Përmallimi për të takuar Zotin

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme   12-02-1446 H   16-08-2024 D

Shejh Halid El Muhana

Tema   Përmallimi për të takuar Zotin

Lavdërimet janë për Zotin, Mëshirëplotin, i Dhembshuri, është i Dhembshur ndaj robërve të Tij me Cilësitë e Tij të plota, e Ai është i Vetëmjaftueshmi dhe i Denji për lavdërim.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, bën atë që Ai dëshiron dhe gjykon, sundon çfarë të dojë.

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij, i dërguari me mëshirë për të gjithë njerëzit. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij, lutje dhe përshëndetje të shuma deri në ditën e premtuar, ditën e Fundit.

Në vijim

O ju muslimanë! Frikësojuni Zotit tuaj, sepse frika ndaj Tij është përgatitja më e mirë dhe gjëja më e mirë që përgatisin njerëzit për në ditën e Gjykimit. “O njerëz, frikësojuni Zotit tuaj, sepse dridhja e Orës (së Kiametit), është vërtet një ngjarje e madhe!” (El-Haxhxh 1)

O ju njerëz! Takimi i Zotit të Lartësuar është mbyllje e pa shmangshme e që është një realitet që do t’ju ndodhi Xhindëve dhe njerëzve e nuk mund t’i shmangen. Kjo është në ditën e tubimit të madh, ditën e Gjykimit, për tu shpërblyer për veprat e tyre. Do të ketë nga ata që takohen me Zotin e tyre si fitues, sytë e tyre do të jenë të kënaqur me të dashurin e tyre, e ky është takimi i fitores dhe i nderit. Sikurse do ketë takim humbës, e ai është takim turpi dhe keqardhjeje. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Atëherë ti, o njeri, që përpiqesh shumë, mundin tënd do ta gjesh te Zoti yt.” (El-Inshikak 6) Ndërsa i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Do ta takoni Zotin tuaj dhe do ju pyes, marrë në llogari, për veprat tuaja.”

Adhurues të Zotit!  Bindja në takimin me Zotin e Lartësuar dhe të përkujtuarit në vazhdimësi të asaj janë nga gjërat më të mëdha që e ndihmon njeriun në përmbushjen e besëlidhjes së tij me Zotin e tij, në të qëndruarit i vendosur në fenë e Tij, në të bërit durim në bindjen ndaj Tij, në shpresën për shpërblimin e mirë të Tij dhe në frikën nga ndëshkimi i dhimbshëm i Tij.  “ Por bëni diçka (të mirë) për veten tuaj (duke përmendur emrin e Allahut para kontaktit). Kijeni frikë Allahun dhe dijeni se do të takoheni me Atë. Jepu lajm të mirë besimtarëve (se do fitojnë Xhenetin).” (El-Bekare 223) Kjo është pajisja më e mirë e njeriut për tu përballur me vështirësitë dhe fatkeqësitë, dhe me stuhitë e fitneve dhe katastrofave. “Por ata që ishin të bindur se do të takoheshin me Allahun, thanë: “Sa herë, me ndihmën e Allahut, një ushtri e vogël ka ngadhënjyer mbi një ushtri të madhe! Allahu është me të durueshmit.” (El-Bekare 249)

Është në të drejtën e çdo njeri që ka punuar për të takuar Zotin e tij dhe është përgatitur për atë ditë, që të përmallohet për takimin e Allahut, Zotin e Madhërishëm. Sepse robi takon Zotin e tij i cili ka preferuar të gjitha gjërat që Ai do, dhe i ka dhënë prioritet kënaqësisë së Tij para të gjitha dëshirave të tij.

LEXO  Mësim nga e djeshmja dhe e sotmja

Adhurues të Zotit! Përmallimi për takimin e Zotit është fllad që frynë në zemër duke larguar prej saj shkëlqimet verbuese të kësaj bote dhe lehtëson tek ajo dhimbjet e saj. E kush ndjenë Zotin e tij dhe përmallohet për takimin me Atë ka fituar me kënaqësinë më të madhe të cilën mundet njeriu ta arrijë në këtë botë.  Përmallimi për të takuar Zotin është i fortë dhe e shtynë njeriu që t’i afrohet Zotit të tij, por se ai është fryt i një marrëdhënie të mirë me Zotin.  Vërtetë dëshiron të takohet me Zotin dhe përmallohet për këtë takim vetëm ai që zemra e tij është e mbushur me monoteizmin e Zotit dhe me dashurinë për Të, me shpresën dhe me frikën ndaj Tij, dhe e kujton Atë shumë shpesh, ai që, bën vepra të mira të sinqerta për hir të Zotit të tij, duke mos shpresuar për tyre askënd tjetër  përveç Tij. “Kështu, kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet!” (El- Kehf 110)

