Hutbe e Kurban Bajramit nga Meka e bekuar 10- 12-1446 H 06-06-2025 D
Shejh Mahir El Muajkili
Tema Objektivat e mëdha të Haxhit
Lavdërimet janë për Zotin që na udhëzoi në Islam na bëri obligim haxhin në shtëpinë e Tij të shenjtë, në Qabe, dhe e bëri atë sebep, mundësi për të shlyer gjynahet. “Thuaj: “Çdo lavd e falënderim i përket Allahut, i Cili nuk ka bir, nuk ka ortak në pushtet dhe nuk është i pafuqishëm, që të ketë nevojë për ndihmës” dhe madhëroje Atë, duke ngritur lart madhështinë Tij!”(El-Isra’ 111)
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, sa herë që zemrat e haxhinjëve dëshirojnë Shtëpinë e Lashtë, Qaben. Zoti është më i Madhi, sa herë që haxhinjtë vërshojnë drejt saj nga çdo luginë e thellë. Zoti është më i Madhi, sa herë që haxhinjtë përgjigjen me sloganin e monoteizmit dhe besimit. Zoti është më i Madhi, lavdërime e shumta janë për Zotin, Madhërimi i takon Allahut mëngjes dhe darkë.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai është Sunduesi, i Shenjti (i pastër nga çdo e metë), Paqedhënësi.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, njeriu me moralin më të mirë, dhe më i miri që ka bërë Tavaf në Shtëpinë e Shenjtë, Qabe. Paqja, shpëtimi dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij, mbi bashkëshortet e tij, mbi shokët e tij, imamët e shquar, mbi tabiinët dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira, sa kohë që drita dhe errësira alternohen, atyre ju dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.
Në vijim
O besimtarë! Kini frikë Zotin e Plotfuqishëm, bindjuni Atij, përmendeni shpesh dhe madhërojeni Atë. “ Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria. Prandaj, kini frikë prej Meje, o njerëz të mençur!” (El-Bekare 197)
O ju muslimanë në çdo vend! Zoti lumturoftë ditët tuaja, begatoftë festat tuaja dhe i përjetësoftë gëzimet tuaja. Bajrami është kohë gëzimi dhe lumturie, afrimiteti dhe dashurie, koha e shpirtrave që falin dhe lidhje farefisnore që mbahen. Prandaj, shijoni festën, Bajramin tuaj, mbani lidhjet tuaja farefisnore dhe falënderojeni Zotin tuaj që ju mundësoi të arrini këto ditë, shtoni, intensifikoni sa më shumë përkujtimin dhe madhërimin e Tij. Në Sahihun e Buhariut ka ardhur: “ Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, merrte tekbir, madhëronte Zotin, në çadrën e tij në Mina, e dëgjonin atë njerëzit në xhami dhe merrnin tekbir, madhëronin Zotit dhe ata, binin në tekbir dhe njerëzit e tregjeve derisa e gjitha Mina dridhej nga Tekbiret.”
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.
Haxhin të shtëpisë së shenjtë të Zotit, Qabes! O ju që Zoti u ka zgjedhur nga krijesat e Tij dhe i Gjithëmëshirshmi është mburrur me ju para Melaikeve të Tij. Urime për ju, keni ardhur tek shtylla më e madhe e Islamit, duke vizituar shtëpinë e Lashtë, Qaben, duke iu përgjigjur thirrjes nga çdo luginë të thellë, duke iu lutur Zotit Bujar, duke kërkuar nga Mbreti i Madh, i Cili, nëse dhuron nderon, e nëse jep pasuron. Asnjë gjynah nuk është i madh për Të që ta falë, as ndonjë nder nuk është shumë i madh për ta dhënë Ai. Zoti i Lartësuar ju ka veçuar me një ritual të madh, të cilin e kanë ndjekur profetët e Zotit dhe të dërguarit e Tij. Sepse feja e profetëve të Zotit është një, dhe të gjithë kanë ardhur me adhurimin e Një Zoti të Vetëm. “Vërtet, ky është besimi juaj – besimi i vetëm, e Unë jam Zoti juaj, andaj më adhuroni Mua!” (El-Enbija’ 92)
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.
