Përfitime dhe këshilla nga historia e gruas së Imranit dhe vajzës së saj, Mejremes

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme      07-07-1445 H     19-01-2024 D  

Shejh Abdul Bari  Ibn Avad Eth-Thubejti  

Tema  Përfitime dhe këshilla nga historia e gruas së Imranit dhe vajzës së saj, Mejremes

Lavdërimet janë për Allahun, Ai është që tregon vetëm të vërtetën dhe është Vendimmarrësi më i Mirë. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, Allahu është e Vërteta e qartë. 

Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, mbajtës i premtimit, besniku. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij, mbi tabi’inët dhe ata që i pasojnë në mirësi deri në ditën e Kijametit, atyre ju dërgojmë përshëndetje të shumta.

Në vijim

Porosis veten dhe ju që ti frikësohemi Zotit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)

Në tregimet e Kuranit ka porosi, këshilla dhe mësime të pashtershëm, pafundme, të cilat i ka mbjell Kurani, dhe që shkëlqejnë  për nga elokuenca dhe fuqia e thënies së tyre. E kush jeton brenda fushëveprimit të Kuranit do të lartësojë vlerën e ti dhe do t’i bëhen të qarta punët e tij.

Kurani ka sjellë historinë e një zonje të lavdishme, një gruaje të ndershme, një vajze adhuruese ndaj Zotit dhe të devotshme. Kurani e ka përjetësuar, treguar historinë e saj në një sure të emëruar me emrin e saj. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Dhe trego (o Muhamed) në Libër për Merjemen…” (Merjem 16) Ajo është pastruar para se të lindte, agimi i saj zbardhi në një shtëpi, përmirësimi i së cilës është i vazhdueshëm dhe zgjedhja e së cilës është e merituar. Allahu e ka lavdëruar atë kur ka thënë: “Allahu i zgjodhi Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit dhe familjen e Imranit mbi të gjithë njerëzit (e kohës së tyre).” (Al ‘Imran 33) Imrani është babai i Merjemit, e bija e Imrani nëna e Isait, i biri i Merjemes, paqja e Zotit qoftë mbi të, prandaj për këtë Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ (Ata ishin) pasardhës të njëri – tjetrit. Allahu dëgjon dhe di çdo gjë.” (Al ‘Imran 34) 

Shtëpia të cilën e ka zbukuruar feja, që ndriçohet me bindje dhe gjallërohet me kujtimin e Zotit, ajo rrotullohet gjithandej rreth legjislacionit të fesë kudo që shkon; është një shtëpi bujare, bimët e së cilës prodhojnë të mira dhe japin fryte, me lejen e Zotit të saj, edhe pas një kohe. Gruaja e Imranit që para lindjes së Isait, përshkroi për të ardhmen e asaj që ishte në barkun e saj  dhe i caktoi atij një qëllim të lartë në jetë.  Kurani e përshkroi qëllimin e saj të sinqertë kur ajo ka thënë: “ Zoti im, unë ta kam kushtuar Ty atë që është në barkun tim, që të të shërbejë vetëm Ty; andaj, pranoje prej meje! Se Ti, me të vërtetë, dëgjon dhe di çdo gjë.” (Al ‘Imran 35) Që do të thotë: O Zoti im, të bëra një zotim, që ajo që kam në bark të jetë e lirë për të adhuruar Ty,  e kufizoj atë në bindjen ndaj Teje, në shërbim të Kudsit Tënd dhe nuk do ta angazhoj atë me asgjë nga kjo botë.

Lutjet për pasardhësit janë baza e edukimit dhe çelësi i mirësisë dhe i përmirësimit. Gjuha e prindërve nuk ndalet nga lutja me të, zemrat e tyre nuk neglizhojnë në edukimin e tyre në çdo kohë dhe moment.  Sikurse është e rrezikshme që nëna të largohet nga natyraliteti  i saj, ku në momente zemërimi dhe gjendje  emocionale,  të lutet që pasardhësit të vuajnë shkatërrimin dhe mungesën e suksesit, dhe përkon që kjo të jetë ora kur lutjet marrin përgjigje, pranohen.

