Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 28-07-1445 H 09-02-2024 D
Shejh Salih Ibn Abdullah Ibn Humejd
Tema Roli i mësuesit dhe detyra e nxënësve dhe shoqërisë ndaj tij
Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, më i Larti në dituri, më i Madhi në shpërblim dhe më i larti me të në përkujtim. Allahun e Madhërishëm e lavdëroj dhe e falënderoj për mirësitë e vazhdueshme dhe për begatitë e pafundme.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, dëshmi e vërtetë dhe e sigurtë, me të cilën e ruaj rezervë për në ditën e Gjykimit.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij, mësuesi më i nderuari, dhe edukatori më i pastër nga ata që kanë edukuar dhe mësuar. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, mbi tabiinët dhe ata që i pasuan me mirësi, për ata dërgojmë lutje të shumta.
Në vijim
O ju njerëz, porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun, sepse ajo është porosia më e mirë dhe më e dobishme, më primarja dhe më e përgjithshmja prej tyre, porosia e Allahut për të parët dhe të fundit. “Ne i kemi porositur ata që u është shpallur Libri para jush dhe juve: “Frikësojuni Allahut!” (En-Nisa’131)
Zoti ju mëshiroftë, frikësojuni Zotit, dhe dijeni se Ai, Allahu i Madhërishëm, ju ka krijaur që ta adhuroni Atë, të mos i bëni shok, ju ka dhuruar mendjen që ta Njësoni Atë, ka zbritur tek ju librin, Kuranin që ta pasoni atë, dhe ka dërguar për ju profetin e Tij, Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që ti bindeni atij.
O rob i Zotit! Dije se vërtetë pas çdo rinije ka pleqëri, me çdo shëndet të plotë ka sëmundje, dhe me çdo jetë në këtë botë ka vdekje. Prandaj, merr nga rinia jote para se të vijë pleqëria, merr nga shëndeti yt para se të sëmuresh, dhe nga jeta jote në këtë botë para se të vijë vdekja. “O njerëz! Pa dyshim, premtimi i Allahut (Dita e Gjykimit) është i vërtetë, prandaj të mos ju gënjejë kurrsesi jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashtrojë djalli për Allahun. Me të vërtetë, djalli është armik për ju, andaj vështrojeni si armik! Ai vetëm i josh ithtarët e vet, që të bëhen shokë të Zjarrit të përflakur.” (El-Fatir 5-6)
O ju muslimanë! Arsimi është çelësi i përparimit, rruga drejtë rilindjes, ajo është rruga për të projektuar të ardhmen. Përmes arsimit ndërtohen mendjet dhe arrihet kreativiteti.
Me arsim rrënjoset akidea, besimi i saktë dhe monoteizmi i pastër, besimi në Një Zot. Përmes arsimimit të saktë i dituri e kupton Islamin në mënyrë korrekte, të plotë dhe të moderuar. Arsimi është ai që ofron vlera dhe virtyte të larta, përmes tij, fitohet njohuri dhe aftësi, zhvillohen qëndrime dhe sjellje konstruktive. Përmes arsimit arrihet stabiliteti në shoqëri dhe zhvillimi i saj, dhe përmes tij individi bëhet pjestarë i dobishëm në umetin e tij.
Arsimi është ai që përcakton identitetin, formon, ndërton moralin, rregullon kulturën dhe plotëson integritetin në shoqëri. Arsimi është ai që arrin qëllimet e planeve, qofshin ato fetare, politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe të tjera veç tyre.
Të nderuar vëllezër! Arsimi ka sukses kur rregullohen marrëdhëniet në mes mësuesit dhe nxënësit. Arsimi ka sukses kur mësuesi kryen punën e tij dhe mesazhin e tij e plotëson me përpikmëri. Arsimi ka sukses kur mësuesi është i bindur për rolin e tij të rëndësishëm dhe përgjegjësinë e tij të madhe në ndërtimin e qenijes njerëzore, dhe është i bindur në pasurinë njerëzore që del nga duartë e tij.
Të nderuar muslimanë! Mësuesi është kushti kryesor i suksesit të arsimit. Mësuesi, me lejen e Zotit, është shtylla e atdheut, sa më shumë që të ngrihet vlera e lartë e mësuesit aq më e lartë është dhe rilindja dhe qytërimi. Mësuesi i vërtetë është ai që ka përvojë nga i cili merret dija dhe edukimi. Pa atë, mësuesin me përvojë, nuk do të kishte as profesione, as aftësi dhe as specializime. Mësuesi është ai që i siguron elementet njerëzore të kualifikuara nga ana arsimore, morale dhe shoqërore.
