Lavdërimet janë për Zotin, Atë e lavdërojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojte nga të këqiat e veteve tona, dhe punët tona të këqia. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbën, dhe ai që e humbën veten e tij s’ka udhëzues tjetër veç Tij. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok. Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij.
“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)
“O njerëz! Frikësohuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, e nga ai krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej atyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësohuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.” (En- Nisa 1)
“O besimtarë, frikësohuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab 70-71)
Në vijim.
Fjala më e mirë është Libri i Allahut, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr
O ju njerëz! Dijeni se Zoti juaj është Allahu përveç të Cilit s’ka Zot tjetër, që mbulon çdo gjë me mëshirën dhe diturinë e Tij, dhe; “i Cili ka krijuar çdo gjë dhe e ka rregulluar si duhet!” ( El-Furkan 2) ; “Dhe çdo gjë e ka llogaritur saktësisht.” ( El-Xhin 28) Ai ka krijuar krijesat e Tij në formën më të mirë. Ai zbret mirësinë e Tij tek ata që dëshiron me masën që Ai dëshiron. Fshehës i caktimit të Tij dhe është në dijeni të çdo gjëje sa do e vogël qoftë ajo, zbatues i gjykimit të Tij, Ai është Bamirës i pakufishëm dhe di çdo gjë.
Butësia e Tij shfaqet në shikimin që i ka dhënë njeriut, me të cilin ai shikon çdo gjë, me dëgjimin e tij me të cilin ai dëgjon dhe zërat më të ulët, duke ja përsosur atë, (dëgjimin). Sikurëse shfaqet me diturinë që i ka dhënë për të mësuar rreziqet e mëdha duke u mbrojtur prej tyre. “Ai është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës! E si mund të ketë Ai fëmijë, ndërkohë që nuk ka bashkëshorte?! Ai ka krijuar çdo gjë dhe është i Dijshëm për çdo gjë. Ky është Allahu, Zoti juaj. S’ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Tij, Krijuesit të çdo gjëje, andaj adhuroni vetëm Atë! Ai është Mbikëqyrës i çdo gjëje! Shikimet njerëzore nuk mund ta arrijnë Atë, ndërkohë që Ai i arrin shikimet e të gjithëve. Ai është Bamirës i pakufi dhe di çdo gjë. (Thuaju o Muhamed): “Tashmë ju kanë ardhur nga Zoti juaj prova të qarta. Ai që i sheh ato, i sjell dobi vetes, ndërsa ai që i mbyll sytë para tyre, i bën dëm vetes. Unë nuk jam rojtari juaj”. Kështu, Ne i shpjegojmë Shpalljet Tona në mënyra të ndryshme, që ata të thonë: “Ti i ke mësuar këto!” dhe që t’ua bëjmë të qarta njerëzve që dinë (të drejtën).” (El-En’am 101-105)
Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “Sido që të flisni ju, fshehtas apo haptas, Ai e di mirë ç’ka në zemrat tuaja. E si të mos dijë Ai që ka krijuar gjithçka, kur Ai njeh çdo gjë me imtësi dhe është i Gjithëinformuari?!” ( El-Mulk 13-14)
Me Butsinë e Tij ka zbritur shpalljen nga mbretëria e qiejve me ajetet e qarta, nga qielli i dynjasë për në shtëpinë e profetit; “O gratë e të Dërguarit! Ju nuk jeni si gratë e tjera. Nëse i frikësoheni Allahut, mos flisni me përkëdheli, që të mos ju dëshirojë ai që ka zemër epshore, por flisni drejt dhe në mënyrë të ndershme! Qëndroni në shtëpitë tuaja e mos i zbuloni stolitë tuaja, ashtu siç zbuloheshin në kohën e padijes! Falni namazin, jepni zeqatin dhe bindjuni Allahut e të Dërguarit të Tij! O Familje e Profetit, në të vërtetë, Allahu do që ta largojë prej jush papastërtinë dhe t’ju pastrojë plotësisht. Mbani në mendje ato që lexohen në shtëpitë tuaja prej Shpalljes së Allahut dhe Urtësisë (profetike)! Me të vërtetë, Allahu është Bamirës i pakufishëm dhe di çdo gjë.” (El-Ahzab 32-34)
Me butësinë e Tij zbret ujin nga lartësia e qiellit për në sipërfaqen e tokës, i cili mbërrin deri në embrion të farës (në tokë), dhe deri në rrënjë të bimëve si ujë i dobishëm.
