Hutbe nga xhamija e Shenjtë e Mekes
5 Ramazan 1440 H 10-5-2019 D
Shejh Abdurrahman Sudejsi Ramazani muaji i Kur’anit
Lavdërimet për Zotin, na e mundësoj të arrijmë këtë sezon në të cilin shtohet lumturija dhe gëzimi tek njerëzit. Zotin e lavdërojmë për vlersimet dhe shpërblimet e shtuara, Atë e falenderojmë në vazhdimsi deri në ditën e fundit. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, që shpërblen agjëruesit në fillim dhe në fund të agjërimit.
Dëshmoj se profeti dhe zotërija ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, më i miri njeri që ka agjëruar dhe është falur, ai që pason udhëzimin e tij është i fituar dhe krenar. Paqja, mëshira dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, mbi familjen dhe pasardhësit e tij ajkat e luleve, mbi shokët e tij që kanë arritur njeriun më të ndritur të njerëzimit, dhe mbi të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën kur do të zbulohen të fshehtat. Në vijim
Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut dhe pastroni fjalët dhe veprat tuaja në muajin e Kuranit, me devotshmëri dhe sinqeritet. Përshpejtoni në pendesë para se të merreni për ballukesh, dhe të mos jetë vonë për ju.
“O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, me qëllim që të ruheni (nga gjynahet).” (El-Bekare 183)
Bëhu i kujdesshëm në devotshmëri për Zotin, e cila të shpërblen në botën tjetër, dhe lëri të gjitha të tjerat që kanë veç mjerim. Bëj kujdes dhe zbrit ku ka zbritur udhëzuesi dhe bëhu ashtu sikurëse ka qenë falës dhe i devotshmë.
O muslimanë! Ja ku na mbërriti muaji i përfitimeve dhe ofertave, me bukurinë dhe mirësinë e tij, muaji aromatik, mirësija e tij është e qartë, me mirësitë e tij të plota, fillon shkëlqimin që në Sabah, mbyllet me lumturi dhe gëzim në fund të ditës. Muaj që shkëlqen në horizontin e kohës sikurë shkëlqejnë yjet në qiell, kthehet, dhe kthimi është i lavdëruar, për të siguruar qetësinë e anijes dhe udhtartëve të sajë, për të mbushur shpirtërat tanë me prehje dhe kënaqsi, për tek Mikpritësi i tyre Sunduesi i Gjithësisë. Zoti është më i Madhi.
Muaji i Ramazanit është aromë Hyjnore, që parfumosën jetën e muslimanëve me përmendjen e Zotit, me të afruarit tek Ai, tek ata ngelën aroma e leximit, ndriçohet shpirti më dritën e agjërimit, zemrat ringjallet nga veprat e mira, frenohen dhe largohen mendimet dhe veprat e gabuara, mbizotëron ndjenja e bamirsisë në brendësinë e njeriut, rritet kuptimi i bamirsisë në modelin më të mirë, shpirtërat dhurojnë mirësi dhe lehtësim për peshën e rëndë të jetës, duke i lehtësuar nga ajo me të cilën është ngarkuar. Veshi dëgjon, syri shikon dhe shpirti është i frikësuar ndërsa zemra është ajo që vendsos ekujlibër. Kjo është aroma e pranimit, dhe drejtimi i mire i duhuri, kur shejtani është prangosur dhe bllokuar.
Ebu Hurejra, Zotit qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kur të vijë nata e parë e Ramazanit, prangosen shejtanët dhe xhindët, mbyllen dyert e zjarrit dhe nuk hapet asnjë derë prej tij, xhehenemit, hapen portat e xhenetit dhe nuk mbyllet asnjë portë prej tij, xhenetit. Një thirrës thërret duke thënë: “ O veprues i të mirës vazhdo(në të mirë), dhe o veprues i të keqes ndalo(në të keqe). Allahu xh.sh largon njerëz prej zjarrit, dhe këtë e bën çdo natë.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe me zinxhir të saktë.
Ka ardhur agjërimi dhe me të ka ardhur e gjithë mirësija, leximi, përkujtimi, lavdërimi, madhërimi, shpirti edukohet me fjalët dhe veprat, duke agjëruar ditën dhe falur teravi natën.
