Nga kuptimet e fjalës së monoteizmit

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    20-03-1447 H   12-09-2025 D

Shejh Dr. Husejn Bin Abdulaziz Ali Shejh 

Tema   Nga kuptimet e fjalës së monoteizmit

Lavdërimet janë për Zotin, Ai është Zoti e Vërteta e qartë.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Zoti i të parëve dhe të fundit.

Dëshmoj se i dërguari ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, ai i cili ftoj në besimin në Një Zot në çdo kohë dhe moment. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Në vijim

O ju muslimanë! Frikësojuni Allahut dhe binduni Atij, që të fitoni në këtë botë dhe në botën Tjetër, Ahiret, dhe të jeni të lumtur gjithmonë dhe përherë.

O muslimanë! Parimi madhështorë për fitoren e përhershme është arritja e nënshtrimit ndaj Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar, me fjalë, me vepra dhe me bindje, besim. Për hir të të kuptuarit se “ S’ka Zot tjetër përveç Allahut”, janë krijuar jeta e kësaj bote dhe bota Tjetër, janë përgatitur Xheneti dhe Xhehenemi. Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar thotë: “ Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” (Edh-Dharijat 56)

“ S’ka Zot tjetër përveç Allahut”, është çelësi i shtëpisë së lumturisë. Fjalë që është origjina, themeli, koka dhe shtylla e fesë. Ndërsa pjesa tjetër e shtyllave të fesë dhe obligimet e saj janë degët e ndara, që rrjedhin prej saj. Zoti i Lartësuar thotë: “ Ai që mohon idhujt (dhe gjithçka që adhurohet në vend të Allahut) dhe beson në Allahun, ka siguruar lidhjen më të fortë…” (El-Bekare 256) Lidhja e fortë është fjala “ S’ka Zot tjetër përveç Allahut”. Kjo fjalë madhështore është fjala e devotshmërisë, është fjala e fortë, e vendosur dhe e vërtetë me të cilën Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar solli me të të dërguarit e Tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ta.

Vëllezër në Islam! Duhet që zemra e çdo krijese të jetë e bindur, e sigurtë, me këtë fjalë, ta dijë me siguri absolute dhe të besojë fort në saktësinë e kuptimit të saj.  Të besojë se kjo fjalë do të thotë që nuk meriton të  adhurohet dikush tjetër përveç Zotit. S’ka Zot tjetër, mohon me një mohim të fortë për të gjithë atë që adhurohen përveç Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuar. Nuk meriton adhurimin dhe nuk meriton që të  adhurohet diçka tjetër përveç Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuar.  Ndërsa pjasa tjetër “ përveç Allahut”, provon adhurimin e merituar për Zotin e Madhërishëm dhe të Lartësuar. Ai është Zoti që meriton të adhurohet i Vetëm.

Nuk ka Zot tjetër të Vërtetë në këtë ekzistencë përveç Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar. E çdo gjë që adhurohet përveç Tij është gënjeshtra më e madhe e të gjitha gënjeshtrave dhe padrejtësia më e madhe e të gjitha padrejtësive. Por se Zoti i Vërtetë është Allahu, Ai që është Unik në krijim, në furnizim, në jetë, në vdekje, në krijim, në asgjësim, në dobi, në dëm, në nder, në poshtërim, në udhëzim dhe në devijim. “Kjo është kështu, sepse Allahu është e Vërteta, ndërsa çfarë adhurohet në vend të Tij, është e rreme dhe se Allahu është i Lartësuar dhe i Madhërishëm.” ( Lukman 30) Kjo fjalë madhështore ndalon në mënyrë absolute dhe kategorike përkushtimin e çdo akti adhurimi ndaj kujtdo tjetër përveç Zotit të Plotfuqishëm dhe të Lartësuar, dhe nëse ai është një engjëll i afërt, një profet i dërguar ose një shenjtor. Është e nevojshme që gjuha ta thotë këtë fjalë dhe ta dijë kuptimin e saj, duke besuar në të. Allahu i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Dije se nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Allahut!” (Muhammed 19) Në Sahihun e Muslimit ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush vdes duke e ditur se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, do të hyjë në Xhenet.”

