Ruajtja e të mirës është veprim fisnik

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar      02- 11-1445  H    10-05-2024 D

Shejh Salih Ibn Abdullah Ibn Humejd 

Tema  Ruajtja e të mirës është veprim fisnik

Lavdërimet janë për Zotin, Udhëzuesi i atyre që kërkojnë udhëzim prej Tij dhe u përgjigjet atyre që Atij i luten. Allahun e Madhërishëm e lavdërojmë dhe e falënderojmë për dhuratat e Tij të shumta që na ka dhënë.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, nuk ka dikush që meriton të adhurohet përveç Tij.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij, i përzgjedhuri dhe i dalluari i Tij. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, mbi tabi’inët, mbi ata që kanë ndjekur rrugën e tij dhe kanë pasuar udhëzimin e tij,   për ata dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta të pafundme.

Në vijim

O ju njerëz, porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun. Zoti ju mëshiroftë, kijeni frikë Allahun, dhe dijeni se njerëzit më të mençur janë ata që e braktisin këtë botë para se ajo ti braktisi ata,  që përgatiten për takimin me Zotin e tyre para se ta takojnë Atë dhe që përmirësojnë  varrin e tyre para se të banojë në të. E kush braktisën atë që nuk i intereson Allahu ja hapën zemrën dhe ja pastron kraharorin.  Ai që vlerëson shumë, do të vuajë më pak. Jeta nuk është e shëndetshme dhe nuk është e lumtur me shumë faje dhe gabime. E ai që i shton grindet mbi të do të bien më shumë dhimbje. “Nuk barazohet e mira me të keqen! Të keqen ktheje me të mirë e atëherë armiku yt do të të bëhet menjëherë mik i ngushtë. Ky virtyt u dhurohet vetëm atyre që durojnë dhe vetëm atyre që kanë një fat të madh.” (Fussilet 34-35)

O muslimanë!  Njeriu është qytetar, social, nga natyra e tij, nuk jeton dot i izoluar, por se jeton në një ndërveprim pozitiv.  Ai miqësohet me këtë, e shoqëron këtë, i plotëson nevojat këtij tjetrit, i bën favor këtij, jep këshilla për këtë dhe bën atë që kërkon mirënjohje për këtë.

O ju vëllezër! Nëse situata është e tillë atëherë këtu ka sjellje morali, metodë shoqërore, karakter fisnik, në të cilin ka përmirësim për shoqërinë, forcim të lidhjeve të saj, përhapje e afrimitetit dhe dashurisë në rrethin e saj. Karakteristikë nga karakteristikat e njerëzve të nderuar që tregon për një zemër të shëndoshë, pastërti të shpirtit dhe mendjes.

Ky moral fisnik zotërohet nga njerëz të nderuar të cilët i ka përzgjedhur Sunduesi, Allahu i Madhërishëm, për të mirë dhe dobi, preokupimi i tyre është për të bërë njerëz të lumtur dhe për të ndihmuar. Ata nuk duan shpërblim dhe as falënderim. Ai është morali i ruajtjes së veprave të mira, kthimi i favoreve, të mirave,  dhe ballafaqimin e të mirës me të mirë. “Bëju mirë të tjerëve, ashtu si të ka bërë mirë ty Allahu.” (El-Kasas 77)

O ju muslimanë! Modeli i parë dhe shembulli më i madh në këtë, është i dërguari ynë Muhamedi,  paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të.  E gjithë historia e tij është e bukur, ka të bëjë me ruajtjen e së bukurës, me të afërmin dhe të largët, me muslimanin dhe me jo muslimanin. E kjo është një përmbledhje e kësaj biografie fisnike dhe e bekuar e të dërguarit të Allahut.  Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, thotë: I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, po thuajse nuk dilte nga shtëpia pa përmendur Hatixhen, Zoti qoftë i kënaqur me të, e lavdëronte shumë atë. Një ditë prej ditësh ai e përmendi atë, ndërsa mua më pushtoi xhelozia dhe i thashë: “ A ishte ajo gjë tjetër veçse një grua e moshuar, Zoti ta ka zëvendësuar me dikë më të mirë se ajo.” Ai është zemërua aq shumë sa pjesa e përparme e flokëve të i dridheshin nga zemërimi, e pastaj ka thënë: “ Jo për Zotin, Allahu nuk më ka lënë asgjë më të mirë se ajo. Ajo më ka besuar kur njerëzit me mohuan, më mbështeti kur njerëzit më përgënjeshtruan, më mbështeti nga pasuria e saj kur njerëzit më privuan nga pasuria e tyre, Allahu më ka furnizuar prej saj fëmijë, ndërsa u privova nga fëmijët e grave të tjera.” Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë; “ Kam thënë me veten time: Nuk do ta përmend kurrë për të keq.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi në Musnedin e tij, Taberaniu në Kebir, ndërsa Hajthemi e konsideruar zinxhirin e transmetimit të tij të mirë në El Mexhmea’. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur therte ndonjë dash thoshte: “ Dërgoni dhe tek miqtë  e Hatixhes.”

