Aroma e muajit të bujarisë dhe bamirësisë – Meka 08.04.2022

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar       07-09-1443 H   08-04-2022 D

Shejh Abdurrahman Sudejs       

Tema  Aroma e muajit të bujarisë dhe bamirësisë

Vërtetë lavdërimi i takon Zotit. Atë e falënderojmë, e prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë, Atë e lavdërpjmë për çdo të mirë që na ka dhuruar. Zotin e Madhërishëm e lavdërojmë, e ka bërë agjërimin ligj për muslimanët dhe dritë ndriçuese për ta, dhe burim të mirash dhe begatish të shumta. 

“ Lavdërime për Ty, lavdërime të përjetshme dhe të bekuara, bojë sa uji i detë është e pamjaftueshme  për këto lavdërime, 

Lavdëruar qofsh përherë në pafundësi, Ti Zoti im, nuk meriton dikush më shumë se Ti!”

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, ka përgatitur për agjëruesit dhe falësit e namazeve të natës Xhenete dhe lumenjë.

Dëshmoj se i dërguari dhe  zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, më i miri nga njerëzit që është falur, ka falur namaz, që i është frikësuar Zotit, që është zgjuar për Zotin dhe ka falur namaz nate. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të nderuar, shokët e tij, udhëheqësit e njohur, mbi tabiinët dhe ata që i pasojnë me mirësi sa kohë që drita dhe errësira zëvendësojnë njëra-tjetrë. Për ata dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumëta.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Friksojuni Allahut, sa kohë jeni në fillimin e këtij muaji, pastroni veprat dhe fjalët tuaja me devotshmëri dhe sinqeritet. Përshpejtoni në pendesë tek Zoti para se të merreni nga kjo botë, dhe të peshohen veprat tuaj. “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, me qëllim që të ruheni (nga gjynahet).” (El-Bekare 183)

“Kush i frikësohet Mëshiruesit, rrethohet nga rrugëzgjidhja, çështja e tij është e lehtë dhe nuk friksohet nga vështirësia. 

Gëzohu me fitoren tënde o njeri i devotshëm,  je i lirë të jetosh një jetë të mirë.” 

O ju muslimanë! Një nga metodat me të cilat gëzohet umeti ynë Islam është dhe  ardhja e muajit të bekuar të Ramazanit. Ai është muaj i ndryshëm nga muajtë e tjetër, nga kohët më të nderuara për gjatë gjithë jetës. Muaj me aromë të mirë, bujaria e tij është e dukshme, i mbushur me mirësi dhe begati. Një muaj, yjet e të cilit  shkëlqejnë horizontet  e errëta të kohës, dhe kthehet, e kthimi është i Lavdëruari,  i sigurë në  lavdet dhe pozitat e tij.

“Ky është fllad pranimi që frynë, 

ndërsa ky është lum mirësie që derdhe, mbi ne, 

Ndërsa ky është shejtani që është mbyllur dhe prangosur.”

Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kur vjen Ramazani lidhen, prangosen, shejtanët, mbyllen portat e Xhehenemit, dhe nuk hapet asnjë derë prej tij. Sikurse në këtë muaj, hapen portat e Xhenetit, dhe nuk ngelet derë prej ti pa hapur. Një ftues, Melek, thërret; O kërkues i të mirës, nxito, në vepra të mira, dhe o kërkues  i të keqes ndalo, nga veprat e këqija. Me të vërtetë Allahu shpëton nga zjarri njerëz, e kjo ndodh në çdo natë (të këtij muaji).” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu, Ibn Maxhe me zinxhir  transmetimi të saktë.

“Erdhi agjërimi, dhe me të kanë ardhur gjithë të mirat, përkujtim Zotit,  lavdrim  dhe madhërim i Tij,

Shpirti edukohet në fjalë dhe vepra,  agjërimi i ditës së tij dhe në darkë namazi i teravive.”

Urime për udhëheqjen tonë të drejtë dhe për të gjithë umetin Islam me rastin e ardhjes së këtij muaji të begatë, dhe përgëzime për sezonin e të mirave, begative dhe përfitimeve.

Vëllezër në besim! Mirëpriteni në mënyrën më të mirë muajin tuaj me anë të pendimit të sinqertë, me fitim të pastër, largë absurditetit të ndryshimit të situatave.

“O umeti im prisni muajin me shpirt të devotshëm, me pendesë të sinqertë sepse vonesa është humbje, 

Pendohuni tek Zoti sepse gjynahet janë fatëkeqësi, prej tyre u poshtëruan popuj dhe u pushtuan nga sëmundje.”

Prandaj vendosni për gjymtyrët tuaja detyrime logjike dhe ruani ato, mbroni ato me devotshmëri dhe frikë ndaj Zotit, me qëllim që të ruani agjërimin nga të metat dhe gjërat që e dëmtojnë atë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Agjërimi është mburojë, për mes tij adhuruesi mbrohet nga zjarri.” Hadithin e ka transmetuar Imam  Ahmedi. E kjo nuk arrihet vetëm se me agjërim të gjymtyrëve të njeriut përballë të këqijave dhe shkatërrueseve të veprave, si dhe pastrimi i gjuhes nga fjalët e kota dhe të pisëta, dhe ruajtja e fjalës nga të lënduarit e tjetrit, të ndaluarit e shikimit në të ndaluar, haram, dhe pengimi i këmbëve nga ecja në të keqe, dhe mbajtja e dorës që të mos lëndoj dhe dëmtojë dikë. Nënshtrimi ndaj Zotit me zemra të pastra nga arroganca, dorëzim tek Ai me pendesë të vërtetë, me sinqeritet dhe besim të pastër në Një Zot të Vetëm.  I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Disa nga agjëruesit nuk marrin prej agjërimit të tyre veç urinë, dhe disa nga ata që falen natën nuk marrin prej namazit të tyre vetëm se qëndrimin zgjuar.”  Hadithin e ka transmetuar Nesaiu dhe Ibn Maxhe.

O populli i krijesës më të mirë të njerëzim, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, a nuk janë qëllimet e agjërimit  vetëm se përsosja e shpirtit, edukimi i tij,  largimin e tij nga të dëmshmet dhe pastrimi i tij?! Ky është qëllimi dhe objektimi përfundimtarë i lighshmërisë së agjërimit, që është devotshmëria. Imam  Ibn Kajjimi, Zoti e mëshiroftë, thotë: “Agjërimi është drejtimi i të devotshmëve, mburoja e atyre që përpiqen, luftojnë, aktiviteti i njerëzve të pastër dhe adhuruesve  të Zotit. Ai është për Zotin e Botrave në mesin e të gjitha veprave të tjera, është i fshehtë dhe sekret në mes njeriut dhe Zotit të tij, askush nuk mund ta shikojë atë veç Atij.” Ndërsa Imam  Kemal Ibn Humami, Zoti e mëshiroftë,  thotë: “ Vërtetë agjërimi qetëson shpirtin që është i prirur për të keqe,  dhe thyen rrethimin e tij në favor të atyre që janë të lidhura me të gjitha gjymtyrët e tij.”

Populli i agjërimit dhe Kuranit! Ky është muaji i Ramazanit në të cilin është zbritur Kurani. Xhibriili, paqja e Zotit qoftë mbi të, përsëriste në këtë muaj  Kuranin me të dërguarin tonë, Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Në një transmetim të saktë ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë : “Agjërimi dhe Kur`ani do të ndërmjetësojnë për robin në Ditën e Kijametit. Agjërimi do të thotë: “O Zoti im! Unë e ndalova atë nga ushqimi dhe epshi gjatë ditës, prandaj pranoje ndërmjetësimin tim për të! Ndërsa Kurani do të thotë: “O Zoti im! E kam lënë pa gjumë gjatë natës, prandaj pranoje ndërmjetësimin tim për të! Dhe (i Dërguari,  paqja e Zotit qoftë mbi të, ) tha: “Do t`u pranohet ndërmjetësimi.” Hadithin e ka transmetuar Imam  Ahmedi dhe Taberaniu  me zinxhir transmetimi të saktë.

E ku ka muaj më të madh se ky, Ramazani, kur janë shpërndarë në të origjina e të gjitha veprave të mira, dhe kanë prezantuar në të zemrat e njerëzve të devotshëm dhe të pastruara sa nuk ka më mirë. Shejhul Islam, Ibn Tejmije, Zoti e mëshiroftë, thotë: “ Kush mediton në Kuran duke kërkuar në të udhëzimin, atij i bëhet e qartë rruga e vërtetë.” 

“Medito në Kuran nëse synon udhëzimin,  sepse e mira është pas meditimit të tij.” 

Zoti ju ruajtë! Përgëzohuni me të dërguarin tuaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i cili  ishte njeriu më bujarë, dhe bëhej më bujarë se asnjëherë tjetër në muajin  e Ramazanit. Ai e veçonte këtë muaj me vepra të mira që nuk veçonte me të  muaj tjetër,  prej; Përmendjes së Zotit, kërkimit falje tek Ai, leximit të Kuranit, lëmosha dhe bamirësia. 

Këtu kujtojmë  rëndësinë e nxjerrjes së Zekatit. Jepeni Zekatin e pasurisë tuaj, Zoti ju ruajtë, që të pastroni me të  shpirtërat tuaj. Sikurse kujtojmë për vlerën e sadakasë, lëmoshës për të pamundurit dhe nevojtarët, dhe roli i qendrës së Mbretit Selman për ndihma dhe vepra humanitare, si dhe platforma e Bamirësisë Ihsan, në dërgimin e ndihmave tek ata që i meritojnë ato, në segmente  të ndryshme të shoqërisë, me ndershmëri, transparencë dhe besueshmëri.

Sikurse vlersojmë nismën e ndërmarrë për fushatën kombëtare për bamirësi dhe rëndësinë që të çdo njëri të kontribojë  në arritjen e suksesit të saj. Ju jeni populli i bamirësisë, në punë bamirësie, në vendin e bamirësisë, dhe në muajin e bamirësisë.

O ju të dashurit e mi! Ramazani është mundësi për të ndryshuar për më mirë, nga vetja deri në të gjitha fushat. “  Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete.” (Er-Ra’ d 11) Në këtë muaj, mundësi për umetin që të kapet pas Kuranit dhe synetit, të eleminojë përplasjet dhe konfliktet, të  punojmë fort që të dalim nga kriza, të forcojmë shpresën me qetësi dhe armëpushim, marrëveshje dhe reforma, me ndalimin e luftërave, uljen e armëve, dhe përhapjen e sigurisë, qetësisë  dhe stabilitetit, dhe ti përkushtohemi zhvillimit, ndërtimit dhe përparimit. Gjithashtu, tërheqim vëmendjen kanaleve të informimit dhe rrjeteve sociale që të kujdesen për shenjtërinë e muajit të bekuar, dhe shfaqjen e përmbajtjeve të vlefshme dhe të dobishme.

Këtu vlerësojmë ndërgjegjësimin e shumë segmenteve njerëzore, ekspertë të fushës,  në shfrytëzimin  dhe përdorimin e teknologjisë dhe mjeteve të komunikimit në mbrojte të fesë së tyre, atdheut dhe vlerave të tyre, si dhe në poshtërimin e gënjeshtrës dhe korrupsionit, dhe përkrahësve  të përçarjes dhe rebelimit, dhe në luftimin e të keqes dhe terrorizmit, duke promovuar vlerat e të mesmes, tolerancës dhe dialogut. 

O ju vëllezër! Këto ditë të bekuara janë mundësi për të rishikuar vetet tona, marrjen e tyre në llogari,  dhe të përmirësojmë veprat.  Falenderoni Zotin e Madhërishëm, Zoti tuaj, për vlerën e kohës dhe vendit. Përpiquni sa më shumë në lutje në këto ditë të bekuara. Ngrini duart tuaja  duke u lutur për veten tuaj, familjen tuaj, për kujdestarët e çështjeve tuaja, atdheut tuaj, njerëzit e sigurisë tuaj, dhe popullin tuaj. Lutuni që Zoti të ruaj vendet e shenjta të muslimanëve, të përmirësojë gjendjen e muslimanëve, të ndalojë gjakderdhjen e tyre në çdo vend. Lutuni që,  Zoti të ndihmojë vëllezërit tuaj të lidhur fort në mbrojtje të vendit,  vëllezërit tuaj të dobët, të pastrehë, refugjatët, të vuajturit, robërit dhe të përsekutuarit në çdo vend. Duke  u lutur që, Allahu të largojë fatkeqësitë e tyre, shqetësimet e tyre, të largojë vështirësitë dhe të rëndat nga ata, të largojë nga umeti Islam fatkeqësitë, mundimet, sëmundjet dhe epidemitë, me të vërtetë Ai është që dëgjon dhe i përgjigjet lutjes.

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar; “Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam pranë, u përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të Më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë.” (El-Bekare 186) 

Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë dhe synet.  Zoti na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij. 

Zotit  i kërkoj falje për vete, ju dhe për të gjithë muslimanët dhe muslimanet nga çdo gjynah dhe gabim, kërkoni falje dhe pendohuni tek Ai,  me të vërtetë Zoti ynë është Falës Mëshirues.

 

LEXO  Të veçantat e Ramazani dhe përpjekjet në të - Meka 01.04.2022

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet janë për Zotin, na ka veçuar me muajin më të madh. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, dëshmi me të cilën shpresojmë fitoren në Ditën e premtuar, Ditën e Gjykimit.

Dëshmoj se i dërguari ynë,  Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij. Paqja, dhe mëshira e Zotit qofshtë  mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, për ata dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumëta.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Friksojuni Zotit. Dhe dijeni se fjala më e vërtetë  është Libri i Zotit, Kurani, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Çështjet më të këqia janë të shpikurat në fe, risitë, çdo shpikje, risi është devijim dhe humbje. Obligimi juaj është të qëndroni me bashkësi, të bashkuar dhe me shumicën! Dora e Allahut është mbi xhematin (bashkësinë); e kush ndahet prej xhematit, është ndarë për në Xhehenem!”

O ju vëllezër të dashur për Zotin! Devotshmëria është esenca e agjërimit, përmbajtja, thelbi dhe rëndësia e tij. Imam Bagaviu, Zoti e mëshiroftë, në komentimin e fjalës së Allahut të Madhërueshëm; “…me qëllim që të ruheni (nga gjynahet).”(El-Bekare 183)  thotë: “ Do të thotë me agjërim, sepse agjërimi është mjet për të arritur devotshmërinë, nga që përmes tij përmban veten dhe ruhesh nga të këqijat.”

Vëllezër në Islam! Umeti ynë Islam, në këtë muaj të bekuar, duhet që lërë artikulimet dhe emocionet dhe të synojë arritjen përmes punëve dhe veprave. Zoti ju ruajtë, po, në këtë muaj të begatë është e denjë për ne që të përcaktojmë synimet dhe qëllimet, të bashkojmë rradhët dhe zemrat. Vërtetë ajo që arrihet me mirësitë e Zotit është çfarë janë bekuar dhe bekohen pelegrinët dhe vizitorët, në  xhaminë e shenjtë, Qabe, dhe në xhaminë e profetit, në Medine, nga një sistem shebimesh të integruara të shoqëruara  me siguri dhe qetësi, rehati dhe paqe, pas heqjes së masave parandaluese në lidhje me pandemin e Koronës, në vendin tonë, Zoti e ruajtë. E gjithë kjo nga mirësia e Zotit, pastaj fal asaj çfarë ka bërë ky vend i bekuar, Mbretëria e Arabisë Saudite,  udhëheqja e saj e drejtë, dhe njerëzit e sigurisë, nga përpjekjet e mëdha në shërbim të atyre që kryejnë umren dhe vizitorëve. Nuk ka habi, sepse Allahu i Madhërishëm e ka veçuar me këtë nderë të madh, Zotin e lusim që ta shpërblejë dhe ta ndihmojë që të vazhdojë në këtë nderë të pashembullt, dhe lavdi të qenësishme, në shërbim të dy vendeve të shenjta, në vend dhe kohë dhe ata që i synojnë ato, njerëz dhe organizma.

Zoti ju ruajtë! Vlersoni kohën dhe vendin, kujdesuni për sigurinë dhe rregullin e tij. Bëni kujdes nga fenmenet negative, sikurse fenomeni i të lypurit dhe lypsarëve, luftoni ato fenomene dhe të gjitha format e tyre, përfshirë këtu dhe lypjen elektronike. Bëni kujdes dhe ndiqni  fëmijët tuaj në çdo vend, veçanërisht në dy xhamitë e shenjta, në respekt dhe mirësjellje të këtyre vendeve të nderuara, që të përmbushi atë që synoni na të mirat e kësaj bote dhe botës Tjetër.  Bashkëpunoni me autoritetet e sigurisë  dhe ato përkatëse të cilat bëjnë përpjektje të bekuara. Prandaj, puntorët meritojnë falenderime dhe vlerësime, urime dhe përshëndetje, nderime dhe mirënjohje. 

Zoti mos privoftë  ata dhe ne nga shpërblimet dhe sevapet, Zoti pranoftë nga ne, ju dhe nga ata të gjitha veprat e mira.  

Zoti ju mëshiroftë, lutuni dhe përshëndeteni udhëheqësin e të dërguarve, modelin e agjësruesve dhe falësve të namazit të natë, sikurse Zoti juaj,  Allahu i Madhërishëm ju ka urdhëruar për këtë gjë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë; “ Kush bie salavat një herë për mua,  Allahu do bie dhjetë herë salavat për të.”

Lutjet dhe përshëndetjet më të mira për të dërguarin e përzgjedhur dhe të nderuar, Muhamedin, për familjen dhe shokët e tij të pastër. 

Kënaqësia e Zotit qoftë mbi katër Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët e tij dhe tabiinët, dhe mbi ata që i pasojnë me mirësi deri në Ditën e Kijametit, dhe mbi ne sëbashku me ta me Mëshirën  Tënde, o më i Madhi Mëshirues. O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. 

O Zot poshtëro mosbesimtarët, të pafetë, dhe mbro ndjekësit  e fesë. 

O Zot jepi paqe dhe siguri këtij vendi, dhe të gjitha vendeve  muslimanëve. 

O Zoti ynë, na jep siguri në vendet tona, përmirëso dhe ruaj udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona. 

O Zot mbështet me të vërtetën udhëheqësin tonë, kujdestarin e dy vendeve të shenjta. 

O Zoti ynë, jepi sukses atij në atë që do dhe je i kënaqur me të, dhe udhëzoje atë në vepra të mira dhe devotshmëri, jepi atij shëndet të plotë. 

O Zoti ynë, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në atë që është lartësimi i Islamit dhe përmirësimi i muslimanëve, dhe në atë që është e mirë për vendin dhe popullin. 

O Zot jepu sukses të gjithë udhëheqësve të çështjeve të muslimanëve  bëj që të udhëheqin me legjislacionin Tënd, dhe ndihmues të ndjekësve të Tu, o më i Madhi më Bujari.

O Zoti ynë, Ti je falës, e do faljen, na fal ne. 

O Zot largo akthin  e atyre që janë të shqetësuar, largo të vështirat e atyre që janë në vështirësi, mundëso larjen e borxheve  atyre që janë në borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve, me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zoti ynë, jepu sukses ushtarëve tanë që janë të vendosur në kufinjtë tanë, o Zot ndihmoi ata me fitore të madhe, o më i Madhi më Bujari.

O Zoti ynë, ruaj vendet e shenjta të muslimanëve, nga dëmet e të këqinjve dhe kurthet e mohuesve, dhe nga sherri i grabitësve të natës dhe të ditës.

O Zoti ynë ruaj ato nga duartë  e keqbërësve, dhe sulmet e armiqve, o i Fuqishëm, i Gjithëditur.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201) 

Adhurues të Zotit!  “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90) 

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, 

Falenderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato. 

Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. 

Allahu është i Ditur për çfarë veproni. 

 

Post Author: endrit