Porosi për të qenë të bindur dhe për të braktisur veprat e këqija

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar      03- 10-1445  H    12-04-2024 D

 Shejh Abdullah El Xhuhenij   

Tema  Porosi për të qenë të bindur dhe për të braktisur  veprat e këqija

Lavdërimet janë për Zotin, Allahun e lavdërojmë për kujdesin dhe suksesin e Tij ndaj ndesh, Atë e falënderojmë për ndihmën dhe mirësitë e mëdha që na ka dhënë.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai është Dhuruesi i madh, Bujar, Zoti, Mëshiruesi dhe Mëshirëploti.

Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, më i miri që është falur dhe ka agjëruar, më i miri që e ka kaluar natën në sexhde ndaj Zotit, ndërsa njerëzit e tjerë janë në gjumë. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi ata që i pasojnë në mirësi dhe drejtësi.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut të Madhërishëm, binduni Atij në atë që Ai ka urdhëruar, dhe shmanguni nga ajo që ka ndaluar dhe qortuar. Falënderoni mirësitë e Allahut ndaj jush dhe për bollëkun e bujarisë së Tij ndaj jush, ku ju ka mundësuar që të agjëroni muajin e Ramazanit dhe të falni namazin në të, ju mundësoi të arrini në përfundim të periudhës së ditëve të tij dhe përfundimin e tyre.

Urime për atë që e ka agjëruar dhe ka falur namazin në Ramazan me besim dhe bindje në shpërblimin e Zotit për të. Urime për atë që Zoti i ka dhuruar krenarinë njerëzore dhe ëmbëlsinë e lutjeve, urime për atë që është liruar nga barra e gjynaheve dhe është pastruar nga të këqijat, që ka shmangur thashethemet dhe gjynahet e qarta. Urime për ata të cilët i janë bindur Zotit të tyre, madhëruan muajin e tyre dhe u përkushtuan në punën e tyre me sinqeritet për Krijuesin e tyre. Prandaj, Zoti ju mëshiroftë, jini të qëndrueshëm në bindjen tuaj ndaj Zotit në çdo kohë dhe në çdo vend,  dhe mos u shqetësoni vetëm pas Ramazanit se sa veprat të mira që u janë dhuruar në Ramazan nga mirësitë dhe dashamirësisë, e pas kësaj, të ktheheni në abuzim dhe në bindje ndaj shejtanit, dhe tek veshja e imoralitetit dhe të mosbindjes. Vërtetë prishja e veprave pas përmirësimit të tyre është dëshmi e rrugëtimit  të atij që i shkatërron ato drejtë dëbimit dhe privimit, refuzimit dhe poshtërimit. Në të vërtetë Zoti i muajit të Ramazanit është Zoti i muajit të Shevalit dhe i të gjithë muajve të tjerë, e Ai e urren që të mos i bindemi në çfarë do kohe qoftë. Prandaj turpërohuni nga Allahu i Madhërishëm dhe binduni Atij, sepse Ai ju shikon dhe i di të fshehtën dhe të dukshmen tuaj. “Por edhe sikur të mbulohen me petkat e tyre, Ai e di se çfarë fshehin ata dhe çfarë shfaqin. Ai, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm se ç’ka në zemra (të çdokujt).” (Hud 5)

LEXO  Përkujtim madhështorë në lidhje me udhëheqjen dhe popullin

Nga udhëzimi i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është vazhdimësia në vepra të mira. Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur bënte një vepër të mirë, e vërtetonte, tregonte atë, ndërsa,  nëse  flinte gjumë natën, ose sëmurej, ai do të falte dymbëdhjetë rekate namaz gjatë ditës.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi. Ndërsa nga Mesruku tregohet se ka thënë: “ E kam pyetur Aishen, Zoti qoftë i kënaqur me të, se kush nga veprat ka qenë më e dashur tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të? Ajo më ka thënë: “ Të vazhdueshmet.” Muttefikun Alehji. Ndërsa nëna e besimtarëve, Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, e falte namazin e drekës me tetë rekat, dhe pastaj thoshte: “ Sikur prindërit e mi do të më ringjalleshin nuk do t’i kisha lënë ata rekate.”  Hadithin e ka sjellë Maliku. Në këtë mënyrë njeriu do të arrijë dashurinë e Allahut të Madhërishëm dhe kujdesin e Tij.  Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen.” (El-Bekare 222)  Dijetari i njohur Es Sa’dij, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Vërtetë Zoti i do ata që pendohen për gjynahet e tyre në vazhdimësi dhe Ai i do ata që janë të pastruar, d.m.th, ata që janë të lirë nga gjynahet.”

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, dhe dijeni se këto netë dhe ditë, këto muaj dhe vite të gjitha janë përcaktim për exhelet, afatet tona, dhe afate për veprat tona të cilat ju shoqërojnë drejt afatit të fundit me një shpejtësi, dhe ju ndajnë nga veprat tuaja qofshin ato të mira dhe të këqija. Ato vërtetë janë thesaret dhe depozitat e veprave tuaja, prandaj depozitoni në to atë që do të dëshmojnë për ju tek Zoti juaj.