“A nuk e sheh ti se Allahu lëshon shiun nga qielli e toka gjelbërohet?! Me të vërtetë, Allahu i di të gjitha në hollësi dhe njeh mirë çdo gjë.” (El-Haxhxh 63)
Zbriti butësinë e Tij tek krijesat e ngarkuar me gjynahe që ti pastroi ato, të mbushura me ftohtësi duke ju dhënë ngrohtësi, tek grupacionet e shumta të tyre që ti bashkojë, dhe tek ata që kursejnë pasuri se si ta shpenzojnë atë. Duke qëndruar përballë tiranëve dhe duke i poshtëruar ata. Ndërsa ata të mirët duke i lartësuar, dhe duke i bërë të qëndrueshëm dhe të vendosur. U ngritën pallate të fortifikuara, ushtri të fuqishme, dhe adhurues asketik.
Nga vendet të mbushura me frymë njerzore dhe turma zhurmëruese, nuk ka më zhurmë dhe prekje njerëzish, sikur nuk u dëgjuan, lëviznin dje. U bënë ndjekës të moralit të armiqve të tyre. Ata lidhjet e tyre i kanë ndërprerë, dhe nga të afërmit e tyre janë larguar. Është krijuar distancë në mes të të dashurve. Ata e shikojnë njëri-tjetrin siç shikohen retë nga largë. E kjo është vetëm se vepër e punëve tona. Mirësia është larguar nga ne. Mos mendo se armiku ka fituar, por se Sunduesi i Gjithësisë i sprovon, me shpresën se ata to të luten, do të kthehen reflektojnë, me shpresën se do të pendohen, dhe do të përkujtojnë dhe të marrin mësim.
Zemrat janë ngarguar me peshën e gjynaheve, Ai që di të fshehtat është i njohur më këtë gjë. Sa më shumë që të ngarkohet zemra me gjynahe ajo dobësohet, sa më pak të jetë e ngarkuar me to ajo është më e fortë. “E kështu, Allahu i dëlir besimtarët e i shuan jobesimtarët.”(Al Imran 141) “Dhe për të zbuluar se kush janë me dy faqe.” (Al Imran 167) “Prandaj Ne i ndëshkuam keqbërësit.”(Er-Rum 47) “Ti shërojë shpirtrat e besimtarëve.” (Et-Teube 14) “Dhe për t’i bërë disa nga ju dëshmorë.” (Al Imran 140) “Vërtet, Zoti im është i Butë me kë të dojë; Ai është i Gjithëdijshmi dhe i Urti!” (Jusuf 100)
O ju njerëz! Allahu është i butë me robërit e Tij. Ai i zbret furnizminin e Tij tek krijesat e dobëta dhe nëse këtë e urrejnë të fuqishmit,( të fortët). Ai shfaqë butësinë e Tij mbi robërit e Tij besimtarë dhe nëse ua kanë privuar këtë më të dashurit e tyre. “Dhe i jep begati kujt të dojë; Ai është i Plotfuqishëm dhe i Pushtetshëm.”( Esh-Shura 19)
Madhërimet janë vetëm për Atë, që ka zbritur shumë mirësi tek krijesat e Tij, por pak janë të bindur nga robërit e Tij. Sipas masës së butësisë së Tij është dhe masa e asaj të që Ai dhuron. Ai është i Cili nëse i lutesh të përgjigjet, nëse ke Atë në mendje të ndihmon, nëse e do Atë do të të japi vetëm kënaqësi. Ai është nëse e kundërshton përsëri të falën, nëse drejtohesh nga Ai tëafron, e nëse i afrohesh të udhëzon. Të shpërblen nëse bën vepra të mira, të falën nëse neglizhon, (nuk plotëson). Kush i (nënshtrohet), bindet Atij është i dashur tek Ai, kush i përgjërohet Atij mbulohet me kënaqsinë e Tij. Nuk kërkon nga të dashurit mjetet e shkaqeve. Urdhëri i Tij është afrim tek Ai, ndalimi i Tij është disiplinë, edukim. Ajo çfarë na ka dhuruar është mirësi dhe çfarë na ka paralajmruar prej tyre është mbrojtje. E gjithë Butësia e Tij është në mirësi dhe afrimitet. Ai është afër i përgjigjet lutjes së atij që i lutet. Kush dëshmon me zemrën e tij të Butin, Zotin, Ai largon prej tij çdo (gjë) të rëndë. Butësia e Tij është e madhe dhe e lartë sa që robërit ti drejtohen për ndihmë, të kërkojnë mbështetjen dhe kënaqsinë e Tij, me përgjërim dhe përulësi, kërkim falje dhe pendesë, besim dhe me qetësi.
