Lavdërimet për Zotin që na dha sukses në plotësimin e obligimit të agjërimit, na mundësoj që të arrijmë festën e gëzuar të Bajramit, duke shpresuar në shpërblim dhe sevape.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, i Tij është pushteti, Ai meriton lavdërime, në dorën e Tij është çdo gjë e mirë, Ai është u fuqishëm për të bërë çdo gjë.
Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë, ndërmjetsuesi, shembulli, modeli dhe udhëheqësi ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhuri dhe i dashuri i Tij. Paqja e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër, shokët e tij më të mirët e të mirëve, mbi të gjithë ata që kan ecur në rrugën e tyre, kan ndjekur gjurmët e tyre dhe kan pasuar traditën e tyre deri në ditën e kijametit.
Në vijim
O ju muslimanë! O ju që jeni të lidhur ngushtë me Bejtul Mak’dis dhe rrethinat e këti qyteti të shenjtë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Nga mirësitë e Allahut për muslimanët dhe për ne në këtë tokë të bekuar është suksesi që Allahu i Madhërishëm na ka dhënë në plotësimin e këtij obligimi, agjërimit. Agjërimi është një nga kushtet e Islamit. Agjërimi është obligim i ligjëruar, të cilin e ka caktuar Allahu për të gjithë popujt e më parshëm, dhe për ne gjithashtu, umetin Islam dhe muslimanët. Urime për të gjithë ata që e agjëruan muajin e Ramazanit dhe falën namaze në të, kryen në të punë të mira, dhe braktisën gjatë këtij muaji të gjitha të këqijat dhe të ndaluarat, për tu ngritur kështu agjërimi i tij tek Allahu i Madhërishëm. Vepër që e largon njeriun nga zjarri, dhe i jep kënaqsinë e Zotit të Madhërishëm.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Muslimanët sikurëse u edukuan që të jenë të rregullt me agjërimin në muajin e Ramazanit, ata duhet që të jenë të rregullt dhe në natyrshmërinë e tyre, jashtë Ramazanit, që në ditën e parë të muajit të Shevalit, muaji pas Ramazanit. Në agjërim të ndaluarit nga ushqimi dhe pija është adhurim, dhe në ditën e Bajramit të ngrënit dhe të pirit është adhurim. Madhërimi i takon Allahut, Sunduesit që lëvizën dhe ndryshon situatat dhe gëzon kështu robërit e Tij besimtarë, dhe ju jep sukses atyre në atë që është e mirë për ta në këtë botë dhe në botën tjetër.
Është normale që njeriu të ngre pyetjen; A mbyllet adhurimi i agjërimit me përfundimin e muajit të bekuar të Ramazanit, apo ka adhurime të tjera me agjërim, të cilat muslimani duhet ti përmirsojë dhe ti kompletojë ato, që të meritojë shpërblimet e Allahut të Madhërishëm? Në një transmetim të ardhur nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ka thënë: “Kush agjëron muajin e Ramazanit dhe e plotësoi atë me gjashtë ditë nga muaji i Shevalit, është sikur të ketë agjëruar të gjithë vitin.”
O ju muslimanë! Po, ka adhurime me agjërim, pas agjërimit të obliguar në muajit e Ramazanit, për atë që Allahu i Madhërishëm e ka bërë të suksesshëm në plotësimin e tyre, apo në ndo njërën prej atyre ditëve, do të ketë shpërblim për to tek Allahu i Madhërishëm. Të dashurit e mi, imagjinoni se si agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit, me agjërimin e muajit të Ramazanit, është sikur të bësh adhurim, agjërosh të gjithë vitin. Allahu i Madhërishëm ka bërë që një e mirë të vlersohet si dhjetë të tilla deri dhe shumë fish më shumë. Kështu që agjërimi i muajit të Ramazanit sëbashku me agjërimin e gjashtë ditëve nga muaji i Shevalit nëse shumëzohen me dhjetë është sikur të agjërohet viti i plotë. Atij që Allahu i Madhërishëm i ka dhënë sukses në agjërimin e muajit të Ramazanit dhe e pason atë me gjashtë ditë nga muaji i Shevalit, ai ka shpërblimin sikur të ketë agjëruar të gjithë vitin. Kjo është nga Bujaria dhe Mëshira e Allahut të Madhërishëm ndaj robërve të Tij që i binden, besimtarët, ata të cilët plotësojnë obligimet duke i pasuar ata me sunetet e të dërguarit të Zotit. Duke bërë kujdes në plotësimin e adhurimeve të tyre dhe duke synuar shpërblimet e Zotit të Madhërishëm.