O ju besimtarë! Priteni sa më mirë muajin e agjërimit, duke u penduar sinqerisht, kërkoni falje dhe për gjërat e vogla por të rënda. O umeti Islam mirpriteni muajin tuaj me shpirtëra që kanë frikë Zotin, me pendesë të sinqertë duke mos e vonuar atë, pendohuni tek Zoti juaj, sepse gjynahet janë të dëmshme me to janë rrëzuar popuj dhe kanë humbur rrugën.
Adhurues të Zotit! Agjërimi e largon muslimanit nga gabimet dhe të këqijat, i jep siguri pa ndonjë humbje, e mbron nga mjerimi dhe zjarri.
A nuk është mundësija që të vendosni për shpirtërat tuaj kontrollin e mendjes dhe të mbrojtjes, e transmetuar nga ndërgjegja dhe devotshmërija, për tu kujdesur për agjërimin dhe për ta mbrojtur atë?! I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Agjërimi është mburojë, mbrohet njeriu me të nga zjarri.” Hadithin e ka transmetuar Imam Ahmedi.
Kjo nuk arrihet vetëm se me agjërimin e çdo pjese të trupin nga gjynahet dhe të këqijat, ndalimin e gjuhës nga të folurit e ligësive, ruajtja e fjalës nga thashethemet dhe të folurti e kotë, bllokimin e shikimit në të ndaluarat, të ndaluarit e këmbëve në të shkuarit në vende të këqija haram, të ndaluarit e të dëgjuarit të asaj që nuk të intereson dhe nuk duhet ta dëgjosh, dhe të kthyerit tek Zoti me zemra të pastra, duke shpresuar për pendesë të sinqertë dhe të besueshme me besimin në Një Zot dhe synetin e Profetit si udhëzim.
O agjërues që ke lënë ushqimin dhe çdo gjë nga urija dhe etja, përgëzo se në ditën e kijametit do të jeshë i mëshiruar i mbështjellë nga drejtësija dhe bindja.
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Sa nga agjëruesit nuk marrin nga agjërimi i tyre veç se etjen dhe urinë, sa nga ata që falen nuk marrin nga namazi i tyre vetë ulje ngritjet.” Hadithin e ka transmetuar Ibn Maxhe dhe Nesiu.
Adhurues të Zotit! Qëllimet e agjërimit janë vetëm edukim dhe stervitje të shpirtrave dhe kjo është koha e duhur për pastrimin dhe pasurimin e tyre, ky është synimi primarë nga agjërimi, me një fjalë devotshmërija.
Imama Ibn Kajjimi, Zoti e mëshiroftë, thotë: “ Agjërimi është kontrolli (frenat) i të devotshmëve, mburoja e atyre që përpiqen (luftojnë), ushtrimi i të drejtëve dhe atyre që janë afër me Zotin, ai është për Zotin e Botrave nga veprat më të çmuara, sepse është e fshehtë mes njeriut dhe Zotit të tij, nuk e shikon dikush tjetër veç Tij.”
Imam Kemal Ibn El Humam, Zoti e mëshiroftë, thotë: “ Agjërimi prekën shpirtin që ka bërë keq, duke i thyer mburojën e tij që ka krijuar, falë lidhjes së tij me të gjitha pjesët e trupit.”
Populli i agjërimit dhe i Kuranit! Ramazani është muaji i Kuranit. Xhebraili a.s ja mësonte Profetit tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, Kuranin në muajin e Ramazanit. Ka ardhur në një transmetim të saktë se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Agjërimi dhe Kurani ndërmjetsojnë për njeriun në ditën e kijametit, agjërimi do të thotë; O Zot, unë isha shkaku që gjatë ditës ai të ndalonte ushqimin dhe mardhënijet intime, prandaj më jep të drejtën të ndërmjetsoj për të! Kurse Kurani thotë; O Zot unë isha shkaku që ai të linte gjumin gjatë natës, prandaj më jep të drejtën të ndërmjetsoj për të! Dhe u jepet e drejta që të ndërmjetsojnë për të.” Hadithin e kanë transmetuar Imam Ahmedi dhe Taberaniju me zinxhir të saktë transmetimi.
Çfarë muaji madhështorë në të cilin dhe nga i cili ujiten bazat e gjithë umetit, përhapen në të zemrat që kërkojnë pastrim dhe devotshmëri.
