Mirësitë e shëndetit në fe dhe në jetë

Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar    22-08-1446 H    21-02-2025 D

Shejh Salih Ibn Abdullah Ibn Humejd 

Tema  Mirësitë e shëndetit në fe dhe në jetë

Lavdërimet janë për Zotin, kush kërkon mbojtjen e Tij Ai do e mbrojë, kush kërkon mbështetet  tek Ai, mbështetja e Tij do i mjaftojë. Allahun e Madhërishëm e lavdërojmë dhe e falënderojmë, Udhëzuesi i atyre që tek Ai kërkojnë udhëzim, Ai që ju përgjigjet lutjeve të atyre që Atij i luten.  

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, nuk ka Zot dhe Sundues tjetër  përveç Tij.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij, miku dhe i përzgjedhuri i Tij, e afroi atë dhe e ngriti lartë dhe i tregoi atij nga madhështia e pushtetit të Tij atë që i mundësoi të shikonte.  Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, ata ishin që i ndihmuan dhe e përkrahën atë, mbi tabi’inët dhe mbi  pasuesit e tyre në mirësi, që u mjaftuan me gjurmët e tij dhe pasuan udhëzimin e tij,  për ata dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta dhe të pafundme. 

Në vijim

O ju njerëz, porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun. Zoti ju mëshiroftë, frikësojuni Allahut dhe dijeni se ai që është vërtetë i sinqertë nuk do të pendohet për një vepër të mirë që e ka harruar, as për një mirësi që e ka refuzuar. “Dhe duke mos pritur shpërblim prej dikujt tjetër për këtë, por vetëm për të kërkuar Fytyrën (kënaqësinë) e Zotit të tij, më të Lartit. Dhe ai, me siguri, do të jetë i kënaqur!” (El-Lejl 19-21) O rob i Zotit! Mos u pendo për asnjë të mirë që ke bërë dhe nëse ajo u është bërë njerëzve të gabuar, sepse ti je i denjë për të. Mos u përmbani, mos u ndalni nga të bërit mirë dhe të ofroni mirësi, dhe nëse atë e mohojnë mosmirënjohësit. “ Ne ju ushqejmë vetëm për hir të Zotit. Për këtë, nuk duam shpërblim e as falënderim!” (El-Insan 9) Fjala e mirë është parfum aromatik, prandaj shpërndaje atë në tubimin tënd, se do të mbetet sadaka, lëmoshë e vazhdueshme. Vërtetë kënaqësinë e Allahut arrihet me lutje të drejtë, sinqertë.

O muslimanë! Pas besimit, kërkesë madhështore, dhunti e madhe dhe dëshirë sublime, pa të cilën nuk vlen kjo botë dhe as bota Tjetër, Ahireti.  Jeta nuk është e këndshme veçse në hapësirën e saj. Ajo është shoqëria e të lumturve dhe kurora e të shëndoshëve. Kërkesë e shtrenjtë që robi kërkon nga Zoti i tij në përkujtimet dhe lutjet e tij, në darkën dhe mëngjesin e tij, në vajtjet dhe ardhjet e tij, kur flenë dhe kur zgjohet. I lutet për të Zotit në namazet e tij, në vetminë e tij dhe në publik. Me atë kërkesë ai ha, ushqehet, me të ecën, me të flenë, me të mendon,  me të punon, me atë argëtohet, kënaqet në momentet më të shumta dhe në kohën më të madhe. O adhurues të Zotit, ai është shënderti. Fjalë gjithëpërfshirëse për të cilën ka nevojë i shëndoshi dhe nevojtari, i sprovuari, dhe e kërkon atë i gjalli dhe i vdekuri. Shëndeti nëse humbet vlersohet, dihet vlera e tij, e nëse zgjatën harrohet rëndësia e tij. Prandaj kërkoni Zotit tuj që të ju japi shëndet. O Zot, të lutemi të na falësh dhe të na japësh shëndet të plotë, mirëqenie, shëndet të përhershëm, në fe, në këtë botë dhe në botën Tjetër, Ahiret.

