Përgëzim, lajmi i mirë për njerëzit e vendosur

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme      17-10-1445 H     26-04-2024 D 

Shejh Ali Hudhejfi

Tema   Përgëzim, lajmi i mirë për njerëzit e vendosur

Çdo lavdërim i përket Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, i Urti, i Gjithëdijshmi, s’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti i Arshit madhështorë, Zotin tim e lavdëroj dhe e falënderoj për të mirat të cilat nuk i llogaritën dikush tjetër veç Tij, nga ato të cilat i dimë dhe nga ato të cilat nuk i dimë.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, më i Larti dhe më i Madhi. Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i veçuari me çdo moral fisnik. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, të cilët ishin në rrugën e drejtë.

Në vijim

Frikësojuni Allahut me frikë të vërtetë që të fitoni mirësi dhe të shpëtoni nga të këqijat dhe shkatërrimet.

Adhurues të Zotit! Sa i madh është përgëzim për besimtarët nga Zoti Mëshirëplotë përmes fjalëve të përsosura, nga Ai që nuk e thyen premtimin. Përgëzimi përmbushet kur plotësohen kushtet e tij, prandaj gëzohuni me premtimin e Zotit të Madhërishëm i Cili thotë: “ Me të vërtetë, atyre që thonë: “Zoti ynë është Allahu”, e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë, do t’u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t’u thonë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni Xhenetit që ju është premtuar. Ne jemi mbrojtësit tuaj në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër. Atje do të keni çfarë t’ju  dëshirojë zemra dhe çfarë të kërkoni, dhuratë e pasur prej një Zoti Falës dhe Mëshirëplotë.”( Fussilet 30-32) “ Me të vërtetë, atyre që thonë: “Zoti ynë është Allahu”, e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë…” Fjala e plotë:  “… do t’u zbresin engjëjt, Melaiket (para vdekjes)” Ndërsa fjala besimtarë; “Zoti ynë është Allahu”, është deklaratë me fjalë, gjuhë, bindje me zemër dhe ajo është shpirti, sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ O Zoti ynë! Ne dëgjuam një thirrës që na ftonte në besim: “Besoni Zotin tuaj!” Dhe kështu besuam.” (Al ‘Imran 193) Me fjalë dhe besim, bindje vjen qëndrueshmëria në vepra të mira.  “…e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë…”

Besimi është deklaratë me fjalë, besim dhe vepra. Ndërsa qëndrueshmëria në rrugë të drejtë është çështje madhështore, e më e larta e tyre është qëndrueshmëria në veprat e obliguara në detyra, në të pëlqyerat, si dhe në shmangien e të ndaluarave dhe të urryerave dhe vendosmëria në këtë gjë, sikurse Allahu i Madhërishëm e ka urdhëruar të dërguarin e Tij në këtë gjë me fjalën e Tij kur thotë: “Prandaj qëndro i patundur në udhën e drejtë, ashtu siç je i urdhëruar. Ashtu le të veprojnë edhe besimtarët që janë me ty, e mos i kaloni kufijtë, se Ai, me të vërtetë, i sheh mirë ato që punoni ju.” (Hud 112)

Besimtarët në qëndrueshmëri janë në gradë sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Disa prej tyre i bëjnë dëm vetes (duke bërë vepra të ndaluara), disa janë në rrugë të mesme (duke kryer detyrimet dhe duke shmangur të ndaluarat), ndërsa disa, me lejen e Allahut, shkojnë përpara me të mira (përtej detyrimeve); kjo është dhuntia e madhe. Ata do të hyjnë në kopshtet e Adnit të stolisur me bylyzykë ari e margaritarë dhe veshja e tyre do të jetë prej mëndafshi.” (El-Fatir 32-33) Dhe fjala e Melaikeve; “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni!” koha  kur e thonë këtë fjalë është në momentet e ndarjes së njeriut nga kjo botë dhe kalimi për në botën Tjetër, Ahiret. E thonë këtë fjalë për besimtarët shpërblim për qëndrueshmërinë e tyre; “Mos u frikësoni…” e frika është vetëm për të ardhmen, që do të thotë: “Mos u frikësoni…” për atë që keni lënë pas nga trashëgimtarët sepse Allahu është Kujdestari i tyre, e Ai merr nën Kujdestarinë e Tij njerëzit e drejtë, të mirë.  “…dhe mos u pikëlloni!” Pikëllimi është vetëm se për të kaluarën, e do të thotë; “Mos u pikëlloni”, për atë që ka kaluar sepse ka përfunduar pikëllimi dhe nuk kthehet më. Ky është përgëzim për qëndrueshmërinë me sigurinë me të ardhmen dhe se pikëllimi nuk kthehet.  Atyre do tu thonë Melaiket;  “Dhe gëzojuni Xhenetit që ju është premtuar.” Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Me të vërtetë, Allahu nuk e shkel premtimin.” (Al ‘Imran 9) Ndërsa Xheneti përmban atë që syri nuk e ka parë, as veshi nuk e ka dëgjuar dhe as që është imagjinuar nga mendja njerëzore.  Hadithin e ka transmetuar Buhariu, nga hadithet e Ebu Hurejres, Zoti qoftë i kënaqur me të.

