Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 20- 05-1446 H 22-11-2024 D
Shejh Abdurrahman Sudejs
Tema Islami feja e vëllazërisë
Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, i Cili me Bujarinë e Tij zbret begatitë dhe me Mirësitë e Tij plotësohen veprat e mira.
“ Lavdërimet janë për Zotin, Atë nuk e zëvendësoj me askënd, lavdërime që nga kënaqësia e Tij përcjellën shpresë.”
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, dëshmi me të cilën shpresojmë të ngrihemi në gradë dhe pozita të larta dhe të arrijmë në perfeksion.
Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij, zotëria i të gjitha krijesave. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjarët e tij të pastër të cilët u stolisën me virtytet dhe cilësitë më të bukura, dhe dhanë shembujt më të mrekullueshëm në marrëdhëniet dhe ndërveprimet më të mira, tabiinët dhe ata që i pasojnë në vepra të mira sa kohë të ekzistojnë toka dhe qiejt.
Në vijim
O adhurues të Zotit! Gjëja më e mirë me të cilën duhet të këshillohemi në mëngjes dhe në darkë, me nënshtrim dhe bindje është frika ndaj Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar. “ Ne i kemi porositur ata që u është shpallur Libri para jush dhe juve: “Frikësojuni Allahut!” (En-Nisa’ 130)
“Përgëzim, lajm i mirë për atë që ka shtuar devotshmërinë për udhëtimin e tij, duke u ruajtur gjatë gjithë jetës dhe ja kanë dalë.”
O besimtarë! Islami ka vendosur themelet dhe rregullat e vëllazërisë, dashurisë, komunikimit dhe afrimitetit. Në mes të jetës dhe fatkeqësive të saj, vështirësive dhe mundimeve të botës dhe në një botë të trazuar me probleme, mosmarrëveshje, ndryshime dhe konflikte, në një epokë ku mbizotëron materializmi, ku janë përhapur interesat dhe egoizmi, duke qenë se njeriu është materi nga natyra dhe social nga lindja i tij, lind një çështje e rëndësishme dhe delikate, nga nevojat dhe domosdoshmëritë e jetës njerëzore. Zoti ju ruajt, këto janë marrëdhëniet shoqërore. themelet dhe lidhjet njerëzore që ato kërkojnë, ndërveprimi konstruktiv për të avancuar moralin dhe sjelljen dhe për të pastruar shpirtin dhe njerëzit. Kjo në atë mënyrë për ta ngritur atë në thelbin e ndjenjave të buta, në nivelin më të lartë të të kuptuarit sublim dhe në majën e respektit të shkëlqyer, i cili arrin kuptimet më të larta të marrëdhënieve pozitive, të ndërvarura dhe të dhembshura. Lidhjet e saj në rritje, të forta dhe të ndërthurura, të cilat shfaqen me ankth në momentin e zemrës dhe thërrasin natën me fjalë ngushëllimi dhe dashurie.
Popull i besimit! Ditët vazhdojnë të lëvizin me qeniet njerëzore derisa të kenë çuar në një epokë që është dërrmuar nga materia, ta përpijë goditja e fortë dërmuese, dhe dhembshuria, keqardhja, falja dhe mirësia kthehen në të rralla në botë. Si rezultat, qenia njeri, humb sigurinë dhe stabilitetin e tij, kuptimin e jetës në të dhe thelbin e bamirësisë që do ta shpëtonte.
