Frytet e besimit në Ditën e Gjykimit dhe porosi për xhaminë e Aksasë

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa    10-01-1445 H    19-04-2024 D

Shejh Ikrime Sabri    

Tema Frytet e besimit në Ditën e Gjykimit dhe porosi për xhaminë e Aksasë

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë  për Zotin e Botëve.

Lavdërimet për Zotin sa kohë nuk na e ka sjellë exhelin, afatin e fundit,  derisa të kemi pranuar dhe zbatuar Islamin. 

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili thotë: “Thuaj: “Ai është Allahu, Një e i Vetëm! Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!” (El-Ihlas 1-4)

Për vlerën e sures Ihlas; O Zot, mos na lër në dorë të askujt, mos na bëj nevojtarë të askujt, o Zoti ynë, na bëj që të mos kemi nevojë nga askush.   O Ti, tek i Cili është shpresa, tek Ty mbështetemi, i Lartësuari mbi çdo gjë, Një i Vetëm dhe Absolut, Sundues në Pushtetin e Tij, nuk ka ortak dhe nuk ka fëmijë, Ti je Një i Vetëm Absolut.

“Zoti im në rrugën Tënde përfundova pjesmarrjen time,  Ti je Sunduesi im në qëndrimin dhe udhëtimin tim,

Zot, përveç Teje nuk kam bërë diçka tjetër pjesë të vetes time, nuk kam mohuar me fjalët dhe as me veprat e mia,

Unë besoj se Ti je Zoti im Një i Vetëm dhe i pa shok, tek Ty janë shpresat e mia për falje.”  

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm pa shok, i Cili  në surën Ahzab thotë: “ E të cilët kumtuan Shpalljet e Allahut dhe i frikësoheshin Atij e askujt tjetër përveç Tij. Allahu mjafton si llogaritës.” (El-Ahzab 39)

O Zot, na ruaj me syrin Tënd që nuk flenë kurrë, na mbro me Fuqinë Tënde që nuk paksohet, na mbulo me Kujdesin Tënd natën dhe ditën në shkretëtirë dhe gjithandej.

O Zot, zbrit mëshirën Tënde mbi njerëzit tanë në Gaza! O Zot, hakmerru ndaj atyre që kanë thurur komplote kundër tyre! O Zot, lehtëso vështirësitë e tyre, shëro plagët e tyre, ruaj ata nga dobësia e tyre! O Zot, fëmijët e tyre janë të uritur, mundësoju atyre ushqim! O Zot, fëmijët e tyre janë të etur, largo etjen e tyre! O Zot, fëmijët e tyre janë të sëmurë prandaj shëroi ata, o Zoti i botëve.  

Dëshmojmë se zotëria dhe i dashuri ynë,  udhëheqësi dhe ndërmjetësuesi  ynë, Muhamedi, është rob i Zotit, profet dhe i dërguari i Tij, i cili ka thënë: “ Kush e pëlqen takimin me Zotin, edhe Zoti e pëlqen takimin me të. Kush e urren takimin me Zotin, edhe Zoti e urren takimin  me të.”

Nëna e besimtarëve, Aishja, apo disa nga bashkëshortet e tij, ka thënë: “ Ne e urrejmë vdekjen.” Ka thënë këtë; “Por kur besimtarit i afrohet vdekja atij i jepet lajmi i mirë për kënaqësinë e Zotit dhe nderimi ndaj tij. Tek ai, nuk ka asnjë gjë më të dashur për të se ajo që ai ka para, dhe ai e do takimin me Zotin dhe Zoti e do takimin me të.”

O Zot, na e bëj të dashur për ne takimin me Ty, o Allah! O Zot, të lutemi që të duash dhe Ti takimin me ne, o Allah!  Dashuri të ndërsjellë, në dashtë Zoti.

Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ty, o i dashuri ynë, o i dërguari i Allahut, dhe ne në Bejtul Makdis, Kuds, dhe rrethinat e tij,  lutemi dhe dërgojmë përshëndetje për ty, për familjen tënde të pastër dhe të nderuar, për shokët e tu të parët e të mirëve të nderuar,  për të gjithë ata që ju pasojnë dhe bëjnë përpjekjet tuaja deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

Allahu i Madhërishëm në suren Bekare thotë: “ Dhe ruajuni asaj Dite që do të ktheheni tek Allahu, kur çdokujt do t’i jepet ajo që ka fituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.” (El-Bekare 281) Allahu thotë të vërtetën.

O ju namazfalës! O ju muslimanë! A është përgatitur muslimani për provimin e madh? A e ka kujtuar muslimani provimin Hyjnorë? A është përgatitur muslimani për takimin me Zotin e  botëve? Vërtetë ai është provimi i botës Tjetër, provimi i ditës së Gjykimit. Allahu i Madhërishëm në suren Haxhxh thotë: “Ditën, që do të shihni atë, çdo grua me fëmijë në gji do ta harrojë fëmijën e saj dhe çdo grua shtatzënë do ta hedhë barrën e vet. Njerëzit do t’i shihni si të dehur, ndonëse ata nuk do të jenë të dehur, por dënimi i Allahut është i ashpër.” (El-Haxhxh 2) Allahu në suren Shu’ara’ thotë: “ Në Ditën, kur askujt nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët, përveç atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu!”( Esh-Shu’ara’ 88-89) Allahu në suren ‘Abese thotë: “ Atë Ditë njeriu do të ikë nga i vëllai, nga e ëma dhe nga i ati, nga e shoqja dhe nga fëmijët e vet. Atë Ditë, secili prej tyre do të ketë aq shqetësim për veten, sa do t’i mjaftojë.” ( ‘Abese 34-37)

LEXO  Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut - Aksa 27.03.2020

O ti musliman! A je siguruar për jetën tënde në botën Tjetër, Ahiret, sikurse je siguruar për jetën tënde në këtë botë? Allahu i Madhërishëm në suren Kasas thotë: “ Por përpiqu me atë që të ka dhënë Allahu të fitosh jetën e botës së ardhshme, duke mos harruar pjesën tënde në këtë botë. Bëju mirë të tjerëve, ashtu si të ka bërë mirë ty Allahu. Mos kërko ngatërresa në Tokë, sepse Allahu nuk i do ngatërrestarët.” (El-Kasas 77)

O ju muslimanë! Vërtetë besimi në Ditën e Gjykimit, në Ahiret, është një nga shtyllat e besimit dhe nuk lejohet nënvlerësimi apo nënçmimi i saj. Por fatkeqësisht, shumë muslimanë mjaftohen vetëm me besimin në Zotin, dhe nuk i kushtojnë vëmendje Ditës së Gjykimit, Ahiretit, llogarisë së jetës së përtejme, e cila është një nga shtyllat e imanit, besimit, dhe është pjesë nga besimi i kësaj feje madhështore. Çdo musliman duhet që të kujtojë Xhenetin dhe Xhehenemin, në mënyrë që të motivohet në vepra të mira dhe të përmbahet nga veprat e këqija. Muslimani duhet të kujtojë Xhenetin dhe mirësitë e tij, dhe se në të ka nga ato që as syri nuk i ka parë as veshët nuk e kanë dëgjuar dhe asnjë zemër njerëzore nuk e ka menduar ndonjëherë. O ti musliman, duhet që kujtosh zjarrin, Xhehenemin dhe flakët e tij, në mënyrë që të largohesh nga të ndaluarat dhe të këqija, dhe se mundimi më i lehtë i zjarrit është një prush nën këmbë nga e cila vlon truri. Përsëris: se mundimi më i lehtë i zjarrit është një prush nën këmbë nga e cila vlon truri. Sikurse nga format e zjarrit  çfarë është përmendur në Kuranin Famëlartë në suren Nisa’:  “Sapo t’u digjet lëkura, Ne do t’ua ndërrojmë atë me lëkurë tjetër, për të përjetuar dënimin. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.” (En-Nisa’ 56)

Prandaj të themi ty, o ti gjynahqarë:  Nëse i shmangesh dënimit të kësaj bote, nuk do t’i shpëtosh dot dënimit të Zotit në botën Tjetër.

