Falënderimi i takon Allahut i cili e përgjithësoi mëshirën e Tij. E falënderojmë pafund dhe i jemi mirënjohës. Ai është më meritori të falënderohet për mirësitë e Tij të panumurta por të kemi kujdes e t’i ruhemi ndëshkimit të Tij. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër që meriton adhurimin përveç Allahut i cili është Një , i Vetëm dhe i Pashoq. Ky krijim është i Tij dhe çdo urdhër është i Tij, e ajo që synohet dhe shpresohet është Xheneti i Tij. Dëshmoj se Zotëria dhe Profeti ynë Muhamedi është Rob dhe i Dërguari i Tij. U përmbyll me profeci profetësia e tij. U plotësua me mesazh domethënës mesazhi i tij. Paqja, mirësia dhe begatia e Allahut qofshin me të, familjen dhe shokët e tij. Familja më e mirë familja e tij dhe shokët më të mirë shokët e tij. Paqja, mirësia dhe begatia e Allahut qofshin me Tabijinët dhe me pasuesit e tyre në çdo mirësi. Gjithmonë paçin mirësinë dhe begatitë e të madhit Zot e cila nuk mbaron dhe nuk kufizohet .
Dhe më pas.
Këshilloj veten dhe juve për devotshmëri ndaj Zotit. Frikësojuni Zotit, Allahu iu mëshiroftë. Kush i frikësohet Allahut është i ruajtur. Kush kërkon nga Allahu shpërblehet, kush falënderon Allahun, i shtohet furnizimi.
Bëjeni devotshmërinë ndaj Zotit dritë të syve dhe pastrim të zemrave. Frikësojuni Allahut të Cilin patjetër do ta takoni dhe nuk i shpëtoni dot llogarisë së Tij. Dijeni Allahu ju mëshiroftë se devotshmëria ndaj Zotit është mbi gjithshka dhe nuk u vjen ndonjë dëm nga ajo. Konsiderojeni devotshmërinë rrugëtim për tek çdo e mirë dhe distancim nga çdo e keqe. U premtoi Allahu të devotshmëve shpëtim prej çfarëdo gjëje që frikësohen dhe furnizim prej andej nga nuk e mendojnë. Ndërthureni shpresën me përkujtimin e frikës: ‘’Ata , me të vërtetë nxitonin për vepra të mira dhe na luteshin, me shpresë e frikë dhe ishin të përulur ndaj Nesh. Enbija 90.
Të nderuar muslimanë! Islami erdhi për realizimin e interesave të robërve, qofshin të momentit apo në të ardhmen, në të gjitha situatat, në besim, adhurim, mardhënie, tradita, dinjitete dhe morale, lidhje shoqërore dhe marëdhënie të ndërsjellta. Në këtë mënyrë sistemohet e gjithë jeta e njeriut në këtë botë dhe në botën tjetër.
Të nderuar muslimanë! Veprat e njeriut ose janë adhurime të ndërtuara konform normave fetare, ose tradita dhe zakone të cilat i shërbejnë dynjasë së tij. Tradidat dhe zakonet janë të lidhuara me qëllimin e robit. Qëllimi i mirë mbetet i mirë ndërsa qëllimi i keq mbetet i keq. Nga Omer bin Hatabi – Allahu qoftë i kënaqur me të – se Profeti – paqja dhe mëshira e Allahut qofshin me të të – ka thënë: Veprat vlerësohen sipas qëllimit dhe se çdo kush do të shpërblehet sipas asaj që ka pasur për qëllim. Hadithi gjendet tek dy Sahihët.
I sukseshmëm prej robërve të Zotit konsiderohet ai i cili ndjek rrugën më të mirë dhe përpiqet të arrijë frytet më të mira. Tradidat dhe zakonet kanë pushtet në shpirtra dhe ndikojnë tek jeta e njerëzve. Është shumë e vështirë të distancohen nga ato. Natyra njerëzore anon nga dëshira për ti vepruar dhe për ti njohur. Tradidat dhe zakonet janë pjesë e jetës dhe shenjë prej shenjave të qytetërimit dhe kulturës së tyre. Për këtë ka ardhur sheriati që t’i miratojë këto tradita dhe zakone që nuk bien ndesh me parimet fetare. Ndërsa traditat dhe zakonet e dëmshme ndalohen dhe anulohen nga sheriati islam. Imam Shatibiju – Allahu e mëshiroftë thotë: Zakonet dhe traditat nëse nuk seleksionohen do t’i rëndonin shumë njerëzit dhe nuk do kishin mundësi t’i vepronin ato. Kanë thënë: Njeriu është sajuesi i traditave dhe zakoneve dhe vepruesi i tyre. Kanë thënë: Njeriu është traditë dhe zakon i cili ecën në tokë. Kanë thënë: Njeriu është i biri i taditës dhe zakonit dhe jo i natyres së tij.
Të nderuar vëllezër! Zakonet dhe traditat lindin me ambjentin dhe zënë vend në jetën shoqërore në formë të mirë ose të keqe, në gjendje ekonomike të mirë apo të keqe, në dije apo injorancë, në qëndrueshmëri fetare apo në devijim. Në jetën normale lindin zakone dhe tradita të mira e ndërsa në jetën e shthurur lindin tradita dhe zakone të këqija dhe të pështira. Traditat dhe zakonet në çdo shoqëri shprehin gjendjen e saj, e qëndrueshme apo e devijuar, e hapur apo ekstremisht konservatore. E mira prodhon tradita dhe zakone të mira ndërsa injoranca prodhon tradita dhe zakone injorante. Sa herë që përmisohet pozitivisht jeta fetare e shoqërise, rritet niveli akademik dhe kulturor, rritet ndërgjegjësimi i saj, përmisohen dhe lartësohen traditat dhe zakonet e mira dhe minimizohen traditat dhe zakonet e këqija. Traditat dhe zakonet që shprehin ndjenja fisnike, norma dhe vlera të larta bujarie dhe dinjtet, trashëgojnë besim të drejtë, fe të saktë, burra bujarë, parime të mira dhe të larta të cilat i pranon njerëzorja në çështjet e përditshme si në përfitimet materiale ashtu edhe në marëdhëniet reciproke. Gjithashtu traditat dhe zakonet mund të shfaqin sjellje të devijuara, si; devijim fetar, ekstremizëm, padrejtësi, fodullëk, robëri, injorancë etj. Traditat dhe zakonet shprehin sjelljen jetësore të njerëzve, eksperiencat e shoqërive gjatë rrugëtimit historik të tyre të mbushur me ngjarje, ndryshime dhe përparime. Traditat dhe zakonet kanë ndikim të thellë. Ato ndërtojnë dhe shkatërrojnë, ngrenë dhe ulin, unifikojnë dhe përçajnë.
Të nderuar muslimanë! Traditat dhe zakonet janë sjellje të shoqërisë me të cilat rrugëtojnë njerëzit dhe ndërtojnë me to veprimet e tyre në situata, qëndrime, raste, gëzime e lumturime, ku lënë gjurmë në shprehjet dhe marëdhëniet ndërmjet tyre, çfarë shtojnë dhe çfarë lenë në mënyrën e të ngrënit, të pirit, të veshurit, të banuarit, të udhëtuarit, të ushqyerit, bisedat, fjalët, veprimet, planet, regjimi, marëdhëniet, shit-blerjet, qeratë, vakufet, betimet, qortimet etj sipas gjendjes së njerëzve dhe ku thërret nevoja e tyre në menaxhim, drejtim dhe përmisim. Siç shfaqen në tradita dhe zakone disa veti pozitive dhe norma fisnike si mikpritja, ndihmesa e nevojtarit, mardhënia me të huajin dhe ndihmesa në fatkeqësi.
Të nderuar muslimanë! Legjislacioni islam ka ardhur për të sistemuar gjendjen e njerëzve, për të ua lehtësuar jetën, për të ua përforcuar traditat dhe zakonet fisnike konform kërkesave dhe interesave të tyre. Pikërisht kjo është ajo që u ka lënë Profeti – paqja dhe mëshira e Allahut qofshin me të – njerëzve, të ecin në të mirë të tyre përderisa nuk bien në kundërshtim me sheriatin islam. Kjo përfshihet brenda fjalës së Profetit – paqja dhe mëshira e Allahut qofshin me të – ‘’Ju jeni më të ditur në çështjet e dunjasë tuaj’’. Transmeton imam Ahmedi, Muslimi dhe Ibnu Maxheh.
