Vlerat e falënderimit të Zotit

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa    20-05-1446 H   22-11-2024 D

Shejh Muhamed Sarandah

Tema  Vlerat e falënderimit të  Zotit

Falënderimet  janë për Zotin. “Pastaj do të thonë: “Lavdi Allahut, i Cili e ka larguar hidhërimin nga ne. Vërtetë, Zoti ynë është Falës dhe Falënderues.”(El-Fatir 34)

Falënderimet  janë për Zotin. “I tillë është Allahu! S’ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Tij! Atij i takojnë falënderimet dhe lavdërimet në këtë jetë dhe në tjetrën! Vetëm Atij i përket vendimi dhe tek Ai do të ktheheni.”(El-Kasas 70)

Falënderimet  janë për Zotin. “Ata do të thonë: “Lavdi  Allahut, që përmbushi premtimin e Vet e na dha në trashëgim Xhenetin, ku të vendosemi si të duam!” Sa i mrekullueshëm është shpërblimi i atyre që kanë punuar drejt!” (Ez-Zumer 74)

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë banorët e Xhenetit i ‘gëlltisin’ kalojnë  madhërimet  dhe falënderimet për Zotin, sikur gëlltisin, kalojnë frymën që marrin.”

Falënderimet janë për Allahun, për gjykimin e të Cilit nuk ka asnjë shtysë, asnjë pengesë për dhënien e tij dhe asnjë nuk mund ti fshihet atij, gjykimit të Zotit. Me falënderimin ndaj Teje mëshirohet çdo dobët dhe me falënderimin ndaj Teje tek Ti nuk humbën asnjë aleancë.

O Zot, ne të besojmë Ty Gazan dhe popullin e saj. O Zbritës i Mirësive dhe i Librit Gjithëpërfshirës, Kuranit, me dritën e ndritshme, të kemi besuar fëmijët e saj, Gazas, gratë e saj dhe të dobëtit e saj, Ti je mbrojtës nga fatkeqësitë, që ngre njerëzit në gradë dhe shtypës i tiranëve.

Zoti ynë! Vërtetë Palestina dhe populli i saj krenohen me falënderimet ndaj Teje, ata të madhërojnë me falënderime ndaj Teje, të luten me falënderimin ndaj Teje që të jesh i Butë me ta, butësi që është e denjë për lavdërimet ndaj Teje, o Bujar. 

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, Madhërimi është për Të, prej Tij fillon lavdërimi dhe tek Ai kthehet, ka hapur librin e Tij, Kuranin duke lavdëruar Veten, dhe ka thënë: “ Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve.” (El-Fatiha 1) Lavdërimi erdhi nga Vetja e Tij kur ka thënë: “ Qoftë lavdëruar Allahu që krijoi qiejt dhe Tokën dhe bëri errësirën dhe dritën.” (El-En’am 1) Ka urdhëruar të dërguarin e Tij për lavdërim ndaj Tij dhe i ka thënë: “ Dhe thuaj: “Falënderimi qoftë për Allahun, Ai do t’jua tregojë shenjat e Tij e ju do t’i njihni ato!” (En-Neml 93)

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi është i dërguari i Zotit. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. O Zot, fale dhe mëshiroje mirësinë e zemrave dhe ilaçin e tyre, përmirësuesi i trupa tanë dhe shëruesi i tyre, drita e syve tanë dhe ndriçimi i tyre.

Zotëria i falënderuesve ndaj Zotit, të cilit Zoti i tij i ka thënë: “ Thuaj (o Muhamed): “Lëvduar e falënderuar qoftë Allahu dhe shpëtimi qoftë për robërit e Tij të zgjedhur.” (En-Neml 59) Ai i cili në ditën e Gjykimit do të ngre lartë flamurin e falënderuesve të Zotit. Allahu ka lavdëruar njerëzit falënderues ndaj Tij dhe ka dëshmuar për besim tek ata, prandaj urime për ata që Zoti i ka përmendur dhe i ka përshkruar kur ka thënë: “ (Këta janë) ata që pendohen, e adhurojnë Allahun, e falënderojnë Atë, agjërojnë, përkulen (në namaz), bien në sexhde (gjatë namazit), urdhërojnë vepra të mira, pengojnë të këqijat dhe u përmbahen kufijve të caktuar nga Allahu. Jepu lajmin e mirë besimtarëve!” (Et-Teube 112) Hasani, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Falënderuesit janë atë që e falënderojnë Allahun në çdo situatë të tyre.” Ndërsa zotëria ynë, Ali Ibn Ebi Talib, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Falënderim është fjalë që Allahu e ka dashur për Veten e Tij.” Fjalë me të cilën Zoti është i kënaqur për Veten e Tij dhe që e do që të thuhet, prandaj, Falënderimet janë për Zotin, pastaj përsëri falënderimet janë për Zotin.