O muslimanë! O të dashurit e Zotit! A është e vërtetë se ai që beson në Zotin dhe në Ditën e Gjykimit lë pas dore tokën dhe shtëpinë e tij?! A mundet ai që beson në Zotin dhe në Ditën e Gjykimit, të ulet me agjentë dhe spiunë dhe bashkëpunon me ta?! A mundet ai që beson në Zotin dhe në Ditën e Gjykimit të shkelë të drejtat e tjerëve?! A mundet ai që beson Zotin dhe Ditën e Gjykimit të hajë paratë e jetimëve, apo të hajë trashëgiminë e vajzave, apo të hajë fajden, kamatën?! A mundet ai që beson në Zotin dhe në Ditën e Gjykimit të shkëpusë lidhjet farefisnore?! A mundet ai që beson në Zotin dhe në Ditën e Gjykimit  që të shfrytëzojë të tjerët në shit-blerje dhe të manipuloj çmimet, dhe në veçanti në kohë lufte?!

O ju muslimanë! O vëllezër të besimit në çdo vend! Në mënyrë që muslimani të mbrohet nga shkeljet dhe të bërit keq, ai duhet të kujdeset për besimin Islam, me të gjitha shtyllat e tij, duke përfshirë besimin në Ditën e Gjykimit. Si dhe të kujtojë vdekjen që mund ta befasojë atë në çdo moment. Pasha Allahun, vdekja është e vërtetë dhe se ajo do të ndodhi me patjetër, sa do që të zgjasë exheli, afati i fundit dhe të zgjasin shpresat. Vdekja është një gotë dhe të gjithë njerëzit do të pinë prej saj. I dërguari ynë i nderuar, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi  i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Përmendeni sa më shpesh shkatërruesin e kënaqësive, vdekjen.” Hani’, shërbëtori i Othman Ibn Afanit, ka transmetohet se ai ka thënë: “ Othman Ibn Afani, Zoti qoftë i kënaqur me të, kur qëndronte para një varri qante derisa i laget mjekra e tij.” Atij i është thënë: “Ti kujton Xhenetin dhe Xhehenemin dhe nuk qaj, ndërsa kujton varrin dhe qanë?” Othmani ka thënë: “ Unë kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë: “ Vërtetë varri është vendqëndrimi i parë i botës Tjetër, nëse shpëton prej tij, ajo që vjen më pas është më e lehtë. E nëse nuk shpëton prej tij, ajo që vjen më pas për të është më e vështirë.” Përsëris:   Vërtetë varri është vendqëndrimi i parë i botës Tjetër, nëse shpëton prej tij, shpëton nga dënimi i varrit, ajo që vjen më pas është më e lehtë, në Ditën e Gjykimit. E nëse nuk shpëton prej tij, ajo që vjen më pas për të është më e vështirë.

LEXO  Të marrim mësim nga kalimi i kohës

Po, o ju muslimanë! O të dashur të Zotit! O bij të tokës së Israsë dhe Miraxhit! Vdekja vërtetë është ligjshmëria e Zotit në krijesat e Tij, dhe ajo është realitet, e vërtetë për të gjitha krijesat e Tij, derisa ajo ka përfshirë dhe të dërguarin tonë, Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i cili është më i dashuri nga të gjitha krijesat tek Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar. Prandaj, nuk ka vonuar kur i ka përfunduar afati, exheli. Shoku i nderuar, Abdullah Ibn Mes’udi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka transmetuar duke thënë: “ Jemi mbledhur në shtëpinë e nënës së besimtarëve, Aishes, Zoti qoftë i kënaqur me të. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na ka shikuar dhe sytë i kanë rrjedhur lot, pastaj na është drejtuar duke na thënë; Mirëserdhët, Zoti ju dhuroftë paqe, Zoti ju ruajte të gjithëve, Zoti ju lartësoftë dhe ju dhëntë paqe, ju këshilloj që ti frikësoheni Allahut, ju urdhëroj ti bindeni Zotit dhe Atë lë Kujdestarë për ju.” I kemi thënë: “O i dërguari i Allahut, kur është exheli, afati yt i fundit në këtë botë?” Ka thënë: “ Afati është afruar dhe radha është për të shkuar tek Zoti, për në Sidretul Munteha, ku ndodhet Xheneti i Strehimit, në Firdeus, Xhenetin më të lartë.”

Kur i është afruar exheli, afati i ndarjes nga kjo botë,  Xhibri’ili, paqja e Zotit qoftë mbi të, ka ardhur tek i dërguari i Allahut, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke i thënë: “ O Ahmed, i Lavdëruar, ky është Meleku i Vdekjes kërkon leje nga ti, për të marrë shpirtin, e ai nuk i ka kërkuar leje asnjë njeriu para teje, dhe nuk do ti kërkojë leje asnjë njeriu tjetër pas teje.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Jepi leje.” Meleku i vdekjes ka hyrë dhe ka qëndruar para të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe i ka thënë: “ Allahu më ka dërguar tek ti dhe më ka urdhëruar që të bindem ty, nëse më urdhëron që të të marr shpirtin tënd e marr, e nëse më urdhëron që ta lë atë do e lë.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ O Meleku i vdekjes! Ti (me të vërtetë) do të veprosh kështu?” Ai ka thënë: “ Unë jam porositur që të nënshtrohem Ty në çdo drejtim që do të urdhërosh.” Xhibrili ka thënë: “ O Muhamed, Allahu është përmalluar për ty.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi  i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ O Meleku i vdekjes, bëj atë të cilën je urdhëruar për të bërë.”  Xhibriili ka thënë: “ Paqja e Zotit qoftë mbi ty, o i dërguari i Allahut, kjo është hera ime e fundit në tokë, ti ishe ai që më duhej nga kjo botë.”

LEXO  Shfrytëzimi i moshës

O i dashuri im, o i dërguari i Allahut, e lusim Allahun e Madhërishëm që të takojmë në Haud, në lumin e tij,  në Xhenet e përhershme.

Ka ardhur në një hadith të ndershëm; “ Ai që pendohen nga gjynahet është sikur ai që nuk ka gjynahe.” Të vërtetën ka thënë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet  janë për Zotin e Botëve.

Lutjet dhe përshëndetjet për zotërinë tonë, Muhamedin, të dërguarin e ndershëm, për familjen dhe për të gjithë shokët e tij.

O Zot, fale dhe mëshiroje zotërinë tonë Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove zotërinë tonë Ibrahimin dhe familjen e tij.

O Zot, bekoje zotërinë tonë Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove zotërinë tonë Ibrahimin dhe familjen e tij, në të dy botët me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm.

O ju namazfalës!

Do të jap në këtë pjesë të hutbes vetëm dy mesazhe.

Mesazhin e parë, sa i përket rrjeteve sociale. Po, rrjetet sociale ekzistojnë që njerëzit të komunikojnë me njëri-tjetrin, të njihen dhe të forcojnë lidhjet dhe vëllazërinë mes tyre. Nuk lejohet që rrjetet sociale të devijojë negativisht nga qëllimi dhe mesazhi i tyre. Nuk lejohet largimi mes njerëzve përmes përdorimit të rrjeteve sociale. Nuk lejohet krijimi i mosmarrëveshjeve dhe ndasive, veçanërisht ndërmjet bashkëshortëve dhe brenda së njëjtës familje. I dërguari ynë i nderuar, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Kush beson në Zotin dhe në Ditën e Gjykimit le të thotë fjalë të mira ose le të heshti.”