Mësuesi me suksesin nga Zoti, është ndërtuesi i mendjeve njerëzore. Nga duart e tij dalin: Dijetari, ligjëruesi fetarë, gjykatësi, inxhinjeri, mjeku, shpikësi, zbuluesi, ushtaraku, tregtari, bujku, prodhuesi dhe njerëz të tjerë që mbajnë punën, profesionet dhe zanatet, madje edhe njerëzit e mendimit, lapsit dhe shkrimtarët. Të gjithë këta janë punë e dorës së tij dhe vepër e lapsit të tij. Por se dhe të medhenjtë e historisë, studiuesit e mëdhenj, politikanët dhe vendimmarrësit, të gjithë kanë kaluar para mësuesit në një sistem edukimi dhe arsimimi të gjatë dhe të fortë.
Vërtetë, pika e forcës në ndërtimin e vendeve është mësuesi. Vendet kur planifikojnë të ndërtojnë fabrika për të prodhuar pajisje, varka, vegla dhe pajisje, në krye të herës vendosin planin e tyre për të ndërtuar mendjet, ku për mes tyre do të jetë prodhimi i të gjitha këtyre.
Vëllezër të nderuar! Vërtetë, përgatitja e mësuesve në vetvete është industri e pavarur, e ngritur në shtyllat e saj. Mësuesit e mëdhenj, me lejen e Allahut, janë të aftë që të ndryshojnë jetesën drejtë më të mirës. Mësuesit e mëdhenj janë model dhe kanë ndikim të madh në jetën e studentëve të tyre.
O ju muslimanë! Për këtë arsye, mësuesi kompetent është mësuesi i siqertë, që i përmbahet fesë së tij, është i drejtë në sjelljet e tij, i disiplinuar në veprimet e tij, i vendosur, i fortë, vlerson rrethanat, kupton realitetin, mendjehapur, i aftë në lëndën dhe specialitetin e tij, i duruar, zemërgjërë, fleksibël, i butë dhe i aftë për tu përshtatur.
Mësuesi kompetent është ai që dallohet në specialitetin e tij, serioz në punën dhe performancën e tij, model dhe shembull i mirë në sjelljen e tij, dhe i moderuar dhe i ekuilibruar në marrëdhënijet e tij.
Mësuesi ka energji të bollshme, shkëlqen në performancën e tij, paraqet diturinë në formën më të mirë, motivon nxënësin e zellshëm që të shtojë zellin e tij, i ndihmon të dobëtit që të përparojnë, i bën nxënësit që ta duan lëndën, i emocionon me stilin e tij dhe i tërheqën me metodën e tij. Nxënësit, dëgjojnë prej tij fjalë falenderimi dhe vlerësimi, dhe marrin prej tij motivim dhe inkurajim. Mësuesi është udhëheqës për nxënësit e tij, marrëdhënijet e tij me ta janë marrëdhënije pjesëmarrjeje, arsimimi, mësimi, edukimi dhe trajnimi.
Mësuesi i nderuar le ta dijë se sytë e nxënësve janë të ngulur në sytë e tij. E bukura për ata është ajo që ai miraton, dhe e shëmtuar për ta është ajo çfarë ai urren. Kështu kanë thënë dijetarët tanë, Zoti i mëshiroftë.
O ti mësues i nderuar! Në duart tua është gjëja më e vlefshme që umeti zotëron, në duart e tua është një pasuri që zbeh të gjitha thesaret tokës. Ajo është pasuria njerëzore.
Ti je bartës i mesazhit të dijes, formuesi i brezave, me lejen e Zotit, edukues i njerëzve dhe mësues i të mirës për njerëzit. Ti, me lejen e Zotit, përmes mësimit tënd të mirë dhe sinqeritetn e udhëzimit tënd i bën të rinjtë dritë të syve për prindërit e tyre, pasuri për atdheun e tyre dhe ndërtues të qytetërimit të tyre. Ti je modeli dhe shembulli i mirë nëse je i drejtë, dhe bëj kujdes, ruaju nga kontradita në mes fjalëve dhe veprave, të dukshmes dhe të fshehtës. Udhëzimi i dyfishtë është vdekjeprurës, shkatërrues. Ti ndikon tek nxënësit e tu me fjalët dhe veprat tua, dhe me pamjen tënde, dhe në të gjitha sjelljet dhe rrethanat e tuaja. Misioni yt është të mësosh njohuri, të përsosësh shpirtra, të drejtosh sjellje dhe të ndërtosh një jetë të drejtë.
