Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 27- 08-1445 H 08-03-2024 D
Shejh Fejsal Gazaui
Tema Këshilla për të përfituar nga muaji i mëshirës dhe i faljes
Lavdërimet janë për Zotin e botëve, kush kërkoj nga Ai udhëzim është udhëzuar, kush është kthyer nga Ai e ka ndihmuar dhe kush është mbështetur tek Ai i ka mjaftuar. Allahun e Madhërishëm e lavdëroj me lavdërime të shumta të pastra dhe të sinqerta pa sy faqësi në të, sikurse dëshiron Zotin ynë dhe është i kënaqur Ai.
Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, nuk ka të adhuruar me të vërtetë përveç Tij.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, e përzgjodhi dhe e dalloi. Paqja, shpëtimi dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, dhe mbi ata që e ndihmuan dhe e mbështetën atë, pasoi gjurmët e tij dhe ndoqi udhëzimin e tij.
Në vijim
O adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, veproni atë që meritoni kënaqësinë e Tij, dhe përgatituni për takimin me Të. “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!” (El-Hashr 18)
O ju muslimanë! Sa shpejtë që kalojë ditët dhe netët, kalojnë vitet njëri pas tjetrit, sikur të jenë momente ëndërrash. Allahu i Madhërishëm në ndërrimin e ditëve dhe netëve, në kalimin e muajve dhe viteve ka bërë përkujtim dhe këshillë për njerëzit. “Allahu ndërron ditën dhe natën. Me të vërtetë, në këto (dukuri natyrore) ka mësime për ata që kanë mend.” (En-Nur 44)
Adhurues të Zotit! Me lejen e Allahut, të Vetmit dhe Madhështorit ja ku jemi në prag të një sezoni të bekuar, fiton ai që e shfrytëzon atë me seriozitet dhe do të ketë shpërblim të madh. E nga mirësitë e Allahut ndaj nesh që ka legjitimuar për ne sezonet e mirësive që të kompensojmë atë që na ka kaluar, të garojmë për në vepra të mira dhe të ekspozohemi ndaj begative të Zotit të të gjitha krijesave, në kërkim të faljes së gabimeve dhe shlyerjen e gjynaheve.
O ju muslimanë! Muaji i Ramazanit është nga sezonet më madhështore, më të lavdishme dhe më të shpërblyera. Prandaj, sa bukur është që të komunikojmë me njëri-tjetrin në atë që do të na sjellë dobi përpara se të vijë kjo fitore e mirë, e bollshme dhe ky “dyqan” fitimprurës i madh. Duke e lutur Allahun, të Lartësuarin dhe Fuqiplotin që të na frymëzojë me drejtësi dhe të mira dhe të na dhurojë sukses në fjalë, vepra dhe sjellje të mira. Një nga gjërat më madhështore që vlen të përmendet është zhveshja e nijetit dhe qëllimit për Zotin e Madhëruar, për ta bërë agjërimin dhe lutjen, namazin vetëm për Zotin. Këtu njeriu braktisën hipokrizinë dhe vetëkënaqësinë. Vërtetë Allahu i Madhërishëm nuk pranon nga veprat e njeriut vetëm se ato që janë të pastra vetëm për Zotin, dhe me të cilën vepruesi i saj kërkon kënaqësinë e Allahut të Madhërishëm, dhe që kujdeset të ketë një sasi të vogël veprash të mira të cilat vetëm Zoti mund t’i shohë. Duke qenë se fitimi më i madh në këtë botë është të angazhosh veten gjatë gjithë kohës me atë që është më e mira për të dhe më e dobishme për të në kohën e vet, prandaj secili nga ne duhet të vendosë që tani e tutje që në muajin e mëshirës të jetë ndër garuesit në vepra të mira dhe i përkushtuar ndaj adhurimeve. Koha e tij është e shtrenjtë dhe e paçmuar, nuk mund të vlerësohet me çmim, nuk është kurrë e përshtatshme që ajo të harxhohet ose të humbet, ndërkohë që ai shikon njerëzit duke e nxituar dhe përfituar prej saj. Me shumëllojshmërinë e adhurimeve në Ramazan, një nga gjërat më të vlefshme që njeriu kalon kohën e tij është që të jetojë me Librin e Zotit të tij, Kuranin, duke e lexuar atë dhe duke medituar në të, dhe t’i përkushtohet atij gjatë natës dhe në fund të ditës. Në anën tjetër, ai qëndron larg shpërqendrimeve