Prandaj, përdorimi i rrjeteve sociale duhet të jetë për të mirë, për të thënë fjalë të mira, dhe për të forcuar marrëdhëniet mes njerëzve. Përndryshe, muslimani duhet të heshtë dhe heshtja është e mirë.

O Zot, a e përcolla mesazhin? O Allah, dëshmo!

O ju namazfalës! O ju të lidhur dhe të lidhura me këtë vend të bekuar!

Mesazhi i dytë dhe i fundi; në lidhje me xhaminë e bekuar të Aksasë. Ajo është e mbushur me rreziqe, si rezultat i ambicieve dhe veprimeve të grupeve ekstremiste hebreje. Sikurse deklaratat e fundit në lidhje me ndryshimin e status quo-së, gjendjes aktuale në Aksa janë deklarata të refuzuara në mënyrë kategorike. Për të konfirmuar se Aksa është vetëm për muslimanët, me vendim nga Zoti nga lartësia e shtatë qiejt, jo nga Këshilli i Sigurimit dhe as nga Kombet e Bashkuara. Nuk ka vend për jomuslimanët të luten në të. Ne i ngarkojmë autoritetet okupuese përgjegjësinë për çdo sulm ndaj Aksasë, apo çdo përpjekje që çon në ndryshimin e situatës ekzistuese në të. Ndërsa qeveritë në botën arabe dhe islame duhet të mbajnë përgjegjësi për ruajtjen dhe mbrojtjen e Aksasë. Xhamia e Aksasë, sikurse është e ditur, nuk është vetëm e banorëve të Palestinës por ajo është e dy miliard muslimanëve në mbarë botën. Çështja e saj është sikurse çështja e xhamisë së shenjtë, Qabes, në Meke dhe e xhamisë së Profetit në Medinen e Ndritshme. Ajo, Aksa, është porta e tokës për në qiell sikurse ajo është porta e qiellit për në tokë.

Nuk na mbetet në këtë vende vetëm se të themi; “Zoti të ruajt o Aksa”, thoni amin.

O ju namazfalës!  Kjo është koha që është premtuar përgjigje, prandaj thoni pas meje amin.

O Zot, na jep siguri në vendin tonë, lehtëso  shqetësimet mbi ne, të lutemi të jesh kundër atyre që na ka bërë padrejtësi dhe na ka lënduar.

O Zot, ruaj xhaminë Aksa nga çdo e keqe dhe mbushe atë me muslimanë.

O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga shqetësimet dhe trishtimet, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga paaftësia dhe përtacia, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga frika dhe koprracia, dhe kërkomë mbrojtjen Tënde nga dominimi i borxhit dhe shtypja e burrave të keqinjë.

O Zot, mëshiro dëshmorët tanë dhe dëshmorët e Gazas, shëro të plagosur tanë dhe të plagosurit e Gazas, dhe mundëso lirinë e të burgosurve tanë dhe lirinë e të burgosurve të Gazas.

O Zot, na mbulo të metat tona mbi tokë, na mbulo të metat tona nën tokë dhe na mbulo të metat tona ditën kur do dalim para Teje, o Zoti i botëve.

O Zot,  të lutemi të na japësh pendesë të sinqertë, pendesë  para vdekjes, qetësi në momentin e vdekjes, falje dhe mëshirë pas vdekjes.

O Zot, ndihmo Islamin dhe muslimanët, dhe me mirësinë Tënde lartëso fjalën e vërtetë dhe fenë.

O Zot, fali besimtarët dhe besimtaret, të gjallët dhe të vdekurit prej tyre.

 “ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1460364594875979

Post Author: endrit