Rëndësia e kontrollit të gjuhës

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar      13- 05-1446  H   15-11-2024 D

Shejh Abdullah El Xhuhenij   

Tema  Rëndësia e kontrollit të gjuhës

Lavdërimet i takojnë Zotit. Atë e falënderojmë, e prej Tij ndihmë, falje dhe udhëzim kërkojmë. Zotit i besoj, nuk e mohoj dhe jam armik me këdo që e mohon Atë.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij, lutje dhe përshëndetje. Allahu e dërgoi me udhëzim, me fenë e vërtetë dhe me dritë, me këshilla në një periudhë kohore nga të dërguarit, me mungesë diturie, devijim nga njerëzit, me ndërprerje për në kohë, me afrim nga Kiameti dhe më afër nga afati i fundit. Kush i bindet Zotit dhe të dërguarit të Tij është i udhëzuar e kush i kundërshton ata, ka gabuar, e ka tepruar, ka humbur dhe ka devijuar.

O ju njerëz! Frikësojuni Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar dhe mbështetuni tek Ai, sepse me të vërtetë Ai di çdo lëvizje të syrit dhe atë çfarë fshehin zemrat në brendësinë e tyre. Meditoni në librin e Lavdishëm të Zotit, Kuran, dhe në atë çfarë ka në të nga premtimet dhe paralajmërimet. Të mos ju gënjejë kurrsesi jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashtrojë djalli për Allahun. Kujtoni mirësitë e Zotit ndaj jush sepse ju ka dhënë afat në exhelet, caktimet tuaja që të përmirësoni atë që keni prishur në veprat tuaja në të kaluarën. “O njerëz! Pa dyshim, premtimi i Allahut (Dita e Gjykimit) është i vërtetë, prandaj të mos ju gënjejë kurrsesi jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashtrojë djalli për Allahun.” (El-Fatir 5)

Adhurues të Zotit! I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka qenë arabi më elokuent në gjuhë, më i qarti prej tyre në shpjegim, më i edukuari prej tyre në të folur, më i mprehti prej tyre në të shprehur, më i qarti prej tyre në dialekt, më i shëndoshi prej tyre me argumente, më i njohuri prej tyre me rëndësinë e ligjërimit dhe më i udhëzuari i tyre në rrugën e saktë, me mbështetje dhe butësi Hyjnore, me ndihmë të Zotit dhe me përkujdesje shpirtërore. Ai nuk ishte i turpshëm dhe turpërues, as sharës dhe as fyes.

Zoti ju ruajte! Gjuha është një nga organet më të rëndësishme të trupit dhe një nga bekimet e mëdha të Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuar për robërit e Tij. Zoti i ka bekuar njerëzit me të.  Ajo, gjuha, është përkthyesi, interpretuesi i mendimeve dhe i zemrave. Përmes gjuhës njeriu shpreh brendësinë e tij dhe shfaqën atë çfarë bartën zemra, mendja dhe shpirti i tij, qoftë e mirë apo e keqe, besimin ose mosbesimin dhe gjëra të tjera nga brendësia e njeriut.

Ne jemi urdhëruar për kontrollin e gjuhës nga e keqja dhe sherri.

Kufizimi, kontrolli dhe mbajtja e gjuhës është origjina e të gjitha mirësive. Kush  kontrollon gjuhën e tij ka kontrolluar punët e tij,  është i urtë dhe administrues i vetes.

Nëse një njeri i arsyeshëm nuk e përdor gjuhën e tij për të folur atë çfarë kënaq Zotin e Lartësuar ajo, gjuha e tij, do të jetë fatkeqësi dhe pikëllim për të në Ditën e Kijametit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Atë Ditë që do të dëshmojnë kundër tyre gjuhët, duart dhe këmbët e tyre për çfarë kanë bërë.”(En-Nur 24)

LEXO  Mësime dhe dobi nga Hixhreti dhe Ashura

Nga porositë më elokuente, më të drejta, më të ndershme dhe më dobiprurëse është hadithi i Ebu Seid el-Hudrij, Allahu qoftë i kënaqur me të,  i transmetuar merfua, direkt nga Profeti, që tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kur i biri i Ademit, njeriu, zgjohet, në mëngjes,  të gjitha organet i nënshtrohen gjuhës së tij, dhe i thonë; Frikësoju Zotit për ne, sepse ne jemi me ty, në shpërblim ose dënim,  nëse drejtohesh do të drejtohemi dhe ne, e nëse do shtrembërohesh do të shtrembërohemi dhe ne.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu.