LEXO  Përfitime dhe këshilla nga historia e gruas së Imranit dhe vajzës së saj, Mejremes

“Ne jemi mbrojtësit tuaj në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër.” Melaiket janë mbrojtësit e besimtarëve në këtë botë me ndihmë dhe mbështetje. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ (Kujto o Muhamed) kur Zoti yt i frymëzoi engjëjt: “Unë jam me ju, andaj forcojini ata që besojnë.” (El-Enfal 12) Melaiket qetësojnë dhe i japin siguri besimtarit për të besuar në premtimin e Zotit, dhe largojnë vesveset e shejtanit nga muslimani. Nga Abdullah Ibn Mes’udi, Zoti qoftë i kënaqur me të,  tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë shejtani ka afrim me njeriun, sikurse dhe Melaiket kanë afrim me të, me njeriun. Sa i përket afrimi i shejtanit është kërcënim me të keqe dhe përgënjeshtrim, mohim i të vërtetës. Ndërsa afrimi i Melekëve është premtim i  mirë dhe besim në të vërtetën.” Melaiket janë mbrojtësit e besimtarët duke i ruajtur ata në këtë botë nga shejtanët. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “  Njeriu ka përcjellës (engjëj), para tij dhe pas tij, që e mbikëqyrin atë me urdhrin e Allahut.” ( Er-Ra’d 11)

Melaiket janë mbrojtësit e besimtarëve në këtë botë me shoqërimin e tyre të vazhdueshëm, në çdo të mirë dhe bamirësi. Sikurse Melaiket janë mbrojtësit e besimtarëve dhe në botën Tjetër, në Ahiret. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Dhe engjëjt do të hyjnë tek ata nga çdo derë (e Xhenetit) (e do t’u thonë): “Shpëtimi qoftë mbi ju, për durimin që keni treguar (në jetën e kësaj bote)! Sa vendbanim i bukur që është ky!” (Er-Ra’d 23-24)

Përgëzimet nga Melaiket për besimtarët me urdhërin e Zotit vazhdojnë. Çdo përgëzim është më i madh se tjetri. E përgëzimi i fundit për ata, besimtarët, në këtë ajet, fjala e tyre; “Atje do të keni çfarë t’ju  dëshirojë zemra dhe çfarë të kërkoni…” Ju do të keni në Xhenet çdo gjë që keni menduar dhe më shumë se çfarë keni menduar, sikurse në të do të keni të plotësuar çdo kërkesë që ju mund të luteni, dhuratë prej Allahut, që është Falës i gjynaheve, e Ai është i Mëshirshëm ndaj besimtarëve me një mëshirë të veçantë. Nuzulu, në gjuhën e arabëve është ajo çfarë  përgatitet për mysafirët, kjo sikurse dhe fjala e Allahut të Madhërishëm që thotë: “  Pa dyshim, ata që thonë: “Zoti ynë është Allahu!” dhe pastaj qëndrojnë në rrugën e drejtë, nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar e as për t’u dëshpëruar (kur t’u vijë vdekja). Ata do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, si shpërblim për atë që kanë punuar.” (El-Ahkaf 13-14)

LEXO  Zotit kërkoni falje - Medina 04.12.2020

Nga porositë më të mëdha të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  e cila përmbledhën të gjithë fenë është fjala e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për Sufjan Ibn Abdullahin, Zoti qoftë i kënaqur me të, që thotë: “ Thuaj, kam besuar në Zot dhe pastaj qëndro me vendosmëri në rrugë të drejtë.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Nuk ka më mirë se muslimani të kujtojë këto ajete madhështore pasi që të kryej vepra të mira, duke dëshiruar dhe shpresuar tek Allahu i Madhërishëm, i nënshtruar dhe i frikësuar nga Zoti i tij, që ta mëshiroj, ta ruaj dhe ta shpëtojë atë nga ndëshkimi i Tij dhe ta mbrojë atë nga poshtërimi në Ahiret, botën Tjetër.

Muslimanët përmes të vepruarit me qëndrueshmëri  janë në gradë, shkallë të ndryshme. Ata në shkallën më të lartë dhe në gjendjen më të mirë prej tyre  janë ata të cilët i pasojnë të mirat me të mira dhe që braktisin të ndaluarat, ata janë të parët. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ dhe ata që kanë prirë (në besim) e që do të prijnë (edhe në Xhenet). Ata janë të afërtit (tek Allahu), në kopshtet e kënaqësisë.” (El-Uaki’a  10-12)

Pas kësaj grade dhe shkalle është grada e atij populli që kanë bërë vepra të mira, dhe bënë disa vepra të këqija, por pasuan të këqijat me të mira.  Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Fale namazin në mëngjes e mbrëmje dhe në një kohë të natës, sepse veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija. Kjo këshillë vlen për ata që i pranojnë këshillat.” (Hud 114)

Nëse muslimani zbret poshtë kësaj grade të dytë, përzien një vepër të mirë me një të keqe tjetër, dhe ai do të jetë çfarë është triumfuese nga ato të dyja, ai është nën vullnetin dhe mëshirën e Zotit. Allahu i Madhërishëm ka thënë; “ Kthehuni tek Zoti juaj dhe nënshtrojuni Atij, para se t’ju vijë dënimi, sepse atëherë nuk do të mund t’ju ndihmojë kush.” (Ez-Zumer 54)

Zoti na begatoftë të gjithëve me Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij të larta.

