Shpërblimi është për vepërmirët dhe durimtarët – Aksa 22.11.2019

Lavdërimet për Zotin, ndihmues i besimtarëve dhe mposhtës i mohuesve. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, që ka thënë: “Ne do t’ju vëmë në provë ju, derisa t’i njohim ata midis jush, që luftojnë (në rrugën e drejtë) dhe durojnë, e derisa të provojmë ato që thuhen për veprat tuaja.” (Muhamed 31)

Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë, ndërmjetësuesi dhe shembulli ynë, Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, i përgjedhuri i Tij nga krijesat dhe i dashuri i Tij. Plotësoi emanetin, solli mesazhin dhe këshilloi umetin, duke na lënë ne rrugë të ndriçuar ku nata me të është si dita e sajtë, nuk largohen prej sajtë vetëm se të humburit. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ty o zotëria ynë o i dërguari i Allahut, mbi familjen tënde të pastër, shokët tu të parët e të mirëve, dhe mbi ata që kanë ecur në udhëzimin e tyre duke ndjekur gjurmët e tyre dhe pasuar traditën e tyre deri në ditën e gjykimit.

Në vijim

O ju besimtarë! O ju që jeni të lidhur me Bejtul Mak’dis dhe rrethinat e këtij qytetit të shenjtë! O ju që jeni të lidhur me xhaminë e bekuar të Aksasë, kibla e parë, xhamia e dytë e ndërtuar në tokë dhe e treta në rrallë nga xhamitë në të cilat nxitet vajtja në to. Vendi i Miraxhit të profetit tuaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Në këto ditë është shtuar  më shumë vuajtja dhe pikëllimi në këtë tokë. Nga ku jemi përballur me sulme të njëpasnjëshme  dhe pushtim, inkursione të vendeve tona të shenjta dhe institucioneve tona. Nga ana e këtij pushtuesi mizor dhe i padrejtë,   me përpjekje të turpshme që të thyej vullnetin tuaj, për ti dhënë fund vendosmërisë tuaj, dhe ndryshimin e qëndrimeve tuaja dhe rrallëve tuaja. Por se ky pushtues sikur nuk e ka provuar  rezistencën e këtij populli  durimtarë dhe të lidhur me të shenjtat e tij. Dinjiteti i Islami është fshehur. Allahu i Madhërueshëm ka zgjedhur bijtë e  këtij  vend nga mesi i të udhëzuarve  me të cilët përballet  pushtuesi. Ky pushtues e ka të kotë tentativën për të thyer vullnetin e durimtarëve, vullnetin e të lidhurve ngusht me këtë tokë, me të gjitha përpjekjet dhe sulmet e tij kriminale, me  planet e tij çnjerzore me synimin e kontrollit të këtij vendi, e në veçanti  me përndjekjen e bijëve të këtij populli në këtë qytet të shenjtë, Kud’sit. Toka  e Palestinezeve të lirë, simboli i krenarisë dhe dinjitetit të sajtë, vendi i zbritjes së profetëve dhe të dërguarve të Zotit, të dashurve  të Tij dhe e njerëzve të mirë.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Sa më shumë që shtohen vuajtjet dhe vështirësitë, aq më shumë vlersoheni dhe rritet durimi i juaj dhe jeni më të lidhur me këtë tokë.  Sepse ju refuzoni të gjitha këto sulme dhe përpjekje çnjerzore dhe kriminale të pushtuesit, dhe proçedura ekstreme me të cilat synon dhe ka për qëllim vendet e shenjta,  dhe institucionet tona. Sikurëse ka ndodhur dje me sulmin e  zyrave të administratës së arsimit dhe kulturës në qytetin e shenjtë, Kud’s. Si dhe në qendrën shëndetsore arabe në qytetin e shenjtë. Gjithashtu përpjekja e fshehjes së të vërtetës në sytë e botës përmes mbylljes së sinjalit të televizionit zyrtar  Palestinez, dhe para kësajt përmes ushtrimit të kontrollit në medijat e shkruara, gazetarisë, dhe gazetarëve. Siç ishte dhe shënjestrimi i atij gazetari liridashës, Muadh Imarine, i cili humbi syrin e tij si pasoj e sulmeve çnjerzore nga pushtuesi mbi të dhe mbi vëllezërit e tij gazetarë dhe pjesës tjetër të këtij populli durimtarë dhe liridashës, që qëndron në çdo shesh dhe në çdo pjesë të tokës Palestineze. Qëndrojnë duke deklaruar hapur dhe qartë  pa u lëkundur se kjo tokë është e gjitha arabe dhe Islame, është tokë Palestineze. Është e shënuar në hartën gjeografike tokë arabe prej më shumë se njëmijë vitesh. Kjo prezencë do të vazhdojë duke deklaruar gjithashtu se kjo tokë është Islame është toka e Israsë dhe e Miraxhit. Kjo tokë  e cila është bekuar dhe shenjtëruar që ditën kur në të ka vendosur këmbët e tij të ndershme i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për të vazhduar udhëtimin e tij për në Mirazh nga xhamia e bekuar e Aksasë.