Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme 12-09-1445 H 22-03-2024 D
Shejh Dr. Abdul Muhsin El Kasim
Tema Vlerat dhe mirësitë e muajit më të mirë, Ramazanit
Me të vërtetë lavdërimet janë për Zotin. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbet, e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.
Dëshmoj se i dërguari ynë, Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, për të gjithë dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.
Në vijim
Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit me frikë të vërtetë, dhe binduni Atij në fshehtësi dhe hapur.
O ju muslimanë! Allahu ka vlerësuar disa netë dhe ditë ndaj njëra-tjetrës, ka përzgjedhur një muaj të cilin e ka bërë shkëlqimin e të gjithë muajve të vitit, duke e veçuar atë me më shumë mirësi dhe nderime. Muaj në të cilin është zbritur Kurani, në të cilin hapen portat e Xhenetit, mbyllet portat e zjarrit, Xhehenemit dhe prangosen shejtanët. Muaj në të cilin falen të gjitha gabimet nëse janë shmangur gjynahet e mëdha. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Pesë kohët e namazit, xhumaja deri në xhuma, Ramazani deri në Ramazan, shlyejnë gjynahet e vogla që bëhen në ndërmjet tyre nëse iu largohesh gjynaheve të mëdha.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi. Imam Neveviu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Çdo njëra nga këto që janë përmendur janë të vlefshme për shlyerje, fshirje të gjynaheve, nëse gjindet diçka që mund të fshihen nga gjynahet e vogla ato i fshijnë. E nëse ai nuk bën nga gjynahet e vogla e as të mëdha atëherë i shkruhet e mirë dhe ngrihet me të në gradë. E nëse ka gjynahe të mëdha, apo gabime të mëdha dhe nuk ka gjynahe të vogla shpresojmë që ato të lehtësojnë nga gjynahet e mëdha.”
“ Kush e agjëron ditën e tij me besim dhe bindje në shpërblim tek Zoti atij do ti falen gjynahet e të kaluarës. Ndërsa kush falën në netët e tij namaz me besim dhe bindjen në shpërblimin tek Zoti atij do ti falen gjynahet e të kaluarës.” Muttefikun Alejhi.
Shejhul Islami, Zoti e mëshiroftë ka thënë: “ Besimi i tij se Allahu e ka e ka ligjëruar, obliguar, miratuar dhe urdhëruar. Ndërsa bindja e tij në shpërblimin e tij tek Allahu, që ta bëjë me sinqeritet për Të dhe të shpresojë shpërblimin e Tij.”
Në këtë muaj ndodhet një natë e cila është më e mirë se njëmijë muaj. Agjërimi të mbron nga gjynahet dhe nga zjarri i Xhehenemit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Agjërimi është mburojë.” Muttefikun alejhi.
Ndërsa sa i përket shpërblimit të tij përgjegjës për të është Zoti Mëshirues. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Allahu i Madhërishëm ka thënë; Çdo vepër e birit të Ademit, njeriut, është për të, përveç agjërimit, ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të.” Muttefikun Alejhi. Kurtubiu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Kuptimi është se shumat e shpërblimit për veprat u janë shpallur njerëzve dhe se ato janë shumëzuar nga dhjetë në shtatëqind fish deri sa të dëshirojë Allahu, përveç agjërimit për të shpërblen Allahu pa masë të caktuar.”
Veprat e mira vlerësohen më shumë në kohë të mira. Ndërsa adhurimet më të mira janë: Njësimi i Allahut dhe sinqeriteti i punës për Të, e me këtë janë urdhëruar të gjithë njerëzit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit)…” (El-Bejjine 5)
Veprat e mira nuk pranohen përveçse duke ndjekur sunetin e të dërguarit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe bindja ndaj tij të shpie në Xhenet. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush më bindet mua do të hyjë në Xhenet.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.
Namazi është shtylla e fesë dhe besëlidhje me Zotin, kush e mbanë atë do të hyjë në Xhenet. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Pesë namaze që Zoti i ka caktuar për robërit e Tij, kush i plotëson ato duke mos humbur asnjë prej tyre duke mos nënçmuar të drejtat e tyre, ka besëlidhje, një fjalë të dhënë tek Zoti, me të cilën Ai do ta fusë, njeriun, në Xhenet.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi. Kush i injoron të obliguarat e tij, të namazit, nuk e ka njohur vlerën e Ramazanit, ndërsa kush tregohet dembel në sunetet dhe shpërblimet e tij ai ka neglizhuar, apo është treguar i pakujdesshëm ndaj mirësive të Ramazanit.
Kurani Famëlartë është ai me të cilin e ka bekuar Allahu këtë umet. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Allahu u ka dhënë besimtarëve dhuratë të madhe, kur u solli një të dërguar nga gjiri i tyre, i cili ua lexon Shpalljet e Tij…” (Al ‘Imran 164) Emrat e tij janë të shumtë, përshkrimet e tij janë të shumta dhe Ai e ka prezantuar përkujtimin, Kuranin, mbi shumë bekime të Tij. “I Gjithëmëshirshmi ua ka mësuar Kuranin (robërve të Tij), ka krijuar njeriun.” (Er-Rahman 1-3) Leximi i tij shton besimin dhe ajetet e tij kanë bërë të qajnë njerëzit e mëdhenj. Zoti i lavdëroi ata që e lexuan dhe vepruan me të dhe u premtoi me shtim të mirësive dhe përmbushje të premtimit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Pa dyshim, ata që lexojnë Librin e Allahut, falin namazin dhe japin fshehtazi apo haptazi nga ajo që u kemi dhënë Ne, mund të shpresojnë në një tregti që nuk do të humbasë. Allahu do t’ua plotësojë atyre shpërblimin dhe do t’ua shtojë nga mirësia e Tij.” (El-Fatir 29-30)
Momenti më i mirë në të cilin lexohet Kurani është në muajin në të cilin ai ka zbritur. Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka qenë njeriu më bujarë, dhe ishte më bujarë se asnjë herë në muajin e Ramazanit kur e takonte atë Xhibriili, e ai e takonte atë në çdo natë të muajit të Ramazani dhe i mësonte atij Kuranin.” Muttafikun Alejhi. Ibn Haxheri, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Nga të gjitha ato që u përmendën: nga koha, zbritja, zbritësi dhe studimi, i ka ndodhur më shumë bujari.” Njerëzit më të lumtur janë ata që janë më afër nga libri i Zotit. Zemra e atij të cilit është e bllokuar nga përfitimi i Kuranit nuk do të udhëzohet nga diçka tjetër. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Atëherë, në çfarë fjalësh të tjera do të besojnë ata, nëse mohojnë Allahun dhe shenjat e Tij?!” (El-Xhathije 6)
Falja e namazit të natës është nga cilësitë e banorëve të Xhenetit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Ata flinin pak natën.” (Edh-Dharijat 17) “ Namazi më i mirë i njeriut, pas të obliguarave, është namazi i natës.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi. Prandaj kujdesu për namazin e natës, teravive në Ramazan me imamin deri sa ai të largohet, me qëllim të që ekspozohesh para mirësive të Zotit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush falën namaz me imamin derisa ai të largohet i shkruhet sikur të ketë falur namaz gjithë natën.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu.
Lutja depërton në qiell deri sa arrin tek Allahu dhe nuk kthen, pengon atë asnjë gjë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem!” (Gafir 60) Duart e Allahut janë të shtrira për falje dhe thesaret e Tij janë plotë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Dora e Allahut është plot. D.m.th, nuk pakësohet kurrë, me shpenzimet e Tij, bujare, d.m.th, gjithmonë duke dhuruar natën dhe ditën.” Muttefikun Alejhi.
Prandaj kërko nga Bujari çfarë të dëshirosh prej të mirave të kësaj bote dhe të botës Tjetër, nga udhëzimi, përmirësimi i trashëgimtarëve, lumturia, begatia, furnizimi me të lejuar dhe hyrjen për në Xhenet. Lute Zotin tënd me çdo gjë që dëshiron sepse do të plotësohet me lejen e Allahut. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ …u përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua.” (El-Bekare 186)
Sadakaja, lëmosha është argument për besimin dhe më e mira e saj është ajo që jepet në muajin e Ramazanit. Sikurse shpenzimi i pasurisë është gjëja më e mirë për shpirtin e njeriut. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “… dhe shpenzoni për bamirësi në të mirën tuaj.” (Et-Tegabun 16) Melaiket i luten Zotit çdo ditë për atë që shpenzon që të ja kthejë atë që ka shpenzuar. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nuk ka ditë që robërit zgjohen dhe të mos zbresin tek ai, në tokë, dy Melaike, ku njëri prej tyre thotë: O Zot, jepi pasuri tjetër kompensim, për atë që shpenzoi në rrugën Tënde, dhe tjetri thotë: O Zot, shkatërroje atë që e ruan pasurinë, nuk e jep në rrugën Tënde.” Muttefikun Alejhi.