Zoti ju ruajt! Nuk është sekret për njohurinë tuaja të nderuara se përzierja e njerëzve i ekspozon ata në mënyrë të pashmangshme përballë gabimit në fjalët e tyre dhe gabimet e injorancës, padijes së tyre. Prandaj, është i nevojshëm një qëndrim serioze për të forcuar lidhjet shoqërore sepse sloganet e ndritura nuk zbulojnë shqetësimin, nuk largojnë vështirësitë dhe nuk ofrojnë lehtësim për një komb ose popull të vuajtur, nëse nuk kurorëzohen me qëndrime dhe veprime që arrijnë majën e kësaj plage: Respekti reciprok, që është baza e marrëdhënieve të suksesshme shoqërore. Këtu përfshihen vlerësimi personal, vlerësimi dhe respekti për ndjenjat dhe opinionet, mendimet, dhe kuptimi i pozicioneve, qëndrimeve të të tjerëve. Kjo vendos dhe kontribuon në forcimin e lidhjeve dhe forcimin e lidhjeve, Zoti i Madhëruar ka thënë: “ Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër…” (El-Huxhurat 10)
Nëse është racionale, e arsyeshme pranimi i bindjeve dhe vazhdimi i mendimeve dhe lirive, nuk është aspak racionale dhe e pranueshme që bindjet të kthehen në konflikte dhe liritë në grindje e kriza, sidomos kur kombi po përjeton një kthesë të rrezikshme historike dhe një nga fazat më kritike të historisë së tij. Ndër arsyet më të rëndësishme për unitet, bashkim dhe kërkesat për solidaritet dhe lidhje janë qëndrueshmëria dhe neglizhenca, durimi dhe toleranca, të kemi mendim të mirë dhe të kërkojmë justifikime. Është thënë: “ Nëntë të dhjetat e arsyes janë në anashkalimin dhe neglizhimin.” Abdullah Ibn Mubarak, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Besimtari kërkon justifikim, ndërsa hipokriti ndjek gabimet.”
O ju të bekuar dhe të suksesshëm! Po nëse ai kthehet duke kërkuar falje dhe ju jeni në gjendje të falni, prandaj, nxito të jesh i pari në falje. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “…e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit.” (Al ‘Imran 134) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ …le t’i falin ata dhe të mos ua marrin për keq! Vallë, a nuk doni ju që t’ju falë Allahu?” (En-Nur 22) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Trego mëshirë, urdhëro vepra të mira dhe shmangu nga të paditurit!” (El-A’raf 199) Kjo pasohet prej miqësisë dhe trajtimit të mirë përmes mos fajësimit dhe të akuzuarit e tepruar, apo të ankuarit për të folurën dhe ligjërimin, sepse kjo i ndërpret lidhjet pa asnjë pengesë, nga se dashuria dhe keqardhja nuk zgjasin përgjithmonë. Zemrat e njerëzve të besimit janë bujare dhe shpirtrat e tyre në miqësi janë dalluese.
“ Fal, tolero dhe mos i merr të gjitha të drejta tua, qëndroni, sepse me bujari nuk përmbushën kurrë,
Trajtoni njerëzit me mirësi dhe fali ata që sulmojnë, mbroju, por me atë që është më e mira.”
Popull muslimanë! Pëlhura shoqërore unike kompakte ka nevojë për rafinimin e marrëdhënieve shoqërore, për respektimin, përmbajtjen e virtytit të lartë njerëzor, vlerave të shkëlqyera morale, për mirësjelljen njerëzore, për përmirësimin e mendimeve, marrjen parasysh të ndjenjave, për pastërtinë e gjuhës dhe ruajtjen, pastërtinë e zemrave. Islami është dalluar për një sistem unik shoqëror dhe njerëzor, i cili i parapriu me këtë të gjitha sistemeve njerëzore. Kjo sepse marrëdhëniet shoqërore në këtë fe burojnë nga thelbi i besimit të pastër. Ajo me të cilën dallohen shoqëritë muslimane është se feja Islame i ka kushtuar një vëmendje të shtura sjelljes së individit dhe marrëdhënieve shoqërore, që është burimi i vlerave të tij njerëzore dhe shoqërore dhe masa, vlera matëse, e idealeve të tij të larta. Islami nuk kufizohet vetëm në çështjet e besimit dhe adhurimi, por përkundrazi, ai është sistem gjithëpërfshirës i jetës që siguron parimet dhe bazat legjislative në fusha të ndryshme. Imam Ibn Kajjimi, Zoti e mëshiroftë, thotë: “ Mirësjellja, edukata e njeriut është shenjë e lumturisë dhe suksesit të tij, ndërsa mungesa e mirësjelljes, edukatës është shenjë e mjerimit dhe rrënimit të tij. E mira e kësaj bote dhe e botës Tjetër, Ahiretit nuk mund të fitohet sikur me edukatën, sjelljen e mirë, sikurse dhe privimi prej tyre nuk mund të vijë sikurse vjen me mungesën e edukatës, sjelljes së mirë.” Këtu mbaron fjala e tij, Zoti e mëshiroftë.