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Po sprovoheni dhe po lëndoheni në këto ditë, dhe se fatkeqësitë në këtë tokë nuk është se nuk kanë ekzistuar në ditët që kanë kaluar. Fatkeqësitë dhe mundimet në këtë tokë janë shfaqur  që në fillimet e shekullit të kaluar për të vazhduar deri në ditët e sotme. Të shfaqura në disa raste si aventura dhe marrëveshje paqeje fallco dhe të gënjeshtërta, të cilat nuk e ndryshojnë të vërtetën e kësaj toke dhe të vërtetën e popullit të kësaj toke, dhe se nuk do ta ndryshojnë dot. Kjo tokë është Islame pa marrë  parasyshë se kush e urren këtë dhe dhunës së mizorëve, dhe pavarësisht  marrëveshjeve  dhe premtimeve të rreme.  Deklaratat e Belfordit, dhe deklaratat e kriminelit Tramp të cilët bëjnë dhurata nga tokat arabe dhe muslimane,  sikurë ata të jenë pronarët e tyre. Këto toka janë të besimtarëve të sinqertë,  çlirimtarëve  si shembulli i Omerit, Zoti qoftë i kënaqur me të. Kjo është pronë e sjellësve të lirisë siç është shembulli i Salahudin Ejubit. Kjo është e drejtë e atyre që janë të lidhur me këtë tokë, ashtu sikurëse ju veproni sot në këtë kohë që kanë ndryshuar situatat, me përjashtim të një porte të vetme, Mposhtësi i të padrejtëve i Cili është i Fuqishëm  për çdo gjë. Ai është i Madhërishmi, ndihmuesi i besimtarëve, poshtëruesi i mohimit dhe mohuesve si do që të jenë të padrejtët.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Tentativa e tyre për të ndryshuar qytetin e shenjtë përmes detyrimit të programeve Izraelite, largë qytetërimit tonë, besimit, trashëgimisë dhe historisë  tonë, nuk do të ja arrijnë dhe se përfundimi i tyre do të jetë dështimi. Sikurëse kanë dështuar të gjitha përpjekjet e tyre që kanë tentuar të ndryshojnë të vërtetën. Dhe se bijtë e këtij qyteti të shenjtë dhe të bekuar, të cilët e kanë vërtetuar vendosmërinë dhe qëndresën e tyre për ballë të gjithë aventurave, sulmeve dhe përpjekjeve që  kanë synuar të shënjestrojnë besimin, historinë, të shenjtat, dhe kulturën  e tyre të gjitha do të deshtojnë me lejen e Zotit të Madhërishëm. E kjo arrihet vetëm përmes durimit, qëndresës dhe fuqisë së vullnetit tuaj. Dëgjojeni fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “Sigurisht që Ne do t’ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit,  të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!”  Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!”(El-Bekare 155-157)

Po, o ju që jeni të lidhur me këtë qytet dhe liridashës është mjaftueshëm ky shembull hujnor, i cili tregon mëshirën e Zotit të Madhërishëm që përfshinë të gjithë ata që janë në pozitat tuaja, apo vepron siç dhe ju veproni. Allahu i Madhërishëm nuk e humbën shpërblimin e atyre që punojnë mirë, dhe nuk e humbën shpërblimin e durimtarëve. Ai ua kthen atyre me sukses dhe triumf në këtë botë dhe me nderimin që do tu bëjë Allahu i Madhërishëm  ju dhe të gjithë atyre që kanë vepruar si ju, në botën tjetër në Ahiret. Ditën  ku besimtarët do të gëzohen për ndihmën e Allahut, gëzohen për këtë ndihmë në këtë botë dhe do të gëzohen ditën kur do të takojnë Allahun  e Madhërishëm në Ahiret, ditën kur Ai do të jetë i kënaqur me ta, ditën që to ti dërgojë në xhenet nga porta  që ata dëshirojnë. Kjo sepse të lidhurve me këtë vend të shenjtë, ju shkruhen veprat e tyre që në jetën e tyre në këtë botë dhe pas vdekjes së tyre. Atij që është i lidhur me vendet e shenjta i  jepet vepra e tij, shpërblimi i veprës së tij dhe pas vdekjes së tij. Kështu na përgëzon i dërguari i ynë, i ndershmi dhe besniku, zotëria i të parëve dhe të fundit, zotëria ynë Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. 