Situatat e të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kanë qenë të mbushura me falënderime për Zotin, në të gjitha kushtet e tij. Sikurse me falënderime u edukuan shokët e Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, sa që falënderimi u bë sjellje dhe karakter, cilësi në mesin e sahabeve të nderuar, ata të cilët çliruan vende dhe rajone dhe udhëhoqën botën mbarë drejt Zotit të tyre. Umeti i Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, falënderojnë Allahun për çdo vështirësi dhe begati. Falënderuesit janë atë të kënaqurit me Zotin, Sunduesi i tyre i Vërtetë, me çdo gjë që Ai ka caktuar për ta.

LEXO  Pasoni Ramazanin me punë të mira - Aksa 29.05.2020

Falënderimi për Zotin mbushën peshoren, në momente mirësish, falënderimi ndaj Zotit është  mirënjohje, ndërsa në momente fatkeqësish falënderimi ndaj Zotit është  kënaqësi ndaj Zotit. Falënderimet për Zotin për Veten e Tij, falënderimet për Zotin për Cilësitë dhe Caktimet e Tij, falënderimet për Zotin për Emrat e Tij, falënderimet për Zotin për Sundimin dhe Njësimin e Tij në adhurim, prandaj, falënderimi për Zotin është që mbushën peshoren. Po, falënderimi për Zotin mbushën atë që është në mes qiellit dhe tokës. Nëse mirënjohja është përballë mirësive, falënderimi është më i përgjithshëm, sepse ai është për në kohë të mira dhe të këqija, duke qenë i kënaqur ndaj Zotit, Allahut të Madhërishëm, askush nuk mund të lavdërohet për diçka të keqe përveç Tij.

O ti musliman! Nëse të godet shqetësimi, vështirësia dhe vuajtja, lutja më e mirë për ty është, Falënderimi për Zotin. Sa fjalë e bukur është kjo që del nga zemra e atyre që janë të durueshëm, që kërkojnë shpërblim, që janë të vendosur, atyre që janë të kënaqur me Zotin, fjalë me të cilën, zemrat e tyre do të qetësohen dhe shpirti i tyre do të jetë i qetë.

O Ti që kënaqesh shpejt: Mëshiroi ata të cilën nuk posedojnë vetëm se lutjen, sepse me të vërtetë Ti je që bën atë që dëshiron. O Ti që emri Yt është Shërues, falënderimi ndaj Teje lutje, përmendja Jote shërim, mëshiro ata që kapitali i tyre është shpresa dhe arma e tyre lutja, o Zoti i Botëve.

Sa herë që përfundon një bindje, adhurim, thuaj: Falënderimi është për Zotin. Sa herë që vjen në vend qëndrimin e të dërguarit të Zotit, në Kud’s, thuaj; Falënderimi është për Zotin. E nëse je nga njerëzit e lidhur, të vendosur dhe vigjilent në këtë tokë, Kud’s, thuaj; Falënderimi është për Zotin. Nëse shtëpia, familja jote është besimtare thuaj; Falënderimi është për Zotin. “…dhe ata do të thonë: “Qoftë lavdëruar Allahu që na udhëzoi në këtë. Ne nuk do të ishim udhëzuar, sikur të mos na udhëzonte Allahu.” (El-A’raf 43) Ruhu nga atribuomi i mirësive dhe veprave të mira vetes tënde, por përmend mirësinë e Zotit ndaj teje. Kushtet e falënderimit janë tre: Nëse Allahu të ka dhuruar një mirësi duhet ta njohësh Atë që ta ka dhuruar. E dyta; Të jesh i kënaqur me atë që Sunduesi yt ka caktuar për ty. E treta;  Për sa kohë që gëzon mirësitë e Zotit tënd, mos e kundërshto Atë që të ka dhuruar atë mirësi.

Nëse Zoti të ka ruajtur nga rënia në imoralitet, shthurje, argëtim dhe dekadencë, atëherë thuaj: “Falënderimi i takon Zotit”.   O Zot, kjo është një gjë e urryer ne nuk e aprovojmë, ndërsa gjaku i muslimanëve po derdhet njerëzit e epsheve në injorancën e tyre janë verbuar. S’ka forcë dhe nuk ka fuqi tjetër përveç Allahut.