Ju që jeni jashtëzakonisht të pranishëm në rrjete sociale, shikoni çudira, nga ato të cilat prishin marrëdhëniet dhe shkëpusin litarët e miqësisë në shoqëri, përmes sulmeve ndaj fesë së njerëzve, nderit të tyre, mendjeve dhe parave të tyre. Ata i ka marrë turma dhe i kanë nën kontroll Ruvaibidat, ata që flasin për çdo gjë pa dije, në përhapjen e thashethemeve dhe nxitjen e trillimeve dhe shpifjeve. Prandaj, duhet pasur kujdes kur kemi të bëjmë me këto platforma imagjinare dhe faqe interneti të rreme, ku ka përmbajtje vulgariteti dhe demagogjie.
O muslimanë! Për gjatë kohërave të fatkeqësive, pikëllimit, ankthit dhe shqetësimeve, Islami ka ardhur pionier i dhembshurisë dhe simpatisë. P Por se ai është që zhvilloi karakterin në mes të atyre që dështuan, e themeloi, e inkurajoi dhe e shtjelloi atë tek ata. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ … dhe bëni vepra të mira për të arritur shpëtimin!” (El-Haxhxh 77)
Këto cilësi të mëshirshme dhe vlera fisnike e bujare, të cilat bota e ka pasur të vështirë t’i realizojë, ti arrijë, janë shpresa të cilat dëshirojnë kombet dhe popujt në luftë, dhe që zemrat më të drejta urojnë që ti posedojnë. Prandaj, vlerat tona të shkëlqyera hyjnore duhet të forcohen; të tilla si mëshira, drejtësia, ndershmëria, besnikëria, drejtësia, butësia, qetësia, ndershmëria, dashamirësia, vëllazëria dhe të tjera përveç tre nga virtytet fisnike dhe të ndritura, të cilat konsiderohen llamba shkëlqyese për njeriun që i ndriçojnë rrugën e tij. Ato që janë valvula sigurie dhe qetësie për poseduesit e tyre nga prishja morale dhe nga jeta e kaosit, kotësi dhe rënie në gropat e devijimit sjelljes së pakënaqësisë dhe mjerimit për njerëzit, familjet dhe shoqëritë. Kjo në veçanti midis kujdestarëve dhe popullit, që ata kanë nën kujdestari, midis dijetarëve dhe njerëzve të thjeshtë, në rrethet e dijes dhe fushat e shkencës, duke pasur parasysh etiketën e mosmarrëveshjes dhe të larguarit nga shkëmbimi i fjalëve, shkëmbimet verbale dhe ofendimet e tepruara përveç qëllimeve akuzuese, njerëzve akuzues dhe klasifikimeve, njëjtë dhe me prindërit, me të afërmit dhe fqinjët. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ …dhe, që të silleni mirë me prindërit.” (El-Isra’ 23) Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ …fqinjët e afërt dhe më të largët, me atë që keni pranë…” (En-Nisa’ 36) Ndërsa i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Xhibrili vazhdimisht më porosiste për raporte të mira me fqinjin, saqë mendova se do t’i japë të drejtë në trashëgimi.” Muttefikun Alejhi.
