Lavdërimet janë për Allahun. Ka bërë Aksanë kiblen tonë të parë. O Zot na ndero dhe na jep lidhje të fortë me këtë xhami që të jetë kënaqsi për ne.
Dëshmojmë se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok.
Dëshmojmë se zotëria ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjarët e tij të pastër, shokët e tij, të parët e të mirëve, tabiinët dhe pasuesit e tyre në mirësi deri në ditën e gjykimit.
Në vijim
O ju muslimanë! E drejta jonë në xhaminë e Aksasë, është e drejtë fetare hyjnore, njerëzore, historike, politike, dhe e drejtë reale. Kjo është toka e Israsë dhe e Miraxhit, ajo, xhamia, është e para nga dy kiblet, drejtimet. Allahu i Madhërishëm e ka vërtetuar këtë të drejtë tonën me fjalët e Tij kur thotë: “ I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) në Xhaminë e Largët (të Jeruzalemit), rrethinën e së cilës e kemi bekuar…” (El-Isra’ 1) Dhe për të na ka urdhëruar i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që të shpeshtojmë vajtjen në të, të falim namaz në të dhe të jemi sa më të lidhur me të, dhe ka thënë: “ Vizitojeni dhe faluni në të, në Aksa, sepse namazi në të ka vlerën e njëmijë namazeve në xhami tjera jashtë sajtë.”
O ju besimtarë! Arabët janë të parët ata që kanë ndërtuar dhe banuar Kud’sin. Xhamia e Aksasë është ndërtuar për muslimanët pas xhamisë së shenjtë, Qabes në Meke. Sikurëse ka ardhur në një hadith të saktë të njohur, të cilin e transmeton Ebu Dheri, Zoti qoftë i kënaqur me të. Prandaj, administrata e Vakfit Islam në Kud’s, është ajo që ka të drejtën në këtë xhami, në kontrollin dhe drejtimin e sajtë, mbrojtjen dhe restaurimin e sajtë. Muslimanët janë të lidhur me Aksanë që në fillimet e tyre dhe kështu do të jenë deri në ditën e kijametit. Ky është ligji dhe vendimi i Zotit nuk zevëndësohet dhe nuk ndryshon.
Sahabiu i ndershëm, Dhu El Asabi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ Kam thënë; O i dërguari i Allahut, nëse sprovohemi pas largimit tënd nga kjo botë, ku na urdhëron të shkojmë? “ Ka thënë: “Drejt Bejtul Mak’dis, do Zoti të furnizon me pasardhës që shkojnë dhe vijnë në këtë xhami.”
O adhurues të Zotit! O besimtarë! Është detyrë e muslimanëve që të jetë xhamia e Aksasë e mbushur me drejtuesit dhe njerëzit e tyre, me burrat dhe me gratë, të moshurarit dhe të vegjlit e tyre. E nëse xhamia e Aksasë është e shenjtë, ajo nuk shenjtëron, bekon, hipokrit, mohues, dhe as mbështetës të mohuesve. Njeriun e bën të bekuar besimi i tij në Islam, dhe veprat e tij të mira.
O ju besimtarë! O ju që jeni të lidhur me këtë tokë! Mos të ju lëndojnë, të ju ndikojnë,dhe të shqetësoheni nga bashkimi i mohuesve me hipokritëve kundra jush. E gjithë kjo është në ligjshmërinë e Zotit në zgjedhjen e robërve të Tij, e ju në dashtë Allahu jeni nga robërit, njerëzit e Tij të zgjedhur. Ju ka bërë banorë të tokës së Tij të bekuar, dhe ju ka zgjedhur që të jeni të lidhur me këtë tokë, që të ju sprovojë se kush nga ju është më vepërmiri. Është e qartë se ju jeni umeti i zgjedhur, çfardo që ti ndodhë dhe ta godasi atë, për ju do të jetë përfundimi i mirë, dhe më i besuari do të dëshirojë vajtjen në këtë tokë tuajën. Prandaj qëndresë dhe vetëm qëndresë në fenë tuaj. Bashkoni fjalën tuaj, njësoni radhët tuaja, sepse përçarja ka vetëm të keqe, dhe se unifikimi dhe bashkimi në Islam ka vetëm se të mirë.
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos u grindni ndërmjet jush, sepse do të humbni guximin e do t’ju lërë fuqia. Bëhuni të durueshëm, se Allahu, me të vërtetë, është me të durueshmit. “ (El-Enfal 46)
Allahu ju ka bekuar, dhe ju ka premtuar, ju ka ruajtur dhe ju ka ndihmuar, ju ka nderuar dhe ju ka mbështetur. O banorët e Bejtul Makdis dhe rrethinave të tij! Ju jeni populli i zgjedhur, i nderuar, ju jeni populli i lidhur me këtë tokë, ju jeni durimtarët, të cilët ka përgëzuar i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, kur ka thënë: “ Do të vazhdojnë të ekzistojë një grup nga populli im të qëndrojnë në të vërtetën, në fe, që përballen me armikun e tyre fuqishëm të vendosur, nuk marrin parasysh se kush i kundërshton dhe kush është armiku i tyre. Kështu vazhdojnë deri kur tu vijë caktimi i Allahut duke qenë në këtë gjendje.” Kan thënë: “ O i dërguari i Allahut, ku janë ata? “ Ka thënë: “ Në Bejtul Makdis dhe rrethinat e tij.”
O Zot na bëj nga ai grupacion i vendosur dhe triumfues, na bëj nga njerëzit që të binden dhe na bëj banorë të xhenetit Tënd. O Zot na ndihmo me Islam, ndihmo Islamin me ne, o më i Miri Ndihmues.
Adhurues të Zotit! Zotit kërkoni falje sepse me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues. Zotit lutjuni sepse ju jeni të premtuar për përgjigje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin e Botrave.
Dëshmojmë se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok.
Dëshmojmë se zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, solli mesazhin, plotësoi emanetin, dhe këshilloi umetit. Paqja, mëshira dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, familjen dhe shokët e tij, dhe mbi pasuesit e tij me mirësi deri në ditën e fundit.
Në vijim
O ju besimtarë! Bëni durim, këshilloni për durim, qëndroni të lidhur me këtë tokë, dhe frikësohuni Zotit, sikurëse Allahu i Mahërueshëm ju ka urdhëruar me fjalën e Tij kur thotë: “ O besimtarë! Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin për të qenë të tillë; bëhuni të vendosur dhe vigjilentë (në vepra të mira dhe në ruajtjen e kufijve) dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni!” (Al ‘Imran 200) Me durim do të jetë triumfi juaj, sepse me të vëtetën ju jeni të vendosur dhe këmbngulës, me këshillimin në durim është triumfi juaj sepse ju jeni të vendosur në përballje me armikun tuaj, ndërsa me lidhje dhe vendosmëri është triumfi juaj, sepse ju nuk ju intereson se kush është kundra dhe përballë jush. Ndërsa arritja juaj me frikën ndaj Allahut, është triumfi juaj sepse nuk ju dëmtojnë ata që ju kundërshtojnë me armiqsinë dhe qëndrimin e tyre prej hipokritëve.
O adhurues të Zotit! Portat e xhamisë Aksa janë të hapura për ju, prandaj vajtja dhe vizita në të është bindje dhe adhurim që i bashkangjitet durimit, këshillimit për durim, lidhja dhe vendosmërija me të dhe frika ndaj Zotit. Prandaj bëni durim për të sepse durimtari është i fituar, dhe armiku i tij, i durimit, është i humbur. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë fitorja, triumfi është me durim, rrugëdalja me fatkeqsinë dhe me vështirsinë është lehtësimi.”
O Zot ndihmo Islamin dhe muslimanët në çdo vend.
O Zot lartëso të vërtetën dhe fenë, poshtëro hipokritët, dhe mbështetësit e mohuesve.
O Zot ruaj xhaminë Aksa nga kurthet e atyre që thurin plane, dhe nga sulmet e të padrejtëve.
O Zot të lutemi mos na lër gjynah pa na falur, shqetësim pa na e larguar, të burgosut pa i dhënë lirinë, të sëmurë pa e shëruar, të sprovuar pa e shpëtuar.
O Allah Ti je shpresa jonë, na bëj nga robërit e Tu besimtarë, na jep përfundim të mirë dhe na ndaj nga kjo botë të nësnshtruar ndaj Teje, musliman, me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.
“ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)