Shejhul Islami Ibn Tejmi,Zoti e mëshiroftë, thotë: “ Ai që hulumton në Kuran duke kërkuar në të udhëzimin, i behet e qartë rruga e vërtetë.” Hulumtimi i Kurani është drejtim në udhëzim, a ka më mirë se hulumtimi në Kuran?!
O ju muslimanë! O ju agjëruaes! Këto ditë të bekuara janë mudësi e artë që ti kthehemi veteve tona, të përmirsojmë veprat tona me atë se çfarë bartën ky muaj i bekuar me mësimet e mëdha nga të garuarit në bamirsi dhe vepra të mira.
Lind pyetja a ka punuar umeti për të qëndruar në shembullin e ndritshëm për të cilin është projektuar kjo fe islame nga e mesmja dhe e moderuara, luftuese e ekstremizmit dhe terrorizmit? A është angazhuar që çdo njërit që sjell në botë shkatërrim, pasiguri dhe humbje qetsije, ti paraqesë promovimin e tolerancës dhe bashkjetesës në mes popujve, refuzimin e rracizmit dhe sektarizmit? A ka qëndruar në mënyrë të vendosur përballë atij që dëshiron të trondisi bazat dhe arritjet e rregullave të sajë, dhe zgjatja në grupacionet dhe sektet e sajë?
Lutje dhe nismë në mirësitë që Zoti na dhuron, para se të dorëzojmë shpirtin, sepse porta e Tij është e hapur. Ta bëjmë këtë muaj, muajin e nismave, mëshirohuni mes njëri-tjetrit, faleni njëri-tjetrin, shtrëngoni dorën njëri-tjetrit, pajtohuni, forconi lidhjet familjare, bëni kujdes dhe ruani vaktet tuaja kohën tuaj, pastroni zemrat tuaja, dhe plotësoni qëllimin e agjërimit me fjalë dhe me vepra. Ramazani është mundësija e ndjesive dhe kuptimeve të larta që ka për qëllim feja e pastër Islame, ku për arritjen e kësaj detyre të rëndësishme angazhohen familja, xhamija, shkolla, universiteti, shoqërija, mjetet e informacionit dhe mjetet e komunikimit modern. Shpërblimi i kësaj është veç se vende të larta në xhenet me porta të hapura për të hyrë nga porta Rejan, çfarë urimi për agjëruasit, dhe përgëzimi për ata që falen.
Muaji i shpresës, përmirsimit dhe devotshmërisë, fitorja është për atë që dëshiron pranimin, urime për njeriun që e përsosi agjërimin e tij, duke e ruajtur atë në mëngjes dhe në mbrëmje.
Falenderojeni Allahun që jua mundësoj të arrini këtë muaj të bekuar, dhe nga falenderimi i plotë është mendimi i mirë për njerëzit, të ndihmuarit e atyre që kanë nevojë, dhe lehtësimi për të gjithë robërit e Zotit.
Nga Zoti kërkoj mbrojte prej shejtanit të mallkuar: “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë! Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar. Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë. Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë.” (El-Bekare 185)
Zoti ju begatoftë ju dhe mua me Kuran dhe sunetin e të dërguarit të Tij, dhe na bëftë dobi me atë që ka nga argumentet dhe urtësitë e tij. Zoti të Madhërishëm i kërkoj falje për veten, ju dhe të gjithë muslimanët dhe muslimanet nga të gjitha gabimet dhe të metat, Atij kërkoni falje dhe tek Ai pendohuni, me të vërtetë Ai është që e pranon pendesën dhe faljen.
Hutbeja e dytë
Allahun e Madhërishëm e lavdërojmë, që ka përgatitur për agjëruesit shpërblim, duke u dëshiruar atyre devotshmërinë dhe lumturinë. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, dëshmi më të cilën shpresojmë të fitojmë ditën kur do paraqitemi para Allahut. Dëshmoj se profeti ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Allahut, më i miri njeri që ka agjëruar dhe ka thirrur në rrugë të Allahut, deri sa u ngrit e vërteta, udhëzimi dhe drita. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij të udhëzuarit e parë. Përshëndetje dhe selame të shumta. Në vijim
O Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut në fjalët dhe veprat tuaja, frikësojuni Atij me dashuri dhe pajtueshmëri, në mëngjes dhe në mbrëmje, që të arrini forcë, madhështi dhe mirësi.
