Frikësojuni Zotit – Meka 15.01.2021

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar          02-06- 1442 H    15-01-2021 D

Shejh Abdullah El Xhuhenij       Tema  Frikësojuni Zotit

Lavdërimet janë për Zotin,  Atë e lavdërojmë,  prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojte nga të këqiat e veteve tona, dhe punët tona të këqia. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbet, dhe ai që e humbet veten e tij s’ka udhëzues  tjetër veç Tij. 

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm dhe  pa shok.

Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi është rob dhe i dërguar i Zotit. 

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102) 

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, e nga ai krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej atyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësohuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.” (En- Nisa 1) 

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën.  Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab 70-71)

Në vijim

Fjala më e vërtetë është Libri i Zotit, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit  qoftë mbi të. Çështjet më të këqia janë të sajuarat në fe, risitë, çdo risi është shpikje, çdo shpikje është humbje dhe devijim, e çdo humbje është në zjarr.

O ju muslimanë! Frikësojuni Zotit, i Cili ka krijuar njerëzit dhe tek Ai është kthimi, nga Ai është shpërblimi dhe udhëzimi.  Frikësojuni Atij me devotshmërinë e  njeriut që ka njohur afërsinë e Zotit me të, fuqinë e Tij mbi të, dhe që beson në Zotin me besim të  pastër në Zotin e Vetëm. “Jeni krijuar që të jeni të devotshëm ndaj Zotit, dhe se mirësit e Tij u janë dhuruar që të mbështeteni me to në devotshmëri.” 

Adhurues të Zotit! Çdo njeri që beson në Zotin e tij,  Melaiket,  librat dhe të dërguarit e Tij, beson në Ditën e Gjykimit, dhe  në Caktimin dhe Vullnetin e Zotit, nga i Cili vjen e mira dhe e keqja, e di shumë mirë se ai është në drejtim të afatit të caktuar nga Allahu i Madhërishëm për krijesat e Tij, ndërsa Ai, Zoti,  është i përhershëm. Allahu i Mallërishëm ka thënë: “Çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket, e do të mbetet vetëm Fytyra (Qenia) e Zotit Tënd, plot Madhëri dhe Nderim.” (Er-Rahman 26-27)

Allahu i Madhërishëm gjithashtu ka thënë:  “Çdo periudhë e kohës ka librin e vet (ku është shënuar caku i saj).” (Er-Ra’d 38)

Çdo ditë shikojmë numër njerëzish që udhëtojnë për në botën tjetër, vdesin,  nga baballarët, nënat, vëllezërit, fëmijët, fqinjët dhe nga të dashurit tanë. Mendoni për pozicionin tuaj pas përfundimit të jetës së kësaj bote, në natën e parë në stacionin e parë të botës tjetër, që është varri. Kur do të vinë dy Melaike dhe të pyesin për Zotin tënd, për fenë tënde,  dhe për të dërguarin tënd. Në ato momente: “ Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër, kurse keqbërësit i shpie në humbje; Allahu bën ç’të dojë.” (Ibrahim 27) 

O ti njeri, mendo se kush do të jetë i ulur pranë teje në varrin tënd? A ke vepruar punë të mira, që të vinë punët e tua në formën e një burri me fytyrë të bukur,  me rroba të bukura, me erë të mirë, dhe do të thotë: “ Merre lajmin e mirë që të gëzon ty, kjo është dita që të është premtuar, unë jam veprat e tua të mira.”

Zotin  e lusim që nga  Bujaria dhe Mirësia e Tij, të na mbulojë me Faljen dhe Kënaqësia e Tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ kurse ata që kanë bërë vepra të mira, i kanë përgatitur vetes (të mira).” ( Er-Rum 44)  Muxhahidi, Zoti e mëshiroftë ka thënë se: “Këto të mira do ti ketë njeriu në varr.” Ndërsa Tabiriu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ D.m,th, për veten e tyre të përgatiten dhe marrin masa,  të mbrohen  nga ndëshkimi i Zotit të tyre dhe të shpëtojnë nga dënimi i Tij.”

“ Përgatiti vetes vendin e duhur në fund  të kësaj jete, 

mos e humb atë sikur ata që ishin para teje.”