Abas Ibn Mutalib, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka ardhur tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe ka thënë: “ O i dërguari i Allahut, më mëso diçka me të cilën t’i lutem Allahut të Madhërishëm?” I dërguari ka thënë: “ Kërkoi, lute  Zotin të të  japi shëndet.” Ka thënë; Pastaj kaluan disa ditë dhe ka ardhur përsëri tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe i ka thënë: “ O i dërguari i Allahut, më mëso diçka me të cilën t’i lutem Allahut të Madhërishëm?” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ O Abas, o xhaxhai i të dërguarit të Zotit, kërkoi, lute  Zotin të  të japi shëndet të plotë në këtë botë dhe në botën tjetër, Ahiret.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu tek “Edebul Mufred”, Imam Ahmedi në Musnedin e tij dhe Tirmidhiu në Synenin e tij, ndërsa Shejh Albani e ka konsideruar hadith të saktë.

Ebu Bekri, Zoti qoftë i kënaqur me të, është ngjitur në minber e pastaj ka qarë dhe ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në vitin e parë ka qëndruar në minber dhe ka qarë, e pastaj ka thënë; Kërkojini, luteni Zotin për falje dhe shëndet të plotë, sepse pas besimit, nuk i është dhëni dikujtë diçka më e mirë se shëndeti i plotë.” Hadithin e ka transmetuar Imam Ahmedi, Buhariu tek “Edebul Mufred”, Nesaiu dhe Ibn Hibani, Shejh Albani e ka konsideruar hadith të saktë  ndërsa zinxhiri  transmetimit të tij është i fortë. Njerëzit e dijes kanë thënë: “ Në formë direkta është transmetuar nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  lutja e tij për shëndet të mirë, me fjalë, tekst dhe me kuptim   përmes rreth pesëdhjetë rrugëve të trasmetimit. Nga ku kjo lutje është kthyer, bërë mjet për të larguar çdo të keqe dhe për të sjellë çdo të mirë. Për këtë arsye Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Sikur ta dija se cila natë është Nata e Kadrit, nuk do t’i kërkoja, lutesha  Zotit për gjë tjetër veç shëndetit të plotë.”    Ndërsa në një transmetim tjetër ka ardhur: “ Lutja ime në të do të ishte; Zotit i kërkoj, lutem për falje dhe për shëndet të plotë.”

LEXO  Këshilla për muslimanët për të arritur devotshmëri dhe siguri

Adhurues të Zotin! Çfarë është shendeti i plotë? Lejthi, Zoti e mëshiroftë, thotë: “ Shëndeti i plotë është mbrojtja e Zotit ndaj robin e Tij.” Njeriu kur i kërkon Zotit të tij shëndet ai i kërkon Atij që të largojë prej tij çdo gjë që e dëmton atë, prandaj, çdo gjë që Zoti largon nga robi i Tij është shëndet i plotë, mirësi.

O ju muslimanë! Të kërkuarit, lutja drejtuar Zotit për shëndet është lutje e përgjithshme, gjithëpërfshirëse për të mbrojtur veten nga të gjitha të këqijat, në këtë botë dhe në Ahiret, botën Tjetër. Shëndeti i mirë ndahet në tri pjesë: Falje, shëndet dhe shërim. E keqja e së kaluarës largohet me falje, e keqja e tanishme hiqet me shëndet dhe e keqja e ardhshme largohet me shërim. Ibn Kajjimi, Zoti e mëshiroftë, thotë: “ Të gjitha përfshijnë qëndrueshmërinë dhe vazhdueshmërinë në shëndet.”

Shëndeti i mirë është dy llojesh: Shendeti i fesë, në besim, dhe shëndeti i trupave. Nëse këto të dyja bashkohet ky është sukse nga Bujari Dhuruesi, dhe është siguri e njeriut në çështjet e fesë së tij dhe të kësaj bote.

O ju muslimanë! Shëndeti i mirë në fe është me qëndrueshmëri në të vërtetën, largim nga e pavërteta dhe populli i saj, ruajtje, mbrojtja nga mosbesimi, devijimi, hipokrizia, imoraliteti, mosbindja, gjynahet e mëdha dhe të vogla, dhe të jesh i mbrojtur, i ruajtur nga dëshirat dhe dyshimet, bidatet dhe fitnet,  nga ato që janë të dukshme dhe të fshehta. Shëndeti i mirë në botën Tjetër, Ahiret është mbrojtja nga fitnet e vdekjes, vuajtjet e saj, mundimi i varrit dhe shpëtimi nga vështirësitë e Ditës së Gjykimit dhe nga tmerri i saj i madh.