Në ditën e Kijametit çdo njeri do të jetë nën hijen e sadakasë, lëmoshës që ai ka dhënë. E nga ata që të do të strehojë Zoti nën hijen e Arshit të Tij është dhe: “ Një njeri që ka dhënë sadaka, lëmoshë duke e fshehur atë sa që të mos e dijë dora e tij e majtë se çfarë sadakaje jep dora tij e djathtë.” Muttefikun Alejhi. Nga gjërat për të cilat njeriu do të ndjejë keqardhje pas vdekjes është braktisja e sadakasë, bamirësisë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Prandaj jepni prej atyre mirësive që ju kam dhënë Unë, para se t’i vijë vdekja ndonjërit, e ai të thotë: “O Zoti im, sikur të më kishe lënë edhe një kohë të shkurtër në jetë, do të kisha dhënë lëmoshë dhe do të bëhesha ndër të mirët!” ( El-Munafikun 10)
Umra në muajin e Ramazanit ka shpërblim të madh. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë umra në Ramazan është e barazvlefshme me Haxhin.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.
Njerëzit më të mirë në një punë janë ata që e përmendin më së shumti Zotin në këto punë. Kështu, agjëruesit më të mirë janë ata që e përmendin më shumë Zotin në agjërimin e tyre, bamirësit më të mirë janë ata që e përmendin më shumë Zotin në lëmohen e tyre për Zotin, dhe kështu me radhë me të gjitha veprat e tjera.
Pendesa e sinqertë është nga adhurimet më të mira. Ibn Kajjimi, Zoti e mëshiroftë ka thënë: “ Shumica e njerëzve nuk e dinë vlerën e pendimit dhe as të vërtetën, realitetin e saj.” Asnjë njeri nuk është i plotë dhe nuk e arrin afërsinë e plotë me Zotin përveçse nëpërmjet saj, pendesës. Zoti i ka urdhëruar të gjithë besimtarët që të pendohen për të arritur përmes saj shpëtimin. Allahu ka thënë: “ Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!” (En-Nur 31)
Allahu e ka quajtur Veten e Tij Tevab, Pranues i pendesës, që të kthehen robërit e Tij për tek Ai, e kush kthehet për tek Ai me pendesë, Zoti gëzohet me të, e strehon atë dhe zëvendëson të këqijat e tij me të mira. Dita më e mirë në jetën e njeriut është dita në të cilën ai pendohet tek Allahu. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka thënë Ka’b Ibn Malikut, Zoti qoftë i kënaqur me të, kur Zoti ka pranuar pendesën e tij: “ Gëzohu për ditën më të mirë që ke kaluar në jetën tënde, prej ditës kur të ka lindur nëna!” Muttefikun Alejhi.
Kërkimi falje tek Zoti fshinë gjynahet dhe largon mundimet. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ …Allahu nuk do t’i ndëshkojë ata, përderisa ata i kërkojnë falje Atij.” (El-Enfal 33) Kërkimi falje tek Zoti, ngrenë në gradë, sjell shi të bollshëm, shton pasurinë dhe fëmijët, prodhon fruta, bën që të rrjedhin lumenj dhe përmes saj zbret mëshira. “Përse nuk kërkoni nga Allahu falje (të gjynaheve) që të mund të mëshiroheni?!” (En-Neml 46) Kërkimi falje tek Zoti është praktikë e të dërguarve të Zotit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë unë kërkoj falje tek Zoti njëqind herë në ditë.” Transmeton Muslimi.
Gratë urdhërohen të bëjnë të njëjtat ibadete, adhurime që urdhërohen të bëjnë burrat, siç janë leximi i Kuranit, lutja, bamirësia, përkujtimi, pendimi, kërkimi i faljes dhe namazi i natës. Përveç se namazi i saj në shtëpinë është më i mirë për të se sa namazi i saj në xhami. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Dhe shtëpitë e tyre janë më të mira për ato.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi.
Në vijim
O ju muslimanë! Agjërimi është adhurim madhështorë në Islam. Ebu Umametu, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Kam ardhur tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe i kam thënë; “Më urdhëro me diçka që mund të mësoj, ta marr nga ti? Ai më ka thënë: Mbaj agjërim sepse nuk ka asgjë të ngjashme me të.” Hadithin e ka transmetuar Nesaiu.
Era ndikuese e këtij adhurimi, agjërimit, është më e mirë tek Zoti se misku. Ai, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “ Era e gojës së agjëruesit është më e mirë tek Allahu se era e miskut.” Muttefikun Alejhi.