Po kështu, mes kolegëve në mjedisin e punës dhe në mes bashkëmoshatarëve, në fushën e marrëdhënieve bashkëshortore, Islami i ka lartësuar vlerat e respektit dhe kujdesit. Kur bashkëshortët t’i dinë të drejtat dhe detyrat e tyre, marrëdhëniet e tyre do të jenë të bukura, do të kenë lumturi martesore dhe kënaqësi të përzemërt së bashku. Për këtë arsye Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka urdhëruar bashkëshortët me fjalën e Tij: “ Jetoni e silluni mirë me to!” ( En-Nisa’ 19) I dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka këshilluar bashkëshortet me fjalën e tij: “ Shiko se ku je ti tek ai, sepse me të vërtetë ai është Xheneti dhe Xhehenemi yt.” Hadithin e ka transmetuar Imam Ahmedi në Musnedin e tij. Si mund të ngrihet, kalohet një jetë, apo të krijohet një shtëpi apo familje në mes të mosmarrëveshjeve, debateve, polemikave dhe mungesës së harmonisë? Si mund të bekohen anëtarët e një familjeje me dashuri dhe të gëzojnë afrimitet në një atmosferë të dominuar nga konflikti, mosmarrëveshja, rivalitet dhe mungesë harmonie? A mund të kalohet një jetë e drejtë pa dashuri dhe mëshirë? Të gjitha janë beteja imagjinare dhe humbëse, ku humbësi në të është njeriu dhe fituesi është shejtani. Umeti Islam ka nevojë të madhe për aktivizimin e artit të ndërveprimeve shoqërore dhe marrëdhënieve njerëzore, për të arritur të mira në këtë botë dhe në Ahiret. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar thotë: “ O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë asgjë nuk është e fshehtë.” (El-Huxhurat 13)
Zoti na begatoftë të gjithëve në të dy shpalljet, në Kuranin Famëlartë dhe në synet, dhe na bëftë dobi me udhëzimin e zotërisë së të dy botëve.
Zoti i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët dhe muslimanet për të gjitha gjynahet dhe gabimet, Zotit kërkoni falje dhe tek Ai pendohuni, me të vërtetë Zoti ynë është Falës i madh, Mëshirëplotë.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zoti, na ka veçuar me legjislacionin, ligjin e dhembshurisë, solidaritetit dhe bashkëpunimit të nderuar. Allahun e Madhërishëm e lavdëroj me lavdërime të bollshme, të mira dhe të bekuara, që janë të pa mjaftueshme, të pa fundme dhe jo të domosdoshme për Ty, Zoti ynë.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok.
Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, më i miri që ka vendosur të drejtat dhe paralajmëroi kundër mos harmonisë dhe mos bindjes. Paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, mbi familjen e tij bujare që trashëgojnë bujari sikur vesa, mbi shokët e tij të afërt, dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.
Në vijim
Adhurues të Zotit! Porosis veten dhe ju që ti frikësohemi Allahut të Plotfuqishëm: “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102) Dijeni se fjala më e mirë është libri i Zotit, Kurani, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, gjërat më të këqija janë shpikjet, të sajuarat, dhe se çdo risi, shpikje është humbje. jeni të obliguar të qëndroni me xhematin, bashkësinë, me të vërtetë Dora e Allahut është me bashkësinë, e ai që devijon do përfundojë në zjarr, Xhehenem.
O besimtarë! Shfaqja e mosmarrëveshjeve mes njerëzve është e pashmangshme, kjo për shkak të dallimit në vullnetet, kuptimet dhe fuqitë e tyre të perceptimit. Por ajo që është e dënueshme është shtypja e disa prej tyre ndaj tjetrit, pasi dallimi, ndryshimi është një çështje e natyrshmërisë njerëzore. “…por ata vazhdojnë të jenë të përçarë, përveç atyre, që i ka mëshiruar Zoti yt. Për këtë qëllim Ai i krijoi ata.” (Hud 118-119) Sa i përket mosmarrëveshjeve, përplasjve, grindjeve dhe ndarjeve, janë të ndaluara me tekste në Sheriatin, legjislacionin tonë fisnik. Allahu i Madhërishëm thotë: “ O besimtarë! Pranojeni Islamin me të gjitha rregullat e tij dhe mos shkoni gjurmëve të djallit, se ai është armiku juaj i përbetuar.” (El-Bekare 208)
Prandaj, adhurues të Zotit, frikësojuni Allahut dhe përvetësoni artin e marrëdhënieve shoqërore dhe njerëzore që buron nga vlerat tona fetare, me të cilin do të arrini paqen shpirtërore dhe mirësitë në të tashmen dhe të ardhmen, me mirësinë dhe bujarinë e Zotit.
Zoti ju mëshiroftë! Lutuni dhe përshëndeteni me selam të përzgjedhurin, udhëzuesin dhe besnikun, modelin e besimtarëve, i dërguari me legjislacionin e qartë, sikurse ju ka urdhërua me këtë Zoti juaj, Zoti i botëve, Allahu i Lartësuar në Librin e Tij të qartë ka thënë: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
Ndërsa i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush bie salavat një herë për mua, Allahu do bie dhjetë herë salavat për të.”