Më pas
Adhurues të Zotit! Bëni shtëpitë tuaja Kible, vend nga drejtoheni dhe faleni namazin. Mbillni në shtëpitë tuaja pemët e xhenetit. Përmendeni Allahun, hapini Kuranët tuaja, lexoni librin e Zotit. Përgëzim për ata që sprova e tyre ka qenë me vlerë, të veçuarit e tyre shërim për zemrat, izolimi i tyre (ka qënë) përgjërim dhe lutje për Zotin .
Dijeni se ndihma është me durimin, rrugdalja është pasuese e ankthit, pas vështirsisë është lehtësimi. “Kërkoni ndihmë për veten nëpërmjet durimit dhe namazit! Në të vërtetë, Allahu është me të duruarit.” (El-Bekare 153)
Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin për të qenë të tillë; bëhuni të vendosur dhe vigjilentë, ndiqni ata që caktuar Allahu si kujdestarë të çështjeve tuaj prej dijetarëve dhe udhëheqësve tuaj, në bindjen ndaj Allahut. Njerëzit përballen me vrasje dhe shkatërrim, rënije dhe përshkallëzim. Të ndarë në dy grupe, pjesë; Njerëz që fshihen nga sëmundja, të frikësuar nga shëndeti i tyre dhe përhapja e epidemisë. Mjerë për për të gjithë keqbërësit.
Ndërsa të tjerë që i kanë kthyer trupat e tyre mburoja, në sigurimin e kufirit të vendit apo qetësinë e njerëzve, apo në mbrojtjen e jetës njerzore, mjekët, përgëzim për vepërmirët. “Se kush vret ndokënd, që s’ka vrarë njeri ose që nuk a bërë çrregullime në Tokë, është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzit. Dhe, nëse dikush shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar jetën e krejt njerëzve. ” (El-Ma’ide 32)
Mos u nxitoni në çdo çështje, me qetësi në çdo gjë, të kujdesshëm përballë çdo fitneje, mos u bëni pasues të atij populli që nuk dëgjojnë dhe nuk udhëzohen. “Kur atyre u vjen ndonjë lajm i rëndësishëm që ka të bëjë me sigurinë ose frikën, ata e përhapin (pa e vërtetuar mirë). Por, në qoftë se këtë lajm do t’ia përcillnin (për shqyrtim) të Dërguarit dhe parisë, hulumtuesit do ta merrnin vesh prej tyre (se çfarë lajmi duhet përhapur e çfarë jo). Sikur të mos ishte mirësia e Allahut dhe mëshira e Tij, ju të gjithë do të ndiqnit djallin, përveç një numri të vogël.”(En-Nisa 83)
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Çdo fatkeqësi që i bie njeriut, ndodh me vullnetin e Allahut. Ai ia udhëzon zemrën kujtdo që i beson Atij. Allahu di mirë çdo gjë. Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit! Nëse ju i ktheni shpinën të Dërguarit Tonë, dijeni se ai ka për detyrë vetëm që t’ju shpjegojë qartë (Shpalljen). Allahu është i vetmi Zot (i denjë për adhurim), prandaj, vetëm tek Ai le të mbështeten besimtarët.” (Et-Tegabun 11-13)
Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë dhe synet, dhe na bëftë dobi me argumetat dhe mësimet e tyre, sepse me të vërtetë në to ka mësime dhe përmitime për ata që mendojnë dhe përkujtojnë.
Zotit i kërkoj falje për veten dhe ju. “ (që ju porosis) të kërkoni falje nga Zoti juaj e të ktheheni tek Ai me pendesë. Ai do t’ju japë të shijoni kënaqësi të bukura deri në afatin e caktuar dhe do t’i japë çdo të miri shpërblimin e merituar. E, nëse ktheni shpinën, unë i frikësohem dënimit tuaj në Ditën e Madhe.” (Hud 3)
“O populli im! Kërkoni falje nga Zoti juaj dhe kthehuni tek Ai të penduar, se Ai do t’ju sjellë shi të begatshëm dhe do t’ju shtojë fuqi mbi fuqinë tuaj. Mos u shmangni prej Atij duke qenë keqbërës!”(Hud 52)
“ Kërkoni falje nga Zoti juaj e kthehuni me pendim tek Ai. Me të vërtetë, Zoti im është Mëshirëplotë dhe gjithë dashuri”.(Hud 100)
“Por Allahu nuk do t’i ndëshkonte ata, përderisa ti ishe në mesin e tyre dhe, Allahu nuk do t’i ndëshkojë ata, përderisa ata i kërkojnë falje Atij.” (El-Enfal 33)
Kërkoni falje tek Zoti, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimi është për Zotin, Lavdërimi i Zotit na mjafton. Lutje dhe përshëndetje për të dërguarin e Tij të përzgjedhur, për familjen dhe shokët e tij, të drejtët dhe besnikët, mbi ata që i kanë pasuar në mirsi pa u ndalur.
