Një mesazh për çdo influencues në epokën e platformave

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    09-05-1447 H   31-10-2025 D

Shejh Abdul Bari  Ibn Avad Eth-Thubejti 

Tema  Një mesazh për çdo influencues në epokën e platformave

Lavdërimet janë për Zotin, Ai i Cili: “ …ka krijuar njeriun dhe i ka mësuar atij të folurit qartë e rrjedhshëm.” (Er-Rahman 3-4)

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, Burimi i çdo mirësie dhe Krijuesi i universit me rregull dhe përsosmëri.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i dërguar mëshirë për njerëzimin, udhëzon me të në rrugë të drejt dhe të qartë. Paqja dhe mëshira e Zotit tonë qoftë mbi të, sa numri që ka shkruar për të lapsi dhe ka numëruar peshorja, dhe sa numri i mëngjeseve që kanë çelur dhe që kanë ndriçuar vendin.

Në vijim

Porosis veten dhe ju që t’i frikësohemi Zotit, sepse ajo, devotshmëria, është furnizimi i besimtarit në fenë e tij dhe mbrojta e tij në momentet e takimit të Sunduesit, Krijuesit të tij. Kush i përmbahet asaj do të jetë  i lumtur,  e kush ja kthen shpinën, largohet prej saj, do të jetë i mjerë dhe larg. Devotshmëria ndaj Zotit është masa e qëndrueshmërisë, ajo është fortesa që mbron mendimin nga devijimi, shpirtin e njeriut nga shqetësimet dhe shoqërinë nga shpërndarja.

Në këtë epokë dixhitale, që evoluon me shpejtësi, platformat janë kryqëzuar dhe janë shumëfishuar dritaret. Një zë i vetëm dëgjohet në momente të caktuara sa që jehona e tij arrin tek mijëra e ndoshta tek miliona njerëz. Janë shfaqur fytyra dhe personalitete që kanë ndikim dhe prani përmes dritareve të tyre personale dhe aftësive teknike, duke u pranuar tek masat për arsye të shumta: Sinqeritet në dhënie, mençuri në të folur, përfitim për njerëzit, ndershmëri në përfaqësimin e atdheut, ndershmëri në përfaqësimin e vlerave të fesë dhe mbrojtjen e atdheut, ose frymë që frymëzon punë dhe optimizëm. Këta janë ata që sot quhen infuencierë, ndikues dhe të famshëm në shoqëritë e tyre. Ndikimi, influenca e tyre nuk kufizohet vetëm tek ata që mbajnë një titull ose certifikatë, por në realitet, është tek çdo njëri që njerëzit e ndjekin, e dëgjojnë dhe ndikohen nga fjalët e tij, apo sjellja, idetë apo edhe mënyra e tij e jetesës.

Pozicioni që arrin personi me ndikim është bekim, mirësi. Nga bekimet janë ato rëndësia e të cilave rritet kur shoqërohen me përgjegjësi. Bukuria e këtij bekimi qëndron në njohjen e tij si një besim, dhe për të vlerësuar ndikimet fetare, morale dhe kombëtare që bartën. Ndikimi nuk ka të bëjë me prestigjin, por më tepër me përgjegjësi, detyrë të fshehur,  e matur nga thellësia e ndikimit të dobishëm dhe jo nga numri i ndjekësve. është ai që korrigjon, përmirëson dhe nuk dëmton,  që bashkon dhe nuk ndan. Sa e bukur është për personin me ndikim të kuptojë se ajo që ka në duart e tij mund të jetë ndër gjërat më të rënda të vendosura në peshoren e tij, nëse ai synon me të t’u sjellë dobi njerëzve, të lehtësojë dhimbjen e tyre, të ringjalli shpresë tek ata, t’i lidhë ata me Zotin e tyre, t’i paralajmërojë ata për veten e tyre, të nxisi ambiciet e tyre për zhvillim, të ndriçojë mendjet e tyre me njohuri dhe të zgjojë zemrat e tyre me dritën e besimit. Sa shumë fjalë të së vërtetës kanë ringjallur zemra të fjetura, sa shumë qëndrime etike, morale kanë përmirësuar shtëpi problematike, sa shumë nisma të mira kanë ngritur kombe dhe ringjallur frymën e bashkëpunimit në një atdhe bujar. Infuencieri nëse e di që fjalët e tij mund të ndryshonin rrjedhën e një jete, ose ndoshta një fragment i shkurtër nga shënimet e ditarit të tij mund të riformësojë sjelljen, ose një koment spontan mund të bëhet një vendim në zemrën e një ndjekësi, për shkak të vetëdijes dhe sinqeritetit të tij, ai rishqyrton gjithçka që prodhon, rishikon veten në gjithçka që publikon dhe pyet veten në çdo moment; Ajo që unë po paraqes është ndërtim për umetin, popullin, apo shkatërrim? A është kjo diçka me të cilën do të doja të takoja Zotin? Le ta kujtojë se ndikimi i tij nuk ndalet në ekran, por do të mbetet dhe pas largimit të tij si dëshmi pro ose kundër tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Dikush nga ju mund të thotë një fjalë që e kënaqën Zotin, pa e kuptuar ndikimin e saj të plotë, e Zoti do ta shënojë kënaqësinë e Tij për të deri në Ditën kur ai ta takojë Atë. Sikurse dikush nga ju mund të thotë një fjalë që e zemëron Zotin, pa e kuptuar ndikimin e saj të plotë, e Zoti do shënojë pakënaqësinë e Tij kundër tij deri në Ditën kur ai ta takojë Atë.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe.