O ju mësues dhe edukatorë! Ju jeni trashëgimtarë dhe që trashëgoheni. Kush mëson prej jush dituri do të ketë shpërblimin e atij që punon me atë dituri, pa ju pakësuar vepruesit diçka nga vepra e tij. Me këtë ka ardhur hadithi nga i sinqerti dhe i besuari, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ju jeni trashëgimtarë dhe që trashëgoheni. “ Dijetarët janë trashëgimtarët e të dërguarve të Zotit, e të dërguarit e Zotit nuk kanë trashëguar dirhem e as dinar, por ata kanë trashëguar dituri, e kush merr prej saj ka marrë pjesë të dobishme, të bollshme.”
Ju jeni trashëgimtarë dhe që trashëgoheni. “Kur njeriu vdes, të gjitha veprat e tij ndërpriten , përvec tri gjërash, sadakaja e vazhdueshme , dituria e dobishme që u vlen të tjerëve dhe një fëmijë i mbarë që lutet për të.” Ju keni dobi të bollshme nga ky hadith fisnik nga të tri llojet e përfitimeve. Udhërrëfyesi, udhëzuesi për në sadaka është mësuesi, prandaj ju jeni ortakë në këtë lëmoshë. Prandaj, çfarë do sadakaje dhe lëmoshe që jepet dhe vakëfit që vendoset ju jeni partner, ortakë në të dhe ju jeni trashëgimtarë dhe që trashëgoheni. Ndërsa djali i drejtë dhe i mirë është fruti i diturisë, edukimit dhe pastrimit. Sa i madh që është shpërblimi që merr dijetari dhe mësuesi , dhe çfarë ndikimi të madh që ai ka!
O ju vëllezër! Ndërsa media ka një rol të madh në konsolidimin e statusit të mësuesit, në përhapjen e prestigjit të tij dhe në ruajtjen e pozitës së tij, e në veçanti përmes historive dhe tregimeve, serialeve dhe mjeteve të komunikimit. Jini shumë të kujdesshëm që të mos lejoni asnjë material të përfshijë degradimin e pozitës së tij, ose nënçmimin e punës së tij, ose zhvlerësimin e mesazhit të tij.
Në vijim
Zoti ju ruajtë! Çdo përpjekje bujare dhe punë e bekuar për përmirësimin e arsimit e ka pikënisjen në përgatitjen e një mësuesi të mirë dhe një profesori kompetent, sepse është një nga komponentët më të rëndësishëm të arritjes së qëllimeve të arsimit dhe edukimit.
Me përmirësimin e mësuesit përmirësohen brezat, përmes respektimit të mësuesit përparon umeti, sikurse me dobësimin e tij dobësohet dhe umeti. Nëse pas çdo populli të madh qëndron arsim i madh, vërtetë pas çdo arsimi të madh qëndron një mësues i madh. Arsimi nuk përmirësohet vetëm nëse përmirësohet mësuesi, në përgatitje, fe, moral dhe kulturë.
Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ Po kështu, (për të plotësuar mirësinë Time ndaj jush) ju kam sjellë një të Dërguar, nga mesi juaj, i cili ju lexon Shpalljet Tona, ju pastron (nga gjynahet), ju mëson Librin (Kuranin) e Urtësinë (rregullat e fesë) dhe ju mëson ato gjëra që nuk i keni ditur. Prandaj, më kujtoni Mua (me namaz e lutje) që Unë t’ju kujtoj (me shpërblime) dhe falënderomëni Mua (duke M’u bindur) e mos i mohoni dhuntitë e Mia (me mosbindje)!” (El-Bekare 151-152)
Zoti na bëftë dobi me udhëzimet e librit të Tij, Kuranin Famëlartë, dhe me synetin e të dërguarit të Tij, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah dhe gabim, Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, i Plotëfuqishmi dhe i Fuqishmi, i Lartësuari dhe i Plotëpushtetshmi. Allahun e Madhërishëm e lavdërojmë për mirësitë e Tij, nga ato që janë fshehur dhe ato që janë shfaqur, Atë e falënderojmë, i Cili ka urdhëruar për shtim të mirësive për ata që janë falënderues ndaj Tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, për Njëshmërinë e Tij dëshmon natyrshmëria.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, zotëria i njerëzimit, ndërmjetësuesi i atyre që e meritojnë ndërmjetësimin në ditën e Gjykimit. Paqja, mëshira dhe begatia e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen zotërinjtë e nderuar, shokët e tij margaritarët e nderuar, mbi tabiinët, dhe ata që i pasuan me mirësi, për sa kohë të lidhet syri me njohje dhe veshi me dëgjim.
