Lavdërimet për Zotin, lavdërimet për Zotin që ka qetsuar zemrat tona me Islam, mbushu zemrat tona me besim, Atë e lavdërojmë për udhëzimin tonë, dhe e falenderojmë për ato që na ka dhënë. Allahun lavdërojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë, Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqija e veteve tona dhe punëve tona, atë që e ka drejtuar Allahu, s’ka kush e humbën, dhe ai që e humbën veten e tij, nuk gjen drejtues dhe udhëzues tjetër veç Allahut.
Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, Atij i takon pushteti epror dhe lavdia, Ai është i Fuqishëm për çdo gjë. Zoti ynë dhe Kujdestari ynë na ka urdhëruar me pastrimin e zemrave nga ndryshku dhe sëmundjet, dhe mbushjen e tyre me dashuri për besimtarët. Dëshmojmë se Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, i sinqerti besniku, përmirsuesi, që na ka urdhëruar në përmirsimin e mardhënijeve mes vëllezërve tanë besimtarë, na ka orjentuar dhe na ka treguar rregullat dhe se plotësimi i kësaj detyre ka vlerë të madhe dhe shpërblim të madh.
Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ty o zotërija ynë o i dërguari i Allahut, o poseduesi i pozitës së lavdëruar, o mbartës i gradës i lavdëruar ditën e kijametit. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi familjen tënde, shokët e tu, udhëzuesit e udhëzuar, dhe mbi pasuesit e tyre në mirësi deri në ditën e fundit. Në vijim
O ju besimtarë! Ajo se çfarë kalon populli dhe umeti jonë në këto ditë ku ka vetëm konflikte dhe mosmarveshje dhe luftëra në pjesën më të madhe të tyre, në mënyrën dhe formën nuk ka ndodhur ndonjëherë me ta në histori. Ky popull e ka humbur, qenija e tij ka pësuar disfatë, është goditur në fytyrën e tij, ka humbur rrugën, është larguar nga drita që ndriçon. Kanë hyrë armiqt në brendësinë e çështjeve të tyre, duke u marra atyre pjesë nga të mirat dhe trashigimitë e tyre, duke shfrytëzuar ndasitë dhe mosmarveshjet në mes tyre. Populli umeti është shpërndarë sikurëse ndahet preja nga frika e egërsirës, pa marrë parasyshe numrin dhe të qenurit shumicë, mundësitë që ka në dispozicion dhe forcën e tij. Çështja ka mbërritu deri tek dhurimi i tokave të tij dhe vendin e tij të tjerëve.
Mosmarrëveshjet nuk u kufizuan vetëm në shoqëri dhe shtete, po vazhduan në mes përsonave dhe dhe familjeve, në mes fiseve dhe lagjeve. Nga këtu gjendja është emergjente për rivendosjen e rregullit, duhet ndërhyrja e të mençurve dhe të urtëve për përmirsimin e gjendjes, të punohet për pastrimin e gjokseve dhe largimin e mbeturinave në të gjitha nivelet para së të jetë vonë.
O ju besimtarë! Në këto ditë të bekuara, është mundësia e artë për të bërë vepra të mira, të luftuarit e veseve të këqija dhe urrejtjeve, dhe bashkëpunimi në të mirë dhe devotshmëri. Ka ardhur në një hadith të saktë: “ Në të vërtete këto të mira janë depozita, dhe për këto depozita ka çelësa. Myzhde, përgëzim për njeriun që e ka bërë Allahu xh. sh hapës i të mirës dhe mbyllës i të keqes. Mjerë për njeriun që e ka bërë Allahu xh.sh hapës të së keqes dhe mbyllës i të mirës.”
O ju besimtarë! Jetojmë këto ditë nën ndriçimin e muajit Shaban, në përfitimet dhe bekimet e tij. Muaj në të cilin ngrihen veprat e njeriut tek Allahu xh.sh, pranohen bindjet dhe falenderimet. Transmeton Nesaiu nga Usame Ibn Zejdi i cili ka thënë : “ Kam thënë o i dërguari i Zotit, nuk të kam parë duke agjëruar muaj nga muajt e vitit sikurëse ke agjëruar në Shaban. Ka thënë : “ Ky është muaj në të cilin neglizhojnë njerëzit duke u dhënë pas muajit Rexhep dhe muajit Ramazan, ky është muaj në të cili ngrihen veprat e njerëzve tek Zoti i Botrave, prandaj unë dua që të ngrihen veprat e mija duke qenë agjërueshëm.” Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi ju o zotërija ynë o i dërguari i Allahut.