LEXO  Ditët e Haxhit

Një rast një e moshuar ka ardhur tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ai ishte tek Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka thënë asaj: “ Kush je ti?” Ajo ka thënë: “ Unë jam një shurdhe e keqe.” Ka thënë: “ Por se ti je një e mirë e bukur. Si jeni ju? Si është gjendja e juaj pas saj?” Ajo ka thënë: “ Mirë o i dërguari i Allahut.” Kur ajo është larguar, kam thënë: “ O i dërguari i Allahut, i bëre gjithë atë mikpritje asaj të moshuarës?”  Ka thënë: “ Ajo na vinte në kohën e Hatixhes dhe se beslidhja e mirë është prej besimit.”  Hadithin e ka trasnsmetuar Hakimi dhe ka thënë se zinxhiri i transmetimit është sahihi, autentik sipas kushteve të dy shujuhëve, Buhariut dhe Muslimit.

Prej historisë së sjelljes së tij të mirë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe ruajtja e mirësive prej tij,  është çfarë ka përmendur për vlerën e Ebu Bekrit, Zoti qoftë i kënaqur me të. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Nuk është dikush nga ne dorën e të cilit nuk ja kemi shpaguar, përveç Ebu Bekrit, ai ka tek ne një dorë për të cilën Allahu do ta shpërblejë në Ditën e Gjykimit. Pasuria e askujt nuk më ka sjellë më shumë dobi se pasuria e Ebu Bekrit, e nëse do të kisha marrë një mik, ndihmës në profetësi, do të kisha marrë Ebu Bekrin. Me të vërtetë, miku juaj është miku i Zotit.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu nga hadithet e Ebu Hurejrës, Zoti qoftë i kënaqur me të.

Sikurse i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ruajti mirësinë e Ensarëve, Zoti qoftë i kënaqur me të gjithë ata, ruajti mirësinë e tyre, kur ata e ndihmuan dhe e mbështetën, dhe dhanë gjërat më të çmuara në rrugë të thirrjes dhe fitores së tij. Ata u vëllazëruan me vëllezërit e tyre Muhaxhirin, të shpërngulur, ku i mbështetën me pasurinë e tyre dhe i vlerësuan mbi vetet e tyre. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Sikur të mos ishte shpërngulja, hixhreti, do të isha një nga Ensarët, e nëse njerëzit do të kishin marrë një luginë ose një rrugë, unë do të kisha marrë luginën e Ensarëve dhe rrugën e tyre. Ensarët janë astari, i rrobës që prekën lëkurën e njeriut,  dhe njerëzit janë pjesa e dukshme e rrobës.” Ka thënë: “ Ju këshilloj që të kujdeseni për Ensarët, sepse ata janë froni dhe trupi im, -D.m.th. vendi i sekretit dhe emanetit tim.- Ata e përmbushën atë që u takon, e ajo që u mbeti është e tyre, prandaj pranoni bamirësit e tyre, që flasin mirë për ata,  dhe shpërfillni zullumqarët, që i ofendojnë ata.”

Sikurse ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ruajti mirësinë e të gjithë sahabeve, Zoti qoftë i kënaqur me të gjithë, dhe ka thënë: “ Mos i ofendoni shokët e mi, sepse nëse dikush prej jush do të shpenzonte sa Uhudi në ar, nuk do të kishte arritur mundin e asnjërin prej tyre as për gjysëm.”

Por se, ai, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ruajti dhe të mirën e idhujtarëve. Mut’im Ibn Adij, u përpoq që të shkatërronte fletën të cilën e kishin varur Kurejshët në Qabe, për izolimin e Benu Hashimive dhe Benu Mut-talib, sepse ata ndihmuan të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Sikurse ai, Mut’im Ibn Adiji, e mbrojti të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ai është kthyer nga Taifi. El Mut’imi u armatos së bashku me familjen dhe fëmijët e tij dhe dolën deri sa kanë mbërritur në xhami, Qabe, e pastaj ka dërguar lajm për të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që të hyjë. Kështu hyri i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, bëri tavaf  Qaben dhe është falur, e më pas është larguar për në shtëpinë e tij.

LEXO  Aroma e muajit të bujarisë dhe bamirësisë - Meka 08.04.2022

Për të gjitha këto i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për robërit e luftë së Bedrit, ka thënë: “ Nëse do të ishte Mut’im Ibn Adij gjallë dhe pastaj do të më kishte folur për këta njerëz, për këto të qelburit,  do ia kisha lënë atij.” Ndërsa në një transmetim tjetër: “ Nëse do të ishte Mut’im Ibn Adij gjallë dhe të më kishte folur për këta të qelbur do ia kisha leshur atij, ja kisha lënë atij në dorë.” D.m.th, robërit e betejës së Bedrit. Hadithin e ka transmetuar Ahmedi dhe Buhariu.