LEXO  Përfitime dhe mësime nga Surja Kaf

Bindja e vërtetë dhe njohuria e saktë e kuptimit të “ S’ka Zot tjetër përveç Allahut”, e detyrojnë njeriun të pranojë ndikimet e saj, t’i përmbahet detyrimeve të Allahut dhe të përmbushë bindjen ndaj Tij dhe ndaj të dërguarit të Tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Duke arritur dashurinë përfundimtare, përulësinë dhe nënshtrimin e plotë ndaj Allahut të Plotëfuqishëm, duke e lavdëruar Zotin e tij me madhërimin e duhur, me zemër dhe gjymtyrë të nënshtruara para Krijuesit të tij, duke kërkuar strehim,mbrojtje vetëm tek Sunduesi i tij, duke iu frikësuar Atij me frikën e vërtetë, duke shpresuar për mëshirën dhe kënaqësinë e Tij. Është njohuria që shoqëron besimin, e cila kërkon nënshtrim dhe veprim në përputhje me të drejtat e fjalës “ S’ka Zot tjetër përveç Allahut”, me respektim të plotë të ligjit të Allahut të Plotëfuqishëm, dhe dorëzim të plotë ndaj sunetit të profetit tonë Muhamed, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. E kush e thotë atë ndërsa bën diçka që e kundërshton atë, siç është lutja drejtuar të vdekurve, ose lutja drejtuar atyre që nuk janë prezent, të munguarve, lutja drejtuar atyre për të përmbushur nevojat, për të lehtësuar shqetësimin e të ngjashme, është në kundërshtim me kuptimin e saj, në kundërshtim me të vërtetën e saj, bie në politeizëm që e nxjerr njeriun nga besimi dhe Islami, Zoti na ruajt, nga kjo gjë.

Adhurues të Zotit! Është e nevojshme t’i përmbahemi kësaj fjale madhështore dhe të kemi siguri që nuk i nënshtrohemi dyshimit apo skepticizmit. Por se gjuha ta thotë atë dhe zemra të pajtohet me të, me një siguri të patundur, të fortë, ku veprat e mira, të drejta, e konfirmojnë atë në dukje dhe në thelb, esencë. Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar thotë: “ Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe pastaj nuk dyshojnë…” (El-Huxhurat 15) I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se unë jam i dërguari i Tij. Çdo rob  që do ta takojë Zotin me këto dy dëshmi,  pa dyshuar në to, veçse do të hyjë në Xhenet.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Që kuptimi i kësaj fjale të madhërishme të jetë i saktë, ai që e thotë duhet të jetë i hapur ndaj asaj që kërkon me gjuhën, zemrën dhe gjymtyrët e tij, duke iu nënshtruar Krijuesit të tij, duke pranuar të drejtat e Zotit të tij dhe duke zbatuar bindjen ndaj Atij dhe të dërguarit të Tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, me gjithë dashuri, përulësi, dorëzim, bindje dhe nënshtrim të plotë.

LEXO  Nga errësira e mosbindjes në dritën e bindjes

O muslimanë! Është e domosdoshme t’i nënshtrohemi asaj që tregohet nga fjala “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut”,  që robi të nënshtrojë fytyrën e tij vetëm Zotin me fjalë dhe vepra: “Kthehuni tek Zoti juaj dhe nënshtrojuni Atij…” (Ez-Zumer 54) Zoti i Plotfuqishëm thotë: “Kush i dorëzohet Allahut, me tërë qenien e tij, duke qenë punëmirë, ai është kapur për vegën më të fortë.” (Lukman 22)