Transmetohet se prijësi i besimtarëve, Omer Ibn El Hatabi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka shikuar halifen, pasuesin e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, Ebu Beker Es Sidikun, Zoti qoftë i kënaqur me të, duke kapur gjuhën me dorën e tij dhe i ka thënë: “ O halifeja, pasuesi, i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, çfarë bën?” Ai ka thënë: “ Kjo është ajo që më shpie mua në shkatërrim, pasoja. Vërtetë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nuk ka asnjë organ në trup që të mos ankohet tek Zoti për gjuhën dhe ashpërsinë e saj.” Transmeton Bezari dhe Ebu Ja’la, ndërsa hadithin e ka konsideruar të saktë Shejh Albani, Zoti i mëshiroftë.

Zoti ju mëshiroftë! Dijeni se çdo person i përgjegjshëm duhet ta ruajë gjuhën e tij nga të gjitha të fjalët, përveç fjalës për të cilën ka interes të dukshëm. Kur fjala është në rregull, por duhet të përmbahesh prej saj për hir të interesit,  është sunet që të përmbahesh prej saj. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush beson në Zotin dhe në ditën e Gjykimit le të flasë mirë, fjalë të mirë,  ose të heshti.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nga Islami i mirë i njeriut është braktisja nga ai e asaj që nuk i intereson.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.  Dijetari i njohur, Ibn El Kajjim, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “  Është për t’u habitur se njeriu shumë lehtë mund të jetë i kujdesshëm dhe i ruajtur nga ngrënia e gjërave të ndaluara, nga padrejtësitë, nga zinaja, nga vjedhjet, nga pirja alkoolit, nga shikimi i gjërave të ndaluara dhe nga gjëra të tjera veç tyre. Por është vështirë për të që të jetë i kujdesshëm dhe të ruhet nga lëvizja e gjuhës së tij, sa që  shikon një njeri të njohur për fetar, asket dhe adhurues i cili flet me fjalë që nuk e kënaqin Allahun, pa i kushtuar vëmendje, ku me një fjalë të vetme zbret në Zjarr të Xhehenemit, distancën e të cilit është sa midis lindjes dhe perëndimit. Sa shpesh shikojmë nga njerëzit të cilët përmbahen nga imoraliteti dhe padrejtësia, por gjuhët e të cilëve shpifin  për nderin e të gjallëve dhe të vdekurve, duke mos u kujdesur për atë që thonë?” Këtu mbaron fjala e tij, Zoti e mëshiroftë.

LEXO  Çfarë është për Zotin ngelet - Meka 08.03.2019

O ju muslimanë! Nga të këqijat më të mëdha të gjuhës është të folurit për Zotin pa dije, gënjeshtra, përgojimi, thashethemi, shpifja dhe përgojimi për femrat e dëlira të pakujdesshme. Një rrëshqitje nga rrëshqitjet e këtij organi të vogël mund ta çojë njeriun në shkatërrim dhe rrënim. Njeriu i mençur le të ketë kujdes nga ajo që lëshon gjuha e tij, si për shembull dhunimi i shenjtërive të muslimanëve, mosbesimi, mendimi i keq ndaj tyre, sulmi ndaj qëllimeve të tyre dhe përfshirja në gënjeshtra rreth tyre. Ai duhet të mësohet të ruajë gjuhën e tij nga rënia në thashetheme. Atëherë ai do të mësohet me të, punët e tij do marrin rrugën e duhur, do ta ketë të lehtë të kontrollojë gjuhën dhe të shpëtojë nga e keqja e saj. Sikur njeriu të zgjidhte diçka për vete, ai nuk do të zgjidhte asgjë më të mirë se sa heshtja. Zoti e mëshiroftë atë njeriu që e ruan gjuhën e tij nga fjalët e kota, qepallat e tij nga shikimet e ndaluara dhe, ruan, veshët e tij nga dëgjimi i argëtimit të ndaluar, muzika. Ai i cili e mbushën kohën e tij me vepra të mira dhe bindje,  orët e tij me shkrimin e veprave të mira dhe kompenson atë që ka humbur përmes pendimit të sinqertë, përpara se ekzistenca e tij të kthehen në mos ekzistencë, të vdesë,  shëndeti i tij të kthehet në i sëmurë, eshtrat, kockat e tij në mbetje dhe jeta e tij në vdekje, në jetën e Berzahut, jetën e varrit, e cila nuk do të marri fund deri sa të takojë njeriu i fundit me njeriu e parë. Në atë kohë kur të dridhet Toka me tronditjen e saj (të fundit), dhe të nxjerrë barrët nga brendia e saj, krijesat do shpërblehen për veprat e tyre dhe u jepet shpërblimi për fitimet dhe veprat e tyre. Urime për njeriun që tha fjalë të mira dhe fitoi, ose heshti ndaj të keqes dhe qe i sigurte, shpëtoi. Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar, Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit: “ Ne e kemi krijuar njeriun dhe Ne e dimë ç’i pëshpërit atij shpirti i vet. Ne jemi më pranë tij se damari i qafës së vet. Dy engjëj i rrinë atij nga e djathta dhe e majta, dhe, për çdo fjalë që ai thotë, ka pranë vetes një mbikëqyrës të gatshëm (për ta shënuar atë).” (Kaf 16-18)

Zoti na begatoftë me librin e Tij të qartë, Kuranin Famëlartë, me udhëzimin e zotërisë së të dërguarve.

Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete, ju dhe për të gjithë muslimanët, tek Zoti kërkoni falje, mëshirë dhe pendohuni tek Ai,  me të vërtetë Ai është që e pranon faljen, Falës i Madh.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, lavdërim i  përhershëm me përjetësinë e Tij, lavdërimet janë për  Zotin,  lavdërim i përhershëm që nuk ka fund pa vullnetin e Tij. Lavdërimet janë për Zotin, lavdërim i përhershëm, ai që e thotë atë meriton vetëm se kënaqësinë e Tij. Lavdërimet janë për Zotin, lavdërim i përhershëm në çdo hapje mbyllje syrit dhe marrje frymë të njeriut. Lutjet dhe përshëndetjet për të dërguarin tonë, Muhamedin, për familjen dhe shokët e tij, dhe për të gjithë ata që udhëzuan me udhëzimi i tij dhe ftuan me thirrjen e tij.

LEXO  Në kuadër të ritualit të Haxhit: Këshilla dhe paralajmërime

Në vijim

Frikësojuni Allahut në fshehtësi dhe hapur. Zoti ju mëshiroftë, dijeni se nga përmirësimi i Islamit tek muslimani dhe të plotësuarit e  besimit të tij  është të larguarit e tij nga ajo që nuk e intereson, nuk i përket dhe nuk i sjell dobi, nga fjalët dhe nga veprat, dhe mos ndërhyrja e tij në punët e të tjerëve.  Ai duhet të ruhet nga gjynahet dhe të këqijat, qofshin ato të dukshme apo të fshehta.

Adhurues të Zotit! Dijeni se do të shpërbleheni për veprat tuaja dhe se do të merreni në llogari, mbaheni përgjegjës  për fjalët dhe veprat tuaja. Mjafton që Zoti do llogarisë veprat e robëve të Tij dhe do i shpërblejë ata për to. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.” (Ez-Zelzele 7-8)

Lutuni dhe përshëndeteni përgëzuesin dhe këshilluesin e njerëzimit,  sepse Zoti na ka urdhërua për këtë në librin e Tij të qartë, në Kuran, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me halifet e drejtë. O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët.

O Zot, na udhëzo në moralin, veprat dhe fjalët më të mira, sepse nuk udhëzon në më të mirat e tyre askush tjetër përveç Teje, largo prej nesh të këqijat sepse nuk mund t’i largojë të këqijat prej nesh askush tjetër përveç Teje, largo prej nesh të keqen dhe imoralitetin.

O Zot, të lutemi na jep bindje, siguri, falje dhe shpëtim të përhershme në këtë botë dhe në botën Tjetër, Ahiret.

O Zot, shpëto të dobëtit prej muslimanëve në Palestinë dhe në çdo vend.

O Zot, trego Fuqinë Tënde kundër jehudëve uzurpatorë. O Zot, jepu atyre thatësirë sikur thatësira e kohës së Jusufit, si ndëshkim. O Zot, copëto bashkësinë e tyre, dobëso forcën e tyre, kthe kurthet e tyre mbi kokat e tyre dhe mposhti ata me Fuqinë Tënde e Cila nuk shmanget nga populli i padrejtë.

O Zot, na jep siguri ne vendet tona, ruaj udhëheqësin tonë, kujdestarin e dy xhamive të shenjta, mbretit Selman Bin Abdul Aziz, dhe mëkëmbësin e fronit të tij mbretërorë, princin Muhamed Ibn Selman Bin Abdul Aziz. Jepu sukses atyre të dyve në udhëzimin Tënd dhe bëj që veprat e tyre të meritojnë kënaqësinë Tënde.

O Zot, jepu sukses kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve që të punojnë me librin Tënd, Kuranin, dhe të udhëheqësin me sheriatin, legjislacionin Tënd, o Zoti i botëve.

O Zot, jepu sukses njerëzve tanë të sigurisë  dhe njerëzve tanë që vigjilojnë në mbrojtjen e kufirit,  të lutemi të jesh mbështetës dhe mbrojtës i tyre, përkrahës dhe ndihmës i tyre.

O Zot, largo nga ne rritjen e çmimeve, epideminë, kamatën, imoralitetin, tërmetet, të vështirat dhe të këqijat e fitneve nga ato që janë shfaqur dhe ato që nuk janë shfaqur, nga vendi ynë në veçanti dhe nga të gjitha vendet muslimane në përgjithësi.

O Zot, largo shqetësimet nga ata që janë të shqetësuar, mundëso shlyerjen e borxheve atyre që janë në borxhe dhe shëro të sëmurët e muslimanëve. 

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm Ai ju kujton ju,

Falënderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.

“ Vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

 Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/550457694515297

Post Author: endrit