Në vijim
O ju muslimanë! Rrespektimi i mësuesit dhe njojha e të drejtave të tij janë mirësi dhe udhëzim nga Allahu. Kush i lë pas dore, neglizhon, ose dështon në to është tregues i mosbindjes, zhgënjimit dhe humbjes. Tek Musnedi dhe të tjerët ka ardhur nga Ibadetu Ibn Samit, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të ka thënë: “Nuk është nga umeti im kush nuk nderon të moshuarit tanë, nuk mëshiron të rinjtë tanë dhe nuk i njeh, u jep, të drejtat e dijetarëve tanë.” Hadithin e ka konsideruar të mirë Shejh Albani.
O ti studen i suksesshëm! Me atë që të ka mësuar një shkronjë ji i sinqertë në dashurinë për të. Merr nga mësuesi moralin e tij para se të marrësh diturinë e tij, sjelljen e tij para mësimet e tij. Merre atë shembull dhe model në atë që është e drejtë në punët e tij dhe mos ndjek atë që ai bën gabim. Memorizo, mëso nga ai atë që syri ka parë dhe që veshi ka dëgjuar, mbroje atë në nderin e tij dhe ruaje atë në mungesë. Hafidh En Neveviu, Zoti e mëshiroftë, thotë: “ Nga mirësjellje, edukata e nxënësit është që të kërkojë miratimin e nxënësit dhe nëse ai ka ndryshim në mendimin e tij. Të mos e përgojojë dikush në praninë e tij, të mos zbulojë sekretet e tij. Nxënësi duhet të hyjë tek mësuesi plot dinjitet, pa shqetësime dhe angazhime në zemër, të jetë i butë në pyetjet ndaj tij, të flasi mirë me të dhe të mos pyesi për asnjë gjë që është e papërshtatshme.
Zoti ju mëshirfotë! Frikësojuni Allahut të gjithë, si dhe frikësojuni Allahut dhe ju baballarë dhe nëna! Qëndroni me mësuesin dhe mësojuni fëmijëve tuaj respektimin e tij dhe ruajtjen e statusit, pozitës së tij. Mos i lejoni ata që ta fyejnë apo ta nënçmojnë mësuesin. Mësjonu atyre edukatën e të mësuarit, dialogut dhe të pyetjes, në mënyrë që të fitojnë dituri dhe të bartin moral. E drejta e mësuesit është që të zbulohen virtytet e tij, të fshihen të metat e tij dhe të ngrihet vlerat e tij. Kush do që fyen mësuesin duhet që të pengohet.
Lutuni dhe përshëndeteni mëshirën e dhuruar, mirësinë e dhënë, të dërguarin tuaj, Muhamedin, të dërguarin e Zotit, sepse për këtë ju ka urdhëruar Zoti juaj në librin e Tij, Kuranin Famëlartë, Allahu i Madhërishëm ka thënë, e Ai është i Vërtetë në thënien e Tij: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë Muhamedin, të dashurin e përzgjedhur, të dërguarin e dalluar, familjen e tij të mirë dhe të pastër, bashkëshortet e tij, nënat e besimtarëve.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi katër Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët e tij, mbi tabi’inë dhe ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit, dhe mbi ne së bashku me ta, me Faljen, Bujarinë dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi Bujarë.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët.
O Zot, poshtëro politeizmin dhe politeistët, shkatërro tiranët, idhujtarët dhe të gjithë armiqtë e umetit tonë dhe fesë.
O Zot, na jep siguri në vendin tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona. O Zot, mundëso të na udhëheqin ata që të frikësohen dhe janë të devotshëm ndaj Teje, dhe kërkojnë kënaqësinë Tënde, o Zoti i Botëve.
O Zot, jepi sukses nga suksesi Yt, udhëheqësit dhe kujdestarit të çështjeve tona, forcoje atë në bindjen ndaj Teje, lartëso me të fjalën Tënde, dhe bëje atë ndihmues të Islamit dhe muslimanëve.
O Zot, jepi sukses atij, zëvendësit të tij, vëllezërve dhe ndihmësve të tyre, në atë që do dhe je i kënaqur, dhe drejtoi ata në të mirë dhe devotshmëri.
O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve që të punojnë me Librin Tënd, me synetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, bëji ata mëshirë për njerëzit e tyre dhe për robërit e Tu besimtarë, bashko fjalën e tyre në të vërtetën dhe në udhëzim, o Zoti i Botëve.
