“Vërtetë, ata do të ndihmohen nga Ne!”

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa    12-09-1445 H    22-03-2024 D

Shejh  Halid  Ebu  Xhumua 

Tema   “Vërtetë, ata do të ndihmohen nga Ne!”

Lavdërimet janë për Zotin, Krijuesin e Gjithëdijshëm, ka krijuar robërit e Tij nga asgjëja dhe i ngriti ata me begati, i sprovoi ata me të mira që ta falënderojnë Atë dhe me të vështira që të bëjnë durim. Urime për atë që ka qenë falënderues dhe i duruar, dhe mjerë për atë që ka qenë mosmirënjohës dhe i frikësuar. 

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, nuk i zbaton mbi një besimtarë një caktim përveçse të jetë e mirë për të. “Kush është i kënaqur do të ketë kënaqësinë e Tij, e kush është i pakënaqur ai do të ketë zemërimin e Tij.”

Dëshmoj se zotëria, i dërguari dhe i dashuri ynë, Muhamedi, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, dhe mbi familjarët e tij të nderuar. Ai  është lënduar rëndë nga dora e idhujtarëve dhe ka duruar mundimet e tyre, ka kaluar një jetë të vështirë dhe me rrisk të pakët, por ka qenë i kënaqur me atë ka pasur. Ka përjetuar dhimbjen e ndarjes nga  të gjithë  fëmijët e tij, të cilët i kanë vdekur që të gjithë gjatë jetës së tij, dhe i ka varrosur me duart e tij të ndershme, përveç Fatimes e cila ka jetuar pas tij. Por ai ka bërë durim, mori kohën e vet dhe rikuperoi. Ai ishte model dhe shembull në durim për njerëzit e uritur. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen, mbi shokët e tij dhe mbi ata që e pasojnë në mirësi deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

 “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102)

Frikësojuni Allahut të Madhërishëm dhe binduni Atij, dorëzoni tek Ai fytyrat tuaja, respektoni për Të fenë tuaj, nënshtrojuni legjislacionit të Tij, dhe jini të kënaqur me caktimin dhe vullnetin e Tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Nuk ka besuar asnjë njeri deri sa të besojë në caktimin e Tij, të mirën dhe të keqen, derisa të dijë se ajo që e ka goditur nuk ka pasur mundësi mos ta godiste dhe ajo që i ka ikur nuk ka pasur mundësi t’i vinte (ndodhte).” Të besuarin në caktimin e Zotit,  e mira dhe e keqja e tij është nga kushtet e saktësisë së besimit, por se besimi i besimtarit bie për sa kohë ai nuk beson në caktimin e Zotit. Po, o ju të lidhur me këtë vend, me të mirën dhe të keqen e tij, d.m.th, me caktimin e mirë dhe caktimin e keq. Mirësia është caktim, fatkeqësia është caktim, sprova është caktim, gëzimi është caktim, hidhërimi është caktim. E caktimi sikurse vjen me të mirë ai gjithashtu vjen dhe me të keqe. “… derisa të dijë njeriu se ajo që e ka goditur nuk ka pasur mundësi mos ta godiste.” Allahu i Madhërishëm thotë: “ Çdo fatkeqësi që i bie njeriut, ndodh me vullnetin e Allahut. Ai ia udhëzon zemrën kujtdo që i beson Atij.” (Et-Tegabun 11) Frikësojuni Allahut, dijeni se përfundimi i mirë është për devotshmërinë dhe se fuqizimi është për besimtarët,  Zoti i botëve ka thënë: “ Qysh më parë Ne u kemi premtuar robërve Tanë të dërguar se ata do të ndihmohen (prej Nesh)  dhe se ushtritë tona do të jenë, me siguri, fitimtare!” (Es-Saffat 171-173)