Myslimanët në të gjitha pjesët e botës, veçanërisht populli i Gazës dhe Libanit, arritën nivelet më të larta për shkak të mundimeve, urisë dhe privimit që u ka ndodhur, së bashku me vuajtjet, dhimbjet, vrasjet dhe shkatërrimet, pa përkrahje dhe pa ndihmë, në mes nxehtësisë së diellit dhe të ftohtit të dimrit, ndërsa gjuha e tyre shqipton falënderim duke qenë të kënaqur  me Zotin. Paqja e Zotit qoftë mbi ju, o falënderues të Zotit.

Populli i vendosur, i lidhur dhe populli i Palestinës kanë qëndruar në doktrinën e monoteizmit dhe në fjalën e falënderimit, që u kthye në doktrinë dhe sjellje, jo vetëm një deklaratë verbale me gjuhë, sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë në hadith Kud’si: “ Nëse vdes fëmija i robit, njeriut, Allahu i Madhërishëm u thotë Melaikeve të Tij: “E morët djalin e robit Tim?” Melaiket i përgjigjen: “ Po.” Allahu thotë: “ Morët frytin, më të shtrenjtën, e zemrës së tij?” Melaiket  i thonë: “ Po.” Allahu thotë: “ Çfarë tha robi Im?” Çfarë ka thënë populli i Palestinës? Melaiket i thonë: “ Të ka falënderuar Ty dhe është kthyer tek Ti, duke u lutur.” Allahu thotë: “ Ndërtoni për robin Tim një shtëpi në Xhenet dhe emërojeni atë shtëpia e Falënderimit të Zotit.” U janë ndërtuar shtëpi në Xhenet nga Bujari e Zotit, u janë dhënë dhoma në Xhenet për falënderimet tuaj për Zotin.

LEXO  Pakujdesia dhe rrugët për të shpëtuar prej saj

Vërtetë popullit tonë në Palestinë dhe në Gaza u janë marrë frytet, më të shtrenjtat,  e zemrave dhe shpirtrave të tyre, por kjo nuk i ka penguar që të jenë falënderues, sepse ata janë popull i falënderimit dhe kënaqësisë, prandaj thanë: “Falënderimi është për Zotin.” dhe thoni: “Falënderimi është për Zotin.”

Gratë tona në Gaza janë punëtore, të dëlira, të pastra dhe falënderuese, pavarësisht hundëve të skeptikëve, pavarësisht hundëve të normalizuesve dhe pavarësisht hundëve të liberalëve. Ato janë simboli i nderit dhe dëlirësisë së umetit dhe le të jenë të turpëruar ata që u bien borive.

O njerëz të lidhur me këtë vend! O njerëz falënderues ndaj Zotit! Përgëzohuni me lajmin e mirë nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i cili ka thënë: “ Vërtetë, në ditën e Gjykimit njerëzit më të mirë të Zotit janë falënderuesit ndaj Tij.” Dhurata e falënderuesve të Zotit në këtë botë  është suksesi, arritjet dhe fuqizimi në tokë. “Ata do të thonë: “Lavdi  Allahut, që përmbushi premtimin e Vet e na dha në trashëgim Xhenetin, ku të vendosemi si të duam!” Sa i mrekullueshëm është shpërblimi i atyre që kanë punuar drejt!” (Ez-Zumer 74)  Ndërsa dhurata e tyre në botën Tjetër, Ahiret, është Xheneti dhe lumturia e tij. E ky falënderim i motivon muslimanët që të punojnë me zell në bindje ndaj Zotit dhe në kënaqësinë e Tij,  për rilindjen e popullit, kombit, dhe lavdinë e tij,  përderisa përpjekjet e tyre ia atribuojnë mirësisë së Zotit, që të fitojnë mbështetje nga Zoti.