Ditët e Ramazanit kanë filluar të mbarojnë, e i zgjuar është ai që përfiton prej tyre. Jeta në këtë botë nuk është gjë tjetër veçse disa frymëmarrje dhe afate të caktuara, të kufizuara, dhe ditët shtrihen, kalojnë drejtë këtyre afateve. Pra, punoni, shpresoni dhe jepni lajme të mira, përgëzime. I mashtruar, i humbur, është ai i cili largohet nga bindja ndaj Zotit, ose shpërqendrohet prej saj. Ndërsa i privuar është ai që privohet nga mirësitë në Ramazan. Mësimi dhe përfitimi është me përsosmërinë e përfundimit dhe jo me mangësitë e fillimeve. Veprat vlerësohen sipas përfundimeve të tyre.
Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ O besimtarë! Përkuluni dhe përuluni në sexhde (para Allahut)! Adhuroni Zotin tuaj dhe bëni vepra të mira për të arritur shpëtimin!” (El-Haxhxh 77)
Zoti na begatoftë në Kuranin Famëlartë, Zoti na bëftë dobi nga argumetat dhe urtësitë e tij të mëdha.
Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, tek Zoti kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirbërës.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet i takojnë Allahut për mirësitë e Tij, Atë e falënderojmë për suksesin dhe arritjet. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai meriton Madhërime. Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi, është rob dhe i dërguar i Zotit. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, atyre u dërgojmë selame të shumta.
O ju muslimanë! Zoti e ka ligjëruar agjërimin gjatë muajit të Ramazanit dhe e ka bërë atë shtyllën e katërt të Islamit për arritjen e devotshmërisë. “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, me qëllim që të ruheni (nga gjynahet).” (El-Bekare 183) Muslimani duhet t’i frikësohet Zotit, të ruhet nga ato të këqija që e dëmtojnë agjërimin dhe e prishin atë, të ruajë gjuhën, dëgjimin dhe shikimin e tij nga ato që Zoti i ka ndaluar. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ai që nuk braktisë shpifjen, veprimin sipas saj dhe injorancën, d.m.th veprat e njerëzve të paditur, apo marrëzia ndaj njerëzve të tjerë, Allahu nuk ka nevojë që ai të lërë ushqimin dhe pijen e tij.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu. Për shkak të rëndësisë së agjërimit, i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka ndaluar nga fjalët e turpshme, grindjet dhe ngatërresat gjatë agjërimit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kur dikush nga ju është agjërueshëm, të mos flasë fjalë të ulëta e as të bërtasë.” Muttefikun Alejhi. E kush përballet me një të paditur të mos ja kthejë me të njëjtën vlerë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nëse dikush e fyen ose e sulmon atë le të thotë; Unë jam me agjërim.” Muttefikun Alejhi. Imam Ahmedi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Agjëruesi duhet të jetë i kujdesshëm ndaj agjërimit përmes gjuhës së tij dhe të mos e dëmtojë atë me fjalët e tij. Tregohet se kur agjëronin, uleshin nëpër xhami dhe thonin: Ne ruajmë, mbrojmë agjërimin tonë dhe nuk përgojojmë askënd.”
Dijeni se Allahu ju ka urdhëruar që të bieni në Salavate dhe ta përshëndesni të dërguarin e Tij, Ai ka thënë në Kuranin Famëlartë: “O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje të dërguarin tonë, Muhamedin.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi Halifet e parë të drejtë, të cilët gjykuan me të vërtetën dhe me të bënë drejtësi, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët e tij, dhe mbi ne së bashku me ta, me Bujarinë dhe Mëshirën Tënde, o më i Madhi Bujar.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët.
O Zot, poshtëro politeizmin dhe politeistët, dhe shkatërro armiqtë e fesë.
O Zot, përmirëso gjendjen e muslimanëve në çdo vend, o Zoti i botëve.
O Zoti ynë, prano agjërimin tonë, namazin deh të gjitha adhurimet tona, o Zoti i botëve.
O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë dhe zëvendësit të tij në atë që do dhe je i kënaqur, udhëzoi ata drejtë të mirës dhe devotshmërisë, dhe bëj që veprat e atyre të dyve të meritojnë kënaqësinë Tënde, o Zoti i botëve.
O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të muslimanëve që të punojnë me librin Tënd, Kuranin, dhe të gjykojnë me legjislacionin Tënd.
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)
“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf 23)
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju,
Falënderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.
Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe.
Allahu është i Ditur për çfarë veproni.
Afrim Smakaj