Gruaja e Imranit e përmblodhi qëllimin e saj të sinqertë me një lutje të sinqertë që Zoti do ta pranonte prej saj. “…andaj, pranoje prej meje! Se Ti, me të vërtetë, dëgjon dhe di çdo gjë.” (Al ‘Imran 35) Që do të thotë: Ai që dëgjon lutjet e mia dhe që e di çfarë është e mirë; Sepse njeriu mund të kërkojë diçka dhe nuk është në interesin e tij arritja e saj, prandaj e delegon çështjen për në Diturinë e Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar: “ Dhe kur e lindi foshnjën, (gruaja) tha: “Zoti im! Unë linda femër”. Allahu e dinte më mirë se çfarë lindi ajo. (Gruaja vazhdoi:) “Sigurisht që mashkulli nuk është si femra.” (Al ‘Imran 36) Ajo tha se kjo është një kërkim falje prej saj tek Zoti që kishte lindur një femër, që është e paaftë për të shërbyer në Shtëpinë e Shenjtë, Bejtul Makdis, Kuds. Pastaj ajo tha: Mashkulli që desha për shërbim nuk është si femra, mashkulli është më i fortë në shërbim dhe i mban barrat dhe i plotëson detyra. Nuk ka barazi mes mashkullit dhe femrës, por secili  prej tyre ka avantazhet dhe karakteristikat e veta. Mashkulli është superior ndaj femrës në disa gjëra dhe femra ka karakteristika që e kualifikojnë atë për të marrë një pozicion që meshkujt nuk mund ta kryejnë dhe nuk e bëjnë dot më mirë atë. Merjemja besnike dhe e drejtë është modeli, shembulli perfekt, që e vërteton këtë kuptim. Kurani e lavdëron atë dhe qëndrimet e saj i bën mësime që të ndiqen brez pas brezi. 

LEXO  Porosia për devotshmëri porosia më e mirë

Zoti e pranoftë lutjen e gruas së Imranit për foshnjën e saj të porsalindur: “Zoti e pranoi atë (Merjemen) me mirësi, e bëri që të rritet mirë…” (Al ‘Imran 37) Zoti vizatoi, përshkroi  për të dhe për foshnjën e saj, por në të vërtetë për çdo vajzë muslimane pikat kryesore në jetë. Kërkimi i kënaqësisë së Zotit, rritja e mirë me sjellje të përsosur, dëlirësi, pastërti, mirësjellje dhe shoqërinë e mirë që ndihmon në bindje ndaj Zotit dhe adhurim: “ Sa herë që hynte Zekeria në dhomën e saj, gjente pranë saj ushqim dhe e pyeste: “O Merjeme! Nga të vjen ky ushqim?” Ajo përgjigjej: “Ky është nga Allahu, se Allahu e furnizon kë të dojë, pa kufi.” (Al ‘Imran 37) Zoti  mund t’i mundësojë njeriut nga furnizimi që ai nuk e priste; Ai furnizon kë të dojë nga robërit e Tij pa kompensim dhe pa llogari. Ai është i pasur dhe siguron furnizim të bollshëm, Merjeme  besnikja na mëson t’i atribuojmë mirësinë Mirëbërësit dhe ta falënderojmë Atë për të. “O Merjeme! Bindju Zotit tënd! Bëj sexhde dhe përkulu në ruku bashkë me ata që përkulen (duke adhuruar Allahun)!” (Al ‘Imran 43) Sa nderim i madh për Merjemen besnike në veçanti dhe për femrën në përgjithësi, kur Zoti i Madhërishëm  i drejtohet femrës me emrin e saj ne Kuran dhe thotë: “O Merjeme!” (Al ‘Imran 43) kjo, në shenjë mirënjohjeje për pozitën e gruas dhe mesazh për femrën.

O ti vajzë muslimane! Lutja, sexhdeja dhe përkulja janë forma falënderimi ndaj Bamirësit që të dhuroi bukuri, të mbuloi me Islam, të bekoi me shëndet dhe mirëqenie, është mbrojtje nga ndërhyrjet e Iblisit dhe hapat e shejtanit. Ai është vend nderimi për atë që kërkon nder dhe vend lavdie  për atë që kërkon rrugën për tek Zoti.