O ju namazfalës! Sa do që të ngrenë kurthe mosbesimtarët ndaj nesh dhe njerëzve të besimit, sa do të që shtohen vështirësitë dhe krizat, të rriten katastrofat dhe të zgjaten fitnet, me të vërtetë lehtësimi i Allahut të Madhërishëm është afër dhe ndihma e Tij për besimtarët është e sigurt. Me të dërguarin tuaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kanë kaluar ditë të vështira në të cilat nuk kishte vetëm se gjak. E kanë lënduar në veten e tij, kanë folur për nderin e tij, e detyruan që të largohet nga vendi i tij, ju vërsulën atij budallenjtë dhe të marrët, megjithatë, ai duroi, rezistoi dhe rikuperoi, mori përsipër thirrjen. Fitorja ishte pasuesi i tij dhe suksesi shoqëruesi i tij. Sikurse dhe sahabet ishin në të njëjtën situatë,  u munduan, u lënduan dhe u larguan nga shtëpitë e tyre. Pllaka e gurit është vendosur mbi gjoksin e Bilalit vazhdon të jetë e pranishme mbi gjokset tona, ndërsa zjarri i ndezur nën këmbët e Gabab Ibn El Aret vazhdon që të jetë në mendjet tona.  Ndërsa dënimi i rëndë që i është bërë Amar Ibn Jasirit dhe prindërve të tij dhe vrasjen e tyre para syve të tij, derisa dhe i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i nxitën në durim dhe thotë: “ Durim o familja e Jasirit, sepse me të vërtetë  takimi juaj është Xheneti.”   Janë torturuar të dobëtit nga besimtarët dhe kanë përjetuar dënime me mënyra dhe forma të ndryshme, por megjithatë përfundimi i mirë ka qenë për ata. 

O ju muslimanë! Ne nuk kemi nevojë që të  kujtojmë fytyrat dhe të rikujtojmë dhimbjet. Nuk kemi nevojë që të përshkruajmë dhimbjet e të plagosurve, as lëndimet e të shtypurve, e as rënkimet e të pikëlluarve nga vëllezërit tanë në Gazan qëndrestare. Lentet e mediave na kanë mjaftuar në paraqitjen e tyre, e fotografia është më elokuente se çdo fjalë dhe artikull. Zoti largoftë brengat e tyre, lehtësoftë shqetësimet e tyre dhe largoftë pikëllimin e tyre. Atyre u janë mbledhur të gjitha fatkeqësitë, u janë shtuar shqetësimet dhe vështirësitë, uri dhe frikë, të pastrehe dhe të zhveshur, i ftohtë i madh, i acartë dhe vrasës. Vazhdon numri i të vrarëve dhe ujëvarat e gjakut të rrjedhin në tokën e Gazas tonë të dashur. Gratë dhe fëmijët që masakrohen, burra që vriten. Komplekse banesash shfarosen totalisht, shpirtra me shumë që humben. Familje dhe fise fshihen nga historia. Skena përtej imagjinatës dhe që habisin mendjet, të cilat kanë mbjellë hidhërim në zemrat tona dhe pikëllim në shpirtrat tanë.

LEXO  Ruajuni nga tradhtia - Aksa 28.08.2020

Ndërsa ne këtu në xhaminë e bekuar të Aksasë nuk posedojmë diçka tjetër përveçse kthimit tek Allahu, të përgjërohemi me lutje tek Zoti, dhe të kërkojmë mbrojtje tek Allahu prej atyre që nuk kujdesen për besimtarin dhe nuk mbajnë përgjegjësi. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga ato zemra që janë kthyer  si guri apo dhe më mizore, që janë zhveshur, larguar nga dhembshuria, mëshira dhe humanizmi.

Zoti të bekoftë o Gaza, ti që duron plagët deri tani. E nga tragjedia jote nuk kanë shpëtuar as pemët gjelbra dhe as ato të thatat. Qielli yt i pastër është kthyer në re të zeza, të mbushura me tymin e zjarreve që kanë përfshirë dhe shkatërruar çdo gjë. Rrugët janë mbushur me gurë dhe hekur, Zoti i ruajtë ata që kanë shpëtuar nga goditjet dhe shkatërrimi. Pavarësisht tragjedisë dhe plagëve  të thella, pavarësisht se tiranët kanë ndaluar nga ju gjërat më esenciale të jetës, energjinë elektrike, uji dhe ilaçet, deri  nevojat dhe dëshirat e përgjithshme,  dhe u përhap uria, ku vdiqën fëmijë nga uria dhe familje të shtypura.  Por përsëri njerëzit tanë në Gaza janë të lidhur fort me tokën e tyre, e pranojnë dhe janë të kënaqur me caktimin e Zotit të tyre. Zemrat e tyre i kanë lidhur me Allahun, Zoti e botëve. Ankesa e tyre është: “Neve na mjafton Allahu, Ai është Mbrojtës i mrekullueshëm!”