O ju muslimanë! Njeriu mund të pyesi; A duhet gjithashtu që gjashtë ditët nga muaji i Shevalit të jenë të pandërprera, apo të jenë të ndara gjatë këtij muaji? Suksesi është në dorë të Zotit, themi se dijetarë, Zoti qoftë i kënaqur me ta, kanë gjykuar se këto gjashtë ditë mund të plotësohen të pandërprera ose dhe të ndara por e rëndësishme është që të plotësohen gjashtë ditë nga i gjithë muaji i Shevalit.
Njeriu mund të pyesi; Mundet që muslimani të ketë ngrënë ndonjë ditë nga ditët e muajit të Ramazanit, për ndonjë nga arsyet që i lejohet ngrënija, mos agjërimi, a duhet që të plotësojë këtë ditë të Ramazanit para se të plotësojë gjashtë ditëshin e Shevalit? Po o të dashurit e mi, plotësimi i farzeve, obligimeve është i pari. Dijetarët, Zoti qoftë i kënaqur me ta, kanë vlersuar se muslimani duhet të fillojë me të kaluarat farze, Kazatë. Me përjashtim nëse është në përfundim të muajit Sheval, dhe mund ti humbi ato ditë, atëhere ai mund të plotësoje në fillim gjashtë ditët e Shevalit, e më pas të plotësojë të kaluarat, Kazatë, çfarë i ka kaluar nga muaji i Ramazanit.
Si do që të jetë, ai që dëshiron të plotësojë këtë adhurim dhe të përfitojë nga shpërblimi i tij, duhet të kujdeset në kryerjen dhe plotësimin e këtij adhurimi sipas rregullit fetar, legjislacionit fetar, të cilin e kanë bërë të qartë dijetarët, Zoti qoftë i kënaqur me ta.
Zotin e Madhërishëm e lusim që ta ketë pranuar agjërimin tonë në muajin e Ramazanit, të na mundësoj agjërimin e gjashtë ditëve nga muaji i Shevalit, të na pranojë nga robërit e Tij të mirë dhe të sinqertë, të na largojë nga zjarri i xhehenemit, dhe të na nderojë duke na bërë banor të xhenetit të Tij me Mirësinë dhe Bujarinë e Tij.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Në dy ditët e ardhmshme, më saktë pasnesër xhamia e bekuar e Aksasë do të jetë e hapur për namazfalësit, për adhuruesit dhe besimtarët, për të sinqertëve, nga bijtë e këtij vendi të bekuar dhe nga të gjithë vendet e muslimanëve të cilët mund të jenë prezent në këtë qytet.