Shëndeti i mirë në këtë botë është shpëtim  nga çdo gjë në të, nga shëndeti i trupave, mbrojtja nga fatkeqësitë,  nga sëmundjet, nga brengat dhe nga hidhërimet. Nga shëndeti i mirë në këtë botë është shëndeti në fëmijë me përmirësimin dhe udhëzimin e tyre dhe me të qenit e tyre pasardhës të mirë dhe të bekuar, me të cilët të kënaqen sytë dhe gëzohen zemrat.  Nga shëndeti i mirë i kësaj bote është mirëqenia në atdhe me paqen dhe sigurinë e tij nga fitnet, trazirat dhe luftërat, dhe siguria për shpirtin, për fenë dhe për nderin. Nuk ka shije për shëndetin asnjë kënaqësi për ushqimin as për pije, nuk ka rehati për atë që udhëton dhe nuk ka kënaqësi nga paratë nëse atdheu, vendet nuk janë të sigurtë.

O ju muslimanë! Vërtetë mirëqenia e atdheut është një nga llojet më të mëdha dhe më të rëndësishme të mirëqenies. Po nëse ky vend, atdhe, është kibla, drejtimi i muslimanëve, zemra e umetit, kujdestarja,  mbrojtja e dy xhamive të Shenjta, mbretëria e Arabisë Saudite?! E cila është toka e Islamit, historisë dhe qytetërimit, dhe pse ka qenë e shigjetuar nga themelimi i parë,  ka qenë kështjellë sigurie e vendit.  Mbretëria e Arabisë Saudite,  përgjatë historisë së saj të gjatë dhe roleve të bekuara, ka qenë oaz urtësie dhe burim mirësie për mbarë njerëzimin. Ajo vazhdon në kuadrin e një vizioni të bekuar që ka lidhur aderimin në fe me konsolidimin e identitetit, gjë që i ka dhënë vendit tonë respektin dhe vlerësimin e botës. Lavdërimi dhe madhërimi është për Allahun.

O ju muslimanë! Nga  shëndeti i mirë në këtë botë është që Allahu të ruaj nga njerëzit dhe që të ruajë njerëzit nga ti, që të bëjë të pavarur prej tyre dhe t’i bëjë ata të pavarur nga ti, të largojë dëmet e tyre nga ti dhe të largojë dëmet e tua ndaj tyre. Nga shëndeti i mirë është që njeriu të takojë Zotin e tij duke qenë i pa ngarkuar, largë nga gjaku i tyre, bark bosh nga pasuria e tyre,  duke mos kërkuar asnjë gjë nga të drejtat e tyre, pasues i bashkësisë së tyre, duke mos u larguar, ndarë nga çështjet, punët e tyre.

LEXO  Haxhinjtë në Qabe - Meka 19.07.2019

O muslimanë! Mbulimi i të metave është nga shëndeti i mirë, pasuria është nga shëndeti i mirë.  Nga çdo gjë e kësaj bote njeriu mërzitet veç se nga shëndeti i mirë jo. 

O ju muslimanë! Për të kuptuar madhështinë e shëndetit të mirë meditoni këtë udhëzim fisnik profetik në fjalën e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ku thotë: “ O ju njerëz, mos e uroni, dëshironi,  takimin, përballjen me armikun, luteni Zotin për  shëndet të mirë, e nëse i takoni ata, përballeni me armikun, bëni durim.” Zoti është më i Madhi. A ka status më të madh se xhihadi dhe kërkesë më të madhe në gradë se sa shehidi, dëshmori në rrugë të Zotit?! E megjithatë  ka ardhur ky udhëzim i madh profetik: “Mos e uroni, dëshironi,  takimin, përballjen me armikun, dhe luteni Zotin për  shëndet të mirë.”

Në vijim

Zoti ju ruajt! Një dyshek i konsumuar mbi të cilin fle njeriu, duke qenë me shëndet të mirë, është më i mirë dhe shumë më i mirë se një shtrat i rehatshëm mbi të cilin mund të shtrihet duke qenë i sëmurë. I sëmuri merr ilaçe të hidhura me qëllim që të arrijë shëndetin, të shërohet. Ai lë ushqimin e shijshëm për hir të shëndetit. Shëndeti është rroba më e bukur, është kënaqësia e jetës dhe e njerëzve, sikurse është, dëshira e të gjallëve dhe të vdekurve. Në lutjen kur vizitojmë të vdekurit në varret e tyre themi: “ Allahun e lusim që të na japi shëndet të mirë ne dhe ju.”

Pa shëndet të mirë, situata do të ishte e zymtë, mendja do të ishte e preokupuar dhe asgjë nuk do të ishte e mirë përveçse me shëndet të mirë. Thelbi i çështjes dhe esenca e fjalës është se shëndeti i mirë është siguria, garancia, e Zotit për robin e Tij nga çdo fatkeqësi dhe sprovë, duke i dhënë atij, njeriut, me Mirësinë dhe Bujarinë e Tij, çdo favor dhe bekim. S’ka si të jetë ndryshe, e ka ardhur në hadith nga Abdullah Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tek Tirmidhiu:  “ Asgjë nuk është më e dashur për Zotin sesa të kërkosh prej Tij shëndet të mirë.”

O Zoti ynë, të lutemi të na falësh dhe të na japësh shëndet të mirë, dhe mirëqenie të përhershme, në fe, në këtë botë dhe në botën Tjetër, Ahiret.

O Zot, të lutemi të na falësh dhe të na japësh shëndet të mirë në fenë tonë, në jetën tonë të kësaj bote, në familjen tonë dhe në pasurinë tonë.  O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga humbja e Mirësive Tua, nga përkeqësimi i shëndetit që na ke dhënë, nga ndëshkimi Yt i papritur dhe nga i gjithë zemërimi Yt.

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar! “Çdo mirësi që keni, është nga Allahu. E, nëse ju godet ndonjë fatkeqësi, prapë nuk keni kujt t’i kërkoni ndihmë përveç Tij. E prapëseprapë, kur Ai jua shmang fatkeqësinë, disa nga ju i shoqërojnë Zotit të vet (zota të tjerë në adhurim),” (En-Nahl 53)

Zoti na bëftë dobi me udhëzimet e librit të Tij, Kuranin Famëlartë, dhe me synetin e të dërguarit të Tij, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Zotit  i kërkoj falje për  vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah dhe gabim, Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirues.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin,  i Cili krijoi të gjitha krijesat dhe garantoi furnizimin e tyre dhe mjaftueshmërinë e tyre, sqaroi rrugët e udhëzimit të tyre dhe i drejtoi ata. Allahun e Madhërishëm e lavdëroj dhe e falënderoj, Zoti i Plotëfuqishëm dhe Sunduesi i Lartësuar.  Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, dëshminë e atyre që e dinë kuptimin e saj dhe veprojnë me përputhje me të.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, njeriu më i pastër dhe më i devotshëm i umetit. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, u kapën pas synetit dhe u lidhën fort me të,  mbi tabi’inën dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira, lutje dhe përshëndetje të shumëta, të pa ndërprera.

Në vijim

O ju muslimanë! Kush dëshiron që shëndeti i tij të zgjasë, le t’i frikësohet Zotit. Nëse dëshiron të shijosh kënaqësinë e shëndetit, o rob i Zotit, kujto të sëmurin në shtratin e bardhë,  kujto të varfërit dhe të dobëtit, kujto ata që janë në borxhe dhe të varfërit, kujto ata që janë në brenga, frikë, ankth dhe mundim. Zoti të ruajtë! Shëndeti është mirësi që nuk njolloset me asnjë të metë.  I mashtruar, humbur është ai që e shfrytëzon shëndetin e tij në dëfrim dhe mosbindje, i fituar është ai që e shfrytëzon shëndertit në falënderim dhe kënaqësi ndaj Zotit të tij, dhe e investoi atë në lumturinë e kësaj bote dhe botës Tjetër, Ahiret.

LEXO  Të ecësh drejt Zotit është fitore dhe shpëtim

Zoti ju mëshiroftë! Meditoni në fjalën e Sufjan Ibn Ujejnes, Zoti e mëshiroftë, ku thotë: “ Nga mirësia ime e plotë është jeta  e gjatë në shëndet të mirë, siguri dhe lumturi.”  Si dhe meditoni në fjalën e Muadh Ibn Kuretu, Zoti e mëshiroftë, ku thotë: “ Personi me llogari më të vështirë është ai që neglizhon, keqpërdorën,  shëndetin e mirë.”

Zoti ju mëshiroftë! Frikësojuni Allahut, dhe dije se puna serioze nuk është kurrë e plotë dhe përpjekja serioze nuk është kurrë e përsosur, përveç kur vepruesi  i saj është plotësisht i përgatitur për të dhe është plotësisht i gatshëm për të, e përgatit veten për të me gjithë fuqinë e tij, duke ngjallur në shpirt ambicien e tij dhe duke e marrë atë në vendosmërinë e tij.  Në këtë gjë atë e shtyn dëshira dhe dashuria e sinqertë. Ja ku është muaji i mirësive dhe begatieve, flamujt e tij janë ngritur dhe ditët e tij po afrojnë. Muaji i mirësive dhe begatieve, muaji i faljes dhe i mëshirës, ​​muaji i agjërimit dhe i qëndrimit në namaz, i Kur’anit dhe i bujarisë, i bamirësisë, i drejtësisë dhe i dashamirësisë.