Vëllezër në besim. Zoti ju ruajt. Gjëja më e mirë është që këtë muaj ta konsiderojmë si muajin e nismave. Ku ka më mirë se çdo njëri prej nesh ta fillojë nismën me përgatitjet dhe mikpritjen e mirë, përsëritjen e pendesës, leximin sa më shumë nga Kurani dhe të hulumtuarit në të, falja e njëri-tjetrit dhe shtrëngimi i duarve, heqja dorë nga smira, zilija dhe hidhërimi i tjetrit, qetësija e gjokseve dhe e zemrave, lënija mënjanë e armëve dhe të luftuarit e grupacioneve në mesin tonë, të bashkuarit dhe të kapurit pas Kuranit dhe Sunetit të Profetit, të menduarit mirë për muslimanët, besnikrija dhe mirësija mes njëri tjetrit, të punuarit e veprave të mira, të kujdesurit për shtëpinë dhe familjen, mbajtja e lidhjeve familjare dhe e të afërmve, të kushtuarit rëndësi për rininë dhe të rejat, edukimin e mirë të tyre, unitetin e umetit popullit Islam, të larguarit nga kundërshtitë dhe ndasitë, forcimin e metodës së të mesmes dhe të drejtës. Arritjen e sigurisë dhe të paqes, besnikrisë dhe përkatesinë kombëtare, nevojën e bashkësisë dhe të drejtuesve, të punuarit për një përfundim sa më të mirë, të punuarit për të fituar xhenetin, për tu larguar nga zjarri. Duke ruajtur kohët e namazit, vlerën dhe nderin nga platformat e komunikimit, kanalet satelitore, dhe mediat e reja, duke shfrytëzuar përdorimin e teknologjisë në shërbim të fesë dhe sigurisë së atdheut në përballje nga sulmet e ndryshme dhe shpikjet false dhe gënjeshtare.
Prandaj o adhurues të Zotit, falenderojeni dhe lartësojeni Zotin për atë që keni nga Ai, nga nderi i kohës dhe vendit, në këtë muaj të bekuar të Ramazanit, në shtëpinë e shenjtë të Zotit. Ju janë ofruar të gjitha shërbimet e plota, bashkangjitur qetësi dhe siguri, sabilitet dhe adhurim e gjitha falë Zotit fillimisht e më pas falë kujdesit të madh dhe vizionit të lartë nga kujdestarët e çështjeve të këtij vendi të bekuar. Zoti jua shkruajtë këto në peshoren e veprave tyre të mira.
Bashkpunoni me njerëzit e sigurisë në funksion të sigurisë dhe rregullit. Përgëzime me përulsi dhe sinqeritet njerëzve të sigurisë tonë, heronjtë tanë dhe ushtarët tanë të mrekullueshëm që janë të vendosur në kufinjtë e vendit tonë, për fitoret dhe triumfet e tyre. Ata kanë vlersimin tonë dhe janë shpresa jonë dhe lumturija jonë. Lutjet tona të pafundme janë për ata nga Meka e shenjtë të drejtuara Zotit në kohën dhe vendin më të ndershëm. Durim dhe durim, qëndrim dhe qëndrim, falje dhe triumf të shpejtë do të keni me lejen e Zotit.
Drejtojuni Zotit me lutje të mira në këtë muaj të ndershëm, qëndroni në lutje sa më shumë, për njerëzit tuaj, kujdëstarët e çështjeve tuaja, të atdheut tuaj dhe popullit tuaj. Drejtohuni të Madhërishmit me lutje dhe ngrijini lutjet tuaja lart për Zotin, të ndihmojë vëllëzërit tuaj të dobët, të zhvendosurit, të larguarit, të pikëlluarit, dhe atyre që luftohen në fenë e tyre në çdo vend, që të ua largojë vështirsitë dhe shqetësimet e tyre, të ua lejtësojë të rëndat dhe ankthet, sepse Ai me të vërtetë është që Dëgjon dhe Përgjigjet.
Lutuni dhe përshëndeteti të dërguarin e ndershëm për të cilin ju ka urdhëruar Allahu i Madhërishëm në Kuranin Famëlartë kur ka thënë : “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
Profeti a.s ka thënë kush lutet një herë për mua Allahu xh.sh lutet për të dhjetë herë. Përshëndetje dhe lutje o i dërguari udhëzues, përgëzues për popullin dhe drejtues i tyre, lutje me të cilat parfumosen shpirtrat tanë, me dashurinë Tënde largohet çdo gjë që ka kaluar.
O Zot mëshiroje Muhamedin a.s. dhe familjen e tij siç e mëshirove Ibrahim a.s dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. O Zot bekoje Muhamedin a.s dhe familjen e tij siç e bekove Ibrahimin a.s dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi Halifet e parë të drejtë, të cilët udhëhoqën me drejtësi, Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi familjet e tyre dhe shokët e tyre, pasuesit e tyre (Tabiinët)dhe mbi ata që i ndjekin me mirësi deri në ditën e fundit. Të lutemi o Zot të jesh i Kënaqur me ne dhe me ta me Mëshirën dhe Bujarinë Tënde o më i Madhi Mëshirues.
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, o Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, o Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, mbro bartësit e fesë.
O Zot ngri lart fjalën e vërtetë dhe fenë Tënde.
O Zot bëje të paqtë dhe të sigurtë këtë vend dhe të gjitha vendet e muslimavëve.
O Zot na jep siguri në vendet tona, përmirso drejtuesit dhe kujdestarët e çështjeve tona.
O Zot mbështete në të vërtetën drejtuesin tonë dhe kujdestarin e dy xhamijave të shenjta dhe jepi sukses në atë që Do dhe je i Kënaqur, drejtoje atë në punë të mira, dhe jepi atij mbështetës të mirë, të cilët e këshillojnë dhe e ndihmojnë në të mirë.
O Zot jepi sukses kujdestarit të çështjes tonë, zëvendësit të tij, ndihmësve dhe bashkpuntorëve të tyre në punë që lartësojnë islamin, përmirsojnë gjendjen e muslimanëve, dhe në atë që është e mirë për vendin dhe popullin.
O Zot jepu sukses drejtuesve të muslimanëve në çdo vend o Zoti i Madhërishëm. O Zot bëj ata gjykues me ligjet e fesë Tënde, ndihmues të njërëzve të mirë.
O Zot largo nga ne fitnet(përcarjet), o Zot largo nga ne fitnet, o Zot largo nga ne fitnet, ato që dihen dhe ato që nuk dihen, nga vendi jonë dhe të gjithë vendet e muslimanëve në përgjithësi o Zoti i Botrave.
O Zot prano agjërimin tonë, namazin tonë, veprat tona të mira.
O Zot na shkruaj nga ato që largo nga zjarri, o Zot na shkruaj nga ato që largo nga zjarri, o Zot na shkruaj nga ato që largo nga zjarri, prindërit tanë dhe prindërit e prindërve tanë dhe të gjithë muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit, me të vërtetë Ti e Dëgjon lutjen, je Afër dhe i Përgjigjesh lutjeve tona.
O Zot ruaj vendet e shenjta të muslimanëve, o Zot ruaj xhaminë Aksa nga pushtuesit jehudë të padrejtë.
O Zot të lutemi të jesh në ndihmë të vëllezërve tanë të dobët dhe që luftohen për fenë e tyre në çdo vend.
O Zot jepu sukses njerëzve të sigurisë tonë, o Zot jepu sukses njerëzve të sigurisë tonë, jepu sukses ushtarëve tanë të vendosur në kufijtë e vendit tonë. O Zot bëj goditjet e tyre efikase, kontrollin e tyre të fortë, ndihmoji ata kundra armiqve, o Zot prano dëshmorët prej tyre, shëroji të plagosurit, shëroji të sëmurët e tyre, dhe ktheji ata fitimtarë, shëndosh dhe të sigurtë në shtëpitë e tyre o më i Madhi dhe Bujari.
O Zot Ti je Falës dhe e do faljen na fal ne.
O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër, na ruaj nga dënimi i zjarrit.
O Zot pranoje nga ne, Ti që dëgjon gjithçka dhe je i Gjithëdijshëm, na prano pendesën tonë me të vërtetë Ti je që pranon pendesën je Mëshirues.
O Zot na fal ne, prindërit tanë dhe prindërit e tyre, dhe të gjithë muslimanët, të gjallët nga ata dhe të vdekurit, o më i Madhi Mëshirues.
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)