Nxitja për të bërë mirë në fund të Ramazanit

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme      26-09-1445 H     05-04-2024 D 

Shejh Dr. Abdullah El Buajxhan         

Tema  Nxitja për të bërë mirë në fund të Ramazanit

Lavdërimet janë për Zotin i Cili ka bërë që bindja ndaj Tij rrugë për të fituar kënaqësinë e Tij, ka bërë kënaqësinë Tij arsye për të fituar Xhenetet e Tij, u ka dhënë sukses besimtarëve në adhurimin e Tij, braktisën kënaqësitë dhe dëshirat e tyre dhe preferuan kënaqësinë e Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, Madhërim dhe Nderim për Atë.  Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij, ai është i mjaftueshëm për udhëheqës dhe udhërrëfyes. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët  tij, atyre u dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.

Në vijim

Vërtetë fjala më e mirë është fjala e Zotit, Kurani, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i të dërguarit tonë, Muhamedit, i biri i Abdullahut.  Çështjet më të këqija janë të sajuarat në fe, risitë, çdo shpikje, risi, është devijim, humbje, dhe çdo humbje përfundon në zjarr.

Adhurues të Zotit! Porosis veten dhe ju të kemi frikë Allahun e Madhërishëm, ajo është porosia e Allahut për të parët dhe të fundit. “Ne i kemi porositur ata që u është shpallur Libri para jush dhe juve: Frikësojuni Allahut!” (En-Nisa’ 131)

Pastaj dijeni se bindja ndaj Allahut është përfitimi dhe fitoja më e mirë, dhe kënaqësia e Tij është fitimi më i madh dhe arritja më e mirë.   Xheneti është i rrethuar me vështirësi ndërsa Xhehenemi është i rrethuar me dëshira. “ Shpërblimet do t’u plotësohen vetëm në Ditën e Kiametit; kushdo që shpëton nga zjarri i Xhehenemit dhe hyn në Xhenet, ai ka fituar (gjithçka që mund të dëshirohet).” (Al ‘Imran 185)

O muslimanë! Ramazani është muaj i adhurimit dhe pendesës, muaj i afrimit me Zotin dhe kërkimit falje, muaj i pendimit dhe kthimit, sinqeriteti dhe përgjërimi, muaji i sexhdeve dhe rukuve. Muaji i agjërimin dhe i qëndrimit në namaz, muaj i bamirësisë dhe veprave të mira, dhe muaj i leximit të Kuranit. E ai vërtetë ai është afruar drejt përfundimit dhe largimit, dhe nuk ka mbetur prej tij vetëm se e pak. Qëndron pranë lamtumirës dhe është bërë gati për tu larguar.

Do doja që fjalët e mia të dinin se kush është i pranuar dhe ta përgëzojmë, dhe kush është ai i refuzuari që ta ngushëllojmë?! Përfitimin dhe vetëm përfitimin nga ky muaj, o adhurues të Zotit, përshpejtim dhe përshpejtim në punë të mira, kompensojeni me atë çfarë ka mbetur prej tij. Nxitoni me pendesë dhe kërkim falje tek Zoti. “ Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit.” (Al ‘Imran 133) Vërtetë veprat vlerësohen me përfundimin e tyre. Përpiquni sepse ato nuk janë vetëm se disa ditë dhe orë të kufizuara. Lodhja dhe rraskapitja ikën dhe ngelet vetëm shpërblimi me lejen e Zotit. Kanë mbetur vetëm pak ditë dhe mbyllet faqet e tyre dhe përfundojnë veprat e tij. Çfarë lumturie për të fituarit dhe çfarë pikëllimi për ata që neglizhuan. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është ngjitur në minber, kur ka hypur një shkallë ka thënë: “Amin.” Pastaj ka kaluar një shkallë tjetër dhe ka thënë: “ Amin.” Pastaj ka kaluar një shkallë të tretë dhe ka thënë: “ Amin.” Pastaj ka thënë: “ Më ka ardhur Xhibri’ili dhe më ka thënë: O Muhamed, kush e arrin Ramazanit dhe nuk i falen gjynahet, Zoti e largoftë atë, nga mëshira e Tij, thuaj Amin. Kam thënë; Amin! Ka thënë: Kush i arrin dy prindërit, apo njërin prej tyre dhe përfundon në Zjarr të Xhehenemit, Zoti e largoftë atë, nga mëshira e Tij, thuaj Amin. Kam thënë; Amin! Ka thënë: Kushdo që, kur ti përmendesh në praninë e tij dhe nuk dërgon përshëndetje, salavate mbi ty, Allahu e largoftë atë, nga mëshira e Tij, thuaj Amin! Dhe kam thënë; Amin.” Hadithin e ka transmetuar Ibn Hibani.