O Besimtarë! Muaji Shaban është parapërgatitje e muajit Ramazan, është legjitimuar çdo gjë që është legjitimuar në Ramazan, nga agjërimi, adhurimet, devotshmëria, leximi i Kuranit, bërja e veprave të mira bamirsive, duke u edukuar dhe përgatitur për të pritur Ramazanin, përgatitja e vehteve në bindjen ndaj Zotit të Gjithësisë. Porosia për ju është që të keni frikë Allahun dhe përmirsoni mardhënijet në mes njëri-tjetrit, bindjuni Allahut dhe të dërguarit të Tij nëse jeni besimtarë.
O besimtarë! Përmirsoni zemrat tuaja përballë vëllezërve tuaj dhe silluni mirë me ta, mos qëndroni të ndarë prej tyre, kaloni rastet dhe momentet me ta, sepse të gjithë ne jemi gabimtarë, por më të mirët nga gabimtarët janë ata që pendohet. A nuk e dini se ndarja në mes njëri-tjetrit është shkatërruesja që shkatërron fenë, shpërblimet dhe veprat e mira?! Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër, andaj pajtojini vëllezërit tuaj midis tyre dhe kijeni frikë Allahun, në mënyrë që ju të mëshiroheni.” (El-Huxhurat 10)
O Besimtarë! Duhet të besojmë se ndarjet janë nga atributet e njeriut dhe pjesë e zakoneve të tyre, falë ndryshimit të moralin dhe edukatës së tyre. Dhe çfarë duhet të përmendet se armiqsitë më të mëdha janë për shkak të kësaj botë dhe çfarë ajo të ofron, dhe jo për shkak të fesë. Janë shpeshtuar këto armiqsi dhe ndasi në mesin tonë për çështje të neveritshme, arsye të parëndësishme, tek të cilat ka fryrë shejtani dhe i ka bërë të mëdhaja tek njerëzit.
O adhurues të Zotit! Sa nga të vrarët kanë derdhur gjakun e tyre si pasojë e një armiqsie që ka filluar nga një sherr i vogël? E ka zmadhuar shejtani përpara të paditurve deri sa ka humbur njerëzit e tij familjen e tij dhe fëmijët e tijë. Sa nga lidhjen mes njerëzve janë ndërprerë, duke kaluar vite të tëra pa komunikuar për një shkak të ulët, të ka thënë dhe i kam thënë? Për shkak të marrjes së të drejtës dhe të pasurisë? Sa nga vëllezërit nga një bark i vetëm janë ndarë, ja kacafytur, ndoshta dhe e kanë dërguar njëri-tjetrin nëpër gjykata për një gjë që ka ndodhur mes tyre, ose për ndarje të një pasurije, janë ndarë dhe nuk janë më bashkë, dhe është bërë I vështirë bashkimi i tyre.
O besimtarë! Feja Islame ka ardhur për të përmirsuar mardhënijet mes njerëzve, bën trysni tek të armiqsuarit që të pranojnë një të mesme me qëllim për të shuar mosmarveshjet. Për këtë duhet që të heqim dorë dhe nga disa të drejta për dobi të një çështje më të madhe.
O ju besimtarë! Hasani i biri i Aliut, Zoti qoftë i kënaqur me të dy, fitoj vlerësim kur u pajtua me Muaviun, Zoti qoftë i kënaqur me të, dhe duke hequr dorë nga hilafeti, udhëheqja, ruajti dhe vlersoj gjakun e muslimanëve, shuajti zjarrin e përçarjes dhe me emrin e Allahut bashkoji muslimanët me duart e tij.
Ndërsa i dashuri ynë Muhamedi paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Me të vërtetë këta dy djem janë zotërijntë, dhe në dashtë Allahu këta do të pajtojën mes dy grupeve të muslimanëve.” Transmeton Imam Buhariu.
Na mesoj ne se pajtimi mes njerëzve është nga veprat më të mira dhe të vlerësuara. Ebi Derdai, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë : “ A doni tu tregoj një punë që ka më vlerë se agjërimi, namazi dhe sadakaja lëmosha?” I kanë thënë po. Ka thënë: “ Pajtimi mes dy të armiqsuarve. Me të vërtetë armiqsia mes dy njerëzve është shkatërrimi për ata. Nuk them që shkatërruat flokët, por shkatërruat fenë.” Hadithi është i saktë.
