij, Ai vërtet është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
Dëshmojmë se zotëria dhe i dashuri ynë, ndërmjetësuesi dhe shembulli ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhuri nga të gjitha krijesat e Tij dhe i dashuri i Tij. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër, shokët e tij të parët e të mirëve, dhe mbi të gjithë ata që i kanë pasuar dhe ecur në gjurmët e tyre dhe në traditën e tyre deri në ditën e gjykimit.
Në vijim
O ju muslimanë! O ju të lidhur me qytetin e Bejtul Makdis dhe rrethinat e tij! O ju që jeni mbledhur në ambjentet e xhamisë së bekuar, Aksasë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Jeni duke bërë punë të mira, dhe paraqisni veprat e mira para Allahut të Madhërishëm, duke ju bindur Allahut dhe përgjigjur të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Duke shpresuar në fshirjen e gjynaheve në këtë botë dhe në botën tjetër. Zoti ju shpërbleftë me të mirat e Tij për çdo vepër të mirë që bëni, dhe për çdo bamirsi. Kjo nuk është diçka e çuditshme nga ana juaj, kur ju jeni të lidhur me tokën e Israsë dhe Miraxhit.
Nga lartësia e këtij minberi të ndershëm, i lutemi Zotit që të fali dëshmorët tanë të pastër. Sikurëse përshëndesim me gjithë krenari të burgosurit tanë pas hekurave të qelive. E lusim Allahun e Madhërishëm që tu japë shërim të shpejtë të plagosurve nga bijtë e popullit tonë.
Nga lartësia e këtij minberi të ndershëm përshëndesim të gjithë ata që shpeshtojnë ardhjen në xhaminë e bekuar të Aksasë, sikurëse në të njëjtën kohë vizitojnë shtëpitë e Zotit, xhamitë në këtë vend të bekuar. Në xhaminë e shenjtë Ibrahimije, në xhaminë e Ndihmës në Nablis e të tjera. Kjo e mirë është përhapur dhe në shtëpitë e muslimanëve përreth nesh si në Jordani, në Siri, në Turqi, dhe në vende të tjera Islame dhe muslimane.
O ju të dashurit e mi! O ju që jeni të lidhur me tokën e Israsë dhe Miraxhit, i lexoni hadithet e të dërguarit tuaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. E zbatoni, praktikoni atë udhëzim të ndershëm, në punët tuaja, në adhurimet tuaja, në shpeshtimin e ardhjes tuaj për në xhaminë e Aksasë, dhe në vizitat që bëni në shtëpitë e Zotit të Madhërishëm, në xhamia, në këtë tokë të bekuar. Është transmetuar se i dashuri ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë : “Ai që nis, praktikon,në Islam një traditë të mirë, do ta ketë shpërblimin e saj dhe shpërblimin e atyre që veprojnë në përputhje me të deri në Ditën e Kiametit, pa u paksuar nga shpërblimi i tyre asnjë gjë. Ai që nis, praktikon, në Islam një traditë të keqe, do ta ketë përgjegjësinë e saj dhe barrën e atyre që veprojnë në përputhje me të deri në Ditën e Kiametit.””
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Në këtë xhami të cilën e ka bekuar Allahu dhe rrethinat e sajtë. Është traditë e mirë dhe e dobishme, dhe e ndershme tek Allahu i Madhërishëm. Kjo traditë në të cilën ftuan, thirrën vëmendjen të lidhurit me këtë vend të shenjtë, të vendosurit dhe durimtarët në këtë vend të shenjtë. Thirrën me zemër të ndershme, dhe të bindur në qëllimin e tyre në praktikimin e kësajt tradite, praktike, dhe ja kanë arritur me fjalë dhe me vepra. Ja ku janë me dhjetra mijëra nga bijtë e qytetit të Kudsit, nga bijtë e qytetit Halil, nga bijtë e qytetit të Nablis, nga bijtë e qyteteve të Rripit Përëndimorë, dhe nga bijtë e rripit të Gazas tonë të dashur. Ja ku janë duke praktikuar këtë traditë të mirë, për të cilën lusim Allahun e Madhërishëm që të shkruaj shpërblimin e sajtë për të gjithë ata që kanë thirrur në të, për praktikuesit apo zbatuesit e sajtë dhe atyre që i janë përgjigjur kësaj thirrjeje dhe kësajt tradite, praktike. Pa tjetër që po, kur ju jeni ata që ka përgëzuar i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në këtë tokë të bekuar, të cilën e ka bekuar Allahu i Madhërishëm, duke e bërë atë kible të parë për muslimanët, dhe nga ato xhami që kërkohet, nxitet vajtja në të, në vazhdimsinë e ditëve dhe viteve.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Po, vërtetë është lumturuar miku me ju, duke mësyrë portat e xhamisë Aksa, që në mëngjes herët duke mbushur xhaminë me namazet dhe adhurimet tuaj, lutjet dhe kërkim falje tek Zoti. E lusim Allahun e Madhërishëm që tu përgjigjet lutjeve të besimtarëve të ndershëm, dhe të ju japë besimtarëve dhe të lidhurve me këtë tokë zgjidhje të afërt, me të vërtetë Ai për këtë është i Fuqishëm, dhe për përgjigjet Bujar.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Me të vërtetë kjo është nga traditat, synetet e mira, dhe nga traditat për të cilat e lusim Allahun e Madhërishëm që të na shkruaj për të gjithë ne shpërblim, deri sa ta takojmë Atë duke qenë i kënaqur me ne. Sa synet, traditë e mirë është kjo me të cilën vijnë muslimanët për në vendin më të bekuar për ta, në këto toka të bekuara, në tokën e Israsë dhe Miraxhit, ata vinë në këtë xhami, duke Njësuar dhe Madhëruar Allahun. Si pengon dhe nuk i kthen kush ata nga rruga e tyre, as ashpërsia, as proçedurat e zgjatura dhe të merzitshme të pushtuesit të egër dhe të padrejtë. Por se janë të vendosur me besim dhe bindje në qëllimin e tyre, në punët e tyre, duke mbështetur dhe praktikuar këtë praktikë të ndershme dhe bujare, për të cilën ka bërë thirrje i dërguari ynë i ndershëm, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se kush ndërton një praktikë të mirë në Islam, ai do të ketë shpërblim për të, dhe shpërblimin e atyre që kanë punuar me të, pa ju paksuar shpërblimi i tyre.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Sikurëse keni shpeshtuar ardhjen në xhaminë e bekuar të Aksasë. Vepra juaj tek Zoti do të jenë për ju në peshoren e drejtë, dhe në peshoren e rregullt, nuk do të ju humbi asnjë grimcë nga punët tuaja, të vogla apo të mëdha nga ato. Sepse Ai është i Drejtë në gjykim. I Drejtë dhe Mëshirues i cili udhëzon zemrat e robërve të Tij të sinqertë. Ju dhuron atyre nga më të mirat mirësi, dhe i largon ata nga rruga e të keqes, padrejtësisë dhe nga rrugët e gjynaheve dhe gabimeve.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Përballë kësajt, në anën tjetër, kush praktikon, ndërton një traditë të keqe, për të do të jetë përgjegjësia, barra e kësaj të keqeje, dhe barra e atyre që e veprojnë atë pas tij, pa paksuar diçka nga përgjegjësia, barra e tyre.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Kjo është lartësia e drejtësisë hyjnore, ky është lajmërimi i të përzgjedhurit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i cili nuk flet nga vetja e tij.
Dhe se nga traditat, praktikat e këqia, për të cilat e lusim Allahun e Madhëruar që të ju largojnë prej tyre, dhe të mos o praktikoni. Nga praktikat e këqia jana ata të cilët neglizhojnë, apo largohen, paksojnë ardhjen në xhaminë Aksa, apo me vizitat në shtëpitë e Zotit në këtë tokë të bekuar. Vizita e shtëpive të Zotit, xhamive, është shenjë dhe dëshmi e dukshme për besimin në Zot dhe në ditën e gjykimit. “Faltoret e Allahut i vizitojnë dhe i mirëmbajnë vetëm ata që besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit,…” ( Et-Teube 18)
Në anën tjetër, ata që punojnë për dëmtimin e shtëpive të Zotit, xhamive, apo ndalimin e njerëzve që të kryejnë adhurimet në to, me çfarë do metode apo mënyre, nëse është musliman, ka ndërtuar një praktikë të keqe. E lusim Allahun e Madhërishëm që ta bëjë atë nga të penduarit dhe të ja pranojë pendesën e tij, duke e orjentuar atë në të punuarit e veprave të mira që të mos bieri në ndëshkimin e Zotit të Madhërueshëm, për përgjegjësit ë tij për atë punë dhe përgjegjësitë e atyre që veprojnë praktikën e tij.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Në këtë tokë ka shumë praktika të mira, ku nga praktikat më madhështore është lidhja dhe qëllimi i kësaj lidhjeje me këtë tokë të shenjtë. Kjo lidhje dhe vendosmëri është treguese e një mori çështjesh, por se është treguese e besimit të sinqertë dhe dëshirës së sinqertë në bindjen ndaj Zotit të Madhërishëm. Dhe në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje të gjithë bijve të popullit tonë durimtarë, të lidhur, sakrifikues dhe i vendosur në këtë tokë të shenjtë, i ftojmë në punë të mira dhe në ndërtimin e praktikave, syneteve të lavdëruar të mira, për të cilat ju shpërblen Allahu në këtë botë dhe në botën tjetër.
Në të njëhjtën kohë, ftojmë të gjithë bijtë e popullit tonë që të braktisin të gjitha praktikat, synetet e këqia, dhe të gjitha rrugët e këqia të cilat i lëkundin nga vendosmëria e tyre, apo i dobëson në lidhjen e tyre, i pengon apo largon ata në të shpershtuarit e vajtjes për në xhaminë e bekuar të Aksasë dhe nga vizita e shtëpive të Zotit të Madhërishëm, xhamitë në të gjithë sipërfaqen e kësaj toke të bekuar. U lusim Allahun e Madhërishëm që të na japë sukses në atë që është e mirë, në jetën tonë në këtë botë dhe në botën tjetër. E lusim Zotin që të na bëjë nga ata që krenohen dhe përfitojnë nga ndërtimi i praktikave të mira prej të cilave përfitojmë shpërblimin e tyre dhe shpërblimin e atyre që do të punojnë me to, duke mos u paksuar prej shpërblimit të tyre diçka. Sikurëse e lusim Allahun e Madhërishëm që të na largojë të gjitha rrugët e kota dhe të humbjeve, të na ruaj ne nga praktikat e këqia të cilat ngarkojnë vepruesit e tyre me gjynahe të mëdha, i cili ka barrën, përgjegjësinë e asajtë praktike dhe barrën e atyre që do ta veprojnë pas tij.
Ka ardhur në një hadith të ndershëm, nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të; “Me të vërtetë veprat varen sipas qëllimit. Çdokujt i takon ajo që ka pasur për qëllim. Ai i cili ka emigruar për hir të Allahut dhe të Dërguarit, emirgrimi i tij konsiderohet i tillë. Ndërsa kush ka emigruar për qëllim të kësaj bote, apo sepse dëshiron të martohet me një grua, ai përfiton nga emigrimi vetëm atë që ka pasur për qëllim”. Apo siç e ka thënë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. “Fitorja është për ata që i kërkojnë falje Zotit, lutjuni Zotit sepse jeni të premtuar për përgjigje.”