Në vijim
Frikësohuni Allahut me frikë të vërtetë, “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi), dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret. Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai. Allahu e përmbush me siguri vendimin e Tij dhe për çdo gjë Ai ka caktuar masë.”(Et-Talak 2-3)
“Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’ia lehtësojë çështjen.” (Et-Talak 4)
“Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’ia shlyejë veprat e këqija dhe do t’ia shtojë shpërblimin.”(Et-Talak 5)
O ju njerëz! Vërtet Allahu ka zbritur Kuranin shpallje dhe përkujtim, shërim, këshillë, shpjegim, udhëzim dhe përgëzim. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ky (Kuran) është shpallje e qartë për njerëzit, me qëllim që ata të marrin paralajmërim nëpërmjet tij, që ta dinë se Allahu është Një Zot i Vetëm dhe që të këshillohen njerëzit e mençur!”( Ibrahim 52)
Allahu ka thënë gjithashtu: “O njerëz! Ju ka ardhur këshillë (Kurani) nga Zoti juaj, shërim për zemrat tuaja, udhëzim dhe mëshirë për besimtarë Thuaj: “Me dhuntinë e Allahut dhe mëshirën e Tij – vetëm me këto le të gëzohen! Kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë.”. (Junus 57-58)
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ne ta zbritëm ty Librin, si shpjegim për çdo çështje, si udhërrëfyes, si mëshirë dhe si lajm të mirë për muslimanët.”(En-Nahl 89)
Allahu ju ka dhënë premtim të qartë, ju ka ftuar në të mirë të shpirtave dhe trupave tuaj, dhe jua ka bërë të qartë se, Ai është në mes jush dhe zemrave tuaja. Ju ka paralajmëruar që të keni frikë ditën kur do të ringjalleni dhe do të dilni para Krijuesit tuaj. Ju ka paralajmëruar që ti ruheni fitnes nga e cila do goditen të mirët dhe të këqinjtë tuaj. Ka kujtuar premtimit tuaj të mëparshëm kur ishit të pakët dhe të pafuqishëm. Ju ka paralajmëruar nga tradhtia ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij, dhe të tradhtuarit e emanetit tuaj, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret drejt asaj që ju jep jetë! Dhe ta dini se Allahu ndërhyn midis njeriut dhe zemrës së tij dhe se tek Ai do të mblidheni të gjithë! Ruajuni ngatërresave, të cilat nuk godasin vetëm ata që bëjnë keq; dhe ta dini se Allahu dënon ashpër! Dhe kujtohuni kur ishit pak në numër, ishit të dobët në Tokë e kishit frikë se njerëzit (mosbesimtarët) do t’ju gllabëronin! Ai ju strehoi dhe ju forcoi me ndihmën e Tij e ju dha shumë të mira, që ju ta falënderoni. O besimtarë! Mos e tradhtoni Allahun dhe të Dërguarin e mos i tradhtoni amanetet me vetëdije. Ta dini se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë dhe se vetëm tek Allahu është shpërblimi i madh. ” (El-Enfal 24-28)
Allahu në jetën e kësaj bote ka sjellë për ju shembuj që i pranon arsyeja dhe i shikon syri, dhe ju ka orjentuat nga porta e shpëtimit që ju ruan prej çdo rreziku dhe vështirsie. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Me të vërtetë, jeta e kësaj bote i shëmbëllen shiut që Ne e lëshojmë nga qielli e me të përzihet toka dhe bën bimë, me të cilat ushqehen njerëzit dhe kafshët. E, kur Toka vishet dhe zbukurohet dhe, kur banorët e saj mendojnë se janë zotërues të saj (për ta vjelur a korrur), asaj i vjen urdhri ynë, natën ose ditën dhe Ne e bëjmë atë si të ishte e korrur, thuajse nuk kishte lulëzuar të djeshmen. Kështu, Ne ua shpjegojmë shpalljet Tona njerëzve që mendojnë.”( Junus 24)
Adhurues të Zotit! Lutuni dhe përshëndeteni më të mirin dhe të dalluarin udhëzues, për të dërguarin më të ndershëm, dhe më të afërmin tek Sunduesi, zotërinë tonë Muhamedin profetin e gjithësisë, për të cilin Ai që e ka zgjedhur dhe dalluar nga krijesat e tjera ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje zotërinë tonë, të zgjedhurin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin. Kënaqësia e Zotit qoftë mbi Halifet e parë të cilët udhëhoqën me drejtësi, Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi familjen e tij të pastër, mbi gratë e tij nënat e besimtarëve, mbi të gjithë shokët e tij, mbi tabiinët dhe të gjithë ata që i pasuan ata me mirsi deri në ditën e fundit. O Zot të lutemi që të jeshë i kënaqur me ne sëbashku me ta, me Mirsinë, Bujarinë Tënde, o më i Madhi Bujar.