Sprova është ligjshmëri e jetës, sikurse vetë Merjemja besnike dhe e drejtë u sprovua. Ajo u largua dhe u izolua nga njerëzit e saj, t’i përkushtohet adhurimit. Zoti dërgoi Xhibrilin tek ajo, i cili iu shfaq asaj në formën e një njeriu me karakter të përsosur, me mirësi të madhe dhe me bukuri të veçantë. Devotshmëria dhe dëlirësia dolën prej saj me të gjitha arsyet në dispozicion. E ajo tha: Kërkoj mbrojtje nga i Gjithëmëshirshmi prej teje që të mos më lëndosh, nëse je i devotshëm. Meleku, Xhibriili i tha: Unë jam vetëm i dërguar i Zotit tënd që të të jap një djalë pa baba, si një shenjë për njerëzit që tregon fuqinë e Zotit të Plotfuqishëm.  Zoti e lavdëroi atë duke thënë: “ Edhe Merjemen, të bijën e Imranit, e cila ruajti virgjërinë e saj; Ne frymë brenda saj nga shpirti Ynë  (shpirtin e Isait a.s.).” (Et-Tahrim 12) Imagjino situatën e Merjemes besnike dhe çështja i ndodhi asaj, kur ajo mbetet shtatzënë pa burrë ose prekje nga një burrë, derisa situata dhe gjendja e saj e vështirë e detyroi të uronte vdekjen. “Ajo tha: “Ah, sikur të kisha vdekur para kësaj (ngjarjeje) dhe të isha harruar krejt!” (Merjem 23) Të uruarit e saj për vdekje gjatë sprovës ishte në aspektin e fesë, e kjo është e lejuar, nga se ajo kishte frikë që do të mendohej keq për të, do të qortohej dhe se lajmi i saj nuk do të besohej. Ndërsa ajo çfarë është transmetuar për ndalimin e dëshirës për vdekje, është për shkak të dëmtimit që i ka ndodhur trupit. 

LEXO  Etiketa dhe rregullat e namazit të Istihares

Në kulmin e situatave të vështira dhe fatkeqësive, vjen lehtësimi dhe përhapet mirësia. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Një zë e thirri nga poshtë: “Mos u pikëllo, se Zoti yt të ka bërë një burim uji poshtë teje! Shkunde trungun e palmës, që të bien mbi ty hurma të freskëta! Ha, pi dhe qetësohu.” (Merjem 24-26) 

Ai që është me Zotin nuk pikëllohet, ai që ka mbrojtjen e Zotit, nuk brengoset, kush i drejtohet Zotit, do të gjejë qetësi, kush jeton brenda sferës së fesë, Zoti do ta mbrojë dhe do t’i garantojë siguri, jetë komode dhe të lumtur. Mos e lodh veten me mendime, sepse Zoti ka furnizim të mirë, mos u shqetëso për të ardhmen, sepse çështja është në duart e Zotit. 

Në mes të konfuzionit të fortë vjen udhëzimi i Zotit: “Nëse vëren ndonjë njeri, i thuaj: “Unë jam betuar në të Gjithëmëshirshmin se do të agjëroj, prandaj sot nuk do të flas me askënd.” (Merjem 26) Merjemja e virgjër qëndroi e heshtur në situatën e saj të vështirë, për të na mësuar se, në disa rrethana, njeriu arrin pikën e paaftësisë edhe për të mbrojtur veten. Nëse njeriu e di se Zoti është mbrojtësi i tij dhe i mjafton; Zoti e ruan atë nga e keqja e çdo të ligu dhe e largon nga ai të keqen e çdo të ligu. Merjemja e virgjër  heshti në gjendjen e saj të vështirë, për të na dhënë një mësim se heshtja është ndonjëherë më elokuente se të folurit, se heshtja është më e mirë se e folura, dhe për të na mësuar urrejtjen e të polemizuarit  me budallenjtë. Heshtja përballë një budallai është obligim, detyrim. Nga njerëzit më të poshtërua është një budalla që nuk  gjenë kurrë të barabartë.

Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij.

Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për veten dhe ju, tek Zoti kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirues.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin,  me lavdërimet e falënderuesve.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, Një i Vetëm dhe  pa shok, Zoti i durimtarëve. Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i dërguari me udhëzim dhe me dritën e qartë. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij.