Nëse ke punuar vepra të këqija, atëhere veprat e këqija do vinë tek ti në formën e një burri me fytyrë të shëmtuar, me rroba të këqija dhe aromë të rëndë, dhe të thotë: “ Merre lajmin me të  cilin do zemërohesh, kjo është dita që të është premtuar.”  Zotit i kërkojmë mbrojtje nga  hidhërimi dhe zemërimi i Tij dhe e keqja e dënimit të Tij.

O ti njeri, mund ta imagjinosh vet se çfarë do të ndodhi pas ringjalljes tënde dhe daljes para Zotit, shfaqja e veprave, shpërblimi, llogaria, ura e Siratit e ngritur mbi Xhehenem. Të gjitha këto janë skena dhe rrugë që do duhet ti shikojmë dhe ti kalojmë.

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit dhe përgatitëni vetet tuaja për këtë ditë të madhe, merrni masa dhe mbusheni atë ditë  me vepra të mira që i bëni vetëm për hir të Zotit.  Besoni në premtimin e Tij,  sepse Ai është Mirënjohës i Gjithëdijshëm.

Zotit të Madhërishëm i kërkoj mbrojtje nga djalli i mallkuar: “ O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!  Mos u bëni si ata që e harruan Allahun, kështu që Ai i bëri të harronin vetveten! Pikërisht ata janë të pabindurit (ndaj Allahut). Nuk janë të barabartë banorët e Xhehenemit dhe banorët e Xhenetit; banorët e Xhenetit do të jenë të fituarit.” (El-Hashr 18-20) 

Zoti  na bekoftë me Kurani madhështor, e na mundësoftë të kemi dobi me ajetet e urtësitë në të. 

Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për veten dhe ju nga çdo gjynah. Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai  është Falës dhe Mëshirues.

 

LEXO  Kujdesi ndaj prindërve gjatë jetë dhe pas vdekjes së tyre - Meka 29.10.2021

Hutbeja e Dytë

Lavdërimet janë për Zotin, me Mirësitë e të Cilit plotësohen punët e mira. Dërgoi salvate dhe selame për më të mirin e të gjithë krijesave, të dërguarin tonë, Muhamedin, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit me frikë të sinqertë, dhe bindjuni Atij në fshehtësi dhe në publik, hapur.

O ju muslimanë! Allahu i Madhërishëm ka urdhëruar robërit e Tij besimtarë që të mbështeten tek Ai. Mbështetja tek Zoti, është adhurim madhështorë me zemër, e vërteta e të cilit është mbështetja e zemrës tek Allahu i Madhërishëm, dhe dorëzimin e çështjeve tek Ai, në marrjen e  përfitimeve dhe largimin e të dëmshmeve  nga çështjet e kësaj bote dhe  botës tjetër. 

O ti musliman e ke për detyrë që të mbështetesh tek Krijuesi yt dhe Drejtuesi i çështjeve tua, e në veçanti në momente krizash, dhe të marrësh në konsideratë shkaqet e lejuara, nga legjislacioni fetar. Kemi të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që: Në  luftën e Uhudit u mbroj me dy mburoja,  punësoi, mori me pagesë, një udhëzues në e emigrimin e tij nga Meka, në betejën e Grupacioneve, betejën e Hendekut, hapi hendekun, këmbënguli në ngritjen e flamurit të Tevhidit, besimin në një Zot, duke u mbështetur tek Zoti i tij, duke marrë në konsideratë  shkaqet, sebepet.  Duke e kuptuar mirë dhe siç duhet rëndësinë e të mbështeturit tek Zoti, që është të lidhurit e zemrës së besimtarit me Zotin, dhe pastaj marrja në konsideratë e shkaqeve.

Nga mëshira e Zotit të Madhërishëm, dhurata që Ai u bën krijesave, pasiqë janë prekur nga dhimbja dhe vështirsia, dhe shpërthimi sërisht i virusit Korona, është  vaksina  efektive dhe e aprovuara nga organet kompetente, me të cilën, me lejen e Zotit të Madhërishëm mbrohemi nga kjo sëmundje e rrezikshme. 

Adhurues të Zotit! Nga marrja në konsideratë e shkaqeve është dhe marrja e kësaj vaksine, parandaluese e këtij virusi, dhe të afruarit në marrjen e saj, sipas proçedurave të vendosura nga ministria e shëndetësisë. Si dhe të mos tu besojmë sloganeve të konspiracionistëve të cilët shfaqen  aty këtu, dhe që bëjnë thirrje për mos  marrjen e kësaj vaksine. “Sa fjalë e rëndë është ajo që del nga goja e tyre! Ata flasin vetëm gënjeshtra.” (El-Kehf 5) 

Ajo çfarë duhet të përmendim në këtë situatë, se pas falenderimit të Zotit të Madhërishëm, meritojnë  falenderime kujdestarët  e çështjeve tona dhe udhëheqësit e këtij vendi, Zoti i ruajtë, të cilët bënë të gjitha përpjekjet dhe plotësuan të gjitha proçedurat që të marrim  këtë vaksinë dhe kryerjen e sajë falas për shtetasit tanë dhe të gjithë ata jetojnë këtu. Duke u kujdesur kështu për shëndetin e tyre dhe largimin e rrezikshmërisë së infektimit nga ky virus. Por se drejtuesit e vendit, Zoti i ruajt, kan qenë të parët në marrjen e vaksinë, për të siguruar kështu ata që hezitojnë  marrjen e saj, dhe si përgënjeshtrim i konspiracionistëve. Atyre  Zoti ju dhëntë  shpërblimet më të mira, dhe atë që bënë, për ti ardhur në ndihmë  njerëzve dhe vendit,  Zoti ua shtoftë  në peshoren e veprave të tyre të mira, dhe largoftë prej tyre çdo të keqe dhe të urryer. Në këtë drejtim, është detyrë e jona, pas mbështetjes  tek Allahu, të ndihmojmë vendin,  dhe duke marrë  në konsiderat shkaqet, sebepet,  të marrim iniciativën për vaksinim, që, me lejen e Allahut të Madhërishëm, të mos përhapet më ky virus në mes njerëzve. “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi!” (El-Ma’ide 2)

Dijeni se  Zoti juaj u ka urdhëruar me një vepër madhështore, që e ka filluar me veten e Tij, pasuar nga Melaiket e Tij të  pastër, dhe së treti ju o besimtarë të Zotit, nga xhindët dhe  njerëzit, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) 

I dërguari i Allahu, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë:  “Kush bie salavat një herë për mua,  Allahu do bie dhjetë herë salavat për të.”

O Zot mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.

O Zot bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. 

Kënaqësia e Zotit qoftë mbi Halifet e parë, të cilët drejtuan dhe udhëhoqën me drejtësi,  Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun,  mbi të gjithë shokët e tij, dhe mbi ata që i pasojnë në mirësi deri në ditën e fundit, dhe mbi ne së bashku me ta, me Bujarinë dhe  Mirësinë Tënde, o më i  Madhi  Bujarë.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. 

O Zot poshtëro ata që përbaltin  Islamin dhe muslimanët. 

O Zot bëje të paqtë e të sigurtë këtë vend  dhe të gjitha vendet e muslimanëve.

O Zot fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit.

O Zot shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve, ruaj mjekët tanë dhe ndihmësit e tyre, dhe forcoi ata.

O Zot largo nga ne këtë epidemi, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot ndihmo ushtarë tanë në kufnjtë e vendit. O Zot përmirso goditjet e tyre,  forco qëndrimin e tyre, dhe ndihmoi ata kundra armiku Tënd dhe armikut të tyre.

O Zot jepi sukses kujdestari të vendeve të shenjta dhe zëvendësit të tij në atë që do dhe je i Kënaqur, dhe drejtoi ata të dy nga e mira dhe devotshmërija.

O Zot jepi sukses kujdestarëve  të çështjeve të muslimanëve në çdo të mirë dhe përmirsim.

O Zot zbrit tek ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit. 

O Zot zbrit tek ne shi.

O Allah ne jemi krijesa prej krijesave të Tua, mos na privo nga mirësitë  e Tua për shkak të gabimeve tona. 

“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf  23) 

O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga zjarri. 

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90) 

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju. 

Falenderojeni për të mirat dhe begatitë e Tij që t’ua shumojë ato.

Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe.

Allahu është i Ditur për çfarë veproni. 

Post Author: endrit