Shpresa e të devotshmëve dhe gjynahqarëve në faljen e Zotit të botëve

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme      03-10-1445 H     12-04-2024 D 

Shejh Ahmed Bin Talib Hamid   

Tema Shpresa e të devotshmëve dhe gjynahqarëve në faljen e Zotit të botëve

Lavdërimet janë për Zotin, me mirësitë e të Cilit plotësohen veprat e mira.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Krijuesi i të gjitha krijesave.

Dëshmoj se zotëria ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, prijësi i të gjitha mirësive. O Zot, fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë Muhamedin.

“ O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102) Dijeni se agjëruesit kur dalin nga namazi i Fitër Bajramit të tyre e marrin shpërblimin e tyre para se të qëndrojnë në rrallët e tyre. Kush përmbushën detyrën e tij, i përmbushet premtimi që i është bërë, kush lë mangët do t’i pakësohet dhe atij, shpërblimi,  e kush mashtron ju e dini se çfarë është thënë për ata që mashtrojnë.

Ndërsa besimtari, nëse bën vepra të mira, çfarëdo që të bëjë, atë e bën me turp dhe nga refuzimi i asaj vepre ai është i frikësuar. “ Me të vërtetë, ata që dridhen nga frika e Zotit të tyre, që besojnë në Shpalljet e Zotit të tyre, që nuk i shoqërojnë asgjë (në adhurim) Zotit të tyre, dhe që, kur japin atë që japin, zemrat e tyre i kanë plot frikë, ngaqë do të kthehen te Zoti i tyre, ata nxitojnë të bëjnë vepra të mira dhe për këto punë janë të parët. Ne nuk ngarkojmë askënd përtej mundësive të tij; te Ne është Libri që flet të vërtetën dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.” (El-Mu’minun 57-62) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Allahu pranon vetëm prej të devotshmit.” (El-Ma’ide 27) Janë ata që punojnë dhe veprojnë në bindje ndaj Zotit, sipas dritës së Zotit shpresojnë shpërblimet e Tij, dhe u frikësohen atyre që ka ndaluar Allahu, sipas dritës së Zotit i frikësohen ndëshkimit të Allahut. Prandaj, të pranuarit e një grimcë të vogël nga veprat, sa atomi, është më e dashur për ata se e gjithë bota dhe çfarë ka në të. Frika në punë është se mos nuk është e sinqertë dhe frika që punët mos ndoshta nuk pranohen. Sa njerëz kanë marrë pranim dhe falje, dhe sa kanë pasur zhgënjim dhe humbje. Si mundet dikush që Zoti e çliron nga Xhehenemi të kthehet në robërinë e barrëve? A Zoti yt të fton, në shpëtim, ndërsa ti këmbëngulën në shkatërrim?! Mëshira dhe se është afër atyre që bëjnë vepra të mira, keqbërësi nuk e dëshpëron atë. Falja, dhe pse është për ata që kthehen, ajo, deri dhe vetë zullumqarit nuk i ndalohet. “Thuaju robërve të Mi, që i kani bërë keq vetes me gjynahe, të mos e humbin shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti. Kthehuni tek Zoti juaj dhe nënshtrojuni Atij, para se t’ju vijë dënimi, sepse atëherë nuk do të mund t’ju ndihmojë kush. Ndiqni më të mirën e asaj që ju është shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vijë dënimi papritmas, pa e ndier atë, që të mos thotë njeriu: “Mjerë për mua që nuk i kam kryer detyrimet ndaj Allahut, madje, edhe jam tallur!” Ose të thotë: “Sikur Allahu të më kishte udhëzuar, do të isha bërë njeri i devotshëm”. Ose të thotë, kur ta shohë dënimin: “Ah, sikur të ishte e mundur për t’u kthyer edhe një herë e të bëhesha njeri i mirë!” (Allahu do t’u thotë): “Me të vërtetë, juve ju erdhi Shpallja Ime (Kurani), por e mohuat atë me arrogancë dhe u bëtë jobesimtarë”. Në Ditën e Kiametit do t’i shihni ata që kanë trilluar gënjeshtra për Allahun, me fytyra të nxira. Vallë, a nuk është Xhehenemi vend për arrogantët?! Por Allahu do t’i shpëtojë ata që janë ruajtur me të mirat e bëra, prandaj ata nuk do t’i prekë e keqja e as nuk do të pikëllohen.” (Ez-Zumer 53-61)

LEXO  Nxehtësia e verës mësim, burim falënderimi dhe mirënjohjeje

Përmirëso mendimin tënd ndaj Zotit tënd dhe pendohu tek Ai, sepse vërtetë nuk humbet tek Zoti vetëm se i humburi.

Kërkimi i faljes tek Zoti është përfundimi dhe mbyllja e veprave të mira, rregullon të çarat e saj, veprës së mirë, dhe plotëson të metat e saj. Sa shpesh i rregullojmë shkeljet duke i qepur me vepra të mira, pastaj i presim ato me tegelat e veprave të këqija! Kush i frikësohet qëndrimit para Zotit të tij, kërkon tek Ai falje nga bindja e tij, siç  kërkon falej tek Zoti për gjynahet e tij. O Zot, mëshiroi ata që veprat e tyre të mira i kanë vepra të këqija, dhe bindja e tyre është neglizhenca e tyre.