dhe çdo gjëje që e pengon nga Zoti i tij në këtë muaj nga angazhimet dhe shqetësimet, dhe mbron gjymtyrët e tij nga ato që Zoti i ka ndaluar dhe gjërat e prishura. Dhe për të dhënë shumë nga të gjitha llojet në muajin e bujarisë dhe dhënies, duke ndjekur shembullin e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i cili ishte më bujari i njerëzve dhe në Ramazan ishte më bujarë se asnjë herë tjetër. Ne gjithashtu duhet të përfitojmë nga interesimi i njerëzve në këtë muaj dhe kujdesin e tyre për mirësi, duke u bërë mirë atyre dhe duke u bërë dobi me të gjitha llojet e të mirave. E nga të parat, më primaret e tyre është që çështjet e zakonshme mes nesh të jenë porositë, përkujtimet, udhëzimet, këshillat e mira, urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja, fjalët e mira dhe të sinqerta. Thirrja për tek rruga e Zotit është një nga afrimet më të mëdha me Zotin e Madhëruar. Ndër gjërat të cilat duhet të theksohen dhe që nuk duhet lënë pas dore, të neglizhohen, është që kujtojmë vëllezërit tanë në fe nga ata të cilët janë larguar prej nesh dhe i ka mbuluar dheu, ose që i kanë goditur fatkeqësitë, vështirësitë ose të rëndat, ose që janë persekutuar në fenë e tyre, ose të cilët u sprovuan nga armiqtë dhe sulmet e tyre dhe janë në vështirësi, ankth dhe vuajtje. E nga detyra jonë ndaj këtyre njerëzve është që ta ndiejmë gjendjen e tyre, tu bëjmë dobi sa më shumë që të mundemi dhe t’i veçojmë me një lutje të sinqertë në fund të së padukshmes, në vetmi. Kjo është një nga të drejtat e vëllazërisë Islame.
O muslimanë! Besimtarit nëse i kalon diçka nga e kaluara, ndien keqardhje për të dhe pendohet për mungesën e saj, dhe kujdeset, është i prirur ta kompensojë dhe ta zëvendësojë atë. Enes Ibn En Nadri, Zoti qoftë i kënaqur me të, kur ka munguar në ditën, betejën e Bedrit, ka ndier dhimbje për atë që ai ka humbur dhe ka thënë; Mungova në betejën e parë e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të. Nëse Zoti do të më bëjë dëshmitar në luftën kundër mushrikëve, idhujtarëve, Zoti do më shikojë se çfarë do të bëj. E ai e përmbushi premtimin dhe bëri mirë në Uhud dhe thoshte: “ Pasha Zotin e mirësive, Xhenetin dhe aromën e tij e ndjeja në Uhud.” Kur ka mbaruar beteja e kanë gjetur të vrarë dhe se politeistët e kishin gjymtuar. Ndërsa Ikrimetu Ibn Ebi Xhehli, Zoti qoftë i kënaqur me të, hynë në Islam në vitin e çlirimit të Mekes, dhe e ndjeu keqardhje për atë që i kishte humbur me mungesën e ti të mëparshme, me të dërguarin e Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, prandaj thoshte: “ O i dërguari i Allahut, pasha Atë që më shpëtoi në ditën e Bedrit, për çdo shpenzim që kam bërë për pengimin e njerëzve nga rruga e Zotit, përveç se do të shpenzoj dy herë më shumë në rrugën e Zotit, dhe për aq luftëra që kam bërë për të penguar njerëzit nga rruga e Zotit, përveç se do të luftojë dy herë më shumë në rrugën e Zotit.” Dhe ai e mban betimin, premtimin e tij. E pas hyrjes së tij në Islam, në çdo betejë që kanë bërë muslimanët ai ka qenë pjesëmarrës me ta, ata nuk kanë dalë në betejë pa qenë dhe ai me ta. Ndërsa në ditën, betejën e Jermukit, ai depërtoi në radhët e bizantinëve, ndërsa Halid bin el Velidi nxitoi duke i thënë: “Mos e bëj këtë, Ikrime, sepse vrasja jote tek muslimanët do të jetë e rëndë.” Ai ka thënë: “ Qëndro larg meje o Halid, ti ke qenë prezent me të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, më parë, ndërsa unë dhe babai im, Ebu Xhehli, kemi qenë njerëzit më të ashpër kundër të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, prandaj më lër që të kompensoj atë që ka kaluar, kam bërë më parë.” Ikrimja takoj Zotin e tij, vdiq, pasi u plagos rëndë.
