Ramazani muaji i mirësive – Aksa 24.04.2020

Lavdërimet janë për Zotin ka bërë agjërimin obligim individual  dhe adhurim të veçant dhe të rëndësishëm për të qenë i tillë deri në ditën e Fundit.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, që ka thënë dhe fjala e Tij është e vërtetë: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, me qëllim që të ruheni (nga gjynahet). “ (El-Bekare 183)

 

Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë, ndërmjetsuesi dhe shembulli ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhuri dhe i dashuri i Tij, më i miri që është falur, ka agjëruar dhe bërë ibadet. Paqja e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër, shokët e tij më të mirët e të mirëve, mbi të gjithë ata që kan ecur në rrugën e tyre,  kan ndjekur traditën e tyre  dhe kan pasuar gjurmët e tyre  deri në ditën e kijametit.  Lutje dhe përshëndetje për dëshmorët dhe  të burgosurit tanë, për të plagosurit dhe ata që janë të lidhur me këto vende të bekuara. Presin rrugëzgjidhje të afërt nga Allahu i Madhërishëm, të cilën e ka dhuruar për paraardhësit e tyre dhe shokët e të dërguarit të Allahut në këtë muaj të bekuar. Muaji i Ramazanit, i Kuranit, i teravive, dhe muaji i të gjithë atyre të mirave që bashkohen në të nga të gjitha aspektet.

O ju muslimanë! O bijtë e kësaj toke të bekuar! Muaji i agjërimit në këtë vit vjen tek ne në kohën, dhe zemrat drejtohen në plotësimin e këtij adhurimi në mënyrën më të plotë. Në të njëjtën kohë me kushte  që na privojnë  nga të vajturit  për në xhaminë e bekuar të Aksasë, xhami e cila  sezonin e sajtë e ka në muajin e bekuar të Ramazanit. Kushte për të cilat, o të dashurit e mi, e lusim Allahun e Madhërishëm që të na i largojë nga ne, nga të gjithë muslimanët dhe njerëzimi mbarë. E lusim Allahun që të largojë  këtë epidemi vdekjeprurëse. Sikurëse e lusim Allahun që të ju nxjerri ju nga kjo gjendje agjërues, dhe të fituar me lejen e Zotit që të ktheheni vizitorë të kësaj xhamie të bekuar. Vizitorë të xhamisë Aksa sikurëse ishit dhe sikurëse jeni mësuar, dhe sikurëse jeni lidhur me të,  e Allahu i Madhërishë ju ka premtuar shpërblim për lidhjen dhe vendosmërinë tuaj.

O Zoti i Botrave, të lutemi që të na shkruash shpërblimin e agjërimit dhe namazeve dhe me Fuqinë dhe Forcën Tënde  të na bësh nga ata që janë të lidhur me këtë vend të shenjtë deri në ditën e Kijametit.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Ky është muaji i mirësive, ky është muaj i begative, që ka ardhut tek ne, populli ynë dhe të gjithë muslimanët në mbarë botën. Prandaj, o muslimanë,  kujdesuni që ta shfrytëzoni sa më mirë kohën e këtij muaji të begatë. Plotësoni agjërimin e ditëve të tij në mënyrën më të mirë, siç na ka urdhëruar Zoti ynë dhe na e ka bërë të qartë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Nëse keni kontrolluar trupat tuaja, duke u privuar nga ushqimi, pija dhe  marrdhëniet intime në ditët e tij, le të agjërojnë trupat tuaj me të gjitha organet e tij gjithashtu. Në të kundërtën; “Sa nga agjëruesit marrin nga agjërimi i tyre vetëm se urinë dhe etjen.” I dërguari juaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush nuk e braktis fjalën e keqe, të vepruarit me të, atëherë Allahu nuk ka nëvojë që ai ta braktisë ushqimin dhe pijen e tij.”