Zotit i kërkoj falje për vete dhe për ju, Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh,  Mëshirues.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin i Cili lartëson të devotshmin dhe poshtëron atë që ndjek dëshirat e tij.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Ai ka Emrat e Tij të Bukur dhe cilësitë e Tij të larta. Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhuri nga Ai. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, familjen dhe shokët e tij të nderuar.

Në vijim

Frikësojuni Allahut duke punuar atë që meritojnë kënaqësinë e Tij dhe duke shmangur të ndaluarat e Tij, që të fitoni me kënaqësinë e Zotit dhe Xhenetit e Tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Kush bën një vepër të mirë, do të shpërblehet dhjetëfish. Kush bën një vepër të keqe, do të dënohet vetëm sipas gjynahut që ka bërë dhe nuk do t’i bëhet kurrfarë padrejtësie.” (El-En’am 160) Ky ajet tregon se kushdo që kryen një vepër të mirë dhe e mbron atë nga zhvlerësimet, do të marrë dhjetëfishin e saj dhe më shumë se aq.  Prandaj, bëni vepra të mira dhe shmanguni nga gjërat e ndaluara, dhe puno me porosinë e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë: “ Frikësoju Allahut ku do që të jesh, paso të keqen me një vepër të mirë sepse ajo e fshinë të parën dhe sillu me njerëzit me moral të mirë.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi dhe Tirmidhiu.

LEXO  Disa nga arsyet e lumturisë së zemrës dhe qetësisë së shpirtit

Adhurues të Zotit!   “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) Prandaj lutuni dhe përshëndeteni zotërinë  e të parëve dhe të fundit.

O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm, atyre dërgojuni lutje dhe përshëndetje të shumta.

O Zot,  të lutemi të jesh i kënaqur me  Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, dhe me të gjithë shokët e tij të mirë.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët.

O Zot, poshtëro idhujtarinë dhe idhujtarët, poshtëro mohimin dhe mohuesit.

O Zot, të lutemi të na falësh  atë që kemi kaluar dhe atë që kemi vonuar, atë që kemi bërë në fshehtësi dhe hapur, dhe atë me të cilën Ti je më i ditur se ne për të.

O Zot, na ndihmo në përmendjen dhe falënderimin Tënd dhe në adhurimin Tënd sa më të mirë.

O Zot, na përmirëso përfundimin tonë në të gjitha çështjet, na shpëto nga poshtërimi në këtë botë dhe nga dënimi në botën Tjetër, Ahiret. O Zot, bëj punët tona më të mira përfundimet e tyre, dhe më të mirat e tyre të fundit e tyre.  Dhe bëj ditën tonë më të mirë ditën që do të takojmë Ty.

O Zot, të lutemi të na japësh çdo të mirë, të tashme apo të vonuar, nga ato që i dimë dhe nga ato që nuk i dimë. Kërkojmë mbrojtjen Tënde nga çdo e keqe, të tashme apo të vonuar, nga ato që i dimë dhe nga ato që nuk i dimë.

O Zot, bëj të dështojnë planet e armiqve të Islamit, me të cilat duan të sulmojnë Islamin.

O Zot, na ruaj ne dhe pasardhësit tanë nga shejtanët njerëz dhe xhinde, o Zoti i botëve.

O Zot, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve, mundëso shlyerjen e borxheve nga ata që janë në borxhe, mëshiro të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve.

O Zot, ruaj këtë vend të bekuar, o Zot, ruaj daljet e këtij vendi të bekuar, o Zot, ruaj kufijtë e këtij vendi të bekuar. O Zot, ruaj këtë vend të bekuar me kufijtë dhe me ushtarët e tij.  Jepu sukses udhëheqësve të tij në atë që është në nder të Islamit dhe muslimanëve.

O Zot, jepi sukses kujdestarit të dy xhamive të shenjta, në çdo vepër me të cilën Ti je i kënaqur, mbështete atë në çdo të mirë, në udhëzim dhe përmirësim.

O Zot, jepi sukses zëvendësit të tij  në atë që do dhe je i kënaqur, dhe mbështete atë në çdo të mirë, mbështete atë në çdo punë të drejtë dhe mendim të mirë.

O Zot, lehtëso fatkeqësitë nga muslimanët, lehtëso fatkeqësitë nga Palestina.

O Zot, lehtëso fatkeqësitë dhe të vështirat nga muslimanët, o Zoti i botëve. O Zot, lehtëso fatkeqësitë dhe të vështirat nga Palestina, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për  të bërë çdo gjë, o më i Madhi  Mëshirues.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, Falënderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.

Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/967000407883943

Post Author: endrit