Të kesh mendim të mirë për Zotin në kohë të mira dhe të këqija

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa     24-12-1446H   20-06-2025 D

Shejh Muhamed Selim 

Tema   Të kesh mendim të mirë për Zotin në kohë të mira dhe të këqija

Lavdërimet janë për Zotin në çdo gjendje, Zotit i kërkojmë mbrojtje nga gjendja e banorëve të Zjarrit të Xhehenemit.

O Zot, të kërkojmë falje dhe mirëqenie, shëndet të plotë. O Zot, të lutemi të na japësh mirëqenie të përhershme, të vazhdueshme, në fe, në jetën e kësaj bote dhe në botën Tjetër, Ahiret.   

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, në Pllakën e Ruajtur mirë (Leuhi Mahfûdh), tek Ai, ka shkruar afatet e krijesave. Ka caktuar sprovën për muslimanët, e obligoi për ata që të jenë të kënaqur me caktimin e Tij dhe e bëri këtë nga kushtet, shtyllat e besimit.

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i cili ka thënë: “ Askush prej jush të mos vdesë vetëm se duke pasur mendim të mirë  për Zotin e Madhërishëm.”  O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjarët e tij të pastër, shokët e tij dhe ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

O ju besimtarë! Frikësojuni Zotit të Madhërishëm dhe kini mendim të mirë për Të, Zotin e Lartësuar, sepse Ai do të bëj të nesrmen tuaj më të mirë se të sotmen tuaj, se Ai do të ua kompensojë atë që keni humbur me shumë të mira, dhe se vështirësitë dhe sprovat kanë afat ku do të përfundojnë sa do që të zgjasi koha e tyre. Sikurse ajo që ju bën ju dobi dhe përmbushën shpresat tuaja është në dorë të Zotit të Madhërishëm, Ai është që ka caktuar për ju, prandaj mos u nxitoni, çdo gjë tek Ai ka afat të caktuar, të ditur.

O ju muslimanë! Mendoni mirë për Zotin sepse me mendimin e mirë për Zotin tuaj lumturohen zemrat tuaj, ju vjen rrugëzgjidhja dhe e mira prej andej nga nuk e prisni.

O besimtarë! I dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka jetuar të gjithë jetën e tij duke qenë optimist për të mirë dhe duke menduar mirë për Zotin. Kur u izoluar nga populli i tij,  kishte mendim të mirë për Zotin dhe izolimi, bllokada mori fund.

O adhurues të Zotit! Të dërguarit tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i kanë vdekur një numër fëmijësh, a e humbi shpresën nga mëshira e Zotit, apo bëri durim dhe mendoi shpërblimin tek Ai, sepse ai kishte mendim të mirë për Zotin e tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na mëson mendimin e mirë për Zotin, sepse të menduarit e mirë për Zotin tonë ka shpresë të mirë për ne. Dëshira, shpresa për të mirë është shumë më e mirë se dëshpërimi dhe mungesa e shpresës. Ne jemi të urdhëruar në vazhdimësi që të kemi mendim të mirë për Zotin tonë në çdo situatë gjendje, në çdo kohë dhe periudhë. Kjo është ajo në të cilën na ka udhëzuar i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ka thënë: “ Vërtetë Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar thotë;  Unë jam ashtu si mendon robi Im për Mua, pra le të mendojë për Mua si të dojë. Nëse mendon mirë, do jetë në dobi të tij, por nëse mendon keq, do jetë në dëm të tij.”

O muslimanë! Çdo gjë që ka caktuar Zoti për ne është e mirë. Omer Ibn Abdul Azizi ka thënë: “ Ne e shikonim lumturinë tonë në pozitat, në masën e caktimit tonë.” Ndërsa gjyshi i tij, Omeri Ibn El Hatabi i drejtë, thoshte: “  Nëse do të hiqej perdja, njerëzit do të dëshironin vetëm atë që është caktuar për ta.” Kjo sepse Allahu i Madhërishëm i dhuron muslimanit atë gjë që Ai dëshiron, nga se në dhurimin e Tij të asaj gjëje është dëm për të ose kundër tij. A nuk thotë Zoti ynë, Allahu i Madhërishëm: “… e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju.” (El-Bekare 216)