LEXO  Pastrimi i shpirtit - Shejh Abdullah ibn Abdurrahman el Buajxhan - 05.10.2018

Sa nga infuencierët, qoftë me vetëdije apo pa vetëdije, kanë ndërtuar trashëgimi përmes moralit të tyre përpara fjalëve të tyre!  Sa nga skenat e thjeshta kanë ringjallur në zemrën e një të riu një shpirt që ishte gati të shuhej! Sa shumë gra kanë ndjekur një faqe të vërtetë dhe hapat e tyre u bënë të drejta, u rafinua, përmirësua përmes saj një shtëpi, jeta e një burri e përmirësuar dhe u  disiplinua një fëmij! Në këtë mënyrë, ndikimi bëhet mesazh që ndryshon jetën dhe që nuk mund të matet me famën, por me të mirën që u sjellën njerëzve dhe atdheut. Infuencuesi, ndikuesi është bërë partner në edukimin e shpirtrave njerëzorë. Kështu që është më e përshtatshme që ai të jetë i denjë për këtë partneritet, nga se ai mbjell vlera, ndriçon rrugën, inkurajon punën e dobishme dhe ngulit në shpirtra dashurinë për ndërtimin, frymën e harmonisë dhe fisnikërinë e përkatësisë. Fjala e tij le të ketë një efekt në formimin e njeriut të mirë që popullon tokën me besim dhe punë. Ka nga ata që e përcollën këtë mesazh, e bënë praninë e tyre një fenar jete dhe përmbajtjen e tyre rrugë udhëzimi. Këta janë ata për të cilët Zoti u jep pranimin dhe kujtimi i tyre mbetet i gjallë në zemra. Po sikur kjo të shoqërohet me lavdërimet e njerëzve për ta? Zoti i Plotëfuqishëm thotë: “ Në të vërtetë, atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i Gjithëmëshirshmi do t’u dhurojë dashuri.” (Merjem 96)

Po, në arenën tonë mediatike sot ekziston një grup i bekuar që i kanë shndërruar platformat e tyre foltore mesazhi i të cilëve është plot mirësi në fusha të ndryshme, në fusha të ndryshme, duke përfshirë fenë, arsimin, moralin, shëndetin, identitetin, përkatësinë dhe sigurinë, e cila mbart në përmbajtjen e saj frymën e mëshirës dhe është e vetëdijshme për përgjegjësinë e sajnë ndërtimin e një brez të ekuilibruar, mesatarë,  që e do fenë, kombin dhe atdheun e tij. Zoti i Plotëfuqishëm thotë: “E kush flet më bukur se ai që i fton njerëzit drejt Allahut, bën vepra të mira dhe thotë: “Unë, me të vërtetë jam musliman.”(Fussilet 33)

LEXO  Parime të qarta për arritjen e të mirave

Vlen të përmendet se ndjekësi është partner në ngritjen e influencimit, ndikimit. Sikur ndjenja e përgjegjësisë të shtrihet nga ndikuesi tek ndjekësi, në mënyrë që njerëzve t’u paraqitet dikush që kontribuon në shërbim të kombit të tyre,  dhe të forcojë vendosmërinë e atyre që mbjellin vlera dhe ringjallin te njerëzit kuptimet e punës së palodhur dhe qytetarisë së mirë. Sikurse kontribuon në ngritjen e zërit që ndriçon mendjet, jo atë që ngatërron zemrat, si dhe zgjeron ndikimin e atyre që mësojnë dhe udhëzojnë, jo të atyre që shpërqendrojnë dhe ngatërrojnë. I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush udhëzon dikë drejt një të mire, ​​do të ketë shpërblim të barabartë me atë të atij që e bën atë të mirë.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Zotit  i kërkoj falje për vete,  për ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, tek Zoti kërkoni falje, vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, të Madhin, të Duruarin, Gjithëpërfshirësin e Mirësisë, Krijuesin e të gjitha krijesave me dije, urtësi dhe gjykim të shëndoshë.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Bujari, i Gjithëdijshmi.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, udhërrëfyesi i urtë. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, për sa kohë që lind dielli në ditë të bekuara dhe për sa kohë që frymon mëngjes i madh.

Në vijim

Ju këshilloj juve dhe veten time që ta kemi frikë Zotin, sepse ajo përfshin të gjitha të mirat. Ndikimi është  besim dhe ai që Zoti e ka bekuar me pranim midis njerëzve duhet ta konsiderojë praninë e tij dritë që duhet ndjekur. Umeti ynë sot ka nevojë për modele të mira që mbjellin optimizëm dhe përhapin besim, që ringjallin tek njerëzit dashurinë për punën dhe dhurimin.

Përgjegjësia është e përbashkët për të gjithë. Sikurse pjesë e të qenit besnik ndaj fesë dhe i të qenit i ndershëm me veten është që të gjithë të kontribuojmë në përhapjen e asaj që ndihmon në udhëzim, afron me bindjen dhe ringjall vlerat. Prandaj çdo fjalë e vërtetë, çdo veprim i dobishëm dhe çdo sjellje e drejtë është një gur themeli në përhapjen e Islamit, në përmirësimin e umetit dhe në ndërtimin e një brezi të drejtë, mirë, në një atdhe të fortë, të bashkuar dhe besnik.

LEXO  Ramazani, agjërim i gjymtyrëve dhe agjërim i zemrës

Urime për çdo ndikues i sinqertë, për çdo ndjekës të mençur, për çdo fjalë që përmirson dhe për çdo platformë që ndriçon. Ajo që është tek Zoti është më e mirë dhe më e qëndrueshme. Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “Thuaj: “Punoni, se Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët do të shohin punën tuaj. Së shpejti do të ktheheni tek Ai që di të dukshmen dhe të padukshmen e Ai do t’ju njoftojë për atë që keni bërë.”(Et-Teube 105)

Lutuni dhe përshëndeteni atë që Zoti e bëri fenar mirësie, burim udhëzimi dhe drite, aq sa e kanë kujtuar atë përkujtuesit dhe e kanë harruar dashurinë ndaj tij të pakujdesshmit, Muhamedin, të birin e Abdullahut, mëshirën e udhëzuar dhe bekim të dhuruar. Lutjet më të mira dhe përshëndetjet më të plotë qofshin për të. Zoti i kënaqur me katër Halifet e drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me familjarët dhe shokët e tij të nderuar, dhe me ne së bashku me ta me Faljen, Bujarinë dhe Mirësinë  Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, përmirëso gjendjen e muslimanëve, bashko fjalën e tyre mbi të vërtetën dhe udhëzimin, mbroji ata nga e keqja e armiqve të tyre, largo prej tyre sprovat e dukshme dhe të fshehura. O Zot, lehtëso shqetësimin e të pikëlluarve midis muslimanëve dhe lehtëso vuajtjet e të munduarve, mundëso shlyerjen e borxheve atyre që kanë borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve, mëshiro të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve.

O Zot, ndihmo të shtypurit kudo që janë, mbroji ata nga të vështirat e tyre, ruaj jetën e tyre dhe sprapsi komplotet e agresorëve kundër tyre.

O Zot, të lutemi  të na japësh gjithë të mirat, të tashmet dhe të vonshmet, nga ato që i dimë dhe ato që nuk i dimë. O Zot, të lutemi na mbro nga gjithë të këqijat, të tashmet dhe të më vonshmet, nga ato që i dimë dhe që nuk i dimë.

O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga humbja e Mirësive Tua, nga përkeqësimi i shëndetit që na ke dhënë, nga ndëshkimi Yt i papritur dhe nga i gjithë zemërimi Yt.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta në atë do dhe je i kënaqur. Jepi sukses atij në udhëzimin Tënd, bëje punën e tij që të meritojnë  kënaqësisë Tënde, dhe jepi sukses zvendësit të fronit të tij në çdo të mirë, o Zoti i botëve. O Zot,  ruaj këtë vend të sigurt, të qetë dhe me stabilitet, të mbizotërojë në të qetësia dhe vëllazëria e bekuar brenda tij, bëj që populli i tij të bashkuar në fjalë të mira, vepra të drejta dhe qëllime të pastra.  O Zot, ruaj të gjitha vendet muslimane, përhap mirësi dhe siguri në të gjithë tokën dhe qiellin e tyre, o Zot i botëve.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf  23)

“O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!”

“Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Ai ju kujton ju, falënderojeni Atë për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.

“ Vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)   

 Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/100063500681483/videos/pcb.1394099382716738/845693241292805

Post Author: endrit