Slogani i tyre është “Thuaj: “Do të na godasë vetëm ajo që na ka caktuar Allahu.” (Et-Teube 51)

Vizioni i tyre është: “ Prandaj, gjyko si të duash; ti gjykon vetëm në jetën e kësaj bote!” (Ta Ha 72) Ngushëllimi i tyre është: “ Ata thanë: “S’ka gjë! Sigurisht, ne do të kthehemi te Zoti ynë.” (Esh-Shu’ara’ 50) Bindja e tyre është: “ Është detyra Jonë që t’i ndihmojmë besimtarët.” (Er-Rum 47) Qetësimi i tyre është: “ Mos mendo kurrsesi që Allahu nuk e vëren atë që bëjnë keqbërësit!” (Ibrahim 42)

O ju agjërues të bindur! Le ta dimë dhe ta mësojmë që në tragjedi sa më shumë të shtohen dhimbjet e saj dhe rriten plagët e saj ku populli i përballon me durim dhe devotshmëri vërtetë pas saj ndryshimi është i madh dhe shumë i madh në varësi të masës së kësaj tragjedie. E kjo ka ardhur qartë dhe e drejtë për drejtë në librin e Allahut, Kuran. Allahu ka treguar historinë e popujve të lashtë dhe na e ka bërë të qartë mundësitë e tyre derisa të sigurohen njerëzit e besimit dhe të mësojnë se për çdo të padrejtë ka një përfundim, për çdo tiran ka kufi. Faraoni sundoi me fuqinë, epërsinë dhe mendjemadhësinë e tij mbi popullin e Egjiptit dhe i bëri ata të përjetojnë mundime të tmerrshme, por se e fshehta është e mbuluar dhe e ruajtur tek Allahu. E pas dyzet vitesh pas një politike dhune dhe mizorie shpërblimi dhe ndryshimi ishte i madh. “Por vullneti Ynë ishte që t’u jepnim mirësi atyre që qenë të shtypur në Tokë, t’i bënim prijës e trashëgimtarë.” (El-Kasas 5)

Allahu është betuar në qiejt dhe yjet që janë në to, në ditën e Kijametit dhe situatën e saj, se përfundimi i njerëzve të padrejtë është mjerim i madh dhe dënim i rëndë. “Mallkuar qofshin ata që hapën Hendekun,” El-Buruxh 4) Kërcënim për këdo që është afër dhe të ngjashëm me njerëzit që hapën hendekun në padrejtësi dhe mizori. Zoti me të padrejtët ka praktikën dhe ditë duke i bërë Allahu mësim për ata që meditojnë. “ …dhe përkujtoju atyre ditët e Allahut!” (Ibrahim 5) Allahu dërgoi tek ata dënime dhe i zhduku ata. Ja ku janë gjurmët e tyre të mbetura dhe ndërtesat e tyre të boshatisura, nuk u bëri dobi forca  tyre si dhe nuk u bëri aspak dobi numri i madh i tyre para Allahut. Ku është Adi, ku është Themudi dhe ku janë Faraonët?! Ku janë ata që brodhën nëpër tokë dhe lënduan njerëzit?! Ku janë ata që u ngjitën në male dhe ndërtuan shtëpi luksoze?! Ku janë ata që u mburrën me forcën: “…dhe, pa kurrfarë të drejte, thoshin: “Kush është më i fortë se ne?”(Fussilet 15) Menduan se ishin të paprekshëm deri sa u erdhi ndëshkimi dhe u filloi dënimi, Zoti zbriti mbi ta zemërimin e Tij ku pasi që ekzistuan u kthyen në gjurmë, duke u bërë për historinë  tregim dhe mësim.

LEXO  Të mësojmë nga historia e të dërguarit të Zotit

O ju të lidhur me këtë vend! O ju që bieni në ruku dhe në sexhde për Zotin! Kur jemi në këtë muaj të bekuar duhet që gjatë tij të kërkojmë falje. Të kërkojmë falje, o ti muaj i bekuar, ke ardhur tek ne në këtë vit dhe ne jemi përballë një uragani fitnesh dhe dallgë shqetësimesh dhe problemesh. Të kërkojmë falje, o ti muaj i bekuar! Ne po të presim ndërsa njerëzit tanë në Gaza përjetojnë luftë të padrejtë, në të cilën vriten të pafajshmit, shkatërrohen shtëpitë, derdhet gjaku i të dobëtve, fëmijëve, të moshuarve dhe pleqve. Të kërkojmë falje o ti muaj i bekuar! Ke ardhur tek ne këtë vit ndërsa armiqtë na kanë sulmuar, hipokritët kanë thurur komplote kundër nesh. Ke ardhur tek ne kur është zbuluar e drejta, janë qartësuar të vërtetat dhe është zbuluar mbulesa. Allahu thotë të vërtetën: “ Allahu nuk i lë besimtarët në gjendjen që ndodheni ju, por do ta ndajë të keqin prej të mirit.” (Al ‘Imran 179)