Popull musliman! Ritualet e Haxhit synojnë, kanë për qëlllim objektiva fisnike, më i larti prej të cilëve është monoteizmi i Zotit të Plotfuqishmit dhe të Lartësuarit. Kur i dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e kishte vendosur devenë e tij në fushë, ai shpalli monoteizmin, besimin në Një Zot, u ngjit në malin Safa dhe e thirri me monoteizëm, besimin në Një Zot, ndonjëherë duke recituar Telbijen, ndonjëherë duke deklaruar njëshmërinë e Tij dhe ndonjëherë duke deklaruar madhështinë e Tij. Të gjitha këto janë përkujtime të Zotit që pohojnë Njësimin e Zotit në Sundimin e Tij, në Hyjnoren e Tij, në Emrat dhe në Atributet e Tij, dhe se jeta e besimtarit të vërtetë sillet tërësisht rreth monoteizmit, Njësimit të Krijuesit. “Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij.” (El-En’am 162-163) Zoti i Plotfuqishmi, është Ai që është unik në bekimet, dhënien, dhurimin dhe bujarinë e Tij, vetëm Ai meriton të adhurohet i Vetëm. Muslimani nuk vendos asnjë ndërmjetës midis vetes dhe Zotit në adhurimin e tij, as një Melek të afërt as një profet të dërguar, e lëre më dikënd tjetër. Ai nuk i lutet askujt tjetër përveç Zotit, as nuk kërkon ndihmë prej askujt tjetër përveç Zotit, as nuk bën sakrificë dhe as nuk bën premtime përveçse Zotit të Vetëm. “…Ky është Allahu, Zoti juaj. Pushteti është i Tiji! Kurse ata, të cilëve ju u luteni në vend të Tij, nuk zotërojnë as sa cipa e bërthamës së hurmës. Nëse ju u luteni atyre, ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj, por edhe sikur ta dëgjonin, nuk do t’ju përgjigjeshin. Në Ditën e Kiametit, ata do ta mohojnë adhurimin që u bënit atyre. Askush nuk mund të të njoftojë ty (o Muhamed) ashtu si Ai që është i Gjithëdijshëm.” (El-Fatir 13-14) Monoteizmi, Njësimi i Zotit është origjina dhe themeli i fesë, asnjë vepër e mirë nuk pranohet pa të, e pa të, veprat janë të pavlefshme dhe nëse janë të mëdha sa malet. “Sigurisht, atij që adhuron tjetërkënd përveç Allahut, Allahu do t’ia ndalojë Xhenetin dhe strehim i tij do të jetë Zjarri. Për keqbërësit nuk ka ndihmës.” (El-Maide’ 72)
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.
Popull musliman! I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është kujdesur për të unifikuar radhët dhe bashkuar fjalën, për të hedhur poshtë mosmarrëveshjen dhe përçarjen. Në Haxh ka tubim dhe unitet, barazi dhe vëllazëri. Në Musned Imam Ahmedit, ka ardhur se i dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është ngrit në një ditë të tillë dhe ka thënë: “ O ju njerëz, Zoti juaj është Një, babai juaj është një (Ademi). Arabët nuk janë më të mirë se joarabët, as joarabët nga arabët, as i bardhi nuk është më i mirë se i ziu, dhe as i ziu nga i kuqi, përveçse nëpërmjet devotshmërisë. A e përcolla mesazhin? Ata thanë: I dërguari i Zotit e përcolli mesazhin.” Ndërsa në Sahihun e Buhariut ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ata që janë prezent të lajmërojë ata që nuk janë prezent.” Pasha Zotin, i dërguari, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e përcolli mesazhin, dhe dëshmitarët, ata që ishin prezent, ia përcolli atyre që munguan, nuk ishin prezent. Zoti i shpërbleftë në emrin tonë me shpërblimin më të mirë, shokët e të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për mbështetjen dhe ndihmën e tyre, si dhe për transmetimin e asaj që dëgjuan prej tij. “Sa u përket besimtarëve të parë, prej muhaxhirëve dhe ensarëve, Allahu është i kënaqur me ata dhe me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim; edhe ata janë të kënaqur me Atë. Allahu ka përgatitur për ata kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të jetojnë përgjithmonë. Kjo është fitorja madhështore!” (Et-Teube 100)
Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi të gjithëve nga argumentat dhe urtësitë e tij të qarta, me të vërtetë, Ai, Allahu i Lartësuar është Dhurues, Bujar, tek Ai kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i Madh.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin, lavdërimet janë për Zotin, të Plotëfuqishmin, Falësin e Madh. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.