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Që të jemi nga agjëruesit dhe namazfalësit, nga ata që i mbulon falja dhe mëshira e Allahut, dhe faljen e gjynaheve të tyre,  duhet që të ndjekim,  lidhemi me synetin, traditën e të përzgjedhurit të Allahut, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në plotësimin e këtij obligimi, të cilin Allahu e ka bër një nga pesë  kushtet e Islamit.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Ky është muaji i bekuar i Ramazanit, muaji i agjërimit, i Kuranit, që ka mbërritur tek ne. Sot agjëron e gjithë bota Islame duke zbatuar urdhërin e Zotit të Madhërishëm; “Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë!” (El-Bekare 185) Le të bëjmë kujdes në plotësimin e këtij adhurimi në mënyrën më të mirë dhe në formën e tij të plotë, me qëllim,  që me lejen e Zotit, të jemi nga ata mbi të cilët zbret mëshira e Zotit, nga ata që i ruajnë Melaiket dhe i përmenden Allahu i Madhërishëm.

O ju muslimanë! Mirësia e Allahut të Madhërishëm nuk ka kufi në nderimin e agjëruesve dhe namazfalësve në netët e Ramazanit, sikurëse nuk ka kufi në mirësitë e Zotit  në agjërimin tonë dhe në shpërblimin e tij. Ka ardhur në një hadith Kud’si se Allahu i Madhërishëm thotë: “Çdo punë e birit të Ademit, njeriut është për të, veç agjërimit, ai është për Mua dhe Unë e shpërblej atë.” O ju muslimanë! Shikoni dhe meditoni në vlerën dhe rëndësinë e këtij adhurimi të cilin po kryeni. Allahu i Madhërueshëm e ka specifikuar dhe veçuar atë nga të gjitha veprat tuaja që të ju nderojë me shpërblime të mëdha dhe falje Bujare, duke e bërë agjërimin tuaj vetëm për Zotin e Madhërishëm.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Kjo është sofra e Allahut të Madhërueshëm në muajin e agjërimit, prandaj drejtohuni nga kjo sofër me gjithë seriozitet dhe përpjekje. Mësoni nga kjo shkollë që të jeni të  parët e sajtë me vepra të mira, dhe ruajtje nga gjynahet,  të cilat i ka përmendur Allahu i Madhërishëm “Me qëllim që të ruheni (nga gjynahet). “ (El-Bekare 183)

O Zot na bëj nga robërit Tu që ruhen nga gjynahet, plotësues të këtij muajit të agjërimit, namazit, na bëj nga robërit e Tu të devotshëm dhe nga përfituesit në këtë muaj të bekuar dhe Madhështorë. Ka ardhur në një hadith, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush e agjëron muajin e Ramazanit me besim dhe me bindje Allahu ja falën atij të gjitha gjynahet e kaluara. Kush falën namazin e natës, taravive në  Ramazan me besim dhe me bindje, Allahu ja falën atij të gjitha gjynahet e kaluara.” Apo siç e ka thënë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Fitorja është me të devotshmit, Zotit kërkoni falje, Atij lutjuni, sepse jeni premtuar për përgjigje.

 

LEXO  Shpëtim nga sprovat duke qëndruar me të vërtetën dhe ruajtur unitetin

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet vetëm për Zotin, lutje dhe përshëndetje për zotërinë tonë Muhamedin, i dërguar i fundit s’ka të dërguar pas tij.

Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, ka dashur që robërit e Tij të punojnë për fenë e tyre dhe  jetën e tyre në këtë botë,  deri sa të fitojnë ndihmën  e Zotit dhe të meritojnë kënaqsinë e Tij.  

Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, Paqja e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij në çdo kohë.

O ju muslimanë! Ky është muaji i bekuar i Ramazanit, ky muaj i begatë, i cili sikurëse dhe ka ardhur në ether, “ Për të gjitha veprat në këtë muaj, shpërblimi është shumë fish. Plotësimi i obligimeve në këtë muaj, në shpërblim, është sikur plotësimi i shtatë dhjetë obligimeve në muaj të tjerë të vitit.”