Falënderuesit ndaj Zotit me falënderimet e tyre ngjasojnë me bartësit e Arshit të Zotit. “Do t’i shohësh engjëjt të tubuar rreth Fronit, duke lavdëruar me falënderim Zotin e tyre. Njerëzimi do të gjykohet me drejtësi dhe të gjithë do të thonë: “Falënderimi qoftë për Allahun, Zotin e botëve!” (Ez-Zumer 75) Ji falënderues për Zotin tënd në fshehtësi dhe mos u bëj mosmirënjohës ndaj Tij. Falënderuesit janë të kënaqur me Zotin në çdo situatë, në kohë të këqija dhe kohë të mira, në pasuri dhe në varfëri, në vështirësi dhe në lehtësim, sepse Ai është i Vetmi, i Cili nuk lavdërohet për fatkeqësi përpos Tij. Sa për mosmirënjohësit, të cilët i shikojnë të goditurit tonë në Gaza, i shikojnë plagët dhe dhimbjet tona në vendet tona të shenjta,  dhe tregojnë padrejtësi, mendjemadhësi, arrogancë dhe tirani, Zoti i dëgjon fjalët e tyre dhe i di tradhtinë e tyre, ata janë të privuar kriminel. “Çështja e besimtarit është e habitshme. Në fakt e gjithë çështja e tij është mirësi. Kjo i ndodh vetëm besimtarit. Nëse i vjen një e mirë, ai falënderon dhe kjo është mirë për të. Nëse e godet një e keqe, ai duron dhe kështu është mirë për të.” Çështjet e besimtarit janë të gjitha të mira për të, sado të vështira të jenë. Ai i Cili nxori Jusufin nga thellësia e pusit dhe errësira e burgjeve, dhe përgatiti lehtësim për të me Urtësinë e Tij, Ai është i Fuqishëm për përgatitjen e lehtësimit për të burgosurit dhe robërit tanë, sepse rregulluesi i parë në këtë univers është Allahu. Me rregullimin e Sunduesit tënd ji i kënaqur, dhe mos u shqetëso asnjëherë nga vështirësitë, sikleti. Ligjshmëria e Zotit bëhet ndaj krijesave të Tij,nëse një çështje bëhet e vështirë, Ai sjellën lehtësim, Atij i takon pushteti, Atij i takon lavdërimi dhe Ai ka fuqi për çdo gjë.

O ju të lidhur dhe vigjilent në këtë vend! O ju qëndrestarë  dhe të vendosur! O ju falënderues të Zotit! Ju jeni në rrugë të mirë për sa kohë do të mbeteni në atë që jeni. “ Do vazhdojë një grup nga umeti im të qëndrojnë në të vërtetën, të përballen me armikun e tyre, nuk i dëmton ata se kush i tradhton, i braktisën, me përjashtim të fatkeqësisë që ju ka ndodhur, derisa të vijë urdhri i Zotit dhe ata janë të tillë, në këtë gjendje.” Kanë thënë: “O i dërguari i Allahut, ku janë ata?” Ka thënë: “ Në Bejtul Makdis, Kud’s dhe rrethinat e tij.” Duke shpresuar, të palëkundur, falënderues dhe të kënaqur me Zotin e tyre deri sa të ju vijë urdhri i Zotit. Kur robit i bie fatkeqësi dhe e godet vështirësia, shejtani vrapon që ta bëj të harrojë përmendjen e Zotit. Prandaj, o ti besimtarë, mos harro që të thuash; Falënderimi është për Zotin, Ai të lavdëron dhe të kujton. E dukshmja e çështjes është vështirësi dhe fatkeqësi por përfundimi i saj është lumturi dhe dhurim. E ndoshta Zoti të ka sprovuar që të ngrejë në gradë, e ndoshta të ka ngushtuar me të vështirën që të të japi, e ndoshta Ai ka marrë prej teje që të të afrojë ty pranë Tij. Zotin e falënderojmë për çdo të vështirë dhe begati.

LEXO  Arsyet për të lënë kujtim të mirë

Dije se ajo që nuk të ka goditur, nuk do të mund të të godiste dhe se ajo që të ka goditur, nuk do të mund të të mos godiste.  Po ashtu, ta dish se fitorja është me durimin, shpëtimi me mundimin dhe vështirësia me lehtësimin. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ai që kur ngryset në darkë dhe kur zgjohet në mëngjes thotë: Jam i kënaqur me Allahun si Zot, me Islamin si fe dhe me Muhamedin të dërguar, është në të drejtën e Zotit që ta kënaqi atë.”

Ne jemi të kënaqur me Allahun, Zotin tonë, me Islamin fenë tonë dhe me Muhamedin të dërguarin tonë. O Zot, të lutemi që të na kënaqësh me Aksanë tonë dhe me të prekurit tanë në Gaza.

Në një hadith fisnik ka ardhur se; “ Nëse njeriu thotë, Falënderimet e shumta  janë për Zotin, Allahu i Madhërishëm thotë: Shkruani për robin Tim shumë nga mëshira Ime.”

Luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje, vërtetë fitorja është për ata që tek Zoti kërkojnë falje.

Hutbeja e dytë

Falënderimet janë për Allahun, poseduesi i Madhështisë dhe Përsosmërisë, i gjithë përfshirjes dhe bukurisë.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa  shok.

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi është i dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ndërmjetësuesi ynë në ditën e Gjykimit, Allahu përmbylli me atë  profetët dhe të dërguarit. Allahu ka sjellë falënderimin në gjuhën e të dërguarve të Tij dhe më parë, në gjuhën e Ibrahimit, paqja e Zotit qoftë mbi të, ka thënë:  “Qoftë lavdëruar Allahu, i cili në pleqëri më dhuroi Ismailin dhe Is’hakun! Vërtet, Zoti im i dëgjon  lutjet!” (Ibrahim 39) Ne i lutemi Allahut me lutjen e babait tonë Ibrahimit, paqja e Zotit qoftë mbi të; “ (Kujtoje) kur Ibrahimi tha: “O Zoti im, bëje të sigurt këtë qytet…” (Ibrahim 35) Sikur sytë që lotojnë gjak për shpirtrat e popullit tonë në Palestinë, në Gaza dhe në Liban, jetët e të cilëve po merren  çdo ditë nga makineria shoviniste e padrejtë, po kështu, dhe zemrat tona janë të mbushura me pikëllim për të shtrenjtët e shpirtrave tanë, të cilët i humbasim nga duart e armëve të dyshimta ditë pas dite, që ka shkatërruar familje dhe shoqërinë. Incidente të përsëritura, të cilat deri më tani kanë arritur në më shumë se dyqind e pesëdhjetë vrasje këtë vit.  Sa gra kanë mbetur të veja?! Sa fëmijë kanë mbetur jetimë?! Sa nga lidhjet familjare janë shkëputur?! Kushdo që e mban këtë armë nuk e kupton se po na privon nga paqja sociale, po na privon nga siguria dhe qetësia në mes nesh dhe po provokon fitne, përçarje dhe grindje. Sikurse shprehim fjalë falënderimi dhe vlerësimi për njerëzit e përmirësimit të cilët  lidhin natën me ditën, që kërkojnë të eliminojnë grindjet dhe të arrijnë paqen sociale në mes të shoqërisë. “Atij që e bën këtë për të fituar kënaqësinë e Allahut, Ne do t’i japim një shpërblim të madh.” (En-Nisa’ 114)

Sikurse dërgojmë një mesazh që të tregohemi të mençur për elimimin e çdo grindjeje që ka lindur në mesin e popullit tonë dhe të vlerësojmë çdo qëndrim faljeje, reforme dhe tolerance. Zoti robit që falën nuk i shton përveçse lavdi. “Por, atë që fal dhe pajton, e pret shpërblimi i Allahut.” (Esh-Shura 40)

O Zot, përmirëso marrëdhëniet në mes nesh, bashko zemrat tona  dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve.

O Mbështetja e atij që nuk ka mbështetje, o Rezerva për atë që nuk ka rezerva, o Mbrojtje për atë që nuk ka mbrojtje, Ti je strehimi ynë, Ti je shpëtimi  ynë, Ti je Mbrojtja jonë, o Zot. O Zot, tek Ti ne pendohemi, tek Ti jemi adhurues,  tek Ti ne jemi falënderues, na fal ne atë që ka kaluar dhe atë që do të vijë.

O Zot, ndalo gjakderdhjen e muslimanëve, O Zot, jep siguri, falje dhe shëndet për njerëzit tanë në Gaza, në Liban dhe në Palestinë, dhe në të gjitha vendet muslimane.

O Zot, lehtëso vështirësitë e të burgosurve dhe robërve, o Bujar.

O Zot, jepi shpërblimet më të mira zotërisë tonë, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. O Zot, jepu shpërblimet më të mira dijetarëve tanë dhe mësuesve tanë.

O Zot, shëro të plagosurit dhe të sëmurit tanë, o Zoti i Botëve.

O Zot, Ti  që ke bërë salavatet ndaj të dërguarit tonë nga adhurimet,  të lutemi të afrohemi pranë Teje me të gjitha salavatet që janë dërguar për të nga dita që është krijuar deri në pafundësinë e përsosmërisë.

Zoti është më i Madhi, falënderimet e shumta për Zotin, Madhërimi i takon Allahut mëngjes dhe darkë.

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)

Dhe fto për namaz.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1551461538835398

Post Author: endrit