Shfrytëzojeni Ramazanin në mirësi dhe bamirësi
Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 03-09(Ramazan)-1447 H 20-02-2026 D
Shejh Abdullah El Xhuhenij
Tema Shfrytëzojeni Ramazanin në mirësi dhe bamirësi
Lavdërimet janë për Zotin, i Cili u ka dhuruar robërve të Tij sezone mirësie të cilat përsëriten tek ata çdo vit, dhe ka favorizuar ditët dhe kohët e tij mbi të gjitha ditët e tjera. Në këto ditë, Ai ka shpallur Kuranin tek zotëria i njerëzimit, zbriti re mirësie për punëmirët, sa i mrekullueshëm është shpërblimi i atyre që kanë punuar drejt! Ai ua falën gjynahet, ua fshinë shkeljet, u shumëfishon shpërblimin dhe i ngre në grada të larta në vendbanimin e paqes, në Xhenet! Zoti e lavdëroj dhe Atë e falënderoj për bekimin e besimit dhe të Islamit.
Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai që është Bujar me dhënie dhe dhurata të bollshëm në vazhdimësi.
Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, më i miri i të dërguarve fisnikë. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi ata që i pasojnë në mirësi, lutje dhe përshëndetje të shumta.
Në vijim
O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj, adhurojeni Atë, falënderojeni për atë që Ai ju ka dhënë dhe lavdërojeni Atë. Dijeni se një muaj fisnik dhe një sezon i madh ka zbritur mbi ju, dy ditë prej tij kaluan dhe ditët e tij kanë filluar të ndjekin njëra-tjetrën, e do të përfundojë së shpejti, duke kaluar shpejt si në vitet e mëparshme, gëzues i shpirtit dhe i pasur në mirësi. Zoti i Plotfuqishëm e ka veçuar atë nga të gjithë muajt e tjerë me nder dhe respekt, dhe bëri agjërimin gjatë tij obligim për besimtarët. Asnjë muaj nuk ka kaluar tek besimtarët që të jetë më i mirë se ky, dhe asnjë muaj nuk ka kaluar tek hipokritët që të jetë më i keq për ta se ky. Ky muaj është fitim për besimtarin dhe dëshmi për të, keqardhje për hipokritin dhe dëshmi kundër tij.
Adhurues të Zotit! Jeta e profetit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, familjen dhe shokët e tij, Zoti qoftë i kënaqur me të gjithë, në Ramazan ishte një jetë thirrjeje për Zotin, për organizimin e çështjeve të jetës dhe për përmirësimit njerëzve, për lumturinë e umetit, për shpëtimi i tij nga Zjarri i Xhehenemit dhe në thirrjen e tyre për në rrugën e shpëtimit. Jeta e tyre në Ramazan ishte, adhurim gjatë natës dhe punë gjatë ditës. Jeta e tyre nuk ishte gjumë, përtaci dhe letargji, as qëndrimi zgjuar deri vonë për gjëra të padobishme. Zoti ju ruajtë! Dijeni se agjërimi është i legjitimuar që besimtari të zbukurohet me devotshmëri, që është nga themelet e besimit, nga kërkesat e besimtarëve dhe nga arsyet e pranimit. “Allahu pranon vetëm prej të devotshmit.”(El-Ma’ide 27) Muslimani duhet t’i mbrojë gjymtyrët e tij nga ajo që Zoti e ka ndaluar. Ai përmbahet nga çdo akt i ndaluar padrejtësie, mashtrimi, dredhie, mohimi i të drejtave, shikimi dhe dëgjimi i gjërave të ndaluara. Braktisën çdo fjalë të ndaluar gënjeshtër, përgojim, shpifje, mallkim dhe fyerje. Nëse dikush e mallkon ose e fyen, ai le të thotë: Unë jam duke agjëruar, dhe të mos i përgjigjet me të njëjtën monedhë. O ti agjërues, mos e bëj ditën tënde të agjërimit dhe ditën tënde të prishjes së agjërimit të njëjtë. I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush nuk heq dorë nga fjalët e rreme, gënjeshtrat, veprimin sipas tyre dhe padijen, Zoti nuk ka nevojë që ai të heqë dorë nga ushqimi dhe pija e tij.” Hadithin e ka transmetuar Ebu Daudi në Sunenin e tij.
Nëse muslimani e di se agjërimi është shkak për devotshmëri, ai do bëj kujdes ta mbrojë agjërimin e tij nga ndikimet, dëmtimet, shqisore dhe morale. Për muslimanin është e dobishme të agjërojë gjatë gjithë jetës së tij nga ajo që Zoti e ka ndaluar nga ato çfarë e zemërojnë Atë dhe nga gjynahet, mosbindja ndaj Tij, dhe nga çdo gjë që ia lëndon, dëmton, besimin. Ata janë që do të kenë gradat më të larta dhe do të jenë të sigurt në dhomat e tyre. Zoti na bëftë të gjithëve prej tyre.
O adhurues të Zotit! Jini mirënjohës Zotit për bekimin e Tij mbi ju, nderoni mikpritjen e tij, Ramazanit, respektoni ditët dhe netët e tij, tregoni Zotit në to se çfarë e kënaq Atë prej jush dhe shfrytëzoni këto ditë, Zoti ju ruajt. Përpiquni me adhurim, me shtim të namazit dhe leximit të Kuranit, me lëmoshë, sadaka dhe përmendje të Zotit, me falje të njerëzve dhe me vepra të mira, me fjalë të mira, bëni punë të mira, largoni armiqësinë, urrejtjen dhe ligësinë midis jush, sepse vërterë këto janë ditë të numëruara. Shfrytëzoni shëndetit tuaj para se të ju preki sëmundja, pasurinë tuaj para varfërisë tuaj, rininë tuaj para pleqërisë tuaj, dhe jetën tuaj para se të ju vijë vdekja.
Ekspozohuni para bekimeve të Zotit, ekspozohuni para bekimeve të Zotit dhe qëndroni te dera e Tij, sepse Ai është Bujar dhe i Mirë. Lutjuni Atij, sepse Ai është i Gjithëmëshirshëm, Mëshirëplotë. Kërkoni shtigjet e shpëtimit, merrni mjetet e sigurisë dhe kërkoni nga Zoti sukses dhe ndihmë. O Zot, na jep sukses dhe na ndihmo të agjërojmë Ramazanin, të kryejmë namazet e tij, të ruajmë kufijtë e tij dhe pranoje atë prej nesh. Na bëj nga ata që i ke çliruar, shpëtuar, nga Zjarri i Xhehenemit dhe na udhëzo në rrugën e të drejtëve. Na fal neve dhe të gjithë muslimanët, sepse pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Falësi i madh.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin, Bujarin, Mëshirëplotin, Zotëruesi i Begative dhe i Mirësive të bollshme.
Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai është i Gjithëmëshirshmi Mëshirëploti.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, më i miri nga të gjitha krijesat e Tij. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që i pasojnë në mirësi deri në ditën e Gjykimit.
Në vijim
Kini frikë Zotin e Plotfuqishëm. Dijeni se muslimani duhet t’ia kushtojë qëllimin e tij Zotit të Plotfuqishëm, dhe të llogarisë shpërblimin nga Zoti. Ai duhet ta di se agjërimi ka rregulla etikete të cilat duhen ndjekur dhe gjëra që e zhvleftësojnë atë nga të cilat duhet shmangur. I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij, inkurajoi përshpejtimin e çeljes së agjërimit dhe vonimin e vaktit para imsakut, agimit. I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij, ka thënë: “ Njerëzit do të jenë mirë për sa kohë që nxitojnë të çelin iftarin.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
O ju muslimanë! Kini frikë Zotin, përpiquni e sforcohuni në këtë sezon të madh, sepse askush prej nesh nuk e di nëse do ta shikojmë atë vitin tjetër apo jo. Këto janë vetëm pak ditë, e askush nuk privohet nga vlerat dhe thesari i tyre përveç atyre që janë të privuar. Ku janë ata që nxitojnë dhe konkurrojnë në vepra të mira dhe shfrytëzojnë mundësitë? Zoti ju dhëntë sukses, merrni nga flladi i mirësisë dhe shijoni nga aroma e tij, ekspozohuni ndaj sezoneve të mëshirës së Zotit sa herë që vijnë dhe shfrytëzoni mundësinë. Ato janë ditë me vlerë të bollshme dhe të ngjashme me to janë të rralla midis dëshirave. Lutjet në to pranohen dhe dëshirat janë lehtësisht të arritshme.
Adhurues të Zotit! Dërgoni lutje dhe përshëndetje të shumta mbi më të mirin e njerëzimit, që do jetë strehë për ne ditën e Ringjalljes, profetin dhe ndërmjetësuesin tonë, Muhamedin, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij, lutje dhe përshëndetje të shumta.
O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër halifet e drejtë, me të gjithë shokët e tij dhe me pasuesit e tyre në vepra të mira deri në ditën e Kijametit. O Zot, na bëj dobi me dashurinë tonë për ta, o Zot, na ringjall nën shoqërinë e tyre, dhe mos na lejo të devijojmë nga suneti dhe rruga e tyre, o më i Madhi Bujar.
O Zot, forco Islamin dhe muslimanët, me mirësinë Tënde lartëso fjalën e të vërtetës dhe fenë. O Zot, mbështete me të vërtetën, me udhëzim dhe ndihmë udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta, jepi sukses atij në atë që Ti do dhe me të cilën je i kënaqur, udhëzoje atë drejt drejtësisë dhe devotshmërisë, jepi këshilltarë të drejtë, përmes tij forco fenë Tënde dhe lartëso fjalën Tënde, bëje atë mbështetje për Islamin dhe muslimanët, dhe përmes tij bashko fjalën e muslimanëve në të vërtetën dhe udhëzim, o Zot i botëve.
O Zot, atij, princit të tij të kurorës, vëllezërve dhe ndihmësve të tyre jepu sukses në të vërtetën, në udhëzim dhe në çdo gjë që është e mirë për popullin dhe vendin.
O Zot, jepu sukses udhëheqësve të muslimanëve që të punojnë me Librit Tënd, Kuranin, dhe me sunetin e profetit Tënd Muhamedit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Bëji ata mëshirë për robërit e Tu besimtarë dhe bashko fjalën e tyre në të vërtetën, o Zoti i botëve.
O Zot, shtri mbrojtjen Tënde mbi vendin tonë dhe mbi të gjitha vendet muslimane.
O Zot, kërkojmë mbrojtje me kënaqësinë Tënde nga zemërimi Yt, me faljen Tënde nga ndëshkimi Yt dhe me Ty nga Ti. Ne nuk mund t’i numërojmë lavdërimet që Ti i meriton, Ti je ashtu siç e ke lavdëruar Veten.
O Zot, mos na ndëshko për të këqijat e veprave tona, mos na merr në llogari, përgjegjësi për atë që kanë bërë mendjelehtët nga ne. Na bëj që të mjaftohemi në çdo çështje që na përket.
O Zot, shpëto muslimanët e shtypur në Palestinë, bëhu mbështetës, ndihmës, përkrahës dhe mbrojtës i tyre.
O Zot, të kërkojmë falje, sepse Ti je Falës, prandaj dërgo nga qielli shi të bollshëm mbi ne. O Zot, na furnizo me shi! O Zot, ne jemi krijesa nga krijesat Tua, mos na privo nga Mirësitë e Tua për shkak të gjynaheve tona.
“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)
“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)
Afrim Smakaj
Shfrytëzojeni Ramazanin në mirësi dhe bamirësi