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Kërkohet më shumë lidhje dhe vendosmëri, më shumë përballje dhe refuzim i padrejtësisë së autoriteteve të pushtuesit të egër dhe vendimeve të tyre të padrejta, sulmeve dhe tiranive të tyre. Ato janë në kundërshtim të çdo rregulli dhe të drejte njerëzore, çdo rregulli dhe organizmi ndërkombëtarë. Të cilat tregojnë  haptazi se janë të pa fuqishëm që të denojnë dhe ndalojnë padrejtësinë e pushtuesit që dhunon qytetarët, qytetërimin e tyre, të shenjtat e tyre, mënyrën e jetës së tyre dhe kulturën e tyre. Por se janë të pafuqishëm dhe të papushtet duke lënë këtë popull nën sundimin e këtij pushtuesi të egër. I cili  shkatërron  të gjitha institucionet e këtij populli, ato  arsimore,  shëndetësore dhe kulturore gjë që është në kundërshtim të të gjithë rregullave dhe konventave ndërkombëtare.

Por se sikurëse dhe e themi gjithmonë, këto janë sprova, të cilat Allahu i Madhërishëm do ti largojë nga ne, me të vërtetë Ai është i Fuqishëm për çdo gjë. 

O ju besimtarë! Mbështetuni në hadithin e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i cili  qetëson veshët dhe gëzon zemrat ku  thotë: “ Do të vazhdojë të qëndrojë një grup nga umeti  im, të mbështetur në të vërtetën që përballen me armikun e tyre të vendosur, nuk u intereson se kush është përball tyre, apo kush është fuqia e tyre. Kështu vazhdojnë deri sa të ju vijë caktimi i Zotit dhe ata janë në këtë gjendje, pozitë.” Caktimi i Zotit është forca dhe pushteti, ndihma dhe triumfi, ajo është dita në të cilën gëzohen besimtarët me ndihmën e Allahut.

Zotit i kërkoj falje për vete dhe ju. Fitorja është për ata që kërkojnë falje Zotit. Zotit kërkoni falje, lutjuni Zotit sepse jeni të premtuar për përgjigje.

 

LEXO  Larg tradhtisë dhe hipokrizisë - Aksa 14.08.2020

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin e Vetëm, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi Muhamedin, që nuk ka të dërguar pas tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, dëshiron që njerëzit të punojnë me fenë e Tij në botën e tyre deri sa të fitojnë shpërblimet dhe kënaqësinë e Tij.

Dëshmoj se zotëria ynë, i dashuri dhe  ndërmjetësuesi ynë, Muhamedi,  është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij, dhe mbi ata që janë drejtuar dhe pasojnë udhëzimin e tyre  deri në ditën e fundit.

Në vijim

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Me të vërtetë kjo që ndodhë në këtë tokë të bekuar dhe të shenjtë, dhe në veçanti në këtë qytet të shenjtë, kërkon në përgjithësi  nga të gjithë populli Palestinez që të njësojmë rrallët , unifikimin e fjalës, dhënien fund të gjithë ndasive dhe përçarjeve. Me qëllim që ky popull të përparojë, të jetë i pari,  dhe të jetë një përballë të gjitha këtyre planeve kriminale dhe shkatërruese,  i cili  kanë për qëllim vendin e tij tokën e tij, qytetërimin  e tij,  dhe forcën e ekzistencës dhe jetës  së tij. Sikurëse këto sulme të pushtuesit dhe kjo dhunë e të padrejtit i cili nuk do të ketë ndikim në asnjë rast në bindjen e popullit tonë Palestinez  i cili është i vendosur dhe i kapur për çdo grimcë toke të tij dhe për vendin e tij.  As sulmet dhe dhuna e pushtuesit, as kolonët nuk janë ligjore dhe  të pranueshme fetarisht në këtë tokë të bekuar. Këto janë sulme dhe praktika të pushtuesit të cilat nuk janë të drejta dhe në themel nuk bazohen apo mbështeten nga ndonjë ligj apo konventë ndërkombëtare. Por se ky është një provokim ndaj kësaj tokë, këtij populli,  të cilit për fat të keq në terrenin e tij kan munguar ata trima të cilët kanë mbartur flamurin e të vërtetës gjatë gjithë historisë së këtij vendi. Ju jeni bijtë e tyre, ju jeni pasardhësit e tyre, ju morët përsipër pas tyre mbartjen  e këtij flamuri. Mos u pikëlloni dhe mos u trishtoni, bëni thirrje në unifikim, sepse ju do të jeni të parët, të lartësuarit me lejen e Allahut të Madhërishëm derisa vazhdoni të kapeni dhe të qëndroni me të vërtetën, dhe të kapeni pas besimit tuaj: “Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani!’(Al Imran 103)

Me lejen e Allahut të Madhërishëm, ju jeni të përgëzuarit nga i dërguari i juaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Prandaj kujdesuni për këtë lajm të mirë, përgëzim, dhe për këtë emanet të cilën jua ka lënë Allahu i Madhërishëm dhe ju ka përgëzuar me të i dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, sepse ju jeni që e vizitoni këtë xhami dhe jeni të kapur dhe kujdeseni për të, jeni të lidhur me Kud’sit tuaj, të lidhur me vendet tuaja të shenjta. Të lidhur me çdo gjë që ka të bëjë me të që të garantoni ekzistencën tuaj në këtë tokë. Shembulli i jua është shembulli që ka sjellë Allahu me vepërmirët, durimtarët, dhe me ata që janë të lidhur me të shenjtat e tyre. “Vërtet, Allahu e ndihmon këdo që e ndihmon Atë. Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm.” (El-Haxhxh 40)

O bijtë e tokës së Israit dhe Miraxhit!  Vërtetë bashkimi i këtyre mohuesve dhe bashkimi i të gjitha forcave të padrejta kundra nesh, kundra çështjes dhe të drejtës tonë, kundra tokës tonë,  do të përfundojë me dështim të qartë me lejen e Allahut të Madhërishëm. Sikurëse dështoi  marrveshja e shekullit duke treguar fytyrën e atyre që e projektuan atë, njëjtë do të dështojnë të gjitha përpjekjet dhe të gjitha aventuara armiqsore të cilat kanë për synim dëmtimin e bashkësisë tuaj, forcës tuaj, qëndresës tuaj dhe  lidhjes tuaj. Por se do të qëndroni dhe triumfoni me shpresën e Allahut të Madhërishëm, dhe se do të jeni grupi udhëheqës për umetin tuaj,  nderi dhe krenaria e këtij populli në mbrojtje të tokës së tij , të të  shenjtave të tij,  të qytetërimit  dhe historisë së  këtij populli liridashës. Ky popull,  i cili e ka ngritur fjalën e Tevhidit, besimin në Një Zot,  nga ambjentet e kësaj xhamije të bekuar që nga dita që ka thirrur ezanin  në të muezini i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nga këto ambjente të pastërta.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israit dhe Miraxhit!  Nëse mbyllen institucionet, të gjithë shtëpitë tona janë institucione, të gjithë bijtë e popullit tonë janë të vendosur që të arrijnë të gjitha të drejtat e tyre, arsimore, shëndetsore, politike dhe të gjithë ne e mbështesim këtë popull në këtë tokë,  që të ngelet kjo tokë që është përreth tyre, tokë Arabe dhe Islame. Me qëllim të ngrihet  në vazhdimsi nga minaret e Aksasë së bekuar thirrja e Tevhidit,  Allahu Ekber, Allahu Ekber, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi. Zoti është më i Madhi para gjithë të padrejtëve, Zoti është më i Madhi para gjithë tiranëve, para të gjithë kriminelëve.

O Zot na jep kthim të mirë tek Ti. 

O Zot na jep ne dhe të gjithë muslimanëve në të gjithë botën zgjidhje dhe fitore të afërt.

O Zot na furnizo me një udhëheqës që të njëso rreshtat tanë, na bashkojë  dhe të na udhëheqën  drejt triumfit.

O Zot na mundëso ta shikojmë të vërtetën dhe na bëj të mundur ta pasojmë atë, na mundëso të shikojmë të kotën dhe na bëj të mundur ti largohemi asajtë.

O Zot fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët dhe të vdekurit prej tyre

O Zot na bëj të mundur ta mbyllim këtë botë me punë të mira.

 

Post Author: endrit