Rregulli në këtë rast është: Çdo gjë që njerëzit e bëjnë zakon dhe traditë dhe veprojnë me të dhe nuk bie ndesh me sheriatin islam, ai llogaritet si dobi e sheriatit, larg qëllimeve dashakeqe dhe fanatizmave. Nëse traditat dhe zakonet mundësojnë arritjen e dobive tek njerëzit ose ruajtien e tyre nga dëmet e mundshme dhe nuk dëmton muslimanët atëherë ai është i pranueshëm. Feja islame miraton çdo traditë apo zakon i cili nuk bie ndesh me legjislacionin e tij, përkundrazi, disa prej tyre i ndihmon të përmisohen që të jenë sa më të dobishëm për shoqërinë. Thotë Allahu i Lartësuar duke ju drejtuar kujdestarëve dhe përgjegjësve të jetimëve: Kush është i pasur le të ruhet (shfrytëzimit të pasurisë të jetimëve), e kush është i varfër le të shpenzojë me maturi. Nisa 06. Thotë Allahu i Lartësuar në të drejtën e nënës në ushqim dhe veshmbathje: Është detyrë e burrave t’u sigurojnë bashkëshorteve të tyre ushqim dhe veshmbathje sipas normave. Askush të mos ngarkohet tepër mundësisë që ka. Asnjë nënë nuk bën të dëmtohet me fëmijën e saj e as babai me fëmijën e tij. Po ashtu është i obliguar edhe trashëgimtari i fëmijës. Bekare 233. I tha Profeti – paqja dhe mëshira e Allahut qofshin me të – Hind bint Utbeh gruas së Ebu Sufjanit: Merr nga pasuria e bashkëshortit, pa i marë leje, aq sa të mjafton për fëmijën tënd. Dy Sahihët. Thotë imam Al-Karafiju -Allahu e mëshiroftë-: Mosndryshimi i dispozitave fetare, që burojnë nga zakonet dhe traditat, pas ndryshimit të zakonit dhe traditës është në kundërshtim me unifikimin e dijetarëve dhe ijnorancë në fe. Thotë imam Furhuni -Allahu e mëshiroftë-: Dispozitat fetare që burojnë nga traditat dhe zakonet janë funksionale për aq kohë që janë në fuqi këto tradita dhe zakone dhe anullohen nëse anullohen traditat dhe zakonet. Për këtë, çdo gjë në sheriat që buron nga tradita dhe zakoni, ndryshon dispozita në atë moment që ndryshon tradita apo zakoni sipas traditës apo zakonit të ri. Traditat dhe zakonet ndryshojnë, zëvendësohen dhe evulojnë konform ndryshimit dhe evolimit të shoqërisë, kulturës dhe ngritjes së nivelit shkencor. Pranohet ajo që ishte e refuzueshme dhe refuzohet ajo që ishte e pranueshme. Ajo ndryshon sipas kohës, vendit, gjendies, natyrës së popujve dhe kulturës së vendeve. Prej urtësisë së thellë është argumentimi i dëshirës së madhe për ndryshim dhe lënies së traditës së ndryshuar. Kanë thënë dijetarët në rregullat e tyre: Një çështje e njohur për shkak të zakoneve dhe traditave është e njëjtë si një çështje e kushtëzuar për shkak të kushteve të vendosura. Prandaj, Allahu ju mëshiroftë, baza në tradita dhe zakone është pranimi dhe të qenit e lejuar. Traditat dhe zakonet mund të kthehen në adhurime dhe sunete për individin ose shoqërinë qofshin të mira apo të këqija. Nga Xherir ibnu Abdil-lahi Allahu qoftë i kënaqur me të se Profeti – paqja dhe mëshira e Allahut qofshin me të ka thënë: Kush vepron ne islam një veprim të dobishëm, do të ketë shpërblimin e saj dhe shpërblimin e atij që e vepron atë pa iu pakësuar nga ai asgjë, e kush vepron në islam një vepër të dëmshme do të ngarkohet me mëkatin e saj dhe me mëkatin e atij që e vepron atë pa iu pakësuar nga ai asgjë. Kërkoj mbrojtie nga shejtani i mallkuar: Trego mëshirë, urdhëro vepra të mira dhe shmangu nga të paditurit. El- A’raaf 199.
Më bëftë dobi mua dhe ju udhëzimi i Kuranit fisnik, udhëzimi i Profetit Muhamed paqja dhe mëshira e Allahut qofshin me të, them fjalën time dhe i kërkoj falje Allahut për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët për çdo mëkat dhe gjynah, kërkoni falje nga çdo mëkat e gabim dhe pendohuni tek Ai sepse Ai vërtet është që fal shumë dhe është Mëshirues.
Hutbja e dytë
الحمد لله، الحمد لله على نعمه شكرى، و تسليم لقضائه تسليم و رضى، و أشهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له، شهادة أعدها ليوم عاد أخرى، و أشهد أن سيدنا و نبينا محمدا عبد الله و رسوله، دعى إلى دين الله سرا و جهرا، صلى الله و سلم و بارك عليه و على آله و أصحابه ، أعلى ربهم ذكرى، و أطم لهم أجرى، و التابعين و من تبعهم باحسان، و سلم تسليما كثيرا عشية و بكر. أم بعد.