O të dashurit e mi! Bëni kujdes në plotësimin e obligimeve, farzeve dhe të syneteve, shtoni sa më shumë  leximin e Kuranit Famëlartë dhe  përmendjen e Zotit. Shfrytëzoni të gjithë kohën tuaj në këto ditë të bekuara nga ditët e Ramazanit. Qëndroni në shtëpitë tuaja me qëllim që, me lejen e Zotit, të largojmë këtë epidemi vdekjeprurëse, dhe të dalim prej sajtë me sa më pak humbje. Fitimtarë dhe shëndosh e mirë me ndihmën dhe fuqinë e Zotit të Madhërishëm të kthehemi për në xhaminë tonë të bekuar të Aksasë dhe në të gjithë punët dhe aktivitetet tona normale. Dhe që të jemi nga njerëzit e lidhur ngusht me këtë tokë të bekuar sikurëse na ka përgëzuar i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur thotë: “ Do të vazhdojnë të ekzistojë një grup në të vërtetën nga populli im, që përballen me armikun e tyre fuqishëm të vendosur, nuk marrin parasysh se kush është armiku i tyre, kështu vazhdojnë deri në ditën e Kijametit.” E kanë pyetur ku janë ata o i Dërguari i Allahut?  Ka thënë: “ Në Shtëpinë e Shejtë, Bejtul Mak’dis dhe në rrethinat e Bejtul Mak’dis”  

O ju muslimanë! O ju agjërues! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Kujdesen shumë nga ne që të nxjerrin zekatin e pasurisë në këtë muaj të bekuar. Prandaj ju bëjmë me dije që në fillim të këtij muaji të bekuar,   se masa e pasurisë monetare  për të cilën obligohet zekati në këtë vit vlersohet me 3100 (tre mijë e njëqind)  dinar Jordanez, apo ekujvalentët e tyre nga monedha të tjera. Kush e posedon  këtë masë, duke plotësuar jashtë sajtë gjërat kryesore, dhe  tek kjo masë është plotësuar periudha e caktuar kohore, një vjeçare, në të është i obliguar që të japë zekatin e kësaj shume. Ndërsa zekati i mallrave dhe të tjera dihet llogaria  e tyre dhe nuk është vendi që të sqarohen me hollësi, por se ato do ti bëjnë të qarta dijetarët përmes mësimeve dhe në takimet e tyre. Ndërsa sadakaja e fitrit, sadakaja e agjërimit, ajo vlerësohet me peshë që është 2 kg 176 g  nga masa që praktikojmë sot. Lejohet dhenija e kësaj sadakajë, sadakasë së fitrit, në miell, oriz apo ushqime që janë në masën e kësaj peshe. Mundet të jepet  siç dhe praktikohet sot me shportat e ushqimeve që ju afrohen të varfërve, në shumën prej 9 (nëntë) shevakil, monedha palestineze, apo ekujvalentët e tyre nga monedha të tjera. Kush e kalon këtë shumë në sadaka dhe mirësi ka shpërblim dhe mirësi më shumë. Allahu nuk do t’ua humbi shpërblimin punëmirëve. 

E lusim Allahun e Madhërishëm që të pranojë nga ne  namazin, agjërimin, dhe namazin e natës, teravitë, dhe të na bëjë nga ata që Ai largon, shpëton nga zjarri i xhehenemit në këtë muaj të begatë, të na mundësojë ne sëbashku që të hymë në paqe në xhenet nga porta e paqes.

O Zot sikurëse u ke premtuar agjëruesve që ti veçosh me portën Rejan nga portat e xhenetit, na veço ne, baballarët dhe nënat tona dhe të gjithë muslimanët që të hymë për mes kësaj porte me Mirsinë Tënde.

O Zot na mëshiro me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues, prano pendesën tonë pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti, na fal ne me të vërtetë Ti je Falësi i madh, Mëshirëploti.

O Zot të lutemi me emrin Tënd të Madh, me të gjithë emrat që ke quajtur Veten, me emrat që i ke zbritur në librin Tënd,  apo që ja ke mësuar ndonjërit nga krijesat  e Tua, që të na e mundësosh ne, muslimanëve dhe mbarë botës largimin e kësaj fatkeqsie dhe të keqeje, këtë epidemi o Zoti i Botrave. O Zot të lutemi të na mbrosh nga çdo sëmundje e keqe. Të lutemi që të na e largosh këtë fatkeqsi.

O Zot na ruaj në fenë tonë, në jetë tonë në këtë botë dhe në botën tjertër. 

O Zot na bëj nga robërit e Tu durimtarë, nga robërit  e Tu të ndershëm dhe na mbulo me mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.

O Zot fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët nga ato dhe ata që kanë ndërruar jetë. 

O Zoti ynë na fal ne me të vërtetë Ti i përgjigjesh lutjes, je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.

Lutjet dhe përshëndetjet për zotërinë tonë Muhamedin, për familjen dhe të gjithë shokët e tij.

 

Post Author: endrit