Kjo fjalë madhështore do të thotë që zemra beson atë që thotë gjuha, kjo duhet të shoqërohet me punë, me parime dhe me qëndrimin larg çdo gjëje që i shkel ose i kundërshton ato. Por se e brendshmja e tij është besimi në kuptimin e saktë të fjalës, “S’ka Zot tjetër përveç Allahut”, që përputhet me pamjet e jashtme dhe me direktivat sublime që kanë ardhur në Kuran dhe sunet. I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Çdo njëri që dëshmon sinqerisht me zemër se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti do ta ndalojë atë nga Zjarri i Xhehenemit.” Muttefikun  Alejhi.

Kjo fjalë e mirë kërkon që ai që e thotë të jetë i sinqertë ndaj Zotit të Plotfuqishëm dhe që t’i pastrojë fjalët, veprat dhe qëndrimet e tij nga të gjitha papastërtitë e politeizmit dhe bidateve që bien ndesh me sunetin. “E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit)…” (El-Bejjine 5) “Thuaj: “Unë jam urdhëruar që ta adhuroj Allahun me përkushtim të sinqertë.” (Ez-Zumer 11) I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Personi më i lumtur me ndërmjetësimin tim në Ditën e Gjykimit është ai që thotë: S’ka Zot tjetër përveç Allahut, sinqerisht nga zemra e tij.” Ndërsa tek dy Sahihët, Buhariu dhe Muslimi, ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Zoti ia ka ndaluar Zjarrin, Xhehenemin, kujtdo që thotë: “S’ka Zot tjetër përveç Allahut”, duke kërkuar me këtë kënaqësinë e Zotit.”

Kjo fjalë madhështore kërkon për thënësin e saj  që Zoti të jetë më i dashur për të se çdo gjë tjetër, dashuri sublime që e bën njeriun ti japë përparësi asaj që Zoti do mbi dëshirat dhe dashuria e tij, të dojë atë që Allahu i Lartësuar do dhe të urrejë atë që Zoti i tij i Plotëfuqishëm e urren. Ai duhet të jetë besnik ndaj njerëzve që dëshmojnë se “S’ka zot tjetër përveç Allahut” dhe të mohojë, refuzojë ata që nuk e besojnë atë. Duhet të jetë dashuria e tij për të dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, më e madhe se dashuria e tij për veten, familjen e tij dhe të gjithë njerëzimin. Dashuri pa ekstremizëm dhe pa ashpërsi. Shenja e kësaj është bindja ndaj tij në atë që ai urdhëron dhe shmangia e asaj që ai ndalon dhe paralajmëroi, qortoi, besimi në atë që ai informon si dhe mosadhurimi i Allahut përveçse në përputhje me atë që ai legjitimoi, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Ai duhet të jetë besnik ndaj atyre që janë besnikë ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij, dhe të jetë armiqësor ndaj atyre që janë armiqësorë ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij,  paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të.

LEXO  Këshilla dhe udhëzime për përmirësimin e besimtarëve dhe besimtareve

Adhurues të Zotit! Kjo fjalë, “S’ka Zot tjetër përveç Allahut”, obligon mohimin, refuzimin e adhurimit të dikujt tjetër përveç Zotit.  Kush  i lutet dikujt tjetër përveç Zotit, kërkon ndihmë nga një krijesë e vdekur, kërkon ndihmë nga një qenie e gjallë që mungon pranë tij, kërkon ndihmë nga një qenie e gjallë në një çështje që vetëm Zoti ka fuqi ta bëjë, atëherë ai e kundërshton atë, për shkak të kuptimit të kësaj deklarate, fjale të madhe. E njëjta gjë vlen për këdo që i shoqëron dikë Zotit në Zotërimin e Tij, në hyjninë e Tij ose në emrat dhe në cilësitë e Tij.