LEXO  Ndihma dhe mbështetja për të duruarit në rrugën e të Fuqishmit, të Lavdëruarit

Adhurues të Zotit! Ju vërtetë jeni në ditë madhështore dhe kohë të mira. Mos i humbni ato në thashetheme, në neglizhencë dhe dembelizëm, në argëtim dhe lojëra. Mos i humbisni ato me angazhime në celularë dhe në mjetet e komunikimit. Shfrytëzoni kohët tuaja, shfrytëzoni ato në namaze, dhikër, përmendej të Zotit dhe në lexim të Kuranit, shfrytëzojini ato në pendësë dhe kërkim falje tek Zoti, në lutje dhe përgjërim nda Tij. Me të vërtetë rrugët e veprave të mira janë të shumta, por ku janë ata që ecin në to?! Sikurse dhe portat e tyre janë të hapura por ku janë atë që hyjnë në to?! Prandaj merrni nga çdo adhurim dhe bindje pjesën e saj. Allahu i Madhërishëm thotë: “ O besimtarë! Përkuluni dhe përuluni në sexhde (para Allahut)! Adhuroni Zotin tuaj dhe bëni vepra të mira për të arritur shpëtimin!” (El-Haxhxh 77)

O ju agjërues! Adhurimi i pranuar ka ndikim në besim, e ndikimi i tij është në zemër dhe në shpirt. Përmirësimi i qëllimit, pastrimi i shpirtrave dhe devotshmëria, sinqeriteti dhe përulësia ndaj Allahut të Lartësuar. Sikurse ndikimi i tij, adhurimit, është dhe në gjymtyrë dhe në trup. Të larguarit nga të këqijat dhe të ndaluarat,  dhe këmbëngulja në të punuarit e veprave të mira dhe në adhurime. Allahu i Madhërishëm ka thënë për namazin: “ Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar…” (El ‘Ankebut 45) Ka thënë për agjërimin: “ O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, me qëllim që të ruheni (nga gjynahet).” (El-Bekare 183) Prandaj mendoni për Zotin në veprat tuaj, sepse vërtetë Allahu nuk shikon në fytyrat tuaja e as në trupat tuaj, por Ai shikon në zemrat dhe veprat tuaja. Sa mund të ketë nga agjëruesit që nuk ka asgjë nga agjërimi i tyre përveç etjes, urisë dhe lodhjes. E sa mund të ketë nga ata që qëndrojnë në namaz nate që nuk kanë nga qëndrimi i tyre përveçse të qëndruarit zgjuar dhe lodhjen.

Zoti i lutemi që të na japi paqe dhe mirëqenie.

O ju njerëz!  Vërtetë nga shenjat e pranimit të veprave është të ndryshuarit e gjendjes për në një situatë më të mirë, qëndrueshmëria në të vepruarit e punëve të mira dhe pendesa tek Allahu i Madhërishëm.