O Zot, mundëso që umetin e Islamit ta udhëheqin njerëzit e të drejtës, ku vlerësohen njerëzit e devotshëm, në të cilin udhëzohen të devijuarit, urdhërohet në të mirë dhe ndalohet nga e keqja, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
O Zot, ata që për ne, fenë tonë, Librin dhe të dërguarin tonë, vendet tona të shenjta, sigurinë tonë, dhe unitetin e fjalës tonë duan të keqen angazhoi dhe shkatërroi me veten e tyre, bëj planet e tyre shkatërrim për ta, bëj që të mbyten në të keqen e tyre dhe kurthet e tyre të jenë shkatërrim për ta, o Zoti i botëve.
O Zot, të lutemi na ruaj nga dëmet e tyre dhe kërkojmë mbrojtjen Tënde nga të këqijat e tyre. O Zot, na mbro me atë që dëshiron, o i Fuqishëm, o i Plotpushtetshëm.
Madhërimi është për Ty Zoti ynë, lartësove të afërmit e Tu, i Madhërishëm dhe i i Lavdëruar është Emri Yt, të shenjtë dhe të bekuar janë Emrat Tu, Ti je i Madhërishëm, s’ka Zot tjetër përveç Teje, të lutemi Zoti ynë me Mirësinë, Begatinë dhe Bujarinë Tënde të ruash vëllezërit tanë në Palestinë. O Zot, ruaj ata me ruajtjen Tënde, mbroji me mbrojtjen Tënde dhe mbuloi me Kujdesin Tënd. O Zot, përmirëso dobësinë e tyre, streho të dëbuarit e tyre dhe liro të burgosurit e tyre. O Zot, shëro të sëmurët e tyre, mëshiro të vdekurit e tyre dhe pranoi ata dëshmorë tek Ti. O Zot, ndihmoi ata kundër armiqve të Ty dhe armiqve të tyre. O Zot, vërtetë armiqtë e tyre janë bërë tiran, kanë bërë krime dhe kanë bërë padrejtësi. O Zot, kthe kurthet e tyre në fytyrën e tyre, bëj planet e tyre shkatërrim për ta, o i Fuqishëm, o i Plotpushtetshëm.
O Zot, çliro xhaminë e Aksasë nga pushtuesit tiranë. O Zot, ngri lartë çështjen e saj, lartëso pozitën e saj, forco qëndresën e saj, bëj të qëndrueshme shtyllat e saj, o Ti që i përgjigjesh lutjeve.
O Zot, ndihmo ushtarët tanë që janë të lidhur dhe vigjilojnë në kufijtë tanë.
O Zot, forco gjykimin e tyre, saktëso goditjet e tyre, shtrëngo rrallët e tyre, forco vendosmërinë e tyre, forco këmbët e tyre, stabilizo zemrat e tyre dhe ndihmoi kundra atyre që i sulmojnë.
O Zot, mbështeti ata me mbështetjen nga Ti, ndihmoji me ndihmën Tënde. O Zot, ruaj ata në mes duarve të tyre, nga pas shpinave të tyre, nga e djathta e tyre, nga e majta e tyre dhe nga lartë tyre. O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde që të mos goditen nga poshtë këmbëve të tyre.
O Zot, mëshiro dëshmorët e tyre, shëro të plagosurit e tyre, ruaj ata në familjet dhe pasardhësit e tyre, me të vërtetë Ti je që i dëgjon lutjet.
O Zot, Ti je Zoti i Vetëm nuk ka Zot tjetër veç Teje, Ti je i pasur, që nuk ke nevojë për diçka, ndërsa ne jemi të varfër, nevojtarë, zbrit tek ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit.
O Zot, zbrit tek ne shi.
O Zoti ynë, tek Ty kërkojmë falje, me të vërtetë Ti je Falës i Madh, zbrit nga qiell për ne shi të bollshëm, bëje atë që zbrite për ne forcë në bindjen ndaj Teje dhe argument për brezat që vijnë. O Zot, bëje shi të bereqetshëm të begat dhe mëshirë, që të freskosh me të njerëzit, të pasurosh me të vendin, dhe ta bësh atë argument për ata që janë dhe ata që do të vijnë.
O Zoti ynë, ne jemi krijesa nga krijesat e Tua, nuk mund të bëjmë pa furnizimin, ujin Tënd, o Zot, mos largo nga ne mirësitë Tua për shkak të gjynaheve tona.
“Ne jemi mbështetur tek Allahu. O Zoti ynë, mos na bëj sprovë për popullin keqbërës (duke i lënë të na shkatërrojnë).” (Junus 85)
“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf 23)
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)
Afrim Smakaj