Pastaj kërkojmë falje tek ti, o muaji i teravive, muaji i namazit të natës, o muaji i Kuranit, ne muslimanët jemi lënduar në fenë tonë, në besimin tonë, në xhamitë tona dhe në Aksanë tonë. Nuk ka forcë dhe fuqi tjetër përveç Fuqisë së Allahut të Lartësuar dhe të Madhërishëm.

O ju namazfalës! Vërtetë njerëzit e të kotës qëndrojnë të bashkuar në një rresht përballë njerëzve të së vërtetës.  Ngjarjet  kanë zbuluar të vërtetat dhe hoqën maskat, u zbuluan hipokritët dhe zhgënjyen muslimanët. Dorëzim dhe nënshtrim. Çfarë prisni, a nuk ka gjak në venat tuaja? A nuk keni familje dhe fëmijë? Bëni diçka që të shkruhet për ju në histori, sikurse u shkrua për Mua’tasimin, sikurse u shkrua për Salahud Dinin, sikurse u shkrua për Sejfudin El Kutuz dhe Ruknidin Bebruz. Por ky është realiteti ynë, realitet i dhimbshëm. Ka humbur besimi dhe së bashku me të ka humbur dhembshuria dhe humanizmi. Universin e ka mbështjellë padrejtësia brutale, selektiviteti në ndërhyrje dhe në spektatorë. Vetoja qëndron me padrejtësinë dhe të padrejtët, dhe me gjuhën e mashtrimit merr pjesë në tragjedi. Ha me ujkun dhe qanë me bariun.  

E të gjitha këto janë sprova në qëndrime dhe përmirësim të rrallëve, derisa Allahu i Madhërishëm e ka bërë të qartë  me qëllim që të humbasë ai që humbet me prova të qarta. Pavarësisht të gjithave me të cilat përballemi, Allahun  na ka premtuar me ndihmën dhe fuqizimin e Tij. “ Me të vërtetë, është vendimi i Allahut, si për të parën dhe për të dytën. Dhe, atë ditë, do të gëzohen besimtarët.” (Er-Rum 4) Në këtë aspekt, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i thotë Ebu Bekrit, Zoti qoftë i kënaqur me të: “ Vërtetë që ata do të mposhten.”

Po, o ju namazfalës!  “ Vërtetë që ata do të mposhten.” Mjerë për të pabindurit dhe kundërshtuesit, mjerë për vendin e tiranëve dhe mendjemëdhenjve. Kush është ajo forcë që i ndalon ata përballë Allahut dhe cila fortesë u bën dobi atyre kur do ju zbres dënimi i Tij, Zotit dhe u vjen ndëshkimi i Tij.  “Sikur keqbërësit të shihnin që tani çastin kur të përballen me ndëshkimin, do ta kuptonin se e tërë fuqia i përket Allahut dhe se dënimi i Tij është shumë i ashpër.” (El-Bekare 165) Kjo në këtë botë, ndërsa në botën Tjetër, në Ahiret, mjerime dhe çfarë mjerimesh, dhimbje pas dhimbjeje. Kur i padrejti do të qajë nga dhimbja dhe kthehet para duarve të Tij i dëshpëruar dhe me keqardhje. Por në atë moment a do ti bëjë dobi keqardhja, kur ka mbaruar koha dhe është përmbushur premtimi. Një thirrës në mes tyre do të thërras: “ Mallkimi i Allahut qoftë mbi të padrejtët.” (Hud 18) Mallkimi i Allahut qoftë mbi të padrejtët.