Dëshmoj se i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, udhëheqësi i të devotshmëve dhe të drejtëve. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjarët dhe shokët e tij të mirë, dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira deri sa nata dhe dita pasojnë njëra-tjetrën.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.
Popull musliman! Nga veprat më me vlerë, më të shpërblyerat, gjatë këtyre ditëve është afrimi tek Zoti me therjen e kurbanit për sakrificë. Një dele është e mjaftueshme për një burrë dhe familjen e tij, një deve ose lopë është e mjaftueshme për shtatë përsona. Ditët e kurbanit, sakrificës janë katër. Fillon pas namazit të Bajramit deri në perëndim të diellit në ditën e fundit të Teshrikut. O robër të Zotit! Sunet është që muslimani të hajë nga kurbani i tij, të japë dhuratë dhe sadaka, lëmoshë prej tij. Prandaj, nxitoni të ndiqni sunetin e të dërguarit tuaj, falënderoni Zotin për udhëzimin e Tij ndaj jush dhe madhërojeni Atë që ju udhëzoi. “Tek Allahu nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre, por arrin përkushtimi juaj. Kështu, Ai i ka vënë ato në shërbimin tuaj që ju ta madhëroni Allahun sepse ju ka udhëzuar. Dhe, jepu lajmin e mirë, punëdrejtëve!” (El-Haxhxh 37)
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.
Vëllezër në besim! Zoti i Plotfuqishëm i ka dhuruar vendit të dy xhamive të shenjta, mbretërisë së Arabisë Saudite, udhëheqjes dhe popullit të saj, nderin për t’u shërbyer haxhinjve të shtëpisë së Tij të shenjtë, Qabes, dhe vizitorëve të xhamisë së profetit të Tij fisnik. Ata kanë sakrifikuar më të shtrenjtë dhe më të çmuarën e tyre për rehatinë e haxhinjëve dhe vizitorëve, dhe për të garantuar sigurinë e tyre që të mund të kryejnë ritualet e tyre me lehtësi, rehati, siguri, qetësi dhe mbrojtje. Prandaj, falënderimet i takojnë Zotit, Bujarit, më të Mëshirshmit, dhe pastaj kujdestarit të dy xhamive të shenjta dhe princit të tij besnik të kurorës. I lutemi Zotit të Plotfuqishëm t’i shpërblejë ata në emër të muslimanëve me shpërblimin më të mirë. Sikurse lutemi që të gjithë ata që Zoti i Plotfuqishëm i ka nderuar me shërbimin ndaj mysafirëve të Tij, që t’i përfshijë përgëzimi, lajmi i mirë i të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ku thotë: “ Dy sy nuk do ti preki kurrë zjarri, i Xhehenemit.” Dhe ka përmendur në mes tyre: “ …dhe ai sy që e kaloi natën duke ruajtur, vigjiluar në rrugë të Zotit.”
“Po, kështu është! Ndërsa kush madhëron shenjat e fesë së Allahut, tregon përkushtimin e zemrës së tij.” (El-Haxhxh 32)
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.