O robër të Zotit! Përmallimi për të takuar Zotin dhe dashuria për takimin me Të, është shpërblim i madh që u jepet shpejt njerëzve të dashur të Zotit, duke i ngushëlluar me të,  i bën të shijojnë ëmbëlsinë e atij takimi përpara se të mbërrijnë në të dhe i mirëpret me të para se të vijnë tek Ai. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Kush shpreson takimin e Allahut, ta dijë se Dita e caktuar nga Ai do të arrijë. Ai dëgjon dhe di gjithçka.” (El ‘Ankebut 5) Ndërsa i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kur besimtarit i afrohet vdekja, përgëzohet, atij i jepet lajmi i gëzuar me nderimin e Zotit dhe kënaqësinë e Tij. Për të, nuk ka asgjë më të dashur se ajo që është para tij,  ai e dëshiroi takimin me Zotin dhe kështu që Zoti e do takimin me të.” Në këtë hadith ka përgëzim madhështorë për njerëzit e besimit, zhvlerësim për ankthet, shqetësimet e vdekjes, dhe mbështetje, ngushëllim për muslimanët në humbjen e të afërmve të tyre.

Imami, udhëheqësi i njerëzve të devotshëm dhe shembulli i njerëzve të drejtë e kishte mbushur zemrën e tij me përmallimin me Zotin e tij, dhe e zgjodhi atë mbi përjetësinë në këtë botë me çelësat e thesareve të saj dhe pastaj Xhenetin pas saj. Nga Abdullah Ibn Am Ibn El Asi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, nga Ebi Muvejhibe, Zoti qoftë i kënaqur me të, shërbëtori i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  tregohen se: “I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, më ka dërguar në mes të natës dhe më ka thënë: “ O Eba Muvejhibe, jam urdhëruar që të kërkoj falje tek Zoti për banorët e Baki’i, varrezave, prandaj eja me mua.” Kam shkua me të, e kur ka qëndruar në mesin e tyre, në mes të varrezave të Baki’it, ka thënë: “ Paqja e Zotit qoftë mbi ju o banorë të varreve, qoftë e lehtë për ju ajo në të cilën jeni, nga ajo në të cilën janë njerëzit. Fitnet kanë ardhur tek ata si pjesë të natës së errët, fundi i së cilës pason fillimin e saj, ku  jeta e përtejme është më e keqe se e para, për ata.” Pastaj është drejtuar nga unë dhe ka thënë: “ O Eba Muvejhibe, vërtetë mua më janë dhënë çelësat e thesareve të kësaj bote dhe të përjetësisë në të, e pastaj Xheneti, kështu që unë kam zgjedhur në mes këtyre dhe takimit me Zotin dhe Xhenetin.” Ka thënë: “ I kam thënë,  merr çelësat e thesareve të kësaj bote dhe të përjetësisë në të e pastaj Xhenetin.” Ka thënë: “ Jo pasha Allahun, o Eba Muvejhibe, unë kam zgjedhur takimin me Zotin tim dhe Xhenetin.” Kërkoi falje tek Zoti për banorët e Beki’as, varreve, pastaj u largua, e kështu filloi dhimbja për të dërguarin e Allahut, për largimin e tij nga kjo botë. Ndërsa në tekstin e Ahmedit në Musnedin e tij, ka ardhur se: “Pas kësaj nuk kanë kaluar vetëm shtatë apo tetë ditë dhe ai është ndarë nga kjo botë.” Në këtë lajm ka argument të qartë se i dërguari ynë, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte nga njerëzit që kishte dashurinë më të madhe për Zotin.  Atij i’u dha kjo zgjedhje mundësia e të vonuarit të  takimit me Zotin dhe Xheneti, dhe ka zgjedhur përshpejtimin e takimit me Zotin e tij dhe të dashurit të tij. Kjo është e vërteta e natyrshmërisë së pastër, fesë së Ibrahimit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Fjala e fundit që i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë në këtë botë është: “ O Zot, më fal dhe më mëshiro, dhe më bashko me shoqërinë më të lartë, me të dërguarit dhe njerëzit e mirë në Xhenet.”

LEXO  Lutja më e mirë në çdo kohë - Medina 11.04.2020

Nga lutjet e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka qenë: “ O Zot, të lutem të më japësh kënaqësinë e shikimit të Fytyrës Tënde, dhe përmallimin për takimin me Ty, pa fatkeqësi të dëmshme dhe pa fitne mashtruese.”  I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në lutjet e tij të bekuara bashkoi në mes lumturisë më të lartë të besimtarit në këtë botë dhe botës Tjetër. Për çdo pasues të të  dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në mirësi, drejtësi, bindje ndaj Zotit dhe besim të mirë ka pjesë nga përmallimi dhe dëshira për takim me Zotin, në varësi të besimit të tij të cilin e vërtetojnë veprat e mira që çojnë në lidhjen e sinqertë me Zotin,  në përmallimin për takimin e Tij dhe në të afruarin pranë Tij deri në momentin e mbërritjes tek Ai.