O ju vëllezër! Urime për ata që e përmirësojnë veten e tyre para fillimit të Ramazanit, që e përgatiti atë për të dashur të mirës, veprën e mirë, dhe me dëshirën për të marrë shpërblimin nga Zoti i Madhërishëm. Mënyra më e mirë për të pritur muajin e Ramazanit është pendimi i sinqertë qëllimi i vendosur për të mos u kthyer pas në gjynahe, shkelje, gabime dhe të kërkuarit e hallallit, kthimin e të drejtave tek njerëzit. Ne duhet që në këto ditë të ripërtërijmë pendimin tonë tek Zoti. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte modeli ynë, të cilit Zoti ia fali gjynahet e tij të kaluara dhe të ardhmes, por përsëri kërkonte falje nga Zoti i tij dhe tek Ai pendohet njëqind herë në ditë. Nuk është çudi që ne të nxitojmë të pendohemi, pasi ajo është obligim për çdo besimtar. Zoti i Madhëruar ka thënë: “ Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!” (En-Nur 31) Pendesa është faza e parë e mesme dhe e fundit për ata që ecin drejtë Zotit të tyre, sikurse e ka përmendur këtë Ibn El Kajjimi, Zoti e mëshiroftë. Sikurse, këmbëngulja jonë në gjynahe dhe mospendimi para Ramazanit mund të na privojë nga serioziteti në adhurim, nga përkushtimi në leximin e Kuranit dhe nga falja e namazit, dhe na pengon të bëjmë shumë vepra të mira, të bëjmë bamirësi, të qenit të drejtë dhe dashamirës.
Adhurues të Zotit! Le të nxitojmë në pendesë para fillimit të Ramazanit në mënyrë që ta presim sa më mirë dhe ta shfrytëzojmë atë.
Tek Zoti kërkoj falje për veten dhe për ju.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Allahun, Bujarin, Dhuruesin, Ai përzgjedh kë dëshiron dhe drejton ata që tek Ai pendohet.
Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, familjarët më të mirë dhe shokët më të nderuar.
Në vijim
Nga suksesi i Allahut të Madhërishëm që i jep robit të Tij dhe të dashurit e të mirës për të është frymëzimi i tij për të bërë vepra të mira para vdekjes dhe mbylljen e jetës me vepra të mira. Në këtë mënyrë fiton me lumturinë e përhershme në botën Tjetër, dhe nëse veprat e tij janë të pakta në këtë botë, sikurse ka ardhur nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ai ka thënë: “ Nëse Zoti i dëshiron të mirën një robi, e përdor atë.” I është thënë: “Si mund ta përdorë Zoti atë, o i dërguar i Zotit?” Ai ka thënë: “Ai do ti japi sukses atij për në vepra të mirë para vdekjes.”