Në kuadër të pritjes dhe mirëseardhjes së këtij muaji të shenjtë dhe këtij vizitori të dashur, ka ardhur nga i dërguari ynë, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, sikurse trasmeton Ibadetu Ibn Es Sametu, Zoti qoftë i kënaqur me të, se ai ka thënë: “ Ju ka ardhur muaji i Ramazanit, muaji i begatisë, në të cilin Zoti ju mbulon me mëshirën e Tij, ju largon gjynahet dhe ju përgjigjet lutjeve. Zoti shikon në garimin tuaj, në vepra të mira, dhe mburret me ju tek Melaiket e Tij. Tregoni Zotit më të mirën nga vetja juaj. I mjeri është ai që privohet nga mëshira e Zotit.” Hadithin e ka tranmsetuar Taberaniu tek “El Kebir”.

Zoti ju mëshiroftë! Përpiquni, punoni dhe përgëzoni, mëshira e Zotit është e madhe, mirësia e Tij është bujare, Ai i do vepërmirët.  

Lutuni dhe përshëndeteni mëshirën e dhuruar, mirësinë e dhënë, të dërguarin tuaj, Muhamedin, të dërguarin e Zotit, për këtë ju ka urdhëruar Zoti juaj, Allahu i Madhërishëm dhe i Gjithëdijshëm ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë Muhamedin,  familjen, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij, me tabi’inë dhe ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit,  dhe me ne së bashku me ta, me Faljen, Bujarinë dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi Bujar.

O Zot, na jep siguri në vendin tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët  e çështjeve tona.

O Zot, mbështete me të vërtetën, me sukses dhe me drejtësi udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta. O Zot, jepi sukses atij në atë që do dhe je kënaqur, furnizoje atë me mbështetës të mirë, ndero me të fenë Tënde, lartëso me të fjalën Tënde,  bëje atë ndihmë për Islamin dhe muslimanët,  bashko me të fjalën e muslimanëve në të vërtetën dhe në udhëzim, o Zoti i botëve.

O Zot, jepi sukses atij,  zëvendësit të tij, vëllezërve dhe ndihmësve të tyre, në atë që Ti do dhe je i kënaqur, drejtoi ata në të mirë dhe devotshmëri, dhe ndihmoi në atë që është në të mirë të vendit dhe popullit.

O Zot, jepu sukses kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve që të punojnë me Librin Tënd, dhe me synetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Bëji ata mëshirë për robërit e Tu besimtarë, bashko fjalën e tyre në udhëzim, o Zoti i Botëve.

O Zot, ruaj  vëllezërit tanë në Palestinë. O Zot, ruaj ata me ruajtjen Tënde, mbroji me mbrojtjen Tënde dhe mbuloi me Kujdesin Tënd. O Zot, bashko forcat e tyre, liro të burgosurit e tyre dhe pakëso pengesat e tyre. O Zot, shëro të sëmurët e tyre, mëshiro të vdekurit e tyre dhe pranoi ata dëshmorë tek Ti, o Zoti i botëve.

O Zot, çliro xhaminë e Aksasë nga pushtuesit tiranë. O Zot, ngri lartë çështjen e saj, lartëso pozitën e saj, forco qëndresën e saj, bëj të qëndrueshme shtyllat e saj, o Ti që i përgjigjesh lutjeve.

O Zot, ndihmo ushtarët tanë që vigjilojnë në kufijtë  tanë. O Zot, forco shikimin e tyre, saktëso goditjet e tyre, shto vendosmërinë e tyre,  forco këmbët e tyre, stabilizo zemrat e tyre dhe ndihmoi  kundra atyre që i sulmojnë. O Zot, mëshiro dëshmorët e tyre, shëro të plagosurit e tyre, ruaj ata në familjet dhe pasardhësit e tyre, me të vërtetë Ti je që i dëgjon lutjet.

O Zot, na ruaj nga e keqja e të këqijve, kurthet e të pa feve dhe nga e keqja e atyre që këpusin rrugën natën dhe ditën.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun, Ai ju kujton ju, falënderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.

“ Vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1602443893763250

Post Author: endrit