Zoti na begatoftë të gjithëve në Kuranin Famëlartë, dhe na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij.  

Zotit i kërkoj falje për vete dhe ju, tek Zoti kërkoni falje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili ka bërë gëzimin më të madh për të dashurit e Tij takimin me Të. Lutjet dhe përshëndetjet për zotërinë e të dërguarve dhe profetëve të Tij.

Në vijim

Vërtetë qëllimi përfundimtar i nderimit të Zotit për atë që duan takimin me Të, është që i përmalluari dhe ai që e do takimin me Zotin, ta shikojë Zotin e tij në banesën e lumturisë së përhershme, në Xhenet. Me këtë ka përgëzuar Mirëbërësi, Allahu i Madhërishëm, robërit e Tij vepër mirë në fjalën e Tij, Allahu i Lartësuar kur thotë: “ Ata që bëjnë vepra të mira, do të kenë shpërblim të mirë, madje edhe më tepër!” (Junus 26) Pastaj e përcolli përgëzimin i dërguari i Allahut, duke e shpjeguar këtë fjalë me elokuencën më të qartë, ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të ka thënë: “ Kur banorët e Xhenetit do të hyjnë në Xhenet, një thirrës do të thërrasi duke thënë: O banorë të Xheneti, me të vërtetë, Zoti ka për ju një premtim që dëshiron ta përmbushë me ju. Ata do të thonë: E kush është ai premtim? A nuk na i ka ndriçuar fytyrat, a nuk na i ka rënduar peshoret tonë, me vepra të mira, a nuk na ka futur në Xhenet? A nuk na ka shpëtuar nga zjarri i Xhehenemit? Ka thënë: Do të hiqet perdja dhe ata e shikojnë  Atë, Allahun e Lartësuar. Pasha Zotin, Zoti nuk u ka dhënë atyre asnjë gjë më të dashur sesa shikimin e Tij, e kjo është edhe më tepër. Pastaj, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka lexuar këtë ajet: “ Ata që bëjnë vepra të mira, do të kenë shpërblim të mirë, madje edhe më tepër!” (Junus 26)

LEXO  Nga Xhamia e bekuar Aksa, E premte, 24 Ramazan 1447 (9) - 13 Mars 2026

O Zot, të lutemi për lumturi që nuk përfundojnë kurrë, të kërkojmë rehatinë e syrit që nuk ndërpritet kurrë, të lutemi të na japësh pranim, kënaqësi me atë që ke caktuar, të lutemi të na japësh jetë të qetë pas vdekjes, të lutemi të na japësh kënaqësinë e shikimit të Fytyrës Tënde dhe përmallim për takimin me Ty, pa fatkeqësi  të dëmshme dhe pa fitne mashtruese.

O Zot, na zbukuro me bukurinë e besimit dhe na bëj ne të udhëzuar në rrugë të drejtë.

O Zot, fale dhe mëshiroje të dërguarin tonë, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e mëshirove familjen e Ibrahimit.

O Zot, bekoje Muhamedin, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e bekove familjen e Ibrahimit, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar.

O Zot, të lutemi që të jesh i kënaqur me të gjithë shokët e të dërguarit Tënd, me tabi’inë dhe ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Fundit.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro  idhujtarinë dhe idhujtarët, shkatërro armiqtë Tu dhe armiqtë e fesë, dhe ndihmo robërit e Tu besimtarë, o i Fuqishëm, o i Plotëpushtetshëm.

O Zot, të lutemi të jesh me vëllezërit tanë të dobët dhe të shtypur në Palestinë, ndihmë dhe mbështetje për ata, përkrahës dhe mbrojtës i tyre.

O Zot, largo shqetësimet e tyre, lehtëso vështirësitë e tyre, ndihmoi ata kundër armikut Tënd dhe armikut të tyre.

O Zot, na jep siguri në vendet dhe shtëpitë tona, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona.

O Zot, jepi sukses kujdestarit të çështjeve tona, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, në atë që do dhe je i kënaqur. O Zot, ndihmoje atë dhe zëvendësin e tij në atë që është përmirësimi i çështjeve të popullit dhe vendit, ndihmoi, në përmirësimin e jetës dhe të ardhmes së popullit.

Adhurues të Zotit!

Përmendeni Allahun, Ai ju kujton ju, Falënderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.

“ Vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/514791397598823

Post Author: endrit