O Allah pastro zemrat tona, zemrat e çdo muslimani dhe muslimaneje nga urrejtja, pangopsia, dhe ligësija. Kërkoj falje tek Allahu për vete dhe ju , kërkoni falje dhe pendohuni tek Ai, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet për Allahun, lavdërimet për Zotin që ka britur Librin, ka luftuar ndasitë, ndihmues i besimtarëve. Lutjet dhe përshëndetjet për të dërguarin mëshirë për gjithë njerëzimin, dhe për familjen e tij të mirë, shokët e tij të pastër.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok. Dëshmoj se Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është rob dhe i dërguari i Zotit.
Në vijim
O ju besimtarë! Duke ecur në historinë e muslimanëve gjejmë periudha të mira të tyre, me devotshmërin e nevojshme, dhe besimin e nevojshëm. Pastaj humbën dhe u goditën nga sëmundje të cilat kishin goditur popuj të tjerë para tyre, si urrejta, smira, ndarja në mes njëri-tjetrit, garimi në mënyrë jo ligjore për dunjanë dhe kënaqsitë e saj. Kjo është goditja që shkatërron popujt. Armiqt e popullit tonë gjetën mënyrat dhe metodat më të përshtatshme për të ndarë popullin. Kan përdorur të gjitha mënyrat për të arritur në nivelin e tyre me të keqen dhe të urryerën. Atë se çfarë shikojmë në këto ditë tek shumë nga armiqt tanë është argumenti më i fortë që vërteton këtë që sapo thamë.
Allahu na mjafton dhe tek Ai është mbështetja më e mirë. Ti konsiderojmë humbjet dhe të drejtohemi tek Allahu i Madhërishëm, të kthehemi dhe ti urrejmë këto luftra shkatrrimtare duke u bashkuar me Librin tonë dhe synetin e të dërguarit tonë, Muhamedit paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
O ju besimtarë! Duke komentuar deklaratat që dalin nga vende të ndryshme dhe individë të ndryshëm në lidhje me Qytetin e Kud’sit, dhe xhamisë të bekuar të Aksasë, dhe në veçanti për tokën e Israsë dhe Miraxhit, me vendfaljet e sajë, kopshtet dhe hapsirat e sajë, malet e sajë; u themi se e vërteta do të fitojë dhe e kota do të humbë. Të vërtetat historike nuk mund të zhduken apo të fshihen me vendime të kota dhe deklarata fallso. Toka e Israsë dhe Miraxhit është në vendin e sajë, me kufinjtë e sajë të njohur, duke përfshirë dhe qytetin e Kud’sit, ajo është kupola koka e sajë, dhe simbolika e sajë. Xhamija e bekuar e Aksasë me të gjithë sipërfaqen e sajë kopshtet dhe vendfaljet e sajë është pjesë nga besimi i muslimanëve në lindje dhe përëndim të rruzullit toksorë. Kjo e vërtetë do të qëndrojë deri në ditën e kijametit pa marrë parasyshë të gjitha përpjekjet e ulëta , dhe ndryshimet refuzuese, ngacmimet dhe ndërhyrjet e vazhdueshme, shkatërrimin e institucioneve dhe degët e tyre, duke i zëvëndësuar me lista të kota, duke shkelur të drejta e vëllezërve dhe djemve tanë. Duke ushtruar dhunë ndaj përsonelit dhe rojeve të sigurisë së Aksasë. Sa do që të përpiqen të padrejtët , për të fshirë apo fshehur këtë të vërtetë, dhe sa do që të përpiqen të dalët nga feja dhe atdheu për këtë dhe ndryshimin e hartave, gjithmonë do të jetë dështimi që do ti shoqërojë ata, do tu kthehen goditjet e tyre në fytyra e tyre, me lejen e Allahut Inshallah
Allahu thotë të vërtetën kur ka thënë: “Por Ne e godasim të pavërtetën, me të vërtetën, e cila e shkatërron atë dhe ajo zhduket.” (El-Enbija 18)
O ju të vendosur dhe të lidhur me Aksanë! Tani ajo që kërkohet nga arabët, muslimanët dhe Palestinezët për përballjen me këto qëllime të neveritshme dhe të këqija, përkrahja dhe uniteti i rreshtave, dhënija fund ndasive mes njëri tjetrit, dhe dhënija fund e këtyre luftërave shkatrrimtare. Asnjë njeri nuk dyshon në sinqertitetin e atyre vendimeve, dashurisë së tyre për qytetin e Kud’sit dhe çfarë e rrethon atë. Por ne lutemi dhe shpresojmë që të jetë ndjenja dhe qëndrimi i muslimanëve mbështetëse dhe mbrojtëse e të drejtave dhe ndjesive të tyre. Sikurëse shpresojmë që fjalët që ata deklarojnë dhe për të cilat ata thërrasin si dhe vendimet të cilat ata nxjerrin dhe kërkojnë zbatimin e tyre, të përkthehen në vepra dhe në realitet dhe të mos qëndrojnë thjeshtë rreshta në fletë.