O rob i Zotit, kthehu dhe mos u dëshpëro nga gjendja jote! Ku mund ta dish se ndoshta do të arrijë mëshirën e Zotit tënd, do të fitosh faljen e Tij, do të fitosh Xhenetin e Tij dhe do të shpëtosh nga dënimi i Tij! Ashtu si çdo neglizhues dhe keqbërës që e ka lënë pas dore, neglizhuar në anën e Zotit, duhet ta falënderojë Zotin që ia zgjati jetën dhe e ruajti atë të gjallë dhe i dha afat derisa të arrijë sezonet e mirësive. Prandaj nxito dhe korrigjo veten, kompenso atë që të ka kaluar nga jeta jote. Ibn Kajjimi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Vërtetë jetëgjatësia është e mirë dhe e dobishme, për të arritur përkujtim dhe shërim, shfrytëzim i qëllimit dhe pendimit të sinqertë, siç ka thënë Zoti i Madhëruar: “(Atyre do t’u thuhet): “Vallë, a nuk jua zgjatëm jetën aq sa të mund të mendohej ai që donte të kujtonte (Allahun)?!” (El-Fatir 37) Kush nuk e mbushën jetëgjatësinë dhe qëndrim e tij të gjatë, në korrigjim të gabimeve dhe përmirësim të të metave të tij dhe në shfrytëzimin e frymës së mbetur nga jeta e tij, që të punojë për jetën e zemrës së tij dhe për arritjen e lumturisë së përjetshme, përndryshe nuk ka të mira për të në jetën e tij.”
O robër të Zotit! Le ta marrim veten tonë me seriozitet, të braktisim zvarritjet dhe dëshirat, le të nxitojmë që të marrim iniciativa dhe në përfitime, të mendojmë në atë çfarë po ndodh me të tjerët se sa prej atyre që na rrethojnë janë larguar! Të afërm, miq dhe fqinjë që janë larguar nga kjo botë. Çdo ditë i japim lamtumirën një të ndjerit dhe e përcjellim për të shkuar tek Zoti i Madhëruar. Sa shumë ishin tek ata që vdiqën, koha e të cilëve kishte mbaruar, prej shpresave, ëndrrave dhe kërkesave që u ngelën pa plotësuar?!Sa prej tyre shpresonin të jetonin për ta arritur Ramazanin! Por shumica prej tyre u befasuan nga vdekja, çështja ishte e papritur dhe ishin të papërgatitur për të! Shumë prej tyre planifikonin një jetë të gjatë, por më pas erdhi vdekja e tyre dhe kënaqësia e tyre u ndërpre.
O ju vëllezër! Tani shpresojmë të arrijmë muajin, e lusim Zotin që të na dhurojë të gjithëve sukses në arritjen e tij dhe të na ndihmojë ta shfrytëzojmë atë. Por sa njerëz nuk e arrijnë atë dhe pse kanë mbetur vetëm pak ditë derisa të fillojë? Le të bëjmë kujdes nga neglizhenca dhe shpresat e gjata, dhe nga frika se mos na mbaron koha, na vjen exheli i ndarjes. Ibn El Xheuziji, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Jeta është e shkurtër dhe kalon, prandaj përmbahuni dhe mos tregoni neglizhencë në gjërat e shkurtra. Kush kujton ëmbëlsinë e përfundimit, harron hidhërimin, dhimbjen e durimit. Bota është vendbanim i fatkeqësive, gjynahi mbetet ndërsa kënaqësia kalon, merr fund. O ti që je i preokupuar me kënaqësitë e vdekshme, kur do të përgatitesh për mundimet e vdekjes? O sa frikë e madhe në momentet e ardhjes së exhelit, afatit të fundit! O mjerë për zemërthyerit e humbur në momentet e vdekjes! O turpi i gjynahqarëve! O keqardhja e atyre që neglizhojnë, o ti që bën gjynahe dhe nuk pendohesh! Sa të janë shkruar nga gjynahet? Braktise shpresën e rreme, se mund të ketë lindje por jo perëndim të diellit për ty. Nëse je i vendosur, atëherë nxito, e nëse je qëndrestarë atëherë këmbëngul. Dije se askush nuk arrin lavdinë e dikujt që është i kënaqur me gradën tjetër. Mendoni për betejat e atyre që erdhën më parë, para jush, merrni parasysh përfundimin e tyre se për ku u nisën, dhe dijeni se njerëzit u përçanë dhe u shpërndanë. Disa prej tyre ishin të lumtur e disa ishin të mjerë. Ai që punon shumë do të gjejë, do të ketë sukses, dhe ai që rri zgjuar nuk është si ai që fle. O ti që u plake dhe nuk u pendove, a je i bindur ti apo dyshues? O ti që të kalon jeta me orë e orë, o ti që neglizhon shumë dhe ke pak mall, përgatitje! Kush e di se çfarë kërkon, e ka të lehtë të heqë dorë. O ti që fryma e jote është e ruajtur dhe veprat e tua të shenuara, a shpenzohet një jetë e çmuar për arritjen e dëshirave të ndyra?!”