Vëlla agjërues! Mos i harro vëllezërit e tu në Gaza kur të afrohet dielli për të perënduar dhe afrohen familjarët që të bëjnë yftar. Në kohët e ezanëve përkujto vëllezërit e tu që i ka goditur lufta, ata janë në qiell të hapur, nuk ka shtëpi që ti strehojë ata, nuk a rrobë që ti mbështjelli ata. Qëndrojnë pa ushqim, e kalojnë kohën e syfyrit pa ushqim dhe bëjnë yftarë, e prishin agjërimin me ujë, nëse gjejnë. Ata nuk gjejnë një kafshatë ushqim, apo një grusht miell, apo një fetë buke.

Prandaj shtoni lutjet për ata dhe mbani në lutjet tuaja, e Allahu është që e dëgjon lutjet, është afër dhe i përgjigjet lutjeve tuaja. “Sigurisht, të padrejtët do ta shohin se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes).” (Esh-Shu’ara’ 227)

Nga Abdullah Ibn Mesu’di, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kërkoni Allahut nga mirësitë e Tij, sepse vërtetë Allahu do që ti kërkosh nga mirësitë e Tij. Adhurimi më i mirë është pritja e lehtësimit.” Hapini zemrat tuaja sepse,  adhurimi më i mirë është pritja e lehtësimit.

Zotit i kërkoja falje për vete dhe ju, fitorja është për ata që tek Zoti kërkojnë falje, tek Allahu kërkoni falje.

LEXO  Umeti Islam sëmuret por nuk do të vdesë kurrë

Hutbeja e dytë

Lavdrimet janë për Zotin, i Cili u jep siguri të frikësuarve, shpëton njerëzit e drejtëve, ngre lartë të dobëtit, poshtëron dhe ulën mendjemëdhenjtë, arrogantët, ndanë tiranët dhe mizorët, zhdukën të padrejtët, shkatërron shtete dhe trashëgon të tjerë.

Lutjet dhe përshëndetjet për zotërinë e të dërguarve, zotërinë tonë Muhamedin. Paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, mbi familjen, shokët dhe pasuesit e tij në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

Vërtetë xhamia e Aksasë është shtëpia e shenjtë, kodër e bekuar, e vendosur dhe e specifikuar, kibleja, drejtimi i umetit, porta e qiellit, trashëgimia e brezave paraardhës, përgjegjësia e pasardhësve, miraxhi i Muhamedit, me epokën e Omerit, çlirimi i Salahudin Ejubit.

O ju durimtarë! Namazi i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me të dërguarit e Zotit, paqja e Zotit qoftë mbi ta, në Bejtul Makdis, Kud’s, në xhaminë e Aksasë në natën e Israsë,  ka qenë shpallje se Islami është fjala e fundit e Allahut për njerëzit në dorën e zotërisë së njerëzimit, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Dhe se ngjyra e fundit ndaj xhamisë së Aksasë është ngjyra Islame. Kështu i ngjit prejardhja e xhamisë së Aksasë me këtë umet trashëgues. Po, vërtetë Kud’si me historinë dhe tokën e tij, me vendet e tij të shenjta dhe me karakteristika e tij është trashëgimi e muslimanëve dhe vetëm për muslimanët. Trashëgimi që është detyrë pranimi i saj, kontrolli dhe kujdesi, dhe është detyrë pranimi. Nuk është opsion  zgjedhjeje që ekstremistët hezitojnë ta bëjnë, apo çështje në të cilën hutohen të hutuarit.

Aksa është trashëgimi e këtij umeti, në akiden e tij dhe Kud’si gjithashtu.

Adhurues të Zotit! Nuk është e pranueshme për këtë umetin Islam, që është më shumë se dy miliardë muslimanë, të zhytet dhe të mbytet me kundërshti anësore dhe pikëpamje rajonale apo egoiste. Por duhet që të dëgjojë thirrjen e të vërtetës dhe të drejtën, të lërë mënjanë ndryshimet dhe të bashkohet në përballje me këto kriza, në mënyrë që të mishërohet tek ai, umeti, kuptimi i fjalës së Allahut të Madhërishëm: “  Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani!” (Al ‘Imran 103)

Ndërsa ne, o ju të lidhur me këtë vend, duhet të rinovojmë qëllimin dhe synimin e lidhjes tonë me xhaminë e Aksasë, të edukojmë fëmijët dhe nipërit tanë me dashurinë për Kud’sin dhe për Aksanë. Rinovoni qëllimin e lidhjes tuaj me Bejtul Makdis, Kud’sin, dhe rrethinat e tij, dhe me xhaminë e Aksasë më konkretisht. Ajo është emanet në qafat tona, dhe porosia e të dërguarit të Zotit për ne, paqja dhe shpëtim i Zotit qoftë mbi të. Vërtetë qytet me këtë shenjtëri, qytet me këtë vend të bekuar nuk mund që të shpërdorohet dhe të shpërfillet nga të gjithë ata që janë në Islam. Atë nuk e ndryshon vendim i padrejtë, apo marrëveshje dhe konspiracion. Ajo nuk pranon ndarje, as kompromis, sepse është mbi të gjitha këto.