Të vendosurit dhe të qëndruarit me të drejtat legjitime, dhe të vërtetat fetare dhe atdhetare, janë më të forta se çdo agresjon armiqsor me të cilin përballemi ne këtu dhe atje. Historija nuk do ti falë të gjitha ata që thurrin komplote mbi të drejtat tona, tokën tonë, çështjen tonë, të shenjtat tona. Le ta dinë ata negociatorët dhe ata që takohen se përfundimi apo qëllimi nuk e justifikon mjetin, dhe se heshtja nuk nënkupton dorzimin.
Tek Zoti ka vlersimin ai që e ka thënë: O Kud’s sa do që nata të zgjasë, pushtimi nuk do të zgjasë, mëngjesi është duke ardhur s’ka rrugë tjetër, errësira është drejtë vdekjes, pak dhe përgëzoni mëngjesin, të erdhi rradha jote.
Nga Ebi Emametu, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Do të vazhdojnë të ekzistojë një grup në të vërtetën nga populli im, që përballen me armikun e tyre fuqishëm të vendosur, nuk marrin parasysh se kush është armiku i tyre, kështu vazhdojnë deri në ditën e Kijametit. E kanë pyetur ku janë ata o i Dërguari i Allahut? Ka thënë: “ Në Shtëpinë e Shenjtë Bejtul Mak’dis dhe në rrethinat e Bejtul Mak’dis”
O ju muslimanë! O ju që jenit të vendosur dhe të lidhur me Aksanë! Në lidhje me çështjen e të arrestuarve dhe të burgosurve tanë në burgjet e pushtuesit dhe me çfarë ata përballen nga turturat dhe dënimet çnjerzore, duke mos ju dhënë as të drejtat më elementare për të mos folur për të tjera më, gjë që i ka detyruar ata të ndërpresim ushqimit dhe pijen, janë futur në grevë urije. Islami detyron trajtimin e mirë të të burgosurve dhe të robërve të luftës një trajtim njerzor, duke ruajtur nderin dhe vlersuar njerzoren e tij. Sikurëse të gjitha organizatat ndërkombëtare të cilat punojnë për të drejtat e njeriut, qofshin ato robër lufte apo diçka tjetër bëjnë thirrje për tu kujdesur për ta, dhe tu jepen atyre të gjitha të drejtat ligjore. Prandaj është detyrë e jona dhe e këtyre organizatave të qëndruarit në krah të tyre, dhe të kërkojmë lirimin e tyre, që të kthehen tek familjet dhe fëmijët e tyre dhe të jetojë në paqe dhe siguri.
E lusim Allahun xh,sh që tua lehtësojë atyre, të largojë padrejtësitë dhe vuajtjet e tyre, me të vërtetë Ai është që Dëgjon lutjen dhe u Përgjigjet atyre. “Sigurisht, të padrejtët do ta shohin se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes).” (Esh-Shu’ara 227)
O Zot ndihmo Islamin dhe muslimanët, lartëso fjalën e vërtetë dhe fenë.
O Zot bëj që fjala e vërtetë të jetë më e larta, dhe fjala e mohimit më e poshtëruara.
O Zot bëje këtë vend të qetë dhe të sigurtë, vend të adhurimit dhe të mirësisë, si dhe të gjitha vendet e muslimanëve.
O Zot ruaj xhaminë Aksa nga çdo e keqe, o Zot bëje qytetin e Kud’sit qytet të qetësisë dhe sigurisë o Zoti i Botrave
O Zot ndalo gjakderdhjen e vëllezërve tanë muslimanë në çdo vend, bashko fjalën e tyre në të vërtetën dhe në rrugën e vërtetë, o Zoti i Botrave.
O Zot nga Ty kërkojmë faljen që qetsohen me të zemrat tona dhe bashkohen me të grupet tona dhe fshihen me të ndasitë tona o Zoti i Botrave
O Zot fali dëshmorët tanë, shëro të plagosurit tanë, bëj të mundur lirimin e të burgosurve tanë o Zoti i Botrave.
O Zot fali besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit.
Adhurues të Zoti! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai ju kujton ju, kërkoni falje se Ai ju falën.