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.
O Zot shkatërro armiqtë e umetit dhe të fesë Tënde.
O Zot jepi paqe dhe siguri këtij vendi, si dhe të gjitha vendet e muslimanëve.
O Zot na jep siguri në vendet tona, përmirso drejtuesit dhe përgjegjësit e çështjeve tona.
O Zot jepi sukses drejtuesit dhe kujdestarit të çështjeve tona në atë që do dhe je i kënaqur me të. O Zot drejtoje atë në mirësi dhe devotshmëri.
O Zot bëj që veprat e tij të fitojnë kënaqsinë Tënde, O Zot bëj që veprat e tij të fitojnë kënaqsinë Tënde, dhe jepi sukses në udhëzimin Tënd.
O Zot jepi sukses atij, zëvëndësit të tij, vëllezërve dhe ndihmësve të tyre në çdo të mirë o Zoti i Botrave.
O Zot na bëj ne dhe ata çelës të së mirës, o Zot na bëj ne dhe ata mbyllës të së keqes.
O Zot na bëj ne dhe ata nga njerëzit që të frikësohen Ty, o Zoti i Botrave.
O Zot të lutemi të na japësh xhenetin dhe çfarë na afrojnë tek ai me fjalë dhe vepra.
O Zot na ruaj nga zjarri i xhehenemit dhe çfarë na afron me të nga fjalët dhe veprat.
O Zot të lutemi për kënaqsinë Tënde dhe të na dhurosh xhenetin, të kërkojmë mbrojtje nga zemërimi Yt dhe nga zjarri i xhehenemit.
O Zot të lutemi të na falësh në këtë botë dhe në botën tjetër.
O Zot të kërkojmë të na falësh dhe të na mbrosh në fenë dhe jetën tonë, na mbro familjen dhe pasurinë tonë.
O Zot na mbulo të metat tona dhe na qetëso në momentet trishtuese.
O Zot, më ruaj nga para dhe prapa, në të djathtë, në të majtë dhe nga lartë.
O Zot të kërkojmë të na mbrosh me Madhështinë Tënde që të mos goditemi nga poshtë nesh.
O Zot të kërkoj të na ruash nga e mira e papritur, dhe të kërkojmë të na mbrosh nga e keqja e papritur, o Mëshirues o Mëshirbërës.
O Zot kërkojmë mbrojtje nga humbja e Mirësive Tua, pikëllimi i dënimit Tënd dhe ndryshimi i Faljes Tënd.
O Zot të kërkojmë fitore nga çdo e mirë dhe shpëtim nga çdo e keqe, të lutemi që të na mundësosh fitoren e xhenetit, dhe shpëtimin nga zjarri.
O Zot tek Ty kërkojmë mbrojtje nga rritja e çmimeve, epidemitë, kamata, imoraliteti, tërmetet, fatkeqsitë, si dhe të këqijat e fitneve nga ato që janë shfaqur dhe nuk janë shfaqur.
O Zot largoi ato nga vendi ynë në veçanti dhe nga të gjitha vendet e muslimanëve në përgjithësi.
O Zot na jep siguri në vendet tona.
O Zot na i fal gjynahet, o Zot na i falë të gjitha gjynahet, të voglat dhe të mëdhatë, të parat dhe të fundit e tyre, të dukëshmet dhe të fshehtat e tyre.
“O Zoti ynë! Na i fal gjynahet tona dhe teprimin në punën tonë, na i forco këmbët (në istikam) dhe na ndihmo kundër popullit jobesimtar!” (Al Imran 147)
“Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim! Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë, ashtu si i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta bartim! Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro! Ti je Zoti ynë! Prandaj na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë!”(El-Bekare 286)
Adhurues të Zotit! Zoti kërkon kënaqsinë nga ju, po ju a e kërkoni këtë kënaqsi? Zoti kërkon që të pendoheni tek Ai, po ju a pendoheni tek Ai?
“Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni.