Porosi për Kuranin – Meka 07.08.2020

Hytbe e Qabes                            17-12-1441 H     07-08-2020

Shejh Abdullah El Xhuhenij          Tema: Porosi për Kuranin

Falenderimi i takon Allahut, Atë falënderojmë e i kërkojmë ndihmë, Atij i kërkojmë falje dhe tek Ai pendohemi. Allahut i kërkojmë mbrojtje prej të këqijave të vetëve tona e prej punëve tona. Atë që Allahu e udhëzon s`ka kush e humb e atë që Ai e humb s`ka kush ta udhëzojë.

Dëshmoj se ska të adhuruar me meritë përpos Allahut, Ai është i vetëm e pashok.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!” (Sure Ali Imran, 102.)

“O njerëz! Frikësohuni Zotit tuaj i Cili u krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjellta dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikqyrës mbi ju.” (Nisa:1)

“O besimtarë, frikësohuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat dhe do t’jua falë gjynahet tuaja. Kush i bindet Allahut dhe të ërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.” (Sure Ahzab, 70-71.)

Ligjërimi më i bukur është Fjala e Allahut dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit (salallahu alejhi ue selem). Gjërat më të këqija janë risitë në fe, çdo risi është bidat e çdo bidat është humbje dhe çdo humbje të çon në zjarr.

O muslimanë Allahu i madhërishëm ka sjellë të dërguar e me ta ka zbritur libra për të ftuar njerëzit në adhurimin e Tij të vetëm e të pashoq, për ti nxjerrë ata prej errësirave në dritë dhe për ti udhëzuar pasi që ishin të humbur.

Allahu me mëshirën e tij dërgoi në këtë popull i cili është populli i fundit atë që është më i miri i të dërguarve dhe më i miri i profetëve, të dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhi ue selem) të cilin e zgjodhi mes të dërguarve sikurse ka përzgjedhur edhe popullin e tij mes tërë popujve.

Lumturi dhe zgjedhje tjetër nuk ka veçse të besojmë atë në çdo gjë që lajmëroi, të largohemi prej çdo gjëje që ai na e ndaloi dhe ta adhurojmë Allahun vetëm sipas asaj që na ka ligjëruar.

O muslimanë i dërguari i Allahut ka qenë i mëshirshëm, i dhembshur, këshillues, ai i donte të mirën popullit të tij.

Allahu i madhërishëm ka thënë:

“Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për gjynahet që bëni ju, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë e i mëshirshëm me besimtarët. Nëse ata largohen (nga e vërteta), thuaj: “Më mjafton Allahu,s’ka zot tjetër përveç Tij. Unë mbështetem tek Ai që është Zot i Fronit të Madh!” (Teubeh; 128, 129)

Porosia ka qenë një prej udhëzimeve të profetit Muhamed (salallahu alejhi ue selem) e cila nënkupton besëlidhje e që në përmbajtje të saj ka lidhjen reciproke e cila realizohet me pasuri e diçka tjetër. Ajo që realizohet me pasuri ëshë testamenti dhe me të merret lënda e fikhut (jurisprudence islame) e në të realizohet lidhja reciproke sepse porositësi me testamentin e tij forcon lidhje me atë të cilit ia ka lënë testamentin. Kështu që me një pjesë të pasurisë së tij që ia lë testament ka arritur tek ai.

Ndërsa porosia me diçka tjetër veç pasurisë përmban sugjerim, këshillë dhe udhëzim ose realizim të diçkaje të vlefshme për tjetrin duke mënjanuar të keqen apo duke sjellë dobi. E tillë është fjala: Të porosis të jesh i devotshëm ndaj Allahut. Apo të thotë një sahabij se më ka porositur i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) kështu e kështu.

Po ti analizojmë porositë e të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem) gjejmë porosi të shumta në forma të ndryshme të cilat në tërësinë e tyre kanë përfshirë të gjitha aspektet e njerëzores qoftë ato jetike apo të botës tjetër edhe pse ato në lidhje me botën tjetër janë më të shumta. Ato në përgjithësi janë porosi të shkurtra e të mrekullueshme.

Prej këtyre porosive, qofshi në kujdesin e Allahut, është porosia e të Dërguarit të Allahut për Librin e Allahut, recitimin e tij dhe të vepruarit me të.

Ebu Dherr (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: Unë thashë: O i Dërguar i Allahut më porosit! Ai tha: Recitoje Kuranin sepse ai është dritë për ty në tokë dhe vepër e rezervuar në qiell. Transmeton ibn Hibani.

Ky libër madhështor sistemon jetën e njerëzve me një metodikë të saktë në të gjitha aspektet. Në aspektin e lidhjes së njeriut me Zotin e tij ka sqaruar besimet mbi hyjnoren dhe ato që pasojnë në lidhje me të fshehtat në shtyllat e tjera të besimit. Ai u ka shkoqitur atyre adhurimet, ka sistemuar mardhëniet reciproke ku njerëzit lidhen me njëri-tjetrin. Ai i ka bashkuar njerëzit me vllazërinë në islam. Allahu ka thënë: “Besimtarët janë vëllezër” (Huxhurat; 10).

Ai ka ngritur ndërtesën e familjes mbi themelet e dashurisë, të drejtave, mëshirës dhe detyrimeve të ndërsjellta.

Allahu thotë: “Gratë kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes së shëndoshë, ndonëse burrat kanë një shkallë (më shumë përgjegjësie) mbi ato.” (El Bekare; 228).

Ai ka sistemuar mënyrat e fitimit të pasurisë e cila është shylla kryesore e jetës.

Allahu thotë: “andaj ecni nëpër viset e saj dhe ushqehuni me atë, që ju ka dhënë Ai. Si të ringjalleni, do të ktheheni tek Ai.” (Mulk; 15)

Ai ka sitemuar peshoren e drejtësisë mbi tokë. Allahu i madhërishëm thotë: “Ne i çuam të dërguarit Tanë me prova të qarta dhe bashkë me ta zbritëm Librat (e shenjtë) dhe peshoren (e drejtësisë): që njerëzit të veprojnë drejt. Ne e zbritëm hekurin, në të cilin ka (material për) luftë të fuqishme dhe dobi (të tjera) për njerëzit, me qëllim që Allahu të njohë ata që e ndihmojnë Atë dhe të dërguarit e Tij, pa e parë Atë. Me të vërtetë, Allahu është i Fortë dhe i Plotfuqishëm.” (Hadid; 25)

Ai në këtë ajet ka vendosur tre pushtetet; legjislativin, gjyqësorin dhe ekzekutivin.

E më shumë se kaq. Të gjitha ato janë botëkuptime të larta, orientime të duhura dhe metodika të sakta.

Allahu thotë: “Në të vërtetë, ky Kuran udhëzon drejt asaj që është më e mira dhe u jep lajmin e gëzuar besimtarëve, që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë shpërblim të madh.” (Isra; 9).

Allahu na bekoftë me Kurani madhështor e na mundësoftë të kemi dobi me ajetet e urtësitë në të.

Thashë këtë që dëgjuat dhe i kërkoj falje Allahut për veten, për ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah e gabim. Kërkojini falje dhe pendohuni se ai është Falës e pranues i pendimit.

Hutbeja e dytë

LEXO  Frikësojuni Zotit - Meka 15.01.2021

Falenderimi i takon Allahut, falennderimi i takon Allahut dhuruesit të mirësive i Cili na ka nderuar me zbritjen e Kuranit duke e bërë atë si pranverë në zemrat enjerëzve të vëmendshëm e të ditur. Kurani nuk vjetërohet prej leximit të përsëritur e prej ndryshimit të kohërave.

Allahun e falenderoj për mirësitë e Tij dhe i lutem të na shtojë mirësitë e Tij. Dërgoj salavate dhe selame mikut të Tij të zgjedhur i cili për moral kishte kuranin. Nderimet, shpëtimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të dhe mbi shokët e tij të cilët e lexuan kuranin dhe e mësuan mes tyre. Ata porositën njëri-tjetrin me të derisa u bënë shembull për njerëzit e devotshëm dhe pishtarë ndriçues për udhëtarët.

Kurani madhështor është dritë për atë që ka sukses prej Allahut. Allahu me të ngre njerëz e ul disa të tjerë. Ai i cili merr prej tij e punon me të do të jetë tek Allahu prej të lumturve. Ai i cili e bojkoton e i kthen shpinën kuranit shkatërrohet dhe humbet në jetën e kësaj bote, e në botën tjetër e ka për të qenë më i hidhëruari i të hidhëruarve.

Ibn Xheuzi ka thënë: Kurani është magjepsës më madhështor se Haruti dhe Maruti sepse Haruti dhe Maruti ndanin mes personit dhe gruas së tij, ndërsa dynjaja ndan robin me Zotin e tij. Kur të shtohen sprovat e tronditesh prej peshës së tyre sidomos në këtë kohë të fundit kujto se Kurani është Libri i Allahut. Ai do të mundësojë të qëndrosh në të vërtetën. “Kështu që të qëndrojmë zemrën tënde” (Furkan; 32). Siguria e zemrës është më madhështore se lumturia e saj sepse lumturia është e limituar në kohë ndërsa siguria është e përherëshme edhe në fatkeqësi. Një prej shkaqeve më të mëdha të përfitimit të saj është përmendja e Allahut të lartësuar “Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!” (Rra`d; 28). Këtu mbaron fjala e tij Allahu e mëshiroftë.

Atë që e preokupon kurani ndaj dhikrit dhe lutjeve drejtuar Allahut, Allahu i jep atij më mirë se ajo që i jep atyre që i drejtohen me lutje.

Vlera e fjalëve të Allahut ndaj njerëzve është si vlera e Allahut ndaj krijesave.

Umer ibn Abdulaziz i shkroi nëpunësve të tij: Për punët e mia mos merrni nëpunës tjetër veç njerëzve të kuranit. Ata i shkruan: Ne vendosëm njerëzit e kuranit por i gjetëm tradhëtarë. Ai i shkroi prapë duke thënë: Vendosni vetëm njerëzit e kuranit sepse nëse nuk ka mirësi tek njerëzit e kuranit atëherë tek të tjerët veç tyre është më parësore që të mos gjesh mirësi.

Lus Allahun të më bëjë mua dhe ju prej njerëzve të kuranit sepse ata janë të afërmit e veçantë të Allahut.

Allahu na bëftë prej hafizave të tij dhe prej atyre që e lexojnë atë ashtu si e meriton të lexohet, që punojnë sipas tij e udhëzohen me të.

Sa e mirë është kjo porosi e sa i mirë është porositësi.

Allahu thotë: “Ky (Kuran) është një libër i bekuar, që Ne ta kemi zbritur ty (Muhamed), për të përsiatur mbi vargjet e tij dhe për t’u këshilluar me të mendarët.” (Sad; 29)

Allahu ju urdhëron të dërgoni salavate dhe selame mbi mirësinë e dhuruar dhe profetin e Allahut, Muhamedin të birin e Abdilah.

Ai ka thënë fjalë prej Krenari e prej të dituri. Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”! (surja Ahzab; 56).

Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Kush dërgon mbi mua një salavat të vetëm Allahu me të atij i dërgojnë salavate melaiket për aq kohë sa ai vazhdon të dërgojë salavate mbi mua. Kështu që robi le të pakësojë ose le të shtojë prej tyre.

O Allah nderoje Muhamedin, familjen e Muhamedit, ashtu sikurse ke nderuar Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit

O Allah bekoje Muhamedin, familjen e Muhamedit, ashtu sikurse bekove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit.

Ti je i Lavdëruari i Madhërishmi.

O Allah kënaqësia jote qoftë mbi katër mëkëmbësit e tij të drejtë të cilët gjykuan me të vërtetën dhe me të mbajtën drejtësi Ebu Bekrin, Umerin, Osmani dhe Aliun dhe mbi të gjithë shokët e tjerë të profetit Tënd dhe mbi ata që ecin në gjurmët e tyre dhe zbatojnë traditën e tyre edhe ne bashkë me ta me me mirësinë Tënde O më Fisniku i fisnikëve!

O Allah jepi krenari islamit e muslimanëve dhe mbroje fenë!

O Allah bëje këtë vend të qetë e të sigurtë!

O Allah na jep siguri në vatanet tona, na i rregullo prijësat dhe qeveritarët tanë.

O Allah ruaje Shërbëtorin e Dy Vendeve të Shenjta, bekoje në moshën, punën e tij dhe mundësoji hapa të sigurtë!

O Allah jepi sukses mëkëmbësit të tij dhe ruaji prej çdo të keqe dhe zhduki armiqtë tanë armiqtë e teuhidit!

O Allah udhëzoji prijësat e muslimanëve të punojnë sipas librit Tënd, të zbatojnë ligjin tënd, bëji ata mëshirë për popujt e tyre!

O Allah, ti je I adhuruari i vërtetë nuk ka të adhuruar me meritë përveç Teje. Ti je i pasuri e ne jemi të nevojtarë, zbrit mbi ne shi e mos na lër të pashpresë!

O Allah na zbrit shi e na ndihmo!

O Allah na zbrit shi që na ndihmon, të mirë, të shëndetshëm, të vazhdueshëm, të bollshëm, të herëpashershëm, të dobishëm e jo të dëmshëm!

O Allah mos na largo mirësitë e tua, mos na e largo faljen tënde, na ruaj prej ndëshkimin të papritur dhe nga gjithë zemërimi Yt!

Rob të Allahut, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin. Përkujtojeni Allahun e madhërishët që Tju kujtojë Ai juve. Falenderojeni për mirësitë e shumta që ju ka dhënë që t`ua shtojë ato. Vërtet që përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.

 

Post Author: endrit