LEXO  Qëllimet e adhurimeve në Islam, qëllimet e mëdha nga obligimi i agjërimit

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar, Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit: “ Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja!” (El-Hixhr 99)

Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij.

Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah dhe gabim, tek Zoti kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirues.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, lavdërime të panumërta, të pastra nga syfaqësia  dhe të pafundme, sikurse Zoti ynë i do dhe është i kënaqur.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i Tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të shumta deri në ditën e Fundit.

Në vijim

Frikësojuni Allahut të Madhërishëm me frikë të vërtetë, dhe kapuni pas Islamit me lidhje të fortë. Dijeni se nga mirësitë e mëdha të Allahut të Madhërishëm ndaj këtij umeti,  ngritën e tyre në gradë  dhe rritjen e pozitës së tyre nëmës popujve të tjerë, është se i ka bekuar ata me pasimin e një sërë veprash të mira. Adhurues të Zotit! Prej tyre, është se ka legjitimuar për ata agjërimin e gjashtë ditëve nga muaji i Shevalit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush e agjëron Ramazanin dhe pastaj e pason atë me agjërimin e gjashtë ditëve nga muaji i Shevalit është sikur të ketë agjëruar të gjithë vitin.”

Prandaj, nxitoni në agjërimin e këtyre ditëve, nxitoni në vepra të mira dhe garoni në bindje ndaj Zotit. “(Ata thonë:) “O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të shmangen (nga e vërteta), pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe jepna mëshirë prej Teje; vërtet, Ti je Dhuruesi i madh!” (Al ‘Imran 8)

O Zot, bëj të dashur për ne besimin, zbukuroje atë në zemrat tona, bëj të urryer për ne mohimin, shthurjen dhe imoralitetin dhe na bëj nga të udhëzuarit në rrugë të drejtë.

O Zot, o Rrotulluesi i zemrave bëj zemrat tona të qëndrueshme në fenë Tënde. O Zot, o Drejtuesi i zemrave drejto zemrat tona në bindjen ndaj Teje.

LEXO  Mirësia e sigurisë dhe e ushqimit, mbështetje për popullin e Palestinës

O Zot, të lutemi të jesh me vëllezërit tanë të dobët dhe të shtypur në Palestinë. O Zot, zbrit fuqinë Tënde kundër jehudëve pushtues. O Zot, jepu atyre thatësirë sikur thatësira e kohës së Jusufit, si ndëshkim. O Zot, na mbro nga mundimet e fitneve, nga ato që janë shfaqur dhe ato që nuk janë shfaqur, largo nga vendet muslimane fatkeqësitë dhe mundimet, largo vështirësitë, udhëzo umetin, largo shqetësimet, zmbraps armiqtë e fesë, na ruaj nga të këqijat e grupacioneve dhe revolucioneve, shkatërrimit të vendit dhe kombeve.  

O Zot, na jep siguri në vendet tona, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona. O Zot, mbështete në të vërtetën dhe të drejtën udhëheqësin  dhe kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta, mbretit Selman Bin Abdul Aziz, dhe mëkëmbësin e fronit të tij mbretërorë, princin besnik.

O Zot, jepu sukses atyre të dyve në atë që do dhe je i kënaqur, udhëzoi ata drejtë të mirës dhe devotshmërisë, furnizoi ata me mbështetës  të mirë dhe këshillues, lartëso me ata të dy fenë Tënde, lartëso me ata të dy fjalën Tënde, bëj ata të dy ndihmues të Islamit dhe muslimanëve, bashko me ata të dy fjalën e muslimanëve në të vërtetën dhe në udhëzim, o Zoti i botëve. O Zot, shpërblej me të mira ata të dy dhe njerëz përgjegjës për kujdesin dhe shërbimin ndaj dy xhamive të shenjta, si dhe të gjitha agjencitë shtetërore dhe sektorët ushtarakë, civilë dhe shëndetësorë, për të gjitha shërbimet e shkëlqyera që ofrojnë dhe lehtësitë e shkëlqyera që u ofrojnë pelegrinëve dhe vizitorëve të shtëpisë së shenjtë të Zotit, Qabes, për të plotësuar ritualet e tyre me paqe, qetësi dhe siguri.

O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve që të punojnë me librin Tënd, Kuranin, të gjykojnë me legjislacionin Tënd dhe të pasojnë synetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. O Zot, bëj ata të jenë mëshirë për njerëzit e tyre.

O Zot, na jep sukses në atë që Ti do dhe je i kënaqur, na bëj të bekuar ku do që të jemi, dhe na ringjall tek Ti nën shoqërinë e njerëzve të devotshëm.  O Zot, na jep sukses  lutjen dhe përshëndetjen më të mirë për të dërguarin e nderuar, sikurse na ke urdhëruar në librin Tënd, Kuranin Famëlartë. “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm.

O Zot, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe Madhërishëm.

 “ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

 Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1777567332733775

Post Author: endrit