Kush kërkon falje tek Zoti me gjuhën e tij ndërsa zemra e tij është e lidhur me gjynahin,  ku vendosmëria e tij është të kthehet në të dhe ta përsërisë,  agjërimi i tij me shumë mundësi do t’i refuzohet dhe porta për ta pranuar atë është e mbyllur. Ndërsa shpërblimi për një vepër të mirë është një vepër e mirë pas saj, ndërsa shenjë e refuzimit të saj është një vepër e keqe pas saj. Mirënjohja, falënderimi, i vazhdueshëm është shenjë e faljes. Ai, të cilit Allahu ja ka falur gjynahet e të kaluarës dhe të ardhmes, ka thënë: “ A nuk duhet të jem rob falënderues, mirënjohës ndaj Zotit?!” Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij.

Allahu i Madhërishëm i ka mbyllur ajetet e agjërimit duke thënë: “ Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë. Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam pranë, u përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të Më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë.” (El-Bekare 185-186)

LEXO  Vlerat e Aksasë dhe detyra e muslimanëve ndaj saj

Bëhu rob i Zotit adhurues në vazhdimësi dhe jo vetëm në Ramazan. “ Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja!” (El-Hixhr 99)

Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij, nga udhëzimi i zotërisë së të dërguarve dhe nga syneti i tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Zotit tuaj kërkoni falje pastaj pendohuni tek Ai, me të vërtetë për ata që pendohen Ai është Falës i Madh.

Hutbeja e dytë

“ …“Çdo lavd e falënderim i përket Allahut, i Cili nuk ka bir, nuk ka ortak në pushtet dhe nuk është i pafuqishëm, që të ketë nevojë për ndihmës” dhe madhëroje Atë, duke ngritur lart madhështinë Tij!” (El-Isra’ 111)

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, i Cili ka krijuar çdo gjë dhe e ka rregulluar si duhet! Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, e ka dërguar Zoti me të vërtetën, përgëzues dhe paralajmërues, thirrës për në rrugë të Zotit me lejen e Tij dhe pishtar ndriçues. O Zot, fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë Muhamedin.

Adhurues të Zotit! Dijeni se kush e pason agjërimin e Ramazanit me agjërimin e gjashtë ditëve nga muaji i Shevalit ka shpërblim sikur të ketë agjëruar të gjithë ditët e vitit, nga bujaria dhe mirësia e Allahut. Si  do që i plotëson njeriu këto të gjashtë ditët bashkë apo i shpërndanë. Kush fillon të kompensojë atë që ka humbur nga Ramazani, ka marrë masa paraprake dhe e ka plotësuar atë. Kush nxitohet që ti plotësoj ditët pas ditës së parë të Bajramit ka humbur dhe është munduar. Ndërsa ai që kënaqën familjen dhe të afërmit e tij në ditët e Bajramit dhe pastaj fillon agjërimin, e ditëve të Shevalit, ka bërë më të mirën.

LEXO  Arsyet për shpëtim nga Xhehenemi dhe fitim të Xhenetit

Adhurues të Zotit! Lutuni dhe përshëndeteni krijesën më të mirë të Zotit, Muhamedin të birin e Abdullahit, Allahu i Madhërishëm ju ka urdhëruar për lutje dhe përshëndetje për të dhe ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë Muhamedin.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me udhëheqësit pasardhës të tij, halifet e drejtë dhe të udhëzuar, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij, me ata që i pasojnë në punë të mira deri në ditën e Fundit, dhe me ne së bashku me ata me Mëshirën,  Mirësinë, Lavdinë, Krenarinë dhe Bujarinë Tënde, o Bujari më i madh.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët.

O Zot, poshtëro  idhujtarinë dhe idhujtarët, shkatërro armiqtë e Tu, armiqtë e fesë.

O Zot, bëje të paqtë, të sigurt dhe të begatë këtë vend  dhe të gjitha vendet muslimane.

 O Zot, na jep siguri në vendet tona, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona.

O Zot, bëj kujdestarët, udhëheqësit e muslimanëve të jenë nga ata që të frikësohen, janë të devotshëm ndaj Teje dhe kërkojnë kënaqësinë Tënde, o Zoti i botëve.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë në udhëzimin Tënd, bëj që veprat e tij të meritojnë kënaqësinë Tënde, jepi ati mbështetës të mirë dhe këshillues, të cilët e orientojnë në të mirën dhe e ndihmojnë në të, o Zoti i botëve.

O Zot, atë, zëvendësin e tij dhe ndihmësit e tij udhëzoi në të mirë, o Bujar.

O Zot, na i fal të gjitha gjynahet, të voglat dhe të mëdhatë, të parat dhe të fundit, të shfaqurat dhe të fshehtat e tyre.

O Zot, të lutemi të jesh me vëllezërit tanë të dobët dhe të shtypur në Palestinë. O Zot, të lutemi të jesh përkrahës, ndihmues dhe mbështetës i tyre,  o Zoti i botëve, o i Fuqishëm, o i Gjithpushtetshëm. O Zot, largo atë që ju ka rënë atyre, o Zot, lehtësojua atyre, o Bujarë. O Zot, lehtësojua atyre dhe të gjithë muslimanëve, o Bujari më i Madh. O Zot, na i fal gjynahet tona dhe teprimin në punën tonë, na i forco këmbët (në istikam) dhe na ndihmo kundër popullit jobesimtar!

O Zot, na i fal gjynahet e para dhe të fundit, ato që kemi bërë fshehur dhe ato që kemi bërë hapur, dhe ato me të cilat Ti je më i ditur se ne për to. Ti je i Pari, pa fillim, i Fundit pa mbarim, Ti je i fuqishëm për të bërë çdo gjë. S’ka Zot tjetër përveç Teje, Madhërimi është për Ty. “…Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf  23)

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju,

Falënderojeni Atë për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.

Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe.

Allahu është i Ditur për çfarë veproni.          

 Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1539824829925974

Post Author: endrit