Hytbe e Qabes 05-11-1441 H 26-06-2020 D
Shejh Salih ibn Humejd Tema: Dashuria dhe kujdesi për xhamitë
Falenderimi i takon Allahut. Falenderimi i takon Allahut për çdo sukses e udhëzim, për çdo ushqim, pije, bollëk, pasuri e strehim. Atij i takon mirënjohja për mirësitë e për përkujdesjen. Ai ka mundësuar perde me të cilën mbulon fajet tona. Ai na ka dhuruar rrizk më shumë se ajo që shpresonim. Ai na ka dhënë dije me të cilën kemi larguar injorancën tonë.
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, i vetëm e i pashoq. Ai na i ruan mirësitë dhe largon prej nesh fatkeqësitë. Ai na nderon e na jep gjërat më të mira, rrizk të gjerë e shëndet të mirë.
Dëshmoj se i nderuari ynë, profeti Muhamed është rob i Allahut dhe i dërguar i Tij. Ai është profeti i mëshirës dhe fanari ndriçues i njerëzimit. Nderimet shpëtimi dhe begatia e Allahut qoftë mbi të, familjen e tij dhe shokët e tij udhëheqësit e njerëzve dhe ndriçuesit e errësirave dhe mbi pasuesit e tyre deri në Ditën e Gjykimit.
O njerëz u porosis ju dhe veten time të jemi të devotshëm ndaj Allahut. Jini të devotshëm ndaj Allahut, Allahu ju mëshiroftë. Dijeni se nuk ka rehati më të madhe se mendimi i mirë. I paaftë është ai cili nuk mundet ta orientojë vetveten. Njeriu me moral të keq ndëshkon vetveten. E habitshmja në përcaktimet e Allahut është rrëzimi i të mençurit që ruhet dhe shpëtimi i injoranti neglizhent. Urtësia e Allahut është e lartë e vullneti i Tij gjithmonë realizohet.
O rob i Allahut bëhu bamirës edhe pse nuk gjen bamirësi prej njerëzve. Bamirësia të drejton dretj dashurisë, mosmarrëveshja të çon në armiqësi, sinqeriteti sjell besueshmëri e gënjeshtra të çon në akuzë.
“Nuk barazohet e mira me të keqen! Të keqen ktheje me të mirë e atëherë armiku yt do të të bëhet menjëherë mik i ngushtë. Ky virtyt u dhurohet vetëm atyre që durojnë dhe vetëm atyre që kanë një fat të madh.” (Fusilet; 34,35).
O musliman kështu janë vendosur ligjet e Allahut në këtë jetë për të gjallët. Shumë prej mirësive njerëzit që i posedojnë janë të pavëmendshëm ndaj tyre. Vëmendjen ndaj tyre njerëzit e kthejnë kur zihen në vështirësi e i ndodhin ngjarje të papëlqyera. Në këtë rast i vështrojnë mirësitë e Allahut. Ata më parë i kishin prezente mirëpo ishin të pavëmendshëm ndaj tyre.
O rob të Allahut nëse ndodh kështu imagjinoni kur Allahu u dha mundësi muslimanëve të rihapin xhamitë, të falin namazin e xhumasë dhe namazin me xhemat. Kujtoni gëzimin, harenë dhe kënaqësinë e tyre kur u rikthyen në xhami pasi që i pati kapluar kjo pandemi. I lutemi Allahut Fisnik të shpejtojë largimin e saj e të na mundësojë me mirësinë e Tij zhdukjen e saj. Ai është Dëgjues e i përgjigjet lutjes. Ata u kthyen në mihrabet e namazit dhe në kopshtet e xhenetit. Është thënë se sinqeriteti është ndjenja më e vërtetë e dashurisë kur njeriu përjeton pengesa të shumta.
Shëndeti më i ëmbël është ai që vjen pas sëmundjes. Ndjenjat më të forta janë për largimin e të dashurit kur ai gjendet afër.