O muslimanë! Ruajtja e mirësisë dhe mirënjohja është për të gjithë njerëzit, për prindërit, për bashkëshortët, për mësuesit dhe për të gjithë njerëzit mbarë.

Sa u përket dy prindërve ata të dy qëndrojnë zgjuar që të flenë gjumë fëmijët e tyre, qëndrojnë të uritur që të ngopen fëmijët e tyre dhe heqin dorë nga ushqimi në mënyrë që fëmijët e tyre të ushqehen. Në të gjitha këto, ata të dy janë të gëzuar dhe të lumtur. Njohja e mirësisë së tyre është nëpërmjet drejtësisë, kujdesit ndaj tyre, të qenit i mirë me ta, duke i respektuar ata, duke qenë i sjellshëm me ta dhe duke qëndruar larg çdo gjëje që i shqetëson ata të dy. “…mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!” (El-Isra’ 23-24)

Ndërsa jeta në mes dy bashkëshortëve është një jetë me qetësi, paqe dhe jetë me dinjitet. Mund të ndodhë diçka që e bën jetën të vështirë, e shqetëson dhe e destabilizon atë. Pastaj vjen momenti i mirënjohjes, ruajtja e vlerës dhe mirësisë për të rivendosur qetësinë, përhapur sigurinë dhe ruajtjen e lumturisë. Burri, bashkëshorti është ai që përpiqet shumë dhe mundohet për të siguruar një jetesë të mirë. Ndërsa gruaja, bashkëshortja është ajo që mbron burrin në mungesë të tij, rrit fëmijët dhe ruan pasurinë, dhe ofron qetësinë dhe stabilitetin në shtëpi. Nëse bashkëshortët kuptojnë bukurinë e secilit dhe statusin e partnerit të tij, ata do t’i mbulojë lumturia dhe do t’i pushtojë qetësia. “Mos harroni që të bëheni bamirës midis jush!” (El-Bekare 237)

Ndërsa mësuesi është ai që bën përpjekjet e tij në mësimdhënie, në kujdes dhe në edukim. Lumturia e tij është kur shikon arritjet e larta tek nxënësit e tij dhe nderimin në nxënësit e tij. Ruajtja e mirësisë së tij është përmes njohjes së vlerës së tij, respektimit dhe  nderimit të tij, duke u lutur për të dhe duke u kujdesur që të mos e lëndoni apo ofendoni atë. Imam Ebu Hanife, Zoti e mëshiroftë, thotë: “ Që kur ka vdekur Shejh Hamedi  nuk jam falur pa kërkuar faljen e Zotit për të, pa u lutur për të, së bashku me prindërit e mi. Unë kërkoj faljen e Zotit për këdo prej të cilit kam mësuar dituri ose i kam mësuar dituri.” Ebu Jusuf thotë: “ Unë lutem për Ebu Hanifen para se të lutem për prindërit e mi.” Ndërsa Imam Ahmedi thotë: “ Për tridhjetë vjet nuk e kam kaluar natën pa u lutur për Shafiun dhe pa kërkuar faljen e Zotit për të.”

Në vijim

Zoti ju ruajt! Kthimi i të mirës duhet jetë me mirësjellje dhe dinjitet, pa nënçmim apo ofendim. Bujari është i burgosuri i atij që bën diçka të mirë. Nëse bën diçka të mirë, mbuloje atë, e nëse të bëhet një gjë e mirë, përhape atë. E nga fjalët e urta: “ Gdhende mirësinë në shkëmb dhe shkruaj dhimbjen në rërë, sepse erërat e mirësisë do ta largojnë.”

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ A ka shpërblim tjetër për të mirën, veç së mirës?!” (Er-Rahman 60)

Zoti na bëftë dobi me udhëzimet e librit të Tij, Kuranin Famëlartë, dhe me synetin e të dërguarit të Tij, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

LEXO  Mirësitë si ti ruajmë dhe masat ndaj epidemisë - Meka 06.03.2020

Zotit  i kërkoj falje për  vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah dhe gabim, Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirëplot.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Allahun, lavdërimet janë për Zotin, ka marrë përsipër furnizimin e krijesa dhe kjo u mjafton atyre, ka bërë të qartë për ta rrugët e udhëzimit dhe i ka drejtuar ata. Allahun e Madhërishëm e lavdëroj dhe e falënderoj, falënderimin e atyre që përmbushin mirësitë e Tij dhe kujdesen për to.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, dëshminë e atyre që e kanë njohur kuptimin e saj dhe kanë punuar sipas saj.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, e ka dërguar Allahu për të gjithë njerëzimin, hodhi themeloi fenë, ndërtoi themelet e saj dhe e ngriti atë. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, njerëzit më të mirë të umetit dhe më të pastrit, më të drejtët dhe më të devotshmit e umetit, mbi tabi’inët dhe mbi ata që i pasojnë në mirësi, lutje dhe përshëndetje të shumta dhe të vazhdueshme e të përhershme, pa ndërprerë.

Në vijim

O muslimanë! Bëni mirë për njerëzit e të mirës, dhe jo vetëm. Nëse është nga njerëzit e të mirës atëherë është mirësi e madhe. E nëse nuk është nga njerëzit e të mirës jeni ju njerëzit e saj, të mirës. Nëse bëni një të mirë mos prisni të mirën, por bëni të mirën sepse ajo është moral i mirë për ju. Fisniku nuk pret njohje për të mirën e tij, as që dashamirësia e tij të kthehet me të njëjtën dashamirësi, as nuk pret, do shpërblim apo mirënjohje për mirësinë e tij. Edukimi dhe vlera, me lejen e Allahut, të mbron nga veset.

Zoti ju mëshiroftë, frikësojuni Allahut, dhe dijeni se është e vështirë për shpirtrat që të kthehet një e mirë me mohim dhe të kthehet mirësia me dëm. Mohimi i mirësisë tregon për një natyrë të ulët njerëzore, Zoti na ruajte ne dhe ju nga çdo moral i qortuar.

Lutuni dhe përshëndeteni mëshirën e dhuruar, mirësinë e dhënë, të dërguarin tuaj, Muhamedin, të dërguarin e Zotit, për këtë ju ka urdhëruar Zoti juaj, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë Muhamedin,  familjen e tij, bashkëshortet e tij dhe pasardhësit e tij.

Kënaqësia e Zotit qoftë mbi katër Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët e tij, mbi tabi’inë dhe ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit, dhe mbi ne së bashku me ta, me Faljen, Bujarinë dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi Bujarë.

O Zot, na jep siguri në vendin tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët  e çështjeve tona.

O Zot, mbështete me të vërtetën, me sukses dhe me drejtësi udhëheqësit dhe kujdestarët  e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta, jepi sukses atij në atë që do dhe je i kënaqur, furnizoje atë me mbështetës të drejtë, ndero me të fenë Tënde, lartëso me të fjalën Tënde dhe bëje atë ndihmues të Islamit dhe muslimanëve. Bashko me të fjalën e muslimanëve në të vërtetën dhe në udhëzim. O Zot, jepi sukses atij,  zëvendësit të tij, vëllezërve dhe ndihmësve të tyre, në atë që do dhe je i kënaqur, drejtoi ata në të mirë dhe devotshmëri, dhe mbështeti ata në atë që është në dobi të popullit dhe vendit.

O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve që të punojnë me Librin Tënd, dhe me synetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, bëji ata mëshirë për njerëzit e tyre dhe për robërit e Tu besimtarë, dhe bashko fjalën e tyre në të vërtetën dhe në udhëzim, o Zoti i Botëve.

O Zot, ruaj vëllezërit tanë në Palestinë! O Zot, ruaj ata me rojet e Tua, mbuloi ata me kujdesin Tënd dhe mbroji ata me ndihmën Tënde. O Zot, bashko forcat e tyre, mundëso lirimin e robërve të tyre dhe pakëso pengesat e tyre. O Zot, shëro të sëmurët e tyre, mëshiro të vdekurit e tyre dhe pranoi ata dëshmorë tek Ti.

O Zot, çliro xhaminë e Aksasë nga pushtuesit tiranë. O Zot, ngri lartë çështjen e saj, lartëso pozitën e saj, forco qëndresën e saj, bëj të qëndrueshme shtyllat e saj, o Ti që i përgjigjesh lutjeve.

O Zot, ndihmo ushtarët tanë që janë të lidhur dhe vigjilojnë në kufijtë  tanë.

O Zot, forco shikimin e tyre, saktëso goditjet e tyre, shtrëngo rrallët e tyre, forco vendosmërinë e tyre,  forco këmbët e tyre, stabilizo zemrat e tyre dhe ndihmoi  kundra atyre që i sulmojnë.

O Zot, mëshiro dëshmorët e tyre, shëro të plagosurit e tyre, ruaj ata në familjet dhe pasardhësit e tyre, me të vërtetë Ti je që i dëgjon lutjet.

O Zot, na ruaj nga e keqja e të këqijve dhe kurthet e të pa feve, dhe nga e keqja e atyre që këpusin rrugën natën dhe ditën.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/464269476057691

Post Author: endrit