Seriozitet dhe përpjekje në kohët më të mira

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme      19-09-1445 H     29-03-2024 D 

Shejh Salah Ibn Muhamed El Budejri 

Tema  Seriozitet dhe përpjekje në kohët më të mira

Lavdërimet janë për Allahun, lavdërime të cilat plotësojnë mirësitë e Tij dhe shpërblehen më shumë, nga Ai.

“Falënderimet janë për Ty, o Ti që dhuron udhëzim, për virtytin është më i miri dhe i lavdëruari është frymëzimi i tyre,

Lavdërimi qoftë për Ty, o Zot, siç e meriton, gjithmonë me bollëk, duke mbushur tokën dhe qiellin,

Për bekimet që i ke dhuruar çdo moment, Madhërimi është për Ty, o Zoti ynë në Sundim dhe Dhurim.”

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të sa kohë që të ndriçojë yll në mesin e qiellit. Lutje dhe përshëndetje për të gjithë familjarët dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të vazhdueshme deri në ditën e Takimit.

Në vijim

O ju agjërues! Frikësojuni Zotit tuaj gjatë prishjes së agjërimit tuaj dhe në agjërimit tuaj, binduni Atij në fshehtësinë dhe shfaqjen tuaj. “ O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, me qëllim që të ruheni (nga gjynahet).” (El-Bekare 183)

O ju agjërues! Fillimet e muajit tuaj kanë kaluar, fundi i tij ka ardhur, fillimet e muajit tuaj kanë kaluar dhe përfundimi i tij ka ardhur. Mysafiri juaj është gati të largohet dhe të përfundojë, prandaj përfitoni nga ditën e mbetura të tij para se të kalojnë ditët e tij dhe të shkatërrohen tendat e tij. Vërtetë i humburi dhe i privuar është ai që e ka humbur sezonin e dhuratave dhe mirësive, dhe ka neglizhuar në muajin e bereqetit dhe mëshirës. Sa humbje për tregtinë dhe aksionin e tij dhe çfarë fatkeqësie e madhe që është për të.

O ju agjërues! Lum për atë që e lexoi dhe këndoi Kuranin, lum për atë që i ka dhënë të varfrit dhe i ka plotësuar nevojat e tij, lum për atë që ka agjëruar dhe ka larguar nga njerëzit të këqijat dhe dëmet e tij, lum për atë që i ka kaluar netët e Ramazanit me qëndrim në namaz dhe e ka ruajtur agjërimin e tij nga gjynahet. Lum për ata që garojnë në vepra bamirësie dhe punë të mira, dëshirojnë bindjen ndaj Zotit, që shtojnë veprat e mira dhe nxitojnë në kryerjen e tyre nga frika se mos i humbasin ato me ndarjen nga kjo jetë.

LEXO  Agjërimi është një shkollë besimi

Allahu i ka lavdëruar njerëzit e besimit me cilësitë më të larta dhe veprat e mira më të mëdha, prej tyre nxitimi apo të garuarit në vepra bamirësie, përpjekjen, seriozitetin dhe dëshirën në kryerjen e veprat të mira. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ (Megjithatë) ata nuk janë të gjithë njëlloj. Disa nga ithtarët e Librit janë në të drejtën: në orët e natës lexojnë vargjet e Librit të Allahut dhe falin namaz. Ata besojnë Allahun dhe Ditën e Kiametit, e urdhërojnë të mirën, e ndalojnë të keqen dhe nxitojnë për të bërë punë të mira. Këta janë ndër të drejtët.” (Al ‘imran 113-114) Sikurse ka lavdëruar Zekeria, djalin dhe familjen e tij me këtë dhe ka thënë: “ Me të vërtetë, ata nxitonin për vepra të mira dhe Na luteshin, me shpresë e frikë dhe ishin të përulur ndaj Nesh.” (El-Enbija’ 90) Nuk ka gjë më të shëmtuar që e bën njeriun të duket i shëmtuar, siç është hezitimi në plotësimin e obligimeve dhe detyrave, dembelizmi në kryerjen e adhurimeve, nxitimi në kryerjen e veprave të ndaluara dhe të konkuruarit në vepra të këqija. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Ti i sheh shumë nga ata që nxitojnë drejt gjynaheve, armiqësisë dhe ngrënies së fryteve të fitimit të paligjshëm. Njëmend, sa të këqija janë ato vepra!” (El-Ma’ide 62)

O këmbëngulës në gjynahe, a nuk ka ardhur koha që të pendohesh?! O ti i pakujdesshëm në përmendjen e Sunduesit tënd, deri kur do të jesh në errësirë?! O ti që je neglizhent ndaj muajit të tij, o të që je angazhuar me kënaqësitë  tua, o ti që e hedh hapin sa që nuk e ke të mundur të tërhiqesh, o ti që ftohesh për në të mirë dhe nuk përgjigjesh, fillo me muajin madhështor, kthehu drejt Zotit Bujar, çliro veten nga apatia dhe dembelizmi, pastro natyrën tënde nga përtacia, ngadalësia dhe plogështia, hiq dorë nga neglizhenca dhe gjynahet tua, pendohu për ato që ke bërë në ditët tua të kaluara. Syno portën e pendesës sepse do e gjesh të hapur dhe kthehu për tek Zoti për sa kohë afati është i hapur, nuk ka ardhur akoma. Përmirëso tek ti zemrën, trupin dhe shpirtin. Ka fituar ai që mblodhi dhe nxitoi, ka shpëtuar ai që u përpoq, shpejtoi dhe përparoi,  ndërsa ka humbur ai që është i zhgënjyer nga përparimi i njerëzve ndërsa ai është duke ecur pas.