Të dashurit e mi, nëse xhamitë do të tregonin për lajmet e tyre atëherë kur njerëzit nuk vinin në to. Ato do të tregonin për njerëzit që merrnin abdes, të pastër që herët në mëngjes duke ecur nëpër errësirë për të qenë në rreshtin e parë e për tu angazhuar me sexhde, me ruku, me recitim e me përmendje. Njerëz që besojnë Allahun ditën e gjykimit e nuk i frikësohen askujt tjetër veç Allahut. Njerëz të cilët nuk i pengon tregëtia e shitblerja për përmendjen e Allahut, kryerjen e namazit, dhënien e zekatit sepse ata i frikësohen një dite ku tronditen zemrat e zgurdullohen sytë.
Njerëz të cilët i kanë zemrat të lidhura me xhamitë. Shpirtrat e tyre kënaqen kur qëndrojnë mes kollonave të xhamisë. Zemrat e tyre qetësohen kur ulen e qëndrojnë në to. Ata nuk velen prej shkuarjes shpesh në to edhe nëse janë në distanca të largëta. Ata shpresojnë të fitojnë shpërblim për hapat dhe pritjen e tyre në xhami. Janë në garë se kush do të shkojë më herët në xhami dhe angazhohen me përmendje e me madhërim të Allahut. Ata janë prej atyre shtatë grupeve të njerëzve të cilët Allahu i strehon nën hijen e Tij atë ditë kur nuk ka hije tjetër veç hijes së Tij. Njerëz të cilët zemrat i kanë të lidhura me xhamitë.
Hafidh ibn Rexhep, Allahu e mëshiroftë thotë: Ai i cili e ka zemrën të lidhur me xhaminë, e në një transmetim, Kur del prej xhamisë menjëherë dëshiron të kthehet; thotë: Ai e do xhaminë, dhe është i lidhur ngushtë me të sepse adhuron Allahun e nëse del prej saj zemra e tij mbetet e lidhur me xhaminë derisa të kthehet. E kjo i ndodh një njeriu që e zotëron vetveten dhe e udhëheq atë drejt bindjes ndaj Allahut e që më pas i nënshtrohet sepse dëshira thërret që të duash vendet në të cilat realizohet ajo që dëshiron. Vetveten që të dojë vendet e adhurimit e mëson një person i cili e do Zotin e tij dhe kundërshton tekat e tij. Xhamia është kënaqësia e syrit të tij, shërim për kraharorin e tij dhe prehje për zemrën e tij.
Mendimi i mirë për Zotin tonë tek muslimanët pas kësaj pandemie që i pengoi të vinin në xhami se ata janë njerëz të cilët zemrat e tyre i kanë të lidhura me xhamitë e ata e kanë ndier mallin për to.
Po o rob të Allahut, ajo është dashuria për xhamitë, dashuria për shtëpitë e Allahut. Besimtari do atë që do Allahu dhe i dërguari i Tij dhe urren atë që urren Allahu dhe i dërguari i Tij.
Neveviu, Allahu e mëshiroftë thotë: Dashuria për xhaminë tregohet me kujdesin për namazin me xhemat në to.
Prej kuptimeve të bukura se dijetaret në lidhje me hadithin e profetit (salallahu alejhi ue selem) “e lidhur me xhaminë’ kanë thënë: Kjo është një shprehje e marrë nga fjala ‘Ulakah’ e cila tregon dashurinë e fortë. Zemra e tij është e lidhur me xhamitë; pra që ka dashuri të madhe për to. Ai kujdeset për namazin me xhemat në to me respekt e me qetësi në paraqitje, në ecje, në rradhë e në rregull. Njeriu vazhdon të jetë në falje për aq kohë sa është në pritje të namazit. Melaiket luten për të për aq kohë sa vazhdon të qëndrojë në vendin e faljes; O Allah fale, O Allah mëshiroje!
I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: A tju tregoj atë me të cilën Allahu fshin gabimet dhe ngre në grada? Ata thanë; Po o i dërguar i Allahut. Ai Tha: Plotësimi i abdesit në kohë të vështira, hapat e shumtë drejt xhamive dhe pritja e namazit tjetër pas namazit. E kjo është vigjilencë. Kjo është vigjilecë. Këta i kanë zemrat të lidhura me xhamitë.
Ndërkohë që disa të tjerë zemrat i kanë të lidhura me tregjet, disa të tjerë i kanë të lidhura me ekranet, me mjetet e komunikacionit dhe kanalet e ndryshme satelitore. I Lartë është Allahu i cili i ka ndarë zemrat.
Katadeh, Allahu e mëshiroftë ka thënë: Besimtari duhet të shihet vetëm në tre vende: Në xhami i angazhuar me adhurim, në shtëpi që e strehon e në kryerje të ndonjë pune të nevojshme në të cilën nuk ka asgjë të keqe.
Njeriu që qëndron në xhami ka tre cilësi: Vëlla i dobishëm, fjalë me urtësi dhe mëshirë e pritëshme.
Urime, urime për atë person që Allahu i ka dhënë mirësi e I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) e përshkruan me cilësi fisnike: Ata që ecin në errësirë për në xhami, përgëzoji me dritë të plotë ditën e kijametit. Për atë që shkon e vjen
në xhami Allahu pregatit një shtëpi në xhenet sa herë që ai shkon e vjen në to. Mutefekun alejhi.
Përballë këtij gëzimi të cilin e arrijnë këta njerëz të zgjedhur të cilët vizitojnë shtëpitë e Allahut është gëzimi i Allahut me ta. Vizitorë të shtëpive të Tij të cilët luten në kopshtet e Tij të cilët nxitojnë të fitojnë kënaqësinë e Tij. Në hadith prej Ebu Hurejres transmetohet se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Një personi musliman i cili qëndron në xhami për namaz e për dhikër, Allahu gëzohet me të ashtu sikurse gëzohen familjarët me njeriun e tyre kur vjen pasi ka qenë larg. Transmeton; Ibn Ebi Shejbeh, ibn Maxheh, ibn Khuzejme dhe ibn Hiban në dy sahihet e tyre, Hakimi i cili ka thënë që është sipas kushteve të Dy Dijetarëve (Buhariu dhe Muslimi) dhe e ka saktësuar Albani. Pra gëzohet Allahu me ardhjen e njerëzve në xhami.
Rob të Allahut pastaj është zbritja e melaikeve të cilët prezantojnë namazin e sabahut dhe namazin e ikindisë. Melaiket që prezandojnë kopshtet e xhenetit dhe kuvendet e dhikrit. Melaiket që luten e kërkojnë falje për atë që rri ulur në vendin e faljes duke përmendur Allahun.
Rob të Allahut këtu po përmendim diçka që tregon pozitën e xhamisë tek ithtarët e islamit vendin e saj të lartë dhe ndikimin e saj madhështor. Është një prej detyrimeve ndaj xhamisë dhe manifestim që tregon lidhjen e ngushtë me të. Ajo është një vepër që e praktikonte profeti juaj (salallahu alejhi ue selem). Ai kur kthehej prej udhëtimit së pari shkonte tek shtëpia e Allahut para se të shkonte në ndonjë shtëpi tjetër. Ai hynte në të dhe falte dy rekate. Xhamia ishte vendi i parë që shkelnin këmbët e udhëtarit prej tokës së vatanit para se të takonte prindër, fëmijë apo bashkëshort. Ai qëndronte në këmbë në shtëpinë e Allahut për ta falenderuar Atë që arriti shëndoshë e mirë, që u rikthye e po sheh atë që e kënaq në pasurinë në familjen dhe të dashurit e tij.
Kuvendet e mbretërve, të njerëzve me pozitë dhe vendeve të nderuara ku zakonisht nuk ngrihen zërat, zhurmat, lëvizjet dhe ka kujdes në shprehjet e ndryshme. Kur këto kërkohen në këto raste atëherë shih se çfarë na ka sjellë kjo fe për të ngritur lart shtëpitë e Allahut. Në xhami kërkohet të shkojmë të veshur bukur, me qetësi e me hijeshi, të rregullt në drejtimin e rreshtave. Në to ndalohet ecja duke kaluar mbi kokat e njerëzve. Kërkohet mënjanimi i erërave të bezdishme. Nuk lejohet ngritja e zërave, grindjet apo thirrjet për gjërat e humbura.
Në hadith porositet: Le të qëndrojnë pas meje njerëzit e dijshëm e të mençur pastaj ata që janë poshtë tyre e të keni kujdes prej rremujave të tregjeve. Transmeton Muslimi.
Rrëmujat e tregjeve ka për qëllim grindjet, hasmëritë, ngritjen e zërave dhe gjurulldinë.
Në këto ditë e në këto rrethana kërkohet rrespektimi i proçedurave dhe zbatimi i rregullave dhe i udhëzimeve si kujdes për sigurinë e përgjithëshme dhe shëndetin e të gjithëve.
“Faltoret e Allahut i vizitojnë dhe i mirëmbajnë vetëm ata që besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit, që falin namazin dhe japin zeqatin e që nuk i frikësohen askujt, përveç Allahut. Sigurisht që këta janë në rrugë të drejtë.” (Teubeh; 18).
Allahu na mundësoftë të përfitojmë nga udhëzimet e librit të Tij dhe prej traditës së profetit të Tij Muhamed (salallahu alejhi ue selem). Pas këtyre fjalëve që thashë i kërkoj falje Allahut për veten time e për ju dhe për të gjithë muslimanët ndaj çdo gjynahi e gabimi. Kërkojini falje Allahut se ai është Falësi e Mëshiruesi.
Hutbeja e Dyte
Falenderimi i takon Allahut. Falenderimi i takon Allahut, dhuruesi i mirësive të shumta mbi të gjithë krijesat. I pastër e i lartë është Allahu prej mangësive dhe Atij i takon falenderimi për aq sa krijesat i përmbushin detyrimet ndaj Tij. Atë e falenderoj për furnizimin e gjerë e të bollshëm.
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut të vetëm e të pashoq. Ai është i panevojshëm për ortak, për fëmijë e për këdo.
Dëshmoj se i nderuari ynë, profeti Muhamed është rob i Allahut dhe i dërguar i Tij. Allahu e zgjodhi, shpalli tek ai atë që shpalli, nderimi, shpëtimi dhe begatia e Tij qoftë mbi të aq sa lëvizin me përmendjen e tij gjuhët dhe buzët, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi ndjekësit e tij pastë shpëtim e begati të pakufijëshme.
Muslimanë! Askund nuk njihet në shkrimet e ndonjë civilizimi e të ndonjë kulture shenjë që të ketë ndikuar në drejtimin e njerëzimit në shpëtimin e tij si xhamia në civilizimin islam. Xhaminë e themeloi i dërguari i Allahut si vendtubim të muslimanëve, qendër e mbledhjes së delegacioneve, kuvend konsultativ, hapësirë për njohje e afrimitet. Ajo është shkollë, insitut, universitet dhe qendër stërvitore. Në to kryheshin kuvendet e gjykatës e të konsultave e prej mihrabit të saj vinte komanda.
Dy Xhamitë e shenjta e të nderuara të cilat nuk e kanë ndalur xhumanë dhe namazin me xhemat gjatë kësaj krize, falenderimi i takon Allahut, qëndrojnë në
krye të të gjitha xhamive të muslimanëve në mbarë botën. Ata shohin në to manifestimin e një civilizimi të lartë në tubimin dhe unitetin e muslimanëve. Kibleja e tyre është e njëjtë me kiblen, të gjallë e të vdekur. Qëndrimi në këto dy xhami është një prej punëve më të mira që të afrojnë me Allahun. Umreja dhe vizita në to është një prej synimeve më të mëdha të muslimanëve. Ndërsa haxhi është shtylla e pestë prej shtyllave të islamit. Pastaj vjen në kohët moderne ky shtet i begatë, vend i Dy Xhamive të Shenjta, Mbretëria e Arabisë Saudite e cila e vlerëson si duhet pozitën e Dy Xhamive të Shenjta. Kjo mbretëri kujdeset për to duke shpenzuar çdo gjë që nevojitet për to për haxhinjtë, umrexhijtë dhe vizitorët.
Këtu ka dy çështje parësore në lidhje me përkujdesjen ndaj Dy Xhamive të Shenjta. E para është çështja e sigurisë. Allahu i madhërishëm thotë: “Me të vërtetë, Faltorja e parë e ngritur për njerëzit, është ajo në Bekkë (Mekë), e bekuar dhe udhërrëfyese për popujt. Në të ka shenja të qarta (që janë): vendi i Ibrahimit (mekami Ibrahim); (fakti që) kush hyn në të është i sigurt.” (Al Imran; 96,97). Dijetarët në lidhje me komentin e fjalëve ‘kush hyn në të është i sigurtë’ kanë thënë: Jepni atij siguri dhe kujdesuni që të jetë i sigurtë. Pra kemi të bëjmë me një kallëzues që tregon urdhër. Dmth kush hyn në të sigurojeni.
Siguria e Dy Xhamive të Shenjta përfshin të gjithë llojet e sigurisë; sigurinë psiqike, trupore, shëndetësore dhe shoqërore.
Së dyti është çështja e pastrimit. Për të Allahu i madhërishëm thotë:
“pastroje Shtëpinë Time (nga idhujtaria), për ata që vijnë rrotull saj (në shenjë adhurimi) dhe për ata që rrinë në këmbë, përkulen dhe bien në sexhde duke u falur.” (Haxh; 26). Ky pastrim në këtë rast përfshin të gjithë llojet e pastrimit; pastrimin fizik dhe kuptimor.
Vëllezër, siguria dhe pastrimi bashkohen në ruajtjen e shëndetit të njeriut në lidhje me marrjen e shkaqeve të parandalimit të përhapjes së sëmundjeve veçanërisht ato që janë ngjitëse si epidemitë dhe murtajat.
Ky shtet i begatë, Mbretëria e Arabisë Saudite e cila është shërbëtore e Dy Xhamive të Shenjta që kujdeset për çështjet e tyre si vende të shenjta dhe për vizitorët e tyre vendas, rezidentë, haxhilerë, umraxhinjë dhe vizitorë. Kjo është e njohur përgjatë historisë së saj të lavdishme për kujdesin e bukur ndaj vendeve të shenjta. Kjo mbretëri me përpjekjet e saj madhështore, vepra gjigande dhe shpenzime marramendëse për ndërtimin, zgjerimin, shërbimin dhe lehtësimin e mbërritjes në to, për qëndrimin në to, kryerjen e pelegrinazhit në to në vendet e shenjta në Meken e nderuar dhe në Medinen profetike e të ndritur. Për këtë dëshmon historia e ndritur e kësaj mbretërie, veprat e ndritura të saj dhe udhëheqja e saj e urtë.
Kur kjo pandemi zbriti në të gjithë botën ky shtet i begatë mori masat e duhura për të garantuar sigurinë e banorëve të saj dhe njerëzve rezidentë në tokën e tij. Për këtë ka shpenzuar në maksimum për të cilën dëshmon i largëti përpara të afërmit. Këtë krizë ky shtet e ka menaxhuar me aftësi të larta e të pashembullta e për këtë falenderimi i takon Allahut.
Ajo e ka pezulluar Umrenë, e ky vendim është mirëpritur prej të gjithë muslimanëve në rang personash, institucionesh, shtetesh dhe organizatash. Me ardhjen e këtij sezoni fisnik, sezoni i Haxhit e pandemia vazhdon të jetë aktive në të gjithë botën dhe statistikat e prekjes me të janë në rritje mbretëria është kujdesur maksimalisht për të kryer ritualin e Haxhit duke marrë masat më të larta e rregullat e duhura me qëllim që të realizohet Haxhi. Shteti me këtë vendim synon dy çështje; Së pari realizimin e ritit të Haxhit, se dyti ruajtja e sigurisë dhe shëndetit të haxhinjve. Qeveria Allahu e forcoftë me marrjen e këtyre masave ka parasysh kujdesin që tregon islami për qënien njerëzore si në fjalët e Allahut:
“mos e çoni veten tuaj në shkatërrim” (El Bekare;195).
“dhe mos e vrisni veten” (Nisa; 29).
“nëse dikush shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar jetën e krejt njerëzve.” (Maideh; 32).
Gjithashtu ka parasysh udhëzimet e ligjit të pastër islam në lidhje me marrjen e masave mbrojtëse dhe detyrat mbrojtëse gjatë epidemive që janë transmetuar në dy Sahihet ku i Dërguari i Allahut ka thënë: Largohu prej lebrozit ashtu sikurse largohesh prej një tigri.
Fjala e tij (salallahu alejhi ue selem) “Një i sëmurë nuk duhet të shkojë tek një i shëndetshëm.”
Fjala e tij (salallahu alejhi ue selem) “Nëse dëgjoni se murtaja ka rënë në një vend atëherë mos hyni në të, e nëse jeni në një vend e ajo bien në të atëherë mos dilni prej tij.”
Gjithashtu kjo qeveri ka marrë parasysh edhe atë që thonë specialistët e çështjeve shëndetësore e shoqërore. Një prej shkaqeve të përhapjes së kësaj epidemie janë
tubimet dhe grumbullimet njerëzore dhe pakësimi i grumbullimeve është zgjidhja më e mirë me lejen e Allahut derisa Allahu të urdhërojë largimin e saj.
Muslimanë! Këto masa janë të përkohëshme të lidhura me shkakun që është kjo pandemi që Allahu na e largoftë sa më shpejt.
Keni frikë Allahun o rob të Allahut dhe dijeni se këto vende të begata me udhëheqjen e Shërbëtorit të Dy vendeve të Shenjta mbreti Selman bin Abdulazaiz dhe mëkëmbësi i tij besnik Muhamed bin Selman Allahu i ruajtë ka si prioritet mikëpritjen e haxhilerëve, umraxhinjëve dhe vizitorëve që synojnë Dy Xhamitë e Shenjta. Ata kanë vënë si plan e si objektiv politik të saj pritjen e tridhjetë milion umrexhij dhe vizitorë përgjatë vitit si shërbim ndaj muslimanëve duke vlerësuar ndjenjat e tyre, dëshirën e zjarrtë dhe lidhjen e tyre të fortë me Dy Xhamitë e Shenjta dhe për të dhënë mundësinë një numri më të madh muslimanësh për të kryer obligimin e Haxhit, umren dhe vizitën sa më bukur nëpërmjet pregatitjes së Dy Xhamive të Shenjta dhe realizimit të Mesazhit islam të përbotshëm duke ofruar shërbimet më të mira që para mbërritjes së tyre, gjatë qëndrimit dhe gjatë largimit të tyre. Kjo në vazhdën e realizimit të figurës së ndritur, të qytetëruar e të avancuar të mbretërisë në shërbim të Dy Xhamive të Shenjta. Allahu i bekoftë të gjitha këto përpjekje dhe mundësoftë hapa të mëtejshëm e të sukseshëm dhe na e largoftë këtë pandemi prej umetit!
Dërgoni salavate dhe selame mbi mëshirën e ofruar dhe mirësin e dhuruar profetin tuaj Muhamedin të dërguarin e Allahut. Zoti juaj ju urdhëron për këtë në shpalljen e tij të plotësuar e Ai është i Vërteti në fjalë. Allahu ka thënë fjalë fisnike:
Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”! (surja Ahzab; 56)
O Allah ngreje lart, shpëtoje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, të dashurin dhe profetin e zgjedhur, familjen e tij të mirë e të pastër, bashkëshortet e tij të cilat janë nënat e besimtarëve. O Allah kënaqësia jote qoftë mbi katër prijësat e drejtë Ebu Bekrin, Umerin, Osmanin dhe Aliun dhe mbi gjithë shokët e profetit Tënd dhe mbi ata që ecin në gjurmët e tyre dhe zbatojnë traditën e tyre deri në ditën e gjykimit edhe ndaj nesh bashkë me ta me faljen tënde, bujarinë, mirësinë dhe bamirësinë tënde o më Fisniku i fisnikëve.
O Allahu fenë islame ngreje lart dhe muslimanët bëji krenar.
O Allahu fenë islame ngreje lart dhe muslimanët bëji krenar.
O Allahu fenë islame ngreje lart dhe muslimanët bëji krenar.
Zhduke politeizmin dhe poshtëroi idhujtarët.
O Allah poshtëroi tiranët, mohuesit dhe tërë armiqtë e fesë e të popullit besimtar.
O Allah na jep siguri në vendet tona, Përmirësoi prijësat dhe udhëheqësit tanë.
Udhëheqjen mbi ne mundësoja atij që të frikësohet Ty, që është i devotshëm e që mundohet të fitojë kënaqësinë tënde o Zot i botëve.!
O Allah jepi sukses udhëheqësit tonë dhe prijësit tone, jepi atij sukses prej suksesit Tënd, jepi krenari në bindje ndaj Teje. Me të ngreje lart e më lart fjalën Tënde. Bëje atë ndihmës të islamit e të muslimanëve. Jepi sukses atij, mëkëmbësit të tij, vëllezërve të tij dhe ndihmëtarëve të tij të bëjnë atë që të kënaq Ty, drejtoji ata në bamirësi e devotshmëri!
O Allah udhëzoji prijësat e muslimanëvë të zbatojnë librin Tënd e të ecin në rrugën e profeti Tënd (salallahu alejhi ue selem). Bëji ata mëshirë për robërit e Tu besimtarë. Bashkoji ata në të vërtetën, në udhëzim e në rrugën profetike.
O Allah përmirësoje gjendjen e muslimanëve. O Allah përmirësoje gjendjen e muslimanëve në çdo vend, ruaje gjakun e tyre, bëji ata të një fjale të bashkuar rreth të vërtetës, udhëzimit dhe rrugës profetike. Ndihmoji ata mbi armiqtë e Tu e mbi armiqtë e tyre. Mundësoji atyre të udhëhiqen prej më të mirëve e ruaji prej të këqinjve. Përhape sigurinë, drejtësinë, pasurinë nëpër vendet e tyre dhe mbroji prej të këqijave e prej fitneve të dukshme e të padukshme.
O Allah na ruaj me syrin Tënd i cili nuk fle, na streho në strehëzën Tënde të cilën askush nuk mund ta cënojë, na ruaj me krenarinë Tënde e cila nuk mund të ulet!
O Allah na shpëto prej çdo belaje, e na bëj falenderues për shpëtimin tonë! O Allah ne kërkojmë prej Teje që të na largosh çdo gjë të urryer e të keqe!
O Allah na mbro prej zgjebes, çmendurisë, lebrozës e prej çdo sëmundjeje të keqe!
Ne jemi strehuar te Krenari i Plotfuqishëm e i jemi mbështetur Sunduesit të gjithëpushtetshëm, të Gjallit që nuk vdes kurrë!
O Allah largoje prej nesh këtë epidemi. Na mbro nga e keqja e sëmundjes dhe nga belaja me butësinë e me forcën Tënde se Ti ke fuqi për çdo send!
O Allah na i fal gabimet tona, na i mbulo të metat tona, na i largo brengat, shpëtoi të sprovuarit prej nesh, shëroi të sëmurët tanë, mëshiroi të vdekurit tanë.
Zoti ynë i kemi bërë padrejtësi vetvetes sonë e nëse nuk na fal e nuk na mëshiron kemi për të mbetur të humbur.
O Allah na jep të mira në këtë jetë, të mira në jetën tjetër e na ruaj nga dënimi i zjarrit.
I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve! (Surja Saffat; 180)