LEXO  Vlerat e lutjes dhe etika e saj

Përmirësoni bindjen ndaj Allahut, Zotit tuaj, kini në vazhdimësi mendim të mirë për Atë dhe ngrituni lartë me besimin tuaj në përsosjen e mbështetjes tek Ai dhe kërkimin e ndihmës tek Ai, Allahu i Madhërishëm. Këmbëngulni tek Zoti me lutje kur ju po përjetoni ditë të fitneve, vështirësive dhe sporvave. Sepse vërtetë të këmbëngulurit tek Zoti me lutje është prej përsosmërisë së bindjes ndaj Tij dhe mendimit të mirë për Atë, e do të jetë për durimin tuaj shpërblimi më i mirë, sikurse do të jetë për pritjen tuaj për rrugëzgjidhje sevapi më i mirë. Në një hadith të ndershëm ka ardhur: “ Me të vërtetë Allahu do e ndihmojë këtë umet, popull, me të dobëtit e tij për shkak të lutjeve të tyre, namazeve të tyre dhe sinqeritetit të tyre.”

O besimtarë! Ne mendojmë se Zoti do të na mëshirojë dhe mendojmë se Zoti do të na falë, e kjo është pjesë e mendimit tonë të mirë për Allahun, Zotin tonë.  Pjesë e mendimit tonë të mirë për Zotin tonë, të Lartin, është se ne jemi optimistë në rrethanat më të errëta dhe më të vështira për ne, duke ndjekur të dërguarit dhe njerëzit e mirë, të drejtë, në mendimin tonë të mirë për Zotin tonë, të Plotfuqishmin dhe të Madhërishmin. I dërguari i Zotit, Musai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur Faraoni dhe ushtarët e tij e arritën dhe ai nuk kishte asgjë tjetër përveç detit përpara, ai ishte në gjendjen më të lartë të optimizmit për Zotin dhe mendimit të mirë për Të dhe tha: “Në të vërtetë, me mua është Zoti im. Ai do të ma tregojë rrugën.”(Esh-Shu’ara’ 62) Deti u nda për Musain dhe ata që ishin me të, me urdhër të Zotit, e kështu ata shpëtuan.

Jusufi, paqja e Zotit qoftë mbi të, me mendimin e mirë të tij për Zotitn, duke qenë thellësinë e pusit dhe ai është në burg, kur ai është si një mall që shitet dhe blihet, por me mendimin e tij të mirë për Zotin bëhet zotëri dhe këshilltarë i udhëheqësit të Egjyptit, në fronin e pushtetit në të, dhe ribashkohet me prindërit dhe familjen e tij. Ndërsa Haxherja, nëna e Ismailit, të cilën bashkëshorti i saj, Ibrahimi, paqja e Zotit qoftë mbi të, e lë në Meke, në të cilën nuk kishte këmbë njeriu, duke mos patur me vete vetëm se një qese me hurma dhe një enë të vogël me ujë. Haxherja, e pyetën bashkësortin e saj, Ibrahimin; “ Ku shkon dhe na lë ne në këtë luginë të thatë, në të cilën nuk ka njeri dhe asnjë gjë?” Ajo ja thotë këto fjalë Ibrahimit disa herë por ai as që e kthen kokën drejtë saj, sepse ai është i bindur ndaj Zotit të tij dhe ka mendim të mirë për Të. Pastaj ajo i kthehet dhe i thotë: “ A të ka urdhëruar Zoti për ta bërë këtë?”  Ai i thotë fjalën që tregon mendimin e mirë për Zotin: “Po.”  Haxherja, me mendim të mirë për Zotin, thotë: “Atëherë Zoti nuk do të na humbi.” Kush është rezultati  i mendimit të mirë për Zotin e Plotëfuqishëm nga Ibrahimi dhe bashkëshortja e tij?! Burimi i ujit të Zemzemit, ndërtimi i shtëpisë së Lashtë, Qabes, dhe pelegrinazhi i muslimanëve në të derisa u bë destinacioni i zemrave dhe mendjeve.

LEXO  Një mesazh për çdo influencues në epokën e platformave

O muslimanë! Ndërsa ajo ishte nëna jonë, Hatixheja e bija e Huvejlit, me mendimin e saj të mirë për Zotin dhe me bindjen e saj tek Ai, Allahu i Madhërishëm, ngushëllon të dërguarin tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe i thotë: “ Jo për Zotin, Allahu kurrë nuk do të të turpërojë ty. Ti mban lidhje të mira me farefisin; ndihmon të pamundurin dhe e mban atë, i jep atij që nuk ka, e mirëpret mikun dhe ndihmon që të vihet në vend e drejta.” Kjo ishte kur atij i zbriti shpallja dhe ai u kthye tek ajo, i frikësuar, duke thënë: “Mbulomë, mbulomë, u tremba!” I dërguari e përcolli thirrjen e Zotit,  Ai e përfundoim e atë përçimin e saj, statusi i tij dhe statusi i fesë së tij u ngritën në botën mbarë.

O ju besimtarë durimtarë! Kur vuajtjet dhe dëmet u intensifikuan për të dërguarin tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nga Kurejshët dhe njerëzit e Taifit, Zoti i dërgoi Melekun  e Maleve, i cili i tha: “ Zoti yt më ka dërguar tek ti që më urdhërosh, nëse dëshiron që të shkatërroj  dy malet mbi ta?” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka thënë: “  Përkundrazi, shpresoj që Zoti të nxjerrë nga mesi i tyre dikë që do të adhurojë vetëm Zotin dhe nuk do t’i shoqërojë asgjë Atij në adhurim.” Për shkak të bindjes së plotë të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në Zotin e Plotfuqishëm dhe mendimit të mirë të tij për Zotin e tij, Allahun e Plotfuqishëm, refuzoi ofertën e melekut për të shkatërruar banorët e Mekës dhe Taifit. Rezultati i kësaj bindjeje dhe mendimit të mirë për Zotin ishte që shumë nga banorët e Mekës dhe Taifit u bënë myslimanë, besimtarë dhe nga shokët e nderuar, përmes  të cilëve  Zoti e mbështeti, ndihmoi fenë.

O ju besimtarë! Vërtetë mendimi juaj i mirë për Zotin dhe bindja absolut tek Ai, ndërsa jetoni në kohë sprovash dhe fatkeqësish, shqetësimesh dhe mundimesh,  do largojë shqetësimin dhe trishtimin tuaj. E largimi i shqetësimit dhe trishtimit nga muslimani prej vetes së tij është nga kërkesat legjitime. I dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kërkonte mbrojtjen e Zotit  prej tyre dhe thoshte: “O Zot, kërkoj mbrojtje tek Ti nga shqetësimi dhe trishtimi.” Prandaj, bindje absolute tek Zoti në mënyrë që të forcohet vendosmëria juaj dhe të arrini atë që kërkoni dhe dëshironi. O Zot, na jep rrugëdalje nga çdo vështirësi! O Zot, na jep rrugëdalje nga çdo shqetësim! O Zot, na jep lehtësim në çdo vështirësi, o më i Madhi Mëshirues.

Adhurues të Zotit! Luteni Zotin duke qenë të bindur në përgjigje!

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, ka bërë mendimin e mirë për Të obligim nga obigimet, dhe degë nga degët shpëtuese të besimit.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok,  nuk mendojmë për Atë vetëm se mirë.

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, më i miri që kishte mendim të mirë për Zotin dhe bindje të plotë tek Ai, i cili i ka thënë Ebu Bekrit kur ishin sëbashku në shpellë: “ Çfarë mendon për dy veta që Allahu është i treti i tyre?” O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij, dhe pasuesit e tyre në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

LEXO  Të mirat dhe përfitimet nga obligimi i agjërimit

Në vijim

O ju besimtarë! Kini mendim të mira për Zotin sa jeni të fortë dhe të shëndetshëm. Kjo do të thotë t’i frikësoheni Atij dhe të mos guxoni të kryeni gjynahe dhe të bëni keq. Të keni mendim të mirë për Zotin tuaj do të ju bëjë dobi  nëse i frikësoheni ndëshkimit të Tij dhe bëni vepra të mira duke iu bindur Atij, duke shpresuar shpërblimin dhe Xhenetin e Tij, dhe duke pasur frikë zemërimin e Tij dhe Zjarrin e Xhehenemit  të Tij.

O adhurues të Zotit! Njerëzit më të mirë nga ju me mendim të mirë për Zotin e tyre jana ata që i binden më shumë Atij. Hasan El Basriji ka thënë: “ Besimtari ka mendim të mirë për Zotin e tij dhe bën vepra të mira, ndërsa personi i lig ka mendim të mirë për Zotin e tij, por bën vepra të këqija.”

O ju muslimanë! Mendoni mirë për Zotin tuaj kur jeni të sëmurë dhe kur shpresa juaj për jetë  humbet, e kjo përmes shpresës absolute në Zot, duke menduar se Zoti do të ju mëshirojë pas vdekjes tuaj, do të ju tolerojë dhe do të ju fali dhe do të ju dërgojnë në Xhenet. Ju jeni nga njerëzit e Islamit dhe besimit, njerëzit e sprovave dhe durimit përballë tyre. Në një hadith fisnik ka ardhur: “ Çdo njeri do të ringjallet në gjendjen në të cilën ai ka vdekur.”  Dijetarët kanë thënë; “Ai, njeriu ringjallet në gjendjen në të cilën ai ka vdekur.” Përmbahuni, ndaluni  nga gjynahet dhe veprat e shëmtuara dhe përpiquni të shtoni aktet tuaja të bindjes. Dije se vonimi i pendimit është nga shenjat e mendimit të këq për Zotin, prandaj mos e shtyni atë, pendesën, dhe nxitoni ta bëni atë sa më parë.

O robër të Zotit! Po kaloni një gjendje unike nga fatkeqësitë, katastrofat dhe mundimet. Prandaj, kini mendim të mirë për Zotin se Ai do t’ju ofrojë lehtësim të menjëhershëm dhe rrugëdalje të shpejtë, dhe se e gjithë kjo është nga caktimi i Zotit për ju, që të ju falë dhe të ju ngrejë në gradë tek Ai, dhe të jeni nga ata që i paraprijnë të tjerëve drejt kënaqësisë dhe Xhenetit të Tij.

O besimtarë! Qëndroni afër Aksasë tuaj! O muslimanë! Shpeshtoni udhëtimin tuaj drejtë vend qëndrimit të dërguarit tuaja, Aksasë! Sepse të gjitha këto janë nga mendimi juaj i mirë për Zotin, i Cili është Zoti dhe Sunduesi juaj, i Cili nuk do të ju braktisë, dhe nëse do të ju braktisin neglizhentët.  

O Zot, mbulo të metat tona, qetëso frikën tonë, na mbro nga para dhe nga prapa nesh.

O Zot, ndihmo Islamin dhe muslimanët, me mirësinë Tënde, ngri lartë fjalën e vërtetë dhe fenë. O Zot, bëje Aksanë tonë të sigurt me sigurinë Tënde, të fortë me fuqinë Tënd dhe të mbrojtur me mbrojtjen Tënde, o Mbrojtësi i besimtarëve.

O Zot, na bëj fitimtarë në të vërtetën, të mbrojtur me Islamin dhe nga ata që punojnë sipas librit Tënd, Kuranit dhe sunnetit të të dërguarit Tënd.

O Zot, mëshiro të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve, mundëso lirimin e të burgosurve dhe të robërve, largo sprovat dhe fatkeqësitë nga ne, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, ne kemi mendim të mirë për Ty,  na mbulo me lehtësimin Tënd, mirëqenien Tënde dhe mëshirën Tënde, o Gjithëmëshirshmi, o Mëshirëploti.

O Zot, na fal ne dhe muslimanët, na merr nën Kujdesin dhe Mëshirën Tënde, o Kujdestari i të devotshmëve.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun, Ai ju kujton ju, falënderojeni Atë dhe Ai do t’ju japë edhe më shumë, kërkoni falje tek Ai sepse ju falën.

Ti që fton për namaz, fto në namaz!

“…Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/4299013817011396

Post Author: endrit