Tregoni Allahun nga më të mirat në vetet tuaja. “… dhe jepini Allahut një hua të mirë (që Ai t’jua kthejë shumëfish). Çfarëdo mirësie që bëni për shpirtin tuaj, me siguri që do ta gjeni tek Allahu. Ajo do të jetë më e mirë dhe më e shpërblyer. Kërkoni faljen e Allahut, sepse Allahu është vërtet Falës i madh dhe Mëshirëplotë.” (El-Muzzemmil 20)

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin i Cili për ata që pendohen tek Ai ka dhënë rrugëzgjidhje, për atë që drejtohen për tek Ai ka caktuar vend të qëndrueshëm dhe vendbanim të mirë, e për atë që rriten në adhurimin e Tij ka caktuar hije mbrojtëse. “…prandaj, kush të dojë, le të ndjekë rrugën që e shpie te Zoti i tij.” (El-Insan 29)

LEXO  Nga Kudsi thirrje për pendim

O muslimanë! Në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit është një natë më e mirë se një mijë muaj, në të zbresin mirësitë, pranohen në të lutjet, në atë natë falen gjynahet, gabimet dhe shkeljet e bëra nga njeriu. Kush e kalon atë natë me besim dhe bindje në shpërblim tek Zoti i falen gjynahet e të kaluarës. Adhurimet në të janë më të mira se adhurimet e njëmijë muajve. Në këtë natë shkruhen përcaktimet dhe veçohet, merret çdo vendim  i drejtë. Prandaj bëni kujdes që ta përjetoni atë dhe përpiquni që ta arrin atë, përpiquni me seriozitet  në kërkimin e saj dhe luteni Allahun në të. Është e sigurte se ai që e kërkon atë nuk zhgënjehet, Allahu është Bujarë i Madh. Ajo natë kërkohet në të gjitha netët e dhjetë ditëve të fundit, në veçanti në netët teke të tyre, e prej tyre ka mbetur vetëm pak. Para jush është nata më shpresëdhënëse, nata e njëzetë e shtatë. Nga Ubej Ibn Ka’bi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ai për natën e Kadrit ai thoshte: “ Pasha Allahu, që nuk ka Zot tjetër përveç Tij, vërtetë ajo është në Ramazan, betohet se nuk bën përjashtime, e pasha Zotin unë e di se cila natë është ajo, është ajo natë në të cilën i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na ka urdhëruar që të falim namaz nate në të. Ajo është nata në të cilën zbardhën dita e njëzet e shtatë.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi. Nga Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush është në kërkim të saj le ta kërkojë atë në natën e njëzet e shtatë.” Ka për qëllim natën e Kadrit. Hadithin e ka transmetuar Ahmedi. Nga Ubadete Ibn Samit, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka dalë që të na tregojë për natën e Kadrit, dhe e kanë takuar atë dy burra nga muslimanët. Ka thënë; Dola që tu tregoj për Natën e Kadrit, e filani dhe filani grindeshin mes vete, andaj edhe mu ngrit kjo dije, e ndoshta kjo është më mirë për ju, prandaj kërkojeni  në natën e njëzet e pesë, njëzet e shtatë dhe njëzet e nëntë.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.

Adhurues të Zotit! Bëni kujdes në kërkimin e saj, Zoti ju dhëntë sukses në arritjen dhe plotësimin e saj, dhe ju bënë nga ata që u pranohen adhurimet në të.

O ju njerëz! Në përfundim të këtij muaji të madh, Allahu ka legjitimuar zekatin e Fitrit, obligim për çdo musliman që ka sasinë e duhur për nevojat e tij dhe të fëmijëve të tij për ditën e Bajramit dhe natën e tij. Kjo është detyrë për mashkullin dhe femrën, për të voglin dhe për të madhin, për të pasurin dhe të varfrin. Këtë sasi të sadakasë e nxjerrën muslimani për veten dhe familjarët e tij për të cilët ka për detyrë shpenzimin për ta. Ndërsa ata që e meritojnë sadakanë e fritrit janë të njëjtët që meritojnë Zekatin e pasurisë. Masa e sakatul Fitrit është sa’un, masë, nga miell, hurma, elb, apo rrush të thatë, apo grurë apo diçka tjetër nga ushqimet, apo diçka që zëvendëson masën  e tillë nga ushqimet e vendit, siç mund të jetë orizi. Sa’u është masë me të cilën matet malli dhe jo pesha e tij, d.m.th. masa e një ene. Nga Abdullah Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka obliguar sadakan e muajit të Ramazanit për çdo njeri nga muslimanët, i lirë qoftë apo rob, burrë apo grua qoftë, i vogël apo i madh, një sa’a me hurmat ose një sa’a me elb.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

