Lavdërimet për Zotin, Atë e falenderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë, Atë e Falenderojmë për Madhështinë dhe mirësitë e Tij që janë të vazhdueshme , të dukshme dhe të padukshme. Lavdërime të pafundme për Të, mbështëtja jonë më e mirë është Ai dhe nuk ka Zot tjetër veç Atij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, na ka nderuar me një fe që lartësohet me rini të pastër, besimtarë, mirnjohës dhe falenderues.
Dëshmoj se profeti dhe zotërija jonë Muhamedi është rob dhe i dërguar i Zotit, i cili largoj errësirën e injorancës dhe të devijimit, dhe bëri të dukshme dritën e udhëzimit. Paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, familjen e tij dhe shokët e tij që përhapën të vërtetën atje ku nuk kishte mbërritur, dhe shpjeguan mirësitë e tij që nuk ishin të qarta, mbi pasuesit e tyre dhe të gjithë ata që i pasojnë ata me mirësi deri në ditën e kijametit. Selame dhe përshëndetje të shumta. Në vijim
O adhurues të Zotit, frikësojuni Allahut dhe shfrytëzojeni kohën me punë të mirat, shfrytëzojeni kohën para se të jetë vonë,: “Prandaj kijeni frikë Allahun , o njerëz me intelekt, me qëllim që të shpëtoni.”(El-Maide 100)
Ai që ka frikë Mëshiruesin i lehtësohen vështirsitë, dhe çështja e tijë bëhet e lehtë dhe nuk ka frikë për rrugëzgjidhjen, urime o ti që ke frikë Zotin për fitoren, se do të keshë një jetë të këndshme dhe të qetë.
O ju besimtarë! Ai që vështron historinë e civilizimeve dhe realitete e popujve dhe shoqërive, duke medituar në gjendjen e drejtuesve te mendimeve dhe pionerëve të shkencës dhe të ambicjeve, mëson pa vështirsi dhe lodhje të vërtetën e frymëzimit për drejt nderimit apo lavdërimit, dhe ajo është se pas të gjitha këtyre është ajo që ne duam dhe lutemi për ta, një plejadë e bukur dhe pjesë që ndriçon , ajo është pjesa e rinisë.
Rinia në të gjithë këtë është një pjesë e rëndësishme, është thesar me çmim të lartë, ata janë fryma me erë të këndshme, krahët e popullsisë, sikurëse janë shpresa e mohuesve, dhe frika e të humburve. Prandaj urojeni rininë e lirë, sepse nga ata rilind shpresa.
Historija është ngjyrosur me krenari dhe shpresë. Ata janë ndërtuesit e të ardhmes me shpirtin e grupit të tyre, e kthejnë jetën në një lumturi të mundshme.
Vëllezër në Islam! Islami i ka kushtuar kujdes të plotë dhe me përparsi rinisë, deri dhe para lindjes së tyre. Kur ka porositur burrin dhe gruan bashkëshortët e ardhshëm, që të bëjnë zgjedhin më të mirën për sëcilin nga ata të dy, për bashkëudhëtar të jetës së tyre, pastaj bëhet embrion në barkun e nënës, pastaj foshnje, fëmijë, pastaj i ri.
Profeti , paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të ka përmendur shtatë nga ata të cilët do të qëndrojnë nën hijen e arshit të Tij ditën kur nuk do të ketë hije tjetër veç hijes së Tij; “I riu i cili është formuar rritur duke adhuruar Zotit.”Muttefikun Alejhi
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ O ju rini, nëse dikush nga ju mundtet të përballojë jetesën le të martohet, ajo është kontroll i syrit, dhe mbrojtje e vetes.” E kanë transmetuar Buhariu dhe Muslimi nga hadithet e Ibn Mesudit, Zoti qoftë i kënaqur me të.
Kujdesja e islamit për rininë shquhet apo duket më qartë me imazhet e ndritshme të rinisë , kur kan marrë rolin udhëheqës në ngritjen e vlerave, dhe të qëndruarit me virtyte dhe moral të mirë, deri sa kanë qenë njerëzit duke hyrë në fenë e Zotit grupe grupe , nga ajo që shikoni nga moralet e lavdërueshme, përballjet e detyrueshme dhe punët e lavdërueshme të tyre.
Dhurojini rinisë përshëndetjen e madhe të vlerësimit, ata janë thesari jonë i çmuar, sekreti i krenarisë, të tillë kan qenë shokët e profetit tonë Muhamedit, rini krenare dhe të zgjuar. Sa ka qenë mosha e Ali Ibn Talibit kur ka mbartur flamurin e luftës së Bedrit? Sa ka qenë mosha e Usames kur ka udhëhequr ushtrinë e muslimanëve? Sa ka qenë mosha e Habr Ibn Abasit kur ka ndërruar jetë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të? Mosha e Zejd Ibn Thabit shkruesit të shpalljes? Musab Ibn Umejri ambasasdori i Islamit?Hasani dhe Husejni zotërinjtë e rinisë nga banorët e xhenetit?! Muadhi kur Profeti Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e dërgoj gjykatës dhe drejtues fetar për tek banorët e Jemenit? Omer Ibn Abdul Aziz kur u zgjodh drejtues halife i besimtarëve? Imam Shafiu kur e ka mësuar përmendësh Muv’ta dhe është ulur në karriken e fetvave (për të dhënë fetva)? Të gjithë këta kan qenë në moshë të rinisë, por jo vetëm këta por dhe të tjerë me mijëra dhe mijëra. Të tillë ka nxjerrë populli islam të rinjë të sinqertë, besnikë dhe të ditur të cilët kanë lënë trashigimi sa nuk llogaritet shpërblimi i të mirave të tyre.
O shoqëria islame! Përiudha e rinisë është koha formimit të identitetit të mendimit dhe kompletimit të metodës apo rrugës që do ndjeki. Në këtë periudhë njeriu rritën veten, qëllimin dhe synimin e tij. Prandaj është shumë e rëndësishme që të orientojmë fuqitë e tyre dhe të moshës së tyre në drejtimin e duhur të udhëzimit dhe përmisimin, largë të kotave dhe të këqijave në të gjitha çështjet. Më e rëndësishmja me të cilën arrihet më së miri në udhëzim dhe përmirsim është brumosja me dituri fetare.
Me diturinë fetare ruhen nga të ndaluarat, ruajnë kufijtë e fesë nga përzgjedhjet dhe shkeljet.
Me diturinë fetarë fiton njeriu në këtë botë dhe në botën tjetër, ne kohën kur sheriati pra feja është udhëzuesi dhe drejtuesi i rinisë.
Mos gjykoni te rinia ndjenjat e tyre, dhe mos nxitni entuziazmin e tyre, sepse ata kthehen në rrugën e drejtë me udhëzimet e dijetarëve të besueshëm, shujuh të mëdhenj të cilët kanë dituri të madhe dhe përvoja të dobishme. Ata drejtohen me këshillat dhe urtësitë e tyre dhe punojnë me atë që ata I orientojnë. Kështu ata mund të jenë më vonë ndikues dhe të dobishëm në fenë dhe popullin e tyre. Mbrojtja më e mirë përballë asaj me të cilën ndeshet rinija, duke shërbyer për mesazhin e të vërtetës.: “Por, në qoftë se këtë lajm do t’ia përcillnin (për shqyrtim) të Dërguarit dhe parisë, hulumtuesit do ta merrnin vesh prej tyre (se çfarë lajmi duhet përhapur e çfarë jo).” (En-Nisa 83)
Nga ajo që duhet të bëhet kujdes është, ruajtja e rinisë në përpjekje të ndërtimit të vendeve dhe shteteve përmes mendimit të mirë të tyre dhe mundësive të tyre, duke e bërë të qartë se ndërtimi i vendit nuk është thjeshtë një ndjenjë kalimtare por ajo është kuptim dhe marrje përgjegjesije dhe kryerje të detyrave. Atdhedashuria e vërtetë është pjesmarrja me njerëzit në jetën e vendit në rrugëtimin e tij dhe në sfidat që kalon vendi, në fitore dhe arritje, në të drejta dhe detyrime. Shembulli ynë në vendin tonë të shënjtë, është të qenurit një si një trup i vetëm. Ndërtimi i vendit është shembull i detyrës së vazhdimsisë në tokë dhe banimin e sajë . Allahu xh.sh ka thënë: “ Ai ju krijoj nga toka dhe ju vuri të jetoni në të.”(Hud 61)
Nga pikpamja e të menduarit për të ardhmen, planifikimet strategjike, investimet urbanë, lehtësimet teknike dhe jo vetëm nga teknikat efikase dhe positive, kontributet productive, në shpatullat e rinisë qëndron barra më e madhe në ndërtimin e vendit dhe banimin e tokës, sepse ata janë energjija aktive, dhe forca e mendimit dhe fuqija puntore.
O besimtarë! Shoqërinë Islame dallohet nga shoqëritë e tjera, sepse shoqërija jonë e marrin njëri tjetrin për dore bashkëpunojnë, e këshillojnë njëri-tjetrin për të vërtetën dhe durimin në të , bashkëpunojnë në mirësi dhe devotshmëri. Profeti i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të , thothë : “ Çdonjëri nga ju është bari(kujdestarë) dhe çdonjëri është përgjegjës për kopën e tij (atë që ka në kujdestari).” Muttefikun Alejhi
Sheriati jonë feja jonë nuk njeh humbje dhe opurtunizëm por ajo njeh vetëm përparim, zhvillim dhe rinovim në përputhje me zhvillimin e kohës drejtë të resë duke ruajtur bazat, të pandryshueshmet dhe rregullat e sheriatit. Le të jeni o ju rini në nivelin e kësaj përgjegjësije duke filluar nga vetja juaj, fqinjët tuaj, trupi juaj, shpirti juaj, mendja juaj, diturija juaj, vepra e juaj, adhurimet tuaja, mardhënijet tuaja me të tjerët.
Me të vërtetë o rini keni përgjegjësi dhe detyra në drejtim të fesë suaj, atdheut tuaj, shoqërisë tuaj dhe popullit tuaj, ku duhet të keni si prioritet sinqertitetin për Zotin , në fjalët dhe veprat tuaja. Të tillët përgëzohen për integritetin dhe paraqitjen e tyre, sikurëse përgëzohen për integritetin e zemrës së tyre, vetes së tyre, shpirtit të tyre, mendimit të tyre, dhe nuk hapin para vetes se tyre dyert e epsheve, nuk ndjekin mendimet e dyshimta, nuk depërton tek ai referencat e rebelimit, të kaosit dhe e gabimeve.
Rinija janë ata që mësojnë të paditurin, drejtojnë të humburin, thërrasin njerëzit në të mirë dhe udhëzim. Feja është shpallur tek njerëzit dhe ata mësuan ligjet dhe rregullat nga profetët vetëm me dhuntinë e Allahut xh.sh. Rinia e devotshme janë udhëheqësit dhe Havarijunët (ndihmuesit), Ensarët (përkrahësit) dhe Muhaxhirinët (emigruesit), ata janë dijetarët që punojnë me dijen e tyre, dhe mësuesit që përmirsojnë.
Allahu xh.sh thotë në lidhje me banorët e shpellës: “Ata ishin djelmosha që besonin në Zotitn e tyre dhe Ne i forcuam në rrugën e drejtë.” (El-Kehf 13)
Rini Islame! Kur njeriu është i sinqertë në punët e tij për fenë e tij kjo është nder dhe duhet të krenohemi me përkatësin e tij në atë fe. Brezi i ri me këtë duhet të krenohet në jetën e tyre, duhet që të jenë të qëndrueshëm në fënë e tyre, të punojnë për të, të jetë kjo burim nderi dhe krenarije sikurëse është burim entuziazmi dhe vendosmërije.
Rinia muslimane mos të harrojë dhe të bëhet pausese e verbër, në fjalët e sajë, ne veshjen e sajë, apo në jetën e sajë, por ti bashkangjitet udhëzimit të të dërguarve të Allahut xh.sh dhe në gjurmë të njerëzve të devotshëm, Allahu xh.sh thotë : “Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm.” (El-Ahzab 21)
Detyra jonë fetare, morale dhe atdhetare nuk bën përjashtim për asnjërin nga ne, dhe në veçanti rinia , që të kryejnë obligimet e tyre që të jemi një përballë fytyrës së ngatrrestarëve, të korruptuarve, dhe përdhosësve të të shenjtave të fesë dhe atdheut. Duke refuzuar çdo parullë tendencioze, lajme të rreme, thirrje të dyshimta, grupe të humbura, parti të dështuara, organizata mashtruese të cilat mundohen gjithmonë për të përhapur konfuzoin dhe rebelim, konflikte dhe kotësi.
Të shpresojmë të gjithë për siguri dhe qetësi, dhe të kujdesemi për unitetin tonë fetarë, dhe unitetin kombëtar.
Ftesë dhe thirrje e hapur drejtuar atyre që janë përgjegjës për të rinjtë dhe të rejat, nga baballarët dhe nënat e tyre, mesuesit dhe mësueset e tyre, edukatorët dhe mbajtësit e lapësit, njerëzit e informacionit, frikësojuni Allahut në përgjegjësinë tuaj në drejtim të rinisë së popullit dhe shoqërisë. Qetësojuani zemrat e tyre me librin e Zotit dhe synetin e Profetit, me rrugën e selefëve të umetit (të parëve të islamit). Largë hapsirave të risive dhe shirkut, të shpikurat dhe shkeljet, predikimet nxitëse dhe përjashtuese, urrejtëse, dalluese dhe raciste, sektare, shpresës dhe frymzimit të ekstremizmit dhe terrorizmit të cilët nuk kan as fe dhe as atdhe.
Rritini dhe edukoini ata në të mesmen dhe me përmbajtje, në tolerancë, urtësi , ekujlibër, sepse në fe nuk ka ekzagjerim dhe hipokrizi. Përmirsojuani atyre mendimet dhe idetë pa lidhje, metodat e varfëra dhe të dobëta, mësojuani atyre të gjitha ato që rrisin personalitetin dhe aftësitë për të arritur ambicjet e tyre, mundësojuani që të jënë në shërbim të fesë dhe atdheut, porositini që të ruhen nga ata që i kanë në shënjestër, të fshehur pas disa platformave si ndërmjetësit social shoqërorë, dhe nga ata që duan të përfitojnë nga aftësitë e tyre, duke I tronditur ata me prova të qëndrueshme. Le ta dinë poseduesit e ambicjeve, rinija, se ka drejtues të fshehur të dëshpëruar , armiq të përparimit dhe zhvillimit që vrasin çdo përpjekje dhe i ndërpresin rrugën çdo njërit që ka besim në vete, që është i sukseshëm dhe ambicioz. Prandaj mos i kushtoni rëndësi “ndërtimit të rrugës”, por ti kushtoni rëndësi arritjes sa më lartë, duke i kërkuar ndihmë Allahut të Madhërishëm dhe duke ju mbështetur Atij.
Zoti i Botrave ka thënë: “Pra, bëni garë me njëri-tjetrin për punë të mira. Kudo që të gjendeni, Allahu do t’ju mbledhë të gjithëve; Ai është i Fuqishëm për çdo gjë.”(El-Bekare 148)
Zoti begatoftë ju dhe mua në të dy botët, dhe na bëfta dobi me Zotërinë e dy të çmueshmeve Profetin (Kuranin dhe synetin). Kërkoj falje nga Zoti i Madhërishëm për vete, ju dhe të gjithë muslimanët dhe muslimanet për çdo gabim, kërkoni falje dhe pendohuni tek Ai, me të vërtetë Ai është Pranues i pendesës dhe Falës.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet për Zotin , Lavdërime që përsëriten me frumëmarrjen e gjokseve, dhe përsëritet me lëvizjen e kapakëve të syve në vazhdimsi. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok , Bujari Falësi. Dëshmoj se profeti ynë Muhamedi është rob dhe i dërguar i Zotit, robi falenderues, paqja, shpëtimi dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri ditën e ringjalljes. Ne vijim
O Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut me sinqeritet, sepse ajo do të mbetet për ju, lumturi që nuk ka mbi të , dhe shtojeni këtë frikë sepse ajo është më e mirë për ju. Qëndroni të bashkuar sepse dora e Allahut është me ata që janë të bashkuar, kush ndahet do të jetë ne zjarr.
O besimtarë! Hadithet për vendin e rinisë dhe përgjegjësive të tyre, ruajtja dhe kujdesi për ta, i vlersojnë njëjtë si meshkujt dhe femrat. Për vajzën muslimane është detyrë që të kapet pas fesë së sajë, dhe ruajtja në veshjen e sajë, qëndrimi i sajë, përfundimi i punëve të sajë, shërbimi për fenë, atdheun dhe shoqërinë me krenarinë dhe pasijonin e sajë. Qendrimet e saj duhet të jenë përmes rregullave të fesë dhe me normat dhe edukatën njerzore. Duhet të dihet mirë se rënija e një grupi nga rinija dhe efektet e kësaj rënijeje nuk përbëjnë përgjithsim për të gjithë, dhe nuk thërrasin në humbjen e besimit dhe qëndrueshmërisë.
Por është me vend të përmendim këtu me shum krenari dhe gëzim se rinia në rrugë të drejtë , të cilët janë të kapur me fenë e tyre të fortë, drejtuar në rrugën e mesme, janë të shumtë lavdërimet për këtë i qofshin Allahut xh,sh, kjo falë Mirësisë së Tij. Ata janë për tu krenuar dhe vlersuar, inkurajuar dhe mbështetur, dhe është detyrë e jona që në vazhdimsi të kemi mendim të mirë për ta dhe tu japim mundësinë për të treguar vlerat e tyre.
O rinija jonë! Ne shikojmë tek ju hovin e të ardhmes sonë, lexojmë tek ju plotësimin e ambicjeve tona, duke bashkuar origjinalitetin me bashkëkohoren dhe ritmin e të ardhmes në vizijonin e ketij vendi të bekuar, bazuar në atë se kush qëndron pas këtij vendi nga rinija ambicioze në shërbim të vendit dhe në dobi të popullit. Përkujtoni Zoti ju mëshiroftë se përiudha koha e rinisë nuk kthehet më, prandaj shfrytëzoje rininë tënde para se ta humbësh atë, nuk do ketë njeri në ditën e kijametit që nuk do të pyetet për rininë e tij se ku e ka kaluar dhe si e ka shfrytëzuar .
E lusim Allahut që të përmirsojë rininë e muslimanëve. E lusim Allahut që të përmirsojë rininë e muslimanëve, dhe tu japi atyre sukses në atë që është për përmirsim, të dobishmen. O Zot bëji ata për familjet e tyre dhe të afërmit e tyre dritë syri, dhe për shoqërine dhe atdheun e tyre gëzim dhe lumturi, dhe të forcojë me ta lidhjet e qëndrueshme. Me të vërtetë Ai është i Madhi i Madhërishmi.
Lutuni dhe përshëndeteti më besnikun e krijesave në sjellje dhe tipare, më të mirin në afrimitet dhe veshje, për të cilin ka thënë Allahu i Madhërishëm fjalë të mëdha : “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të . O besimtarë , lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
Ka thënë Profeti a.s kush lutet një herë për mua Allahu xh.sh lutet për të dhjetë herë. Prandaj lutuni dhe përshëndeteni të parin e të përzgjedhurve më të mirin nga njerëzit, familjen e tij, shokët e tij të ndershëm dhe të gjithë ata që u përpoqën në rrugën e tij në pasim të mirësisë së tij
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi katër Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekerin, Omerin , Othmanin dhe Aliun dhe mbi të gjithë shokët e Profetit , ndaj pasuesve të tyre (Tabiinët), dhe mbi ata që i ndjekin ata me mirësi deri në ditën e fundit. Të lutemi o Zot të jesh i Kënaqur me ne dhe me ta me Mëshirën dhe Bujarinë Tënde O më i Madhi Mëshirues.
O Zot Lartëso Islamin dhe muslimanët, O Zot Lartëso Islamin dhe muslimanët, O Zot Lartëso Islamin dhe muslimanët. Lartësoje me Mirsinë Tënde fjalë e vërtetë, fenë e vërtetë, dhe ruaj pasuesit e fesë Tënde.
O Zot bëje të paqtë dhe të sigurtë këtë vend dhe të gjitha vendet e muslimavëve.
O Zot na jep siguri në vendet tona, përmirso dhe ruaj drejtuesit dhe kujdestarët e çështjeve tona.
O Zot mbështete në të vërtetën drejtuesin tonë dhe kujdestarin e dy xhamijave të shenjta dhe jepi sukses në atë që Do dhe je i Kënaqur, drejtoje atë në punë të mira .
O Zot jepi sukses kujdestarit të çështjes tonë dhe zëvendësit të tij në punë që lartësojnë islamin, përmirsojnë gjendjen e muslimanëve, dhe në atë që është e mirë për vendin dhe popullin.
O Zot jepu sukses drejtuesve të muslimanëve në zbatimin e ligjeve të fesë Tënde, dhe ndjekjen e sunetit të dërguarit Tënd, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
O Zot bëji ata mëshirë për robërit e Tu besimtarë.
O Zot na ruaj ne nga smira, zilia, mendjemadhsija ,kamata, imoraliteti, fatkeqsitë, tërmetet, përçarjet nga ato që janë shfaqur dhe ato që nuk janë shfaqur.
O Zot fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, bashko zemrat e tyre dhe përmirso mardhënjet e tyre, drejtoi ata në rrugën e paqes dhe mirësisë, largo nga ata të këqijat dhe përçarjet, nga ato që janë shfaqur dhe nga ato që nuk janë shfaqur.
O Zot fali të vdekurit tanë, sheroj të sëmurët tanë, o Zot merr në Kujdesin Tënd çështjet tona dhe na fal gabimet tona, na mbulo të metat tona. O Zot na bëj që të arrijmë me veprat tona atë që je i Kënaqur me ne o më i Madhi më Bujari.
O Zot na begato në të gjithë muajtë dhe ditët dhe me Mirësinë dhe Bujarinë Tënde na bëj që të arrijmë muajin e Ramazanit, jo të humbur dhe jo si të humbur, o më i Madhi Bujarë.
O Zot shpëtoi vendet e shenjta të muslimanëve, o Zot çliroje xhaminë Aksa nga pushtuesit jehudë të padrejtë. O Zot bëje atë krenari dhe të shtrenjtë për ne deri në ditën e fundit.
O Zot përmirso gjëndjen e vëllezërve tanë në Irak, Jemen. O Zot ktheju atyre sigurinë, ndalo gjakderdhjen e tyre, dhe tek të gjitha vendet e muslimanëve.
O Zot të lutemi të jeshë me vëllezërit tanë në Burma, në Arakan, dhe në çdo vend o më i Madhi Bujarë.
O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.
O Zot jepu sukses njerëzve të sigurisë tonë, O Zot jepu sukses njerëzve të sigurisë tone.
O Zot jepu atyre fitore të sigurtë, Zot të lutemi të jesh me ata në kufi dhe gjithandej o më i Madhi dhe Bujari, o Zot bëj goditjet e tyre efikase, dhe kontrollin e tyre të fortë, ndihmoji ata kundra armikut Tënd dhe të tyre, shëroji plagët e tyre, shëroji të sëmurët e tyre, dhe ktheji ata shëndosh dhe të sigurtë o më i Madhi dhe Bujari.
O Zot pranoje nga ne, Ti që dëgjon gjithçka dhe je i Gjithëdijshëm, na prano pendesën tonë me të vërtetë Ti je që pranon pendesën je Mëshirues.
O Zot na fal ne, prindërit tanë, dhe të gjithë muslimanët dhe muslimanet, të gjallët nga ata dhe të vdekurit, me të vërtetë Ti je që dëgjon çdo gjë , je Afër dhe u përgjigjesh lutjeve.
Lutja jonë e fundit është se Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve.