Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 10-07-1443 H 11-02-2022 D
Shejh Saud Shurejmi Tema Trafikimi i qenieve njerëzore
Lavdërimet janë për Zotin. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqiat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqia. Atë që e drejton Zoti s’ka gjë që e humbet, e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi, është rob dhe i dërguari i Zotit.
“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)
“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, e nga ai krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej atyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.”(En-Nisa 1)
“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab70-71)
Në vijim
O ju njerëz! Allahu e ka nderuar njeriun, i mundësoi atij lëvizjen në tokë dhe dete, e furnizon atë me të mira, dhe e ka veçuar nga shumë krijesa të tjera. I ka legjitimuar atij të drejta të mrekullueshme, dhe detyra të qarta, të cilat nuk mund të arrihen në mënyrë të përsosur përveç se në legjislacionin Islam. K Sepse ky nderim ka ardhur me tekst Kuranor të qartë nga i Drejti dhe i Gjithëdijshmi, dhe nuk është artikulim njerëzore që shprehën ndjenjat e tij, dhe nevojë për përsosmëri. E kush e vëzhgon realiteti me një një shikom të shëndoshë, mëson se nuk është ngritur një sistem për rritjen e moralit njerëzor, dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre, që të mos jetë legjislacionit Islam pararojë dhe nismëtarë i atij sistemi. E si mund të jetë ndryshe kur Islami është feja e Allahut dhe ngjyra, feja, që Ai do. “ S’ka ‘ngjyrë’ më të bukur se ajo që jep Allahu!” (El-Bekare 138)
Hudhejfe, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë; “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na ka mbajtur një ligjëratë, nuk la gjë pa përmendur për gjithçka që do të ndodhë deri në Orën e Kiametit, pavarësisht se atë e mbajti mend kush e mbajti dhe e harroi kush e harroi.” Muttefikun Alejhi.
Adhurues të Zotit! E nga këto porosi janë dhe të drejtat e përgjithshme të njerëzve, të cilat i ka theksuar i dërguari i udhëzimit dhe mëshirës, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me fjalën e tij ku thotë: “Me të vërtetë, gjaku, pasuria, nderi dhe jeta juaj janë të shenjta ndërmjet jush (muslimanëve), ashtu si shenjtëria e kësaj ditës suaj, në këtë muaj tuajin, në këtë qytet tuajin.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.
Ky është pohim i qartë dhe i prerë nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për ndalimin e gjakderdhjes, ku përfshinë shpirtin njerëzor dhe jo vetëm, shenjtërimin e qenies njerëzore, ku përfshinë trupin e tij dhe çfarë lidhen me të, shenjtërinë e pasurisë, ku përfshinë të paktën dhe të shumtën e saj, dhe shenjtërinë e nderit, që përfshinë të ndaluarit e imoralitetit, tradhtisë bashkëshortore, sodomisë, homoseksualiteti, shpifjeve dhe të tjera si këto. Të gjitha këto janë të ndaluara rreptësisht, dhe nuk i lejohet muslimanit ti preki ato tek vëllai i tij musliman.
Adhurues të Zotit! Nëse çështja qëndron kështu, ekziston një fenomen nga i cili preken shoqëritë njerëzore, dhe dëmi i tij shtrihet në përmasa të mëdha. Institucione të të drejtave të njeriut, marrëveshje, rregullore dhe dënime, nxitojnë që ta kontrollojnë, dhe të kufizojnë përhapjen e këti fenomeni dhe të mbyllin burimin e tij. Megjithatë prushi i zjarrit të tij nuk është shuar akoma, jehona e tij kumbon në veshët e shpirtërave të sëmurë, të dëmtuar dhe të rraskapitur. Ky është fenomeni i trafikimit të qenieve njerëzore. Dhe a e dini se çfarë është trafikimi i qenieve njerëzore? Ai është një det i pafundëm me shkeljet e të drejtave të tjerëve, dhe që është bërë fenomen i zakonshëm sot. Ai është rekrutrim individësh, transporti i tyre, strehimi dhe pritja e tyre, përmes kërcënimit me forcë apo dhe me përdorimin e saj. Apo përmes formave të tjera shtrëngimi, rrëmbimi, mashtrimi apo shfrytëzim të pushtetit, shfrytëzim të momenteve të dobësisë, duke dhënë apo marrë pagesa monetare, apo përfitime të ndryshme. Për të marrë kështu miratimin e një personi që ka kontroll mbi një person tjetër, me synim shfrytëzimin e tij.
Adhurues të Zotit! Në realitet, trafiku i qenieve njerëzore ka kuptim më të gjërë se shitja dhe blerja normale, dhe nëse është pjesë prej saj, tregtisë. Pastaj trafikimi i qenieve njerëzore ka pasoja shumë të rënda, ku më e rënda prej tyre, shkatërron shpirtin e njeriut, gjë që është e ndaluar, dhe më e ulta e këtyre pasojave është shfrytëzimi i pafajsisë së njeriut duke e shkatërruar atë, dhe të detyruarit që të lypi për ata. Vërtetë është shumë e keqe që të ngrihesh përmes supeve të të tjerëve, dhe të arrish fitime materiale të kësaj bote, në llogari të mendjeve të tyre, të nderit, pasurisë, shpirtërave dhe intimitetit të tyre. Nëse në origjinë tregtia është një profesion i nderuar, fytyra më e shëmtuar e saj, si tregti, është në trafikimin e qenieve njerëzore. Pastaj nuk ka më të rrezikshme dhe më të shëmtuar se tregtia me njerëz, në kohë krizash shoqërore, ku të interesuarit, shfrytëzojnë këtë kohë, që ta ngrejnë këtë lloj tregtije.
Adhurues të Zotit! Nuk është për tu habitur sepse dhe për kriza ka hajdutë, sikurse ka hajdutë për pasuri dhe shtëpitë. Rezultati i trafikimit njerëzorë është një ekonomi në të zezë, që shkatërron dhe nuk përmirëson, pastrim i parave të krimit, që janë largë qarkullimit të lejuar të tyre. Kjo sepse ai është synim i neveritshëm, përmes të cilit vidhen të drejtat e njerëzve të dobët, dhe liria e tyre, duke shfrytëzuar paditurinë e tyre. Për tu bërë kështu të nënshtruar ndaj atyre që i trafikojnë, sikurse dorëzimi i skllavit para zotërisë së tij. Trafikantët sikur të mendonin në një moment qetësie rreth të keqes që ata bëjnë, nuk do të kishin bërë një hap para më në atë punë, dhe nuk do të kishin zgjatur më dorë mbi ata. Ebi Mes’udi El Bedri, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë; Kam qenë duke goditur një fëmijë me kamxhik dhe dëgjova pas meje një zë. Kur u afrua më shumë pranë meje, dallova se ishte i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe ai po më thoshte: “ O Ebi Mes’ud, dije se Allahu ka më shumë focë mbi ty sesa ke ti mbi këtë fëmijë.” I kam thënë; “O i dërguari i Allahut, ai është i lirë për hatrin e Zotit të Madhërishëm.” Ka thënë: “ Por sikur të mos e kishe bërë, të mos i kishe dhënë lirinë, do të kishte djegur zjarri, apo do të kishte prekur zjarri.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Adhurues të Zotit! Format e trafikimit të qenieve njerëzore janë të shumëta, që fillojnë nga shfrytëzimi i dobësive të shfaqura tek viktima, trafikimi i tij në prodhimin e drogërave, apo në shfrytëzimin monetarë, në shantazhimin e individit në mënyrë të ndaluar, në lypje të detyruar, në heqjen dhe shitjen e organeve të trupit, për të marrë një pjesë të vogël në këmbim të një pjese të madhe që përfiton trafikanti. Kjo nëse ata nuk marrin dënime të ashpra nga trafikantët e tyre për shkak të përformancës së tyre të dobët.
E të njëjtë gjë mund të themi për tafikimin në punë të detyruara. Viktimat e këtij lloj trafikimi janë shtuar nga puntorët emigrantë, në ato shoqëri që mbulohen shkeljet e tyre në mënyrë sistematike, në mënyrë që të përfitohet prej tyre. Shtuar kësaj çështjet e emigrimit, me të cilat mashtrojnë të dobëtit, të cilët i tërheqin me premtime joshëse që i detyrojnë të emigrojnë nga vendet e tyre për në vendet që ata u premtojnë. Nga ku fillon shfaqja e aventurave, frika, dhe pritja deri në arritjen në vendin e dëshiruar, pasi që i ka paguar trafikatit, çmimin e kalimit të tij, në kundërshtim me rregullat e kalimit të ligjshëm.
Pastaj nuk është më pak krim se trafikimi fizik i qenieve njerëzore, rrezikimi i jetëve të tyre, kjo duke i mashtruar ata për tu shërbyer synimeve të trafikantëve, dhe sigurisë së tyre. Dhe pse, në fakt, nuk është financiarisht fitimpruresë si shërbim, rezultati i tij korruptiv në aspektin e sigurisë, jetës shoqërore dhe intelektuale, është padyshim krim më i rëndë se dëmi i fitimit të ndaluar monetarë. Pastaj për më tepër Islami, dhe pse nuk e ka parashikuar shprehimisht termin “Trafikim i qenieve njerëzore”, ka ndaluar në mënyrë të prerë shumë akte që përbëjnë një krim të tillë. E kush ndalon në qëllimet e legjislacionit tonë do të zbulojë se ato ndalojnë trafikimin e qenieve njerëzore, dhe pse nuk i quan ato me këtë emër. Në këtë aspekt, për shembull mund të përmendim, por duke mos u kufizuar vetëm tek kjo, ndalimin e shfrytëzimit të femrave për përfitime, sikurse ka ardhur në fjalën e Allahut të Madhërishëm: “ Mos i detyroni skllavet tuaja të bëjnë kurvëri, që të arrini ju dobi të përkohshme të kësaj bote, nëse ato dëshirojnë jetë të ndershme.” (En-Nur 33) Ibn Kethiri në komentimin e këtij ajeti ka thënë; “ Njerëzit në kohën e injorancës, para Islamit, nëse dikush prej tyre kishte një skllave e dërgonte të prostituonte, dhe i vendoste një taksë që e merrte prej saj në çdo moment. Kur erdhi Islami, Allahu e ndaloi këtë vepër.”
Adhurues të Zotit! Gjithashtu nga kjo kategori është dhe kthimi i borxhit me forcë në momente kur borxhliu është i pamundur për larjen e tij. Allahu ka thënë: “Nëse e dini se borxhliu është ngushtë, shtyjani afatin (e shlyerjes së borxhit) derisa ta përmirësojë gjendjen. Por është më mirë për ju që t’ia falni borxhin, veç sikur ta dinit shpërblimin.” (El-Bekare 280)
Njerëzit e para Islamit, ai që kishte dhënë borxh, nëse i vonohej borxhi, i drejtohej borxhliut duke i thënë; Ke dy mundësi, ose të shlyesh borxhin ose të kthehesh në rob, skllav.
Adhurues të Zotit! Në këtë drejtim Islami i ka kushtuar vëmendje të madhe çështjes së robit, dhe skllavit, duke ngushtuar sa më shumë burimin e skllavërisë, dhe ka zgjëruar mundësitë e fitimit të lirisë nga robërit dhe skllevërit. Islami ka caktuar shpërblime të mëdha, për dhënijen e lirisë njerëzore, sikurse ka bërë lirimin e një robi dëmshpërblimin e parë të pendimit pas kryerjes së gjynaheve të mëdha, ku nga të parat e tyre, gjynaheve të mëdha, vrajsa e njeriut të pafajshëm. Allahu i Madhërishëm thotë të vërtetën, e ku ka fjalë më të vërtetë se fjala e Tij, kur thotë: “O besimtarë, mos e përdorni pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejueshme, përveç rastit kur ajo është tregti me pëlqim të dyanshëm dhe mos e vritni veten (dhe njëri-tjetrin)! Vërtet, Allahu është i Mëshirshëm me ju.” (En-Nisa’ 29)
Zoti na begatoftë të gjithëve me Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij të larta. Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët dhe muslimanet nga çdo gjynah dhe gabim, Zotit kërkoni falje dhe tek Ai pendohuni, me të vërtetë Zoti ynë është Falës Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë vetëm për Zotin, lutjet dhe përshëndetjet janë për atë që nuk ka të dërguar pas tij.
Në vijim
Adhurues të Zotit! Friksojuni Zotit, dhe dijeni se është detyrë publike e përgjithshme për të gjithë, qeveritë, organet e drejtësisë, grupe shoqërore dhe individë, që të shtojnë luftën kundra trafikantëve të qenieve njerëzore, ti kufizojnë ata, dhe të bllokojnë rrugët e tyre me qëllim që tu japin dënimin që meritojnë. Ata janë indivitë që ngrihen, pasurohen, duke shfrytëzuar shpatullat e njerëzve të dobët, shkëlqejnë me djegijen e tyre dhe pasurohen me varfërimin e tyre. Prandaj të bëhet kujdes që të mos bashkëpunohet me ata, apo të heshtet ndaj krimeve të tyre, sepse kjo është nga të bashkëpunuarit në të keqe dhe armiqësi, dhe ngrënija e pasurisë së njerëzve me patëdrejtë.
Nëse një gjë kujtohet me diçka që përmendet, vërtetë kush përmendet, për të mirë, falenderohet. Në vendin e dy xhamive të shenjta, Mbretërinë e Arabisë Saudite, Zoti e ruajtë, trafikimi i qenieve njerëzore është ndaluar, penguar, në të gjitha format e tij, nga një sistem i integruara përmes luftës së trafikimit, dhe duke u bërë pjesë në marrëveshje që kanë të bëjnë me luftimin e këtyre krimeve të tmerrshme. Në këtë drejtim, vendi ynë ka shënuar progres të dukshëm në klasifikimin global të kësaj çështjeje. Ky progres është si rezultat i vazhdimimësisë së qëndrimeve të mëparshme, në atë që forcon identitetin e këtij vendi Islam, dhe të qenit e tij vendi i Kibles së muslimanëve. Sikurse e dimë që vendi ynë ka rezerva përballë disa marrëveshjeve dhe konventave, në lidhje me terminologjinë e identitetit, orientimeve seksuale, për të cilat nuk është rënë dakort, të cilat kundërshtojnë parimet themelore të fesë së tij Islame dhe legjislacionit të tij. E gjithë kjo është fryt i të qenin vend Islam që në themelimin e tij para tre shekujsh, ku u rrit si vend i udhëhequr nga metodologjia e mesme, që është drejtësia e zgjedhur, në mes ekzagjerimit dhe tjetërsimit, devijimit dhe ekstremizmit. Me këtë vend Allahu bashkoi ata që ishin të ndarë, u ndez me të pishtarët e besimit dhe diturisë. Përmes këtij vendi, Saudisë, u eleminuan injoranca dhe devijimi, dhe u ndërpre përmes tij gjurmët e luftimeve dhe armiqësive. Rrugën u kthyen të sigurta dhe vendi u bashkua, duke u kthyer në një trup të vetëm dhe përlhurë e thurur mirë. Sistemi i qeverisjes së vendit përcaktoi që autoriteti, pushteti, të merret nga Libri i Zotit dhe syneti i të dërguari të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ata të dy janë dy sunduesit mbi të gjithë sistemin e shtetit.