O Zot, mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar.
O Zot, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, në të dy botët, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar.
O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje të dërguarin tonë, Muhamedin të birin e Abdullahit, familjen e tij të mirë dhe të pastër, shokët e tij, të parët e të mirëve, pasuesit e tij, halifet e drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, të gjithë shokët e tij, tabiinët dhe ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit, dhe me ne së bashku me ata, me Mirësinë, Mëshirën dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Bujar.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, dhe mbro pasuesit e fesë.
O Zot, bëje këtë vend të paqtë, të sigurtë, të qetë dhe me stabilitet, dhe të gjitha vendeve muslimanëve.
O Zot, na jep siguri në vendet tona, jepu sukses udhëheqësve dhe kujdestarëve të çështjeve tona.
O Zot, mbështet me të vërtetën, udhëzim dhe në të drejtën udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona.
O Zot, jepi sukses kujdestarit të dy xhamive të shenjta, dhe zëvendësit të tij, në atë që është lartësimi i Islamit dhe përmirësimi i muslimanëve, në atë që është e mirë dhe e dobishme për popullin dhe vendin. Shpërbleji ata të dy me më të mirat për atë që kanë ofruar për Islamin, për muslimanët, dhe për kujdesin ndaj dy xhamive të shenjta dhe vizitorëve të tyre.
O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarët e çështjeve të muslimanëve dhe bëji ata mëshirë për robërit e Tu besimtarët.
O Zot, jepu sukses njerëzve të sigurisë tonë dhe atyre që janë të vendosur dhe vigjilojnë në kufijtë tanë.
O Zot, ata që vendit tonë, Islamit dhe muslimanëve i duan të keqen, angazhoi me veten e tyre, kthe planet e tyre në kokat e tyre dhe bëj planet e tyre shkatërrim për ta, o Ti që i përgjigjesh lutjeve.
O Zot, largo shqetësimet e atyre që janë të shqetësuar nga muslimanët, largo të vështirat e atyre që janë në vështirësi, mundëso larjen e borxheve atyre që janë në borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve, mëshiro të vdekurit tanë me mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot, bashko fjalën e umetit në librin Tënd, Kuran, dhe synet, o Ti që dhuron Mirësi dhe Begati.
O Zot, ruaj xhaminë e Aksasë, largo prej saj ata që largohen nga feja Jote dhe e teprojnë, bëje atë të lartë, të nderuar dhe krenare deri në ditën e Kijametit.
O Zot, shpëto muslimanët e shtypur dhe të dobët në Palestinë, ndihmoi ata përballë sionistëve uzurpatorë dhe pushtues.
O Zot, shpëto muslimanët e shtypur kudo në botë, o Zot i botëve.
O Zot, na ruaj nga sherri i të këqijve, kurthet e mohuesve dhe nga e keqja e atyre që këpusin rrugët natën dhe ditën. Ruaj vendin tonë nga çdo gjë e keqe dhe e urryer, largo nga ne sherrin e të këqijve, kurthet e mohuesve, zilitë e ziliqarëve dhe sulmet e armiqve. “Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)
O Zot, na furnizo me shi.
O Zot, tek Ti kërkojmë falje, me të vërtetë Ti je Falës i madh, dërgo për ne nga qielli shi të bollshëm.
O Allah, Ti je Zoti, s’ka Zot tjetër përveç Teje, Ti je i pasur, nuk ke nevojë për diçka, ndërsa ne jemi të varfër, kemi nevojë për Ty, zbrit mbi ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit.
O Zot, fresko zemrat dhe shpirtrat tanë me besim dhe bindje, dhe vendet tona me të mira dhe me shi të begatë.
“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)
“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)
O Zot, na fal ne, prindërit tanë, prindërit e prindërve tanë, të gjithë muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë ndërruar jetë, me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon, je afër, ju përgjigjesh lutjeve.
“I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Saffat 180)
Afrim Smakaj