O banor të Bejtul Makdisit, Kud’sit,  ne jetojmë në këtë tokë të shenjtë, e ky është nderim Hyjnorë dhe dhuratë e Zotit, prandaj thoni, Lavdërimet janë për Zotin për këtë gjë. Kjo është dhuratë e madhe dhe shpërblim i mrekullueshëm që të jemi në Bejtul Makdis, Kud’s. Mirësi e madhe dhe dhuratë madhështore, shijojeni dhe jetojeni, o ju të lidhur me këtë vend, që të jemi nga njerëzit e lidhur me Bejtul Makdis, Kud’si. Lidhja me këtë vend është adhurim sevapi dhe shpërblimi të cilit është i vazhdueshëm deri dhe pas vdekjes, sikurse na e ka përmendur i dashuri dhe i përzgjedhuri, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ka thënë: “ Lidhja e një dite dhe një nate, në rrugë të Zotit, është më e mirë se agjërimi dhe namazi i natës së një muaji, e nëse vdes në këtë gjendje, do të vazhdojë shpërblimi i asaj vepre të cilën apo ishte duke e bërë, dhe do të shpërblehet do të jetë i sigurte nga tundimi.”

A ka mirësi më të madhe, a ka përgëzim më të mirë?!

Zoti ju mëshiroftë, shijojeni këtë vend që Allahu ua ka bërë të dashur dhe vendin në të cilin Ai ju ka zbritur.

Zoti ju bekoftë, dijeni se kjo është gjendja e juaj në Bejtul Makdis, Kud’s,  të lidhur me të deri në ditën e Kijametit, prandaj, bëni durim në këtë çështje. Vërtetë ndihma e durimit ka kohë, pas mundimit ka vetëm rrugëzgjidhje dhe pas vështirësisë ka vetëm se lehtësim.   “O besimtarë! Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin për të qenë të tillë; bëhuni të vendosur dhe vigjilentë (në vepra të mira dhe në ruajtjen e kufijve) dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni!” ( Al ‘Imran 200)

O ju të dashurit e mi, përkujtoni se përgjegjësia për kujdesin dhe ruajtjen e Kudsit dhe Aksasë është barrë mbi shpatullat tuaja dhe emanet mbi qafat tuaja deri në ditën e Kijametit. Aksa është pjesë nga akideja, besimi juaj, prandaj kujdesuni për akiden, besimin tuaj.

Allahut të Madhërishëm dhe të Plotëfuqishëm  i lutemi të na bëj të vendosur në këtë tokë dhe të na mbrojë në të pa fitne, sprova të rënda.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë dhe idhujtarët, dhe shkatërro armiqtë e fesë.

O Zot, dënoi ata dhe shkatërroi ata me Melieket e Tua, Zebanije, Rojet e Xhehenemit.

O Zot, të lutemi të kujdesesh për vëllezërit tanë në Gazan qëndrestare dhe në çdo pjesë të tokës në Palestinë.

O Zot, largo nga ata fatkeqësinë dhe përshpejto tek ata lehtësimin dhe rrugëzgjidhjen.

O Zot, mëshiro dobësinë e tyre, bashko forcat e tyre, merr nën kujdesin Tënd çështjen e tyre, mëshiro dëshmorët e tyre, shëro të sëmurët e tyre, mundëso lirinë e të burgosurve të tyre dhe shëro gjokset e popullit besimtarë.

O Zot, mos u mundëso ngritje të padrejtëve, mos u mundëso atyre asnjë qëllim dhe dëshirë, dhe bëj ata për pasuesit e tyre mësim dhe shembull. O Zot, mos lër nga ata pa u dhënë mësim.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje zotërinë tonë Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij. Përmendeni Allahun e Madhërishëm, Ai ju kujton ju.

Falënderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.

Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe.

Allahu është i Ditur për çfarë veproni.          

“ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

 Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1317690565564696

Post Author: endrit