E falë mirësisë së Zotit të Madhërishëm, ky vend është nderuar me kujdestarinë e dy vendeve të shenjta, me mbrojtjen e tyre dhe sigurimin e rrugëve për grupet që i vizitojnë, dhe e konsideron atë një detyrë specifike që i diktohet nga përkatësia e saj në fenë e pastër Islame. Për këtë gjë ajo është e nderuar, dhe nuk ka diçka për tu çuditur, adhurues të Zotit, sepse nderimi më i madh, me të cilën dekorohen udhëheqësit e këtij vendi, është që njëri prej tyre të quhet; Kujdestari i dy vendeve të shenjta. Ky është vend që i shtrinë dorën çdo njërit që dëshiron të bashkëpunojë me të, si dhe nuk është i pavëmendshmën ndaj atyre që thurin intriga dhe ja duan të keqen. Në këtë qasje, udhëheqësit e tij kanë vazhduar në tre faza, mbrojnë vendin e tyre; përballë komploteve të atyre që thurin komplote, përballë dinakërisë së të mbuluarve dhe përballë zilisë së ziliqarëve. E lavdërimi i takon Zotit, kan qenë të imunizuar nga pasojat e grindjeve dhe kaosit të krijuar, të cilat i nxisin mashtruesit, ata që thurin intriga me dinakëri në vendet Islame në lindje dhe përëndim të globit. Vendi ynë, lavdëruar dhe madhëruar qoftë Allahu, ka qëndruar i palëkundur përballë gjithë këtyre gjërave. Sa herë që ikën një udhëheqës nga udhëheqësit e tij, e pason atë një tjetër udhëheqës që kujdeset për çështjet e vendit dhe mbron të ardhmen e tij.
Zoti e ruajtë këtë vend nga intrigat e keqbërësve, dhe kurthet e tyre. Zoti i dhëntë gjithmonë këtij vendi mirësinë e sigurisë dhe qetësisë, si dhe të gjitha vendeve muslimane. Me të vërtetë Ai është që dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve.
Zoti ju mëshiroftë, lutuni dhe përshëndeteni më të mirin dhe më të pastrin e njerëzimit, Muhamedin djalin e Abdullahut, poseduesin e luginës në Xhenet dhe ndërmjetësimit. Allahu i Madhërishëm ju ka urdhëruar me diçka që e ka filluar me Veten e Tij, pasuar me Melaiket e Tij të pastra, për ta vazhduar me ju o besimtarë, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot fale dhe mëshiroje robin dhe Dërguarin Tënd Muhamedin, poseduesi i fytyrës së ndritur, dhe ballit shkëlqyes.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi katër Halifet e tij të parë, Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi tabiinët dhe mbi ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit, dhe mbi ne së bashku me ta me Mëshirën, Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.
O Zot shkatërro mohuesit dhe politeistët.
O Zot ndihmo fenë Tënde, librin Tënd, synetin e të Dërguarit Tënd, dhe robërit e Tu besimtarë.
O Zot largo akthin e atyre që janë të shqetësuar, largo të vështirat e atyre që janë në vështirësi, mundëso larjen e borxheve atyre që janë në borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve, me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot ynë, na jep siguri në vendin tonë, përmirso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona. Bëje kujdestarin e çështjeve tona nga ata që të frikësohen, janë të devotshëm ndaj Teje, dhe kërkojnë kënaqësinë Tënde, o Zoti i Botrave.
O Zot ynë, jepi sukses kujdestarit të çështjeve tona në atë që Do dhe je i Kënaqur, nga fjalët dhe veprat, o i Gjalli i Përjetshmi. O Zot përmiso ndjekësit e tij, o më i Madhi më Bujari.
O Zot ynë, jepi sukses atij dhe zëvëndësit të tij në atë që është në të mirë të vendit dhe njerëzve.
O Zoti ynë, Ti je Zoti i Vetëm nuk ka Zot tjetër veç teje, Ti je i pasur, që nuk ke nevojë për diçka, ndërsa ne jemi të varfër, nevojtarë, zbrit tek ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit. O Zoti ynë zbrit tek ne shi, dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit.
O Zoti ynë, mos na privo nga të Mirat Tua për të këqijat që ne kemi, o më i Madhë më Bujari. O Zot ynë na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.
Adhurues të Zotit! Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni.