Mirësitë e Zotit dhe mëshira e Tij – Meka 22.04.2022

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar       21-09-1443 H   22-04-2022 D

Shejh Fajsal el Gazauij     Tema Mirësitë e Zotit dhe mëshira e Tij

Lavdërimet janë për Zotin, Bujarin, Dhuruesin, Dhuruesi i Madh dhe Shpërblyesi i pafundëm. Zotin e Madhërishëm e lavdëroj.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, Ai është i Vetmi, Ngadhënjimtari, të gjitha mirësitë janë në Dorë të Tij, Dhuruesi Bujari. 

Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, i dërguari i përzgjedhur i Zotit. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi  familjen dhe shokët e tij,  përsa kohë nata zëvendëson ditën. 

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, sepse me të vërtetë frika ndaj Zotit është mbuloja më e mirë dhe përgatitja e duhur, dhe rruga më e mirë që Zoti të fali robërit e Tij. “ O besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut, Ai do t’ju japë aftësinë e të gjykuarit drejt, do t’ju lirojë nga gjynahet tuaja dhe do t’ju falë. Allahu zotëron mirësi të madhe.” (El-Enfal 29)

O ju njerëz! Dihet nga çdo musliman, se Allahu i Madhërishëm njeriun e ka të të preferuar nga çdo krijesë të Tij, duke i dhuruar atij mirësi dhe vlera të pafundme. Sa nga mirësitë Zoti ka dhuruar tek krijesat e Tij, dhe sa nga begatitë dhe dhuntitë e Tij ka zbritur mbi robërit e Tij. E para dhe më e madhja nga këto mirësi është Njësimi i Zotit, që është të dëshmuarit se: “S’ka Zot tjetër përveç  Tij,” Një i Vetëm, pa shok, besimi i sinqertë  dhe adhurimi vetëm për Të, sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë për Jusufin, paqja e Zotit qoftë mbi të; “Unë besoj fenë e të parëve të mi – Ibrahimit, Is’hakut dhe Jakubit. Ne, kurrë nuk mund t’i shoqërojmë Allahut ndonjë gjë (në adhurim). Kjo është dhuntia e Allahut ndaj nesh dhe njerëzve të tjerë, ndonëse shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës.” (Jusuf  38)  

Nga mirësitë e Zotit dhe begatitë e Tij është dërgimi i profetëve, paqja e Zotit qoftë mbi të, dhe vula tyre Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me dërgimit e të cilit Zoti bekoj këtë umet. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Është Ai që u solli analfabetëve një të Dërguar nga gjiri i tyre, për t’u lexuar atyre Shpalljet e Tij, për t’i pastruar e për t’u mësuar Librin dhe Urtësinë, ndonëse ata më parë ishin vërtet në humbje të plotë. Ai do ta dërgojë atë edhe tek të tjerë (muslimanë) nga ata, të cilët ende nuk u janë bashkuar. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti. Kjo është dhuntia e Allahut; Ai ia jep atë kujt të dojë. Allahu zotëron dhunti të madhe.” (El-Xhumu’a  2-4)

Sikurse nga mirësit e Zotit ndaj umetit të Muhamedit është përzgjedhja dhe dhënia atyre e librit të Tij, Kuranin Famëlartë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Pastaj, Ne ua dhamë Librin robërve Tanë të zgjedhur (nga ndjekësit e Muhamedit a.s.). Disa prej tyre i bëjnë dëm vetes (duke bërë vepra të ndaluara), disa janë në rrugë të mesme (duke kryer detyrimet dhe duke shmangur të ndaluarat), ndërsa disa, me lejen e Allahut, shkojnë përpara me të mira (përtej detyrimeve); kjo është dhuntia e madhe.” (El-Fatir 32)

E nga shfaqja e mirësive të Zotit ndaj besimtarëve është se e ka bërë të dashur për ata besimin dhe e ka zbukuruar atë në zemrat e tyre, dhe ka bërë të urryera për ata mohimin, gjynahet e mëdha dhe të vogla. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Por Allahu jua ka bërë të dashur besimin dhe jua ka zbukuruar atë në zemrat tuaja, ashtu siç jua ka bërë të urryer mosbesimin, shthurjen dhe mosbindjen. Pikërisht ata janë të udhëzuarit  drejt me mirësinë dhe hirin e Allahut. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.” ( El-Huxhurat 7-8)

E nga mirësitë e Zotit  ndaj tyre gjithashtu është dhe pranimi që Ai i bën pendesës së tyre, pastrimi, fshirja, e gjynaheve të tyre, dhe suksesi, mundësia,  që Ai u jep atyre për pastrimin e shpirtërave të tyre. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush nga ju nuk do të ishte pastruar kurrë (prej gjynaheve); Allahu pastron atë që dëshiron Vetë. Allahu i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.” (En- Nur 21) 

Nga mirësitë e Zotit  ndaj tyre gjithashtu, është suksesi dhe edukimi i tyre, dhe të mësuarit e tyre për atë që nuk kishin dijeni, dhe orientimin e tyre drejtë disa lloje përfitimesh, si dhe paralajmërimin e tyre që të kenë kujdes nga kurthet e shejtanëve, dhe shmangia e pasimit të tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Sikur të mos ishte mirësia e Allahut dhe mëshira e Tij, ju të gjithë do të ndiqnit djallin, përveç një numri të vogël.” (En-Nisa’ 83)

Nga mirësitë dhe dhuratat e Zotit për robërit e Tij është ajo çfarë ju dhuron atyre, besimtarëve, nga çlirimet e vendeve, plaçkë lufte, fitore, triumfe dhe fuqizim, të gjitha këto i atribohen Allahut të Madhërueshëm, sikurse ka ardhur në fjalën e Allahut të Madhërueshëm, në Kuran; “E nëse ju arrin ndonjë e mirë nga Allahu…” (En-Nisa’ 73)

Dhe sikurse Allahu ka thënë në tregimin e historisë së Sulejmanit, paqja e Zotit qoftë mbi të, kur ai pa fronin e mbretëreshës Sebe’, të dukshëm dhe të fuqishme; “Kur (Sulejmani) e pa të vendosur para tij, tha: “Kjo është nga dhuntitë e Zotit tim, për të më provuar a jam mirënjohës apo mohues. Kush falënderon, e bën për të mirën e vet e, kush mohon, (ta dijë se) Zoti im është i Vetëmjaftueshëm dhe Dhurues.” (En-Neml 40) 

Nga mirësitë e Allahut ndaj tyre, besimtarëve, është se Ai i pasuron, i mbanë largë, varfërisë, skamjes dhe vështirësive të jetës. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Dhe mos kini frikë nga varfëria, sepse, po deshi, Allahu ju bën të pasur me dhuntitë e veta.” (Et-Teube 28) Sikurse ata, falë mirësive të Tij, pasurohen  në punë dhe në tregti. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “disa do të udhëtojnë nëpër botë, duke kërkuar mirësitë e Tij (për jetesë).” (El-Muzzemmil 20) Nga mirësitë e Zotit  për robërit e Tij është se Ai ka dhënë natën që të pushojnë në të dhe të arrijnë rehatinë e tyre, dhe ditën e ndritshme që të veprojnë dhe të punojnë për jetën e tyre. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Allahu e ka bërë natën që ju të pushoni, ndërsa ditën e ka bërë të ndritshme për të parë. Vërtet, Allahu është Dhurues i madh ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk janë mirënjohës.” (  Gafir 61)

Nga mirësitë e Zotit ndaj njerëzve, është  shtyrja e afatit të ndëshkimit të tyre për mosbindjen dhe mohimin ndaj Tij, sikurse Allahu i Madhërishëm thotë në suren Neml: “Në të vërtetë, Zoti yt, është Bamirës i madh i njerëzve, por shumica e tyre nuk janë mirënjohës.” (En-Neml 73)

O ju vëllezër të besimin në Zot! Vërtetë Allahu i Madhërueshëm njerëzve të mirë dhe bamirës ju dhuron shpërblimet më të mira të Tij në botën Tjetër. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “  dhe do t’i japë çdo të miri shpërblimin e merituar.” (Hud 3) Do të thotë çdo njërit që punon nga veprat e mira do ti japi shpërblim për punën e tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kështu, ata që besojnë Allahun dhe mbështeten fort tek Ai, (ta dinë se) Ai do t’i fusë në mëshirën dhe mirësinë e Vet…” (En-Nisa’ 175) Do të thotë; I mëshiron ata dhe do i fusi në Xhenet, ua shton shpërblimet dhe i rritën në grada, për të cilat ata e falenderojnë Zotin e tyre  duke ndier mirësitë e Tij  ndaj tyre, thonë: “ Është Ai që me mirësinë e Tij na ka pranuar në shtëpinë e banimit të përhershëm…” (El-Fatir 35) Është saktësuar nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ka thënë: “ Askush prej jush nuk do të hyjë në Xhenet prej veprave të tij.” I kanë thënë; “As ti o i dërguari i Allahut?” Ka thënë: “ As unë, vetëm nëse më mbulon Allahu me mëshirën dhe mirësinë e Tij.” 

Për njerëzit e besimit ka përgëzim të madh. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Jepu lajmin e mirë besimtarëve se Allahu ka (përgatitur) për ata mirësi të mëdha!” (El-Ahzab 47) Allahu i Madhërishëm e ka bërë të qartë mirësinë e madhe në fjalën e Tij kur thotë: “Ndërsa ata që kanë besuar dhe bërë vepra të mira, do të jenë në kopshtet e mrekullueshme të Xheneteve. Ata do të kenë te Zoti i tyre çfarë të duan; kjo është dhurata e madhe.” (Esh-Shura 22) 

Në botën Tjetër besimtarët do të gëzohen me lajmin se do të jenë në Xhenet dhe do kenë çfarë ka përgatitur Allahu për ata në të. Ndërsa në këtë botë dhe çfarë kan nga të vdekshmet, pasuri të neveritshme kalimtare, nuk ja vlen që të gëzohesh me to. Allahu i Madhërishëm ka qortuar ata që veprojnë këtë gjë dhe ka thënë: “Jobesimtarët i gëzohen jetës së kësaj bote…” (Er-Ra’d 26) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Thuaj: “Me dhuntinë e Allahut dhe mëshirën e Tij – vetëm me këto le të gëzohen! Kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë.” (Junus 58)

Mirësia e Allahut të Madhërishëm dhe mëshira e Tij është udhëzimi në fe dhe në legjislacionin e saj, dhe më specikfikisht Kurani Famëlartë dhe besimi.

O ju muslimanë! Çdo gjë që ka njeriu nga furnizimi, mirësia, mirëqenja dhe triumfi, fitoja është nga dhurata e Allahut të Madhërishëm dhe mirësitë e Tij ndaj tyre. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Çdo mirësi që keni, është nga Allahu.” ( En-Nahl 53) Sikurse mirësitë kërkohen vetëm se nga Allahu i Madhërishëm: “ …dhe se mirësia është vetëm në dorën e Allahut. Ai ia jep kujt të dojë.” (El-Hadid 29) Ai është në dijeni se kush meriton mirësit e Tij dhe ja dhuron ato. Prandaj duhet që Allahut ti kërkojmë nga mirësitë e Tij, dhe të zbatojmë fjalën e Tij: “Kërkoni prej Allahut nga mirësitë e Tij.” (En-Nisa’ 32) Që do të thotë të kërkojmë nga Allahu i Madhërishëm më shumë nga mirësitë dhe begatitë e Tij, nga çështjet e kësaj bote dhe të botës Tjetër. Sepse ne vërtetë nuk kemi rrugëzgjidhje tjetër jashtë mirësisë së Allahut të Madhërishëm. 

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, gjithmonë i lutej dhe i kërkonte Allahut nga mirësitë e Tij, dhe na ka mësur që kur të  dalim nga xhamia të themi: “ O Zoti ynë të lutem që të më japësh nga mirësitë Tua.”  Ndërsa në një hadhith tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka ftuar një musafir në shtëpinë e tij, ka dërguar dikë për  tek bashkëshortet e tij, që të kërkonte prej tyre ushqim për të nderuar të ftuarin, por nuk ka gjetur tek ato ushqim. Ka thënë: “ O Zoti im, të lutem të më japësh nga mirësia dhe mëshira Jote, sepse ato nuk i posedon dikush veç Teje.” I është dhuruar një dele e pjekur. I dërguari i Allahut, paqj adhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kjo është nga mirësia e Zotit, ndërkohë,  që ne presim Mëshirën e Tij.” 

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ishte në udhëtim dhe  zgjohej, thoshte: “Kush dëgjon lavdin që po i bëjmë Allahut për begatitë dhe mirënjohjen që po i shprehim Atij për mirësitë, le të ja përcjelli një tjetri! O Zoti ynë, na ruaj dhe na jep mirësi! Allahut i lutemi të na mbrojë nga Zjarri.” Fjala e tij; Na jep mirësi, do të thotë na dhuro në vazhdimësi dashamirësi, dhe na jep sukses në realizimin e tyre sa më mirë. 

Allahu i Madhërueshëm ka veçaur të dërguarin e Tij dhe e ka nderuar me gjithë të mira. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Dhuntia e Allahut për ty është shumë e madhe.” (En-Nisa’ 113) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Vërtetë që mirësia e Tij ndaj teje është kurdoherë e madhe.” (El-Isra’ 87) E ka përzgjedhur me mesazhin e Tij, zbriti tek ai Librin Famëlartë, i bëri të qartë atij të vërtetën, e mbështeti atë me Ndihmën e Tij, e mbrojti atë nga mashtrimi dhe devijimi, ja fali gabimet e tij, e bëri atë zotëria i gjithë njerëzimit, i dha atij pozitën e lavdëruar, dhe të tjera nga mirësitë e Tij që i ka dhuruar atij, të cilat nuk numërohen. 

Zoti na begatoftë me Kuran dhe me synet, Zoti na bëftë dobi me argumentat dhe urtësitë e tij. Zotit të Madhërishëm  i kërkoj falje për  vete dhe  ju Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues. 

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin në fshehtësi dhe hapur, nga Ai janë dhuratat dhe mirësitë, Ai meriton të lavdërohet, Bujari dhe dhënësi i mirësive, bujaria e Tij ndaj nesh, është rritur, dhe drejtësia dhe të mirat janë shtuar.    

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok. 

Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe  i dërguari i Zotit. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij.

O muslimanë! Urtësia e Allahut të Madhërishëm ka dashur që jeta e njeriut të umetit të Muhamedit të jetë e shkurtër. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Mosha e umetit tim është në mes gjashtëdhjetave dhe  shtatëdhjetave, ndërsa janë të pakët ata që e kalojnë këtë.” Dhe pse jeta e tyrë është e shkurtër, nuk është në gjatësinë e popujve të mëparshëm,  por përsëri nga mirësia dhe mëshira e Zotit ndaj tyre është se ua ka kompensuar atë, jetën, me netë, kohë, vende dhe raste, ku veprat e tyre shtohen, shumfishohen shpërblimet  dhe të mirat e tyre, duke arritur në vite të pakëta atë që nuk mund ta arrinin ata para tyre për mes jetës së tyre të gjatë.

Adhurues të Zotit! Flladi i dhjetë ditëve të fundit është përhapur duke bartur mirësi të shumëta. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në këto ditë ka bërë përpjekje të mëdha që nuk i bënte në ditë të tjera veç tyre. Nga përpjekjet e tij të shtuara është se ai hynte në itikaf në këtë dhjetë ditësh dhe kërkonet në të natën e Kadrit. Kur hynte dhjetë ditëshi i fundit, kalonte natën zgjuar, në adhurim, zgjonte familen e tij, për adhurim, përpiqej dhe shtrëngonte  rripin e tij. Prandaj duhet që të ekspozohemi përballë  sezoneve të  mira të mëshirës dhe bujarisë së Zotit. Të kërkojmë faljen dhe mëshirën e Tij të madhe, të shtojmë adhurimet për Zotin,  dhe ti afrohemi Zotit me të gjitha llojet e adhurimeve, të qëndrojmë larg humbjes së kohëve të namazit, dhe largë të punuarit e veprave të këqija. 

Adhurues të Zotit! Sikurë në këtë dhjetë ditësh të bekuar t të ishte vetëm vlera dhe mirësia e Natës së Kadrit do të ishte mjaftueshëm. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj.” (El-Kadr 3) Adhurimi në këtë natë është më me vlerë se njëmijë muaj. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush falet në natën e Kadrit me besim dhe me shpresë në shpërblim tek Zoti, do ti falen gjynahet e të kaluarës së tij.”  I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kërkojeni natën e Kadrit në dhjetë netët e fundit të Ramazanit.” Ajo, sipas mendimit të shumicës, është në netët teke të dhjetëditësit të fundit, bazuar në fjalën e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë:  “ Kërkoni natën e Kadrit në netët teke të dhjetë ditëshit të fundit të Ramazanit.”  Shtoni përpjekjet dhe rrisni preokupimet, sepse kush e arrinë nderin, vlerën,  e kësaj nate ka fitur dhe përfituar, e kush e humbën e saj ka humbur dhe privuar.  Shfrytëzoni mundësinë dhe ruajui nga neglizhenca dhe dembelizmi, sepse muaji i Ramazanit po kalon, kanë ikur prej ty dy pjesë, prandaj; “O kërkuesi i të mirës nxito, o kërkues i faljes drejtohu nga Zotit, dhe o kërkues i Xhenetit afrohu.” 

Adhurues të Zotit! Lutuni dhe përshëndeteni të dërguarin tuaj sikurse Zoti juaj ju ka urdhëruar: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) 

O Zoti ynë, fale dhe mëshiroje Muhamedin, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, sikurse e mëshirove familjen e Ibrahimit. 

O Zot bekoje Muhamedin, familjen dhe pasardhësit e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. 

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. 

O Zot poshtëro politeizmin dhe politeistët. 

O Zot shkatërroi armiqtë e fesë. 

O Zot ruaj vendin e dy të shenjtave nga dëmet e të këqinjve, nga komplotet e të pabesëve, nga planet e atyre që thurin komplote, nga çdo ziliqarë dhe keqbërës, dhe nga të gjithë armiqt e Islamit dhe  muslimanëve. 

O Zot bëje këtë vend të paqtë, siguritë dhe të begatë, dhe të gjitha vendet  muslimanëve.

O Zot largo nga ne ngritjen e çmimeve, epidemitë,  kamatën, imoralitetin,  termetet, dhe  të vështirat, fitnet e këqija nga ato që janë shfaqur dhe ato që nuk janë shfaqur, nga vendi ynë në veçanti dhe nga të gjitha vendet islame në përgjithësi. 

O Zot të lutemi të jesh me vëllezërit tanë të dobët, me ata që luftojnë në rrugën Tënde, me ata që janë të lidhur fort me vendet e shenjta, dhe  mbrojtësit e kufirit. 

O Zoti ynë na jep siguri në vendin dhe shtëpinë tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona, bëj udhëheqjen tonë  në duart e atyre që të frikësohen dhe të binden Ty,  dhe kërkojnë kënaqësinë Tënde, o Zoti i Botrave. 

O Zot jepi sukses kujdestarit të çështjeve tona në atë që Do dhe je i Kënaqur, nga fjalët dhe veprat,   o i Gjallë, o i Përhershëm, dhe udhëzoje  atë drejtë të mirës dhe devotshmërisë. 

O Zoti ynë, të lutemi të na japësh nga mirësitë e Tua të mëdha. 

O Zot, o dëgjues i lutjeve, o posedues i Mirësive të mëdha dhe Dhurues i tyre, na jep sukses të kompensojmë atë që na ka kaluar, garimin në vepra të mira, dhe shfrytëzimin e adhurimeve. 

O Zot na bëj nga ata që e kanë agjëruar dhe janë falur në Ramazan me besim dhe shpresë në shpërblim, dhe nga ata që e kan arritur, me falje, natën e Kadrit  me besim dhe shpresë në shpërblim. 

O Zoti ynë, Ti je falës, e do faljen, na fal ne. 

Lavdërimet janë për Zotin e Botrave.

Post Author: endrit