Falënderimi i takon Allahut. Falënderimi i takon Allahut për mirësitë e Tij që meritojnë mirënjohje. Dorëzimi ndaj caktimit të Tij është kënaqësi dhe durim. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër që meriton adhurimin përveç Allahut i cili është Një, i Vetëm dhe i pashoq. Dëshmi që e përsërisim për të qenë të sigurtë Ditën e Madhe. Dëshmoj se i nderuari dhe Profeti ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij. Ftoi në fenë e Allahut fshehtas dhe haptas, paqja, mëshira dhe mirësia e Allahut qofshin me të, me familjen dhe shokët e tij, të cilët e lartësoi Zoti ynë përmendien dhe shpërblimin e tyre, me pasuesit dhe pasuesit e pasuesve të tyre me mirësi. Dhe më pas.
O muslimanë!
Zakonet dhe traditat e mira i ndihmon popujt të jenë më të qëndrueshëm, ndërsa zakonet dhe traditat e këqija i dobësojnë dhe i devijonnë ato nga normat parësore të një shoqërie. Imitimi i verbër i traditave të parëve e humbin dhe e lënë shoqërinë në prapambetje. Islami erdhi për të na tërhequr vëretie që të distancohemi nga traditat dhe zakonet e këqija edhe pse na i kanë lënë të parët tanë. Thotë Allahu i Lartësuar duke kritikuar këtë sjellje: (thonë inorantët) Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fe (tradita e zakone) dhe vazhdojmë gjurmëve të tyre. Zuhruf 22. Ky është pasim i verbër, mosfunksionim i logjikës dhe mendies dhe privim i lirisë së veprimit. Traditat dhe zakonet e këqija u kushtojnë njerëzve kohë dhe pasuri. U shkaktojnë veteve të tyre siklet dhe mërzi për të kënaqur të tjerët dhe për t’u ruajtur nga e keqia e tyre, harxhojnë jashtë mundësive, veprojnë gjëra që nuk i duan dhe shpenzojnë duke e urryer një gjë të tillë. Është më keq akoma nëse këto tradita dhe zakone bien ndesh me dispozitat e fesë, janë të dëmshme për shëndetin, mendien, moralin dhe normat. Thotë Hafidh ibnul Kajim Allahu e mëshiroftë për ata që fanatizohen pas traditës dhe zakoneve të këqija duke u dhënë përparësi ndaj dispozitave islame dhe mesazhit që përcolli Profeti – paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me të -: Tradita dhe zakoni i keq shkatërron natyrën njerëzore, i bën padrejtësi shpirtrave, shkakton zvetnim dhe idiotësi logjikës, privon nga të drejtat të rriturin dhe i jep të miturit atë që se meriton.
Të nderuar vëllezër! Meditoni disa tradita dhe zakone të këqija në shoqëri, si psh fejesë, martesë, gosti e tjer, me shpenzime marramendëse që çojnë deri në zhytje në borxhe. Bëhen vajtje-ardhjet dhe vizitat qëllim mburrje dhe për t’u dukur, në vend që të jenë gëzim, kënaqësi, afrimitet dhe dashuri.
O muslimanë! Kërkohet nga çdo i logjikshëm e sidomos nga çdo musliman i devotshëm të distancohet nga çdo traditë dhe zakon që bie ndesh me dispozitat e fesë, që shfaq fanatizëm, injorancë, ndasi dhe racizëm, të veprojë konform peshores së dispozitave fetare duke pasuar të devotshmit dhe të urtët. Kush i jep përparësi zakoneve dhe traditve të këqija ndaj dispozitave të fesë apo kërkon të gjykohet me ta në vend të dispozitave fetare, me të vërtetë që ka rënë në mëkat të madh i cili rrezikon ta nxjerrë vepruesin nga islami. A nuk po i frikësoheni Allahut, Allahu ju mëshiroftë. Është vepërmirë ai i cili kundërshton traditat dhe zakonet e këqija duke këshilluar dhe qartësuar me urtësi dëmet e tyre dhe duke shëruar atë që dëmtuan injorantët dhe të paditurit. Ky veprim, Allahu iu dhëntë sukses dhe iu ndihmoftë ,ka pasojat e veta, mund të hasni kundrërshtim nga injorantët por është përpjekje në rrugë të Allahut. Kush le pas dore këtë përpjekje duke qenë i aftë, e sidomos njerëzit e dijes ai është mëkatar dhe akoma më keq ai i cili me qëllim afrimin tek keta njerëz merr pjesë në këto zakone e tradita, duke ua zbukuruar dhe bërë si diçka normale.
Dërgoni Salavate mbi të Dërguarin e Zotit, të cilin e bëri shkak që të udhëzohet kush e meriton udhëzimin. Allahu thotë: Allahu dhe engjëjt e Tij çojnë salavate mbi Profetin. O ju që keni besuar! Dërgoni salavate dhe selame të shumta.
O Zot begatoje robin dhe të Dërguarin tënd Muhamedin a.s, familjen e tij të ndershme, bashkëshortet e tij katër udhëheqësit e ndershëm, Ebu Bekrin, Omerin, Othomanin dhe Alijun, të gjithë shokët e tij mbi Tabijinët, dhe mbarë ata që i ndjekin me ndershmëri deri në ditën e fundit, na përfshij dhe ne në begatinë Tënde me mëshirën Tënde, o më Mëshiruesi i Mëshiruesve!
O Allah! lartësoje Islamin dhe myslimanët.
O Allah! lartësoje Islamin dhe myslimanët.
O Allah! lartësoje Islamin dhe myslimanët, poshtëroji arrogantët dhe të paudhët, mizorët, të pafetë dhe të gjithë mohuesit.
O Zoti ynë! Bëji të sigurtë vendet tona. Përmisoji imamët dhe parinë tonë. Cakto për ne udhëheqës që të frikësohe Ty dhe mbajnë drejtësi. O Allah! Jepi sukses të parit tonë. Forcoje në bindje ndaj Teje atë dhe zëvendësin e tij. Bëji ata lartësues të fesë dhe umetit. Jepi sukses Princit të Kurorës dhe ndihmësve të tij në bindje dhe devotshmëri. Vendos pranë tyre këshilltarë të denjë.
O Allahu! Jepu sukses të parëve të muslimanëve në zbatimin e legjislacionit islam dhe sunetit të të Dërguarit tënd, bëji ata të mëshirshëm me popujt e tyre. Unifikoji ata në të vërtetën dhe udhëzimin e drejtë ja Rab-bel Alemin.
O Allah! Përmisoji gjëndjen e muslimanëve.
O Allah! Përmisoji gjëndjen e muslimanëve në çdo vend.
O Allah! Ruaji jetët e tyre. Unifikoji ata në vërtetën. Vendos për ata prijës të mirë. Ruaji ata nga të këqinjtë. Shtoje sigurinë dhe begatinë në vendet e tyre dhe ruaji nga e keqja dhe sprovat që janë përharur qofshin të publike apo të jopublike.
O Allah! Ndihmoi ushtarët tanë. O Allah! Ndihmoi ushtarët tanë që ruajnë kufinjtë e vendit tonë.
O Allah! Unifiko mendimin, saktëso goditjen, forco llogoret, forco qëllimet, ngri moralet, forco këmbët, forco zemrat dhe ngadhënjei mbi armiqtë e tyre.
O Allah! Përforcoi dhe ndihmoi me ndihmën Tënde.
O Allah! Ruaj ata nga para, pas, djathtas, majtas, lart dhe ruaj o Zot t’u vije dënimi nga poshtë këmbëve të tyre.
O Allah! Pranoji dëshmorët, shëro të plagosurit, ruji familjet dhe pasardhësit e tyre. Ti e dëgjon lutjen.
O Allah! Ndëshkoji çifutët cionistë, pushtues. Ata nuk të frikësohen Ty.
O Allah! Derdh mbi ta ndëshkimi Tënd i cili nuk ka mizor që ka shpëtuar prej tij.
O Allah! Kërkojmë të na ruajsh nga e keqja e tyre.
O Allah! Mundësona ne pendimin dhe kthimin tek Ti, hap për ne portën e pranimit dhe përgjigjies.
O Allah! Pranona bindjen dhe lutjet, përmisona veprart, ruana nga të këqiat, falna dhe mëshirona o më i miri Mëshirues.
O Zoti ynë! Ne i bëmë padrejtësi vetvetes tonë. Nëse nuk na fal e mëshiro, ne jemi të shkatërruar. A’raf 23.
O Zoti ynë! Na jep të mira në këte botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit. Bekare 201.
O Zoti ynë! Falna mëkatet, mbulona të metat, gjallërona zemrat, fali dhe mëshiroi të vdekurit tanë, shëro të sëmurët tanë. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin me Profetin tonë Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.