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë vetëm për Zotin e Vetëm, lutjet dhe përshëndetjet për Muhamedin që nuk ka të dërguar pas tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, ka dëshiruar që robërit e Tij të punojnë për fenë e Tij në këtë botë deri sa të fitojnë ndihmën dhe kënaqsinë e Zotit. Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, plotësoj emanetin dhe solli mesazhin, këshilloi popullin, duke na lënë në rrugë të ndriçuar, nata në të është si dita e sajtë, nga e cila përfitojnë të gjithë me përjashtim të të humburve.
Në vijim
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Tanimë rreziku që kërcënon xhaminë e bekuar nuk është i panjuhur tek ju, sikurëse kërcënon gjithashtu qytetin e shenjtë të Kud’sit, si rezultat i tradhtive dhe marrveshjeve të dështuara dhe të kota.
O ju muslimanë, është detyrë e juaja që të ruani besimin dhe fenë tuaj, adhurimet tuaja, dhe të bëni kujdes për tokën dhe të shenjtat tuaja. Pasha Allahun kjo është metoda e një jete të begatë, për atë që deshirojnë një jetë të tillë.
O ju muslimanë! O bijtë e Israsë dhe Miraxhit! Vazhdoj të flas për traditën, synetin e mirë, dhe për shpërblimin dhe sevapet e mëdha nga Allahu i Madhërishëm, për ata që veprojnë me to, dhe ata që punojnë me ato pas tij. Sikurëse dhe për praktikën e keqe, synetin e keq, dhe për barrën e atyre që punojnë me të, dhe barrën e atyre që punojnë me të pas tij. Prandaj duhet të vëmë në dukje në dobi të këshillës së mirë, që të nxisim në praktika të mira bijtë e kësaj toke të bekuar, Palestinës. Në atë që ka bërë thirrje i dërguari ynë i ndershëm, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, unifikimi i muslimanëve. Po unifikimi i muslimanëve, bashkëpunimi, ndihma dhe përkrahja e njëri-tjetrit. Prandaj o të dashurit e mi, mendoni, buzqeshja është traditë e mirë apo traditë e keqe? Me të vërtetë në realitet, kemi nga praktikat më të këqijat në mesin e bijve të umetit, popullit.
Prandaj nëse dëshironi pasimin e udhëzimit të të Zgjedhurit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duhet që të largoni nga praktikimi i traditave të këqija dhe ndërtimi i tyre, dhe të ktheheni në mënyrë të menjëhershme në rrugën e praktikimit të traditave të mira, dhe ndërtimit të tyre, të cilat ju udhëheqin drejt triumfit dhe fitores në këtë botë, dhe drejtë faljes dhe shpërblimit të pafund nga Allahu i Madhërishëm.
Ju përshëndesim dhe ju nxisim nga minberi i xhamisë së Aksasë, xhami për në të cilën kërkohet shpeshtimi i vajtjes në të, që të vlersoni prioritetet e çështjeve tuaja, të largoheni nga çështje përsonale apo materiale, të kësaj bote. Jeni të bashkuar, dorë e vetme, sikurëse ka urdhëruar Allahu i Madhërishëm; “Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani!”(Al Imran 103) Dhe sikurëse ka thënë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të; “Besimtari për besimtarin janë si një ndërtesë e vetme, mbështesin, mbajnë njëri-tjetrin, dhe ka bashkuar gishtat e duarve të tij.!”
O Zot na bëj nga ata që i dëgjojnë fjalët (që u thuhen), dhe ndjekin atë që është më e mira prej tyre.
O Zot na merr nga duart tona për tek Ty, dhe na udhëzo me zemrat tona për tek Ty.
Na drejto në bindjen ndaj Teje dhe kënaqsinë Tënde, o Zoti i Botrave.
O Zot na jep ne dhe të gjithë muslimanëve zgjidhje dhe fitore të afërt.
O Zot na jep udhëheqës besimtar, të mëshirshëm, që të njësojë rreshtat tanë, na bashkojë dhe na ndihmojë drejt triumfit.
O Zot fali musliamnët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit.
O Zot na bëj mbylljen tonë me vepra të mira.