O ju muslimanë! Ne duhet t’i përmbahemi këtyre parimeve të mëdha dhe të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm në Njësimin e Krijuesin tonë, sepse ky është gurthemeli i lumturisë dhe kushti i vetëm për të hyrë në Xhenet.

Zoti na bëftë të gjithëve nga njerëzit e monoteizmit të pastër, Njësimit të Zotit,  besimit të vërtetë, na ruajtë të gjithëve nga të bërit ortak Zotit në besim, me fjalë, me vepra dhe me bidate, nga ato që janë shfaqur dhe ato që nuk janë shfaqur.

Zotit i kërkoj falje për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët për çdo gjynah, Zotit kërkoni falje sepse Ai është Falës i Madh, Mëshirëplotë.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin e Vetëm.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok.

Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij.

Në vijim

Është detyrë e thirrësave dhe dijetarëve t’i kushtojnë më shumë vëmendje mësimdhënies së monoteizmit, Njësimit të Zotit,  të drejtave të tij në përputhje me rregullat e dy shpalljeve dhe atë që u vendos nga sahabët dhe pasuesit e tyre, Zoti qoftë i kënaqur me ta. Detyra më e rëndësishme është të thërrasin në atë që arrijmë qëllimin për të cilin Zoti krijoi dhe solli në ekzistencë njeriun.  Dijetarët duhet të përhapin njohuri të dobishme të frymëzuara nga udhëzimi i paraardhësve të këtij umetit, selefëve,  dhe t’u shpjegojnë qartë njerëzve atë çfarë i padituri injoron në lidhje me çështjet e monoteizmit, Njësimit të Zotit, dhe besimit. Kjo është detyra më e madhe dhe përgjegjësia më e rëndësishme, siç ishte rasti me të dërguarin tonë, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Nuk ka lumturi për njerëzit dhe lavdi për umetin përveçse përmes realizimit të plotë të monoteizmit të vërtetë dhe të pastër dhe përhapjes së parimeve të tij. Umeti do të jetë mirë për sa kohë flamuri i monoteizmit është i ngritur lart dhe slogani i sunetit të Muhamedit të mbahet lart. Zoti e ruajt fenë dhe umetin, dhe e mbrojt atë nga çdo fatkeqësi, pikëllim dhe e keqe.

Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar na ka urdhëruar në një vepër, të bëjmë diçka, siç është të dërgojmë salavate dhe përshëndetje mbi profetin fisnik. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin. O Zot, të lutemi që të jesh i kënaqur me familjen dhe të gjithë shokët e tij.

O Zot, fali muslimanët dhe muslimanet, të gjallët dhe të vdekurit prej tyre. O Zot, mëshiroji muslimanët me mëshirën Tënde të madhe. O Zot, përmirëso gjendjen e tyre. O Zot, lehtëso shqetësimet e tyre. O Zot, përmirëso  gjendjen e muslimanëve.  O Zot, largo prej tyre vështirësitë, fatkeqësitë dhe sprovat, o Zoti i botëve.

O Zot, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit).

O Zot, ruaj, mbro dhe jepi sukses kujdestarit të çështjeve tona,  kujdestarit të dy xhamive të shenjta dhe zëvendësin e tij, princin e kurorës, o më i Madhi  më Bujari.  O Zot, udhëzo veprimet e tyre drejt çdo të mire. O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve.

O Zot, ruaj vëllezërit tanë muslimanë në Palestinë. O Zot, ruaj muslimanë në Palestinë.  O Zot, merru me armiqtë e tyre. O Zot, poshtroi ata, o Zoti i botëve. O Zot, mposhti ata, o Zotërues i Madhështisë dhe Bujarisë, o i Fortë, o i Plotfuqishëm. O Zot, mbulo tokat e muslimanëve me siguri, mbrojtje dhe paqe, o i Gjallë, o i Përjetshëm.

Lutja jonë e fundit është, të gjitha lavdërimet janë për Zotin e botëve.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/685552843878075

Post Author: endrit