LEXO  Këshilla për zemrat besimtare në vendet e pastra

O rob i Zotit! Pendohu nga gjynahet tua sa më shpejt, frikësohu nga neglizhenca jote, hiq dorë nga gabimet dhe gjynahet tua para se të vij afati, exheli. Vërtetë Allahu pranon pendesën e atyre që tek Ai pendohen, dhe falën gjynahet e atyre që tek Ai pendohen.

Zoti i kërkoj falje, tek Ai kërkoni falje, vërtetë fitorja është për ata që tek Zoti kërkojnë falje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin në vazhdimësi për butësinë e Tij të pafundme.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Atij i lutemi për të dëshpëruarit  nga sëmundja që ti shërojë.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Kush e pason atë është në rrugë të drejtë, e kush e kundërshton atë ka devijuar dhe në turpin e të kotës ka humbur. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të përhershme dhe të vazhdueshme.

Në vijim

O ju musliman! Frikësojuni Allahut, ndiqeni Atë, binduni dhe mos e kundërshtoni Atë: “O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” (Et-Teube 119)

O rob i Zotit! Po shfaqen dhjetë netët e ndritura dhe të pastra. Nata e Kadrit, nata e nderuar, e bekuar dhe e pasur është afruar. Prandaj përpiqu dhe përkushtohu, lër mënjanë gjumin tënd, dhe drejto për tek Allahu i Madhërishëm fytyrën dhe zemrën tënde. Syno qëllimin tënd dhe shfrytëzo të gjitha fuqitë tua. Nga Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, përpiqej në dhjetë ditët e fundit të Ramazani ndryshe nga ditët e tjera të tij.” Hadithin e ka sjellë Muslimi. Gjithashtu, nga Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur fillonin dhjetë ditët e fundit të Ramazanit shtrëngonte rripin e tij, kalonte zgjuar netët e tyre dhe zgjonte nga gjumi familjarët e tij, për adhurim.” Muttefikun Alejhi.

LEXO  Mësime dhe modele në përkujtimin e lindjes së Profetit

Ngrihuni në gjatë këtyre netëve  mbi këmbët dembele dhe përtace, shtoni keqardhjen dhe kërkimin falje tek Zoti, sepse Zoti juaj pëlqen ta shohë robin para Tij të përulur, duke ju drejtuar,  nga se është nevojtarë për Të  dhe kërkon falje për mëkatet e tij. Prandaj trego dorëzimin dhe nënshtrimin para Tij, nevojën dhe përulësin ndaj Tij. Shpresoni në mirësinë dhe mëshirën e Tij me fjalët dhe veprat tuaja. Atë që e rrethon mëshira e Zotit dhe Sunduesit të tij, ai do të përjetojë lumturinë e tashme dhe në të ardhmen.

O Zot, na zgjo nga pakujdesitë  dhe na mundëso fitoren në muajin e mëshirës.

Lutuni dhe dërgoni selame për të Lavdëruarin,  ai që është ndërmjetësi i vetëm për nevojtarët. “Kush bie salavat një herë për të,  Allahu do bie dhjetë herë salavat për të.”

O Zot, fale dhe mëshiroje të dërguarin dhe zotërinë tonë Muhamedin.

Zoti qoftë i kënaqur me katër Halifet e parë, udhëheqësit e  drejtë, njerëzit e nderuar dhe të ngritur, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me familjen dhe të gjithë shokët e tij, dhe me ne së bashku me ta, o Bujar, o Dhurues.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë, politeistët  dhe  shkatërro armiqtë e fesë.

O Zot, ruaj vendin tonë nga planet e keqbërësve, nga kurthet e atyre që thurin kurthe, nga smira e atyre që kanë smirë dhe zilia e ziliqarëve,  o Zoti i Botëve.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit dhe kujdestarit  të çështjeve tona, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, në atë që Do dhe je i Kënaqur, dhe udhëzoje atë drejtë të mirës dhe devotshmërisë.

O Zot, jepi sukses atij,  zëvendësit të tij dhe të gjithë kujdestarët e çështjeve të muslimanëve  në atë që është lavdia e Islamit  dhe përmirësimi i muslimanëve, o Zoti i Botëve.

O Zot, shëro të sëmurët tanë, shpëto të sprovuarit tanë dhe mëshiro të vdekurit tanë, o Zoti i botëve.

O Zot, prano bindjen tonë dhe pastroje atë, na ngre dhe lartëso gradët tona, prano agjërimin dhe namazet tona, na jep sukses që të arrijmë me namaz natën e Kadrit, na jep shpërblime me shumicë, sa më shumë,  fshi nga ne gabimet, gjynahet dhe barrën tonë.

O Zot, bëj duatë tona të dëgjuara dhe lutjet tona të pranuara, o Bujar, o i Madhërishëm, o Mëshirues.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/770910575011127

Post Author: endrit