Vëllezër në besim! Sot janë bashkuar për ne dy festa: Kurban Bajrami dhe dita e xhuma. Kush e dëshmon, e falën namazin e Bajramin bie nga ai falja e xhumasë. Prandaj, o robër të Zotit, kini frikë Zotin, dhe zbatoni udhëzimet e të dërguarit tuaj, në mënyrë që të arrini lumturi në këtë botë dhe në botën Tjetër, në Ahiret. Shfrytëzoni këto kohë të virtytshme dhe mbushini ato me vepra të mira. Haxhinjë të shtëpisë së shenjtë të Zotit, është detyra e juaj që ta mbroni këtë ritual të madh nga çdo gjë që e njollos atë ose ia pakëson shpërblimin dhe sevapin. Sepse një Haxh i pranuar nuk ka shpërblim tjetër vetëm se Xhenetin.
O besimtarë! Dijeni se Allahu ju ka urdhëruar në një vepër fisnike, në të cilën ka filluar me Veten e Tij, ku Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El-Ahzab 56)
O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e mëshirove familjen e Ibrahimit.
O Zot, bekoje Muhamedin, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e bekove familjen e Ibrahimit, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm.
O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij, me tabiinët, me ata që i pasojnë në mirësi deri në ditën e Kijametit, dhe me ne së bashku me ata, me Faljen, Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot, jepu sukse haxhinjëve të shtëpinë Tënde të shenjtë, Qabes, prano Haxhin e tyre dhe të gjitha veprat e tyre. O Zot, mundëso përfundimin e ritualet e tyre dhe pastroi nga gjynahet e tyre si në ditën që i ka lindur nëna e tyre.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët.
O Zot, bëje këtë vend të begatë, të siguri, të qetë, të stabilizuar dhe të gjitha vendeve muslimane. O Zot, na jep siguri në vendit tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona, mbështete me të vërtetën udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona.
O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, në atë që Ti do dhe je i kënaqur. O Zot, bekoje atë në jetën dhe punën e tij, dhuroji shëndet dhe mirëqenie të mirë, dhe shpërbleje atë për Islamin dhe muslimanët me shpërblimin më të mirë. O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij besnik, në atë që është lavdia e Islamit dhe përmirësimi i musimanëve dhe në atë që është e mirë për popullin dhe vendin. O Zot, mbroji ata me mbrojtjen Tënde, kujdesu për ta me kujdesin Tënd, shpërbleji ata të dy me të mira për shërbimin ndaj haxhinjve dhe kryerësve të umres, për shërbimin ndaj dy xhamive të shenjta, vendosë këtë në peshoren e veprave të tyre të mira dhe në të mirat e themeluesit të këtij vendi.
O Zoti, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve në atë që Ti do dhe je i kënaqur. O Zot, ruaj tek ne fenë tonë, udhëheqësit tanë dhe sigurinë tonë. O Zot, jepu sukses njerëzve të sigurisë tonë dhe atyre që vigjilojnë në kufijtë tanë. O Zot, ndihmoi ata kundër armiqve Tu dhe armiqve të tyre, o i Fuqishëm, o i Plotëpushtetshëm, o më i Madhi më Bujari.
O Zot, largo shqetësimin nga muslimanët. O Zot, largo shqetësimet e vëllezërve tanë në Palestinë. O Zot, prano dëshmorët e tyre, shpëto të plagosurit, shëro të sëmurët e tyre dhe mundësoju ushqim të uriturve prej tyre. O Zot, të lutemi të jesh kundër armikut Tënd dhe armikut të tyre. O Zot, të lutemi të jesh kundër sionistëve, pushtues dhe të padrejtë. O Zot, shkatërro dhe shpërndaj bashkimin dhe tubimin e tyre, o i Fortë, o i Plotëfuqishëm, o më i Madhi më Bujari. O Zot, ruaj xhaminë e Aksasë nga padrejtësia e mohuesve dhe dhuna e pushtuesve, bëje atë të fortë dhe krenare deri në ditën e Kijametit.
O Zot, fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit.
“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)
“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)
Afrim Smakaj