O të dashurit e mi! Ka qenë e dhimbshme për të gjithë që të shikojmë xhaminë e bekuar të Aksasë, zemrën e kësaj toke të bekuar, që të ndërpritet namazi me xhemat dhe namazi i ditës së xhuma në këtë xhami të bekuar, por është anulluar xhumaja dhe xhemati me qëllim ruajtjen e xhamisë dhe kujdesjen për jetën e të gjithë qytetarëve. Nuk është e panjohur për ju kjo epidemi që pushtoi botën dhe goditur të gjitha vendet dhe popujt duke marrë me vete shumë viktima, dhe u prekën shumë njerëz nga kjo epidemi. O ju vëllezër, kujdesi për shëndetin dhe jetën e besimtarëve, kujdesi për jetët njerzore, është nga detyrimet më të rëndësishme me të cilat ka ardhur legjislacioni, sheriati Islam për të cilat duhet të bëjmë kujdes. Ajo, mbrojtja e jetës, është nga qëllimet më të rëndësishme për të cilën ka punuar feja për ruajtjen dhe mbrojtjen e sajtë. Mbyllja apo anullimi i faljes në xhami në xhemat dhe në ditën e xhuma ka pasur si qëllim mbrojtjen e jetëve të qytetarëve dhe kujdesja për xhaminë dhe mbrojtjen e sajtë, përballë të gjitha rreziqeve me të cilat ajo kërcënohej dhe kërcenoheshit. Kjo nuk ka dyshim për asnjë njeri që llogjikon, të shëndoshë mendërisht, në këtë vend të bekuar. Ai vendim, për mbyllje, është marrë nga këshilli i Vakftit Islam, dhe administrata e Vakfit Islam, sikurëse është marrë vendimi për hapjen e xhamisë nga po të njëjtat instanca, institucione, largë të gjitha ndjesive, ndikimeve, përfundimeve të nxjerra dhe njohjes së të fshehtave, të cilat nuk kanë vend dhe lidhje me realitetin dhe me tokën e xhamisë së bekuar të Aksasë.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Bëni kujdes që të gjithë të merrni të gjitha masat për mbrojtjen përsonale, sepse kjo është në vend të parë në mbrojtje të shëndetit tuaj. Shëndeti dhe jeta është amanet individual, përsonal në qafën e çdo qytetari, banori, për veten e tij. Sikurëse është dhe amanet shoqërorë për të cilën duhet që të gjithë të bashkëpunojmë për ruajtjen e tij, amanetit, dhe të bëjmë çdo gjë që duhet për mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe mbrojtjen e qytetarit.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Administrata e Vakfit Islam ka publikuar deklarat të qartë me të cilën ju kërkon qytetarëve që shpeshtojnë vajtjet e tyre për në xhaminë e bekuar të Aksasë që të bashkëpunojnë në zbatimin e porosive dhe këshillave shëndetsore. Ato nuk janë porosi të brendshme, lokale, por se ato janë porosi ndërkombëtare, në interes të mbrojtjes së jetës njerzore. Që të gjithë përpiquni, por se përkushtohuni në këto porosi sepse ju kështu përpiqeni me gjithë dëshirë dhe sinqeritet, me gjithë ndershmëri dhe kujdes për xhaminë e bekuar të Aksasë, për shëndetin tuaj. Prandaj bashkëpunoni në zbatimin e këtyre porosive. Që të jeni me shpresën e Allahut dhe Fuqinë e Tij me shëndet të plotë në mbrojtjen e shëndetin tuaj dhe në ardhjen tuaj të vazhdueshme për në xhaminë e bekuar të Aksasë. Pa asnjë dyshim ju jeni vizitorët trashigimtarë, ju jeni kujdestarët dhe mbrojtësit e sajtë të sinqertë të cilët ju ka përgëzuar i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, kur ai thotë dhe këshillon Sahabiun e ndershëm i cili pyet: “O i dërguari i Allahut, për ku na urdhëron që të shkojmë, nëse sprovohemi me të vështira, të rënda, pas largimit tënd nga ne?” Për të ardhur përgjigja e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të: “ Drejtohu për në Bejtul Mak’dis, Kuds, do Zoti të furnizon me pasardhës me të cilët të shkosh dhe të vish në atë xhami.”
Prandaj le të jeni pasardhës të mirë të nipave të Sahabeve të nderuar, të dijetarëve të ndritur dhe të selefu salih, të parëve të mirë. Le të jeni pasardhës që janë të lidhur me këtë qytet me akiden dhe besimin e sajtë, dhe me xhaminë e sajtë deri sa të zbatojë Allahu i Madhërishëm caktimin e Tij
Zotit i kërkoj falje për vete dhe ju, fitorja është me ata që i kërkojnë falje Zotit, prandaj tek Zoti kërkoni falje, lutjuni Zotit sepse ju jeni të premtuar për përgjigje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet vetëm për Zotin, lutje dhe përshëndetje për zotërinë tonë Muhamedin, s’ka të dërguar pas tij.
Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, ka dashur që robërit e Tij të punojnë për fenë e tyre dhe jetën e tyre në këtë botë, deri sa të fitojnë ndihmën e Zotit dhe të meritojnë kënaqsinë e Tij.
Dëshmoj se zotëria, i dashuri dhe ndërmjetësuesi ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij. Paqja e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Nga lartësia e këtij minberi të ndershëm, urojmë ju dhe të gjithë bijtë e popullit muslimanë me rastin e festën e Fitër Bajramit. Nga ky vend gjithashtu lutemi për të gjithë dëshmorët tanë duke ju lutur Allahut të madhërishëm që të na bashkojë me ata; “ Në kuvendin e së vërtetës (në Xhenet), tek një Sundues i Plotfuqishëm.”( El-Kamer 55 ) Që të jemi : “… me ata të cilëve Allahu u ka dhënë shumë dhunti: me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me të drejtët! Eh sa shokë të mrekullueshëm janë këta! “ (En-Nisa 69)
Sikurëse shprehim njëkohësish urimin tonë dhe lutjet tona për vëllezërit tanë të burgosur në burgjet e pushtuesit, duke ju lutur Allahut të Madhërishëm që të ju largojë vështirsinë e tyre, të ju japi fund të mirë, dhe ti kthejë ata tek familjarët e tyre, bijtë e popullit të tyre, shëndosh e mirë dhe fitimtarë.
Zoti ynë të lutemi që të zbresësh mëshirën Tënde mbi popullin tonë muslimanë, dhe ti bësh ata të suksesshëm në çdo punë që Ti je i kënaqur me ta. Të dashurit tan ju themi se janë pjekur kushtet, është koha, që të jeni vizitorët e xhamisë së bekuar të Aksasë. Ju themi urime për xhaminë tuaj, xhamin e bekuar të Aksasë, e cila simbolizon akiden e çdo muslimanit në këtë botë. Kush kujdeset për akiden e tij, dhe kush këmbngulën në mbrojtje të akides së tij, kemi gjithë të drejtën që të themi se ai është i kënaquri, gëzuari i xhamisë së bekuar të Aksasë.
Nuk ju interesojnë dhe nuk ju dëmtojnë ata që përhapin fitne dhe përçarje, apo thërrasin për në dyshim në nijetin apo qëllimin e institucioneve tona të besueshme në përpjekjen për ruajtjen e kësaj akideje.
Po o ju të dashurit e mi! Xhamia e Aksasë është vend ndalimi i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është vendi nga ku u ngrit për në qiejt e lartë. Kjo mrekulli është specifike, e veçantë për të dërguarin tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e kjo specifikë, mrekulli është pjesë nga akideja e çdo muslimani.
Po o të dashurit e mi! Kujdesuni për xhaminë e bekuar të Aksasë, si vend adhurimi, kibleja e parë e muslimanëve, e dyta xhami e ndërtuar në tokë. Bëhuni vizitorë të sajtë që të krenohen me ju Melaiket, të krenohen me ju tek Allahu i Madhërishëm.
Zotin e Madhërishëm e lusim që ta na japi kthim të mirë.
E lusim Zotin që të japi për ne dhe të gjithë umetin musliman një udhëheqës besimtarë dhe të mëshirshëm, që të njësojë rradhët e tij, bashkon grupacionet e tij, dhe i ndihmon ata drejt triumfit.
O Zot fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët nga ato dhe ata që kanë ndërruar jetë.
Bëj që të mbyllim punët tona me vepra të mira.
Lutjet dhe përshëndetjet për zotërinë tonë Muhamedin, për familjen dhe të gjithë shokët e tij.