LEXO  Zoti është Shëruesi ynë - Medina

Adhurues të Zotit! Allahu ka legjitimuar sadakanë e Fitrit pastrim për agjëruesit nga fjalët e kota dhe të turpshme,  dhe pastrim për trupin, ushqim për të varfrit, ngushëllim për ta në ditën e Bajramit. Është e detyrueshme nga perëndimi i diellit në ditën e fundit nga muaji i Ramazanit. Është sunet që të nxirret në ditën e Bajramit, para namazit. Sikurse lejohet dhënia e tij para Bajramit me një ditë apo dy ditë.  Ndërsa bën gjynah ai që e vono nxjerrjen e tij një ditë pas Bajrami pa arsye dhe që e ka për detyrë nxjerrjen e tij. Nga Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka obliguar sadakan e Fitrit, pastrim për agjëruesin nga fjalët e kota dhe të turpshme  dhe ushqim për të varfrit. Kush e jep atë para namazit të Bajrami ajo është sadaka e pranuar, ndërsa kush e jep atë pas namazit të Bajramit ajo është sadaka prej sadakave normale.” Hadithin e ka transmetuar Ebu Daudi.

Zoti ju dhëntë sukses në atë që Ai do dhe është i kënaqur, pranoftë nga ju veprat e mira, ju bëftë nga ata; “ Të cilët, pasi i dëgjojnë fjalët (që u thuhen), ndjekin atë që është më e mira prej tyre. Këta janë ata që Allahu i ka udhëzuar në rrugë të drejtë; këta janë njerëzit e mençur.” ( Ez- Zumer 18)

O Zot, na përdor në bindjen ndaj Teje, na jep sukses në shfrytëzimin e kohës në adhurimin ndaj Teje, na beko në jetën tonë në bindjen ndaj Teje, na dhuro shëndet dhe mirëqenie, o Zoti i botëve.

O Zot, na mundëso të përfundojmë muajin e Ramazanit me kënaqësinë Tënde, të shpëtuar nga zjarri i Xhehenemit Tënd.

O Zot, na mundëso të kalojmë Ramazan në shumë vite dhe kohë të shumta, duke qenë me shëndet, siguri, paqe dhe besim, o Zoti i botëve.

O Zot, Ti je Falës, e do faljen na fal ne. O Zot, na fal gjynahet dhe gabimet tona, mbulo të metat dhe gabimet tona, largo shqetësimet tona dhe lehtëso të vështirat tona, na mbulo me ruajtjen dhe mbrojtjen Tënde, o Zoti i botëve.

O Zot, na e bëj të dashur për ne besimin dhe zbukuroje atë në zemrat tona, bëj të urryer për ne mohimin, shthurjen dhe mosbindjen dhe na bëj nga të udhëzuarit në rrugë të drejtë.

O Zot, o Kontrolluesi i zemrave, bëj zemrat tona të qëndrueshme në fenë Tënde!

O Zot, o Rrotulluesi  i zemrave, drejto zemrat tona në bindjen ndaj Teje!

“O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të shmangen (nga e vërteta), pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe jepna mëshirë prej Teje; vërtet, Ti je Dhuruesi i madh!” (Al ‘Imran 8)

O Zot, na fal ne, prindërit tanë, besimtarët dhe besimtaret.

O Zot, shëro të sëmurët tanë, shpëto të sprovuarit nga ne dhe mëshiro të vdekurit tanë, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, përmirëso gjendjen e muslimanëve në çdo vend.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, ndihmo robërit e Tu besimtarë.

O Zot, bëje të paqtë dhe të sigurt këtë vend dhe të gjitha vendet  muslimane.

O Zot, na jep siguri në vendet tona, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona.

O Zot, jepi sukses nga suksesi Yt kujdestarit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, mbështete atë me mbështetjen Tënde dhe lartëso me të fenë Tënde.

O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në atë që Ti do dhe je i kënaqur, o Dëgjues i lutjeve. “Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)

 “…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)

O Zot, fale dhe mëshiroje të dërguarin tonë, Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/769637131799762

Post Author: endrit