Në vijim 

Porosis veten dhe ju që ti frikësohemi Zotit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Dhe u kthye te populli i vet, duke mbajtur fëmijën. Ata i thanë: “O Merjeme, ke bërë diçka të turpshme! O motra e Harunit! Babai yt nuk ka qenë njeri i keq, as nëna jote nuk ka qenë grua e shthurur.” (Merjem 27-28) Akuzimi i njerëzve për nderin e tyre, përhapja e dyshimeve të këqija dhe nxjerrja e gjykimeve para se të vërtetohen janë gënjeshtra të urryera, dëmtime të rënda dhe shpifje të ndaluara. “Ajo bëri me shenjë nga i biri. Ata thanë: “Si t’i flasim ne fëmijës që është në djep?” Ai (Isai në djep) tha: “Unë jam rob i Allahut. Ai më ka dhënë Librin (Ungjillin), më ka bërë profet  dhe më ka bërë të bekuar kudo që të jem.” (Merjem 29-31) Pastaj Allahu i drejtohet të dërguarit tonë, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke i thënë: “ Ky është Isai, i biri i Merjemes. Kjo është fjala e vërtetë, për të cilën ata dyshojnë dhe diskutojnë. Allahu nuk ka mbetur të marrë dikë për bir. Qoftë i lavdëruar Ai! Kur vendos diçka, Ai vetëm thotë për të “Bëhu!” dhe ajo bëhet.” (Merjem 34-35) 

LEXO  Mirësit e Kësaj Bote - Abdullah ibn Abdurrahman el Buajxhan

Adhurues të Zotit lutuni dhe dërgoni salavate për të dërguarin dhe udhëzuesin tonë, Allahu ju ka urdhëruar për këtë në Librin e Tij, dhe ka thënë: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) 

O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër Halifet e drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me familjarët dhe shokët e tij të nderuar, dhe me ne sëbashku me ta me Faljen, Bujarinë dhe Mirësinë  Tënde, o më i Madhi Mëshirues. 

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, dhe ndihmo robërit e Tu besimtarë, që të Njësojnë në besim.

O Zot, bëje këtë vend të begatë, të siguri, dhe të gjitha vendeve  muslimanëve, dhe përmirëso gjendjen e muslimanëve në çdo vend.

O Zoti ynë, mbi vëllezërit tanë në Palestinë ka rënë ngae vështira për të cilën Ti je më i ditur për të dhe i Fuqishëm për largimin e saj. O Zoti ynë, largo nga ata të vështirën që u ka rënë.

O Zoti ynë, ata janë të uritur, mundësoju ushqim, të zbuluar mundësoju mbulesë, të zbathur mundësoju veshje, të shtypur ndihmoi dhe jepu fitore atyre.

O Zoti ynë, mëshiro dobësinë e tyre, bashko forcat e tyre, merr nën Kujdesin Tënd çështjen e tyre, bëhu për ta mbështetës, ndihmues dhe mbrojtës, ndihmoi ata kundër armikut Tënd dhe armikut të tyre, o i Fortë, o i Plotfuqishëm, o Imponues.

O Zot, të lutemi të na japësh Xhenetin, dhe atë që na afron me të prej fjalëve dhe veprave.

O Zot, të lutemi të na mbrosh prej zjarrit,  dhe çfarë na afron me të  prej fjalëve dhe veprave. O Zot, të lutemi të na japësh hapje dhe mbyllje të mirë, fillimin dhe  fundit e mirë, të dukshmet dhe të padukshmet e tyre, dhe të lutemi të na japësh gradë të larta në Xhenet, o Zoti i Botëve.       

O Zot, na furnizo me shi! O Zoti ynë, na jep shi mëshirë dhe berqet, që të mos jetë ndëshkim, fatkeqësi, shkatërrim dhe as përmbytje. O Zot, bëje atë që të ngjallet me të vendi, të freskohen me të njerëzit, dhe ta bësh atë argument për ata që janë tani dhe të pasardhësit.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, në atë që Do dhe je i Kënaqur. O Zot, jepi sukses atij në udhëzimin Tënd dhe bëj që veprat e tij të meritojnë kënaqësinë Tënde.

Jepi sukses zëvendësit të tij në çdo të mirë, o Zoti i Botëve.

“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf  23)

“O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” (El-Hashr 10)

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

“Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm dhe të Lavdishëm, Ai ju kujton ju,

Falenderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.

Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe.

Allahu është i Ditur për çfarë veproni.

Afrim Smakaj

Post Author: endrit