O robër të Zotit, respektoni urdhrin e Zotit tuaj, Allahut të Madhërishëm dhe kujtoni gjithmonë fjalët e Sunduesit të Gjithëdijshëm: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin familjen dhe të gjithë shokët e tij.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro mohimin dhe mohuesit.
O Zot, të lutemi ndihmo njerëzit e dobët dhe ata që luftojnë në rrugën Tënde, ata që janë të lidhur fort me vendet e shenjta, dhe mbrojtësit e kufirit.
O Zot, bëje vendin tonë të paqtë, siguritë dhe të begatë, dhe të gjitha vendet muslimanëve.
O Zot, ata që ne, Islamit dhe muslimanëve u duan të keqen, bëj që ata të rrethohen vetëm nga e keqja, bëj kurthet e tyre të jen përfundim për ta dhe planet e tyre shkatërrim për ta, o Ti që i dëgjon lutjet.
O Zot, ruaj venin e dy xhamive të shenjta dhe vendet muslimane nga e keqja e të këqijve dhe kurthet e të pafeve.
O Zot, na jep siguri në vendin dhe shtëpinë tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona.
O Zot, jepi sukses kujdestarit të çështjeve tona në atë që Do dhe je i Kënaqur, nga fjalët dhe veprat, o i Gjallë, o i Përhershëm.
O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në udhëzimin Tënd dhe në devotshmërinë ndaj Teje. O Zot, shpëto të dobëtit nga besimtarët në Palestinë dhe në çdo vend. O Zot, zbrit mbi ata qetësinë dhe forco zemrat e tyre. O Zot, të lutemi për ndihmën Tënde që u ke premtuar robërve Tu besimtarë. O Zot, Ti je mbrojtësi dhe ndihmësi i tyre, Ti je mbështetësi dhe kujdestari i tyre, merr nën kujdesin Tënd çështjen e tyre, lehtëso shqetësimin e tyre, largo vështirësitë e tyre, mëshiro dobësinë e tyre, përmirëso krisjet e tyre, shëro të sëmurët e tyre, lehtëso të sprovuarit e tyre, mëshiro të vdekurit e tyre, prano nga dëshmorët të vrarët e tyre, bëj rrethin e të keqes mbi ata që i kanë sulmuar ata dhe për armiqt e tyre. O Zot, të lutemi të jesh me ta dhe jo kundra tyre, planifiko për ata dhe mos planifiko kundër tyre, dhe ndihmoi ata kundër armikut Tënd dhe armikut të tyre, o Ti që i dëgjon lutjet.
O Zot, na furnizo me pendesë të sinqertë, me të cilën fshinë nga ne të këqijat tona dhe na falën gabimet tona.
O Zot, na mundëso të arrijmë muajin e Ramazanit dhe na ndihmo në agjërimin dhe faljen e namazeve në të me besim dhe bindje për shpërblim tek Ti.
Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!
Lutjet dhe përshëndetjet për vulën e profetëve dhe të dërguarve të Tij.
Afrim Smakaj